• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2025

52 vjetori i Revoltës së Spaçit (21 maj 1973 – 21 maj 2025)

May 21, 2025 by s p

Revolta e Spaçit (21 – 23 maj 1973) përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht.

Revolta e të burgosurve të Spaçit ishte një lëvizje politike. Ajo vërtet shpërtheu në mënyrë spontane në mbrojtje të jetës së shokut të tyre Pal Zefit, por menjëherë mori formë të përgjithshme e të organizuar me një shtab drejtues e me kërkesa kryesisht politike të përcaktuara. Parullat kryesore të revoltës ishin: “Nuk pranojmë të shkojmë në punë. Qeveria komuniste e Tiranës është e poshtër. Kjo qeveri së shpejti do të përmbyset. S’ka liri, s’ka demokraci, ka vetëm diktaturë. Duam drejtësi. Ushtria është me ne. Vëllezër ushtarë, hidhni armët e bashkohuni me në! Poshtë komunizmi! Poshtë Enver Hoxha! Duam bashkim me Evropën e lirë! Rroftë Evropa e lirë! Ja vdekje, ja liri, nuk shkojmë më në galeri!” etj. Heronjtë e Revoltës së Spaçit ishin Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj – si dhe protagonistët kryesorë: Luan Burimi, Dashamir Kazazi, Hodod Sokoli, Luan Koka, Sami Dangëllia, Paulin Vata, Syrja Lame, Fadil Dushku, Gëzim Medolli, Demir Pojani, Kostandin Papaj, Rexhep Lazri, Ferit Kumanaku, Pal Marku, Bedri Çoku, Murat Marta, Jonuz Norja dhe pjesëmarrësit e tjerë: Çaush Çoku, Ndrec Çoku, apo flamurtari që mbante lart flamurin pa yll, Seliman Çuni, Sherif Allamani, Haxhi Bena, Mersin Vlashi që vizatoi shqiponjën në flamurin e kuq, Naim Pashai, Napolon Koleci, Shuaip Seti, Nuredin Vargo e mjaft të tjerë. Pas përleshjeve me gardianët e policët, pas shpërthimit të dyerve të birucave, pas thyerjeve të tabelave të emulacionit, ballafaqimeve dinjitoze me autoritetet e shqetësuar të burgut, me drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, të cilit ia ktheu vëndçe Hajri Pashai: “Së shpejti do të vini ju këtu, në vendin tonë. Ju jeni qeveri e poshtër, e gjakosur, që shtypni popullin dhe këtu do ta paguani së shpejti” etj. Po akti më madhor ishte heqja e flamurit të kuq mbi tarracë e mandej vendosja e flamurit me shqiponjën dykrenore, që u përshkrua nga plumbat, por nuk u ul dhe valoi për herë të parë në qiellin e tokës shqiptare, pas 30 vjetësh pa yllin e kuq, simbolin e komunizmit. Menjëherë pas shtypjes së revoltës, filloi gjyqi kundër organizatorëve e pjesëmarrësve të saj, në kundërshtim me premtimet e angazhimet demagogjike të mëparshme, për ta shuar revoltën. Gjykata e Lartë vendosi më 25 maj 1973 dënimin me pushkatim për Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Hajri Pashain, dhe Pal Zefin, ndërsa për të tjerët ridënime me 25 dhe 20 vjet të tjera burg. Gjithsej 60 të ridënuar, që përbëjnë me qindra vite burgu.

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”

Filed Under: Reportazh

Join Us for the 3rd Annual Albanian Picnic!

May 21, 2025 by s p

Get ready for an unforgettable day of culture, music, and community!

Date: Sunday, June 1

Time: 10AM – 6PM

Location: Wolfe’s Pond Park, Staten Island, NY

Live Music Entertainment from incredible performers including:

VESEL PELINKU, AGRON MAQELLARA, VALDET LUKA, HAJRO CEKA, SEAD ASLLANI, GRETA TAFA, ILSI ADEMI, ELONA LEKA, BESIM MURIQI, ARGJEND LLOGA, AMIR PELINKU, LYDI BOLI, BUKI SAXOPHONE, SAMMY CEKA, DJ JASHO, MIRSAD GJINAJ SOUNDSYSTEM

Family Fun & Activities:

• Soccer Tournament

• Volleyball Games

• Face Painting

• Balloon Maker

• LA360 Photobooth

All are welcome! Bring your family, your friends, and your flag — let’s celebrate Albanian pride together!

#AlbanianPicnic2025#StatenIslandEvents#AlbanianCommunity#WolfePondPark#FamilyFunDay#AlbanianPride#LiveMusic#CommunityCelebration

Filed Under: Komunitet

Konferencë Ndërkombëtare: Letërsia shqipe e mërgimit

May 21, 2025 by s p

📍 Bukuresht, Muzeu Kombëtar i Letërsisë Rumune,

Rruga Nicolae Crețulescu 8

📅 27 maj 2025, ora 17:00

Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), në partneritet me Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune, organizon konferencën ndërkombëtare “Letërsia shqipe në mërgim”, një veprimtari kulturore me përmasa të gjera, kushtuar letërsisë shqipe të krijuar jashtë kufijve, në kontekste migrimi, mërgimi dhe diaspore.

Vendi i zhvillimit – Rumania – është veçanërisht domethënës: këtu kanë jetuar dhe krijuar figura të kulturës shqiptare dhe asaj rumune. Viktor Eftimiu, shkrimtar me origjinë shqiptare, ka shkruar ekskluzivisht në gjuhën rumune, duke u bërë një zë i rëndësishëm i letërsisë rumune ndërmjet dy luftërave dhe më pas. Mitrush Kuteli, autor dygjuhësh, ka shkruar si në shqip ashtu edhe në rumanisht, duke qenë një urë e gjallë midis dy kulturave. Lasgush Poradeci, një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë moderne shqipe, ka shkruar poezi vetëm në shqip, por dy vëllimet e tij themelore janë botuar në Bukuresht, në vitet 1933 dhe 1937 – një kontribut simbolik i hapësirës rumune në zhvillimin e letërsisë shqipe. Rumania është vendi ku u botuan veprat e Naim Frashërit e Sami Frashërit në gjuhën shqipe.

Rumania ka qenë, gjithashtu, një qendër kulturore aktive për intelektualët shqiptarë, ku janë botuar shumë vepra referenciale që nga fundi i shekullit XIX deri në periudhën komuniste.

Pjesëmarrës dhe ndërhyrje:

• Dr. Luan Topciu (Rumani)

Migrimi, dygjuhësia dhe rrënjët e identitetit ballkanik

(mbi veprën e shkrimtarit dygjuhësh Luan Starova)

– kritik letrar, historian letrar,

koordinator i Qendrës Kulturore ALAR-Rumani

• Dr. Liviu Lungu (Rumani)

Shkrimtarë shqiptarë në Rumani në kontekstin historik dhe letrar: kontribute në zhvillimin e kanonit kombëtar

– Shkrimtar, studiues

– Muzeu Kombëtar i Arkeologjisë dhe Historisë, Konstancë

• Dr. Ștefan Firică (Rumani)

Mërgimi, diaspora, migrimi. Përfaqësime letrare në Europën Juglindore

– pedagog universitar, Universiteti i Bukureshtit, Fakulteti i Letërsisë

• Dr. Belfjore Qosja (Shqipëri)

Horizonti i zgjeruar i letërsisë shqipe: letërsia e migrimit dhe ndikimi i saj në kanonin letrar

– Universiteti i Tiranës, Departamenti i Letërsisë / Akademia e të Rinjve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë

• Dr. Eris Rusi (Shqipëri)

Migrimi dhe identiteti në letërsinë e Thanas Medit

– studiues, shkrimtar,

shef i departamentit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Universiteti “Fan Noli” në Korçë

• Dr. Neli Naço (Shqipëri)

Narrativa e Mitrush Kutelit si letërsi e mërgimit

– studiues,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë,

Instituti i Antropologjisë

• Dr. Zamira Shkreli dhe Dr. Erzen Koperaj (Shqipëri)

Arshi Pipa dhe debati mbi identitetin gjuhësor

– studiuesë,

– Qendra e Studimeve Albanologjike, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës

• Drd. Andreas Dushi (Shqipëri)

Mbi klasifikimin e një letërsie të re të diasporës

– shkrimtar, kritik letrar,

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

• Dr. Renata Topciu-Melonashi (Rumani / Shqipëri)

Mërgimi gjuhësor: mes tradhtisë, shpikjes dhe mbijetesës artistike

– Profesor, Universiteti i Bukureshtit

Konferenca do të nderohet nga prania e:

Z. Bogdan-Alin Stoica – Deputet i Parlamentit të Rumanisë

Përfaqësues i pakicës shqiptare

Dr. Radu Săvulescu, Kryetar i ALAR-it

Kjo konferencë synon të jetë një hapësirë reflektimi dhe dialogu akademik, por edhe një platformë për të rikonfirmuar vlerën e letërsisë shqipe të shkruar në mërgim ose të ndikuar nga dukuria e mërgimit. Njëkohësisht, ngjarja nënvizon rolin e Rumanisë si një hapësirë ndikimi, mbështetjeje dhe afirmimi për kulturën shqiptare në kontekstin ballkanik dhe europian.

Filed Under: Fejton

Kriza institucionale dhe politike në Kosovë

May 21, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Kosova është futur në një periudhë të zgjatur pasigurie institucionale dhe politike. Mungesa e vullnetit për të ndërtuar një shumicë parlamentare funksionale dhe refuzimi i kompromisit në emër të stabilitetit shtetëror kanë bllokuar formimin e qeverisë së re. Ky ngërç nuk është thjesht krizë politike – ai është simptomë e një problemi më të thellë që prek sovranitetin, funksionalitetin institucional dhe kapacitetin vendimmarrës strategjik të shtetit të Kosovës.

Në këtë vakuum të brendshëm, po ndodh një zhvillim i rrezikshëm: të ardhmen e Kosovës nuk po e përcaktojnë më institucionet e saj kushtetuese, por aktorë të jashtëm që jo gjithmonë veprojnë në përputhje me interesat e Kosovës si shtet sovran.

I. Dështimi i Kuvendit për të Ushtruar Funksionin Kushtetues

Zgjedhjet e parakohshme të vitit 2025 prodhuan një përbërje parlamentare pa shumicë absolute. Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse doli fituese me numrin më të madh të ulëseve, nuk arriti të krijojë aleanca për formimin e Qeverisë. Presidentja e Republikës, në përputhje me Kushtetutën, ia dha mandatin këtij subjekti, por mungesa e marrëveshjes për koalicion brenda afateve ligjore e ka lënë vendin pa qeveri funksionale.

Sot, më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë përplasjesh politike pa vizion shtetëror. Ndërkohë, Qeveria në detyrë, me kompetenca të kufizuara, nuk ka kapacitet për të përballuar sfidat madhore – nga siguria në veri, tek marrëveshjet ndërkombëtare, e deri tek përfaqësimi diplomatik.

II. Raste konkrete të boshllëkut institucional dhe ndërhyrjeve të jashtme

1. Dialogu Kosovë–Serbi i udhëhequr nga BE

Gjatë prillit dhe majit 2025, përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë shtuar presionin ndaj Kosovës për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa ndonjë garanci për njohje reciproke nga Serbia. Në mungesë të një qeverie të konsoliduar, delegacioni i Kosovës në Bruksel është përfaqësuar nga zyrtarë teknikë, pa mandat të plotë politik. Kjo ka krijuar hapësirë për Serbinë që të paraqesë Kosovën si palë të papërgjegjshme dhe ka lehtësuar propozime që rrezikojnë arkitekturën kushtetuese të shtetit të Kosovës.

2. Çështja e sigurisë në veri të vendit

Incidentet e përsëritura në komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – tregojnë se mungesa e qeverisjes qendrore efektive përkeqëson kontrollin territorial. Në këto rrethana, rolin udhëheqës në menaxhimin e krizave e kanë marrë përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in dhe ambasadorët e QUINT-it. Ndërhyrja e tyre shpesh ndodh në fushat që janë kompetencë ekskluzive e institucioneve të Kosovës. Sulmi ndaj patrullës së Policisë së Kosovës më 27 prill 2025 në Zveçan, dhe reagimi i ngadaltë institucional, dëshmojnë qartë pasojat e mungesës së një qeverie operative.

3. Agjenda ndërkombëtare e Kosovës në BE dhe OKB

Në periudhën mars–maj 2025, Kosova ka humbur mundësi të rëndësishme për të avancuar në procesin e integrimit evropian. Pa një qeveri me mandat të plotë, janë pezulluar iniciativat për aplikim për statusin e vendit kandidat në BE. Po ashtu, fushata për njohje të reja është paralizuar, pasi mungon një trup i qartë politik që të koordinojë përfaqësimin diplomatik. Si pasojë, vende të rëndësishme si Spanja, Sllovakia dhe Greqia kanë forcuar qëndrimet e tyre kundër njohjes, në mungesë të një trysnie të qëndrueshme nga pala kosovare.

III. Sovraniteti: Fjalë boshe pa institucione funksionale?

Sovraniteti nuk është vetëm një nocion juridik; është aftësia për të marrë vendime të pavarura, për të ndërtuar politika publike dhe për të përfaqësuar interesat shtetërore në arenën ndërkombëtare. Nëse Kuvendi nuk arrin të krijojë qeveri, shteti ekziston vetëm në letër, ndërsa në praktikë, funksionet thelbësore të tij delegohen te aktorë të jashtëm.

Çdo ditë pa qeveri është një ditë e humbur për Kosovën – një ditë ku kontrolli mbi të ardhmen e vendit transferohet nga Prishtina në Bruksel, apo ndonjë tryezë tjetër ndërkombëtare, ku Kosova shfaqet si e papërgatitur dhe e pafuqishme për të mbrojtur interesin e saj shtetëror.

IV. Zgjedhje ose përgjegjësi – Kosova nuk mund të presë më

Situata aktuale është e papranueshme për një vend që synon të jetë i pavarur, demokratik dhe funksional. Nëse partitë politike nuk arrijnë të formojnë një qeveri legjitime, atëherë vendi duhet të shkojë menjëherë në zgjedhje të reja. Por nëse askush nuk mban përgjegjësi dhe të gjithë presin që “të tjerët” ta zgjidhin krizën, atëherë është e qartë se Kosova po vetëpërjashtohet nga procesi i vendimmarrjes për të ardhmen e saj.

Shteti nuk ndërtohet me sloganë patriotikë, por me institucione të afta dhe përfaqësim të përgjegjshëm. Në mungesë të tyre, fati i Kosovës do të përcaktohet nga të tjerët – dhe historia e vendeve të vogla në Ballkan na mëson se këto vendime rrallëherë janë në favorin tonë.

Filed Under: Komente

NGA JUNIKU I DJESHËM TEK STRATEGJITË E BASHKËPUNIMIT NË SHEKULLIN XXI

May 21, 2025 by s p

Kuvendi i Junikut mbetet jo vetëm një pikë referimi historike, por një model për bashkimin e vizioneve në funksion të një projekti të madh kombëtar. Shekulli XXI kërkon një rilindje të re të mendimit dhe veprimit strategjik shqiptar. Është koha për të ndërtuar një epokë të re të bashkimit, përparimit dhe vetëdijes kombëtare – në frymën e Junikut, por me mjetet dhe sfidat e së sotmes.

Nga Prof.dr Skender Asani

Në historinë e kombeve, momentet kur ndërgjegjja kolektive ngrihet mbi ndasitë e përditshme dhe projekton një të ardhme të përbashkët, mbeten gurë kilometrikë të rrugëtimit kombëtar. Një nga këto momente për shqiptarët ishte padyshim Kuvendi i Junikut, i mbajtur më 21–25 maj 1912, që përfaqësonte një akt të thellë vetëdijeje politike dhe kombëtare në prag të shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Në atë moment kritik të historisë, kur harta e rajonit po ridizajnohej dhe popujt përreth artikulonin projektet e tyre shtetformuese, shqiptarët përmes Kuvendit të Junikut shfaqën me qartësi synimet e tyre politike: mëvetësinë, vetëvendosjen dhe ruajtjen e integritetit të hapësirës shqiptare. Të udhëhequr nga figura si Hasan Prishtina, delegatët e atij kuvendi ndërtuan një arkitekturë politike me vizion afatgjatë, për të shmangur fragmentimin dhe për të garantuar përfshirjen e të gjitha trojeve shqiptare në projektin e përbashkët kombëtar.

Sot, pas më shumë se një shekulli, ndodhemi para një faze tjetër të rëndësishme historike: përmbylljes së disa proceseve të mëdha politike dhe përcaktimit euroatlantik të hapësirës shqiptare. Në një botë ku konstelacionet gjeopolitike po ndryshojnë me shpejtësi, shqiptarët, për t’u përballur me sfidat e reja, kanë nevojë për të njëjtin mobilizim që karakterizoi Junikun e vitit 1912.

Zgjidhja përfundimtare për çështjen e Kosovës kërkon një qasje të mençur dhe gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton ndërtimin e një lidhjeje institucionale të fuqishme me Shqipërinë, si një formë funksionale e afrimit të mëtejshëm kombëtar, por edhe pranimin e kërkesave të miqve perëndimorë për të përmbyllur njohjen e plotë të shtetësisë së saj. Këto janë hapa strategjikë në drejtim të konsolidimit të pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe të rumbullakimit të pavarësisë së saj.

Njëkohësisht, është e domosdoshme që me urtësi politike të rumbullaksohet edhe procesi i shtetformësisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet rritjes së barazisë institucionale, afirmimit të përfaqësimit të drejtë dhe ndërtimit të partneritetit real me faktorin shtetëror. Ky proces duhet të udhëhiqet nga një mendësi moderne politike dhe nga një narrativ i ri që tejkalon provincializmat dhe ndarjet artificiale.

Në këtë kuadër, nuk mund të lihet pa u theksuar pozita strategjike që ka Shqipëria në rajon. Duke ecur me hapa të fuqishëm drejt integrimit evropian, ajo po shndërrohet në një faktor politik dhe ekonomik të rëndësishëm, si dhe në një shtyllë kyçe të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ky zhvillim e rrit rolin e Shqipërisë si urë lidhëse dhe si mbështetje e fuqishme për çështjet shqiptare në të gjitha hapësirat.

Një dimension i rëndësishëm i këtij mobilizimi është edhe mërgata shqiptare në botë. Kontributi i saj ndër shekuj ka qenë thelbësor për mbijetesën dhe afirmimin e shqiptarëve në Ballkan. Sot, në rrethana të reja, ajo duhet të jetë më e organizuar dhe më e angazhuar për vendlindjen – përmes investimeve ekonomike, mbështetjes së zhvillimit institucional dhe lobimit aktiv në mbrojtje të interesave kombëtare në qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes. Mërgata mund të shërbejë si një urë e fuqishme mes atdheut dhe botës perëndimore, duke ndihmuar në avancimin e qëllimeve të përbashkëta.

Kuvendi i Junikut nuk ishte një akt i izoluar. Ai ishte produkt i ndërgjegjësimit kombëtar dhe i ndjeshmërisë historike që kuptoi nevojën për unitet. Edhe sot, përballë sfidave të globalizimit, të fragmentimit të brendshëm politik dhe të përplasjes së interesave gjeopolitike, modeli i Junikut mbetet një udhërrëfyes për bashkërendimin e vizioneve dhe për ndërtimin e një platforme të përbashkët kombëtare.

Kuvendi i Junikut mbetet jo vetëm një pikë referimi historike, por një model për bashkimin e vizioneve në funksion të një projekti të madh kombëtar. Shekulli XXI kërkon një rilindje të re të mendimit dhe veprimit strategjik shqiptar, ku bashkëpunimi institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, afirmimi i barazisë në Maqedoninë e Veriut, integrimi i përshpejtuar i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe roli i fuqizuar i mërgatës shqiptare përbëjnë shtyllat e qëndrueshme të së ardhmes sonë. Vetëm përmes një mobilizimi të tillë gjithëkombëtar, me një mendësi të qartë euroatlantike dhe me një diplomaci të mençur, shqiptarët mund të sigurojnë vendin që u takon në hartën e re të rendit botëror dhe të kontribuojnë në paqen dhe zhvillimin afatgjatë të rajonit. Kjo është koha për të ndërtuar një epokë të re të bashkimit, përparimit dhe vetëdijes kombëtare – në frymën e Junikut, por me mjetet dhe sfidat e së sotmes.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT