• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË-“BLLACA 99”, MUZE I GJENOCIDIT SERB

April 10, 2019 by dgreca

Bllaca-1999-
20 Vjet nga gjenocidi serb….

-“Bllaca 99”, Muze atje ku u dëbuan qindra mijëra shqiptarë të Kosovës para 20 viteve/

-Kryeministri Ramush Haradinaj:  Liria e Kosovës në themele ka emrin e secilit refugjat të Bllacës. Falënderim shqiptarë kudo që jeni, faleminderit për bukën dhe ujin, për strehën dhe mbi të gjitha për shpresën që ua mbajtët gjallë të përndjekurve me ëndrra të vrara. Po ashtu, një falënderim të gjithë njerëzve të mirë, prej këtu, përgjatë tërë Evropës Perëndimore e përtej Atlantikut në Amerikë, Kanada e Australi, e deri në Jerusalem, që ua lehtësuan tragjedinë dhe ua lidhën plagët e shpirtit/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

BLLACË, 10 Prill 2019/ Në jug të Kosovës,  komunën e Hanit të Elezit – kufitare me Maqedoninë Veriore, është vënë sot gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, atje ku u dëbuan qinda mijëra shqiptarë para 20 viteve.

“Liria e Kosovës në themelet e veta e ka emrin e secilit refugjat të Bllacës dhe të gjithë atyre që dhunshëm u përndoqën nga shtëpitë e tyre. Ata u bënë zëri dhe imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Haradinaj foli në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në kujtim dhe nderim të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën dhe eksodin e 99-ës, në kujtim dhe nderim të gjithë të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, në respekt dhe falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptar dhe Kosovën në vitin 1999.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se janë në Bllacë për të respektuar  rezistencën e vuajtjen e shqiptarëve që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës, gra e burra, fëmijë e pleq, që prapa kishin lënë të kaluarën, emrat, kujtimet, varrezat dhe njerëz të tyre në zjarrin e luftës.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj falënderoi shqiptarët kudo që janë, për bukën dhe ujin, për strehën dhe mbi të gjitha për shpresën që ua mbajtën gjallë të përndjekurve me ëndrra të vrara.

“Një falënderim të gjithë njerëzve të mirë, prej këtu, përgjatë tërë Evropës Perëndimore e përtej Atlantikut, në Amerikë, Kanada e Australi, e deri në Jerusalem, që ua lehtësuan tragjedinë dhe ua lidhën plagët e shpirtit”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga një fjalë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, mbajtën edhe kryetari BDI-së – partisë shqiptare në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti dhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

“Sot, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, bashkëveprimtarin dhe bashkuftëtarin Ramush Haradinaj, vendosëm gurthemelin e qendrës së kujtesës kolektive kombëtare për gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë. E kaluara duhet të kujtohet në mënyrë që asnjëherë mos të harrohet dhe mos të përsëritet”, u shpreh lideri i BDI-së,  Ahmeti

Po sot, në Bllacë, është hapur ekspozita me fotografi nga kampet e refugjatëve e fotografit profesional nga Brukseli, Asllan Krasniqi, është mbajtur mitingu i poezisë “Bllaca 99”, me pjesëmarrjen e mbi 90 poetëve nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe janë mbjellë 99 fidane në shenjë kujtimi dhe nderimi për të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën.    

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT HARADINAJ:

Në fillim, më lejoni të përshëndes ata që ndodhen këtu, e që përmes këtij treni i kanë ikur vdekjes, të gjithë që janë prezent, që kanë ardhur nga të gjitha viset e Kosovës.

Sot, po vejmë gurthemelin e një shtëpie jo të jashtëzakonshme, që i zë kujtimet e  gjithë shqiptarëve, me shpresë që ndjekjen nga toka e vet kurrë më nuk do ta përjetojë askush.

Një shtëpi që do të jetë shtëpi e kujtesës kolektive, ku do të vijën breza e breza për të mësuar leksionin e parë: Sa e shtrenjtë është liria dhe sa dhembje sjell rruga deri në liri!?

Në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës  së refugjatëve kosovarë, po e ngremë këtë Qendër Përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë, Bllaca ’99, shtëpi që flet më zërin e ndërgjegjes, kundër harresës.

Ky duhet të jetë një Muze Botëror, i gjithkohëshëm, që flet kundër mizorisë së njeriut ndaj njeriut!

Jemi sot këtu për respekt të rezistencës dhe vuajtjes së 440 mijë shqiptarëve që kanë kalua nëpër Kampin e Bllacës, nga mbi një milionë gra e burra, fëmijë e pleq që prapa kishin lënë të kaluarën, emrat, kujtimet, varrezat dhe njerëz të tyre në zjarrin e luftës.

Ndërkohë që 60 për qind prej tyre janë vendosur nëpër shtëpi të shqiptarëve, që i hapën dyert dhe zemrat, deri në lajmin e madh, që ushtoi si vetëtima: Kosova u çlirua! Kosova mbeti gjallë!

Falënderim shqiptarë kudo që jeni, faleminderit për bukën dhe ujin, për strehën dhe mbi të gjitha për shpresën që ua mbajtët gjallë të përndjekurve me ëndrra të vrara. Po ashtu, një falënderim të gjithë njerëzve të mirë, prej këtu, përgjatë tërë Evropës Perëndimore e përtej Atlantikut në Amerikë, Kanada e Australi, e deri në Jerusalem, që ua lehtësuan tragjedinë dhe ua lidhën plagët e shpirtit.

Dhe sot, kur po e vendosim një shenj në kohë dhe në këtë tokë të ujitur me gjak e lot, e cila ka për të qëndruar shekujve dhe ka më shërbye si vërejtje, që bota e lirë mos të lejojë më spastrim etnik, vrasje në masë dhe ndjekje e trena të vdekjes, sepse kush nuk mëson nga historia ajo do t’i përsëritet.

Pushtuesi mësyu një shekull të marrë tokë nga shqiptarët dhe kur u shfaq UÇK –ja, populli e rizbuloi forcën e tij – mos me dhanë më tokë – duke u rreshtuar në luftën për liri e dinjitet dhe regjimi i Millosheviqit duke e ndje fundin e vet, nisi fushatën e mizorive, për të marrë sa më shumë jetë nga shqiptarët.

Por bota e lirë, e prirë nga Amerika, ia mbylli rrugën me drejtësi kësaj mizorie për ta rikthyer shpresën. Kosova u rikthyer në historinë gjeopolitike të botës.

Kosova e ngrit këtë Muze edhe si falënderim të përjetshëm botës demokratike, si atyre që ndanë drejtësinë.

Sot, kujtesa jonë duhet ta zgjojë vëmendjen e secilit njeri, edhe fqinjëve tanë serbë, që mos t’ua trazojnë plagët ende të freskëta shqiptarëve, por t’i respektojnë vuajtjet e tyre.

Liria e Kosovës në themelet e veta e ka emrin e secilit refugjat të Bllacës dhe të gjithë atyre që dhunshëm u përndoqën nga shtëpitë e tyre, ata u bënë zëri dhe imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri, gjithë sakrificës së popullit tonë!

Faleminderit!

*Per me shume foto shkoni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari-Bllaca -20 Vjet-Gjenocid

“Mirënjohjen e Lartë të Vatrës”për Harry Bajraktarin

April 10, 2019 by dgreca

Gjatë darkës zyrtare me rastin e 110 vjetorit të Gazetës Dielli, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta DIELLIi nderuan Z. Harry Bajraktari me “Mirënjohjen e Lartë të Vatrës”, titulli më i lartë që Federata jep për personalitete të spikatura.

Z. Harry Bajraktari është një nga mbështetësit më të shquar të Federatës sonë ndër vite. Kontributi i Tij përmbledh një sërë fushash të jetës së komunitetit shqiptar jo vetëm në Amerikë. Nën shembullin e Gazetës Dielli, Z. Bajraktari themeloi Gazetën Illyria, një organ me peshë në informimin e shqiptaro – amerikanëve dhe më gjerë. Ndihma, kontributi dhe prania e Tij thelbësore në një sërë drejtimesh, ku mund të përmendim: çështjen e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, kulturën dhe gazetarinë, ruajtjen e traditave dhe forcimin e rolit të grave në komunitet, mbështetjen për ruajtjen e historisë sonë në marëdhëniet e shkëlqyera me komunitetin hebre, etj ishin dhe mbeten disa nga arsyet që Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta DIELLI e nderuan me Mirenjohjen e Lartë të Vatrës.

Filed Under: Featured Tagged With: HARRY BAJRAKTARI-VATRA

Homazh për mikun tonë Teki Gjonzenelaj

April 10, 2019 by dgreca

Nga Reshat KRIPA/

Ike i dashur vëllau ynë Teki, ike duke na lënë një boshllëk të madh brenda vetes. Donim të të kishim gjithmonë pranë, të dëgjonim zërin tënd, mendimet e tua. Ti  ishe burri me një karakter të fortë, i pathyeshëm para tiranisë së diktatorëve dhe i papajtueshëm me prapaskenat e intrigantëve të pamoralshëm.   Por ti ike duke na lënë të vetmuar. Ne donim të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për fjalën tënde të urtë. Por ti ike. Zoti kishte  vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri. Nuk besoja se do të isha unë që do të shkruaja këto rreshta për përcjelljen tënde në parajsën qiellore.

Ishe fare i ri, vetëm shtatë vjeç, kur u detyruat së bashku me motrat dhe vëllezërit e tu, më i madhi vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, të përballeshit me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ju nuk u thyet. Ato dallgë i përballuat me krenari dhe dinjitet dhe kjo pasi kishit një nënë heroinë e cila dijti t’ju rrisë dhe edukojë me normat e moralit të lartë pa patur pranë atin tuaj të nderuar, Muhamet Gjonzenelaj, që dergjej burgjeve të komunizmit.

Çfarë të të kujtoj më parë i dashur vëlla, Burrelin e zi apo kampet e punës së  detyruar në të cilat ishit të detyruar të jetonit. Nuk ju thyen as internimet, as burgosjet dhe as endjet nga një krahinë e vendit në tjetrën, nga jugu në veri dhe përsëri nga veriu në jug. Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira.  Po, Teki i dashur, ti i  mbijetove  asaj  kohe  barbare, i  mbijetove  sepse  në  venat  e tua rridhte  gjak fisniku dhe në këto çaste më kujtohet një frazë e filozofit të shquar Niçe:

Ekziston vetëm fisnikëria e lindjes, fisnikëria e gjakut. Vetëm shpirti fisnikëron, por më parë duhet diçka që të fisnikërojë shpirtin. Çfarë duhet atëhere?  Gjaku…

Dhe ky gjak nuk ju mungonte, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj.

Por  kohët  ndryshuan.  Kuçedra  e  zezë  që kishte  zaptuar   vendin  u  shpor.  Atëherë  ti

fluturove në botën që kishe ëndërruar, në botën e lirë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ti i përkisje asaj plejade që kishin një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Doje të jetoje i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën tënde. Doje të jetoje në një botë të vërtetë sepse deri atëherë, për fatin e keq të atdheut, kishe jetuar në një epokë të gabuar, në atë epokë kur nuk mund të shprehje dot ato që ëndërroje, ato që të buronin nga zemra e madhe, në atë epokë kur nuk mund të shprehje mendimet e  lira, ndjenjat e shpirtit  të pastër, në atë epokë kur kishe dëshirë për të studiuar dhe nuk të linin të studioje, kishe dëshirë për të punuar dhe nuk të linin të punoje, kishe dëshirë për të jetuar dhe nuk të linin as  të jetoje, në atë epokë kur sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij.

            E nderuara Didi! Të nderuar Monika dhe Fatmir! Të nderuar Memisha dhe Murat! Të nderuara motra të të ndjerit! Më lejoni t’ju sjell ngushëllimet e mia dhe të shokëve tanë që humbën një mik me të vërtetë të rrallë. Do të kishim dashur të ishim prezent në përcjelljen e tij në banesën e fundit, për mosha e thyer nuk na lejon. Mos derdhni lot. Nuk është zakon të derdhen lot për burrat e shquar. Atyre u thurren vargje, u këndohen këngë .Ai ishte një nga këta burra. Ju humbët me të vërtetë njeriun më të dashur tuajin, por edhe ne nuk kemi humbur pak. Ne humbën mikun tonë më të mirë. Humbëm njeriun  që e kishim  në krahun tonë. Humbëm mikun tonë për fjalën dhe këshillat e të cilit kishim shumë nevojë. Ne sot i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar lart në qiell për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes mikun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.

Qoftë i lehtë dheu që  do t’i bjerë përsipër!

Filed Under: Emigracion Tagged With: TEKI GJONZENELI-RESHAT KRIPA

PROF.DR. ELENI KOCAQI, TE ENJTEN NË VATËR

April 9, 2019 by dgreca

PROF. DR. ELENI KOCAQI DO TË PREZANTOJË NË VATËR LIBRIN ” LUFTA E TROJES,LUFTE PELLAZGO-ILIRE” 

Njoftojmë vatranët dhe Komunitetin se të Enjten, 11 Prill 2019, në Orën 6 .P.M. në Vatër do të jetë e pranishme për të vizituar Vatrën Prof. Eleni Kocaqi, e cila do të prezantojë librin e saj “Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo-Ilire”, që deri tani është prezantuar në disa shtetet të Amerikës së Veriut, ku jetojnë shqiptarët dhe pas Nju Jorkut do të vijoi me shtete të tjerë.

Libri është interesant dhe tenton të hedhë dritë mbi Luftën e Trojës nga konteksti historik, duke u bazuar tek të dhënat që japin autorët antik.  Lufta e Trojës është trajtuar nga të gjithë autorët antik, te cilët e kanë konsideruar një ngjarje të tillë, si absolutisht të padiskutueshme. Por cfarë të rejash sjell Kocaqi? Ejani të Enjten në VATËR.

Filed Under: Politike Tagged With: ELENI KOCAQI

TEKI GJONZENELI, VARRIMI TE SHTUNEN, ORA 11.A.M.

April 9, 2019 by dgreca

-Shërbimet Funerale u organizuan Ditën e Enjte, 11 Prill 2019, nga Ora 4 .P.M. deri në 8 .P.M në Shtëpinë Mortore – O’Boyle Funeral Home, që ndodhet në adresën : 309 Broad St, Bloomfield, NJ 07003. Varrimi kryehet ditën e Shtunë, 13 Prill, Ora 11.A.M/-  Varrimi kryehet ditën e Shtunë, 13 Prill, Ora 11.A.M në :Laurel Grove Cemetery, 295 Totowa Rd, NJ 07512(Tel 973-956-0711)

Nga Dalip Greca/

Ndërroi jetë në Pensilvania, SHBA, pas një sëmundje të rëndë Tek Gjonzeneli. Lajmin e konfirmoi e bija Monika dhe djali Fatmiri. Zemra e Tekiut , e lodhur nga sëmundja e kancerit, pushoi së rrahuri me 9 Prill 2019. Teki Gjonzeneli u lind 25 Prill 1937. Ishte i biri i Muhamet Gjonzeneli dhe e Zonje (Xhaferi) Gjonzeneli, ishte babai i Majlinda Gjonzeneli Kapino, Monika Gjonzeneli, Fatmir Gjonzeneli, Gjyshi i Albano, Argjiro, Filanda Kapino; Angela Chiofolo; Sebastian Gjonzeneli, Vëlla i Murat Gjonzeneli, Memisha Gjonzeneli, Arrestime Gjonzeneli Lloshi,Sute Gjonzeneli Kabello, Marika Gjonzeneli Muco, Qamil Gjonzeneli.

Tekiu  ishte njeri i shkëlqyer, antikomunist i vendosur, i dënuar nga diktatura komuniste me burg e familjen e internuar; vinte nga një familje e persektuar dhe e burgosur( babai dhe dy vellezerit Murati dhe Mimishau).

Imazhi i Tekiut do t’më mbetet i gjallë në mendjen,ashtu sic e pashë para pak ditësh ku shkuam ta vizitonim së bashku me dhëndrin tim Latifi Sharkën –  i shtrirë në krevatin pranë dritares, me sytë e ngulur mbi një tablo të bukur të Vlorës, pamje e mrekullueshme e Ujit të Ftohtë, ku duken kodrat, Tuneli, deti, gadishulli i Karaburunit e Ishulli i Sazanit. Një pamje magjike. Rreth asaj pamje dhe Vlorës, folëm shumë gjatë vizitës së fundit.Them se të gjithë vlonjatët e duan Vlorën, por Teku ishte i vecantë. Mendoj se atë pamje nga Uji i Ftohte Tekiu e mori me vete.

Tek u përqafuam për të fundit herë atë ditë tek shtëpia e vajzës së tij Monikës, nuk pata guximin ta shihja gjatë në sy. Tekiu e dinte fundine vet dhe ishte i përgatitur, na e kishte treguar gjithcka. Ai nuk pranoi që t’i nënshtrohej Kimio-Therapisë e rrezatimit sepse mjekët ia bënë të qartë, mund të jetonte 2-3 muaj më shumë, por ai vendosi: Do shkoj të pushoj-tha! Dhe shkoi…Shpirti në Paqe, miku ynë !

Na iku një mik i mirë që e deshëm dhe na donte pa interes. Ishte njeri që nuk urrente dhe kishte paqe me vete. Nuk ia donte kujt të keqen sepse vetë kishte hequr shumë. Jeta nuk qe bujare me të, jo vetëm pse ai dhe familja kaluan nëpër ferrin e diktaturës por edhe humbja e vajzës, Internës në moshën 33 vjecare,me me 20 shtator 2012, pas gjashtë vitesh lëngim këtu në SHBA, ishte një goditje e rëndë për atë dhe bashkëshorten, fisniken e shumëvuajtur Filanda, që babanë, Pertefin, ia pushkatoi diktatura.

Tekiu ishte edhe një vatran me shpirt. Bibliotekën e pasur familjare ia besoi Vatrës.U anëtarësua në Vatër që ne Shtator 2009, kur unë mora drejtimin e gazetës DIELLI. Iku njeriu i mirë Teki Gjonzeneli! Lamtumirë mik! Shpirti Ju pushoftë në Paqe!

  Ngushëllime bashkshortes Filanda,vajzës Monika, djalit Fatmirit, vëllezërve Murat dhe Memisha Gjonzeneli, nipërve e mbesave, miqëve.

            Familja njofton miqtë dhe Komunitetin se: Shërbimet Funerale organizohen Ditën e Enjte, 11 Prill 2019, nga Ora 4 .P.M. deri në 8 .P.M në Shtëpinë Mortore – O’Boyle Funeral Home, që ndodhet në adresën : 309 Broad St, Bloomfield, NJ 07003. Telefoni i Funeralit:973- 748-1246

         Varrimi kryehet ditën e Shtunë, 13 Prill, Ora 11.A.M në :Laurel Grove Cemetery, 295 Totowa Rd, NJ 07512(Tel 973-956-0711)

Filed Under: Opinion Tagged With: Teki Gjonzeneli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1052
  • 1053
  • 1054
  • 1055
  • 1056
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT