• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2025

Shqiptarët në Londër festuar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

February 20, 2025 by s p

Anila Kadija/

Me një ceremoni madhështore të mbajtur në ambientet e shkollës “Ardhmëria Westminster, St. Augustine’s”, komuniteti shqiptar në Londër festoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky organizim, i udhëhequr nga një staf profesionistësh në bashkëpunim me të gjitha shkollat e Ardhmërisë dhe këshillin pedagogjik, mblodhi së bashku personalitete të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në mesin e të ftuarve nderi ishin Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sh.T. Z. Uran Ferizi, Deputeti i Parlamentit Shqiptar dhe Kryetar i Bordit të Ardhmërisë, Z. Lavdrim Krashi, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve britanike, përfshirë Kryebashkiakun e Westminsterit, Këshilltarin Robert Rigby, dhe Kryetarin e Bashkisë Brent, Këshilltarin Tariq Dar.

Kryetari i Shoqatës Ardhmëria, z. Lutfi Vata, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe uroi popullin e Kosovës me rastin e kësaj dite të shënuar.

Koncerti festiv: Një shfaqje mbresëlënëse e trashëgimisë shqiptare

Programi artistik nisi me një sfilatë unike të nxënësve të shkollave shqipe “Ardhmëria”, të cilët parakaluan me kostume tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, një iniciativë e parë e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar. Atmosfera u elektrizua me interpretimin e këngës “Mora fjalë” dhe kërcimin energjik “Xhamadani vija-vija”, për t’i lënë vendin poezive dhe këngëve të tjera kushtuar Kosovës, të realizuara me pasion nga nxënësit.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Moj e bukura More” nga Stina Gerbeshi, ndërsa kulmi i programit erdhi me vallen e Tropojës, një simbol krenarie i trashëgimisë kulturore shqiptare të mbrojtur nga UNESCO.

Pjesa e dytë: Muzikë e lartë cilësie dhe interpretim artistik

Në vijim, publiku u magjeps nga interpretimet e dy artisteve të kalibrit ndërkombëtar, pianistes Mariela Cingo dhe solistes Sofia Kola, të cilat sollën një repertor të përzgjedhur, mes të cilave spikati kënga ikonike “Baresha” e Nexhmije Pagarushës.

Aktori i njohur Sokol Cahani përshëndeti të pranishmit me një interpretim poetik, ndërsa programi u moderua në mënyrë të shkëlqyer nga Ilira Mucaj, e cila, megjithëse e lindur dhe rritur në Kanada, dëshmoi një zotërim të përkryer të gjuhës shqipe.

Drejtuese artistike e manifestimit znj. Anila Kadija

Ky aktivitet i jashtëzakonshëm tregoi edhe një herë përkushtimin e komunitetit shqiptar në Londër për të ruajtur dhe promovuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar, duke e përcjellë atë te brezat e rinj me krenari dhe dashuri.

Filed Under: Reportazh

Një momentum i ri politik për Kosovën në Europë

February 20, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

1. Një Momentum i Ri Politik për Kosovën në Evropë

Parlamenti Evropian ka shënuar një kthesë të rëndësishme duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të mbështesë anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe të inkurajojë pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron – ta bëjnë këtë sa më shpejt. Ky është një hap historik që pasqyron një ndryshim të ndjeshëm në politikat evropiane ndaj Kosovës dhe përforcon pozicionin e saj ndërkombëtar.

2. Masat Ndëshkuese të BE-së Ndaj Kosovës dhe Kërkesa për Heqjen e Tyre

Masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja në qershor të vitit 2023, pas tensioneve në veri të Kosovës, përfshinin:

Ndërprerjen e takimeve të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Ndërprerjen e fondeve të IPA III dhe mbështetjes financiare për Kosovën.

Pezullimin e pjesëmarrjes së Kosovës në programet e Bashkimit Evropian.

Këto masa u konsideruan të pabalancuara, pasi BE-ja nuk vendosi sanksione të ngjashme ndaj Serbisë, e cila konsiderohet si nxitëse e tensioneve. Për këtë arsye, Parlamenti Evropian tani kërkon që këto masa të hiqen menjëherë, duke vlerësuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së për deeskalim.

3. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës – Një Hap Vendimtar për Kosovën

Kosova është në fazën finale të procesit për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, një organizatë kyçe për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokracinë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) ka dhënë miratimin për anëtarësimin e Kosovës në maj 2023.

Votimi final pritet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në prill 2025.

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa të mëtejshme në këtë proces dhe që të gjitha shtetet anëtare të votojnë në favor të pranimit të Kosovës. Anëtarësimi i suksesshëm do të siguronte që Kosova të bëhet pjesë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe do t’i hapte rrugën Kosovës për qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

4. Presioni për Pesëshen Evropiane që të Njohë Kosovën

Njohja nga pesë shtetet e mbetura të BE-së – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – është një nga pengesat kryesore për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare.

Greqia dhe Sllovakia kanë dhënë sinjale pozitive për një njohje të mundshme.

Rumania dhe Spanja mbeten ende skeptike, duke e lidhur çështjen me precedentët e tyre të brendshëm.

Qiproja refuzon ta njohë Kosovën për shkak të çështjes së saj me Turqinë.

Parlamenti Evropian tani kërkon nga këto vende që të rishikojnë qëndrimin e tyre dhe të njohin pavarësinë e Kosovës, duke u bazuar në realitetin politik dhe juridik të saj si shtet i pavarur dhe demokratik.

5. Pasojat Politike dhe Gjeostrategjike të Vendimit të Parlamentit Evropian

Vendimi i Parlamentit Evropian për të mbështetur Kosovën ka disa pasoja të rëndësishme:

Dobësimi i ndikimit të Serbisë në politikat evropiane ndaj Kosovës. Serbia ka mbështetur vazhdimisht pesëshen evropiane për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, por ky presion tashmë po zbehet.

Rritja e besueshmërisë së BE-së në Ballkan. Duke mbështetur Kosovën, BE-ja sinjalizon një përkushtim më të madh për stabilitetin në rajon dhe për forcimin e sundimit të ligjit.

Sfidimi i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Një Kosovë më e integruar në institucionet evropiane zvogëlon hapësirën për ndikimin e aktorëve joperëndimorë në rajon.

6. Një Moment Kyç për Kosovën

Vendimi i Parlamentit Evropian është një fitore e madhe për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe ndërkombëtar. Heqja e masave ndëshkuese, përshpejtimi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe njohja nga pesëshja evropiane do të ishin hapa vendimtarë për forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe për thellimin e marrëdhënieve me Perëndimin.

Tani mbetet që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë këtë momentum politik, të intensifikojë diplomacinë dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të realizuar këto objektiva jetike për të ardhmen e vendit. Për të ilustruar më gjerësisht këtë analizë, mund të bëjmë një krahasim të ndryshimeve që kanë ndodhur në vende të tjera të rajonit dhe të shohim se si këto raste mund të ofrojnë mësime për Kosovën në lidhje me kërkesat e Parlamentit Evropian dhe rrugën e saj për integrimin në institucionet evropiane.

1. Krahasimi me Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: Integrimi Evropian dhe Dëmtimi i Barrierave Shtetërore

Maqedonia e Veriut është një shembull ku politika evropiane ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në normalizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rritjen e stabilitetit të brendshëm.

Përparimi në negociatat për anëtarësim në BE pas Marrëveshjes së Prespës (2018): Marrëveshja e Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që i dha fund mosmarrëveshjes për emrin, është një shembull i qartë i një marrëveshjeje që ka mundësuar qasje në integrimin evropian dhe ka zvogëluar ndasitë etnike brenda vendit. Kosova mund të marrë mësim nga ky rast duke shfrytëzuar mbështetje ndërkombëtare për të bindur pesëshen e BE-së për njohjen e saj.

Rastet e integrimit të Kosovës në BE: Kosova ka pasur disa sfida të ngjashme, duke përfshirë pengesat politike dhe juridike. Krahasimi me Maqedoninë e Veriut mund të ofrojë udhëzime për menaxhimin e këtyre barrierave.

2. Krahasimi me Bosnjën dhe Hercegovinën: Konflikti dhe Integrimi Evropian

Bosnja dhe Hercegovina ka pasur përpjekje të mëdha për të siguruar statusin e kandidatës për në BE, por ka hasur pengesa për shkak të tensioneve etnike dhe përpjekjeve të bllokimit nga elemente të ndryshme politike.

Konsensusi i nevojshëm për marrëveshjet ndërkombëtare: Bosnja ka mbetur në një gjendje të ngrirë për një periudhë të gjatë për shkak të pamundësisë për arritjen e një konsensusi brenda vendit. Kosova duhet të shmangë këtë dhe të përdorë diplomacinë për të bindur pesëshen e BE-së të pranojnë pavarësinë e saj.

3. Krahasimi me Serbinë: Ndërhyrjet e BE-së në Proceset Integruese dhe Kërkesa për Zgjidhje të Çështjes së Kosovës

Serbia ka pasur mundësi të avancojë në procesin e integrimit, megjithatë çështja e Kosovës ka ngadalësuar këtë avancim.

Marrëveshja e Brukselit (2013): Pavarësisht angazhimit të Serbisë, marrëveshja nuk ka sjellë një zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës, dhe ka përdorur këtë për të justifikuar qëndrimet nacionaliste. Kosova mund të përdorë këtë rast për të shfrytëzuar presionin ndërkombëtar dhe për të siguruar njohjen e saj nga të gjitha shtetet e BE-së.

4. Krahasimi me Shqipërinë: Integrimi dhe Reforma Evropiane

Shqipëria ka kaluar një proces të mundimshëm të integrimit në BE, me periudha të ngadalësuara dhe kërkesa për reforma të mëtejshme.

Reformat dhe Pranimi i Statusit të Kandidatit (2014): Kosova mund të përdorë praktikat e Shqipërisë për të menaxhuar kërkesat dhe për t’u përqendruar në implementimin e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj për anëtarësim.

Këto raste konkrete të rajonit ofrojnë një kuadër krahasimi të dobishëm për Kosovën. Suksesi në realizimin e kërkesave të Parlamentit Evropian dhe sigurimi i njohjes nga pesëshja evropiane do të kërkojë angazhim të vazhdueshëm, reforma të qëndrueshme dhe diplomaci të mençur ndërkombëtare.

Filed Under: Analiza

ILUSTROWANA REPUBLIKA (1928) / “DIFERENCA MIDIS BOTËS SË RE DHE ASAJ TË VJETËR…”— INTERVISTA EKSKLUZIVE ME ALEKSANDËR MOISIUN NË LODZ (POLONI)

February 20, 2025 by s p


Burimi : Ilustrowana Republika, e shtunë, 10 mars 1928, faqe n°5
Burimi : Ilustrowana Republika, e shtunë, 10 mars 1928, faqe n°5

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Shkurt 2025

“Ilustrowana Republika” ka botuar, të shtunën e 10 marsit 1928, në faqen n°5, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Łódź të Polonisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një artist me famë botërore në skenën e teatrit të qytetit Łódź.

Aleksandër Moisiu erdhi në Łódź për disa ditë.

Burimi : Ilustrowana Republika, e shtunë, 10 mars 1928, faqe n°5
Burimi : Ilustrowana Republika, e shtunë, 10 mars 1928, faqe n°5

Dje, në orën 7 të mëngjesit, ai erdhi drejtpërdrejt nga Berlini në qytetin tonë. —  Aleksandër Moisiu.

— Unë isha mbi oqean 8 ditë më parë — na thotë ai me një gjermanishte të butë dhe me theks gjatë provës së “Henri IV” — sapo jam kthyer — siç ndoshta e dini tashmë — nga Amerika, ku kam luajtur me grupin e Reinhardt-it.

— Pra — direkt nga Nowy Świat (Bota e Re) në Łódź ?

— Jo saktësisht, por — pothuajse… Unë u ndala në Hamburg për një paraqitje të Hamletit, pastaj pushova një natë në Berlin dhe ja ku po përmbush marrëveshjen me drejtorin Gorczyński…

Shkojmë në dhomën e zhveshjes dhe fillojmë bisedën aktuale. Moisiu është shumë llafazan, i gjallë, gazmor, në çdo fjalë që thotë, herë i theksuar nga një gjest, herë nga një shtrëngim i muskujve të fytyrës, shpalos temperamentin racor të një artisti të madh dhe të një jugori…

Sepse nga lindja është italian.

Megjithatë, kur ishte 17 vjeç, ai u largua nga vendlindja. E filloi karrierën e tij skenike në Gjermani, aty spikati përkrah të famshmit Reinhardt dhe u bë një nga aktorët më të mëdhenj të dramatikës bashkëkohore, i njohur si në Berlin ashtu edhe në Paris, në Londër, Romë dhe Nju Jork, kudo ku ka rryma të forta të jetës kulturore-artistike.

— Nuk është hera e parë që vini në Lodz. A mund t’ju pyes se çfarë përshtypje ju bën qyteti ynë ?

— Nuk mund t’ju them asgjë specifike për këtë… Zoti im — rreth një vit më parë isha këtu për disa orë — tani jam këtu që prej në mëngjes — çfarë mund të di për Łódź-in ? Trafiku — si kudo, shtëpi — si kudo… Teatri —

Këtu Moisiu ndalon dhe buzëqesh në mënyrë misterioze —

— … teatri është shumë i vogël për një teatër gjerman (Städtisches Theater) në një qytet kaq të madh… Dhe — jo shumë i madh…

Ne informojmë Moisiun se teatrot tanë “u dogjën” dhe se kjo ndërtesë është vetëm një lloj improvizimi deri në ndërtimin e një ndërtese të madhe monumentale.

— “Epo, po, mirë, atëherë është diçka tjetër…”, buzëqesh artisti i madh.

— Në Nju Jork, sigurisht, keni luajtur në një ndërtesë më madhështore —

— Po sigurisht… Kam qenë 3 muaj në Amerikë. Unë jam ende i mahnitur nga atmosfera e Botës së Re — der Neuen Welt… Ekipi i Reinhardt-it arriti sukses të jashtëzakonshëm atje…

—  pjesa e luanit e së cilës ndoshta duhet të transferohet në llogarinë tuaj … —  mbarojmë fjalinë —

— E luanit ? Nuk e di, duhet të jesh modest, por duhet ta pranosh me të vërtetën se kam fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm mes amerikanëve… Kemi luajtur “Kufomën e gjallë” të Tolstoit, “Intrigën e dashurisë” të Schilleran-it, “Shërbëtorin e dy zotërinjve” të Goldoni-t, “Hamletin”. Suksesi më i madh ishte drama e Tolstoit, gazetat botuan kolona të tëra me kritika të hollësishme…

Nga ana tjetër, Moisiu fillon të bëhet entuziast për atmosferën liridashëse amerikane.

— E shikon, kur kthehesh në Evropë prej andej, e kupton se sa e ngushtë është në të vërtetë në këtë botë tonë të “vjetër”… Liri individuale atje, dhe pasaportë, vizë, kufi në çdo hap në Evropë… Atmosfera e punës dhe lirisë atje, dhe dallimet e titujve dhe statuseve këtu… Dhe kështu në çdo fushë…

— Këto dallime i ndjej me dhimbje, natyrisht, jo si politikan, që nuk jam, por si artist, sepse jam i vetëdijshëm dhe i bindur, i përvetësuar përmes dëshmitarëve okularë, se arti mund të zhvillohet vetëm në një atmosferë lirie…

— Unë njoh teatro nga e gjithë bota kulturore, kam dhënë shfaqje shumë herë — jo vetëm në Rusi (si në kohën cariste ashtu edhe në kohën bolshevike), në Francë, në Angli, kam vëzhguar ekzistencën dhe thelbin e teatrit kudo dhe besoj se në një të ardhme të afërt Amerika do ta kalojë Evropën, — si në çdo aspekt, edhe në zhvillimin e artit teatror… Teatri amerikan po merr rrugë krejtësisht të ndryshme dhe po merr vrull të çmendur…

— Po në Itali, në atdheun tuaj — si janë gjërat — e pyesim ?

Moisiu tund dorën me ngurrim,…

— Nuk besoni se Musolini do ta çojë lart artin italian ? e pyesim sërish.

— Musolini ? Një atmosferë e lirë u duhet njerëzve të punës dhe njerëzve të talentuar… Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë…

***

Nis prova e aktit të dytë të “Henri IV”. Aty-këtu duhet të rakordosh tekstin e kopjes polake me atë gjermane, Moisiu dëgjon barrën e fjalëve polake, komunikon në frëngjisht me këtë apo atë partner — edhe një herë — po zhvillohet një punë e ethshme përgatitore për shfaqjen e jashtëzakonshme të së shtunës — një shfaqje në të cilën do të shohim një nga përfaqësuesit më të mëdhenj bashkëkohorë të artit dramatik.

Largohem nga zona e prapaskenës nën magjinë e ndikimit të bisedës me një artist të madh.

Remus

Filed Under: Fejton

98 vjet më parë u nda nga jeta poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi dhe publicisti i shquar arbëresh, Zef Skiroi

February 20, 2025 by s p

QSPA/

Lindi në Horë të Arbëreshëve dhe studimet i kreu në Seminarin arbëresh të Palermos. Më 1887 themeloi në Palermo revistën “Arbëri i Ri”, bashkë me Françesk Petën. Ai kreu studimet e larta për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit filloi punën si docent i letërsisë antike në liceun “Garibaldi” të Palermos. Më 1900 Skiroi u emërua titullar i Katedrës së Gjuhës shqipe në Institutin Mbretëror Oriental të Napolit. Në vitet 1913–1914 qëndroi për një kohë në Shqipëri si i dërguar i qeverisë italiane. Zef Skiroi pati veprimtari të gjerë si shkrimtar dhe studiues.

Mes veprave letrare të tij renditen: vëllimi me poezi “Rapsodi shqiptare” (1887), me poezinë rrëfimtare, idilin “Milo e Haidhe” (1890) dhe eposin “Te dheu i huaj” (1900), “Këthimi” (1965). Si studiues botoi,“Për gjuhën dhe letërsinë shqipe të vështruara edhe në marrëdhënie me ngulimet shqiptare të Italisë” (1919) dhe “Shqiptarët dhe çështja ballkanike” (1904) si dhe përmbledhjen me krijime popullore “Këngë tradicionale dhe sprova të tjera të ngulimeve shqiptare të Sicilisë”(1923). I ndërgjegjshëm për rëndësinë jo vetëm kulturore të përpunimit të shqipes letrare, ai shkroi një arbërishte që afrohej mjaft me toskërishten e Shqipërisë, duke marrë edhe prej dialektit verior. Ai vdiq në Napoli, më 17 shkurt 1927.

Me kontributin e tij, Skiroi ndihmoi jo vetëm në ngritjen e kulturës arbëreshe, por zëri i tij në shtyp dhe letërsi solli frymëzim për Shqipërinë, që ishte në ndërtim e sipër. Ai është padyshim ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë dhe përfaqësuesi më i denjë i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë.

https://www.radiokosovaelire.com/zef-skiroi-1865-1927…

Filed Under: Histori

U SHЁNUA 145-VJETORI I BETEJЁS SЁ NOKSHIQIT MЁ 1879 DHE I BETEJAVE MЁ 1880

February 20, 2025 by s p

Zymer Ujkan Neziri/

Nӫ Prishtinӫ u shӫnua 145-vjetori i Betejӫs sӫ Nokshiqit, e 4 dhjetorit 1879, dhe tӫ betejave tӫ janarit 1880 tӫ luftӫtarӫve tӫ Lidhjes Shqiptare tӫ Prizrenit dhe tӫ mbrojtjes sӫ tyre heroike tӫ Plavӫs e tӫ Gucisӫ nga pushtimi i Malit tӫ Zi. Ora pӫrkujtimore me drejtuesin Florent Zeqaj u mbajt nӫ hotel “Emerald”, mӫ 18 shkurt 2025. Nӫ praninӫ e afӫr shtatӫqind pjesӫmarrӫsve, fjalӫn e hapjes e mbajti Zekӫ Nokshiqi, nismӫtar, veprimtar dhe biznesmen i njohur nӫ Teksas. Zymer U. Neziri paraqiti njӫ referat nӫ kӫtӫ orӫ pӫrkujtimore pӫr Plavӫn e Gucinӫ dhe betejat mbrojtӫse nӫ vitet 1879-1880. Nӫ vijim, pasuan pӫrshӫndetjet e disa personaliteteve tӫ njohura: Fatmir Sejdiu, president i pӫrparshӫm i Republikӫs sӫ Kosovӫs, akad. prof. dr. Muhamet Mala, gjenerali i Betejӫs sӫ Koshares, Rrustem Berisha, komandanti i brigadӫs 136 “Rugova”, Salih B. Lajçi, kryetari i Komunӫs sӫ Prishtinӫs, Pӫrparim Rama, Binak Ulaj, veteran i Lӫvizjes Kombӫtare, Flamur Gashi, veprimtar, diplomat e ambasador, Ramӫ Sinanaj, veprimtar nga Plava. Fjalӫn e mbylljes e mbajti Ramiz Tafilaj, veprimtar dhe biznesmen i njohur nӫ Teksas.

Pjesӫmarrӫsit e kӫsaj ore pӫrkujtimore ishin edhe nga Ulqini, Shkodra, Lezha, Tirana, Lushnja, Kӫrçova, Kumanova, Medvegja, Bujanoci, Presheva, kurse shumica ishin nga Plava e Gucia, Tregovishta (Rozhaja), Malӫsia e Gjakovӫs dhe Rugova, si dhe nga viset e ndryshme tӫ Kosovӫs.

Pjesa e dytӫ e programit ishte paraqitja artistike e grupit tӫ valleve “Dardania”, Tropojӫ, drejtuar nga Shpresart Memia, si dhe e ansamblit folklorik autokton “Rugova”, Shtupeq, drejtuar nga Vesel Nikçi. Me lahutӫ kӫndoi lahutari Hysen Kurtaj.

Presidentja e Republikӫs sӫ Kosovӫs, sipas hartuesit tӫ propozimit, Zymer U. Neziri, dhe tӫ pӫrkrahjes nga tridhjetӫ intelektualӫ tӫ dalluar tӫ institucioneve tӫ larta arsimore e tӫ dy akademive tӫ shkencave e tӫ arteve, si dhe prej shtatӫ shoqatave nga Evropa e Amerika, mӫ 18 shkurt 2025 i dekoroi luftӫtarӫt e Betejӫs sӫ Nokshiqit, tӫ dhjetorit 1879, dhe tӫ betejave tӫ janarit 1880, me Urdhrin “Hasan Prishtina”.

(Kӫshilli Organizues: Zymer Ujkan Neziri, Zekӫ Nokshiqi, Ramiz Tafilaj, Bruno Selimaj, Florent Zeqaj, Binak Ulaj)

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT