• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2025

A është “djalli” që njohim më i mirë se “engjëlli” që nuk e njohim

April 23, 2025 by s p

Artan Nati/

Kur Jul Cezari kaloi lumin Rubikon gjatë rrugës për në Senatin Romak me Legjionin e tij të 13-të në vitin 49 pes, ai krijoi jo vetëm një moment historik të krijuar për të shfaqur fuqinë absolute të fuqisë dhe autoritetit të tij ushtarak, por ai gjithashtu dha një shembull të gjallë që sqarojnë historinë, por edhe portretizojnë kohët moderne në shumë mënyra. Shembujt historike janë të freskët me fitoren e Trump në Amerikë, por edhe të Makron në Francë. Këto shembuj na tregojnë se historia përsërit vetveten, ose më saktë njeriu nuk ka ndryshuar në përmbajtje, por vetëm forma ndryshon. Makron sjell një risi në histori se si një forcë e re politike mund të fitojë zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si Davidi kundër Goliatit. Trump në thelb është i njëjti fenomen, por duke na treguar se duke ndryshuar tërësisht, si të thuash rizbuluar, fytyrën e partisë republikane, por edhe përmbajtjen e saj, është e mundur, por edhe e vetmja rrugë, të fitosh zgjedhjet dhe të bëhesh presidenti i vendit më të fuqishëm në botë. Është pikërisht kjo histori që shpjegon edhe shumë fenomene që po ndodhin, por edhe parashikimet për të ardhmen e vendit tonë në këtë sezon zgjedhjesh.

Të gjithë shpresojmë që fenomeni i kalimit të Rubikonit nga Çezari, të përsëritej në Shqipëri. Në këto momente kritike, kur PS e lodhur nga lufta me SPAK duket më e raskapitur se kurrë. Gjysma e kabinetit është në burg, ndërkohë që kjo luftë nuk ka të mbaruar dhe PS duket se e ka humbur betejën me drejtësinë. Nga ana e kampit opozitar, situata nuk është aspak më optimiste, me një lider në burg dhe tjetri i shpallur non grata. Duket sikur ky është rasti më oportun për partitë e reja. Ato mund t’i japin shqelmin politikës së vjetër, duke i dhënë zjarr zemërimit popullor dhe të sjellin përfundimisht ndryshimit aq të dëshiruar nga populli, diaspora dhe komunitet ndërkombëtar. Nga ana tjetër sondazhet tregojnë të kundërtën. Çfarë po ndodh kështu? A janë gabim sondazhet, apo partitë e vjetra vërtetë kanë ndryshuar, apo partitë e reja nuk janë të dëshiruara nga elektorati shqiptar? Mendoj se çdo gjë është e mundshme, por mundësia më e madhe është që asnjë nga këto supozime të jetë i vërtetë.

Megjithëse krijimi i partive të reja është për tu përshëndetur dhe inkurajuar, ato kanë shumë pak ngjashmëri me fenomenin “Makron”. Fat i mirë është kur mundësia takohet me përgatitjen, ndërsa fati i keq është kur mungesa e përgatitjes takon realitetin. Partitë e reja duket sikur nuk kanë sjellë risinë aq shumë të kërkuar, por janë parti e liderit pa eksperiencë, pa mbështetje të figurave ekonomike dhe politike. Duke u paraqitur si parti e njëshit si edhe pa demokraci të brendsheme, ato na kujtojnë partitë e mëdha. Kjo situatë nuk i lë shumë opsione elektoratit shqiptar, por të abstenojë ose të votojë pa dëshirë, apo duke mbajtur hundën. Më mirë me djajtë që njeh se me djajtë që nuk i njeh, kështu do të mendonin shumë prej nesh. Po ashtu partitë e mëdha vijnë në këto zgjedhje më të lodhura se kurrë, biles më autoritare dhe me premtime tërësisht të pabazuara, sikur të ishin magjistarë, duke forcuar pozitat me elektoratin e mbetur tradicional të tyre, por duke rritur elektoratin gri, i cili është pa alternativë dhe më i dëshpëruar se kurrë. Partitë dhe individët që nuk janë në gjendje të përshtaten dhe të ndryshojnë bindjet ose opinionet e tyre mbeten mbrapa dhe në thelb “vdesin” mendërisht ose intelektualisht.

Ashtu si një gjarpër duhet të heqë lëkurën e tij që të rritet dhe të lulëzojë, një mendje duhet të jetë e hapur ndaj ideve dhe perspektivave të reja për të mbetur gjallë dhe aktive. Jeta e brendshme e partive të mëdha ka vdekur dhe e vetmja alternativë e anëtarëve të tyre ka mbetur servilosja. I tillë ishte vallëzimi për 80 vjetorin e liderit demokrat (sikur ky i fundit kishte fituar pavdekësinë). Po ashtu kryetari i PS-së është kurorëzuar si Skënderbeu nga servilët e PS-së, duke i dhuruar atij shpatën se cilat koka do të priten dhe cilat do të vegjetojnë, ndërkohë që ai shijon përjetësimin e tij në këngët të denja për një lider komunist të tipit të ish diktarorit komunist. Lidershipi i PS-së, pasi morri drejtimin e socialistëve me meritë dhe inspiroi socialistët dhe më tej vendin duke i dhënë fitoren, dha një shembull se si mund të merret pushteti. Koha tregoi më vonë se ai do të bëhej një kopje e shëmtuar e paraardhësit të tij.

Duke lejuar drogën të mbizotëronte ekonominë dhe politikën e vendit. Rritja e korrupsionit dhe ndalimi i reformave në vend, tregoi se shumë pak kishte ndryshuar dhe gjithçka ishte bërë për pushtet. Po ashtu lideri demokrat, pas marrjes së pushtetit tregoi se nuk i kishte harruar metodat dhe stilin komunist të drejtimit të vendit. Të dy këta donin të vrisnin simbolikisht babanë e tyre politik, për të qenë vetë baballarë të vendit apo partive të tyre. Tani që këta zotërinj morrën rrolin e paraardhësve të tyre, ata janë praktikisht të vdekur si vetë paraardhësit, sepse as nuk frymëzojnë dhe kanë ndalur proçesin e transformimit.

A ka diçka në gjakun tonë që hedh poshtë përparimin e vërtetë? Ndoshta ka diçkça të vërtetë të fshehur në historinë tonë të ndikuar edhe nga gjeografia. Këto nuk varen nga ne, por ajo që varet nga ne është njohja dhe dalja në dritë e tyre. Vetën kur ne bëhemi të ndërgjegjshëm për to, ne mund të reflektojmë
Rrënjët e lashta dhe bazat fetare të një kulture mund të kenë vërtet një ndikim më të madh në rrugën që një vend ndjek sesa çdo konsideratë racionale, gjeopolitike ose ekonomike. Nëse është kështu, kombet si Shqipëria me prejardhje myslimane dhe ortodokse nuk janë vërtet rehat në një botë të dominuar nga perëndimi, një burim tensioni që vetëm mund të zbutet, jo të hiqet. “Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët” thoshte Konica. Ndërkohë që Europës i morri 5 shekuj prej rilindjes europiane deri te revolucioni borgjez në Angli e Francë, Shqipëria dhe gjithë ballkani mbetën në errësirë të plotë e ndoshta edhe më keq nën errësirën otomane. Thënë të gjitha këto duket sikur Shqipëria dhe votuesit e saj në Shqipëri apo diasporë janë përpara një dileme të madhe që mund të hapi rrugën e një transformimi të madh ose jo.

Çështja shtrohet nëse ne duhet të votojmë për “djallin” që e njohim mirë, apo për “ëngjellin” që nuk e njohim. Duke ditur historinë dhe përvojën tonë në të kaluarën, investimin perëndimor në SPAK si dhe preferencat e tyre mendoj se ne duhe t’i besojmë instikteve tona, por duke mbajtur vështrimin drejt perëndimit. Duket se perëndimi kësaj rradhe është plotësisht në anën tonë, por zgjedhja është në fushën tonë.

Filed Under: Ekonomi

JOHNSON INTRODUCES RESOLUTION HONORING NORTH TEXAN SURVIVOR OF KOSOVO WAR, URGING ACCOUNTABILITY FOR SERBIAN WAR CRIMES

April 23, 2025 by s p

April 17, 2025

PRESS RELEASE

WASHINGTON, DC — Today, Congresswoman Julie Johnson (TX-32), a member of the House Foreign Affairs Committee, introduced a bipartisan resolution honoring North Texas resident and human rights activist Vasfije Krasniqi-Goodman, a survivor of sexual violence during the 1999 Kosovo War. In the resolution, Johnson calls for long-overdue accountability for Serbian war crimes.

Vasfije Krasniqi-Goodman was just a teenager when she was kidnapped, tortured, and raped by Serbian forces during the war. Despite the harrowing details of her case, no one has ever been brought to justice. Her courage in publicly sharing her story has made her a global voice for survivors of wartime sexual violence.

“Vasfije’s strength has inspired countless people worldwide, but justice for what she endured has never come,” said Johnson. “This resolution sends a clear message: the international community must not look away from war crimes. Survivors deserve accountability—not silence. This is not just about what happened 25 years ago—it’s about what we’re willing to do now to uphold human rights, empower survivors, and speak the truth.”

“I am immensely proud of Rep. Julie Johnson and co-sponsors Reps. Veasey, Torres, Ocasio-Cortez, Self, Latimer, Omar and McGovern, for introducing a bipartisan legislation against the use of rape as a weapon of war,” said Vasfije Krasniqi Goodman, Survivor and Human Rights Activist. “This resolution is a testament to the unwavering commitment to justice and accountability for the 20,000 survivors of sexual war crimes in Kosovo. Thank you for your unrelenting support to survivors in our quest for justice and accountability, and looking forward to moving this legislation in the House Foreign Affairs Committee and further.”

“As an advocate of a movement to amplify the voices of the survivors in their quest for justice, we are profoundly grateful to Rep. Johnson’s leadership on this issue and salute all members, and Rep. Keith Self for making this a bipartisan issue,” said Vera Mjeku from Rally For Her Justice. “Vasfije Krasniqi Goodman and all other survivors remind us of our shared duty to stand for what is right and join the global call for an end to sexual violence in conflict and fight for accountability and justice.”

The resolution is being introduced ahead of the anniversary of United Nations Security Council Resolution 2467, which reaffirms states’ responsibility to end impunity for sexual violence in conflict. Johnson’s measure:

Urges the Government of Kosovo to uphold its commitments to survivors and prioritize unresolved cases of sexual violence from the 1999 war;

Calls on the Government of Serbia to prosecute those responsible for sexual war crimes;

Presses the U.S. Government to elevate Vasfije Krasniqi-Goodman’s case in diplomatic engagements with Serbia and strengthen America’s efforts to prevent gender-based violence globally.

The resolution has bipartisan support, with original cosponsors including Representatives Marc Veasey (D-TX-33), Alexandria Ocasio-Cortez (D-NY-14), Ritchie Torres (D-NY-15), Keith Self (R-TX-03), George Latimer (D-NY-16), Ilhan Omar (D-MN-05), and Jim McGovern (D-MA-02).

Congresswoman Julie Johnson represents Texas’ 32nd Congressional District in the United States House of Representatives, serving on the Homeland Security Committee, Foreign Affairs Committee, and the House Administration Committee. Her district includes parts of Collin, Dallas, and Denton Counties.

