
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”/
Kongresi Antifashist Çam i mbajtur në Vlorë në 23-25 Shtator të vitit 1945 ishte një moment historik për fatin e shqiptarëve të Çamërisë. Pas spastrimit etnik dhe dëbimit me dhunë nga forcat e Zervës, mijëra çamë u mblodhën nën organizimin e Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë, për të ngritur zërin e tyre dhe për t’i bërë të njohura botës tragjeditë e popullsisë çame.
Ky Kongres kishte një rëndësi të madhe sepse i dëshmoi botës krimet dhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve çamë dhe shpalosi qartë të drejtën historike të çamëve për kthim në trojet e tyre.
Në kujtim të kësaj ngjarje historike Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ju fton në Vlorë të merrni pjesë në aktivitetin përkujtimor, për të nderuar historinë dhe për të mbajtur gjallë kërkesën për drejtësi të shqiptarëve të Çamërisë.
Do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare: Akademik Prof.Dr Pëllumb Xhufi, Akademik Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Historiani Hajredin Isufi, Diplomati dhe shkrimtari Luan Rama, studiuesi Enver Kushi dhe z. Leonard Demi, studiues dhe pjestar i një prej familjeve që spikatën në luftën antifashiste në Çamëri dhe Shqipëri.
Ju mirëpresim në Vlorë!
23 Shtator 2025
18:00
Pallati Kulturës Vlorë