• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2025

Zëvendëspresidenti amerikan Vance: Rreziku më i madh për Evropën nuk vjen nga Kina apo Rusia, por nga elitat politike të Evropës

February 15, 2025 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Pas kësaj deklarate, ai kaloi 20 minuta duke kritikuar ashpër Evropën për autokracinë, tradhtimin e vlerave demokratike dhe shmangien nga realiteti, deklaroi Nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, mban fjalimin e tij gjatë Konferencës së 61-të të Sigurisë në Mynih.

Gjithmonë e kam pasur parasysh se situata në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë dhe ardhjes së prinz Wiedit mund të përsëritet në Kosovë. Si do na gjykojnë brezat e ardhshëm humbjen e kohës për intrigat e brendshme deei në rrënim të shtetit vetëm për ta përmbysur njeri tjetrin nga pushteti. A jemi të përgatitur mjaftueshëm përballë sfidave të rendit të ri që po nis. Sa për evropianët, atyre vetëm Trump mund t’u jap përgjigjen. Bullizimi që i kanë bërë Kosovës për vizat ishte gjëja kundër çdo norme dhe standardi evropian. Ama edhe ne kemi humbur kohë me politikë folklorike, me këngë e çifteli, duke pretenduar se jemi kërthiza e botës dhe duke bërë garë se cili jemi ma patriot se tjetri. Duhet pranuar, lëvizja jonë ka qenë e ngadalshme për shkak të inateve të brendshme. Në anën tjetër, Serbia me miqt e saj në Evropë që nga qershori 1999 nuk ka pashuar duke punuar për të ndërtuar një narrativë të re dhe për të përmbysur krejt ajo çfarë kishte ndodhur der me 10 qershor në Kosovë. Vetëm shfletoni shtypin shihet se kush çfarë ka shkruar dhe kujt i ka hy në punë një propagandë e tillë!

Filed Under: Analiza

Filmi “Pasaporta” shfaqet në New York më 25-26 Shkurt 2025 me pjesmarrjen ekskluzive të regjisorit Eduart Grishaj dhe Arbana Osmanit

February 14, 2025 by s p

Edoni dhe Vlera janë dy të rinj që duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë me pasaporta fallco. Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida. Ata dashurohen me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh rrezikun që u kanoset.

Linku për biletat:

https://eventa.al/…/8d6eda50-6fd5-4ae8-a5d5-66163807d681

Filed Under: Kulture

NDËRROI JETË NIKOLIN KURTI – NIPI I TË LUMTURIT DOM SHTJEFËN KURTI – EKZEKUTUAR NGA REGJIMI BARBAR I ENVER HOXHËS NË VITIN 1971

February 14, 2025 by s p

No photo description available.

Nga Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Dje mora lajmin e papritur se ditën e hënë ka shkuar në amshim, Nikolin Kurti, nipi i të lumturit Dom Shtjefën Kurti, i cili ishte ndër shumë klerikët e Kishës Katolike Shqiptare, ekzekutuar nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës, në vitin 1971. Vetëm e vetëm se kishte pagëzuar një fëmij, me kërkesë të nënës së të miturit.  Me Nikolinin e ndjerë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe “takoheshim” shpesh në komunikimet tona nepërmjet postës elektronike.  Hera e fundit e “takimit” me Nikolin Kurtin ishte dita e dielë, një ditë para se ai të ndërronte jetë.  Më komunikonte një koment që kishte postuar në një portalin e intervistës së ditëve të fundit Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me gazetarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Frank Shkreli — Nikolin Kurti (E dielë, 09.02.2025, 04:31 AM)  “Një intervistë e plotë nga e cila u njoha plotësisht me personalitetin e lartë të medias së shkruar shqiptare, z. Frank Shkreli. Kisha lexuar mbi veprimtarinë e shquar patriotike të gazetarit të VOA, Frank Shkreli, por nga ky shkrim njohja për të është e plotë. Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.”  I tillë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti, fisnik e mirënjohës.

Protesta të cilës i referohet Nikolini në mesaxhin e tij ka ndodhur në vitin 1973 para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe para misionit të Republikës së Shqipërisë komuniste në Nju Jork — Frank Shkreli: “Fajtori” i pafajshëm! 50-vjetori i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf – Ishte pra kjo ngjarje që më njoftoi me Nikolin Kurtin, nipin e Dom Shtjefën Kurtit, dekada më vonë – duke vazhduar kontaktet e rregullta me postë elektronike — ai në Shqipëri e unë në Amerikë, deri ditën e fundit që ndërroi jetë.

Ndonëse Dom Shtjefën Kurti ishte vrarë në 29  shtator, 1971, deri dy vjetë më vonë nuk dihej asgjë se çfarë kishte ndodhur me Dom Shtjefën Kurtin në Shqipëri. Kishte lajme, sidomos në shtypin austriak të kohës, që citonin burime jo të sigurta se në Shqipëri mund të ketë ndodhur vrasja e një kleriku katolik, për “fajin” se kishte pagëzuar një fëmij, por pa përmendur emër të klerikut. Por disa ditë para se të mbahej protesta në Nju Jork, burime të sigurta – që ishin marrë edhe më heret me këtë lajm — njoftuan vrasjen barbare dhe emrin e priftit katolik Dom Shtjefën Kurti, me origjinë nga Ferizaji i Kosovës – si kleriku që e kishte paguar me jetën e tij, pagëzimin e një fëmije të mitur, me kërkesën e një prindi.  

Ashtu si Dom Shtjefën Kurti, edhe nipi i tij, tani i ndjerë, Nikolin Kurti dhe familja e tyre më e gjërë e kanë origjinën nga Ferizaji i Kosovës, ku Dom Shtjefni, fillimisht, ka shërbyer si famullitar në Kishën e Engjëllit të Rojës në atë qytet. Në komunikimet e mia elektronike me Nikolin Kurtin, ai shprehte krenarinë e vet për preardhjen e tij nga Kosova, ku kishte të afërm, miq e kolegë, ndërkohë që vendlindjen e familjes e vizitonte shpesh gjatë dekadave të fundit. 

Qysh prej kohës që jam njohur në distancë me të, nepërmjet postës elektronike, Nikolin Kurti ka punuar pa pushim për kauzat e të përndjekurve të regjimit komunist enverist por mbi të gjitha ka vazhduar – siç duket pa sukses deri tani që shkoi në atë jetë – për të gjetur eshtrat e axhës së tij Dom Shtjefën Kurtit – të ekzekutuar nga regjimi komunist – por të cilit as varri nuk i dihet deri më sot. Këtë e kishte pasionin e madh të jetës, në kauzën e tij të madhe, gjetjen e eshtrave dhe varret e të ekzekutuarve të regjimit komunist. Jo më larg se ditën e premte të javës që kaloi, para se ndërronte jetë, Nikolin Kurti vizitoi Autoritetin e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në përpjekjet e tija të vazhdueshme për të kërkuar të Vërtetën. 

Në shumë prononcime zyrtare ose gjyësm zyrtare në Shqipëri kurë është fjala për viktimat e komunizmit, thuhet se atyre u është bërë e “padrejtë” dhe asgjë më tepër. Zyrtarisht, shumë pak ose aspak, bëhet për të zbuluar të Vërtetën, për gjetjen e eshtrave dhe të varreve masive, të të vrarëve nga komunizmi i Enver Hoxhës.  Këtyre dhe familjeve të tyre pasardhëse të viktimave të regjimit komunist, siç ishte edhe Nikolin Kurti — u është bërë më shumë se diçka e “padrejtë”. Ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm, është krim, madje është krim kundër njerëzimit.  Vrasje të tilla si ekzekutimi i axhës së Nikolin Kurtit — Dom Shtjefën Kurtit — ishte dhunim i ligjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sulmet kundër një popullate civile, për krime si vrasjet, skllavërimi, shpërngulja e deportimi me forcë, përfshir torturat dhe persekutimin në bazë të fesë, qendrimeve politike ose origjinës kombëtare. Si mund të hesht klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve për këto krime monstruoze?  Për botën normale dhe për të ndjerin Nikolin Kurti, këto ishin dhe janë krime kundër njerëzimit. Për fat të keq, misioni i tij cdhe i të tjerëve si ai në ndjekje të së vërtetës mbi krimet e komunizmit mbetet, tmersisht, i pa përfunduar, falë refuzimit zyrtar të kësaj klase politike të tranzicionit komunist — se “demokratik” ky sistem nuk mund të quhet në Shqipëri — për tu përballur, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste. Mbetet për tu dëshiruar një vendim zyrtar nga institucionet më të larta të qeverisë dhe shtetit shqiptar për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të çuar në vend misionin e jetës së Nikolin Kurti për të gjetur eshtrat dhe varret, jo vetëm të axhës së ti, Dom Shtjefen Kurtit, por edhe të mijëra viktimave të komunizmit, anë e mbanë Shqipërisë. Tregoni guxim moral dhe  vullnet të mirë politik, njëherë e mirë, për hir të së VËRTETËS HISTORIKE, duke nderuar kështu punën më se 30-vjeçare të Nikolin Kurtit e të tjerëve, kushtuar gjetjes së eshtrave dhe të varreve të viktimave të komunizmin barbar. Bëjeni këtë për hir të atyre që humbën jetën, por edhe për trashigimtarët e tyre të gjallë para se edhe ata të zhduken nga kjo botë.  Një vendim i tillë, do të ishte. jo vetëm në përputhje me kërkesat ligjore vendase, por edhe me ligjet ndërkombtare, ashtu siç kanë bërë pothuaj të gjitha vendet ish-komuniste në Evropë. Për këtë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti gjithë jetën e tij – jo për hakmarrje – por që të zbulohet e vërteta!  Ai iku nga kjo botë me një brengë të madhe në zemër – pa gjetur eshtrat e axhës së tij të dashur. Nikolin Kurti lë pas, me të vërtetë një zbrasti të pazevëndësueshme në gjirin e familjes por edhe në gjirin e bashkisë së të përndjekurve politikë – të gjallë e të vdekur – si edhe kauzës së tyre madhore në Shqipëri – të gjallë e të vdekur.  Ata, tani kanë një zë më pak, në Shqipëri dhe jashtë, që lufton për kauzat e drejta të tyre, morale, politike dhe ekonomike.

Thellësisht i prekur nga kjo humbje e rëndë, vëllazërisht i paraqes familjarëve të Nikolin Kurtit dhe mbarë far-e-fisit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo gjënden ata — përdhimtimet e mia më të thella me lutjet që Zoti t’u japë forcë e Nikolinit jetën e pasosur në amshim. Do më mungojmë shumë komunikimet me postë elektronike me ty, Nikolin Kurti!

Pushofsh në paqë!

Frank Shkreli

                                                 No photo description available.Nikolin Kurti – vdekja e papritur ia ndërpreu misionin për gjetjen e eshtrave të axhës së tij, Dom Shtjefën Kurtit – I ekzektuar nga regjimi komunist Enver Hoxhës.

I ndjeri Nikolin Kurti, njëri prej autorëve të librave kushtuar axhës së tij, ka thënë se Dom Shtjefni megjithë akuzat nga regjimi, vazhdoi të mbante lidhje me misionet perëndimore dhe iu nënshtrua dënimit të parë prej njëzet vjetësh dhe pasi nuk e pranoi shkëputjen e klerit katolik shqiptar nga Kisha Katolike Universale siç kërkonte regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe se luftoi njëkohsisht, për krijimin e një opozite politike ndaj regjimit dhe për këtë qëllim kishte patur takime dhe me përfaqësues të shteteve perëndimore, duke theksuar se pavarësisht terrorizmit shtetëror ndaj klerit katolik dhe dhunës ndaj tij, i lumi Dom Shtjefën Kurti, refuzonte, kategorikisht, përdorimin e dhunës. 

No photo description available.
A book with a picture of a person

AI-generated content may be incorrect.

I ndjeri Nikolin Kurti (majtas) është pritur me 24 Dhjetor 2021 nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, Z. Skënder Durmishi. Me këtë rast Nikolin Kurti i ka dhuruar Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, librin: “Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve nga klerikët  katolikë shqiptarë Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi – Dëshmorë të Popullit Martir.”  Nikolin Kurti ka marrë pjesë me bashkpuntorë në botimin edhe të librave të tjerë kushtuar axhës së tij: “I Lumi Dom Shtjefen Kurti – Dëshmitar i Kishës Martire (3-vëllime) dhe “Studime Historike, Recensione, Publicistikë” (2-vëllime).

A person in a hat and glasses

AI-generated content may be incorrect.

E ndjejë veten të nderuar dhe i privilegjuar të konsiderohem nga i ndjeri Nikolin si pjesë e familjes së nderuar dhe shumë të vuajtur nga komunizmi – familjes së Dom Shtjefën Kurtit dhe nipit të tij, tani të ndjerit Nikolin Kurti – I cili la për mua këtë testament (të cilin e pranoj me përvujtëri)  vetëm një ditë, para se të ndërronte jetë:  “Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.” (E Dielë, 9 Shkurt, 2025) Me përvujtëri dhe mirënjohje të thellë për punën tënde o Nikolin Kurti, në mbështetje të drejtave të viktimave të komunizmit dhe të Vërtetës historike për ta.

 Frank Shkreli

May be an image of ‎1 person and ‎text that says '‎מסישוו Du Kryqe Krygepavarre pa varre 린 M‎'‎‎

Filed Under: Sociale

Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen

February 14, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen. Presidentja Osmani ka shkruar:

Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë.

Filed Under: Rajon

Si u kthye Dita e Shën Valentinit nga një festë e shenjtë në një festë dashurore?

February 14, 2025 by s p

Nga Rafael Floqi

14 shkurti shënon një ditë e mbushur me çokollata, lule, dhurata dhe pritshmëri madhështore. Dyqanet shpërthejnë me zemra të kuqe, arusha pelushi, karamele me tematikë dhe një det i pamëshirshëm rozë, ndërsa rrjetet sociale tallen: “A të pëlqen ai ty nëse nuk të ka kërkuar ende të bëhesh Shën Valentini i tij?”

Momenti kur ora shënon mesnatën e shkurtit. 1 – ose edhe më herët – makineritë komerciale kompulsive të Ditës së Shën Valentinit fillojnë me shpejtësi të lartë. Dyqanet ju nxisin të shpenzoni në këmbim të “provave” të dashurisë. Çiftet përpiqen të kalojnë njëri-tjetrin për të provuar se kujt i takon dashuria më e madhe. Dhe parajsë, që partneri juaj të mos dhurojë një arush pelushi 100 dollarësh Costco – a ju duan ata?

Mesazhi është i qartë: dashuria është transaksionale dhe më mirë bëni pjesën tuaj për ta provuar atë. Po një diamant për të treguar vërtet vlerën e partnerit tuaj? Si Tiffany & Co. E thotë, bizhuteritë e tyre në formë zemre janë një “simbol i dashurisë… që i bën zemrat të kalojnë një rrahje”. Në fund të fundit, sa më i madh të jetë diamanti, aq më e madhe është dashuria. Beqare këtë vit? Më mirë trajtojeni veten me një çantë luksoze për vetëkujdes për të lehtësuar fajin e ‘humbjes’—dhe mos harroni të kapni një diamant ndërsa jeni në të. Ti e meriton vajzë.

Pra, kush ishte Shën Valentini, pse emri i tij sjell miliona dollarë çdo vit? A i pëlqeu ngjyra rozë?

Edhe pse askush nuk mund ta përcaktojë saktësisht se kush ishte burri, një teori sugjeron se Shën Valentini ishte një prift në Romë gjatë mbretërimit të perandorit Klaudi II në shekullin e 3-të. Perandori ndaloi martesat e çifteve të reja pasi besonte se ushtarët beqarë performonin më mirë në betejë, të pa ngarkuar nga pesha e dashurisë dhe angazhimit. Shën Valentini, gjithnjë romantik, vazhdoi të kryente martesa sekrete për çiftet e reja – një rebelim që përfundimisht çoi në rënien e tij.

Sipas legjendës, perandori fillimisht e donte Shën Valentinin, por kur prifti u përpoq ta kthente në krishterim, perandori i dha një ultimatum: të hiqte dorë nga besimi i tij ose të përballet me ekzekutimin. Duke zgjedhur besimin, Valentini u burgos për ungjillizimin dhe rebelimin e tij kundër urdhrave të Perandorit. Gjatë kohës së tij në burg, ai shëroi vajzën e rojtarit të burgut, duke ia rikthyer shikimin në emër të Jezusit. Para ekzekutimit të tij, ai thuhet se i dërgoi asaj një shënim të nënshkruar, “Nga Shën Valentini juaj” – një frazë që frymëzoi traditën moderne të shkëmbimit të letrave të dashurisë. Oh, dhe, jo – ngjyra rozë në Romë nuk ishte e lidhur me dashurinë dhe feminitetin. Këtë ia bëmë vetes, shekuj më vonë.

Dita e Shën Valentinit ka një histori kurioze. Emri i saj i përket një të krishteri të hershëm të martirizuar në Romë gjatë shekullit të III-të. Kur Papa Gelasius në vitin 496 shtoi Shën Valentinin në regjistrin katolik të shenjtorëve të njohur zyrtarisht, ai kurrë nuk mund ta imagjinonte se dita e zgjedhur për ta përkujtuar atë, shkurt. 14, do të bëhej e shenjtëruar për të dashuruarit.

Nuk dimë shumë për Shën Valentinin. Në të vërtetë, mund të ketë pasur dy martirë të shekullit të 3-të me emrin Valentin – një prift romak i ekzekutuar gjatë mbretërimit të perandorit Klaudius dhe një peshkop i Ternit, gjithashtu martirizuar në Romë. As nuk e dimë saktësisht se kur apo si u shndërrua festa nga një ngjarje e shenjtë në një ngjarje dashurore. Një nga shpjegimet më të përhapura është se Dita e Shën Valentinit ishte e lidhur me një festë romake parakristiane të quajtur Lupercalia e kremtuar në shkurt. 15. Atë ditë, djemtë romakë supozohej se nxirrnin emrat e vajzave nga një urnë dhe të dy “bashkoheshin” gjatë kohëzgjatjes së festivalit. Por lidhja midis Lupercalia dhe Ditës së Shën Valentinit nuk ka asnjë bazë të fortë në fakt.

Evoluimi i një ngjarjeje fetare në një festë laike është i çuditshëm, por nuk është gjë e rrallë.

Ne e dimë se Dita e Shën Valentinit ishte e lidhur tashmë me dashurinë nga fundi i shekullit të 14-të. Në Angli gjatë viteve 1380, Chaucer shkroi dy poezi në shkurt. 14 si dita kur zogjtë zgjedhin çiftin e tyre, të cilën ai sugjeroi të jetë një model për njerëzit që duan. Sado fantastike, kjo ide të rezononte në shoqërinë oborrtare angleze dhe franceze.

Miku i Chaucer, John Gower, i cili shkroi në frëngjisht dhe latinisht, si dhe anglisht, kompozoi gjithashtu poezi për Shën Valentinin me referenca të ngjashme për zogjtë. Ashtu si shumë nga bashkëkohësit e tij të ushqyer me dashuri oborrtare, ai promovoi përparësinë e zemrës në çështjet njerëzore. Siç tha ai: “Aty ku është zemra / trupi duhet të bindet.”

Francezi Charles d’Orléans, gjatë burgimit të tij të gjatë britanik nga 1415 deri në 1440, i shkroi gruas së tij, Bonne d’Armagnac, që jetonte në Francë atë që konsiderohet si kartolina e parë e njohur e Shën Valentinit. Ai iu drejtua asaj si “Shën Valentini im shumë i butë” dhe këmbënguli që dashuria e tij për të të duronte pavarësisht distancës mes tyre.

Në një poezi tjetër të shkruar për ditën e Shën Valentinit, Charles vajtoi për fatin e tij të vështirë:

Këtë vit burrat dhe gratë që janë

Të dashuruar zgjedhin Shën Valentinin

Unë mbetem vetëm, pa ndihmë,

Në shtratin e mendimeve të dhimbshme.

Atë ditë në Francë, burrat dhe gratë kapnin dorën në një urnë, vizatonin emrin e Shën Valentinit të tyre dhe i trajtonin ata me dashuri. (Ju mund të shihni pse njerëzit kanë bërë lidhjen me Lupercalia.) Nuk dihet se sa larg shkoi kjo dashuri. Por, dy shekuj më vonë, prifti dhe shkrimtari pjellor francez, Jean-Pierre Camus, e kundërshtoi këtë praktikë, veçanërisht kur “burrat e martuar zgjedhin gratë ose vajzat e fqinjëve të tyre për të dashurën e tyre” dhe “gratë përfundojnë me të rinj beqarë ose burra të grave të tjera”.

Nga mesi i shekullit të 17-të në Angli, Dita e Shën Valentinit filloi të kishte një anë komerciale. Burrat hidhnin short me emra femrash dhe detyroheshin t’i jepnin dhuratë zonjës së zgjedhur. Samuel Pepys vuri në dukje në shënimin e tij të ditarit të shkurtit. 13, 1661, që në përgatitje për festimet e së nesërmes, ai dhe gruaja e tij zgjodhën me short për Shën Valentinin e tyre në shtëpinë e Sir Ëilliam Batten. Sir Batten zgjodhi gruan e Pepys, së cilës më pas i dërgoi “një palë doreza dhe një palë çorape mëndafshi “. Festimi i Ditës së Shën Valentinit në stilin e Pepys dhe Batten sigurisht që nuk ishte për masat.

Megjithatë, festa u përhap në mesin e njerëzve të zakonshëm, kryesisht në formën e kartolinave. Shën Valentinit të punuar me dorë të shekullit të tetëmbëdhjetë përbëheshin nga disa rreshta vargjesh të zbukuruara me zemra, zogj dhe lule. Në fillim të shekullit të 19-të, kartat komerciale të Ditës së Shën Valentinit u bënë të disponueshme, fillimisht në Angli dhe Shtetet e Bashkuara, pastaj në Francë dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Sot në mbarë botën festohet Dita e Shën Valentinit, me shumë variacione kulturore. Në Francë, si dhe në Itali, është rreptësisht një ditë për të dashuruarit dhe nuk shtrihet tek familjarët dhe miqtë, siç ndodh në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara. Në Japoni, janë gratë që u japin çokollata burrave – një lloj i caktuar miqve dhe kolegëve të tyre meshkuj jo-romantikë dhe një lloj tjetër për të dashurit, të dashuruarit ose burrat e tyre.

Evoluimi i një ngjarjeje fetare në një festë laike është i çuditshëm, por nuk është gjë e rrallë. Mendoni për Halloëeen, i cili fillimisht ishte festa e krishterë e Ditës së të Gjithë Shenjtërve. Mendoni për Krishtlindjet, të krijuara për të nderuar lindjen e Jezusit, e cila tani është sinonim i Santa Claus dhe dhënies së dhuratave.

St. Shën Valentini, sado i transformuar në sytë e publikut, të paktën mund të ngushëllohet duke ditur se emri i tij ka mbijetuar gjatë gjithë këtyre viteve, edhe nëse është i lidhur me praktika që ai mund të mos i kishte falur.

Tani që kemi eksploruar origjinën e kartave dhe letrave të dashurisë për Ditën e Shën Valentinit, pse çokollata, pse roza, pse amerikanët shpenzojnë mesatarisht 20 miliardë dollarë për festën çdo vit?

Richard Cadbury, bashkëpronar i kompanisë së çokollatës Cadbury, filloi të tregtonte kuti me çokollatë në formë zemre në 1861, të zbukuruara me lule, cupids dhe skemën ikonike të ngjyrave rozë dhe të kuqe për të ‘festuar’ festën. Nuk u desh shumë kohë që Russell Stover dhe Milton Hershey të hidheshin në lëvizje pasi njohën suksesin dhe potencialin tregtar. Kështu, ata filluan traditën moderne të thyerjes së bankës për të ndërtuar një marrëdhënie.

Meqenëse rrënjët e festës në dashuri, sfidë dhe rebelim i kanë humbur kohës dhe konsumizmit, ne filluam traditën tonë të dashurisë, dhe kjo është e lidhur drejtpërdrejt me çmimin. Çdo vit na kujtohet se dashuria është e kushtëzuar dhe ajo duhet të blihet. Sa më e madhe të jetë dhurata, aq më e madhe është dashuria. Dita e Shën Valentinit nuk ka të bëjë me të qenit beqar apo partner? ka të bëjë me atë se sa jeni të gatshëm të konsumoni.

Këtë vit, në vend që të paloseni nën presionin e konsumizmit dhe korridoreve dërrmuese të dyqaneve, merrni një moment për të reflektuar mbi origjinën e vërtetë të festës – lidhjen, mirësinë dhe shërimin përmes dashurisë, një dashuri që kapërcen materialin. Pavarësisht nëse jeni duke festuar një marrëdhënie romantike, platonike ose dashurie ndaj vetvetes, mbani mend se festa ka të bëjë në të vërtetë me kujdes, dhe jo me çmime. Koha cilësore, dashuria, kujtimet e përbashkëta dhe shënimet e përzemërta mund të jenë po aq të vlefshme sa diamantet. 

Dashuria është një ndjenjë – jo një çmim.

Pra, nga Shën Valentini juaj, le të ripërcaktojmë dashurinë këtë vit

Për Shën Valentinin 

Në sytë e tu gjeta dritë,
si hëna e plotë mbi një det të qetë,
zemra më rreh me ritëm të shpejtë,
kur buzët e tua më japin jetë.

Një lule sjell, një prekje e butë,
fjalët s’duhen, ndjenjat flasin,
në çdo përqafim, në çdo minutë,
të dua më shumë se sa mund ta them.

Sot e nesër, e përjetësisht,
për ty do jem, siç je për mua,
një ëndërr e bukur, një diell që ndrin,
një dashuri që s’venitet kurrë! 

Gëzuar Shën Valentinin! 💕

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT