• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOHA E STUDENTEVE

December 12, 2018 by dgreca

PAS 5-VJET QEVERI REPRESIONISTE DHE OPOZITE FATALISTE/

Shkruan: Gëzim Allaraj/

Kryetar i Unionit te Juristeve te Pavarur te Shqipërisë/
1 Shkodra 1

Ne vitin 2013 ne Shqiperi zgjedhjet u fituan nga nje koalicion partiak me parti kryesore PS me origjine dhe përbërje dominuese nga PPSH, partia e diktaturës komuniste e ndihmuar nga LSI nje parti konjukturash pa asnjë parim përveç per te qene ne cdo kohe pjese e pushtetit e cila ne vitin 2005 favarozoi PD te udhëhequr nga ish komunisti Sali Berisha nje parti e dominuar dhe kontrolluar nga komuniste te niveleve te dyta dhe ish bashkëpunëtoreve te sigurimit te shtetit. LSI ne vitin 2013 i dha mundësinë PS te merrte pushtetin e cila erdhi me sloganin “Rilindje”.

Drejtuesit dhe propaganduesit e sloganit “Rilindje” edhe para zgjedhjeve edhe pas u treguan te kujdesshëm per te mos u shprehur se çfarë do te “Rilindte” ne Shqiperi. Pas marrjes se pushtetit partitë fituese sidomos ajo kryesore me sloganin “Rilindje” e zëvendësoi me termin “Reforme” dhe filloi strategjinë duke hartuar dhe zbatuar infrastrukturën ligjore per te reformuar institucionet e administratës dhe sistemin shtetëror ne tërësi. Brenda viti te pare ne dukje si propagande kryeministri Rama propagandoi dhe arriti te krijoje përshtypjen se te gjitha reformat janë ne funksion te bërjes se shtetit por nuk i shkoi goja as edhe njëherë te vetme te theksonte se do te bëjmë shtetin e se drejtës. Pra është nje fakt publik qe ai po bënte shtetin sipas interesit te tij dhe ky shtet duhet te siguronte pushtet afat gjate dhe per kete strategjia u formalizua me ligje dhe akte nënligjorë prej te cilave do te siguronte nje pushtet afatgjatë Nje lider bashkëkohor qëndrimin ne pushtet e ndërton nga përmirësimi i mirëqenies se njerëzve dhe te drejtave te tyre nga konsolidimi i shtetit te se drejtës etj. Por Rama si drejtues i nje partie me origjine diktatoriale komuniste dhe si njeri i formuar dhe diplomuar ne diktature zgjodhi ate forme qe ai ka mësuar dhe di te beje, represionin shtetëror ndaj qytetareve qe do te qeveriste. Represionin shtetëror ndaj qytetareve e filloi ne emer te bërjes se shtetit dhe nëpërmjet këtij represioni ai i shndërroi qytetaret ne qenie qe nuk kane asnjë te drejte prej shtetit te tyre por vetëm detyrim ndaj tij edhe pse Kushtetuta garanton se pari liritë dhe te drejtat e njeriut e pastaj flitet per detyrime karshi shtetit.

Represioni shtetëror u be frontal ndaj pushtetit gjyqësor duke u paralizuar se funksionuari dhe pastaj ndaj te gjithë shtresave te shoqërisë duke u rritur detyrimet ndaj shtetit dhe masat shtrënguese policore ne vjeljen e detyrimeve duke u zvogëluar deri ne skamje mjetet e jetesës se njerëzve.

Nëpërmjet këtij represioni te papare gjate historisë se shtetit shqiptar u preken te gjitha shtresat sociale deri tek studentet njerëz qe akoma nuk sigurojnë ndonjë mjet fitimi per jetesën e tyre me përjashtime te papërfillshme.

Nga ana tjetër duke vene nen represion shtetëror te gjithë shoqërinë paralelisht me uzurpimin te gjitha pushteteve ekzekutivi i kryesuar nga Rama menjëherë u përqendrua ne marrjen e vendimeve legale dhe ilegale për te maksimizuar përfitimet e tyre me te gjitha mënyrat nga te cilat mund te përmendim, janë:

Lejimi i kriminalitetit fitimprurës per qeveritaret dhe marrja e vendimeve te tilla si koncesionet pra te gjitha llojet e grabitjeve legale dhe ilegale.

Pra fitim maksimal i mundshëm i te ardhurave te çastit, afatshkurtra dhe afatgjata, për njerëzit e ekzekutivit dhe bizneset e kontrolluara nga ta.
E gjithë strategjia e “Rilindjes” u vu ne zbatim: Fitim maksimal nga te gjitha burimet e  ligjshme dhe te paligjshme me qellim mbajtjen afatgjate te pushtetit.
Por a reaguan qytetaret ndaj represionit shtetëror ?

Patjetër qe po

Te paret qe fituan te drejtat e tyre gjyqësisht qene profesione e lira, ndërsa qytetaret dolën ne proteste ne Dhjetor 2015 per rrëzimin e qeverise represioniste por opozita fatalitse ne vend qe tu printe, per rrëzimin e qeverise, i çoj ne prishjen dhe rrëzimin e nje bunkeri afër Ministrisë se Rendit.

Pra qytetaret te tradhtuar dhe nga opozita nuk u organizuan dot dhe u demoralizuan dhe i ndërprenë protestat.

Theksojmë se protestat e Dhjetorit 2015 qene masive por opozita fataliste diti ti manipuloje per ti çuar ne shtëpi pa asnjë rezultat kundër represionit shtetëror te qeverise Rama.

Pas kësaj qeveria Rama beri çfarë deshi pa kufizim. Koncesionet marramendëse e antisociale nuk u kundërshtuan asnjëherë te vetme ne gjykata nga opozita fataliste por opozita ne vend qe te vepronte beri rolin e pushtetit mediatik vetem duke bere publike koncesionet.

“Rilindja” nuk ngurroi te bënte koncesione ne favor te kombit e shtetit te tij ne favor te shteteve te tilla si Greqia apo Bullgaria ne vend te ngritjes se standardeve evropianë per tu pranuar drejt BE, “Rilindja” zgjodhi ti jepte detin Greqise dhe njohjen e pakicës etnike bullgare, Bullgarise kësaj te fundit ne prag te marries se drejtimit te BE me qellim qe te fliste mire per Shqipërinë ne lidhje me integrimin, por asgjë per rilindjen. Integrimin nuk u sollën dot koncesionet antikombëtare te bullgarizimit te fiseve etnike shqiptare te Gores ne Kukes përkundrazi dobia ishte vetëm per Bullgarinë.

Dhe ne kete rast opozita qe fataliste, deputetet e Kukesit ne Parlament por dhe jo vetëm nuk u ndjenë fare madje kryetari bashkisë se Kukesit eksponent i PD, i priu Ballgarizimit te fiseve shqiptare ne Shishtavec ku mbi 95% jane fise shqiptare dhe 5% dyshohet qe janë fise bogomile, maqedonas te vjetër pra nga fiset pellazge vëllezër te afërt me shqiptaret dhe asnje lidhje me sllavet.

Por le të kaloj tek represioni shtetëror dhe abuzimi ne pushtetin.

Pas çdo projekti te miratuar per gjoja interesa publike rezulton se fshihen interesa private madje qeveria nuk nguron qe ne asnjë vendim te mos marre vendime qe tjetërsojnë pronën publike ne favor te privatit kjo e ndaluar nga ligjet dhe Kushtetuta pasi kjo e fundit lejon te kundërtën, por me pare duke respektuar plotësisht te drejtën per shpërblim te drejte.
Po kush është interesi publik me i madh sipas kushtetutës ne fuqi?

Te drejtat dhe liritë themelore te njeriut padyshim. Interes publik duke shkelur liritë dhe te drejtat e njeriut kishte vetëm ne diktaturë.

Pra 5 vjet qeveri represioniste dhe opozite fataliste!

A duhet ta lejojmë ne kete gjendje?

Nëse nje individ apo nje grup shoqëror i fiton te drejtat gjyqësish gjithë shoqëria mund ti fitoje vetëm me protesta masive demokratike.

Shoqëria po vepron me pjesën me vitale te saj, studentet, le tu bashkohemi te gjithë .

Mirënjohje studenteve 2018.

