• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ja një pjesë e arkeologjisë të Kosovës Veriore , rajoni i Mitrovicës!

February 18, 2019 by dgreca

 1 trashegimia kulturore Mitrovice

Ja një pjesë e arkeologjisë të  Kosovës Veriore , rajoni  i Mitrovicës!/

Nga Gëzim Llojdia/

  1. Kufijtë e Kosovës duken se po lëkunden edhe këtë herë 100 vjet më pas, kur rrethanat po kushtëzojnë një marrëveshje, që po shfaqet në horizont. Pavarësisht se  se çfarë ka pas,ajo çka do preket nga kufijtë ekzistues  është zona e Kosovës veriore pra rajoni i Mitrovicës .Kosova Veriore  në tërësi (rajonit të Mitrovicës) mbulon territorin e tri komunave në jug të lumit Ibër. Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë, të cilat janë të banuara  me shqiptarë, dhe territori i tri komunave tjera në veri të lumit Ibër. Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe një pjesë të qytetit të Mitrovicës e cila banohet kryesisht nga serbët.Ajo, që do preket, janë kryesisht këto tre komunat e fundit.

2.Mitrovica është një qark malor i cili përbëhet malet e Kopaonikut, Rogoznës dhe Mokra Gorës në veri dhe verilindje, malet e Drenicës dhe Qyqavicës të cilat shtrihen në zonën jugperëndimore të rajonit, përderisa në juglindje kufijtë e këtij territori shtrihen deri në Rrafshin e Kosovës thuhet në Plani Rajonal  i Trashëgimisë 2015 – 2018 Rajoni është më i pasuri në Kosovë për sa i përket ujit, ku pjesa më e madhe vjen nga dy lumenj, Ibri dhe Sitnica. Përmes ngritjes së pendës në lumin Ibër afër qytezës së Zubin Potokut në vitin 1970 u formua liqeni artificial i Gazivodës, i cili është rezervuari më i madh në Kosovë për ujitjen e tokës bujqësore në Rrafshin e Kosovës. Rezervuari, po ashtu përdoret edhe për ujë të pijshëm dhe elektricitet për aktivitetet industriale të rajoneve të Mitrovicës dhe Prishtinës.

3.Gazivoda ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit rekreativ dhe peshkimit. Zona përreth liqenit karakterizohet nga peizazhi i bukur i maleve të Mokra Gorës dhe Rogoznës. Zona e Vushtrrisë ka bio-diversitet të pasur dhe trashëgimi natyrore. Malet e Qyqavicës dhe Shalës janë të njohura për peizazhet e tyre të bukura, dhe kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit dimëror. Burimi me potencial të madh për turizmin e banjave gjendet në shpatet e fshatit Banjë në komunën e Skënderajit. Me një rrjedhje mesatare prej 15 litrash në sekondë dhe temperaturë konstante gjatë tërë vitit (24,8°C), në vitin 2007 burimi u shpall monument natyror me një zonë të mbrojtur prej 1000 m².

Rajoni që kohërat antike ky rajon ka qenë shumë i njohur për burimet e tij minerare. Minierat e Trepçës në Stan Tërg afër qytezës së Mitrovicës ishin kompleksi më i madh i minierave në këtë pjesë të Ballkanit për eksploatimin e arit, argjendit, plumbit dhe zinkut. Dëshmitë e para për nxjerrjen e xehes rreth Stan Tërgut datojnë që nga fundi i shekullit të XIII dhe fillimi i shekullit të XIV, kur sunduesit lokal serb i ftuan saksonët që të nxirrnin xehen. Plumbi dhe zinku i nxjerrë përdoreshin për ndërtimin e strukturave mbrojtëse përgjatë luginës së lumit Ibër për të mbrojtur zonën nga pushtimi i ushtrive osmane. Në shekullin e XVI osmanët e kufizuan eksportin e metaleve dhe deri në fillim të shekullit të XX nxirrja e xehës ishte e kufizuar. Zhvillimi i këtij burimi rifilloi në vitin 1930 kur një program i madh hulumtues u ndërmor nga një kompani britanike.

4. Gjetjet më të vjetra nga lokacionet arkeologjike të këtij rajoni datojnë që nga periudha e neolitit. Një nga vendbanimet më të zhvilluara të periudhës së gurit të cilat janë zbuluar ndonjëherë në Kosovë gjendet afër fshatit Runik, 10 km në veriperëndim të Skënderajit, ku janë zbuluar artefaktet e të ashtuquajturës kultura starçevo (mileniumi i VI p.e.s.). Në mesin e shumë pjesëve të poçarisë monokrome dhe me ngjyra, u nxor edhe një instrument muzikor unik, i njohur si Okarina – një instrument frymor me përmasa të vogla nga argjila e pjekur. Në mesin e gjetjeve të dy vendbanimeve tjera të neolitit – Fafos I dhe II – të cilat janë gërmuar rreth 200 metra larg njëra-tjetrës shumë afër qytezës së Mitrovicës, më karakteristiket janë objektet e kultit (figurat e vogla antropomorfike) të kulturës Vinça. Lokacioni arkeologjik i Zhitcos, i cili gjendet rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, dhe lokacionet aty afër të Karagaqit dhe Villaçit janë dëshmi e vazhdimësisë së jetës gjatë kulturave të neolitit gjegjësisht kulturës së mëhershme Starçevo dhe asaj të mëvonshme vinca, ashtu si edhe gjatë periudhave të bronzit dhe hekurit, të cilat paraqiten nga gjetjet në vendbanimin dhe varrezat në Karagaç. Hulumtimet e kryera në lokacionin arkeologjik në fshatin Soçanicë në komunën e Leposaviqit, tregojnë se gjatë dekadave të fundit të shekullit të parë te e.s. vendbanimi parahistorik u zhvillua në një lokacion urban romak. I njohur me emrin Municipium D.D. (Dardanorum), falë pozitës gjeografike në rrafshnaltën në mes dy lumenjve të Ibrit dhe Soçanicës dhe rrethuar nga mali i Kopaonikut, i cili është i pasur me metale të çmuara, mundësoi zhvillimin e qytetit. Mbetjet e një forumi romak, banjës, bazilikës, varrezave dhe strukturave të tjera të ndërtuara urbane janë dëshmi e rëndësisë së tij gjatë periudhës romake kur qyteza shtrihej në rreth 30 ha. Supozohet se villa rustica, themelet e së cilës janë gërmuar në fshatin Pestovë, 4 km larg Vushtrrisë në mes të Ulpianës dhe Dardanorumit, ishin pronë e një familjeje të pasur me origjinë nga Ulpiana. Dy kalatë të cilat kishin qenë aktive për një periudhë të gjatë kohore (antikiteti i vonë dhe mesjeta), kalaja e Strocit dhe Dubocit, të cilat gjenden në kodrat përreth Vushtrrisë, ilustrojnë praktikën e të ndërtuarit të fortifikimeve përreth lagjeve antike urbane.Afër minierës së Trepçës, janë zbuluar mbetjet edhe të dy kalave të tjera – Zveçan dhe Rashan – të cilat kanë luajtur role të rëndësishme në mbrojtjen e zonës së pasur minerare. Kalaja e cila gjendet në qendër të bërthamës së qytezës së vjetër të Vushtrrisë; u ndërtua nga perandori bizantin Justiniani i I në shekullin e VI. Për shkak të pozitës së saj strategjike asokohe dhe gjatë sundimit osman, kalaja është shfrytëzuar për nevojat e ushtrisë. Po ashtu shërbente edhe si strehim për karvanët e tregtarëve të huaj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, Ja një pjesë e arkeologjisë të Kosovës Veriore, rajoni i Mitrovicës!

KRYEMINISTRI HARADINAJ: NUK KA KTHIM MBRAPA!

February 18, 2019 by dgreca

– KOSOVA E 17 SHKURTIT 2008 NUK BËN KTHIM PRAPA/
1 a Ramushi lule1 b ramushi1 c ramushi
-Kryeministri Haradinaj në Gllogjan: Kosova e 17 shkurtit 2008 është e arritur e të gjithë shqiptarëve, nuk bën kthim prapa, njohja nga Serbia vetëm me kufijtë ekzistues/
GLLOGJAN, 18 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosova e pavarur, e 17 shkurtit 2008, është e arritur e të gjithë shqiptarëve, nuk bën kthim prapa, njohja nga Serbia duhet të ndodh vetëm me kufijtë ekzistues, tha sot kryeministri Ramush Haradinaj pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, vendlindjen e tij në komunën e Deçanit.
 “Sot është një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, jemi në Gllogjan, në njërin nga vendet që e ka nderuar vendin tonë për rrugëtimin në liri. Jemi në Gllogjanin e lëvizjeve të hershme, të luftëtarëve të zot jo vetëm të kësaj lufte. Pra jemi që të nderojmë dhe të shprehim respektin për të rënët për liri ashtu si dje e kishim nderin të jemi në Prekaz e në vende të tjera të shenjta”, u shpreh ai.
Kryeministri Haradinaj pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, posaçërisht familjet e të rënëve, që, siç tha ai, mbajnë plagë në zemër e në vete për rrugëtimin deri në liri e shtet, theksoi se tashmë është e ditur që proceset e shtetndërtimit nuk janë të lehta.
“Nëse kthehemi në vitin 1912 dhe e shohim se si është konsoliduar shteti shqiptar e hetojmë që nuk ka qenë një proces i lehtë sikurse edhe për shumë shtete të tjera”, shtoi kreu i Qeverisë së Kosovës.
Njëkohësisht, kryeministri Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë për një marrëveshje për njohje, por që siç theksoi ai duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues të Kosovës, sepse Kosova e 17 shkurtit është e arritur e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, sikurse edhe e arritur e aleatëve të Kosovës dhe kësisoj nuk do të bëhen hapa mbrapa.
“Kur them hapa mbrapa, them se ne nuk lejojmë hapjen dhe tjetërsimin e Kosovës së Pavarur të 17 shkurtit. Një popull ndaj të cilit është ushtruar gjenocid dhe është përndjekur i gjithë populli, rreth 20 mijë gra të dhunuara e rreth 15 mijë të vdekur u dashka të japim diçka për njohje. Në fakt e drejta politike e çdo norme do të ishte që njohja nga Serbia të vjen si kërkim falje për atë që i ka shkaktuar Kosovës jo vetëm në lufën e fundit por edhe në përpjekjet e mëhershme”, deklaroi kryeministri Haradinaj, cituar në njoftimin e dërguar nga Zyra e shtypit e Qeverisë.
Poashtu, kryeministri Haradinaj e bëri të qartë se nuk do t’i falë tokë e territore Serbisë dhe se me këtë shtet njohja duhet të ndodh vetëm me kufijtë ekzistues.

Filed Under: Politike Tagged With: Nuk ka kthim mbrapa, Ramush Haradinaj

ART PA LAVDI

February 18, 2019 by dgreca

2 astrit-Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Përvoja e Shqipërisë tregon se arti filmik është vijë jo e drejtë; por zhvillohet me kthesa, harqe, deri në rreth a qarkullim. Në Shqipëri, filmi është art në shërbim të sistemit ose që del kundër tij vetëm kur sistemi nuk është më. Kinematografia e Shqipërisë para viteve ‘90 ishtë plotësisht krijesë e diktaturës së politizuar komuniste, por që shënoi edhe fillimet kinematografisë shqiptare, në shërbim të politikës një- partiake komuniste. Kjo ushqen nostaligjinë e disave për atë kohë. Çdo kuadër, çdo fjalë, çdo imazh i filmave kishte vetëm një qëllim, atë të PPSH-së në pushtet; nëse nuk kishte armik, ai duhej krijuar medoemos – “Partizanë të gjithë nuk do të bëhemi, sepse atëherë me kë do të luftojmë?”, është një frazë nga një prej filmave të diktaturës për edukimn e fëmijëve (Mëngjese lufte). Regjisorë, skenaristë e aktorë (ata që kanë mbetur) të këtyre filmave janë ndoshta të vetmit në dy epoka, para dhe pas komunizmit, që shfaqen në filma a role që i kundërvihen njëri tjetrit, që lëpijnë atë që dikur kanë pështyrë – dje në role komunistësh të flakët, sot si antikomunistë të përkushtuar – ky është art palavdi, ose hipokrizi e vërtetë, që gënjen e çorodit atë popull.

Filed Under: Kulture Tagged With: Art pa Lavdi, Astrit Lulushi

11 VJET PAVARESI- FESTA E KOSOVES NE “VATREN” E TAMPES

February 17, 2019 by dgreca

4 Kengetarja2 kengetarja5 salle e valle3 Tahsimi me valltaret6 Avdullai e keng13 Bebi11 Tasimi dyshe8 Kercejne me flamure15 Tasimi treshe14 Dritare11 me ushqim10 kengetarja e shoq

Nga Avdulla Kenaci/*

Te shtunen ne mbremje, ne nje nga lokalet e Cleawater,shqiptaret e deges se “Vatres” ne Tampa, ngriten me gezim e krenari flamujte e festes se pavaresise se Kosoves. Kishin dite qe kryetari i kesaj shoqate, zoti Tasim Ruko dhe kryesia e saj, po benin pergatitjet per ta festuar sa me me dinjitet dhe madheshti. Ata qe merren me organizimin e eventeve te tilla, i njohin pengesat dhe veshtiresite e realizimit final duke nisur qe nga piketimi i lokalit e gjer tek dekorimi i salles me simbole kombetare. Fale pervojes pesevjecare te kesaj dege, disa jave me pare ishin marre masat e duhura. Dihet se ka nje gare per te gjetur kengetaret me te mire midis shoqatave shqiptare, prandaj u piketuan dhe u pronotuan kengetarja e njohur, Alberije Hadergjonaj dhe muzikaniti i talentuar Edmond Nikolla. Ata jetojne ne shtete te tjera te Amerikes, jashte Florides dhe u desh te komunikohej disa here me ta ne telefon qe te garantohej pjesmarrja e tyre dhe dhe t’u pronotoheshin biletat ardhje dhe kthim. U zgjodh pikerisht kjo kengetare nga qe ajo jeton dhe punon midis Shqiperise, Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Alberija eshte  lindur ne Gjakove, e njohur per interpretimin e kengeve patriotike, sidomos nga trevat e Kosoves. Ajo ka nje karriere te gjate ku debuton ne skena dhe ekranet televizive ne gjuhen shqip.

Ne javen e fundit, kryesia e shoqates u mblodh dhe i rishikoi edhe njehere detyrat per secilin. Nenkryetari i shoqates, Isuf Spahia ka nje pervoje katermbedhjete vjecare per oganizimine e aktiviteteve me shqiptaret e Kosoves. Ai raportoi per sigurimin e salles, dhe komunikimin me grupet e punes qe merreshin me njoftimet. Shefi i kultures i shoqates, zoti Ndue Gjekaj, hartoi programin e mbremjes dhe siguroi fonine. Zoti Endri Filipi, anetar i kryesise dhe aktivist i shquar i shoqates raportoi per bashkepunimin me shume bashkatdhetare te cilet kane konfirmuar pjesemarrjen ne feste, ndersa sekretari  i shoqates, Ari Avdi dhe Jason Sul Isufaj bene nje tablo sinoptike te gjendjes financiare. Ata  shprehen mendimin se gjendja ishte optimiste ne se do te realizohej pjesemarrja e konfirmuar me telefon. Aktiviste te tjere te shoqates si Mimoza Traga, Piro Poloska, Eva Keta dhe Anxhi Sharrexhi moren persiper se do te ishin ne kontakt me grupet e tyre gjer ne pjesemarrjen finale te kesaj mbremjeje muzikore. Kete radhe per sigurimine ushqimit u pronotua nje restorant shqiptar me pronar Frederik Ndreu i cili gatoi asortimente me kosto te ulet dhe cilesi sipas shijeve popullore shqiptare.

I permendem gjithe keta emra per te treguar se sa me shume aktiviste te marrin pjese ne nje event, duke realizuar secili detyen e vet e me ndergjegje, aq me shume eshte i garantuar suksesi. Dhe kjo ndodhi te shtunen ne mbremje kur salla u mbush plot e perplot ne Cliver Water, madje u sollen edhe tavolina shtese sepse kishin ardhur bashkatdhetare mbi parashikimin.

Pas ekzekutimit te hymneve kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Shqiperise dhe Kosoves, u bene pershendetje dhe u recituan poezi per 11-vjetorin e Pavaresise se Kosoves nga Ndue Gjetaj. Fjalen hyrese e mbajti nenkryetari i deges “Vatra”, drenicari Isuf Spahia i cili vuri ne dukje sakrificat dhe gjakun e derdhur ne shekuj per lirine e Kosoves. Grupi i valleve popullore te vajzave, i udhehequr nga mjeku i apasionuar pas artit dhe DJ, Ardian Kraja, drejtues fondacioni, korri shume ovacione dhe duartrokitje. Te gjitha vajzat ishin veshur me kostume popullore te ndezura. Ato i dhane zjarr e gjalleri festes duke ekzekutuar njera pas tjetres me shume elegance valle nga trevat shqiptare si nga Jugu ashtu edhe Veriu. Vallja me flamurin kombetar kuq e zi ne doren e drejteses se valles, ishte nga kulmet e ketij program qe u duartrokit me entusiazem. Bashkatdhetari, aktori dhe kengetari Thimi Filipi, i cili jeton e punon prej vitesh familjarisht ne Tampa, asnjehere nuk i ka  munguar shoqates, ne cdo event. Ai e nisi interpretimin e tij me kengen kuptimplote arbereshe “Moje bukura More”. Peseqind vjet dhe pa harruar asnje dite atdheun qe mbeti pas.Emocionuese, mbreslenese.

Zoti Tasim Ruko ngriti nje dolli per popullin heroik te Kosoves qe ka bere sakrifica shekullore, duke uruar qe te vije nje dite ku shqiptaret te ndjehen te bashkuar ashtu si ndjehen ketu ne Amerike, pa dallim feje, krahine dhe ideje. “Ata qe gezojne dhe perjetojne demokracine dhe lirine amerikane, mendojne dhe enderrojne edhe per trojet shqiptare nga kane rrenjet. Ata desherojne dhe enderrojne qe nje dite edhe Kosova e Shqiperia te behen keshtu si Amerika. Vetem keshtu do te jemi te plotesuar dhe gjumin do ta bejne te qete”, tha ai.

Pjesmarres te tjere qe kenduan, vallezuan, folen, ngriten dolli sugjeruan qe te mblidhen se bashku me shpesh, pa pritur festat e Pavaresise. Veprimtari te tilla i sherbejne njohjes, bashkimit dhe vellazerimit. Vetem te bashkuar do te kene mundesi me shume te ndihmojne njeri-tjetrin dhe te kontribuojne per Atdhe.

Tampa, Florida, 17 shkurt 2019

  • Na ndiqni ne Facebook (Dielli Gazeta Newspaper)

Filed Under: Featured Tagged With: Avdulla Kenaci, festa e Pavaresise, Tahsim Ruko, Vatra ne Tampa

VATRA DHE 30 SHOQATA FESTUAN 11 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVES

February 17, 2019 by dgreca

KOMUNITETI, NE 11 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVES-KONTRIBUT PER VELLEZERIT BYTYÇI/*

1 a Vatra2 Legaliteti1 a salle me pol tambur1ariadi1 Marku Hymn2 salle1 a Sahatqija1 a flet Marku1 a Batalioni Atlantiku

Me 16 Shkurt 2019, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra së bashku me Legalistët iu bashkuan organizatave të Komunitetit të Nju Jork-ut(rreth 30 shoqata,600 pjesmarrës) nën drejtimin e anëtarit të Këshillit të Bashkisë së Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj. Organizimi i festës u bë në Hotelin HILTON në Westechester me qëllimin e përbashkët; jo vetëm festim i 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës por edhe kontribut për të ndihmuar Familjen Bytyçi në misionin e saj për të vendosur drejtësi dhe gjetjen e vrasësve të tre vëllezërve Bytyçi: Mehmet, Ylli dhe Agron Bytyçi, të cilët shkuan në luftën e Kosovës në radhët e batalionit Atlantiku.

Një pjesë e vatranëve së bashku me Kryetarin Dritan Mishto, erdhën në festë nga udhëtimi në Boston, ku çelën veprimtaritë kushtuar 110 vjetorit të gazetës “Dielli”, veprimtari që u organizua në Kishën e Shën Gjergjit, me mikpritës Kryekancelarin Arthur Liolin dhe drejtoreshën e  Bibliotekës Noliane Neka Doko.

Darka festive e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u çel me parakalimin e një grupi policësh shqiptaro-Amerikanë që mbanin ndër duar flamuj dhe u printe Tupani.

Veprimtaria ka vijuar me Hymnet Kombëtare të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të interepretuara nga këngëtari i mirënjohur Riad Ymeri. Me 1 minut heshtje u nderua kujtimi i dëshmorëve të rënë për liri.

Në emër të instucioneve të Republikës së Kosovës pjesmarrësit në festën e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i ka përshëndetur Konsullja e Përgjithshme e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork, zonja Teuta Sahatiçja. Ndër të tjera Konsullja e përgjithshme tha: Kosova nuk do të ishte sot shtet Sovran e i pavarur pa ndihmën e diasporës. Ishit ju zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë. Ishit ju që mbanit gjallë familjet kur Kosova e përjetonte apartheidin e egër, ishit ju ata që dërguat armë, dhe që erdhët të luftoni për çlirimin e Kosovës. Ju protestuat para KB në NY e në Ëashington. Ju lobuat në çdo instance për ta bërë të njohur  botës se çka ndodhte në një vend të vogël e të largët. Falë jush filloi bombardimi i Sërbisë dhe liria për Kosovën u arritë.

Kosova doli nga lufta si toke e djegur, rreth 14,000 të vrarë, 20,000 të abuzuar, 1640 ende të pagjetur, por e lire dhe plot shpresa për të ardhmen.

11 vite më parë, më 17 shkurt 2008 ishte një ditë shumë e ftohët, -17 gradë.  E gjithë Kosova ishte në rrugë duke dëgjuar Shpalljen e Deklaraës së Pavarësisë. Ndonëse secili përjetonte gëzimin e papërshkruar për secilin prej nesh, natyra donte që përmes të ftohtit të madh, të na përkujtonte se Pavarësia nuk është arritur lehtë. Donte të na përkujtonte për vështirësitë, sakrificat, gjakun e mundin që është investuar për të arritur lirinë.

Mehmeti, Ylli e Agroni nuk ishin atë ditë të ftohtë shkurti me ne që të festojnë realizimin e ëndrës së tyre. Por sakrifica e vëllezërve Bytyqi na ndriçon përherë rrugën drejtë lirisë si nje fanar i ndritur.

Znj Bahrije dhe Z.Ahmet, ju e keni dhimbjen e madhe por edhe krenarinë që lindët dhe rritët këta trima liridashës. Ne i përkulemi përherë veprës së tyre!

Falë tyre dhe vajzave e djemve që u ngritën në këmbë, Kosova nuk është më tokë e djegur. Ajo është një vend i rindërtuar, me sy nga e ardhmja duke mos e harruar kurrë të kaluarën.

Drejtësia për vëllezërit Bytyqi është drejtësi për luftën, drejtësi për lirinë, drejtësi për shtetsinë e Kosovës.Për ne është nderë dhe detyrë të kujdesemi e ta avançojmë shtetin e ri të Kosovës.

E gëzofshim së bashku 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pritshim shumë përvjetore tjera të suksesshme!, përfundoi fjalimin e saj zonja Sahatçija.

Këshilltari i Bashkisë së Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj, pasi uroi festën e Pavarësisë, tha se drejjtësia për vëllezërit Byrtyçi duhet të vihet në vend sepse pa drejtësi nuk ka paqe. Z. Gjonaj ishte i ashpër ndaj Serbisë në fjalimin e tij dhe shprehu solidaritet më qeverinë e Kosovës për ruajtjen 100 për qind të tarifave ndaj mallrave serbe. Duket se Këshilltari Gjonaj e radhit veten përkrah Kryeminsitrit Haradinaj,i cili këmbëngul që të mos hiqet dogana 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, ndërkohë që SHBA po bëjnë presion që tarifat duhet të hiqen sa më parë sepse ato dëmtojnë dialogun. Zoti Gjonaj u prononcua edhe për kufijtë e Kosovës. Ai tha se kufijtë e Kosovës janë të pandryshueshëm dhe se ata duhet të njihen prej Serbisë siç njihen edhe nga SHBA dhe vendet kryesore të Bashkimit Europian. Serbia duhet ta dijë se shqiptarët nuk kanë më tokë për të dhënë: Mitrovica, Trepça dhe Ujmari do të jenë përherë shqiptare, tha z. Gjonaj.

Në mbrëmje ishte e pranishme edhe Familja Bytyçi. Qëllimi i mbrëmjes ishte mbledhja e fondeve për t’i ardhur në ndihmë avokatit që ndjek drejtësinë për tre vëllezërit Mehmet, Ylli dhe Agron Bytyçi, të cilët u vranë në fundin e luftës.

Në emër të luftëtarëve përshëndeti z. Gani Shehu.Më pas të pranishmit u argëtuan nga këngëtarët e Komunitetit.(Korresp i DIELLIT)

*Me shume fotografi i gjeni ne Faqen ne Facebook te Diellit( Gazeta Dielli Newspaper)

 

Filed Under: Featured Tagged With: 11 vjet Pavaresi, 30 shoqata, Vatar, Velelzerit Bytyci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1097
  • 1098
  • 1099
  • 1100
  • 1101
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT