KATER POEZI MALLI/
Nga Agim Xh. Dëshnica/
GJURME, HIJE, DHIMBJE/
Poetëve të lirisë/
U zgjova në ditë me dritë,/
pas yjesh të shuar/
e ëndrrash nëpër natë./
Në qiell lart, dielli mbërdhi,/
në tokë ngricë, zbardh gjithkah./
Drurë të zymtë,/
me shtatin e epshëm/
krahët hapur në ajri/
majat e dridhshme,/
përkunden, dremisin e zgjohen,/
buzë rrugësh, në parqe e pyje/
e tok me erën,/
vërshëllejnë melodi thëllimesh./
Gushëkuqë të trembur,
bredhin degë më degë.
Po bylbylat me ligjërime
nga humbën kështu?…
Ecin mendimet,
në mjegull e borë.
Kujtime, kujtime,
gjurmë e hije,
gjurmë, gjurmë,
mall largësish,
dhimbje, dhimbje,
ikin e kthehen me turfullimë.
SHI NE PRANVEREN E VONUAR
Re, re, re, hiqen zvarrë
në shtegun e humbur të yjeve
me pelerinën e zymtë
të dimërimit.
Bie shi ëndërrimesh,
lot përmallimi,
kur tej dritares hetoj
pranverën e vonuar,
ndiej zhurmërimë oqeani,
zëra të largët,
kushedi se ku,
kushedi se ku…
Bie shi, bie shi, bora-akull
fle në skuta hijesh të ngrira,
rrjedhin ujra nëpër drurë,
çuditërisht të zhveshur!
Në gji gemash të lagur,
gonxhet struken e ankohen,
si ferishtet në djep,
asnjë lule, asnjë gjeth…
Shi, bie shi mendimesh,
mbi shtëpinë e ngrohtë,
muret e drunjtë spërkat,
si zog i hutuar çukit
në qelqet e dritares.
Mbrëmja troket në derë
me kujtime muzgjesh,
me trishtime, kur hëna
mbytej në mjegullnajë.
Bie shi, bie shi,
mbi shark bredhash e pishash,
psherëtijnë, kanë mall, presin
kthimin e bukurisë së luleve,
ashtu si unë erë vjollcash,
larg nga brigjet e dhimbjes sonë.
———
KAM MALL
Kam mall për malin, pishën e lartë,
lëkundje majash lisash të gjatë.
zëra mbi Jon e bredhërimë,
krojet e pastër e mërmërimë.
Për cicërima ndër degë,
aroma lulesh në shesh e breg
kur ngjyejnë rrezet qiellin në bruz
e shuhen ngadalë në muzg.
O ÇAMËRI! ÇAMËRI!
O Çamëri! O Çamëri!
Gjallon ndër këngë e histori,
me frymë ilirësh e pahepur,
nga fati mizorisht e ndjekur
me trazira kufijsh, veri-jug,
në paqen e trojeve, si askund.
Çamëri! Çamëri!
Nga fluturoi ajo lavdi?
Suljotët me shpata në sylah,
dyfekët hedhur krah më krah,
me jataganët hark nën sqetull,
me fustanella, feste mbi vetull,
derdhën gjak veç për të huaj
e humbën vendin, lirinë tuaj.
Ikën, ngjitet drejt veriu karvani,
tej mjegullnajës, u zhduk vatani.
Thërret poeti, Çamëri!
Krisma, gjak e tym i zi,
mure, dritare, porta pa jetë,
varen ndër degë, pa zogj foletë.
Ku shkoni, vatrat, ku i latë, ku?
Tokat djerrë e ullishtat prush,
stane rrafsh e bagëtinë vrarë,
pa zot livadhe e lulet tharë?
Çamëri-Shqipëri e prerë!
Folë shqip, shqip e na bëj nder,
sa kohë kështu, pa dritë e dije,
pa këngë, pa rite lashtërije,
pa ligje, pa prona e larg punës,
pa libra, me dhunë ndaj gjuhës.
Streha e djepit, pragu i shenjtë
lisat e hijet e kroi-shkretë,
ju ftojnë të shkoni në ato anë,
tek toka, të parët jua lanë,
Jo, mos trokitni në derën tuaj!
E bukura shqipe -gjuha juaj!
Drejtësi! Mos hesht, kërko!
Kanune, tapi e libra shfleto!
Për njerëz nga vatrat të dëbuar,
rimkëmb ligjet, jetën e munguar!
Nga Prespë e kaltër e gjer në Artë,
Filat, Janinë, Dodonë e lashtë,
tek zbret Thyami* e rrjedh në Jon,
me dallgët tok në breg jehon:
Çamëri, Çamëri! Liri e Jon!
———–
Ps:
*Thyami- emri ilirian i lumit (sot Kalama),
nga vjen emri çam e lidhur me të emri Çamëri.
Fatbardh Doci S.C. says
Inderuari Ms.Agim,
I lexova ashtu kalimthi por krijove
pershtypejn e nje poeti me ndjenj
te pastra patriotike kombetare.
Pse kombetare?
Sepse kendoni-shkruni me pasion
vendit boshatisur nga Camet
shqiptar te camrise martire.
Jeni I pasjonuar pas natyre,drurve
te parkut,zogjve,luleve pa mohuar
natyren ashut sic esht me shi,
deboren, eren.
Kombinoni mire natyren,shpende,lulet
,druret me
gjendjen shpirterore te njeriut.
Perdor me vend figurat letrare,
antitezen,-kapercimin qe shpreh
plotsimin e mendimit,krahasimin,
fantazine tj.
I jepni frymzim,frym-mrrje
vargjeve here te lire e her ritmike.
Ju keni nje mall nje brenge per
memdheun e shprehni,bukur me romtiken,
nostlgjin e natyralizeme.
Parantez .
Me qene se keni mbiemrin dishnica
mos e njef Mr.Petrit Dishnicen-kane.
E kam njohur
ne dite veshtira te nje moti shume
terenduar me debor 1 m.,ftoft stuhi
e forte kur kishte ardhur me sherbin
ne qytetin lpin Bajrm Curri per
revizionim ne D.e Farerarve e veglve
bujqesore.
Komshiu ime e kisha dhe kushri Sejdi
Brah Doci me thote ka ardhur nje
revzior i Ministrise Bujqesisi e kur
me shikoj mbiemrin doci me tha ke te
bejsh me zotni Veli Niman Doci ??
Po i thash e kam kusheri.U ngrit ne
kemb e me dha doren me perzemersi.
Kam qen shok i ngusht dhe kemi shkuar
shume mire.
Ishte burr shume i pjkeur,idashur i
respektushem,sillej mire me ushtaret,
ishte autoritar,i vendosur,i afte,
rigoro por ne bisd ishte i thjesht
shume me humore,i vetmi oficer qe
jetonte e pushonte me ushtret,
e donin shume kemi punuar ne korc ,
Kruje,tirne,Kosov,gjakov,zhuri,
prirzren,pej,deri berane e ne luften
italo-greke te vitit 1940 qe
dezertuem e Veliun e ndershkuane
ne kampin e shillres ne shijak.
Prej andej na derguan ne fush Kosove
ne funde vitit 40 .Atje veliu i njfte
me shume vendet e njerzite dhe nuk
kemi vuajtur per asgje bile atje
punonte me ne oficeret por Ai
bashkpunoj,Me nenoficer,ushtar e
me shume nenpunes kutoj.dr.avokat,
arsimtare,tregtar mbaj me dr.Nexhat
gollin,Emin Durakun nenpunes
dhe nje arsmtare pseudonimi”stapi”
kupuem se ishin figurt kryesore ne
Kosove,E.Durku(u vr vjesht 42)
e Ismet shaqiri.Veliut i tham nje
here c do thote stapi?/ kuptimi i me
shaka na tha stek bilrdo dhe ne sa here e
shikonimi thonim njeri tjetrit
steka.
Oficeret bejshim mbledhje te vecant.
Veliun qysh atehere e kan zgjedhur ne
Cêten e ne kshillin e Gjakoves.
etj e etj.Veliu ndihmonte cetat e
malsise me municion batanie,vesh
mbathje. Dise te kosoves kishte
lidhje te forta ne Kosovo..
Kur shkuam ne pej kishim urdher
me shkue e me luftue kunder malt zi.
mirpo Veliu ne dislokuem ne Zatra te
pejes .aty Na Liruan nje hangar
beme krevate,rrethuem vendin
gattuanim bumk tek nje furre.
Veliu thot me malin e zi kemi
ferkime.Por nga kjo luft fiton
Italia ne s,emi pse hyme ne lufte
Kjo luft esht e pa drejt
mish per tope.
vijojm:
Sejdiu-thash se Veliu ka nje djale
ketu esht drejtor I stacionit kerkimeve
bujesore,esht ne hyrje me mua .
Pyte te lutem mund ta takoje??
-Po kur te done po deshe sille ne
shtepi.Sejdiu e solli dhe bdejtem
bashk deri naten vone .
Ju luta te rrinte por kur shikoj se
ishim ne ne dhom nuk ndejti e percolla
me nje elektrik dore.
I thash Sh.Petrite munde te japish
disa kujtime se kjo P.P. dhe enveri
nuk po e permendine V.N..Enveri beri
liber per partin nuk e permendi,heshtje,
Asgjekundi,per pushteti poullor hice
,per ushtrin hice.U cudite po Veliu
ken nder oficert mdhor(komanda
rregjiment)te karrjeres shum I lidhur
aktivist me grupin demokrat
te oficerve drejtuar nga Ali Shefet
shkupi,Bedri Spahiu,ne grupin e Asim
Vokshit,Mehmet,Bjraktri,Prek Uli ,ne
gjakon ka dasht me dal partizan
antifashist rtin me gjith batlionin
por u zbulua dhe doli ilegl ne tropoj
me 4 shkurt 43.
.Por kam marr vesh se esht marr me
formimin e kshillit na.cl. ne tropoje
dhe ka qen me funksione te larta te
kshikllit e shtabit ushtarak ne
kosove e ne shiperi,u be dhe nen
komandant i shtabite zones tret
operative,shkoder,lezh,,mirdit,puk,
kukes,trpoje,komandant I zoes
operative te tropojes,antar I shtabit
te Kosoves e i ksshillit pergjthshem
te Kosoves e komandant zoones
operative te Rrfshir Dukagjinit.
Mjor,komandant brigade ne shiperi
deri ne thellsi te Kosoves.
Organizator i conferences se Bujanit,
nenshkruse i r e z o l u t e s per
p a v a r s i n e Kosoves e
b s h k i m me shqiperine..
cfar ndodhi keshtu?? Thon vdiq
a k s i d n t a l i s h t e ne mes
te dites e ne mes te tiranes me 28 tetor
1946 pas kthimit nga Kosova ??.
Une I thash me shqetson heshtja pse?
Ndiqe tha por e ke te veshtire se do
te kujtojne…?? si i pa knaqur e…
Petriti me dha 2 faqe kujtime te
daktillografuara .Emrin e kishte
bere -vu Petrit Dishnica .
Atehere Dr.Omer Dishnica trajtohej
si bshkpuntore me armikun per
Konferencen e mukjes.
Une e pyeta-emrin e babjt si e
ke? Me that Kane .
dhe e shenova ashtu sic ishte
Petrit Dishnica -Kane.Te them te
drejten ashtu ishte koha e situta .
E kemi deklaraten ne dosjen e Veli
Nimn Docit krahas disa kujtimeve te
30-40 personlitetev te tjera te luftes.
Sa per dijeni.
Bsoj si shkrimtar poet ndonj gje nga
keto mund te sherbejn per inspirime
Te uroj gjith te mirat ju e familjes.
Te Uroj te shkruash sa me shume Poezi
e ne Proze.
Gjithe te Mirat,
Ftbrdh Doci
New York
27 Janar 2016
Astrit Bardhi says
z. Fatbardh, emri i sakte i autorit eshte Agim Xh. Deshnica ( e me dy pika lart, pra, e pazane) dhe jo Dishnica. Dishnica eshte fshat afer Korces, kurse Deshnica, krahine mbi Berat, ben pjese ne rrethin e Permetit, me kryqender Kelcyren. Dikur i takonte Beratit.
Nderime