• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2025

Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…

May 14, 2025 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Shtegtimi i vargut dhe filozofisë naimiane në letërsinë shqipe mund të ndihet fuqishëm në poezinë e Lasgush Poradecit “Poradeci” dhe “Tomorri” të Vehxhi Buharajës, ku pasioni për natyrën shenjtëron peizazhin dhe të bukurën. Në pamje të parë, ky adhurim mund të lexohet si një ndjenjë romantike ndaj ambientit, por në thelb ai buron nga një frymëzim më i thellë filozofik dhe atdhetar, që e kthen natyrën në një pasqyrë të qenies kombëtare. Nga ky ndjenjë estetike e lidhjes me natyrën, rrjedh një patriotizëm i brendshëm dhe i natyrshëm, që nuk predikon me slogane, por që rrezaton nga përjetimi intim dhe spiritual i vendit.

Patriotizmi poetik i Lasgushit dhe Buharajës nuk është i zhurmshëm, por i përshkruar me një ton të përmbajtur, meditativ dhe shpirtëror. Lumi Drin te “Poradeci” dhe Mali i Tomorrit te “Tomorri” nuk janë thjesht elemente gjeografike, por bëhen simbole të atdheut të përjetshëm, që jeton në kujtesën, frymën dhe mitologjinë e shqiptarëve. Ato janë pikat e përbashkëta të identitetit tonë, qendra energjie shpirtërore përmes së cilave ndjenjat nacionaliste marrin formë poetike dhe të shenjtë. Në vargjet e tyre, natyra nuk është vetëm sfond, por një entitet i gjallë, që bashkëjeton me njeriun dhe e ngjiz identitetin e tij; një natyrë që përmes shpendëve, maleve, ujërave dhe heshtjes, i jep një ton mistik, panteist dhe metafizik frymëzimit lirik kombëtar.

Poradeci

=======

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…”

Lasgush Poradeci

PËRPARA TOMORIT

=============

Bukuri këputur qiejsh mbi Tomorin sonte bie,

Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashterie,

Si shkëndi, si rreze dielli po afrohet valë – valë,

Ndënëqesh me mall të nxehur pastaj hapet me ngadalë

Edhe zbret si yll i ndezur ku shkon jeta në mjerime:

Gjer në fund të natës sime…

Dhe kjo dritë dhe kjo flakë, që po ndez një qiell floriri,

Që po qesh nga maj’ e malit si një diell ndaj të gdhirë,

Gaz’ i lar’ me drit’ thëngjilli që pikoi vetvetiu

është gaz’ i Afërditës që së lartësh vetëtiu

Nga dy buz’ si trëndafili edhe ranë ëmbëlsime;

Gjer në fund të natës sime…

Zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!

Shpuz’ e mallit po valvitet, trete helmin, ligjëro

Thuaja si ia thot’ bariu kur dëgjon zën’ e gugashit,

Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,

Qesh si qesh një shtize hëne përmbi faqen e dëbores,

Ndrin si ndrin një fije ari mu në buzën e kurorës

Dhe këndo posi bilbili me aq mall e drithërimë:

Gjer në fund të ditës sime…

Dhe pasi të këçë marrë frym’ e shpirt nga bukuria

Dhe pasi te keçë parë ca shkëndi nga dashuria,

Fute kokën ndënë krahë dhe dëgjo, o pëndëshkruar,

Sesi nga Osum’ i jetes buçet këng’ e amëshuar,

Si buçet nga goj’ e Zotit Fjal’ e urtë mençurie,

Si buçet nga buz’ e Muzës fjal’ e ëmbel bukurie,

Si buçet nga gjit’ e vashës fjal’ e zjarrtë dashurie…

Del nga fund’ i fshehtësisë sipër valëve të lumit

Dhe përhapet anembanë sa na zgjon nga nat’ gjumit,

Pastaj ngjitet lart’ lartë ku ndez jeta në shkëlqime:

Gjer në front të ditës sime…

Vexhi Buharaja

Filed Under: Kulture

Në vendin ku të gjithë i dinë të gjitha…

May 14, 2025 by s p

Lazer Stani/

Unë jam rritur në një shoqëri aksiomatike, ku të gjitha të vërtetat ishin thënë njëherë e përgjithmonë dhe ty s’të mbetej tjetër, veçse t’i mësoje kokëulur ato të vërteta dhe të bëheshe skllav i tyre. Kryet nuk e kishim për të menduar, por thjeshtë për të nxënë. Këtë e ka thënë Marksi. Është e vërtetë aksiomatike, nuk diskutohet. Këtë e ka thënë Enveri, e vërtetë aksiomatike edhe kjo, nuk diskutohet. Këtë e thotë partia. Kështu është dhe s’ka më as diskutime, as dyshime.

Në adoleshencën time të gjitha rrugët më dukeshin të njohura deri në gurin e fundit kilometrik. A ia vlen të bësh një rrugë që ia di fundin, që e njeh në çdo metër të saj sikur e ke shkelur qindra e qindra herë? Kjo ta heq dëshirën për të udhëtuar edhe me imagjinatë, edhe me trup. Mua nuk më joshnin këto rrugë, përkundrazi, më trishtonin. I shtyrë prej një instinkti të lindur ndoshta, joshesha vetëm nga rrugë të pashkelura më parë, nga rrugë të panjohura. Vetëm duke shkelur nëpër rrugë të tilla, mund t’i provoje të gjitha: ankthin, pasigurinë, frikën, befasinë, çudinë, ndjenjën e të mrekulluarit. Në shkollë isha nxënës i bezdisshëm për mësuesit, ngaqë bëja shumë pyetje, pyetje të cilave mësuesit nuk u përgjigjeshin kurrë, por vetëm ma prisnin shkurt: “Mëso këto që të themi ne!”

Për fat të keq ende kështu më duket shoqëria shqiptare; e ngopur me përgjigje të gatshme dhe e paaftë të bëjë pyetje. Të gjithë duket sikur i zotërojnë të gjitha përgjigjet për gjithçka. Nga kafja më e rrënuar e fshatit në provincën e largët e deri në studiot e televizioneve të kryeqytetit, mbytesh me përgjigje të gatshme, po nuk ndalesh kurrë i hutuar nga një pyetje pa përgjigje.

Filed Under: ESSE

Thank you to Baba Eliton Pashaj…

May 14, 2025 by s p

Dr. Gazmend Kapllani/

As director of DePaul Hidai “Eddie” Bregu Albanian Studies Program, it was a great pleasure to host yesterday the spiritual leader of the first Albanian Bektashi Tekke in the U.S., Baba Eliton Pashaj.

The Albanian Bektashi Tekke was founded in 1954 in Taylor, Michigan, with the support of Albanian-American Bektashis, Sunnis, Catholics, and Albanian Orthodox Christians, by Baba Rexheb, a prominent Albanian-American Sufi Master. The Tekke kept Albanian Bektashism literally alive after the destruction of religion in Albania during communist rule.

Prompted by Baba Eliton’s monograph about Baba Hysen Melçani – a renowned Bektashi Baba who led one of the five oldest Tekkes in the country in Melçan, in the region of Korçë in southern Albania, during the tumultuous years of the Albanian independence movement and the Balkan wars – I had the honor to discuss with Baba Eliton Pashaj about the past and present of Bektashism in Albania and diaspora with a special focus on the connection of the Bektashi order to Albanian modern national history and narratives.

Naim Frasheri, considered the Albanian national poet, in his famous “Bektashi Booklet,” describes Albanian Bektashis as “brothers and one in the soul not only with other Bektashi but with all mankind. They love other Muslims and Christians as they do their own souls, and they strive for good relations with all mankind. Yet above all, they love their country and their countrymen.

This is the finest of all virtues.

The Bektashi love mankind, they help the poor, they show pity and compassion in their hearts, and they are of good spirit, because this is the path. If it were not like this, it would not be the path”.

The attentive audience and our DePaul Albanian Studies students had the opportunity to ask Baba Eliton Pashaj questions, triggering creative discussions about the relationship between religion and contemporary Albanian identity in Albania and the diaspora. The after-event discussions continued during Baba Eliton’s book signing.

I was honored to receive by the hands of Baba Eliton an honorary plaque crafted in wood for distinguished personalities and friends of the Tekke. Our namesake and donor, Hidai “Eddie” Bregu, was very close to the Albanian Tekke and Baba Rexheb personally, and I dedicate the honor received to him.

The meeting ended with an Ashura (Noah Pudding) offering, a special ritual among Bektashis, generously courtesy of Baba Eliton and A Thousand Tales restaurants in Chicago.

Thank you to Baba Eliton Pashaj for honoring us with his visit and to everyone who attended the event.

See you soon at our other events.

Please follow us on social media (Facebook and Instagram) to stay tuned and receive updates about our events and classes.

To know more about DePaul Albanian and Southeastern European Studies, please visit:

https://catalog.depaul.edu/…/albanian-and-southeastern…

Filed Under: Komunitet

PËR FEHMI AGANIN…

May 14, 2025 by s p

Mehmet Kraja/

Fehmi Aganin e kisha profesor të sociologjisë në vitin shkollor 1971/72. Amfiteatri i Pedagogjisë atëbotë mbushej plot studentë, qoftë sepse sociologjia ishte lëndë e vitit të parë për të gjithë studentët e degëve filologjike, qoftë edhe për faktin se ligjërimi i Fehmi Aganit, duke qenë permbajtësor, i qetë dhe i prajshëm, ishte, si të thuash, një derë jo aq e frikshme për të hyrë në botën e mistershme të dijes. Shumë vjet më vonë, u takuam dhe u njohëm më nga afër, në fund të viteve ’80.

Ne, që ishim më të rinj, ishim entuziastë dhe idealistë. Ai ishte racional dhe më i përmbajtur. Së bashku themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nuk them se u pajtuam për çdo gjë. Kishim mospajtime dhe ndonjëherë pikëpamje krejt të ndryshme. Por unë atëherë e kuptova se vokacion themelor i Fehmi Aganit nuk ishte sociologjia, por mendimi politik. Ai e lëvronte atë fushë me shumë gjeturi dhe fleksibilitet.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike mori përmasat e një gjiganti që nuk sundohej dot as nga themeluesit e saj. Kur filloi të improvizonte pushtetin, LDK u bë hapësirë e ngushtë, frymëxënëse dhe frymëmbytëse për lirinë e mendimit. Me gjithë mospajtimet që konceptualist na largonin, e çmova dhe e nderova Fehmi Aganin në heshtje, pa dijeninë e të tjerëve, për një arsye krejt të veçantë dhe të çuditshme: sepse de fakto, ndonëse nuk u tha asnjëherë zëshëm: Fehmi Aganin e përjashtuan dy herë nga kjo parti!

Kjo më bënte aleat me të, në punë të mendimit të lirë.

(Fjalë rasti në çeljen e ekspozitë në Akademi)

Filed Under: Analiza

KUR VDEKJA I JEP JETES DRITE …

May 14, 2025 by s p

(Mes  kujtimesh  të  një  ditari)

DR. EDUARD A. SKUFI – ATHINE

A ka gjë më të bukur kur arsyeja njerëzore i nënshtron  emocionet e dhimbjes dhe të trishtimit dhe lind dedikimin njerëzor  në  shkallën e  humanizmit suprem dhe të pa besueshëm. Kur  duhet  të  nënshtrosh  instiktet, nënkoshiencën  për të ndërmarr një  akt,  duke mohuar  në  një  shkallë  vetveten,  deri  në   një  vetsakrifikim   heroik  të  vetëdijshëm. 

Sado vite të kalojnë madhështia dhe magjepja  e  atij vendimi  do të  mbetet e amalguar mes shpirtit  dhe  zemrës time, një dramë  që  tranformohet  në një  lirikë  sugjestionuese që  lind vec  admirim. Sepse bukuria  dhe atraksioni i  jetës  fshihet  në  zakonshmërinë  e  saj, ku  flet  sonata  spirituale. Dhe mendimi piketon në referimin esencial të filozofit modern englez, nobelistit B.Russell:” Jeta me vlera  është ajo  që inspirohet nga  dashuria  dhe  udhëhiqet  nga  dijet “!

…Pranvera e vitit ’91 i ofroi doktorit të  shquar athinas oftalmolog, Arit një  surprizë  të  dhimbshme. Fëmijët morën biçikletat dhe bashkë me të jatin shëtisnin mes një lëndine. Vajza e tij e vetme rreth 6 vjeç, çapkënja  Zoi  mblidhte  mimoza  bashkë me   lule  fushe, thurte verore  dhe ua dhuronte  vëllezërve, mes tingujve  të  këngës  së  pranverës. Me mbarimin e asaj shëtitjeje të  këndshme u kthyen në vorbullën e zhurmshme  të  qytetit. Kur nga tjetër e bulevardit u shfaq  kiosku  mes ngjyrash  dhe lodrash, fëmijët kërkuan akullore, që ishin dhe të parat e stinës. Ari u dha paret dhe i këshilloi të jenë të kujdesshëm nga trafiku. Por Zoinë e rrëmbeu dëshira dhe vrapoi e  vetme drejt kioskut. Mori akulloren  dhe filloi  ta  shijoj me ëndje, duke mos kontrolluar në kthim rrugën  automobilistike. Një  klithmë “ mos!!”, thyeu  zhurmën  dhe në atë cast një makinë me shpejtësi  e  rrëmbeu  dhe e  përplasi  në  tokë. Ari fillimisht ngriu,  mandej  mblodhi  veten  dhe  shpejt  vrapoi  drejt  vajzës. Vajza e shtrirë, e kapitur në gjumin traumatik, rreth kokës i rridhnin rrëke gjaku, që vijëzonin në fytyrën ëngjëllore të zbehtë të saj, me sytë e kaltërtë pak të hapur. Por ruante  refleksin  pupilar dhe  ritmikën e pulsit. Lulet e mimozës ishin shpërndarë si kurorë, ndërsa akullorja  tashmë me gjak ngjyrosur ishte kthyer në  imazhin e një  lulekuqe  të  këputur,  mbetur  e  vetmuar. Ato çaste të lumtura një moment  i hidhur i  ktheu  në  tragjedi. Me autoambulancën e  urgjencës e  transferuan  në  spital. Ju nënshtrua terapisë intensive në reanimacion, por pa rezultat. Mbas pak ditësh Ari pasi bisedoi me mjekët,  tërhoqi gruan nga dora  dhe në një drithmë të zërit i tha : “Shkojmë tek vajza “. Ajo nuk nxorri fjalë por  shikimi thoshte  “pse”? “ Ta takojmë për herë të fundit”. Po si ta duronte  atë zemra e një nëne. U bënë një  mbi  trupin e vajzës, e mbytën me lot e dhimbje dhe u larguan. Ishte moment trishtimi që të afron por dhe të sposton,  kur dallgët e mendimit dhe dilema  të  plasarit  zemrën  dhe  shpirtin , sado   i  fortë  qofsh! 

Konfirmimi i vdekjes encefalike të vogëlushes i lindi mendimin sa madhështor aq dhe të pabesueshëm, duke e mposhtur sentimentin prindëror. Nuk donte të varroste zemrën e vajzës, donte  që  vdekja  e  saj  të  jepte  jetë… kështu  vendosi  ti fali organet vitale të saj, si donator për transplantim. Papritmas u kthye  nga  shefi  i reanimacionit   dhe  në  një  finale  shpërtheu.

  ” Largojeni vajzën nga aparatet e suportit. Ajo do të mbetet në jetë qoftë dhe me metasarkosin në trupa të tjerë , duke i dhënë dritë  jetës së tyre”…Ajo ishte si një finale Bethoviane që shkaktoi sizmikë në shpirtërat  e të gjithëve dhe  një  heshtje  respekti. Ari e ktheu dhimbjen në një ndjenjë humanitare sublime, hyjnore, në dedikim  për të  pamundurit. Ishte fytyra e mrekullisë të  mjekësisë  moderne  dhe  heronjëve të rinj, të  saj. Pasi  ndoqi  me korrektësi anën legale dhe etikën  deontologjike mjekësore,  mposhti  egon dhe filloi  procedurën. Sfida e jetës i copëtoi shpirtin, por ai  me vetmohim i bashkoi ato copëza       me dhimbje   në  një   mozaik  dedikimi…“Kur madhështia e  njeriut  qëndron tek  vendimi i tij, për  të qenë më i  fortë  se  gjendja në  të  cilën  ndodhet”, sic referon me  elegancë nobelisti  aq i  shquar  francez  Albert  Camus.                     

Kështu në një  “marathon” humanizmi  e  motivimi,  mbase  atipike, Zoija  si   engjëll virtual  e  shtriu shpirtin e saj në pesë vëllezërit e rinj spiritualë, në Paris tek Zhani dhuroi mëlcinë, në Gjenevë tek Ana Maria dhuroi veshkat, në Londër tek Wiliami mushkëritë, zemrën tek Aisheja në Konstandinopol, ndërsa kornenë e dhuroi në Tiranë tek Fatmira nga Tepelena. Por surprizën dhe sfidën më të bukur Dr.Arit ja bëri i ati i Fatmirës në një telefonatë: “ Doktor i nderuar, i tha . Na bëtë dhuratën më të çmuar për vajzën time me distrofi korneale dhe  pamje të ulët, duke na dhuruar transplantin nga syri i vajzës tuaj. Ju lutem, çojeni misionin tuaj fisnik deri në fund, jepini  dritën  vajzës time me  duartë  dhe  zemrën tuaj. Dhe ashtu  ndodhi me ekipin e tij, në të cilin me kënaqësi kontribuova dhe unë, në një  klinikë  private  në  Athinë, u relizua operacioni  me sukses. Kështu Fatmira ose “Ali Pashina” sic e quajti Dr.Ari, e suportoi  transplantin me mikpritje  dhe  drita  e Zoisë shkëlqeu  në  sytë  e  saj.  Ishte moment  tepër emocionant dhe mbresëlënës, kur Ari  po vendoste  transplantin  e vajzës së tij në syrin e Fatmirës. Mbretëronte  një  qetësi  e  cuditëshme, një moment hyjnor mbase heroik, kur shkalla e humanizmit suprem  nënshtron dhimbjen  e shpirtit. Kështu mungesa e Zoisë u  kthye në  kufijtë e  një relativiteti, pasi ajo mbeti  prezente  në jetë , duke  ndricuar  ato  shpirtëra  të   vuajtura. Gjithashtu  ajo  u konvertua në  skulpturë   që  zbukuron  gliptotekën   e  humanizmit!         Në përfundim të operacionit doktori hoqi maskën, ktheu kokën mënjanë, fshiu sytë  e  përlotur dhe  puthi  në ballë  Fatmirën. Gazetat e atyre ditëve e publikuan si sensacion, por ai refuzoi intervistat. Referimi i Dr.Martin Luther King Jr. hedh dritë mbi të :”Njeriu vdes kur refuzon të mbajë  qëndrim  për atë  që  është  e  drejtë   dhe  e  vërtetë”… 

Mbas  gjashtë muajsh në klinikë  si  me porosi u gjendën Fatmira  dhe  Aisheja si dy motra. U bashkua  drita e fituar e syve dhe  zemra e Zoisë, në një takim  shpirtrash. Pak ditë më parë tre të tjerët, kishin njoftuar për pajtushmëri të plotë të transplantit me rivendosjen   e  funksioneve  vitale. Sa lumturi… 

Kështu Dr.Ari ofroi një standart të etikës njerëzore në përmasa të pazakonta. Ai ndryshoi mentalitetin e kohës por dhe hapi shtigje të reja të humanizmit dhe vlerave të transplantacionit,     (i inspiruar  nga mjekësia  antike helene dhe si përkrahës i Dr.Ch.Bernard, aplikuesit të transplantit të  parë në Cape Town). Si çështje që kërkon një shqyrtim të veçantë etik, duke u bazuar tek altruizmi dhe utilitarizmi dhe që simbolizonte shpresën dhe jetën.Madje ai vuri një raport logjik midis impaktit shkencor dhe atij spiritual, kur zakonisht  kjo  e  fundit  mbetet  në inferioritet. Por “ madhështia e humanizmit  nuk është në qënien njerëzore por në të qënit njerëzor “,  citon eticisti i shquar  M.Gandi. Ajo  ndodhi shpërtheu, si “March”-i tronditës i Schubertit në kulminacion dhe  në finale u transformua në “Serenadë”-n e tij, në një  sens  humanitar  magjepës, veç  për  më   tepër  unikal.  Pra, Jeta …si  iluzion në vegim, ku lumturia matet me çaste, ku pasuria dhe  lavdia  kalojnë  transit, ku vecse ikona e njeriut  mbetet, por  ku  dhe  vdekja  mund  ti  japi  dritë  jetës, dhe jo vetëm…Një ditë të bukur pranvere mbas tre vjetësh, Fatmira ofroi një surprizë të bukur. Po ngjiste shkallët e mermerta të klinikës duke mbajtur nga dora vogëlushen e saj, ndërsa doktori po dilte. “Doktor tha, të solla Zoinë”. Ai për momentin shtangu, mandej vogëlushja ju hodh në qafë. Doktori mes emocionesh e puthi vajzën, dhe nga zëri tij i dridhur u dëgjuan fjalët “Shpirt i vogël, më solle gëzimin”. Kështu u bënë një  dhe  mes hares u larguan.   

…Kaluan  rreth  katër  dekada dhe kjo ngjarje ruan aktualitet  dhe  vlera  të  një humanizmi të  vecantë, që kolegu e ktheu në postulat virtyti, kur drama u konvertua  në një  lirikë  admiruese, që  kontribuoi në perceptimin dhe pranimin e  konceptit  të  rinovuar  të  transplantacionit. 

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT