• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FJALA E STUDIUESIT: MUZIKA TRADICIONALE ARUMUNE

May 6, 2019 by dgreca

–   KULTURE E LASHTE E VENDEVE TE GADISHULLIT TE BALLKANIT DHE GJITHE EUROPES JUGLINDORE /

Shkruan: Prof. Dr.  SPIRO J. SHETUNI – Universiteti Winthrop-Rock Hill, South Carolina- U.S.A. /

Muzika tradicionale arumune është pikërisht muzika ime!

Kur isha fëmijë, këngët e para që dëgjova nga prindërit e mi, ishin pikërisht këngët tradicionale arumune!Kur u rrita, këngët që mbushnin shtëpinë dhe oborrin e saj, ishin, gjithashtu, pikërisht këngët tradicionale arumune. Kur të vdes, jam i sigurtë se do të më përcjellin me vajtime tradicionale arumune! Kurrë mos pushofshin energjia dhe entusiazmi i artistëve popullorë arumunë për të ruajtur në shekuj pasurinë kulturore poetike e muzikore tradicionale arumune!

PJESA I:  PARASHTRIM

1.Arumunët janë një ndër katër grupet kryesorë të pasardhësve të trakëve të romanizuar, krahas dako-rumunëve, megleno-rumunëve dhe istro-rumunëve.  Banorë të lashtë të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, gjatë historisë së tyre, ata kanë jetuar më shumë në rajonet gjeografikë në Jug të lumit Danub.  (Për vetë rëndësinë e tij të madhe në studimin e popullsisë arumune, një kufi i tillë natyror duhet mbajtur vazhdimisht parasysh.)  Në ditët tona, arumunët jetojnë sidomos në katër shtete ballkanikë:  Shqipëri (viset perëndimore, qendrore dhe jugore);  Greqi (viset veriore dhe qendrore);  Republikë e Maqedonisë (viset perëndimore);  Bullgari (viset jug-perëndimore).  Ndërkohë, arumunët jetojnë si emigrantë veçanërisht në Rumani, Serbi, etj.  

2.Në emër të objektivitetit shkencor, unë iu kërkoj studiuesve në përgjithësi dhe studiuesve etnomuzikologë në veçanti që: 

Të mos argumentojnë se, gjoja, arumunët e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Junglindore, nuk përbëjnë pakica kombëtare, por vetëm pakica etno-kulturore (!).  Në të vërtetë, duke e marrë popullsinë arumune të shteteve ballkanikë si një dukuri të vetme shoqëroro-historike, ajo mund të karakterizohet në mënyrë të sigurtë edhe si një komb.  

Të mos mendojnë se, gjoja, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, është thjesht një muzikë e ndikuar nga kulturat muzikore simotra ballkanike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.)  Në të vërtetë, gjatë shekujve të ekzistencës së saj, ajo lindi, rriti, zhvilloi dhe kristalizoi, në shkallën më të lartë, tiparet e veta themelorë dallues, substancialë e formalë.

Të mos nënkuptojnë se, gjoja, ndërsa muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, është ndikuar nga kulturat muzikore simotra ballkanike  (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.), kulturat muzikore simotra ballkanike, s’janë ndikuar prej saj.  Në të vërtetë, gjatë shekujve të ekzistencës së vet, muzika tradicionale arumune, nëse, nga njëra anë, është ndikuar nga kulturat muzikore simotra ballkanike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.), nga ana tjetër, ajo ka ndikuar mbi ‘to.

Duke refuzuar që t’a konsideroj, muzikën tradicionale arumune të vendeve të Gadishulli të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, thjesht si një muzikë të ndikuar nga kulturat muzikore simotra ballkanike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.), me bindje të thellë profesionale, unë, në të njëjtën kohë, pranoj se, tiparet themelorë dallues, substancialë e formalë të saj, formojnë atë dukuri kulturoro-artistike, e cila mund të quhet pa asnjë dyshim si univers muzikor tradicional arumun.

3.Muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore bën jetë në një hapësirë etniko-socialo-gjeografike shumë të gjerë, e cila, me një emër, mund të quhet Arumani.  Nga pikëpmja melodiko-modale, ajo ekziston në një numër dialektesh muzikorë, të cilët ndryshojnë sipas bashkësive të caktuara etnike arumune, si:

dialekti muzikor arumun i Shqipërisë, ose muzika tradicionale arumune e Shqipërisë;

dialekti muzikor arumun i Greqisë, ose muzika tradicionale arumune e Greqisë;

dialekti muzikor arumun i Republikës së Maqedonisë, ose muzika tradicionale arumune e Republikës së Maqedonisë;

dialekti muzikor arumun i Bullgarisë, ose muzika tradicionale arumune e Bullgarisë;

dialekti muzikor arumun i Rumanisë, ose muzika tradicionale arumune e Rumanisë, etj. 

Natyrisht, brenda dialekteve të mësipërm, ekzistojnë nën-dialekte e stile muzikorë të shumtë.

4.Nga pikëpamja strukturoro-formale, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, ashtu sikurse kulturat muzikore simotra ballkanike, ekziston në grupime të ndryshëm, si: 

muzika tradicionale fshatare dhe muzika tradicionale qytetare; 

muzika tradicionale zanore dhe muzika tradicionale instrumentore; 

muzika tradicionale një-zërëshe dhe muzika tradicionale shumë-zërëshe;

muzika tradicionale e kënduar dhe muzika tradicionale e kërcyer; 

muzika tradicionale e femrave (vajzave e grave) dhe muzika tradicionale e meshkujve (djemve e burrave); 

muzika tradicionale e të rinjve (vajzave e djemve) dhe muzika tradicionale e të rriturve (grave e burrave); 

muzika tradicionale e interpretuar solistikisht dhe muzika tradicionale e interpretuar kolektivisht; 

 muzika tradicionale zanore a cappella (e pashoqëruar me instrumente muzikorë) dhe muzika tradicionale zanore e shoqëruar me instrumente muzikorë.

5.   Dialektet, nën-dialektet, stilet muzikorë të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, sikurse edhe grupimet strukturoro-formale bazë të saj, karakterizohen, në çdo rast, nga tipare të përbashkët melodiko-modalë të ashtuquajtur arumunë.   

6.Muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, në tërësinë e saj, shfaqet më tepër fshatare sesa qytetare, më shumë zanore sesa instrumentore, më tepër shumë-zërëshe sesa një-zërëshe, më shumë e kënduar sesa e kërcyer.  Në përgjithësi, muzika tradicionale fshatare përfaqëson një pasuri kulturoro-artistike tepër të lashtë, herë-herë të thjeshtë në përmbajtjen e vet, por gjithmonë origjinale nga pikëpamja e përfytyrës melodiko-modale.  Ndonëse disi më e re, ose shumë më e re, në moshë, brenda Arumanisë, një pjesë e muzikës tradicionale mund të karakterizohet si muzikë tradicionale qytetare.  Duke ruajtur lidhje të ndjeshme melodiko-modale me muzikën fshatare, muzika qytetare, në të njëjtën kohë, karakterizohet edhe nga tipare të veçantë.

7.Zhanret kryesore zanorë të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore janë:  i)  nina-nana ose ninulla;  ii)  vajtimi ose ligjërimi;  iii)  boroitja ose logatja;  iv)  kënga lirike me llojet më të ndryshëm të saj (ritualë, të punës, të dashurisë, të dasmës, etj.);  v)  ballada;  vi)  kënga epike (legjendare e historike), etj.  Prej tyre, tre të parët këndohen me një zë (në mënyrë monofonike), ndërsa kënga lirike, ballada, kënga epike, etj., interpretohen, ose me shumë zëra (në mënyrë polifonike), ose me një zë (në mënyrë monofonike).  Ndërkohë, brenda muzikës tradicionale arumune, zhanret instrumentorë, nga pikëpamja melodiko-modale, në përgjithësi, lidhen ngushtë me zhanret zanorë të vendeve përkatës.  Pjesët instrumentore luhen me vegla, si:  bilbil, fyell, kavall, klarinetë, violinë, llautë, dajre, etj.,–vegla tipike të të gjithë Arumanisë. 

8.Aspektet më themelorë strukturorë të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, si:  i)  struktura e përgjithshme ose sasia e linjave melodike;  ii)  tekstura muzikore;  iii)  sistemi moda/tonal;  iv)  metrika/ritmika;  v)  raportet e muzikës tradicionale zanore me instrumentet muzikorë,  ndoshta do të mund të karakterizoheshin si vijon: 

Nga pikëpamje e strukturës së përgjithshme, ose sasisë së linjave melodike, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, shfaqet e dyfishtë:  më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe). 

Përsa i takon teksturës muzikore, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, shfaqet, gjithashtu, e dyfishtë:  më rrallë monofonike/heterofonike/homofonike dhe më shpesh polifonike.

Nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, sjell një pamje të tillë:  i)  pjesa më e madhe ndërtohet në një sistem modal/tonal pentatonik;  ii)  një pjesë e vogël, por e përfillshme, ndërtohet në një sistem modal/tonal diatonik;  iii)  një pjesë ende më e vogël ndërtohet në një sistem modal/tonal kromatik;  iv)  herë-herë, ndërtohet në një sistem modal/tonal të përzier:  pentatoniko-diatonik;  diatoniko-pentatonik;  diatoniko-kromatik;  kromatiko-diatonik, etj. 

Përsa i takon metrikës/ritmikës, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, organizohet thuajse në të gjithë llojet e metrave/ritmeve:  të thjeshtë, të përbërë, të përzier.  (Strukturalisht, metrat/ritmet e përzier janë edhe të përbërë, ndërsa metrat/ritmet e përbërë s’janë edhe të përzier!)  S’mungojnë, gjithashtu, as ritmet gjysmë ose plotësisht jo-metrikë (të çrregullt ose të lirë).  Ndër metrat/ritmet e thjeshtë, përdorim marrin sidomos ata dy-njësish (2/8, 2/4) dhe tre-njësish (3/8, 3/4);  ndër metrat/ritmet e përbërë:  ata katër-njësish (4/8, 4/4) dhe gjashtë-njësish (6/8, 6/4);  ndër metrat/ritmet e përzierë:  ata pesë-njësish (5/8, 5/4), shtatë-njësish (7/8, 7/4), nëntë-njësish (9/8, 9/4), dymbëdhjetë-njësish (12/8, 12/4), etj.;  ritmet gjysmë ose plotësisht jo-metrikë (të çrregullt ose të lirë) kanë përdorim me të vërtetë të dendur. 

Nga pikëpamje e raporteve të muzikës tradicionale zanore me instrumentet muzikorë, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, sjell një pamje të tillë:  i)  herë-herë, si në rastet që është një-zërëshe, ashtu edhe në rastet që është shumë-zërëshe, nuk shoqërohet me instrumente muzikorë;  ii)  herë-herë, në rastet që është një-zërëshe, përcillet me instrumente muzikorë;  iii)  në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk shoqërohet me instrumente muzikorë.  

 PJESA II:  VESHTRIM TIPOLOGJIK

Vështrimi tipologjik i muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore (fshatare e qytetare, zanore e instrumentore, një-zërëshe e shumë-zërëshe, e kënduar dhe e kërcyer, e grave dhe e burrave, a cappella ose e shoqëruar me instrumente muzikorë, etj.), do të shqyrtohet në katër aspekte kryesorë, si vijon:

struktura e përgjithshme, ose sasia e linjave melodike:  një-zërëshe ose shumë-zërëshe (dy-zërëshe, tri-zërëshe);

 tekstura muzikore:  monofoni, heterofoni, homofoni, polifoni/ kontrapunkt;

sistemi modal/tonal:  diatonik, pentatonik, kromatik, enharmonik;

raportet e kulturës muzikore zanore me instrumentet muzikorë:  shoqërim ose mos-shoqërim me instrumente muzikorë. 

MUZIKA TRADICIONALE ARUMUNE E SHQIPERISE:  VESHTRIM TIPOLOGJIK

Struktura e përgjithshme/Sasia e linjave melodike/

Muzika tradicionale arumune e Shqipërisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe).  Konkretisht, brenda saj, ndërsa zhanre muzikorë, si:  nina-nana ose ninulla, vajtimi ose ligjërimi, boroitja ose logatja, etj., janë një-zërësh, zhanre muzikorë, si:  kënga lirike me llojet më të ndryshëm të saj (ritualë, të punës, të dasmës, të dashurisë, etj.), ballada, kënga epike (legjendare e historike), etj., shfaqen shumë-zërësh.  Pra, këtu ekzistojnë dy lloj strukturash të përgjithshme.  Mirëpo, një çështje e tillë, meriton qё të interpretohet më thellë:  Duhet mbajtur parasysh se, nina-nana ose ninulla, vajtimi ose ligjёrimi, boroitja ose logatja, etj., numerikisht, takohen në një masë disi më të kufizuar ose shumë më të kufizuar sesa kënga lirike, ballada, kënga epike, etj.  Një dukuri e kësaj natyre do të thotë se, në tërësi, struktura e përgjithshme shumë-zërëshe fiton përparësi ndaj strukturës së përgjithshme një-zërëshe. 

Tekstura muzikore

Fakti që muzika tradicionale arumune e Shqipërisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe–sjell, si rrjedhim, një teksturë muzikore, gjithashtu, të dyfishtë:  më rrallë monofonike/heterofonike/homofonike dhe më shpesh polifonike.  Duke qenë se, muzika tradicionale zanore arumune, si në rastet që është një-zërëshe, ashtu edhe në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk shoqërohet me instrumente muzikorë, tekstura e saj mbetet e pandryshuar:  përkatësisht, ose monofonike, ose polifonike. 

Sistemi modal/tonal

Muzika tradicionale arumune e Shqipërisë ruan një sistem modal/tonal pentatonik.  Mirëpo, edhe një çështje e tillë, meriton që të interpretohet më thellë.  Konkretisht, brenda saj, si zhanret zanorë, ashtu edhe ato instrumentorë;  si zhanret një-zërësh, ashtu edhe ato shumë-zërësh;  si zhanret zanorë që shoqërohen me instrumente muzikorë, ashtu edhe ata që nuk përcillen me instrumente muzikoreë, etj., shfaqen pentatonikë.   Njё dukuri e kёsaj natyre do të thotë se, sistemi modal/tonal pentatonik është sistemi i vetëm i strukturës së brendshme të muzikës tradicionale. 

Raportet e muzikës tradicionale zanore me instrumentet muzikorë

Muzika tradicionale zanore arumune e Shqipërisë, si në rastet që është një-zërëshe, ashtu edhe në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk shoqërohet me instrumente muzikorë.  Eshtë e qartë se, një faktor i tillë, gjithsesi, sjell pasoja të caktuara brenda saj.  Midis tyre, më e rëndësishmja është mos-ndryshimi i teksturës muzikore: ajo mbetet gjithmonë përkatësisht, ose monofonike, ose polifonike.

 Përfundime

Prej vrojtimit të përgjithshëm mbi tipologjinë e muzikës tradicionale arumune të Shqipërisë, del se:

muzika tradicionale arumune e Shqipërisë ka një strukturë të përgjithshme më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe);

muzika tradicionale arumune e Shqipërisë ka një teksturë muzikore më rrallë monofonike dhe më shpesh polifonike;

muzika tradicionale arumune e Shqipërisë ruan një sistem modal/tonal të vetëm:  pentatonik;

muzika tradicionale zanore arumune e Shqipërisë, si në rastet që është një-zërëshe, ashtu edhe në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk shoqërohet me instrumente muzikorë.

Muzika tradicionale arumune e Shqipërisë, historikisht, ka bashkëvepruar sidomos me muzikën tradicionale toske të Shqipërisë.  Një proces i tillë ka sjellë si rrjedhojë tipare themelorë dallues të përbashkët, të cilët ndoshta do të mund të formuloheshin si vijon:

përbërja, në disa raste, nga një linjë melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme ose sasisë së linjave melodike, çka nënkupton edhe të interpretuarit, zakonisht, nga një këngëtar ose instrumentist i vetëm, individualisht, solistikisht;  përbërja, në shumicën e rasteve, nga dy ose tri linja melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme ose sasisë së linjave melodike, çka nënkupton edhe të interpretuarit nga shumë këngëtarë ose instrumentistë, kolektivisht, në grup; 

natyra arioze, muzikale, e këndueshme e mjeteve shprehës në përgjithësi dhe e melodikës në veçanti; 

sistemi modal/tonal pentatonik;

imitacioni si thelb i ndërthurjes së linjave melodike;

metrika/ritmika herë-herë e matur, e qartë, e përcaktuar, herë-herë e pamatur, e paqartë, e lirë, ose kapriçoze, delikate, e stërholluar; 

 mos-shoqërimi me instrumente muzikorë (fjala është për muzikën tradicionale zanore), etj.   

MUZIKA TRADICIONALE ARUMUNE E GREQISE:  VESHTRIM TIPOLOGJIK

Struktura e përgjithshme/Sasia e linjave melodike

Muzika tradicionale arumune e Greqisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe).  Konkretisht, brenda saj, ndërsa zhanre muzikorë, si:  nina-nana ose ninulla, vajtimi ose ligjërimi, boroitja ose logatja, etj., janë një-zërësh, zhanre muzikorë, si:  kënga lirike me llojet më të ndryshëm të saj (ritualë, të punës, të dasmës, të dashurisë, etj.), ballada, kënga epike (legjendare e historike), etj., shfaqen më tepër shumë-zërësh.  Pra, këtu ekzistojnë, gjithashtu, dy lloj strukturash të përgjithshme.  Mirëpo, një çështje e tillë, meriton qё të interpretohet më thellë:  Duhet mbajtur parasysh se, nina-nana ose ninulla, vajtimi ose ligjёrimi, boroitja ose logatja, etj., numerikisht, takohen në një masë disi më të kufizuar ose shumë më të kufizuar sesa kënga lirike, ballada, kënga epike, etj.  Një dukuri e kësaj natyre do të thotë se, në tërësi, struktura e përgjithshme shumë-zërëshe fiton përparësi ndaj strukturës së përgjithshme një-zërëshe. 

Tekstura muzikore

Fakti që muzika tradicionale arumune e Greqisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe–sjell, si rrjedhim, një teksturë muzikore, gjithashtu, të dyfishtë:  më rrallë monofonike/heterofonike/homofonike dhe më shpesh polifonike.  Duke qenë se, muzika tradicionale zanore arumune, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë, tekstura e saj mund të ndryshojë:  nëse është monofonike ose heterofonike, ajo shndërrohet në homofonike.  Ndërkohë, duke qenë se, muzika tradicionale zanore arumune, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikorë, tekstura e saj mbetet e pandryshuar:  polifonike.  

Sistemi modal/tonal

 Muzika tradicionale arumune e Greqisë ruan një sistem modal/tonal të dy-llojshëm:  pentatonik e diatonik.  Konkretisht, brenda saj, ndërsa zhanret një-zërësh janë, si pentatonikë, ashtu edhe diatonikë, zhanret shumë-zërësh shfaqen zakonisht pentatonike.  Mirëpo, duhet mbajtur parasysh se, këngët, pjesët muzikore instrumentore, vallet me strukturë modale/tonale pentatonike, numerikisht, mbizotërojnë ndaj këngëve, pjesëve muzikore instrumentore, valleve me strukturë modale/tonale diatonike.  Njё dukuri e kёsaj natyre do të thotë se, në tërësi, sistemi modal/tonal pentatonik fiton përparësi ndaj sistemit modal/tonal diatonik të muzikës tradicionale. 

Raportet e muzikës tradicionale zanore me instrumentet muzikorë/

Muzika tradicionale zanore arumune e Greqisë, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë;  ndërkohë, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikorë.  Eshtë e qartë se, një faktor i tillë, gjithsesi, sjell pasoja të caktuara brenda saj.  Midis tyre, më e rëndësishmja është ndryshimi ose mos-ndryshimi i teksturës muzikore:  në rastin e parë, ajo shndërrohet nga monofonike ose heterofonike në homofonike;  sakaq, në rastin e dytë, mbetet e pandryshuar:  polifonike.

Përfundime

Prej vrojtimit të përgjithshëm mbi tipologjinë e muzikës tradicionale arumune të Greqisë, del se:

muzika tradicionale arumune Greqisë ka një strukturë të përgjithshme më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe);

muzika tradicionale arumune e Greqisë ka një teksturë muzikore më rrallë monofonike dhe më shpesh polifonike;

muzika tradicionale arumune e Greqisë ruan një sistem modal/tonal të dyfishtë—pentatonik e diatonik—, brenda të cilit përparësi merr sistemi pentatonik;

muzika tradicionale zanore arumune e Greqisë, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë;  ndërkohë, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikorë.

MUZIKA TRADICIONALE ARUMUNE E REPUBLIKES SE MAQEDONISE:  VESHTRIM TIPOLOGJIK

Struktura e pëgjithshme/Sasia e linjave melodike

Muzika tradicionale arumune e Republikës së Maqedonisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më shpesh një-zërëshe dhe më rrallë shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe).  Konkretisht, brenda saj, ndërsa zhanre muzikorë, si:  nina-nana ose ninulla, vajtimi ose ligjërimi, boroitja ose logatja, etj., janë një-zërëshe, zhanre muzikorë, si:  kënga lirike me llojet më të ndryshëm të saj (ritualë, të punës, të dasmës, të dashurisë, etj.), ballada, kënga epike (legjendare e historike), etj., shfaqen, si një-zërësh, ashtu edhe shumë-zërësh.  Pra, këtu ekzistojnë, gjithashtu, dy lloj strukturash të përgjithshme.  Mirëpo, një çështje e tillë, meriton qё të interpretohet më thellë:  Duhet mbajtur parasysh se, kënga lirike, ballada, kënga epike, etj., takohen më shpesh me një zë.  Njё dukuri e kёsaj natyre do të thotë se, në tërësi, struktura e përgjithshme një-zërëshe fiton përparësi ndaj strukturës së përgjithshme shumë-zërëshe.  

Tekstura muzikore

Fakti që muzika tradicionale arumune e Republikës së Maqedonisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më shpesh një-zërëshe dhe më rrallë shumë-zërëshe–sjell, si rrjedhim, një teksturë muzikore, gjithashtu, të dyfishtë:  më shpesh monofonike/heterofonike/homofonike dhe më rrallë polifonike.  Duke qenë se, muzika tradicionale zanore arumune, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë, tekstura e saj mund të ndryshojë:  nëse është monofonike ose heterofonike, ajo shndërrohet në homofonike.  Ndërkohë, duke qenë se, muzika tradicionale zanore arumune, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikorë, tekstura e saj mbetet e pandryshuar:  polifonike.  

Sistemi modal/tonal

Muzika tradicionale arumune e Republikës së Maqedonisë ruan një sistem modal/tonal të dy-llojshëm:  diatonik e pentatonik.  Konkretisht, brenda saj, ndërsa zhanret një-zërësh janë, si pentatonikë, ashtu edhe diatonikë, zhanret shumë-zërësh shfaqen zakonisht pentatonikë.  Mirëpo, duhet mbajtur parasysh se, këngët, pjesët muzikore instrumentore, vallet me strukturë modale/tonale diatonike, numerikisht, mbizotërojnë ndaj këngëve, pjesëve muzikore instrumentore, valleve me strukturë modale/tonale pentatonike.  Njё dukuri e kёsaj natyre do të thotë se, në tërësi, sistemi modal/tonal diatonik fiton përparësi ndaj sistemit modal/tonal pentatonik të muzikës tradicionale. 

Raportet e muzikës tradicionale zanore me instrumentet muzikorë

Muzika tradicionale zanore arumune e Republikës së Maqedonisë, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë;  ndërkohë, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikorë.  Eshtë e qartë se, një faktor i tillë, gjithsesi, sjell pasoja të caktuara brenda saj.  Midis tyre, më e rëndësishmja është ndryshimi ose mos-ndryshimi i teksturës muzikore:  në rastin e parë, ajo shndërrohet nga monofonike ose heterofonike në homofonike;  sakaq, në rastin e dytë, mbetet e pandryshuar:  polifonike.

Përfundime

Prej vrojtimit të përgjithshëm mbi tipologjinë e muzikës tradicionale arumune të Republikës së Maqedonisë se Veriut, del se:

muzika tradicionale arumune e Republikës së Maqedonisë ka një strukturë të përgjithshme më shpesh një-zërëshe dhe më rrallë shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe);

muzika tradicionale arumune e Republikës së Maqedonisë ka një teksturë muzikore më shpesh monofonike dhe më rrallë polifonike;

muzika tradicionale arumune e Republikës së Maqedonisë ruan një sistem modal/tonal të dyfishtë—diatonik e pentatonik—, brenda të cilit përparësi merr sistemi diatonik;

muzika tradicionale zanore arumune e Republikës së Maqedonisë, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë;  ndërkohë, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikorë.

MUZIKA TRADICIONALE ARUMUNE E RUMANISE:  VESHTRIM TIPOLOGJIK

Struktura e përgjithshme/Sasia e linjave melodike

Muzika tradicionale arumune e Rumanisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më shpesh një-zërëshe dhe më rrallë shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe).  Konkretisht, brenda saj, ndërsa zhanre muzikorë, si:  nina-nana ose ninulla, vajtimi ose ligjërimi, boroitja ose logatja, etj., janë një-zërësh, zhanre muzikorë, si:  kënga lirike me llojet më të ndryshme të saj (ritualë, të punës, të dasmës, të dashurisë, etj.), ballada, kënga epike (legjendare e historike), etj., shfaqen, si një-zërësh, ashtu edhe shumë-zërësh.  Pra, këtu ekzistojnë, gjithashtu, dy lloj strukturash të përgjithshme.  Mirëpo, një çështje e tillë, meriton qё të interpretohet më thellë:  Duhet mbajtur parasysh se, kënga lirike, ballada, kënga epike, etj., takohen më shpesh me një zë.  Njё dukuri e kёsaj natyre do të thotë se, në tërësi, struktura e përgjithshme një-zërëshe fiton përparësi ndaj strukturës së përgjithshme shumë-zërëshe.  

Tekstura muzikore

Fakti që muzika tradicionale arumune e Rumanisë ka një strukturë të përgjithshme të dyfishtë–më rrallë një-zërëshe dhe më shpesh shumë-zërëshe–sjell, si rrjedhim, një teksturë muzikore, gjithashtu, të dyfishtë:  më rrallë monofonike/heterofonike/homofonike dhe më shpesh polifonike.  Duke qenë se, muzika tradicionale zanore arumune, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë, tekstura e saj mund të ndryshojë:  nëse është monofonike ose heterofonike, ajo shndërrohet në homofonike.  Ndërkohë, duke qenë se, muzika tradicionale zanore arumune, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikorë, tekstura e saj mbetet e pandryshuar:  polifonike.  

Sistemi modal/tonal

Muzika tradicionale arumune e Rumanise ruan një sistem modal/tonal të dy-llojshëm:  diatonik e pentatonik.  Konkretisht, brenda saj, ndërsa zhanret një-zërësh janë, si pentatonikë, ashtu edhe diatonikë, zhanret shumë-zërësh shfaqen zakonisht pentatonikë.  Mirëpo, duhet mbajtur parasysh se, këngët, pjesët muzikore instrumentore, vallet me strukturë modale/tonale diatonike, numerikisht, mbizotërojnë ndaj këngëve, pjesëve muzikore instrumentore, valleve me strukturë modale/tonale pentatonike.  Njё dukuri e kёsaj natyre do të thotë se, në tërësi, sistemi modal/tonal diatonik fiton përparësi ndaj sistemit modal/tonal pentatonik të muzikës tradicionale. 

Raportet e muzikës tradicionale zanore me instrumentet muzikore

Muzika tradicionale zanore arumune e Rumanisë, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë;  ndërkohë, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk përcillet me instrumente muzikoreë.  Eshtë e qartë se, një faktor i tillë, gjithsesi, sjell pasoja të caktuara brenda saj.  Midis tyre, më e rëndësishmja është ndryshimi ose mos-ndryshimi i teksturës muzikore:  në rastin e parë, ajo shndërrohet nga monofonike ose heterofonike në homofonike;  sakaq, në rastin e dytë, mbetet e pandryshuar:  polifonike.

Përfundime

Prej vrojtimit të përgjithshëm mbi tipologjinë e muzikës tradicionale arumune të Rumanisë, del se:

muzika tradicionale arumune e Rumanisë ka një strukturë të përgjithshme më shpesh një-zërëshe dhe më rrallë shumë-zërëshe:  dy-zërëshe, tri-zërëshe (asnjëherë katër-zërëshe);

muzika tradicionale arumune e Rumanisë ka një teksturë muzikore më shpesh monofonike dhe më rrallë polifonike;

muzika tradicionale arumune e Rumanisë ruan një sistem modal/tonal të dyfishtë—diatonik e pentatonik—, brenda të cilit përparësi merr sistemi diatonik;

muzika tradicionale zanore arumune e Rumanisë, në rastet që është një-zërëshe, herë-herë, shoqërohet me instrumente muzikorë;  ndërkohë, në rastet që është shumë-zërëshe, zakonisht, nuk shoqërohet me instrumente muzikorë.

                                                                ***

Vështrimi tipologjik i muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, tregoi qartë afritë dhe dallimet, që ekzistojnë në planin strukturor, midis dialekteve të caktuar muzikorë arumunë (të Shqipërisë, të Greqisë, të Republikës së Maqedonisë, të Rumanisë.)  Lejomëni të nënvizoj sërish se, dialektet, nën-dialektet, stilet muzikorë të muzikës tradicionale arumune, sikurse edhe grupimet strukturoro-formalë bazë të saj, karakterizohen, në çdo rast, nga tipare të përbashkët melodiko-modalë të ashtuquajtur “arumunë.”  

PJESA III:  SISTEMI MODAL/TONAL

Siç dihet, sistemet muzikorë modalë/tonalë, që njeh e tërë muzika botërore, tradicionale e profesioniste, e kohës së shkuar dhe e kohës sonë, janë katër: 

sistemi modal/tonal pentatonik 

sistemi modal/tonal diatonik

sistemi modal/tonal kromatik

sistemi modal/tonal enharmonik

Ndonëse, praktikisht, sistemet modalë/tonalë, shpesh, ekzistojnë të ndërthurur midis njëri-tjetrit, teorikisht, për të shmangur çdo lloj keqkuptimi, le të shohim përmbajtjen themelore të secilit prej tyre: 

Sistemi modal/tonal pentatonik:  Nënkupton një melodi ose shkallë, e cila përbëhet nga pesë tinguj të ndryshëm, të vendosur, si rregull, në intervale sekondash të mëdha e tercash të vogla.  (Shembuj tipikë të pentatonikës shfaqen, midis të tjerash, muzika tradicionale shqiptare toske e labe, muzika tradicionale arumune, muzika tradicionale latino-amerikane, etj.).

Sistemi modal/tonal diatonik:  1)  Një nga klasat (genera-t) e muzikës së lashtë greke.  2)  Parakupton një melodi ose shkallë, e cila përzien tonet e plotë dhe gjysmë-tonet, mirëpo gjysmë-tonet nuk vijnë njëri pas tjetrit.  (Shembuj tipikë të diatonikës mbeten, midis të tjerash, muzika tradicionale shqiptare gege, muzika tradicionale e fiseve indigjene të Amerikës, etj.).  

Sistemi modal/tonal kromatik:  1)  Një nga klasat (genera-t) e muzikës së lashtë greke.  2)  Nënkupton një melodi ose shkallë, e cila përdor gjysmë-tone njëri pas tjetrit.  (Shembuj tipikë të kromatikës shfaqen, midis të tjerash, muzika tradicionale qytetare shqiptare, muzika tradicionale turke, arabe, persiane, indiane, etj.).  

Sistemi modal/tonal enharmonik:  1)  Një nga klasat (genera-t) e muzikës së lashtë greke.  2)  Parakupton një melodi ose shkallë, e cila përdor largësi më të vogla sesa gjysmë-toni, pra, mikrotone.  3)  Nënkupton një ndryshim në notizim dhe funksion të një tingulli të vetëm, si, p.sh., nga mi bemol në re diez.  (Enharmonika haset gjerësisht, si në muzikën tradicionale shqiptare, ashtu edhe në muzikën tradicionale të kombeve, popujve e grupeve të tjerë etnikë.)

Nga ana e saj, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, ndërtohet më tepër në sistemin modal/tonal pentatonik dhe atë diatonik.  Ndonëse më pak, ajo ndërtohet edhe në sistemin modal/tonal kromatik, dhe, ende më pak,–në sistemin modal/tonal enharmonik.  Lejomëni të trajtoj shkurtimisht, vetëm se në mënyrë thelbësore, sistemin modal/tonal të saj. 

SISTEMI MODAL/TONAL PENTATONIK

Pjesa më e madhe e muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore ka një sistem modal/tonal pentatonik.  Nga vëzhgimi i një numri të përfillshëm këngësh, pjesësh muzikore instrumentore e vallesh tradicionale, del se, në muzikën tradicionale arumune, sistemi modal/tonal pentatonik materializohet zakonisht në gjashtё mode tipikë.  Duke i vëzhguar ata me kujdes, dalin në pah së paku katër karakteristika kryesore:

Së pari, modet tipikë të sistemit modal/tonal pentatonik arumun i dallon intervali midis skajeve të modit:  tipikisht, në Modin 1, Modin 2, Modin 3, ky interval është sekstё e madhe;  në Modin 4, Modin 5, Modin 6–septimё e vogёl.

Së dyti, modet tipikë të sistemit modal/tonal pentatonik arumun i shquan intervali midis çdo skaji dhe notës themelore të modit, d.m.th., pozicioni i skajeve ndaj notës themelore.  Tipikisht, në Modin 1, ky interval është tercë e vogël për skajin e poshtëm dhe kuintë e pastër për skajin e sipërm;  në Modin 2–sekondë e madhe për skajin e poshtëm dhe kuintë e pastër për skajin e sipërm;  në Modin 3–sekstё e madhe pёr tё vetmin skaj;  nё Modin 4, Modin 5, Modin 6–septimë e vogël për të vetmin skaj.

Së treti, modet tipikë të sistemit modal/tonal pentatonik arumun i diferencon ekuilibri o diz-ekuilibri midis pjesëve poshtë dhe sipër notës themelore të modit, d.m.th., pozicioni i notës themelore ndaj skajeve.  (Duke qenë e përbashkët për të dyja pjesët, nota bazë e modit shërben si nyje lidhëse midis tyre.)  Nga pikëpamja e pozicionit tё notës themelore ndaj skajeve, ndonëse në një shkallë të pabarabartë, të gjitha llojet janë të diz-ekuilibruara:  tipikisht, Modi 1, Modi 2 janë të diz-ekuilibruar, me përparësinë e pjesës sipër notës themelore të modit;  ndërsa Modi 3, Modi 4, Modi 5, Modi 6 shfaqen ende më të diz-ekuilibruar, mbasi përftohet një skaj i vetëm.

Së katërti, modet tipikë të sistemit modal/tonal pentatonik arumun i dallon karakteri tonik apo kordik i pjesëve poshtë dhe sipër notës themelore të modit:  zakonisht, në Modin 1, tё dyja pjesёt janё tonike;  nё Modin 2, ndёrsa pjesa poshtё notës themelore ёshtё kordike, pjesa sipёr saj shfaqet tonike;  nё Modin 3, Modin 4, Modin 5, Modin 6, pjesa e vetme është tonike.

Duke qenё se pёrdorin rreptёsisht sekonda tё mёdha e terca tё vogla midis gradёve tё tyre, modet e shqyrtuar më sipër vijnё si mode tipike pentatonikë.  Mirёpo sistemi modal/tonal pentatonik i muzikës tradicionale arumune ёshtё pa dyshim disi mё i ndёrlikuar ose shumё mё i ndёrlikuar.  Herё-herё, brenda tij, pёrdoret edhe Grada III, çka bёn qё midis Gradёs II dhe Gradёs III tё lindё gjysmё-toni, si veçori thelbёsore e diatonikёs (si-do).   Nё raste tё tillë, mode tё caktuar pentatonikë shndёrrohen nё mode pentatoniko-diatonikë.  Kёshtu, sistemi modal/tonal pentatonik arumun vjen edhe si njё pentatonikё diatonike.  (Kujtojmё se, një dukuri e tillë, ndërsa haset edhe në dialektin tosk të muzikës tradicionale shqiptare, takohet disi mё rrallё ose shumё mё rrallё në dialektin lab të saj.)  

SISTEMI MODAL/TONAL DIATONIK

Një pjesë e vogël, por e përfillshme, e muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, ka një sistem modal/tonal diatonik.  Në të vërtetë, një sistem i tillë, parimisht, s’ka asnjë lloj ndryshimi në krahasim me sistemin modal/tonal diatonik të muzikës profesioniste.  Prandaj, shqyrtimi i tij i posaçëm brenda këtij nën-kapitulli, do të dukej si një veprim i tepërt, i panevojshëm, i padëshirueshëm.

Thuajse njësoj sikurse në muzikën profesioniste, edhe brenda muzikës tradicionale arumune, sistemi modal/tonal diatonik haset në dy forma kryesore:  mazhore e minore.  (Në rastet që, nga pikëpamja e ngjyrës harmonike, modet përcaktohen, ose si minorë, ose si asnjëanës, si Gradë I ose notë themelore e tyre, shërben nota La e oktavës qendrore mbi tastjerën e pianos;  në rastet që, nga pikëpamja e ngjyrës harmonike, modet përcaktohen si mazhorë, si Gradë I ose notë themelore e tyre, shërben nota Do e oktavës qendrore mbi tastjerën e pianos.)  Ndër format kryesore të sistemit modal/tonal diatonik, përdorim të shpeshtë fiton diatonika minore.  Brenda muzikës tradicionale arumune, forma minore e diatonikës shquhet nga këto tipare kryesorë: 

jepet, si në mënyrë të pjesshme (tinguj të caktuar të modit mungojnë), ashtu edhe në mënyrë të plotë (nuk mungon asnjë tingull);

kadencimet (fillestare, të brendshme, mbyllëse) bëhen, zakonisht, në modalitetin/tonalitetin e Gradës I minore (La minor).

Ndërkohë, forma mazhore e diatonikës, brenda muzikës tradicionale arumune, shquhet nga këto tipare kryesorë:

jepet, zakonisht, në mënyrë të pjesshme (tinguj të caktuar të modit mungojnë);

kandencimet (fillestare, të brendshme, mbyllëse) bëhen më tepër në modalitetin/tonalitetin e Gradës I mazhore (Do mazhor).

SISTEMI MODAL/TONAL KROMATIK

Një pjesë ende më e vogël e muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore ka një sistem modal/tonal kromatik.  Në të vërtetë, sistemi modal/tonal kromatik i muzikës tradiconale arumune, parimisht, ndryshon në krahasim me sistemin modal/tonal kromatik të muzikës profesioniste.  Prandaj shqyrtimi i tij i posaçëm brenda këtij nën-kapitulli do të dukej si një veprim me vend, i nevojshëm, i dëshirueshëm.

Një veçori e rëndësishme e sistemit modal/tonal kromatik të muzikës tradicionale arumune është alterimi, shartimi, ulja gjysmë-toni më poshtë ose ngritja gjysmë-toni më sipër e gradëve të caktuara të modit.  (Në shkallën e rregullt diatonike alterimet mungojnë.)  Brenda sistemit modal/tonal kromatik të saj, zakonisht, vërehen këto alterime:  

Grada II (si):  ulet gjysmë-toni më poshtë (si bemol)

Grada III (do):  ngrihet gjysmë-toni më sipër (do diez)

Grada IV (re):  ngrihet gjysmё-toni mё sipёr (re diez)

Grada VI (fa):  ngrihet gjysmё-toni mё sipёr (fa diez)

Grada VII (sol):  ngrihet gjysmё-toni mё sipёr (sol diez) 

Një veçori tjetër e rëndësishme e sistemit modal/tonal kromatik të muzikës tradicionale arumune shfaqet përdorimi melodiko-harmonik në mënyrë të dyfishtë i gradëve të caktuara të modit.  Gradë të tilla mund të përdoren, njëkohësisht, si në gjendje natyrale, ashtu edhe në gjendje të ulur ose të ngritur, brenda së njëjtës pjese muzikore, zanore o instrumentore.  Brenda sistemit modal/tonal kromatik të muzikës tradicionale arumune, zakonisht, në mënyrë të dyfishtë, përdoren këto gradë:

Grada II (si):  si natyral-si bemol, ose anasjelltas

Grada III (do):  do natyral-do diez, ose anasjelltas

Grada IV (re):  re natyral-re diez, ose anasjelltas

Grada VI (fa):  fa natyral-fa diez, ose anasjelltas

Grada VII (sol):  sol natyral-sol diez, ose anasjelltas

Përdorimi melodiko-harmonik në mënyrë të dyfishtë i gradëve të caktuara të modit, teorikisht, e rrit numrin e sekondave të vogla ose gjysmë-toneve.  Mirëpo,  nga pikëpamja kohore, gjysmë-tone të tillë, praktikisht, vijnë gjithmonë tё distancuar njёri nga tjetri, pra, në segmente të ndryshëm të pjesëve muzikore, zanore o intrumentore.  Rrjedhimisht, natyra kromatike e tyre (kromaticizmi i pjesёve muzikore) nuk rritet në mënyrë dramatike. 

                                                                                ***

Shqyrtimi i sistemit modal/tonal të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, nxjerr në pah disa përfundime kryesorë:  

pjesa më e madhe e muzikës tradicionale arumune ndërtohet në një sistem modal/tonal pentatonik;

një pjesë e vogël, por e përfillshme, e muzikës tradicionale arumune ndërtohet në një sistem modal/tonal diatonik;

një pjesë ende më e vogël e muzikës tradicionale arumune ndërtohet në një sistem modal/tonal kromatik;

nëse sistemi modal/tonal pentatonik i muzikës tradicionale arumune është tepër i shquar, sistemi modal/tonal diatonik dhe ende më tepër sistemi modal/tonal kromatik vijnë të zbehtë;

nëse sistemi modal/tonal pentatonik i muzikës tradicionale arumune takohet gjerësisht në çdo vend ballkanik, sistemi modal/tonal diatonik dhe ende më tepër sistemi modal/tonal kromatik takohen në mënyrë të kufizuar;

herë-herë, sistemi modal/tonal i muzikës tradicionale arumune vjen i përzier:  pentatoniko-diatonik;  diatoniko-pentatonik;  diatoniko-kromatik;  kromatiko-diatonik, etj.

PJESA IV:  FAKTORE QE KUSHTEZOJNE PERFYTYREN MELODIKO-MODALE

Duke medituar mbi faktorët kryesorë që ndikojnë në përfytyrën tërësore melodiko-modale të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, lejomëni të nxjerr në pah rolin që luajnë brenda saj dy aspekte kryesorë, si:  struktura e përgjithshme, ose sasia e linjave melodike, dhe sistemi modal/tonal.

STRUKTURA E PERGJITHSHME

Duke pasur një strukturë të përgjithshme herë shumë-zërëshe dhe herë një-zërëshe, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, ka më shpesh një strukturë të përgjithshme shumë-zërëshe. 

Krahas sistemit modal/tonal, ndoshta edhe në saje të strukturës së përgjithshme shumë-zërëshe, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, ka mundur që, gjatë shekujve të ekzistencës së saj, të lindë, të rritë, të zhvillojë dhe të kristalizojë, në shkallën më të lartë, tiparet e veta themelorë dallues, substancialë e formalë.

Eshtë, gjithashtu, e rëndësishme të vihet në dukje se, këngët, pjesët muzikore instrumentore dhe vallet tradicionale arumune, të cilat ruajnë një strukturë të përgjithshme shumë-zërëshe, janë aq të afërta nga pikëpamja melodiko-modale, duke shkuar nga njëri vend ballkanik në tjetrin.

Pa dyshim se, mbizotërimi i strukturës së përgjithshme shumë-zërëshe, është shprehje e lashtësisë së muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore.

Këngët, pjesët muzikore instrumentore dhe vallet tradicionale arumune, të cilat ndërtohen mbi një strukturë të përgjithshme një-zërëshe, fare lehtë mund të bartin edhe elementë kromanikë e enharmonikë.

SISTEMI MODAL/TONAL

Duke pasur zakonisht një sistem modal/tonal herë pentatonik e herë diatonik, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, ndërtohet më shpesh në një sistem modal/tonal pentatonik. 

Ndoshta, në radhë të parë, në saje të sistemit modal/tonal pentatonik, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, ka mundur që, gjatë shekujve të ekzistencës së saj, të lindë, të rritë, të zhvillojë dhe të kristalizojë, në shkallën më të lartë, tiparet e veta themelorë dallues, substancialë e formalë.

Eshtë, gjithashtu, e rëndësishme të vihet në dukje se, këngët, pjesët muzikore instrumentore dhe vallet tradicionale arumune, të cilat ndërtohen brenda një sistemi modal/tonal pentatonik, janë aq të afërta nga pikëpamja melodiko-modale, duke shkuar nga njëri vend ballkanik në tjetrin.

Pa dyshim se, mbizotërimi i sistemit modal/tonal pentatonik, është shprehje e lashtësisë së muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore.

Këngët, pjesët muzikore instrumentore dhe vallet tradicionale arumune, të cilat ndërtohen mbi një sistem modal/tonal diatonik, fare lehtë mund të bartin edhe elemente kromanikë e enharmonikë.

MARRDHENIET MIDIS STRUKTURES SE PERGJITHSHME DHE SISTEMIT MODAL/TONAL

Nga pikëpamja e marrdhënieve që ekzistojnë midis strukturës së përgjithshme, ose sasisë së linjave melodike, dhe sistemit modal/tonal, në muzikën tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, vërehet një dukuri e tillë:

Këngët, pjesët muzikore instrumentore dhe vallet tradicionale arumune, të cilat kanë një strukturë të përgjithshme shumë-zërëshe, ndërtohen, si rregull, në një sistem modal/tonal pentatonik.  Vetëm në raste të rrallë, ato ndërtohen në një sistem modal/tonal diatonik.

Këngët, pjesët muzikore instrumentore dhe vallet tradicionale arumune, të cilat kanë një strukturë të përgjithshme një-zërëshe, ndërtohen, si në një sistem modal/tonal pentatonik, ashtu edhe në një sistem modal/tonal diatonik, por, ndoshta më shpesh, në një sistem modal/tonal diatonik.

FAKTORI ME I RENDESISHEM QE NDIKON NE PERFYTYREN TERESORE MELODIKO-MODALE

Duke medituar mbi faktorë kryesorë, që ndikojnë në përfytyrën tërësore melodiko-modale të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, lejomëni tani që t’i përgjigjem një çështjeje parimore etnomuzikologjike:  Në plan universal, cili është faktori më i rëndësishëm që ndikon në përfytyrën tërësore melodiko-modale të muzikës tradicionale të një kombi, populli, ose grupi etnik:  struktura e përgjithshme, ose sasia e linjave melodike, apo sistemi modal/tonal?  Unë mendoj se:

Në rrafsh universal, në muzikën tradicionale të kombeve, popujve, ose grupeve të ndryshëm etnikë, faktori më i rëndësishëm që ndikon në përfytyrën tërësore melodiko-modale të saj, është pa dyshim sistemi modal/tonal, i cili mund të jetë katër-llojesh:  pentatonik, diatonik, kromatik, enharmonik.  (Të mos harrojmë se, llojet e sistemeve modale/tonalë, shpesh, ekzistojnë të ndërthurur midis njëri-tjetrit.)  Ndërkohë, struktura e përgjithshme, ose sasia e linjave melodike,—e cila mund të jetë dy-llojëshe:  një-zërëshe ose shumë-zërëshe—vjen më tepër si faktor i shkallës së dytë.  Në këtë mes, një shembull kuptimplotë është vetë roli që sistemi modal/tonal dhe struktura e përgjithshme luajnë në përfytyrën tërësore melodiko-modale të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore.

PJESA V:  ÇESHTJE THEMELORE ESTETIKE

Midis çështjeve të shumta e të natyrave të ndryshme–të thjeshta e të ndërlikuara, specifike e të përgjithshme, artistike e jashtë-artistike, profesionale e jashtë-profesionale–, që lindin në lidhje me studimin dhe interpretimin e këngëve tradicionale të popullsisë arumune të vendeve Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, unë do të trajtoj shkurtimisht, por në mënyrë thelbësore, vetëm tri:  i)  tipare kryesorë origjinalë poetiko-muzikorë të këngëve tradicionale arumune;  ii)  bashkëveprimi midis muzikës tradicionale arumune dhe kulturave muzikore simotra ballkanike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.);  iii)  përfshirja e muzikës tradicionale arumune në artin muzikor profesionist të popujve ballkanikë. 

TIPARE KRYESORE ORIGJINALE POETIKO-MUZIKORE TE KENGEVE TRADICIONALE ARUMUNE

Studimi i përmbajtjes së këngëve tradicionale arumune nxjerr qartësisht në pah se, ato pasqyrojnë, më së pari, jetën baritore të popullsisë arumune dhe blegtorinë si profesionin kryesor të saj.  Pikërisht, për këtë arsye, në kulturën poetike arumune, mbizotëron kënga me karakter liriko-baritor. 

Vëzhgimi i përmbajtjes së këngëve tradicionale arumune nxjerr në pah, gjithashtu, praninë e notave emocionale të dhimbjes e keqardhjes, dramatizmit e tragjizmit.  Në të dy aspektet e saj—letrar e muzikor–, përmbajtja e këngëve tradicionale arumune, jepet, përgjithësisht, në sferën emocionale lirike të përceptimit shqisor të realitetit, duke u trupëzuar me mjete shprehës poetikë e muzikorë origjinale.  Përmbajtja e këngëve tradicionale arumune, po ashtu, përftohet shpesh edhe përmes një interpretimi të veçantë, interpretim i cili lind në ndërgjegjen tonë artistike përfytyrimin e një bashkëbisedimi midis artistit arumun dhe natyrës.

Kështu, përsa u takon tipareve kryesorë origjinalë poetiko-muzikorë të këngëve tradicionale arumune, ata ndoshta do të mund të formuloheshin si më poshtë:

mbizotërimi i këngëve me karakter liriko-baritor;

përftimi i notave emocionale të dhimbjes e keqardhjes, dramatizmit e tragjizmit;

mbizotërimi i notave emocionale lirike në dhënien e përmbajtjes;

prania shpesh herë brenda tyre e mjeteve shprehës poetikë e muzikorë origjinalë, sikurse edhe e një interpretimi dialogues me natyrën.

Tiparet themelorë dallues, substancialë e formalë, të muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, formojnë atë dukuri kulturoro-artistike, e cila mund të quhet pa asnjë dyshim si “univers muzikor tradicional arumun.”

BASHKEVEPRIMI MIDIS MUZIKES TRADICIONALE ARUMUNE DHE KULTURAVE MUZIKORE SIMOTRA BALLKANIKE

Bashkëjetesa shumë-shekullore midis muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, nga njëra anë, dhe kulturave muzikore simotra ballkanike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.), nga ana tjetër, ka sjellë si rrjedhim vetë bashkëveprimin midis tyre.  Disa çështje të rëndësishme të këtij procesi të ndërlikuar, kompleks, shumë-dimensional, ndoshta do të mund të formuloheshin si më poshtë:

Së pari, gjatë shekujve të ekzistencës së saj, muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, lindi, rriti, zhvilloi dhe kristalizoi, në shkallën më të lartë, tiparet e veta themelorë dallues, substancialë e formalë.  Tipare të tillë, të cilët sapo u përmendën, dolën në pah, përmes analizës së aspekteve themelorë etnomuzikologjikë, si: 

struktura e përgjithshme, ose sasia e linjave melodike (një-zërëshe, dy-zërëshe, tri-zërëshe);

tekstura muzikore (lidhja dhe bashkëveprimi që ekziston midis planit horizontal dhe atij vertikal të një pjese muzikore, zanore o instrumentore, çka, teorikisht, mund të materializohet në katër lloje ose forma kryesore:  monofoni, heterofoni, homofoni, polifoni/ kontrapunkt);

sistemi modal/tonal (pentatonik, diatonik, kromatik, enharmonik);

metrika/ritmika (e thjeshtë, e përbërë, e përzierë);

raportet e kulturës muzikore zanore me instrumentet muzikorë (shoqërimi apo mos-shoqërimi me instrumente muzikorë), etj.

Së dyti, do të ishte një konceptim i njëanshëm, sikur, krahas nxjerrjes në pah të tipareve kryesorë origjinalë poetiko-muzikorë të këngëve tradicionale të arumunëve, të mos vihej në dukje ana tjetër e çështjes:  dukuria e ndikimit të këngëve tradicionale të arumunëve prej këngëve tradicionale të popujve të tjerë ballkanikë (shqiptarë, grekë, maqedonas, bullgarë, rumunë, etj.)  Shfaqjet kryesore të kësaj dukurie ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë:

prania, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, krahas këngëve tradicionale në gjuhën arumune, edhe e këngëve tradicionale në gjuhë të tjera ballkanike  (shqipe, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.);

ndikimi në rrafsh muzikor i këngëve tradicionale të arumunëve prej këngëve tradicionale të popujve të tjerë ballkanikë (shqiptarë, grekë, maqedonas, bullgarë, rumunë, etj.). 

Së treti, i ndërlikuar në thelbin e tij, procesi i bashkëveprimit midis muzikës tradicionale arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, nga njëra anë, dhe kulturave muzikore simotra ballkanike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.), nga ana tjetër, objektivisht, ka qenë gjithmonë i dyanshëm.  Pra, nëse, muzika tradicionale arumune, nga njëra anë, është ndikuar nga kulturat muzikore simotra ballkanike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, rumune, etj.), nga ana tjetër, ajo ka ndikuar mbi ‘to.  Interpretimi i njëanshëm i procesit të bashkëveprimit nuk do t’i shërbente shumë nxjerrjes në pah të së vërtetës, në plan etnomuzikologjik.

PERFSHIRJA E MUZIKES TRADICIONALE ARUMUNE NE ARTIN MUZIKOR PROFESIONIST TE POPUJVE BALLKANIKE

Muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishillit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, mund dhe duhet të përfshihet në artin muzikor profesionist të popujve ballkanikë, për faktin e thjeshtë se ajo përfaqëson artin e një populli ballkanas:  pasardhës i trakëve të romanizuar.  Në plan universal, dihet se, muzika tradicionale e çdo kombi, populli, ose grupi të caktuar etnik, luan një rol të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në mbrujtjen e tipareve nacionalë të artit muzikor profesionist dhe thellimin e vazhdueshëm të karakterit kombëtar të tij.  Kështu, muzika tradicionale e çdo kombi, populli, ose grupi etnik, përbën elementin kryesor për të pasur një art muzikor profesionist, sa me përfytyrë të qartë nacionale, aq edhe të thjeshtë e të kuptueshëm nga masat e gjera.  Vetëm një art i tillë muzikor profesionist, ndërsa, nga njëra anë, mund t’i shërbejë kombit të tij, nga ana tjetër, mund të japë ndihmesë në thesarin e kulturës muzikore botërore.  Çështja e përfshirjes së kulturës muzikore arumune në muzikën profesioniste të popujve ballkanikë, mund të kuptohet drejt pikërisht brenda qerthullit të parashtruar më sipër.   Muzika tradicionale arumune e vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore—hapësirës etniko-socialo-gjeografike, ku prania e shumë kombeve, popujve, ose grupeve etnikë, ka sjellë si rrjedhojë edhe praninë e shumë kulturave muzikore etnike (shqiptare, greke, maqedonase, bullgare, turke, rumune, arumune, sllovene, kroate, boshnjake, serbe, malazeze, rome, etj.)–, mund dhe duhet që të mbijetojë në shekuj, në dy forma kryesore:  si në formën e saj të pastër tradicionale, ashtu edhe si element i artit muzikor profesionist të popujve ballkanikë. 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Prof. Dr. Spiro J. Shetuni-Mizika arumune-Studim

Heshtja izolon

May 5, 2019 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/ S’ka shqiptar, i cili nuk e di a s’ka dëgjuar për tmerret e izolimit të plotë, që fillon me kufizimin e fjalës. Por, afër 30 vjet nga ajo periudhë diktature, dëgjohen zëra nostalgjikë për kthim mbrapa. Me daljen e një brezi të ri që nuk e ka provuar atë kohë, këto zëra do të ndjehen edhe më shpesh. Fjala është për Shqipërinë që nuk gëzon shtyp të lirë.
Kombi mbështetet në diskutimin publik si një nga mjetet e domosdoshme për të arritur zgjidhje korrekte për problemet e mirëqenies sociale. Kufizimi i fjalës e ndërpret këtë diskutim. E gjithë historia njerëzore mëson se përshtatja e marrëdhënieve shoqërore nëpërmjet arsyes është e mundur kur fjala e lirë lejohet. Kur njerëzve u krijohet mundësia të komunikojnë lirshëm mendimet dhe vuajtjet e tyre, të vërteta ose të imagjinuara, pasionet e tyre shpërndahen në ajër, si baruti në sipërfaqe – por të këputur nga tmerret, mendimet punojnë në heshtje, dhe vjen një moment kur shpërthejnë duke shkatërruar gjithçka përpara. Kur arsyeja kundërshtohet me arsye dhe argumenti me argument, çdo qeveri e mirë do të jetë e sigurt. Fjala e lirë është vetë qytetërimi. Madje edhe fjala më kontradiktore, ruan kontaktin – është heshtja që izolon…

Filed Under: ESSE Tagged With: ASTRIT LULUSHI-Heshtja Iluzion

VIKTIMAT E LUFTES NE KOSOVE KERKOJNE DREJTESI

May 5, 2019 by dgreca

VIKTIMAT E LUFTES NE KOSOVE KERKOJNE DREJTESI NE KONGRESIN AMERIKAN NE UASHINGTON

-Pasqyrim i zgjeruar i Seancës Dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme/

Nga Rafaela Prifti/

Foto: Qemal ZYLO/

Pas njoftimit të mëhershëm dërguar për Diellin online nga Uashingtoni, po paraqes për lexuesit shkrimin e zgjeruar me pjesë nga dëshmitë e folësve të ftuar në seancë, pyetjet nga anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme, dhe një përshkrim të atmosferës në sallë. Shkrimi mund të jetë i gjatë por jep të dhëna dhe informacion me interes për disa pika, të cilat mund të përdoren si referencë në studimet e ardhshme. Pas punimeve të seancës, në program kishte vizita te zyrat e deputetëve dhe protestë përpara Ambasadës së Serbisë në Uashington. Për këtë pjesë, sjell përgjigjet nga biseda me anëtarin e Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, z. Marjan Cubi, të cilit i shpreh mirënjohje.     

Kryetari i Komisionit* të Kongresit Amerikan për Punët e Jashtme, z. Eliot Engel e hapi seancën me një përshkrim të shpejtë të rrethanave globale njëzet vjet më parë. Në atë kohë tri shtete të cilat kishin qenë dikur në kampin komunist, Hungaria, Polonia dhe Republika Ceke u anëtarësuan në aleancën atlantike NATO, Boris Jelcin dha dorëheqjen dhe posti i presidentit të Rusisë kaloi te Vladimir Putin, Marrëveshja e Dejtonit kishte filluar të implementohej, ndërsa në Kosovë kishte nisur fushata e spastrimit etnik të popullsisë shqiptare. Në bazë të raportit të vitit 2017 nga Qendra per Legjislacion Njerëzor, të titulluar “Fshehja e provave të krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë”, qysh nga viti 2001 janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve të Kosovës në katër varre masive në Serbi. Sipas raportit, vendimi për fshehjen e trupave dhe provave të krimit është marr në nivelet më të larta qeveritare qysh në mars 1999. Asnjë person i vetëm nuk është thirrur përpara ndonjë gjykate në Serbi për fshehjen në masë të të vrarëve shqiptarë në varreza masive. Raporti tjetër nga Organizata për të Drejtat Njerëzore tërheq vëmendjen tek një direktivë tjetër e ardhur nga Beogradi, dhunimi si mjet i vazhdimit të luftës në forma të tjera dhe instrumente të spastrimit etnik. Për viktimat e dhunës nuk ka pasur drejtësi, tha z. Engel. Si Amerika, ashtu edhe aleatët evropianë nuk ndërmorën veprime me vend. Madje Amerika dhe BE e detyruan Kosovën të krijonte ‘gjykatën speciale’ për të hetuar rastet e shkeljeve nga forcat e UCK-së. Ndërkohë Departamenti i Shtetit dhe aleatët tanë evropianë nuk kërkuan nga Beogradi që të vinte në zbatim drejtësinë si pjesë e programit të vendit drejt integrimit evropian. Z. Engel tërhoqi vërejtjen tek mandati i Dhomave të Specializuara të cilat deri tani kanë ndjekur penalisht vetëm shqiptarët. Ai tha se Komisioni i Punëve të Jashtme do ta monitorojë nga afër Gjykatën Speciale në mënyrë që të ndjekë ligjërisht të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Prandaj ka rëndësi që dëshmitë e panelistëve të ftuar këtu të dëgjohen, theksoi z. Engel, dhe prezantoi me radhë folësit.

Përfaqësuesi Republikan i nivelit të lartë i Komisionit, Michael McCaul tha se ndonëse ndërhyrja e NATOS përfundoi agresionin në qershor 1999 por lufta nuk ka përfunduar për një numër të madh të viktimave. Duke shtuar se seanca është jo vetëm mundësi për të dëgjuar dëshmitë por dhe për të kërkuar rrugën e vendosjen së drejtësisë së mohuar. Z. McCaul shtoi se kurajo dhe guximi i tyre i jep zemër edhe të tjerëve të japin dëshmitë e tyre. Në emër të drejtësisë dhe në emër të atyre që e kërkojnë atë, folësit paraqitën dëshmi gojore të detajuara: Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga foli për statusin e grave të dhunura, Vasfije Krasniqi për mbijetesën prej dhunimeve të kohës së luftës, Ilir Bytyqi për rastin e tri vëllezërve të tij dhe Profesor Paul R. Williams për diskordancën midis mandatave ligjore të instancave ndërkombëtare dhe vendore që kanë mundësuar moszbatimin e drejtësisë deri më sot.

Ish-Presidentja e Kosovës iu drejtua Përfaqësuesve me fjalët, “sot mbaj peshën e mijra jetëve që u sakatuan nga lufta në Kosovë. Ato duan të dëgjohet zëri i tyre dhe kërkojnë drejtësi për krimet e kryera ndaj tyre.”  Në kontekstin e sotëm të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve me shtetin fqinj dhe ish-agresorin, për të negociuar paqen, tha ajo, del parësore cështja e drejtësisë ndaj krime të luftës dhe krime ndaj njerëzimit të kryera nga forcat e regjimit serb gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Është fjala për jetët e civilëve dhe të pafajshmëve, për të mbijetuarit që ende vuajnë pasojat e luftës, për të pagjeturit dhe familjet e tyre. Znj, Jahjaga citoi disa të dhëna nga dokumentet e mbledhura nga Humanitarian Law Center, Kosovo, për periudhën 1998-2000. Sipas dëshmive, numri i civilëve të vrarë arrin 13, 535 prej të cilëve 1,230 fëmijë dhe 1,647 ende të pagjetur, përafësisht 20,000 femra dhe meshkuj shqiptarë kanë përjetuar dhunë seksuale si taktikë lufte, në periudhën mars-prill 1999, në kulmin e fushatës së spastrimit etnik, rreth një milion refugjatë u shpërngulën nga vendi, Gjatë periudhës 1998-1999 kanë ndodhur qindra ekzekutime në masë por vetëm 74 prej tyre janë të dokumentuara. Në shtojcën e dëshmisë së saj, ajo ia dorëzoi Komisonit të dhënat për datat dhe vendet e 74 varreve masive. Në lidhje me Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi në Hagë, folësja tha se nuk ka arritur të vendosë drejtësinë për viktimat si edhe të krijojë dokumentacion të plotë të akteve kriminale të kryera gjatë kohës së luftës. E njëjta ineficiencë u përcoll nga gjykatat e drejtuara nga OKB-ja në Kosovë të cilat ndonëse kishin mandate për hetime në shkallë të gjerë bënë shumë pak për evidentimin e krimeve, sqaroi znj, Jahjaga.

“Ne që kemi përjetuar luftën, ia dimë më shumë vlerën paqes.” tha folësja e parë e seancës. Por paqja nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse autoritet serbe nuk pranojnë përgjegjësitë e regjimit të Milloshevicit për krimet e kryera në Kosovë. Për të ecur drejt pajtimit, Serbët kanë rastin më të mirë të distancohen dhe të tregojnë senuk janë si paraardhësit e tyre. Ndërsa poltika e shmangieve nga tema, fshirjes së dallimit midis agresorit dhe viktimës, ambiciet për ndryshim të kufijve flasin për mungesë interesi për një të ardhme në paqe. Duke marrë si shembull edhe fjalimin e presidentit serb Vucic në Mitrovicën veriore vitin e kaluar, znj. Jahjaga dëshmoi se klasa politike që drejton Serbinë sot po ecën në hapat e regjimit të Milloshevicit. Pasojat e gjuhës së urrejtjes i kemi përjetuar dhe e dimë mirë se ku cojnë, shtoi ajo. Ish-presidentja e Kosovës e përfundoi dëshminë me porosinë “Kosova është e përkushtuar të ndërtojë të ardhme në paqe për vendin dhe rajonin, dhe dëshirojmë që edhe serbët të demonstrojnë të njëjtin përkushtim.”

Profesori i të Drejtës Ligjore dhe Marrëdhënieve Ndërkombetare në degën juridike në Universitetin Amerikan si edhe president dhe bashkëthemelues i Entit të Udhëzimeve dhe Legjislacionit Ndërkombëtar mbajti dëshminë gojore për t’i dhënë fund shkarjes nga përgjegjësia për aktet krimanale gjatë kohës së luftës në Kosovë. Analiza e tij e plotë prej 22 faqe iu dorëzua Komisionit. “Për cdo viktimë duhet të vendoset drejtësia dhe cdo kriminel duhet të përgjigjet për krimet e veta.” tha profesori Williams. Duhet të kemi kujdes nga sllogani se të gjitha palët janë përgjegjëse. Gjatë luftës në Kosovë forcat e angazhuara nga regjimi serb ishin autorë përgjegjës për më shumë se 80 për qind të akteve kriminale. Duke cekur periudhën e pasluftës, folësi tha se mekanizmat hibride të krijuara nga UNMIK-u dhe EULEX-i vepruan në raporte shpërpjesëtimore për zbatimin e drejtësisë. Ai tha se gjykimet për dhunën seksuale gjatë luftës duhet të jenë pjesë e padive për krimet e luftës. Në vitin 2015 komuniteti ndërkombëtar ushtroi presion ndaj Kosovës për krijimin e Dhomave të Reja të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Specialist me seli në Hagë. Aty pritet të gjykohen vetëm shqiptarët që ishin në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Nëse ky është funksioni i Gjykatës, tha ai, atëherë kjo në thelb i jep amnesti të gjithë autorëve që kryen krime me nxitjen e regjimit serb dhe efektivisht i mbyll derën drejtësisë për qindra mijra viktima në Kosovë, përfshirë 20,000 viktima të dhunimeve seksuale të kohës së luftës. Hendeku i përgjegjësisë për krimet e luftës është krijuar nga bashkësia ndërkombëtare ku hyn edhe Shtetet e Bashkuara, theksoi eksperti ligjor. Profesori Williams e paraqiti dëmin e shkaktuar deri më sot nga miopia e sponsorëve ndërkombëtarë, me këto fjalë: “…ekuivalenca morale e pavërtetë, ngritja e gjykatave të llojit etnik, mohimi i dhënies së drejtësisë për viktimat, dhe kultivimi i padrejtësive etnike, e dobëson legjitimitetin e mekanizmave të sjelljes përpara përgjegjësisë dhe aftësisë së tyre për t’i hapur rrugë pajtimit –cka është thelbësore për një paqe të qëndrueshme.”  Në fund, folësi dha mendime për ta rivendosur integritetin e Dhomave të Specializuara duke sqaruar mandatin e dekretuar nga parlamenti i Kosovës për ndjekjen e krimeve të luftës. Si edhe bashkëpunimin midis Amerikës me qeverinë e Kosovës, për të kërkuar nga Zyra e Prokurorit Specialist t’i jap përparësi hetimit të krimeve të përdhunimeve të lidhura me periudhën e luftës.      

Folësi i tretë i seancës Ilir Bytyqi, shqiptaro-amerikan nga Staten Island, nga Fondacioni i vëllezërve Bytyqi iu drejtua Komisionit me fjalët: Viktimat nuk mund të injorohen. Nëse doni paqen në Ballkan, ne mund të injorohemi.” Ai tha se nuk mund të arrihet marrëveshje afatgjate midis Serbisë dhe Kosovës, pa ngritur cështjen e viktimave. Trupat e tre vëllezërve Bytyqi u gjetën në një varr masiv në një qendër trajnimi në Petrovo Selo në Serbinë lindore. Autoritetet serbe hapën një hetim për rastin në vitin 2002, por deri më tani nuk janë ngritur akuza. Ilir Bytyqi akuzoi autoritet serbe për mbrojtjen e vrasësve. Ai tha përpara Komisionit se Presidenti Aleksandër Vuçiç mbron kriminelët që vranë vëllezërit e tij, të cilët u vranë pasi u arrestuan nga policia serbe në vitin 1999 pas përfundimit të luftës së Kosovës. Në fushatën e tij për drejtësi ai kërkoi nga Kongresi, Bashkimi Evropian, Serbia dhe Kosova që të japin ndihmë për raste të tilla dhe të tjera të mbetura pa përgjigje. Në dëshminë e tij Ilir Bytyqi tha se Rezoluta 32 e paraqitur nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësueve dhe të Komisionit për Punë të Jashtme, Lee Zeldin, Kryetari Engel dhe Grace Meng dhe  miratuar nga Kongresi verën e kaluar, pati shumë efekt në Serbi. Dhe për më tepër, folësi mbështeti qëndrimin e shprehur nga Kryetari i Komisionit Engel që Serbia të mos lejohet të hyj në Bashkimin Evropian derisa të jetë në gjendje të provojë se do të sjellë para organeve të drejtësisë kriminelët e luftës dhe ata që janë përgjegjës për fshehjen e krimeve. Z. Bytyqi kërkoi nga autoritetet në Serbi ta ndërrojnë kursin e drejmit të politikës së tyre, ndërsa qeveria e Kosovës të shtojë përpjekjet për të kërkuar drejtësi për viktimat.

Folësja e katërt ishte Vasfije Krasniqi Goodman, një nga gratë e para në Kosovë që ka treguar publikisht se ishte viktimë e përdhunimit gjatë kohës së luftës. Ajo dëshmoi se kur ishte 16 vjeçe u përdhunua nga policia serbe në fshatin e saj në vitin 1999. Më vonë ajo e raportoi rastin në UNMIK dhe EULEX. Ndonëse autori i krimit është identifikuar, kanë kaluar njëzet vjet dhe për mua nuk ka pasur drejtësi, tha znj. Krasniqi. Në fund, ajo iu drejtua anëtarëve përfaqësues të Kogresit Amerikan të veprojnë pa humbur kohë në emër të drejtësisë për viktimat.   

Pasi u paraqitën dëshmitë gojore, seanca vazhdoi me pyetje për folësit.

Kryetari i Komisionit, z. Engel i drejtua znj. Jahjaga me pyetjen: Si mund të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara për këtë pikë?

Ajo u përgjigj se për viktimat e luftës nuk ka pasur drejtësi. Nuk ka pasur drejtësi për të dhunuarat gjatë luftës, për të pagjeturit, për të shpërngulurit. Human Rights Watch ka mbledhur dhe paraqitur statistikat për periudhën e konfliktit, por organet e drejtësisë nuk kanë vepruar.

Në përgjigjen e tij Profesori Williams tha se gjykata speciale duhet ta ketë të qartë mandatin nën autoritetin e qeverisë së Kosovës. Administrata e UNMIK-ut nuk ushtroi juridiksionin e vet në bazë të mandatit të dhënë. Qeveria e Kosovës ka kompetenca ligjore të bëjë amandamente/shtojca të statutit. Juridiksioni i dhënë nga një organ i Këshillit Evropian është rast i rrallë i diplomacisë që merr rolin e legjislativit.

Deputetja Karen Bass pyeti se cilat janë veprimet që mund të ndërmarrë qeveria amerikane. Profesori Williams u përgjigj se Departamenti i Shtetit duhet të shqyrtojë krijimin e Tribunaleve hibride me mandate, statute dhe kapacitete të përcaktuara. Dhe vërehet se Shtetet e Bashkuara e kanë dobësuar sferën e veprimeve vitet e fundit.

Deputeti Steve Chabot u interesua për përfundimet e nxjerra nga shembuj të ngjashëm si masakrat në Ruanda, Afrikën e Jugut etj. Profesori Williams theksoi se është me rëndësi të kuptohet natyra e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, ku drejtësia të shihet si pjesë e procesit të paqes. Në Ruanda dhe Kamboxhia ndodhi i ashtuquajturi ‘Katarsi i Viktimave”. Një qasje gjithëpërfshirëse do të kërkonte shtrirjen e mekanizmave eksiztues në gjykata të nivelit lokal.

Deputetja Spanberger komentoi se pas miratimi të ligjit për njohjen e statusit të grave të mbijetuara nga dhuna e luftës, nuk ka pasur numër të madh të tyre që të dalin si rrjedhojë e ligjit. Znj. Jahjaga u përgjigj se statusi ligjor u miratua në shkurt 2018 por duhen vite për të kundërvenë stigmatizimin që ekziston ende në shoqëri që kërkon platformën e duhur.

Kryetari i Komisionit z. Eliot Engel tha se ai vetë e ka pyetur Presidentin Vucic dy here për të zgjidhur rastin e vëllezërve Bytyqi dhe të dyja herët ka marr vetëm premtime dhe asgjë nuk është bërë në përgjigje të kërkesës.

Deputeti Lee Zeldin e mori fjalën dhe tha se përfaqësuesit e të dy partive nuk heqin dorë nga cështja e vëllezërve Bytyqi. Ai tha se nga kjo seancë i dërgon një mesazh të qartë Presidentit Vucic, “Shtetet e Bashkuara kërkojnë drejtësi për viktimat sipas Rezolutës 32. Kjo është pikë që do ta pengoj Serbinë të bëj hapa drejt synimeve të ardhshme.”             

Në fjalën e tij deputeti Brad Sherman tha se përkundër perceptimit të përgjithshëm Shtetet e Bashkuara i përkrahin shtetet me shumicë myslimane sic është rasti I vendeve si Bosnja dhe Kosova. (Lexoje te plote en Diellin e Printuar)

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti-Kronika e plote-Viktimat e Luftes-Kosove-Kongres

Administrata Trump miraton ligje të reja të sigurisë në det të hapur…

May 5, 2019 by dgreca

Fire boat response crews battle the blazing remnants of the off shore oil rig Deepwater Horizon April 21. A Coast Guard MH-65C dolphin rescue helicopter and crew document the fire aboard the mobile offshore drilling unit Deepwater Horizon, while searching for survivors April 21. Multiple Coast Guard helicopters, planes and cutters responded to rescue the Deepwater Horizon’s 126 person crew.

Nga Shefqet Kërcelli

Administrata e Trump prezantoi të enjten planin e saj përfundimtar për të permiresuar masat e sigurisë së shpimit në det të hapur, të vendosura nga administrata e Obamës pas fatkeqësisë së naftës BP Deepwater Horizon 2010, në gjirin e Meksikës, bazuar në shqetësimet e ngritura nga disa grupe të interesit mbi rreziqet potenciale për punëtorët dhe mjedisin.

Ndryshimet parashikohen të shpëtojnë drillerë të naftës dhe gazit, me një kosto të paktën 1 miliardë dollarë gjatë 10 viteve, sipas zëdhënëses së Departamentit të Brendshëm.

Departamenti i Brendshëm, komunikoi ligjet e fundit të rishikuara pas ngjarjes në Port Fourchon, port në Luiziana, që nxjerr mbi 90% të prodhimit të naftës, në thellësi të Gjirit të Meksikës.

Vitin e kaluar, Byroja për Sigurinë dhe Agjencia e Mjedisit, propozoi ndryshime në rregullin e kontrollit në det të hapur 2016, i cili kishte nevojë për monitorim në kohë reale të operacioneve dhe certifikimin nga palët e treta të pajisjeve emergjente.

Zoti Scott Angelle, kreu i BSEE, u shpreh në një gazetë të përditshme të Luizianës se, agjencia kishte rishikuar 68 nga 342 dispozitat e ligjet e kontrollit të administratës së zotit Obama dhe ka paraqitur një “Ligj të përmirësuar, më të sigurt, më të zgjuar dhe më ekonomik”. “Ligji i paraqitur sot, përdor një metodë të bazuar në performancën dhe përmbush kërkesat e monitorimit në kohë reale, heq kërkesat dyfishuese të certifikimit që nuk kanë asnjë vlerë, zvogëlon rreziqet e dështimit dhe përmirëson jetëgjatësinë e pritshme të komponentëve parandalues ​​të momenteve kritike”, deklaroi ai.

Gjithashtu ligji i rishikuar, pasqyron ndryshimet e kërkuara nga industria e naftës dhe gazit, që ishin të pakënaqur me ligjet e Administratës Obama, të cilat sipas tyre, impononin ngarkesa financiare duke kufizuar keshtu zhvillimin dhe prodhimin e ardhshëm.

Ndërkohë grupet e mjedisit paralajmëruan se, zbutja e ligjit të kontrollit, ishte e pamatur dhe një shembull tjeter se si administrata Trump po i plotësonte kërkesat e industrisë.

“Administrata Trump po i vë kursimet e industrisë përpara sigurimit vetëm disa javë pas përvjetorit të derdhjes më të keqe të naftës në historinë e SHBA”, tha Diane Hoskins, Drejtore e grupit për ruajtjen e Oqeanit.

“Ne duhet të zbatojmë reforma të reja të sigurisë, jo t’i rikthejmë masat e sigurisë që janë aktualisht në vend”, theksoi ajo.

Tankeri “BP Macondo” shpërtheu në flakë më 20 prill 2010 në kompleksin Deepwater Horizon, një incident tragjik ku vdiqën 11 punëtorë, dhjetra u plagosën, ndërsa kostoja për rehabilitimin e Bregut të Gjelbër shkon në disa miliarda dollarë.

Administrata e Obamës ngriti një grup pune për të shqyrtuar shkaqet e aksidentit, të cilat u përdorën gjerësisht për të formuluar legjislacionin e mbrojtjes së mjedisit detar dhe shmangien e katastrofave të tilla detare.

Senatori Demokratik Tom Carper, demokrati më i lartë në komitetin e mjedisit të Senatit, tha se ligji i ri nënvlehtëson punën e specialistëve që shqyrtuan këtë aksident detar.

“Ai injoron hapur mësimet e mara për një katastrofë të parandalueshme plotësisht. Gjithashtu nuk mer në konsideratë rreziqet e papritura, të cilat janë rezultat i një sistemi të parregullt të kontrollit të këtyre masave në det të hapur, u shpreh ligjvënësi demokrat.

Ndërkohë Instituti Amerikan i Naftës, deklaroi më parë gjatë kësaj jave se, standardet e miratuara nga industria e naftës dhe gazit dhe ligji i përmirësuar do të shtonin sigurinë e cdo aktiviteti nxjerës-transportues të naftës në det të hapur.

“Ky përparim në këtë fushë shkon krah për krah me rishikimet e propozuara për një numër ligjesh në det të hapur, të cilat shtojnë sigurinë në det dhe janë më të mençura dhe më efektive se më parë, është një process në zhvillim, ndersa ne ecim përpara me të sigurtë dhe të përgjegjshëm në veprimtarinë e kompanive në det të hapur”, tha zoti Eric Milito, nënkryetar i API për operacionet në det të hapur.

Burimi: Valerie Volcovici UASHINGTON, 2 maj (Reuters).

Filed Under: Politike Tagged With: Trump-Rregulla te reja-shperthimi

VISAR ZHITI PER MITRUSH KUTELIN

May 4, 2019 by dgreca

Shkrimtari që i tejkalon vdekjet e veta duke lënë një vepër themeltare, të pavdekshme në letrat shqipe…/

-Një rrëfim i pa besueshëm, dramatik për Mitrush Kutelin tonë, nxjerrë nga burgologjia FERRI I ÇARË-/

nga Visar ZHITI/

* * *

– E di ti që e kanë varrosur njëherë të gjallë Kutelin? – më tha A. S., ndërsa pinim kafe. Shqeva sytë, por mendova se mos qe fjala për ndonjë metaforë. Sidoqoftë, jo kaq egër.
– Si?! – klitha.
– E kanë varrosur vërtet, ishte i dënuar në kënetën e…
– Këneta e Koçitas, e ferrit?
– E Vloçishtit. Duhet të ketë qenë viti ’48-49…
Po, po, e dija. Kisha pasur njerëz të mi atje. Edhe Makesen Bungo rrëfen për një shkrimtar të burgosur që e thërret polici dhe e pyet: “Ç’punë bëje ti më parë, ë?” – “Shkruaja libra”, – i përgjigjet i burgosuri. “Ashtu? – ulërin polici. – Pse, Lenini je ti? Vetëm ai shkruante libra”, – dhe e godet në kokë. Mitrush Kuteli nuk lëvizi. As u mënjanua. I plasi gjaku…
– Dëgjo tani, është e tmerrshme, e dëshmon Hamza Tusha nga Elbasani, është gjallë, e ka parë me sytë e vet, ka qenë dhe partizan dhe e burgosën, por i shkonte fjala te komandanti i burgut, Tasi Marko, me vëllanë lart, në Byro. O ky, o njëri nga kapterët, me urdhër të komandantit, s’dihej të cilit komandant, a iu shkrep vetë, se dëshirat e një kapteri të xhindosur ishin barabar me ato të shtetit, thërret pra ai, kapteri, që t’ia sjellin aty, menjëherë, atë shkrimtarin. Të burgosurit punonin si robër për tharjen e asaj kënete, këneta e ferrit, siç the ti. “Shpejt, hapni një gropë, aty në llum, e dua të thellë, – bërtiste kapteri me zë komandanti. – Hë, mbaruat? Shpejt, të dënuar, se… Ja, këtë, këtë shkrimtarin, hidheni brenda, lakuriq!”
Dhe i vërsulen Mitrush Kutelit – s’u pa ç’ishin, roja, të dënuar në shërbim të komandës – ia shkulin rrobat dhe ai, i hutuar, rri në këmbë, drejt, si një Krisht. – Hidheeeeni, në gropë! Mbulojeni shkrimtarrrrin!” – dëgjohet britma e kapterit si një armë. Lopatat hedhin baltë mbi të, kënetë… Sa veta kishin mbuluar ashtu pas punës, në llurbë…
– Kjo është makabre, e papërballueshme edhe ta dëgjosh.
– Po, po. Dëgjo vazhdimin. Hamzait i qaset bashkëqytetari i tij, i burgosur edhe ky, Tahir Çiftja, i përgjërohet që t’i thotë komandantit t’i lejojë që ta hapin varrin – e ç’varr ishte ai? krim, hatá… – thuaji, aman, turp, gjynah, thuaji: a ta shohim, ka vdekur apo jo? Sa duron robi… mbase gënjehet.
Komandanti turfulloi, ç’është kjo… hapeni gropën. Dhe e ashtu bënë. E zbuluan. Nxjerrin atë grumbull balte që pak më parë kishte qenë mish dhe kocka, gjë e gjallë, i burgosur, njeri. Mitrush Kuteli… regëtinte ende… Mbase llumi, uji, lëkura merrte ajër, lakuriq… prilli, ishte muaji prill… Zoti… Grahmat e fundit të baltës.
Mjeku i burgut, ai që të dënuarit e kishin shpëtimtar, engjëll mbrojtës, Dr. Isuf Hysenbegasi, u përkujdes shumë, e solli në jetë. E ngjalli…
U meka. S’po kisha më fjalë.
– E di ç’bënë me gropën? – e kishte vendosur, donte të më lemeriste prapë.
– E mbyllën, – bërtita – çfarë tjetër?!
– Po, po, “por më parë futni këta dy pleqtë”, urdhëruan. S’donin t’u shkonte dëm gropa dhe kapterët 

Filed Under: Politike Tagged With: Visar Zhiti- Ferri i Care- Mitrush Kuteli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1026
  • 1027
  • 1028
  • 1029
  • 1030
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT