
GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU “VJEN” NË BRONX MË 4 MAJ 2025.
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU “VJEN” NË BRONX MË 4 MAJ 2025.
by s p

Want to Be Part of the Albanian Festival Ad Book? Submit Your Ad by May 1st!
The Albanian Festival of Worcester is just around the corner—and we’re putting together our 2025 Ad Book to celebrate and highlight the amazing support from our sponsors and community.
Whether you’re a local business, family, or a friend of St. Mary’s, this is a great opportunity to show your support, honor a loved one, or promote your business!
Here’s how to be included:
• Send us your ad message or dedication
• Include any photos or logos you’d like
featured
• Let us know your preferred ad size (Full,
Half, or Quarter Page)
Deadline: May 1st
Email to: worcalbanianfestival@gmail.com
Or send us a message on our Facebook page or Instagram and or our Website https://albanianfestival.org/ (become a sponsor)
Your support helps us keep our faith, culture, and traditions alive at St. Mary’s Albanian Orthodox Church and throughout the Worcester community.
Please share with anyone who may want to be included!
by s p

Paulin Zefi/
Kisha mesjetare e Shën Eufemisë ndodhet në fshatin Kallmet, në lartësinë 373 m mbi nivelin e detit, në anën perëndimore të një shkëmbi natyror me përbërje gëlqerore dhe në zemër të Pyllit të Shën Efemisë (Monument Natyre). Nga vendndodhja e kishës mund të vëzhgohet me sy të lirë e gjithë Fusha e Zadrimës, treva e Anamalit, mali Rumija (1594 m), mali i Taraboshit (595 m), kështjella Rozafa dhe qyteti i Shkodrës së bashku me një pjesë të liqenit homonim etj. Kisha e Shën Eufemisë, e cila besohet të jetë ndërtuar në vitin 1300 (1), përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dushani e rendit në mes të kishave që i jepen Krujës (2). Po ashtu në letrën që Papa Innocenti VII i drejton nga Roma, më 12 nëntor 1404, ipeshkvit të Lezhës, Andrea, i jep atij të drejtën të gëzojë edhe të ardhurat e kishës famullitare të Kallmetit, Shën Eufemisë (3). Në vitin 1405 përmendet në burimet e kohës si S. Eufemia de Calineto (4). Dy vite më vonë, Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet (Sancte Eufemia in Calameto) përmendet nga Papa Gregori XII në letrën e tij drejtuar Arqipeshkvit të Tivarit (Archiepiscopo Antibarensi) më 23 maj 1407, të cilit i kërkon të marrë masa për lirimin e 12 kishave të zaptuara nga Ipeshkvia e Lezhës në kurriz të Ipeshkvisë së Arbnit (5). Sipas një dokumenti të vitit 1418, në kishën famullitare të Shën Eufemisë, në Kallmet të Lezhës, shërbente Dom Pjetër Dukagjini, i cili me sa duket ishte abati i mevonshëm i Shën Aleksandrit (Shën Llezhdrit), i permendur ndër dokumente edhe si Pjetër Duka (6).
Bëhet fjalë pikërisht për bashkëpunëtorin dhe të afërmin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Pjetër Perlatin, të cilit Kryeheroi i besoi mbrojtjen e kështjellës së Sfetigradit në vitin 1448 gjatë rrethimit nga armata perandorake osmane e udhëhequr nga vetë sulltan Murati II. Pas pushtimit të Lezhës nga turqit, në vitin 1478, shihet se ipeshkvinjtë e Dioqezës së Lezhës nuk qëndrojnë më në qytet, por janë zhvendosur fillimisht në Malësinë e Lezhës, duke gjetur strehim te banorët e Velës, besnikë të besimit katolik, dhe më pas ata zbritën nga lartësitë e ashpra (7), duke u vendosur në Kallmet (
. Në vitin 1629, ipeshkvi i Lezhës, Benedikt Orsini, e rendit Shën Eufeminë e Kallmetit (Santa Eufemia di Calmetti) në listën e kishave të Dioqezës së Lezhës (9). Ajo përmendet edhe në letrën e ipeshkvit të Sapës, Frang Bardhit, më 8 shkurt 1637, dhe, rreth dy muaj më vonë, përsëri në një letër të po këtij ipeshkvi, më 28 maj 1637 (10). Më 24 prill dhe 20 dhjetor të vitit 1638, Kisha e Shën Eufemisë së Kallmetit (Sancta Euphemia de Calameti), përmendet në dy letra të Kongregacionit të Shenjtë të Propagandës Fide, ku bëhet fjalë për përcaktimin e kufijve të Dioqezës së Lezhës (11). Thuhet se pikërisht pranë kësaj kishe, më 17 shkurt të vitit 1642, nis gjyqi i famshëm fetar ndaj Abatit të Shën Palit të Kabashit të Pukës, Nikollë Lekës. Ky i fundit akuzohej se kishte vrarë me dashje Pjetër Budin, duke e hedhur në ujërat e ftohta të lumit Drin pranë Vaut të Vjerdhës, në dhjetor 1622, ku pavarësisht kërkimeve, trupi i P.Budit nuk u gjet për ta varrosur (12). Gjyqi u zhvillua nën drejtimin e ipeshkvit raguzan të Lezhës, Benedikt Orsini, dhe abati Nikollë Leka u shpall i pafajshëm. Mirëpo, në anën e pasme të procesverbaleve të tij, Frang Bardhi, i cili kishte hartuar aktakuzën ndaj Nikollë Lekës, shënoi me dorën e vet se kurrë nuk mund ta pranonte këtë vendim pa u bërë më parë hetimet e nevojshme.
Siç do të shihet më vonë, koha do t’i jepte plotësisht të drejtë Frang Bardhit, duke faktuar se porositësi i vrajses së Pjetër Budit ishte pikërisht xhaxhai i tij, Gjergj Bardhi. Ndërsa, Abati vrasës, Nikollë Leka, pasi i zhveshi petkat e priftit, përfundoi si mercenar në Itali në shërbim të Republikës Veneciane. Në relacionet e viteve 1702-1703, të arqipeshkvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviç, ndër të tjera thuhet se Kallmeti: “Ka kishën me titullin e Shën Eufemisë, një milje të mirë larg prej fshatit drejt malit. Është kishë e madhe, e dëmtuar vetëm në fasadë; [për meremetim duhet] një shpenzim 30 skudësh. Përmbi altar është një gur i madh, që natyra e ka bërë në trajtë të një kuadroje apo tabloje dhe është pikturuar aty fytyra e Zojës (Shën Marisë). Përposhtë, nga një shkëmb i vogël, del një curril uji me cilësi të përsosur e të shëndetshme, i cili, pasi humb pothuaj aty ku fillon në një vrimë të nëndheshme, del pastaj 100 hapa larg prej kishës. Kjo është e pajisur me orenditë e shugurueshme dhe ka dy palë të plota e të reja, me një kryq argjendi të praruar me reliev, që është katër pëllëmbë e gjysëm i lartë. Ka 27 shata vresht dhe kaq ara tokë të lërueshme, 22 pemë frutore të mëdha (13).” Emri i kishës së Shën Eufemisë sot gjendet i shndërruar nga banorët në “Kisha e Sh’Misë” ose “Shën Misë” dhe për fat të keq, ajo nuk i shpëtoi grabitjes së të gjithë ikonave nga ikonografistja ruse, Puzanova, në vitin 1957 (14). Ndërsa, në vitin 1964, gjatë ekspeditës përnjohëse të zhvilluar pranë kësaj kishe, Dharko Dhamo jep një përshkrim shumë të hollësishëm të afreskut shumëshekullor me përmasa 160 cm gjerësi x 140 cm lartësi, ku paraqitej imazhi i Shën Eufemisë, i realizuar nga një mjeshtër vendas mbi shkëmbin e madh natyror, që del në kungën e kishës (15). Dh.Dhamo, e ka datuar këtë afresk para vitit 1300, duke e cilësuar atë si më të vjetrin në grupin e afreskëve të Shqipërisë Veriore (16).
Mjerisht, vetë afresku, së bashku me Kishën e Shën Eufemisë nuk i shpëtuan histerisë së Revolucionit Kulturor Ateist të vitit 1967. Kishës ju hoq çatia dhe muret e saj u përdorën si depozitë uji për të furnizuar fshatin e Kallmetit, por devijimi natyror i burimit të ujit i detyroi komunistët të heqin dorë nga ky akt kriminal. Në vitet 90 të shek. XX, ky monument historik i kultit të krishterë katolik është restauruar tërësisht mbi themelet e vjetra mesjetare të fillim shek. XIV. Kisha ka një planimetri të thjeshtë, është njënefëshe, me përmasa 10.40 m gjatësi x 4.10 m gjerësi, Është e vendosur në drejtimin veriperëndim – juglindje, e pajisur me një portik që mbështetet në dy kolona, i cili hapet në anën veriperëndimore, para portës kryesore të saj, në formën e një hajati. Çatia është e ndarë në dy pjesë të mbivendosura, që krijojnë hapësirë ajrimi midis tyre, por që e mbrojnë nga reshjet atmosferike. Në pjesën jugore ka një hyrje të dytë dhe ndërsa nga këmbanorje e vjetër, e cila ndodhet në pjesën veriore, e shkëputur nga kisha, ruhen vetëm themelet e vjetra. Pranë strukturave murale të këmbanores janë ndërtuar 5 shkallare të gjata e të harkuara prej guri në formën e teatrit antik. Përballë tyre është vendosur një altar i gdhendur mbi një bllok të madh mermeri monolit, me qëllim për të kremtuar Meshën e Shenjtë në ambientin e jashtëm. Kisha nuk ka absidë, por në vend të saj, një shkëmb i gjallë gëlqeror është përfshirë në brendësinë e këtij objekti (17). Pikërisht në këtë shkëmb mbi të cilin ka qenë afresku i vjetër mesjetar për të cilin u fol më lart (Dh.Dhamo, Piktura e kishave në Shqipëri në shekujt V-XV, f. 153-158), është realizuar një altoreliev shumë madhështor me imazhin e Shën Eufemisë, kryevepër monumentale e skulptorit vendas, Tonin Prendi (18). Ndërsa, nën altarin e kishës rrjedh uji i pastër i një burimi gëlqeror, që jep efektin shpirtëror të ujit të bekuar (19).
Rrjedha e ujit, pasi e përshkon aksin qëndror të nefit të kishës në të gjithë gjatësinë e tij, vijon nën dyshemenë me pllaka guri të portikut dhe oborrit të kishës për t’u derdhur me zhurmë në shpatin e thikët të malit të mbuluar me dru lisi (20). Për Kishën e Shën Eufemisë ekzistojnë shumë gojëdhëna (21). Një gojëdhënë e lashtë, tregon se banorët e Kallmetit, të cilët vendosën të ndërtonin një kishë në fshat, ata i kishin grumbulluar materialet e nevojshme pranë vendit ku donin ta ndërtonin, por të nesërmen nuk i kishin gjetur aty, sepse materialet ngriheshin natën dhe gjendeshin në mal (22). Duke qenë se kjo ngjarje ishte persëritur dhe kishin filluar të kerkonin se ku ishin materialet që mendonin se ua kishin vjedhur, por ato i gjetën lart në mal, vendosën qe aty duhet ta ndërtonin kishën (23). Sipas një gojëdhëne tjetër, aty kishte një problem, se nuk kishte ujë, por problemi u zgjidh, sepse nga shkëmbi mrekullisht buroi uji, një mrekulli qe vazhdon deri në ditët e sotme dhe kështu u ndërtua kisha në atë vend (24). Zgjedhja e këtij vendi me një peisazh me shkrepa të ashpër, burime të freskëta dhe pemë përqark, në fakt nuk ishte e rastit dhe sipas Dh.Dhamo, nuk duhet marrë e shkëputur nga adhurimi i dikurshëm i tij, për çka flet edhe fragmenti i vjetër i afreskut të Shën Eufemisë (25). Mjedisi përreth kishës, i cili përbëhet nga shkëmbinj të thepisur gëlqeror dhe disa zgavra të vogla, vijon të përdoret me shumë devocion nga besimtarët, që pasi ndezin qirinjë, sillen tri herë rreth kishës, duke iu lutur Zotit dhe Shën Eufemisë. Kjo kishë impozante, e ndërtuar me një mjeshtëri të rrallë në një vend impresionues, ka qenë dhe mbetet një qendër shumë e rëndësishme pelegrinazhi, ku gravitojnë besimtarë nga treva të ndryshme të Shqipërisë.
BIBLIOGRAFIA:
1) Dh.Dhamo, Piktura e kishave në Shqipëri në shekujt V-XV, f. 157-158.
2) G.Hoxha, Sguardo storico sulla diffusione del cristianesimo e sulla situazione ecclesiastica della diocesi di Lezha lungo i secoli, në: Studia Albanica, XXXIX, Tirana: 2006, f. 69.
3) E.Coli, Kallmeti: Fakte dhe gojëdhëna, f. 232; G.Hoxha-L.Përzhita-F.Cavallini, Monumente Historike të Kultit të Krishterë në Dioqezën e Lezhës / Monumeti Storici di Culto Cristiano della Diocesi di Lezha, Lezhë: Botimet Françeskane, 2007, f. 64.
4) F.Cordignano, L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il p. Domenico Pasi S.I.: (1847-1914), Volume III, f. 53.
5) A.Meksi, Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë me peshkopatën e Lezhës, në: ResPublica, 27 shtator 2018.
6) J.Vlashi, Familja fisnike e Dukagjinëve dhe zotërimet e tyre në vendshtrirjen e Mirditës, në: Hylli i Dritës, Vjeti XLI, 1-2021, Shkodër: 2021, f. 201-202.
7) Th.Ippen, Shqipëria e vjetër, f. 147.
8)M.Shuflaj, Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke: Zona e depërtimit ortodoks në “digën” katolike, Botimi II, f. 42.
9) P.Bartl, Albania Sacra: Geistliche Visitationsberichte aus Albanien, 1: Diözese Alessio, f. 86.
10) E.Coli, Kallmeti: Fakte dhe gojëdhëna, f. 233.
11) D.Farlatus & J.Coletus, Illyricum Sacrum, Tomus septimus, Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrachiensis, et Sirmiensis, cum earum suffraganeis, Venetiis: Apud Sebastianum Coleti, Superiorum permissu ac privilegio, MDCCCXVII (1817), f. 204, 286.
12) B.Demiraj – G.Hoxha, Fat’hupësit pa faj. (homazh për Pjetër Budin), në: Hylli i Dritës, Nr. 2 – 2017, Vjeti XXXVII, Shkodër: 2017, f. 40-60.
13) V.Zmajevich: P.Bartl / I.Zamputi, Relacion i gjendjes së Shqipërisë e Serbisë / Relazione dello stato d’Albania e Serbia (1702-1703), (Përgjegjës të këtij botimi: Albert Ramaj, Zef (Ahmeti) Noka), Prishtinë: Faik Konica, 2022, f. 113, 266-267.
14) M.Pema, Shënime historike për disa treva të Lezhës (Komuna Kallmet), f. 29-31.
15) Dh.Dhamo, Piktura e kishave në Shqipëri në shekujt V-XV, f. 153-158.
16) Ibidem, f. 158.
17) G.Hoxha-L.Përzhita-F.Cavallini, Monumente Historike të Kultit të Krishterë në Dioqezën e Lezhës / Monumeti Storici di Culto Cristiano della Diocesi di Lezha, Lezhë: Botimet Françeskane, 2007, f. 64.
18) E.Coli, Kallmeti: Fakte dhe gojëdhëna, f. 235.
19) G.Hoxha-L.Përzhita-F.Cavallini, Monumente Historike të Kultit të Krishterë në Dioqezën e Lezhës / Monumeti Storici di Culto Cristiano della Diocesi di Lezha, Lezhë: Botimet Françeskane, 2007, f. 67.
20) Ibidem, f. 67.
21) E.Coli, Kallmeti: Fakte dhe gojëdhëna, f. 233.
22) Dh.Dhamo, Piktura e kishave në Shqipëri në shekujt V-XV, f. 156.
23) E.Coli, Kallmeti: Fakte dhe gojëdhëna, f. 233.
24) Ibidem, f. 233-234.
25) Dh.Dhamo, Piktura e kishave në Shqipëri në shekujt V-XV, f. 156.
by s p

Prof.as.dr Hasan Bello/
Piano është një nga instrumentat më të rëndësishëm muzikor. Fillesat e saj datojnë në fund të shek. XVII dhe në fillim të shek. XVIII. Që nga kjo periudhë ajo u përhap nga qytetet italiane në kryeqytetet dhe qytetet kryesore të botës. Në territoret shqiptare, piano i ka fillesat në gjysmën e dytë të shek. XIX. Sipas dokumentave arkivore, pianot e para kanë hyrë në qytetin e Shkodrës.
Në një letër që Engjell Çoba i dërgon Shtjefën Biankut në Venedik në vitin 1877 ai e informon mbi largimin e ushtrisë osmane drejt Tivarit, bashkë bandën publike (daullen) të qytetit. Por, ai ngushëllohej se vendin e saj për t`u argëtuar e kishte zënë Filipi i Kolës me pianon e tij, që luante përnatë.
Një përdorues tjetër i pianos ishte edhe muzikanti i vjetër shkodran Palok Kurti, i cili e përdorte në ahengjet e ndryshme.
Piano e familjes Çoba e cila datonte që në vitin 1877 kishte ngjallur xhelozinë e gruas së konsullit austro-hungarez të Shkodrës, Lipik, e cila e kishte ngacmuar të shoqin me fjalët se çfarë konsulli ishte ai, kur gruaja e tij nuk kishte piano siç kishin disa familje shkodrane. Në vitet 70 të shek. XIX, ky instrument i muzikës klasike filloi të përdorej edhe nga shoqëria “Don Bosko” e jezuitëve.
Sipas të dhënave të pakonfirmuara, thuhet se nga viti 1877-1912 në qytetin e Shkodrës ekzistonin 26-28 piano. Ky instrument përdorej kryesisht nga familjet e shtresës së mesme dhe të lartë katolike, që kishin marrëdhënie tregtare me Venedikun dhe qytete të tjera të Italisë.
Në fund të shek. XIX përdorimi i pianos filloi edhe te disa familja të shtresës së lartë myslimane. Kështu, në konakun e familjes Vlora ekzistenca e saj vijon të jetë e pranishme edhe sot e kësaj dite.
Një dëshmi interesante për përdorimin e pianos nga femrat në fillim të shek. XX vjen nga përkthyesi i njohur shqiptar Jusuf Vrioni. Në librin “Kujtimet e një evropiani”, ai shkruan se ëma e tij, e cila ishte vajza e Hysen Pashë Dinos, pinjolle e familjes së njohur shqiptare nga Preveza dhe mbesë e ish-ministrit të Jashtëm të Perandorisë Osmane, Abedin Pashë Dino, kur ishte martuar me babanë e tij, kryetarin e bashkisë së Beratit, Iliaz Vrionin përveç pajës dhe sendeve të tjera personale kishte sjellë me vete edhe një piano. Megjithëse ishte akoma periudha e sundimit osman, me të mbaruar prezantimet, Iliaz beu e kishte ftuar bashkëshorten që të ulej në piano dhe luante himnin shqiptar. Për shkak se ajo nuk e kishte dëgjuar më parë, disa të pranishëm ia kënduan lehtazi dhe me vesh. Ndërsa ajo filloi t`i përshtaste notat e tij mbi tastierë. Ky veprim kishte ngjallur habinë e grave të tjera, të cilat, çuditeshin sesi një grua arrinte që të luante muzikë përpara burrave.
Në vitet 20-30 piano ishte një instrument i cili po përhapej në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Në disa institucione arsimore, ajo u bë pjesë e programeve shkollore. Në këtë periudhë filloi edhe diplomimi i muzikantëve të parë profesionistë në konservatorët e Austrisë, Francës dhe Italisë, të cilët, organizuan koncerte, siç ishte ai i Tefta Tashkos (me lejen dhe mbështetjen e qeverisë, jo si falsifikimi i filmit “Koncert në vitin 1936”).
Foto: zhurnal.mk
by s p


Your Excellency Jakov Milatović President of Montenegro, Podgorica, Montenegro
RE: In solidarity with your stand and concerns regarding a major leasing agreement of the Ulcinj beach property to UAE’s Eagle Hills
Honorable President Milatović, On behalf of the Pan-Albanian Federation of America VATRA, I humbly wish to express my heartfelt thanks and deep gratitude for your principled and courageous stand regarding the questionable lease agreement with UAE’s Eagle Hills of the Ulcinj beach, including the Grand Beach – the iconic seaside of the town and the country of Montenegro and one of the longest beaches of Europe. Your stand addresses with clarity the need for much transparency and justice to represent the citizens interests, respect the local laws and give due consideration to government institutions voicing the legitimate concerns of the community and the public opinion. In accordance with your constitutional and legal powers, we urge you to pursue this matter with the seriousness it deserves, in order to guarantee a fair review and open process that safeguard the national interest.
As publicly reported, the company “Eagle Hills Montenegro”, which has acquired the management lease of a significant part of the Grand Beach, is registered in Montenegro just last month and with a minimal capital that is suspicious on its face. It raises serious concerns regarding the company’s intentions, its real capacities and it reinforces the need for transparency into the process. An agreement such as this one directly impacts a strategically and economically important area of Ulcinj and the whole country of Montenegro. It urgently necessitates an open and inclusive assessment based on the will of the Ulcinj citizens. In this regard, we support the calls of local institutions and civic society asking for full transparency and for a responsible review of the agreement, consistent with the public interest and the principles of good governance.
The Pan-Albanian Federation of America VATRA is closely tracking all developments regarding this issue and is already initiating contacts with relevant institutions in the United States of America, to assure full compliance with the county’s legislation, the principles of transparency, respect for the people’s will and Montenegro state’s interest. With full faith in your commitment to democracy, legality and the country’s interest, we assure you of our continued support in upholding the law and protecting the rights of citizens.
With utmost respect,
Dr. Elmi Berisha
President Pan-Albanian Federation of America VATRA