• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2025

Grupi artistik “Fluturimi i Shqipes”, trashëgimi kulturore shqiptare në Ontario të Kanadasë

May 30, 2025 by s p

Sokol Paja/

Grupi artistik “Fluturimi i Shqipes” në Toronto nën drejtimin e koreografes Denajda Dhrimaj përbën një krenari dhe arritje komunitare e kulturore në mërgatën shqiptare të Kanadasë në përpjekje për të ruajtur kulturën dhe trashëgiminë identitare shqiptare në diasporë. Trashëgimia kombëtare merr vlerë jo vetëm kur ruhet por sidomos kur transmetohet te brezat e rinj. Përpjekjet e emigracionit shqiptar për gjuhë shqipe, traditë e kulturë kombëtare janë të shenjta dhe meritojnë nderim e vlerësim prej shtetit dhe komunitetit. Argëtimi e muzika është një ndër faktorët kryesorë që bashkon, promovon dhe gëzon shqiptarët e diasporës. Nën drejtimin e koreografes Denajda Dhrimaj performancat dhe talenti i fëmijëve të grupit artistik “Fluturimi i Shqipes”, tashmë ka krijuar një traditë të çmuar artistike dhe vazhdimësi kulturore.

Koreografja Denajda Dhrimaj shprehet për gazetën “Dielli” të Vatrës se grupi artistik “Fluturimi i Shqipes” është themeluar në vitin tetor 2010 nga dëshira patriotike për të pasur një grup folklorik në Toronto që të merrte pjesë në festat e komunitetit, ngjarjet artistike e kulturore me qëllim për të ruajtur e trashëguar vlerat e vallet tona tradicionale kombëtare. Pjesëmarrja e fëmijëve në grupin artistik, tregon artistja Denajda Dhrimaj, ka qenë nga moshat e vogla deri në studentë universitarë të cilat kanë mësuar vallet e bukura shqiptare të krahinave të ndryshme të shtetit e kombit tonë. Momentalisht janë nxënës nga grup-moshat 6 – 22 vjeç dhe mësimi zhvillohet një herë në javë në Oakville të Ontarios.

Ky grup artistik ka qenë një mundësi, një krenari e frymëzim për shumë të rinj shqiptarë në mërgatën e Kanadasë që kanë dëshirë, pasion dhe dashuri për traditën shqiptare, muzikën e vallen e bukur kombëtare. Koreografja Denajda Dhrimaj shprehet se si grup kemi marrë pjesë në festat e komunitetit shqiptar duke përformuar në Toronto, Oakville, Hamilton si dhe nëpër aktivitete të fëmijëve me komunitete të ndryshme. Ideja e veprimtarisë artistike dhe komunitare është që të kemi një group ku fëmijët jo vetëm të mësojnë vallet shqiptare por edhe të argëtohen e të forcohen si një komunitet shqiptar i bashkuar. Kush më mirë se arti e kultura i bashkon njerëzit, shpjegon koreografja Denajda Dhrimaj e cila tregon se mundohemi të informojmë komunitetin që të sjellin fëmijët për të ruajtur e vazhduar trashëgiminë tonë të shkëlqyer artistike. Puna kulturore e artistike e grupit të valleve e ka rritur ndjenjën e patriotizmit te fëmijët, kënaqësinë dhe lumturinë e tyre dhe të prindërve teksa është një ndjesi e veçantë kur sheh fëmijët tek mësojnë kulturën tonë, aq më tepër kur këta fëmijë lindin e rriten larg atdheut.

Koreografja Denajda Dhrimaj ka mbaruar shkollen “Jordan Misja” për balerinë klasike dhe deri në vitin 1999, ka qenë soliste e Operas dhe Baletit në Tiranë. Ka vazhduar dhe shkollen e lartë për koreografe por e ndërpreu me ardhjen në Kanada. Kur ishte ne Shqipëri, ka marrë pjesë në shumë festivale folklorike me grupin e valleve të Ansamblit Shtetit ku përfaqësonin Shqipërinë. Në vitin 1999 ka ardhur në Kanada si kërcimtare dhe jeton e vepron që nga ajo kohë. Ka qenë aktive për vite me radhë duke kontribuar në ngjarjet kulturore të komunitetit ndërsa talentin, pasionin dhe energjinë po ua transmeton brezave të rinj. Në vitin 2011 ka qenë koreografja e spektaklit “Mis Albania” që u mbajt në Oakville, Ontario. Nga viti 2017 deri 2024 ka qenë mesuesja/koreografe e grupit të valleve të Komunitetit Katolik në Toronto ku falënderon Don Giovani & Don Ambrozi që e krijuan grupin valleve të Kishës dhe i dhanë mundësinë të ishte mësuesja e grupit. Kontributi i koreografes Denajda Dhrimaj për komunitetin shqiptar dhe kulturën shqiptare është një garanci për vazhdimësinë dhe ruajtjen e traditës kombëtare në mërgatën e Kanadasë.

Filed Under: Politike

EKREM BARDHA, NJË MISIONAR I VLERAVE DHE SHPRESAVE KOMBËTARE!

May 30, 2025 by s p

GridArt_20250530_092255502.jpg

Baba Eliton Pashaj /

Në historinë e Shqipërisë të pas vitit 1944, do të mbeten gjatë në memorie pikërisht ato përndjekje obskurantiste, fizike, psikike dhe shpirtërore që regjimi “fitimtar” ndërmori në shkallë të gjerë ndaj kundërshtarëve të vet politikë. Siç është dëshmuar tanimë. Kjo përndjekje nuk ishte as e rastësishme dhe as e përkohshme. Përkundrazi, duke studiuar me imtësi, e organizuar me “logjikën” më të ftohtë, sipas modeleve staliniste, në substancë të së cilës ishte lufta e klasave, e thënë ndryshe: fitimtarë dhe të mundur! Kjo luftë do të shtrihej e pamëshirshme në ato familje që nuk u rreshtuan përkrah nacionalçlirimtarëve në vitet 1943 – 1944, duke mos kursyer as pleq, as gra, as fëmijë të pafajshëm.

Ekrem Bardha, i përket pikërisht këtyre familjeve nacionaliste kolonjarëve, të cilat përgjatë shekujve dhe në mënyrë të veçantë në kohën e lëvizjeve autonomiste, dhanë gjithçka që kishin në realizimin e aspiratës së shqiptarëve për lirinë e bekuar. Burrat e mençur të këtyre familjeve, duke dashur të ruanin traditat më të vyera të kombit të tyre, sidomos në vitet e Luftës së Dytë Botërore, nuk u pajtuan në asnjë mënyrë me ideologjitë e kohës, ngado që ato vinin, qofshin fashiste, qofshin komuniste. 

Në mënyrë intuitave ata kishin mundur të kuptonin se liria e vërtetë nuk ka asgjë të përbashkët me ideologjitë dhe aq më shumë me veglat e verbëra të tyre. Kështu në vitet 1945 – 1946 dhe më pas, familja Bardha u gjend tragjikisht në radhët e gjata të familjeve që regjimi kish nisur të persekutonte, për shkaqe nga më absurdet. Në librin e parë me kujtime të tij, ne jemi njohur me këtë kalvar të gjatë e të dhimbsur, ndërkohë edhe me krijimin e një modeli që këto familje të persekutuara, po ndërtonin në ato vite. Edhe pse provuan internimet, përbuzjen politike dhe njerëzore, burgjet e egra dhe torturat, pjesëtarët e këtyre familjeve, çuditërisht askurrë nuk fajësuan atdheun, fshatin, krahinën, përkundrazi, me mall e drithërime, ata i lanë këto troje për vetë egzistencën njerëzore.

Unë mendoj se sikundër bashkëkombësit e tjerë, të detyruar të mërgojnë prej regjimit komunist në Shqipëri, Ekrem Bardha, bën pjesë në atë plejadë burrash, që muarën mbi supe misionin e madh, atë të rrëfimit të gjithë të këqijave që i bëheshin kombit tonë, përpara kombeve të ndritur dhe të qytetëruar nga dimensioni i lirisë. Dhe jo vetëm të thonin të vërtetën lakuriq për dramën Shqiptare, por njëherazi të mbanin të pafikur ëndrrën e lirisë për shqiptarët e robëruar. Në këtë kuptim, misioni i Ekrem Bardhës si edhe dhjetëra burrave të tjerë nga Shqipëria, Çamëria, Kosova, Maqedonia Veriore apo Mali i Zi, të cilët erdhën në SHBA dhe luftuan me çdo sakrificë për lirinë kombëtare, është sublim dhe i merituar të jetojë gjatë në memorien tonë kombëtare.

Sigurisht atdhetarët shqiptarë të ardhur këtu në vitet 50-të të shekullit të kaluar, nuk ecën në shtigje të pashkelura. Ata vijuan me patos e shpirt kombëtarë, në ato shtigje drite që patën çelur burra të tillë si: Faik Konica, Fan Noli, Vasil Tromara, Mid’hat Frashëri, Qerim Panariti, Mihal Grameno, Petro Nini Luarasi, Baba Rexhebi, Imam Vehbi Ismaili e dhjetëra patriot të tjerë, zemra e të cilëve rrahu deri në çastin e fundit për mëmëdheun e tyre. Merita e këtij brezi, ishte se dijti të respektojë deri në fund mundin dhe sakrificat e paraardhësve të tyre dhe të eci gjithmonë përpara, duke mbajtur si busull të pagabueshme interesat e një Shqipërie të lirë dhe demokratike.

Nëse lexon me vëmendje kujtimet e z.Ekrem Bardha në të dy librat e tij, e para bindje që vetëdijësohet është pikërisht ndjesia kombëtare, ajo frymë e mrekullueshme që shqiptarët kanë ushqyer dhe përcjellë për fatin e çdo treve të tyre, pavarësisht dimensionit gjeografik apo politik. Por me rastin e librit që po përurojmë sot: “E vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora” sigurisht që ndërgjegjja kombëtare e tij, priret nga ato troje ku plagët kanë qenë kurdoherë më të mëdha, për shkak edhe të ngjarjeve historike. Është e mrekullueshme të shohësh se si personazhe të Kolonjës së largët, fshati Radanj, burra të shquar nga familja Butka, por edhe nëna, babai, vëllezër të Ekremit, lidhen përmes imazheve tejet njerëzore me tragjedinë e vëllezërve në Kosovë. Dhe kjo frymë nuk është gjë tjetër veçse: Shqiptarizëm i përcjellë nga brezi në brez. Së fundmi, ajo që unë personalisht nuk mund të lija sot në heshtje, është edhe kontributi që z.Ekrem Bardha, me personalitetin e veçantë të tij, i ka dhënë traditës dhe mozaikut fetar këtu në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mik me shpirt dhe donator për të gjitha objektet e adhurimit tonë, Ekrem Bardha ka dëshmuar kurdoherë parimin profetik se “Pa atdhe nuk ka fe!” Ai ka për të patur një harmoni të plotë midis besimtarëve shqiptarë nga të gjitha trevat dhe për të qenë në unison me zhvillimet fetare në këtë vend që jetojmë. Veçmas, kontributi i tij për teqenë bektashiane dhe afrimi shpirtëror me klerikët e kësaj teqeje, mbeten dëshmi e plotë e shpirtit atdhetar. Ju falënderoj z.Bardha në emër të besimtarëve bektashianë të SHBA, Kanadasë dhe Australisë! Zoti ju bekoftë të gjithëve! Amin!

Filed Under: Opinion

Zikri Meta dhe Gonxhe Meta, shembuj frymëzues të përkushtimit ndaj gjuhës, kulturës dhe çështjes kombëtare shqiptare në diasporë

May 30, 2025 by s p

Valdete Cenalia Dida/

Zikri Meta është një figurë e njohur dhe shumë e respektuar në komunitetin shqiptar të diasporës në Shtetet e Bashkuara. I njohur për shpirtin atdhetar, angazhimin shoqëror dhe talentin artistik, Zikriu ka dhënë një kontribut të shumëanshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Përveç përkushtimit të tij të thellë ndaj shkollës shqipe, ku ka mbështetur brez pas brezi edukimin e fëmijëve me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, ai ka qenë një zë i fortë në mbrojtje të çështjes shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, duke marrë pjesë në tubime, protesta dhe aktivitete në Washington D.C..

Ai ka qenë i lidhur ngushtësisht me Joe DioGuardin, ish – kongresmenin amerikan dhe themeluesin e Ligës Shqiptaro – Amerikane dhe Lobit Shqiptar, me të cilin ka ndarë bindjen për rëndësinë e një diaspore të bashkuar dhe aktive.

Përveç veprimtarisë së tij komunitare dhe kombëtare, Zikri Meta është gjithashtu një piktor i talentuar, që përmes artit shpreh ndjeshmëri, histori dhe identitet. Pikturat e tij pasqyrojnë shpesh bukuritë natyrore të trojeve shqiptare, përjetime personale dhe simbole kombëtare, duke e bërë artin e tij një mjet të fuqishëm të ruajtjes së kujtesës dhe shpirtit shqiptar në mërgatë.

Trashëgiminë e këtij përkushtimi e vazhdon me dinjitet vajza e tij, Gonxhe Meta, sot drejtoreshë e shkollës shqipe, e cila me pasion dhe profesionalizëm udhëheq procesin arsimor dhe kulturor për fëmijët shqiptarë. Gonxhja është një figurë shumë aktive në komunitet, duke organizuar veprimtari kulturore, festa kombëtare dhe duke nxitur pjesëmarrjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit.

Së bashku, Zikri dhe Gonxhe Meta përfaqësojnë një model të rrallë dhe frymëzues për të gjithë komunitetin shqiptar në diasporë. Kontributi i tyre në fushën e edukimit, artit, kulturës dhe veprimtarisë kombëtare është i paçmuar dhe do të mbetet si trashëgimi për brezat që vijnë.

Filed Under: Komunitet

Kur presidenti Ahmet Zogu kërkoi arrestimin e ish-kryeministrit Fan Noli

May 30, 2025 by s p

Nga ROLAND QAFOKU/

Ky është një vendim i pubklikuar në Fletoren Zyrtare të datës 9 prillti 1926. Presidenti në detyrë Ahmet Zogu kërkonte me ngulm kapjen dhe arrestimin e ish-kryeminstrit Fan Noli. Arsyeja e publikuar është sa e sinqertë deri në naivitet por për kohën që ndodhte ishte mëse normale. Sipas vendimit të shpalljes në kërkim, Fan Noli bënte propagandë të vazhdueshme kundër pushtetit të Ahmet Zogut. Për rrjedhojë ai e quante këtë krim politik dhe për këtë Fan Noli duhet të arrestohej. Më 24 dhjetor 1924 Fan Noli u largua nga detyra e kryeministrit dhe nga Shqipëria drejt Evropës pas triumfit të Legalitetit dhe Zogu u rikthye në pushtet me të njëjtën metodë siç u largua nga pushteti. Në fillim ai mbajti detyrën e kryeministrit dhe më pa u zgjodh president me një metodë aspak demokratike por që u legalizua. Gjithçka më pas u shoqërua me përpjekje të ethshme të Zogut për ta arrestuar Fan Nolin që enden nëpër Evropë. Dëshira e Zogut ishte për ta sjellë në Shqipëri me pranga në duar. Imagjiononi për një moment sikur kjo të kishte ndodhur vërtetë. Sa poshtëruese dhe e turposhme do ishte njëkohësisht. Për fat nuk ndodhi. “Mjekrroshi” sic e thërrisnin kundërshtarët kaloi për shumë vite në kontinent sa në Austri, Gjermani, Francë, Zvicër e gjetkë. Madje, vetëm 1 vit pas këtij vendimi ai shkoi në Moskë në ceremoninë e 10 vjetorit të revolucionit bolshevik të Tetorit dhe mbajti një fjalim të denjë për nofkën “peshkopi i kuq”. Lexojeni vetë vendimin në Fletoren Zyrtare dhe kuptojeni akoma më shumë atë kohë. Por edhe kohën e sotme ama.

Filed Under: Histori

ZËRA NGA AMERIKA: KUJDESU PER SHQIPËRINË!

May 29, 2025 by s p

Screenshot

“Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”

Takimi i radhës i Organizatës “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” në metropolin e Chicago-s, do të ishte vazhdimim i misionit të saj humanitar, ndërkaq më i zgjeruar, i mirëpritur nga të gjithë, biletat prenotuese për “Mbrëmjen Galá”, mbaruan menjëherë.

U mblodhën shumë shqiptaro-amerikanë, jo vetëm nga Illinois-i, por edhe nga shtete të tjera të SHBA-së, Florida, Pensilvania, Michigani dhe Milwaukee, Philadelfia, etj, si dhe miq të tyre, qytetarë amerikanë. Udhëtuan madje deri dhe nëkatër-pesë orë vetëm për t’u bashkuar në mbështetje të një kauze të mrekullueshme!

*   *   *

Në çdo maj, që është dhe muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, Organizta “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, bën takimin vjetor, një veprimtari sensibilizuese për të rritur vëmendjen dhe ndërgjegjësimin ndaj çështjeve të shëndetit mendor brenda komunitetit shqiptaro-amerikan në Çikago dhe kalohet më tej në ndihmën konkrete në njerëzit në Shqipëri, ku mundet dhe nevoja është më e madhe..

Motoja e Organizatës nuk është thjesht një “event” apo disa radhazi, por një lëvizje, një kujtesë se kur bashkohemi, krijojmë ndryshime që jehojnë përtej sallës dhe takimeve. Sepse shëndeti mendor ka rëndësi të madhe dhe shërimi fillon kur shfaqemi për njëri-tjetrin, në çdo cep të komunitetit tonë.

“Le të vazhdojmë të shfaqemi, le të vazhdojmë të kujdesemi, le të vazhdojmë të bëjmë një ndryshim  së bashku” – thotë Dr. Sonila Sejdarasi, themeluesja dhe presidentja e Organizatës “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, e vetmaj si e tillë në diasporën shqiptare.. 

“Këtë vit, – vazhdon ajo, – u tejkaluan pritshmëritë tona, falë një mbështetjeje të madhe si nga shqiptaro-amerikanët ashtu edhe nga aleatët nga të gjitha sferat e jetës. Së bashku, ne po ndërtojmë ura dhe po nxisim mirëkuptimin”

TAKIMI DHE TË PRANISHMIT

“Mbrëmja Galá” u mbajt në sallën e madhe të restaurantit në Glenview “Cafe Lucci”, ku pronari shqiptar Bashkim Arifi kishte përgatitur gjithçka duke u mbështetur prej tij e gjith:e kjo mbr:emje.

Shumë të rinj shqiptar:e, të lindur në SHBA ose të integruar më së miri me familjet e tyre në vendin kampion të lirisë, demokracisë dhe mirëqenies, veteranë të patriotizmit shqiptar, intelektualë, të profesioneve të ndryshme, mjekë, inxhinierë, artistë, etj. u mblodhën dhe “qenkemi nga të gjitha trevat shqiptare”, po i thoshin njëri-tjetri, teksa takoheshin apo prezantoheshin. 

Ja, disa:

– Liridona Ashiku, profesore në “Noterdame university”, vjen nga Maqedonia… – Kristen Anderson, avokate në Chicago dhe psikologe me bashkëshortin e saj gjygjtar ne Chicago. amerikane. – Dr. Lilia Berkovich & Dr. Deahdra Bower, psikologe ne Chicago. – Dr. Kate & Adam – doktore dhe pronaret e “businesit Synergy, Spine & performance”, mbështet;ese e komunitetit. – Lekë Brisku, i pari Xhakon shqiptar në Illinois, me bashkëshorten  Blandina, – Dr. Luan Elezi & Lulja Elezi -presidentia e Shoqates “Uskana” – Ada Hoti, avokate dhe pjestare e shoqates “Albanian-American Community of Illinois” – Dr. Petrit Ndrio me bashkshorten, suportues i CFA. – Dr. Psikiatër, “Fondator and  CEO at Advancet Behavioral Health Services”. – Erla Teli anetarja e AANO – Albanian-American National Organization në Chicago. – Kladi Bekoli, businesmen nga Michigani… – Dori – pronarja e Molly’s cupcakes, ëmbelsirave në Chicago. – Dr. Alba Pergjika. – Hebreja shqiptaro-amerikane, Anna Kohen dhe stafi i saj i shoqates AANO në Florida dhanë mbështetjen e tyre nga larg. Infermiere, police shqiptare, etj. E bukura ishin fëmijët, zërat e tyre, lodrat dhe miqësitë  

Ndërsa të Ftuar Nderi ishin: – Aktori i njohur Jim Belushi – Nik Vangjeli- businesman, shoku dhe mbështetës i komunitetit shqiptar ne Chicago. – Shkrimtari Visar Zhiti me bashkëshorten Eda.

ANKANDI I HESHTUR

E papritura ishte dhe shpallja e “Ankandit të heshtur”, ku në tryezat rresht ishin vendosur artikuj me vlerë, Memorialet e Blues Brodher, të dhuruara nga Jem Belushi, një qeleshe shqiptare me autografin e këngëtares Rita Ora, libra-dhuratë në shqip dhe nga anglisht nga Visar Zhiti, bileta bejsbolli të Cubs-ave, “përvoja mirëqenieje”, “pushime dhe më shumë”, vere, restorante të njohura në Chicago Tavern on Rush, Gibson Greek island, etj.

Mbrëmjen e hapi gazetarja televizive Eva Dori. Organizata “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” na kujton që kemi patur një Nënë Terezë, Ësht:e nder t;e cësh n;e gjurmët e saj…

Kurse Dr. Sonila Sejdaras, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, por mbi t:e gjitha për bashkimin, s;ebashku mund të b;ejm;e më shumë dhe më mire duke ngjallur shpresë dhe dhembshuri. Të trajtojm:e veten dhe të mbështesim drejtpërdrejt burimet e shëndetit mendor për familjet shqiptare në nevojë.

Folën dhe Brikena e Bashkimi, ndërkohë “ankandi i heshtur” zhvillohej…

Donacionet dhe fitimet do të kalonin të gjitha si ndihmë për nevojtarët në Shqipëri. Pas Korçës, Shoqata “Care for Albania” këtë radhë kishte zgjedhur Shkodrën, që është “Korça e Veriut siç është dhe Korça – Shkodra e Jugut” – u përsërit kjo thënie e Visar Zhitit.  

Do të mbështet “Shtëpia e Fëmijëve”, që të mos ndjehen jetimë. Vitin e ardshëm do të kalohet në ndihmë të Kosovës.

Punohet vullnetarisht, pa u lodhur. “Misioni ynë është, – shkruan në dosjet e veta Organizata ‘Care for Albania’, – për të fuqizuar ata që janë në nevojë dhe për të nxitur qëndrueshmërinë brenda komunitetit tonë… Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe inkurajuar – mirësia juaj nxit angazhimin tonë ndaj kësaj kauze!”

E mbështetur në traditën e mirë shqiptaro-amerikane “Care fot Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” po bëhet dhe vetë pjesë e kësaj traditë…

“Care for Albania Team”    

ALBUMI I VEPRIMTARISË

C:\Users\User\Downloads\dc5dea95-13c4-4d06-997c-328f69178352.JPG
C:\Users\User\Desktop\thumbnail 2.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6069.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6076.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6075.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6082.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6019.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6080.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6030.jpg
C:\Users\User\Downloads\1c9f8ffe-d2d6-4f13-b5d4-15bcb302e860.JPG
C:\Users\User\Downloads\IMG_6061.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6053.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_5971.jpg
C:\Users\User\Desktop\thumbnail 4.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6059.jpg

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT