… VISARET E KOMBIT- martirëve të Kishës Katolike Shqiptare- TREGIM PER NENEN /
Nga Agim Xh. Dëshnica/
NE MJEGULLA TRAGJEDISH/
Shekspiri mendueshëm ecën në muzg,/
Pelerinë e flokë supeve, era ia trazon./
Ngjitet e ngjitet nëpër shkallët e gurta./
Shfaqet lart nën hije resh të murme,/
në kulla, bedena këshjellash tragjike./
Në pallatet e ngrysur hyn,/
shkel në gjurmë,/
mbretërish e mbretëreshash,/
princash e princesash, /
kalorësish hijerëndë. /
Heton me radhë intrigantë,
hapa besnikësh e rojesh,
Qorton vetvrasës, fli mashtrimesh;
qan të dashuruarët e pafaj;
ndëshkon vrasës të pabesë.
Në kulla, bedena e shkallë të gurta,
veç terr, pluhur, frymë shkretëtire.
Ndër sallat mister, hijet sillen qark,
pashe një, pa fjalë, veç heshtja flet,
nga thellësi e mjegullt e kohrave.
Kupolat kumbojnë,
nga zëri titanik i perandorit:
Dhe ti o Brut, kamën vrastare ngre?!
Atëhere bjer o Qesar!
Në sallat e hollet e zymta,
ushton thirrja tragjike
e princit Hamlet:
Të rrosh a të mos rrosh,
kjo është çeshtja!
O prapësi o dreq,
që unë paskam lindur të të ndreq!
Dëgjohet britmë e mbretit Rikard,
në rendje me shpatë drejt fronit:
Një kalë, një kalë!
Jap mbretërinë për një kalë!
Makbeth! Makbeth!
Më kot! Më kot! lan duart e krimit;
Zonja Makbeth, Pylli i Brinjës lëvizi!
Bujar Makdafi,
vjen për ndëshkim!
Shekspiri kundron trishtueshëm,
sallat spërkatur me gjak hakmarrjesh.
U qetëson plagët trimave të drejtësisë,
përcjell me dhimbje të ndershmit e pafat;
gjurmë gjaku fshin në shtegun e jetës;
kumte të ndritur, lë për njerëzimin.
—————
2005
VISARET E KOMBIT
martirëve të Kishës Katolike Shqiptare
Një shkëmb,
një kishë, një kryq,
një portë me hark,
kube, altar i thjeshtë e shenjtëri!
Teposhtë, ai Fan i lashtë ndër valë,
prej Ilirie rrjedh, murmuron.
Ai lumë dëshmish me gjak e dhimbje!
Nga shkëmbi vjen kumbim kambane,
jehonnë brigje e kullavarg,
kjo thirrje bese e shpirtit tënd!
At Bernardin, At Bernardin,
ngroh në faltore besimtarë,
meshon përunjshëm
për t’lumin Zot e për Krishtlindje,
përshenjtëritë me ruzare,
për At me e besë!
Kungon me frymë lirie
ferishte, engjëj! *
Kurorëzon çifte,
e për të thinjur
një pleqëri të bardhëuron!
At Bernardin, At Bernardin
tok me At Donatin,
në qelë poetësh, dijetarësh,
ende gjallon ai kandil
dhe pena e artë,
në ato visare
na fton e shndrin!
Bernardin, Bernardin,
tok me Donatin!
Afër sharkisë e lahutarit,
pranë çiftelisë
e rreth valltarëve,
me shtojzovalle e me fatí.
Dëgjoni larg, sokola mali,
përsipër shkrepash,
ndër prozhme e kroje,
me hej e ho!
“Janë ra vashat me gjan’lumë,
kanë gjetë lumën tanë ngri n’akull!…
Nand’ varra Gjergji n’ shtat m’ika
shkapet bajlozin e sokëllin…”
At Bernadin e At Donat!
Ku, vallë, prehet kurmi juaj?
Vrastarët jua prishën shtatin,
shpirtin e bukur, jo kurrë, askund!
Kur djajtë digjen në skëterrë,
shpirti juaj lumnon nëpër Parriz!
—————–
TREGIM PER N E N E N !
Pret e heshtur ikjen e trishtuar
e zbardhur, e mpakur, e menduar.
Fytyra jote, kujdesjet e zjarrta,
meraku yt, rrëfimet e arta,
në duart e tua, çanta e vjetër,
dora e dridhur e përshëndetjes,
sytë ndër lot, ajo buzëqeshje,
na ndjekin udhës e buzë detesh.
* * *
Nga Dajti prilli, s’kthen si ngaherë,
gonxhet e lulet, me kryet prerë.
O nënë e shtrenjtë, bijë Libohove,
ato rrëfime, mos i mbarove?
O nënë fisnike, ku shkoi gëzimi,
buzëqeshja joe, fjala, bekimi?
Po shpirti i bardhë ku fluturoi,
te Zoti lart, të kuvendojë?
* * *
Kjo Libohovë me rrepe të lartë.
Trime, si burrat, vashat dhe gratë.
Te krojet ulem e etjen shuaj.
Shohin e pyesin, ç’është ky i huaj ?
Në ato burime, tek gurgullojnë,
me ujërat tok, lotët mërgojnë.
Adriatiku vjen e pushon në breg,
largon me valë trishtim e brengë.
Rrymë e bardhë shtillet, rreh erë e ftohtë,
Kujtimi i yt, zemrën më ngrohë.
Lutem në muzg, për shpirtin tënd,
thërras, mes zhurmash: O Nënë, o Nënë!
————–
Libohovë – Durrës 1983
Fritz Radovani says
Shperthimi i Shpirtit nepermjet poezise asht nje tjeter vullkan qe me laven e vet perhapet edhe pertej oqeanit. Poezia mbas vitit 1990 ka pushtue fletet e lavdishme te Letersise Shqiptare, te dyllosuna per 47 vjete.
Poezia Visaret e Kombit asht nder ma te bukrat qe kam lexue, per mos me thane Kryevepra e z. Deshnica.
Ju pershndes me respekt!
Bep Martin Pjetri says
Poeti që din t’i këndoji bijve të vet aq bukur e me dashni quhet z.Agim Xh. Deshnica. Atynë nanave, klerikve dhe të ish të burgosurve të liris, fjalës lirë, dashnis për Atdhe e familje, për Zotin dhe Dituninë i ka ringjallë. Atyne nuk i ka ndezë qiriun sepse ata me veprën dhe me martirizimin ndezën Drita të Pashuem të kombit Shqiptar! Vetëm njishtu nderohet Atdheut Shqiptar.
Falemnerës dhe Mirnjohje z. Agim Xh.Deshnica!
Zoti të ruejt e kjosh jet gjatë e me shndet!