###

Filed Under: Politike

VEPËR QË PLOTËSON DIMENSIONET STUDIMORE PËR SHQIPEN

April 23, 2025 by s p

Prof. asoc. dr. Abdurrahim MAXHUNI

Prof. ass. dr. Sejdi M. GASHI/

Gjuha shqipe, historia e saj dhe çështjet e ndryshme përbrenda këtyre nocioneve, sa të veçanta aq edhe përmbajtjesore, prej shekujsh kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të ndryshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kështu, përmes studimeve të ndryshme (pra, jo vetëm në fushë të gjuhës), ata kanë bërë të mundur që gjuha shqipe të njihet e të afirmohet gjithnjë më mirë e më shumë. Mjafton këtu të përmendim kontributet e gjuhëtarëve dorëmbarë, Franz Boppit, Dhimitër Kamardës, Gustav Meyerit, Holger Pedersenit, Norbert Joklit, Aleksandër Xhuvanit, Marko La Pianës, Eqrem Çabejt, Mahir Domit, Selman Rizës, Idriz Ajetit, Shaban Demirajt e shumë e shumë studiuesve të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e gjetiu, që janë të shumtë për nga përmasa sasiore dhe të vlershëm për nga ana cilësore, të cilët kanë vënë themele të sigurta në “kalanë” e shqipes.

Në kapërcyellin e shekullit që lamë pas e sidomos në fillim-shekullin që po jetojmë, si rezultat i fuqizimit të Kombit shqiptar, edhe gjuha shqipe si njëra nga shenjat kryesore identitare e shqiptarëve, gjithnjë e më shumë ka fituar karakter ndërkombëtar për sa i përket studimit dhe njohjes së saj. Prandaj, mund të thuhet se në vazhdën e këtyre përpjekjeve për të shpënë përpara studimet për gjuhën tonë dhe për albanologjinë përgjithësisht, është edhe vëllimi “Studime për shqipen” i autorit, prof. asoc. dr. Naim Berishës.

Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i materialit studimor, që ka ofruar studiuesi Berisha, na thotë mendja se këto kontribute përfaqësojnë një ndihmesë të vyeshme në fushën e studimeve gjuhësore te ne. Përvoja e punës disavjeçare në institucionin kërkimor-shkencor, pra, në Institutin Albanologjik, si dhe përvoja e mëhershme botuese, autorin e kësaj përmbledhjeje punimesh e kanë formësuar në rrugëtimin e tij shkencor.

Puna e tij sistematike në fushë të gjuhësisë, si autor i botimeve monografike, si hartues e përgjegjës i grupit të hartuesve nga Prishtina në Fjalorin e Madh të Shqipes, si recensues i një numri të konsiderueshëm veprash shkencore, si pjesëmarrës i shumë konferencave brenda e jashtë Kosovës, si botues punimesh në revista të ndryshme shkencore, janë dëshmi e përkushtimit serioz të autorit në rrugëtimin e tij shkencor. Disa nga këto përpjekje, studiuesi Naim Berisha, i ka përmbledhur edhe në këtë botim me interes shkencor për gjuhësinë shqiptare. Po ashtu, botimet në disa revista shkencore si dhe pjesëmarrja në konferenca të ndryshme shkencore, studiuesit Berisha ia kanë krijuar një fond të rëndësishëm të materialit shkencor, një pjesë të të cilit e ka pasqyruar në këtë përmbledhje studimore.

Studime për leksikun e shqipes, përbën kreun e parë të librit, në të cilin përfshihen tetë punime me vlerë nga kjo fushë: Vlerat potenciale të leksikut dialektor në pasurimin e gjuhës shqipe; Studimet nga fusha e leksikut të shqipes në revistën “Gjurmime albanologjike”; Leksiku mbi orenditë shtëpiake në trevën e Gjakovës; Emërtimi i kafshëve në Gjakovë me rrethinë; Vështrim mbi emërtimet e pathjeshta në të folmet e Rrafshit të Dukagjinit; Orientalizmat në leksikun e Gjakovës; Vështrim etnolinguistik mbi leksikun e të folmes së grave në Rrafsh të Dukagjinit; Rreth njësive frazeologjike në të folmet e Kosovës.

Kreun e dytë të librit, gjuhëtari Berisha e ka emërtuar Për shqipen standarde, në të cilin ka përfshirë gjashtë punime që lidhen me këtë fushë. Në dy prej tyre (Eqrem Çabej dhe shqipja standarde; Kontributi i Idriz Ajetit për standardizimin e gjuhës shqipe), autori trajton kontributin e dy personaliteteve të shquara për shqipen standarde. Në vijim të kreut të dytë janë punimet: Pasqyrimi i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës në shtypin e kohës në Kosovë dhe Kongresi i Drejtshkrimit në shtypin e Kosovës (1972), në të cilat trajtohen ngjarje të rëndësishme, që e përcaktuan fatin e gjuhës shqipe. Ndërkaq, dy punimet e fundit të këtij kreu janë: Revista “Gjuha shqipe” dhe shqipja standarde dhe Vështrim mbi disa shkarje gjuhësore në medie.

Ngjarje, personalitete, vepra është kreu i tretë, në të cilin autori ka pasqyruar ndihmesën e studiuesve të ndryshëm për albanologjinë. Në këtë krye janë përfshirë pesë punime shkencore me interes. Ndihmesa e tre emrave të shquar të albanologjisë është trajtuar në dy punime të ndara: Ndihmesa e profesorëve Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe në veprimtarinë shkencore të Institutit Albanologjik dhe Akademik Bahri Becit në studimet albanologjike në Kosovë. Në vijim të studimit, autori Berisha një vështrim kritik i ka bërë veprës së prof. Shefkije Islamajt: Ligjërimi, gjuha dhe stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes, ndihmesën e figurën e së cilës e vlerëson lart, duke nënvizuar faktin se studiuesja, Shefkije Islamaj, është një nga figurat më të shquara të albanologjisë, e cila ka dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e gjuhësisë shqiptare dhe në studimet stilistike përgjithësisht.

Në vijim të këtij kreu, saktësisht në punimin Ndikimi i hershëm i sllavishtes në shqipen sipas Eric P. Hamp, dr. Berisha ka trajtuar veprimtarinë e studiuesit amerikan Eric Hamp, në të vërtetë ai ka analizuar studimet e Hamp-it për ndikimin e hershëm të sllavishtes në shqipen. Ky krye merr fund me punimin: Veçori gjuhësore të së folmes së fshatit Mandricë sipas “Fjalorit bisedimor bullgarisht-shqip me fjalorth”, me ç ‘rast, autori Berisha i bën vështrim imtësues këtij fjalori me interes shkencor.

Në kreun e katërt Aspekte të veçanta të shqipes përfshihen gjashtë punime, të botuara në revista të ndryshme shkencore. Në katër prej tyre trajtohen çështjet fonetike e morfologjike në të folmen e Gjakovës (Vështrim mbi sistemin foljor të së folmes së Gjakovës; Vështrim mbi disa veçori fonetike të së folmes së Gjakovës; Çështje fjalëformimi në të folmen e Gjakovës; Vështrim mbi emrat në të folmen e Gjakovës). Ndërkaq, dy punimet e tjera (pjesë të kreut të katërt) janë: Shqipja në rrjedhat evropiane dhe globalizuese dhe Çështje të terminologjisë gjuhësore në tekstet shkollore në Kosovë, tema këto, po ashtu, me interes shkencor.

Në kreun e fundit Recensione, përfshihen shtatë recensione (vështrime kritike) për vepra të ndryshme të autorëve të njohur në gjuhësinë shqiptare. Kështu, në këtë krye, studiuesi Naim Berisha, u ka bërë vështrim kritik veprave të autorëve: Shefkije Islamajt, Xhevat Lloshit, Sylë Kasumajt, Abdurrahim Maxhunit, Sejdi Gashit, Faton Krasniqit e Afërdita Abdullahit.

Duke e analizuar materialin e larmishëm që e ka trajtuar Berisha në këtë përmbledhje punimesh, duke marrë në konsideratë argumentimet e tij për temat që ka trajtuar si dhe duke pasur parasysh vështrimin kritik që u ka bërë veprave të ndryshme shkencore, thellësisë së materialit që trajton, prekjen e temave me interes e ngritjen e çështjeve të ndryshme për diskutim, me bindje mund të theksojmë se të gjitha këto janë tregues për përgatitjen profesionale të autorit. Andaj, një botim i tillë, pa dyshim se do ta pasurojë gjuhësinë shqiptare, do të zgjerojë dhe do të thellojë njohuritë për fushat e ndryshme gjuhësore që janë trajtuar në këtë përmbledhje studimore.

Nga sa u tha më lart, përmbledhtas mund të vlerësohet që kjo vepër e studiuesit Naim Berishës, përmbush mirë kriteret shkencore të kësaj fushe.

(Naim Berisha, Studime për shqipen, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2024, 356 f.)

Filed Under: Interviste

VATRA PROMOVON LIBRIN “NEOSHQIPTARIZMI” TË ARIAN GALDINIT MË 3 MAJ 2025

April 23, 2025 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York do të promovojë librin “Neoshqiptarizmi” të politologut Arian Galdini.

Promovimi zhvillohet ditën e Shtunë më 3 Maj 2025 ora 12 Pm në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në adresën:

361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530.

Ju mirëpresim.

Filed Under: Vatra

23 PRILL : DITA NDERKOMBETARE E LIBRIT, PSE DUHET LEXUAR?

April 23, 2025 by s p

Saimir Kadiu/

“Kam lexuar shumë libra, por shumë prej tyre i kam harruar. Por atëherë cili është qëllimi i leximit?”

Kjo ishte pyetja që një student i bëri dikur Mesuesit të tij.

Mesuesi nuk u përgjigj në atë moment. Megjithatë, pas disa ditësh, ndërsa ai dhe studenti i ri ishin ulur pranë një lumi, ai tha se kishte etje dhe i kërkoi djalit t’i jepte pak ujë duke përdorur një sitë të vjetër dhe të ndotur që ishte në tokë.

Studenti u tremb, pasi e dinte se ishte një kërkesë pa asnjë logjikë.

Megjithatë, ai nuk mund ta kundërshtonte Mesuesin e tij dhe, duke marrë sitën, filloi të kryente këtë detyrë absurde. Sa herë që e zhyste sitën në lumë për të sjellë pak ujë për t’ia sjellë Mjeshtrit të tij, ai nuk mund të bënte as edhe një hap drejt tij, pasi në sitë nuk mbetej asnjë pikë.

Ai u përpoq dhe u përpoq me dhjetëra herë, por, pavarësisht sa shpejt u përpoq të ecte nga bregu te Mesuesi i tij, uji vazhdoi të kalonte nëpër të gjitha vrimat e sitës dhe humbi gjatë rrugës.

I rraskapitur, u ul pranë Mesuesit dhe tha: “Nuk mund të marr ujë me atë sitë. Më fal Mesues, është e pamundur dhe kam dështuar në detyrën time”.

“Jo – u përgjigj plaku duke buzëqeshur – nuk ke dështuar. Shikoni sitën, tani është si e re. Uji, duke u filtruar nëpër vrimat e tij, e pastroi atë.”

“Kur lexon libra – vazhdoi Mjeshtri plak – je si sita dhe librat si uji i lumit”

“Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të ruash në kujtesë të gjithë ujin që rrjedh brenda teje, por librat gjithsesi, me idetë, emocionet, ndjenjat, njohuritë e tyre, të vërtetën që do të gjesh mes faqeve, do të pastrojnë mendjen dhe shpirtin tuaj dhe do t’ju bëjnë një person më të mirë dhe të rinovuar.

Ky është qëllimi i leximit”.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT