Nga Sokol Paja/
Producenti dhe Regjisori Fatmir Bardhoci flet për gazetën Dielli. Një film artistik i realizuar në 6 shtete përfshirë edhe Hollywood.
CILI ËSHTË QËLLIMI I PROJEKTIT TË FILMIT PËR KOSOVËN MARTIRE “RRËNJËT E PAMPOSHTURA”? ÇFARË SYNOHET TË REALIZOHET?
“Rrënjët e pamposhtura” (Undefeated Roots) është një projekt filmik që trajton 10 vitet e fundit të Kosovës nën Serbi deri në çlirimin e saj, por që në fakt i kushtohet heronjve të kësaj lufte, të gjithë luftëtarëve që luftuan, qëndrestarëve dhe mendjeve të ndritura të Kosovës, martirëve, intelektualëve të vrarë nga shërbimet sekrete serbe para luftës, në Jugosllavi dhe në Europë, ushtarëve të kohës së Jugosllavisë që i ktheheshin familjeve të vrarë me mënyra të ndryshme. I kushtohet motrave dhe nënave shqiptare heroinë që vuajtën torturat çnjerëzore dhe përdhunimet e një ushtrie të organizuar kriminale, dhe të orientuar për të kryer masakra dhe përdhunime masive në popullsinë e pambrojtur civile, fëmijëve të vrarë dhe masakruar si dhe viktimave të varrezave masive dhe atyre që akoma nuk ju dihet fati. Qëllimi i këtij filmi është që jo vetëm të shërbejë si një monument kulturor/ historik për Kosovën, por edhe të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për masakrat dhe krimet e kryera nga Serbia në shekullin e 20-të. Titulli “Rrënjët e pamposhtura” vjen si një histori qindravjeçare që tregon se shqiptarët, sado larg të jenë, rrënjët e tyre janë të pavdekshme dhe të pamposhtshme; ato ripërtërihen dhe forcohen më shumë, sa herë që dikush mundohet t’i presë, t’i shkulë apo t’i dëmtojë. Lufta e Kosovës tregoi që kur trungu vuan, rrënjët e shtrira gjithandej në botë bëhen bashkë për ta mbrojtur atë trung mijëvjeçar.
SA ËSHTË PLANIFIKUAR GJATËSIA E FILMIT?
Ky projekt filmik do të jetë të paktën me dy seri nga 100minuta, ku në serinë e parë do të tregojmë përpjekjet e popullit shqiptar në Jugosllavi për liri dhe gjithashtu përpjekjet e organizatave dhe atdhetarëve të spikatur në Amerikë që bënë të mundur ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe bombardimin e Serbisë nga NATO.
Synimi ynë është që të bëjmë një film ndërkombëtar me cilësi të nivelit Hollywoodian, që t’i rezistojë kohës dhe të bëhet një monument kulture dhe historik për shtetin e Kosovës, për historinë e vuajtjeve të popullit shqiptar dhe, më kryesorja, të njohë botën me masakrat dhe krimet që ka kryer në Kosovë shteti dhe ushtria serbe në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të 20-të, sipas një plani të mirëstudiuar nga akademia e shkencave serbe, në këtë kohë kur opinioni botëror ka filluar t’i harrojë këto krime ndaj shqiptarëve dhe po rehabiliton Serbinë. Ky film, për nga rëndësia, është deri më sot projekti më i madh që mund të kemi ëndërruar për të patur ne shqiptarët, si nga rëndësia historike, ashtu edhe për nga rëndësia në kinematografinë botërore, por sigurisht edhe për nga buxheti. Një film i tillë kërkon një buxhet shumë të lartë, por ne do të mundohemi të gjejmë mënyrat që të realizojmë një film me cilësi të lartë dhe me kosto sa më të ulët. “Le të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin.”
KUSH DO TË JENË AKTORËT QË DO TË MARRIN PJESË?
Aktorët do të jenë kryesisht shqiptarë. Këtu do të ketë vend për të gjithë aktorët shqiptarë, të vjetër dhe të rinj, në skenat që do të xhirohen në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërsa për rolet e politikanëve amerikanë apo të huaj të tjerë, aktorët do të jenë amerikanë.
SA MUND TE SHKOJË BUXHETI?
Ky film, edhe pse shumë i madh nga tematika dhe masiviteti që kërkon, mendoj që mund të reduktohet dhe të realizohet edhe me 5 milionë dollarë që në fakt është shume buxhet i vogël krahasuar me filma të këtyre përmasave. Filmi do të realizohet në të paktën dy seri. E para do të paraqesë përpjekjet e popullit shqiptar për liri brenda Jugosllavisë dhe angazhimin e diasporës shqiptare, veçanërisht në SHBA, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës si dhe vrasjet politike të intelektualeve dhe ushtarëve shqiptarë. Në pjesën e dytë do të pasqyrohen ngjarjet e luftës së Kosovës, sakrificat e emigrantëve shqiptarë anembanë botës qe erdhën për të mbrojtur atdheun dhe rrënjët e tyre.
A DO TË PASQYROJË KY FILM TË VËRTETËN HISTORIKE TË UÇK-SË DHE KRIMET SERBE?
Absolutisht që po. Qëllimi kryesor është të ndërgjegjësojmë botën për vuajtjet dhe dhimbjet e popullit shqiptar, duke nxjerrë në pah krimet e padënuara të ushtrisë dhe shtetit serb. Lufta e UÇK-së është një kapitull i rëndësishëm në rrugën drejt lirisë dhe krijimit të shtetit të Kosovës dhe do të zërë vendin kryesor në film. Filmi do të përqendrohet te mesazhi universal që dhanë luftëtarët e UÇK-së, të cilët lanë një jetë të sigurt në Amerikë apo Europë për t’u bashkuar me luftën kur Atdheu kishte nevojë emergjente. Ata meritojnë të nderohen si heronj, pavarësisht nëse dhanë jetën apo arritën të mbijetojnë.
JU KENI PRODHUAR NJË FILM TË GJATË ME AKTORË TË MËDHENJ NGA HOLLYWOODI. CILI ISHTE SUKSESI I FILMIT MUNDIJE DERI TANI?
-Filmi Mundije- është filmi i parë dhe i vetëm në historinë e popullit shqiptar që është prodhuar në një nivel të tillê dhe me aktorët më të njohur të nivelit Hollywoodian. Është një film që sejcili nga ne do të krenohet dhe do të doje tjua tregojë edhe të huajve sepse aty përmban gjithcka për tu krenuar, si prejardhjen e lashtë të shqiptarëve, mbrojtjen e historisë së tjetërsuar, krenarinë kombëtare, besën e shqiptarëve, sakrificat për shpëtimin e popullit Hebrey, karakterin e fortë të shqiptarit dhe shumë virtyte të tjera. Sukses në vehte për ne Shqiptarët është që një shqiptar arrin të prodhojë një film në Hollywood dhe aq me shumë një film që flet pelër historinë, traditat dhe kulturën e popullit shqiptar. Kur ky film si realizim shkon lart, i gjithë populli shqiptar ngjitet lart, bashkë me historinë dhe kulturën e tij. Sigurisht që aktorët kryesorë të kastit bëjnë punën e tyre si promovuesit keyesorë, sic jane former James Bond, George Lazenby, Eric Roberts, Michael Pare, Al Sapienza, Eugenia Kuzmina, Robert La Sardo dhe shumë të tjerë, të cilët ka qenë ëndërr që ti shikoj nga afër, dhe jo më të bëhet realitet që të punoj me ta apo edhe ti drejtoj si regjisor. Në këtë moment, filmi është duke kryer ciklin e konkurimit në festivalet më prestigioze ndërkombëtare. Kemi patur premierë në festivalin më të vjetër dhe më të rëndësishëm në botë, në Venezia.Gjithashtu e shfaqëm edhe në American Film Market në Nëntor. Ndërkohë filmi është vlerësuar me shumë seriozitet nga disa festivale prestigjoze: European Cinematography Award e ka vlerësuar me 4 çmime, si: Best Cinematography, Best Actor, Best International Feature Film, and Best First Time Director. Në festivalin e filmave aksion në New York, MUNDIJE mori gjithashtu 3 çmime: Best International Feature Action Film, Best Action Sequences, and Best Actor. Me datë 9 Dhjetor, filmi Mundije do të konkurojë përsëri në New York në festivalin ndërkombëtar Big Apple International Film Festival ku jemi nominuar për dy çmime prestigioze dhe gjithashtu në festivalin e 44 të filmit në Itali në 44th Paladino D’Oro international Sport Film Festival ku jemi nominuar gjithashtu për dy çmime të tjera. Po ashtu nga European Cinematography Award jemi nominuar për “Golden Eagle Award”, çmim i cili do të ndahet me 28 Shkurt 2024 në Amsterdam, Holland. Pērvec këtyre, Mundije do të shfaqet së shpejti edhe në Festivalin botëror të filmit në Berlin, në Hollywood dhe në Cannes.
ÇFARË PRITET TË NDODHË NË NEW YORK MË 8 DHJETOR?
Më 8 dhjetor, 1.30 -3.30 në Anthology Film Archives, filmi Mundije do të shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar në New York. Po atë ditë, do të prezantohet traileri i filmit “Rrënjët e Pamposhtura”- ” Undefeated Roots”, i cili përmban pamje nga ngjarje reale të luftës në Kosovë. Pas përfundimit të filmit, është organizuar një drekë për të gjithë ata individe apo biznesmenë që duan të kontribuojnë për filmin. Të ardhurat nga ky event dhe dreka e organizuar për fundraising do të shkojnë për realizimin e filmit për Kosovën. Ky është linku për fundraising nëse dikush dëshiron që të ndihmojë sadopak këtë projekt madhështor që do të bëjë krenar çdo shqiptar: Donate to HELP US SHOW THE WORLD THE KOSOVA’S JOURNEY TO FREEDOM, organized by Fatmir Bardhoci. Në këtë ngjarje janë ftuar anëtarë të komunitetit shqiptar dhe personalitete të njohura nga Hollywood-i. Me këtë rast, i ftoj të gjithë lexuesit tuaj që të rezervojnë biletat paraprakisht, pasi në ditën e eventit nuk do të ketë bileta në dispozicion.
Kliko linkun per rezervime:
https://www.eventbrite.com/e/filmi-mundije-ne-new-york-me-8-dhjetor-tickets-1086507947519?utm-campaign=social&utm-content=attendeeshare&utm-medium=discovery&utm-term=listing&utm-source=wsa&aff=ebdsshwebmobile&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0VaTO3BAu5bsJjUnx2tbBJdQfP99C9IzgcQPmULnY43CWayoCRr7R_W7s_aem_q3u4aKzgTVHDwft7kKW2uA
KUSH ËSHTË FATMIR BARDHOCI?
Jeta ime pasqyrohet më së miri në filmin MUNDIJE. Si një emigrant, kam kaluar sfida të shumta, nga arratisja në kohën me të egër prej regjimit më të egër diktatorial në botë, përndjekja politike gjatë regjimit komunist, te pengesat gjatë realizimit të filmave të mi nga pasardhësit e atyre pushtetarëve të regjimit komunist. Por këto përvoja më kanë forcuar dhe më kanë bërë të ndjek pasionin tim për të ndriçuar historinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Fatmir Bardhoci është një njeri i thjeshtë, shërbëtor i atdheut, drejtues sporti, skenarist, regjisor, producent dhe shërbyes i përkushtuar ndaj vendit dhe kulturës së tij, gjithmonë i gatshëm për të sfiduar kufijtë për të realizuar ëndrrat e tij kinematografike.
A DO TË MARRIN PJESË NË PREMIERËN E NEW YORKUT AKTORË NGA HOLLYWOODI?
Në datë 8 ditë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, Robert Miano, Gino Salvano, Shawn Davidson, Al Sapienza, Paul Sampson, Joe Wooley. Po nga Shqipëria e Kosova? Nga Shqipëria në këtë event merr pjesë Julian Biba, Zoje Krasniqi, ndërsa në film marrin pjesë: Xhevat Limani, Bruno Shllaku, Laert Vasili, Freskida Miloti, Ambra Bardhoci. I ftoj lexuesit tuaj që të rezervojnë biletat në linkun e mëposhtëm pasi ditën e shfaqjes nuk do të ketë bileta në vend: https://www.eventbrite.com/e/filmi-mundije-ne-new-york-me-8-dhjetor-tickets-1086507947519?utm-campaign=social&utm-content=attendeeshare&utm-medium=discovery&utm-term=listing&utm-source=wsa&aff=ebdsshwebmobile&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR1BEK76pVNUhZRfCe49SMvGKriIRo2dhy8lMrsy8WZxh8X2poQTjydGqo8_aem_VN3CyLg6C0l2A2MnIbUD9A
FILMAT TUAJ A KANË QENË NJË PROMOVIM I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE NË ARENËN NDËRKOMBËTARE?
Jo çdo film që prodhohet, domosdoshmërisht duhet të ketë në vetvehte promovimin e diçkaje, por në filmat tonë, ne kemi marrë këtë detyrë përsipër, që në sejcilin prej tyre të promovohet nga pak Shqipëri, Iliri, Dardani, Troje, Besë, Trimëri, Fisnikëri, karakter, dhe jo kriminalitet, prostitucion dhe natyrë e egër apo kulturë e prapambetur shqiptare që e shikojmë fatkeqësisht në shumë filma të cilët edhe financohen nga buxheti I shtetit tonë.
Po bëj një përmbledhje të filmave qe kemi në produksion: Mundije 2 -tregon mënyrën se si të çlirohet Shqipëria nga lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Undefeated Roots- Tregon ngjarje nga lufta e Kosovës dhe rrugën e lirisë. Assassin Soulmates- tregon ngjarje reale të politikës dhe grupeve kriminale në dëm të Shqipërise dhe qytetarëve shqiptarë. Skënderbeu- The Savior- Tregon luftën e Skën derbeut për të mbrojtur Shqipërine dhe njëkohësisht qytetërimin Evropian për një cerek shekulli.
GJITHCKA MBI FATMIRIN E TREGON FILMI MUNDIJE
Në fakt aty është historia e jetës time, si simbol i vuajtjeve të një emigranti që vuajtjet e komunizmit, kanë lënë pasoja tek shoqëria jonë, tek brezi që u rrit duke kaluar kufijtë e botës, duke parë njerëz të varur sic është poeti Havzi Nela etj. Por jo vetëm kjo, edhe gjatë xhirimit të filmit ne u perballëm me sfida të paimagjinueshme për njeriun normal, Evropian apo Amerikan. Peripeci të cilat sa vijnë dhe shtohen. Si fillim sfida për sigurim fondesh pasi nuk gjeta përkrahjen e askujt. Hakmarrje politike- pasi dihet që një nga nënshkruesit e varjes së Poetit Havzi Nela, ishte babai i kryeministrit aktual Edi Rama. Çfarë nuk hoqëm për ta realizuar kētë film… Na u mbyllën dyert, na detyruan të largohemi dhe të shkojmë të filmojmë në Kosovë. U burgosëm dy herë në Shqipëri, Na prenë ujin e pijshëm në familje deri tek sajime akuzash nga prokurorë të korruptuar dhe të politizuar, njësoj si në kohën e komunizmit. Por nuk mjaftuan këto, gjatë xhirimeve në Meksikë, në qytetin më të “sigurtë” në botë, “u mbajtëm peng” nga një grup ” aktorësh” të cilët i stërvitëm për ti bërë aktorë, por për ti rënë shkurt, shpëtuam në sajë të eksperiencës së fituar në Shqipëri. A keni studiuar për art apo Kinematografi? Jo, komplet diçka tjetër. Kam studiuar disa gjuhe te huaja krahas diplomimit mastër në shkenca Juridike. Ju aktroni dhe luani rolin kryesor ne filmin Mundije, nje rol aksion. Çfarë eksperience keni patur në aktrim apo në sport? Në aktrim shumë pak. Kam patur disa role të rëndomta detective, policor në disa seriale Amerikane si: Law & Order, Blue Bloods, Succession, Billions etc. ndërsa në sport kam patur një karrierë të gjatë; kam përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare me ekipe të Shqipërisë dhe Kosovës në sportin olimpik të Tae Kwon do dhe Kickbox, si trajner i ekipit kombëtar dhe si President i Federates. Tashmë që në vitin 2017 drejtoj Federatën Botërore të sportit Antik Pellazg MUNDIJE- Dija e Munjes. www.mundije.org
Gjithashtu operoj nëNew York kompaninë e ndërtimit PGS www.professionalgeneralservices.com
Ne fushën e filmit kam themeluar kompaninë Eagle’s Film Vision me degë në New York dhe Hollywood dhe tashmë edhe nê Munich të Gjermanisë dhe AMERICAL në Shqipëri.