Gëzim Allaraj

Kryetar i Unionit te Juristeve te Pavarur te Shqipërisë

Filed Under: Analiza Tagged With: Gëzim Allaraj, Koha e studenteve

Konsolidimi i Tokës në Diskun Planetar të Sistemit Diellor

December 12, 2018 by dgreca

NGA VEDAT SHEHU/

1Vedat Shehu libri 1 a vedat-shehu

Është e qartë, Toka është konsoliduar në gjendje të shkrirë, për një kohë të gjatë në vlim; masa e shkrirë sipërfaqësorë shpërthente dhe shpërndahej përqark rruzullit dhe binte ne formë derdhjesh copërash shkëmbore: ishte faza e qarkullimit prej gjendjes së lëngët në të ngurtë.

Nga kjo faze e pa stabilizuar e qarkullimit të kores është ruajtur një komponent shkëmbor fare fragmentar me moshë rreth 4.3 miliard vjet (rreth 300 milion pas formimit të sistemit Diellor), përcaktuar prej moshës së kristaleve të Zirkon-it, në një pikë të kores më të vjetër.

Gjatë fazës paraprake të konsolidimit të kores, masa silikate acide e shkrire e shtresës potenciale granitike, duke qenë e lehtë dhe me temperaturë ngurtësimi të ulët (700 °C), ishte shtruar si një det gjigant magme përmbi nënshtresën e vet prej silikatesh shkëmbore mafike dhe ultramafike, që, duke pasur një temperature ngurtësimi më të lartë (1300 – 1400 °C), ishin ngurtësuar më parë. Kështu, duke u ftohur ky det acid prej shkëmbinjsh silikat të shkrire krijoi shtresën e sipërme granitike të kores tokësore të vjetër, e njohur si kore e tipit kontinental. Mandej, koria e tipit kontinental çahej dhe nëpër çarje futeshin dhe ngurtësoheshin prurjet e magmës mafike (bazike) që formonte brezat e njëpasnjëshëm, analogë me tipin e ri shumë të vonshëm të kores së tabanit oqeanike me shtresë të sipërme bazaltike.

Ky proces i stabilizimit të krejt kores kontinentale vazhdoi gjatë zhvillimit gjeologjik në një interval kohe tepër të gjatë deri në fillimin e Eonit Protozoik , pikërisht rreth 2.5 miliard vjet me parë. Por, zhvillimi i kores kontinentale nëpërmjet procesit të rritjes vazhdonte shumë ngadalë, gjersa rritja u përshpejtua rreth 200 milion vjet me parë, kur procesi i prurjeve lartë të magmës së tipit oqeanike u stabilizua midis fragmenteve të copëtuar të kores kontinentale globale duke shkaktuar rritjen e tyre si  pjesë fillestare të pllakave globale aktuale. Stabilizimi i udhëve të ngjitjes lart të magmës ndodhi kur rritja e mbulesës silikate të bërthamës kishte arritur limitin përkatës dhe kur litosfera kishte arritur një trashësi limit dhe distancë të caktuar  nga bërthama.

THELBI I BËRTHAMËS DHE SHPËRTHIMI I MADH I VETMUAR, (SINGLARITETI I BIG BANG-UT)

Pavarësisht që unë nuk kam pasur ndër mend të merresha me astrofizikë apo kozmologji të Shpëthimit të Madh (Big Bang-ut) dhe të diskutoja për problemet përkatëse, unë hyra në udhën që të shpinte drejt problemit global, d.m.th. drejt marrëdhënies së shtresës së sipërme bazaltike të kores se re tabanit oqeanik ndaj shtresës se sipërme granitike të kores së vjetër të kontinenteve, kur u obligova të interpretoja origjinën e një damari granitik të futur brenda stivës së bazaltëve në një brez ofiolitik⁽⁴⁸⁾, dhe  mora për sipër të zgjidhja problemin se në

ç’ mënyrë ishte diferencuar magma granitike që të formonte damarin granitik midis bazaltëve.

Pasi kisha botuar nja dy artikuj për damarin granitik, erdha në përfundim që ishte e domosdoshme të vështroja për shkakun e proceseve të brendshme gjeologjike si vazhdim i proceseve të formimit dhe zhvillimit të Tokës krahas planetëve të sistemit planetar, dhe mandej, hyra në udhën e unitetit universal  të lidhjes materie-energji, si universaliteti i bashkëveprimit dhe transformimit të materies⁽¹⁷⁾ në vazhdimësinë e hapësirës, kohës, objekteve, fenomeneve, proceseve dhe në pafundësinë e kombinimeve të trajtave atom molekulare të lidhura me shkëmb-formimin në kozmos dhe në Tokë.

Gradualisht, nxora konkluzionin që masa e shkrirë në Tokë nuk mund të jete as pasojë e  nxehtësisë së akumuluar qysh nga origjina, dhe as e çliruar nga izotopet radioaktive që shkrin shkëmbinjtë e mëparshëm, por duhet të formohet nga transformimi i një materieje të caktuar kozmike që duhej të ishte vendosur në strukturën energjetike të bërthamës qysh në fazën e formimit të planetëve në sistem diellor. Ky përcaktim më orientoi mua drejt eksplozionit të madh të tipit supernova, dhe më ballafaqoi me Universin Unik të teorisë Shpërthimi i Madh (Big Bang).

Mbi Shpërthimin e Madh (Big Bang)

Teoria e shpërthimi i Madh unik është një konstruktim fizikë-matematik imagjinar që ka për bazë një premisë fantastike sikur universi fillon nga një pikë fillimi irracionale, një pikë e pozicionuar në imazhin e themeluesit dhe të përkrahësve.

Këtu, duhet theksuar se premisë bazë e Shpërthimit të Madh dhe Zgjerimit të Universit është interpretimi i gabuar i “zhvendosjes së kuqe” në spektrin e galaktikave të largëta, sikur zhvendosja shkaktohet nga që galaktikat largohen me shpejtësi fantastike prej vëzhguesit nga Toka. Ky fenomen ndodh kur gjatësia e valës së dritës që çlirohet nga galaktikat e largëta zmadhohet dhe zhvendoset na anën e skajit të kuq të spektrit, por kjo nuk duhet kuptuar se kjo zhvendosje është pasojë e largimit të galaktikave. Më vonë, fizikanë dhe kozmologë  e shpjeguan zhvendosjen e kuqe si pasojë të fenomeneve që ndodhin brenda flukseve të dritës gjatë përshkimit të largësisë së jashtëzakonshme prej miliarda vjet-dritë.

     Thelbi i Bërthamës dhe Shpërthimi i Madh i vetmuar (Singulariteti)

Thelbi i bërthamës e ka origjinën nga mbetjet e ultrangjeshura të një eksplozioni të madh si ngjarje e tipit supernova brenda-galaktikës, ngjarje e ndodhur në hapësirë reale të bashkëveprimit dhe transformimit të materies dhe është përshtatur forcërisht në hipotezën e Shpërthimit të Madh si një eksplozion absolut i vetmuar në boshllëk .

Bota reale: Toka,  galaktika, hapësira e vijueshme funksionon prej bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Çdo fenomen, dhe çdo ekzistence në cilëndo pikë të hapësirës kozmike të vijueshme është pasojë e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materies.

Natyrisht, nocioni primitiv i universit, si hapësirë e mbyllur brenda qiellit të Tokës është pakuptim. Shpërthimi Unik i Madh është një marifet teorik që aludon zgjerimin e qiellit kozmik imagjinar, i cili gjoja është në fryrje të përhershme dhe krijon hapësirë nga asgjëja.

Përkrahësit e konceptit të Shpërthimit të Madh, shumë fenomene kozmike dhe zbulime të reja i interpretojnë si mbetje nga ky eksplozion imagjinar dhe krijojnë ide të reja⁽²³⁾, ⁽¹⁾ që gjoja janë fakte nga Shpërthimi i Madh Unik.

Teoria e Shpërthimit të Madh ka një qëndrim thellësisht të kundërt me unitetin e materies në transformim në univers⁽⁴⁶⁾,⁽⁴⁹b⁾; astrofizikanë  shumë të rëndësishëm⁽²⁾,⁽²⁵⁾,  e kanë vlerësuar Shpërthimin e Madh si mit të papërfillshëm midis vrojtimeve shkencore, zbulimeve, interpretimeve dhe arritjeve shumë të avancuara; kanë ardhur në përfundim që i ashtuquajturi Shpërthim i Madh është “një ngjarje që shfaqet nga asgjëja, prandaj askush nuk ka arsye që të mendoje se kjo ngjarje paska ndodhur ne të kaluarën e largët”.

Interpretimet mbi disa fenomene kozmike si dëshmi të ngjarjes së  Shpërthimit të Madh janë pa bazë, përfshirë nocionet: universi ynë, universet e tjera, Shpërthime të Mëdha të shumta.  Në fakt, eksplozionet e mëdha të shumta janë ngjarjet supernova dhe hipernova. Hapësira nuk mund të jetë e mbyllur dhe të formojë universin si një objekt të vetëm.

 KONKLUZIONE

Konkluzionet e jashtëzakonshme të Teorisë së Rritjes së Tokës prej Transformimit të Thelbit të Bërthamës, që është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë dhe e super-ngjeshur në brezin e periferisë së brendshme të gjeosferës së shkrirë, janë premisa të reja nga Toka për të plotësuar mangësitë e hipotezës standarde të origjinës së Tokës, thënë më mirë, për të shkulur ca ide të rreme brenda në hipotezat e tektonikës globale që janë huajtura prej defekteve kozmologjike standarde.

Atëherë, le të përpiqemi që ti rendisim pikat esenciale të teorisë dhe të shprehim në mënyrë koncize çdo të thotë rivlerësimi i interpretimit të vjetërsuar për burimin e nxehtësisë së Tokës dhe për origjinën e bërthamës si masë e precipituar dhe të përcaktohet realiteti që nxehtësia dhe masa e shkrirë e bërthamës, të dyja janë pasojë e transformimit te thelbit të bërthamës, në pajtim me pikat kryesore të mëposhtme.    

  1. Pra, bëhet domosdoshmëri që teoricienët e astrofizikës dhe kozmologjisë duhet të marrin në konsideratë proceset dhe fenomenet e brendshme të  Tokës si të një  planeti në morinë e sistemeve planetare në Galaktikë dhe ta vrojtojnë Tokën si objekt studimi kozmik. Kështu, ata do të arrinin të konfirmonin praninë dhe funksionimin e thelbit bërthamës si faktor energjetik dhe origjinë e tij prej copërinash të ultra-ngjeshura në përbërjen e resë kozmike të prejardhura nga eksplozioni i ngjarjes supernova. Mandej, duke vërtetuar  se energjia e brendshme e Tokës  prodhohet nga thelbi i bërthamës në procesin e formimit të sistemit planetar, ata do të eliminonin defektet e teorisë kosmologjike aktuale.
  2. Qysh në fazën e planet-formimit, nëpërmjet shpërbërjes të vetvetishme të thelbit të bërthamës, grimcat dhe ultra-grimcat çlirohen prej gjendjes së tyre të ultra-ngjeshur dhe, nga njëra anë ri-konstruktohen në flukse të fushave fizike dhe të çdo rrezatimi dhe, nga ana tjetër, formojnë bërthama atomesh të një mase tip-plazmë që më tej re-konstruktohen në lidhje atom-molekulare, që zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh. Kjo masë atom-molekulare shtesë e gjeosferës së shkrire (bërthamës së jashtme), e cila largohet si magmë, shkakton rritjen e kores dhe të gjitha gjeosferave  d.m.th., krejt Toka rritet duke ruajtur masën e vet konstante, sepse thelbi i bërthamës humbet po atë masë që kalon në lidhjet atom-molekulare që i shtohet gjeosferave. Për më tepër, rrezja e thelbit të bërthamës zmadhohet paralelisht me shpërbërjen e vet.
  3. Në qoftë se realiteti i rritjes së Tokës do të përcaktohej dhe do të pranohej prej autoritetit shkencor, atëherë do të bëhej domosdoshmëri absolute që të pranohej ky koncept i ri i transformimit të faktorit tip thelb bërthame dhe, si hipotezë pune, ky faktor do të krijonte një kapërcim epokal në shkencat fondamentale, veçanërisht në fizikë dhe njohuritë e përgjithshme të botëkuptimit dhe do të ndikonte orientimin e kërkimeve si në mjedisin e Tokës edhe në hapësirën kozmike. Për më tepër, bërthama e Tokës do të shihej si një Diell në miniaturë brenda mbulesës së gurtë silikate, ndërsa Dielli do të shihej si një bërthamë ultra-gjigante brenda pështjelljes prej gazesh të tej-nxehura. Rrjedhimisht, studimi i vëmendshëm i bërthamës së Tokës do të na obligonte ta kuptonim më mirë Diellin, ndërsa vrojtimi i Diellit do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë funksionimin e bërthamës së Tokës.

REFERENCeS

⁽¹⁾1. Afshordi, N. Mann, Robert, B. and Pourhasan, R. (2014). “The Black Hole at the Beginning of the Time.” Scientific American.311 (2) 38-43.

⁽²⁾2. Alfven, Hannes (1984). “Cosmology: Myth or Science?” For the Golden Jubilee of the Indian Academy of Sciences, representing a culture which has investigated cosmology for four millennia, edited in Jour. Astrophysics and Astronomy, No. 5, 79-98.

⁽³⁾3. Anderson, S. F., et al. (1999).  “Mapping low density galactic: third helium Lyman-alpha forest.” Astronomic . 117, 56-62. DOI: 10.1086/300698; e-print: astro-ph/9808105 | PDF.gas

⁽⁴⁾4. Barcelo, C., Liberati, S., Sonego, S., Visser, M. (2009). “Black Stars, Not Holes.” Scientific American 301 February 46-52

⁽⁵⁾5. Berhe, S. M. (1999.)  “Ophiolites in Northeast and East Africa: implications for Proterozoic crustal growth.” (London:  Journal of the London Geological Society; V. 147; No. 1, 51-57.

⁽⁶⁾6a.  Blinov, V. F. (1973).  “On the hypothesis of Earth’s expansion.” (In Russian). Fizika Zemli 1, 27-35.

⁽⁷a⁾7a. Carey, S. W. (1976). “The Expanding Earth”. Amsterdam (Elsevier Scientific Pub. Co., 1976). 488

⁽⁷b⁾7b. Carey, S. W. (1988). Theories of the earth and universe: a history of dogma in the earth sciences. (Stanford CA: Stanford University Press, 1988). 436.

⁽⁸⁾8.  Cataldi, G., & D., Straser, V. (2016) “Solar activity correlated to the M7.0 Japan earthquake occurred”. At New Concepts in Global Tectonics Journal, V. 4, No. 2, p. 79-85

⁽⁹a⁾9a. Choi, Dong R. (2010). “The January 2010 Haiti Seismic Disaster Viewed from the Perspective of the Energy Transmigration Concept and Block Tectonics.” NCGT Newletter, 54,.36-54.

⁽⁹b⁾9b. Choi, Dong R. and L. Maslov.(2010) “Global seismic synchronicity. “NCGT Newletter, 55, 66-74.

⁽¹⁰⁾10. Close, Frank. (2004) “Particle Physics, a very short introduction” (Oxford: Oxford University Press. 160. ISBN 0-19 280434-0.

  ⁽¹¹⁾11. Condie, Kent C. (1997) “Plate tectonics and crustal evolution.” Fourth Edition, (Oxford: Butterworth-Heinneman, An Imprint of Elsevier Science Linacre House, Jordan Hill, Oxford OX2 BDP 200 and Wheeler Road, Burlington, MA, USA. 282

⁽¹²⁾12. Cwojdzinski, G. (2012) “Geological Evolution of the Sudety Mts. (Central Europe) on the Expanding Globe.”  In: “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. Selected Contribution to the Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). 263-273. Post-conference publication edited by  Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo  Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome, 492

⁽¹³⁾13. de Hilster, D. (2008) “The Growing Earth.” p. 24. At:

<www.dehister.com/docs/TheGrowingEarth.ppt>, 77.

⁽¹⁴⁾14. Dimitriev, L. V., Vinogradov, A. P., and Udentsev, G.B. (1971) “Petrology of ultrabasic rocks from rift zones of The Mid-Indian Ocean Ridge.” Philosophical Transactions of the Royal Society of London.Series A Mathematical and Physical Sciences, V. 268, No. 1192. A discussion on Petrology of igneous and Metamorfic rocks from the Oceanic Flore. (London: The Royal Society,). 403-408.

⁽¹⁵a⁾15a. Dilek, Y. and Robinson, P. T.  (2003). “Ofiolites in Earth History:  Geological Society of London Special Publication 218 edited by Dilek, Y.& Robinson, P. T.  723 p.

⁽¹⁵b⁾15. Dilek, Y., Shallo, M. and H. Furnes. (2005) “Rift-drift, seafloor spreading and subduction tectonics of Albanian ophiolites.”International Geology Review V. 47.  (New York: Taylor & Francis Group. 147-176.

⁽¹⁶⁾16. Elbeze, A. C. (2013). “On the existence of another source of heat production for the earth and planets, and its connection with gravitomagnetism”.

Published online: http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3825064/ p.18

⁽¹⁷⁾17. Erickson, F.P. (2008). Absolute space, absolute time and absolute motion. 2678. Publisher: Xlibris, ISBN: 978-1599261171

⁽¹⁸⁾18. Farley, K. A., Neroda, E. (1998). “Noble Gases in the Earth’s Mantle”.Annual Review of Earth and Planetary Sciences. Vol. 26: 189-218 [From:

http://www.annualreviews.org/doi/abs/10.1146/annurev.earth.26.1.189]

⁽¹⁹⁾19. Hilgenberg, O. C. (1933/2003) “The Formation and development of Earth: contraction or expansion.” In: Why Expanding Earth? (Eds) Scalera, G., Jacob, K.  Proceedings of the Lautenthal Colloquium held on May 26, 2001 in honor of Ott Christoph Hilgenberg. Rome (2003).

⁽²⁰⁾20. Hooft, G. (2007). “The conceptual basis of quantum field theory.” In: The Oxford Handbook of Philosophy and physics. (Ed. Robert Batterman, p. 661-729).

⁽²¹⁾21. Kokus, M. (2004). “Alternate theory of gravity and geology in seismic prediction.” In New Concepts in Global Tectonics; Urbino Workshop 29-31 Aug. Italy.

⁽²²⁾22. Mareschal, J-C. (2012) Jean-Claude, et al. “Geoneutrinos and the energy budget of the Earth”. Journal of Geodynamics, Vol. 54, p. 43– 54.

⁽²³⁾ 23.  Krouss L. (2014). “A Beacon from the Big Bang”. Scientific American 4, 311.59-67.

     ⁽²⁴⁾24. Lay, Th., Hernlund, J., Buffett, A. B. (2008). “Core–mantle boundary heat flow”. In Nature Geoscience, No. 1, p. 25-32.

⁽²⁵⁾25. Lerner, Eric. J. (1992): Big bang never happen 466 p. [t:  http://bigbangneverhappened.org/]

30 64. Manuel K. Oliver (2009). “Earth’s Heat Source, the Sun”. At:  Energy & Environment 20131-144. <https://arxiv.org/ftp/arxiv/papers/0905/0905.0704.pdf>.

     ⁽²⁶⁾26. Love, Jeffrey J., Thomas, Jeremy N. (2013). “Insignificant solar-terrestrial triggering of earthquakes.” Geophysical Research Letters. Vol.40, is. 6:1165-1170.

     ⁽²⁷⁾27. Low, F. S. and Kristna, S. (1970).:” Narrow bond infrared photometry of alfa -tory.” Nature: 3. 23. 13-22.

⁽²⁸⁾28. Makarenko G.F. (1983). “Volcanic Seas on Earth and Moon.” (In Rusian), (Moscow, Izdatel’stvo Nedra.

⁽²⁹a⁾29a. Marvin, J. H. (2003). “The Nuclear Heart of the Earth”. Interview at:

http://www.spacedaily.com/news/earth-03k.html

⁽²⁹b⁾ 29b. Marvin, J. H. (2014).). “Herdon’s Earth and the Dark Side of Science”; Perface at:

http://nuclearplanet.com/Herdon’s_Earth%20.html

⁽³⁰⁾30. Maxlow, J. (2005) “Terra Non Firma Earth: Plate tectonics is a myth”. Electronic ed. ISBN 0 952 2603. 189.

⁽³¹⁾31. Moores, Eldridge M., Kellogg, Louise H., and Yildirim Dilek. (2000). “Tethyan Ophiolites, mantle convection and tectonic historical contingency:  A resolution of the ophiolite conundrum.”  GSA., Inc., Special Paper #349 in Ophiolites and Oceanic Crust: New Insight from the Field Studies and the Drilling Program, 349, 3-12.

⁽³²⁾32. Myers, L.S. (2008) “A growing and expanding Earth is no longer questionable.” (Washington, D.C.: American Geophysical Union, Spring Meeting,.26a. Myers

     ⁽³³⁾33. NASAsnaps photo of remote planet. Information by Rick C. Hodgin (November 13, 2008). At:

http://www.tgdaily.com/trendwatch-features/40192-nasa-snaps-photo-of-remote-planet-25-light-years-away-using-visible-light-

       ³⁴⁾34. Noel, D.  (2013). “Inside the Earth — The Heartfire Model “.

http://www.aoi.com.au/bcw/Heartfire/index.htm

⁽³⁵⁾35. Ollier, C. D. (2003).  “The Origin of Mountains on Expanding Earth, and other hypotheses”, in vol. “Why Expanding Earth?” (ed.) Scalera G.: and Jacob K-H. Rome (2003).

⁽³⁶⁾36. Orlenok, V. (2010).  “Global volcanism and oceanization of the Earth and planets. Kaliningrad: I.Kant State University of Russia Press, 167.

⁽³⁷⁾37. Owen, Hugh. “The Earth Is Expanding and We Don’t Know Why.”  in New Scientist, No. 22, Nov. 22, 1984. 27-

      ⁽³⁸⁾38.  Peale, J. S. (1999). “Origin and Evolution of the Natural Satelits”.Annu. Rev. Astron. Astrophys. 37:533–602

⁽³⁹⁾39. Puchkov,V. N. “The evolution of the Uralian orogen.”(London: Geological Society, Special publication, V. 327, 2009), 161-195. DOI: 10.1144/SP327.9.

⁽⁴⁰⁾40. Romanowicz, B. and Y. Gung.  “Superplumes from the Core-Mantle Boundary to the Lithosphere:  Implications for Heat Flux.” Science 96.5567. (Stanford, CA: Highwire Press, 2002).513-516.  DOI: 10.1126/science.1069404.

⁽⁴¹⁾41. Scalera, Giancarlo (2003). ‘The Expanding Earth: sound idea for the new millennium.” In   Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? :. Proceedings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off Ott Chistoph Hilgenberg. INGV, Rome.

⁽⁴²a⁾42a. Scalera, Giancarlo (editor in chief): Hilgenberg, O. C. (2003/1933/ 1939) “Formation and development of the: contraction or expansion.” In   Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? Proceedings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off Ott Chistoph Hilgenberg. INGV, Rome 2003

⁽⁴²b⁾42b. Scalera Giancarlo (2011). “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy”. Contribution to the Interdisciplinary Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). Post-conference publication edited by Giancarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome (2012), 492.

⁽⁴²c⁾42c. Scalera, Giancarlo, Boschi, E. and G. Cwojdzinski (2012). “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. Selected Contribution to the Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). Post-conference publication edited by Giancarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome, 492.

⁽⁴²d⁾42d. Scalera, Giancarlo. (2011). “South American volcanoes and great earthquakes.” Article Cwojdziński. Rome, (2012), 492

⁽⁴³⁾43. Scalera, G.  (2006). “The Mediterranean as a slowly nascent ocean.” Annales of Geophysics, Supplement to V.49, No. 1, 13-21.

⁽⁴⁴⁾44. Scalera, G. (2009). “Roberto Montovani (1889/1899). In: Biography of a forerunner of the expansion of theocean floor and the Earth.” Montovani and his ideas on the expanding Earth, as revealed by his correspondence and manuscripts. Annales of Geophysics, 52(6), 615-648.

⁽⁴⁵⁾45. Schirber, M. (2005). “Core of a Supernova Goes Missing”. At: http://www.space.com/1168-core-supernova-missing.html.

⁽⁴⁶⁾46. Sciama, w. D. (2012/1959) “The unity of the Universe”. Courier Corporation  ISBN  0486135896 p. 256

⁽⁴⁷⁾47. Shannon, M. C. & Agee, C. B. (1998). Percolation of core melts at lower mantle conditions. Science280, 1059 – 1061.

⁽⁴⁸⁾48. Shehu, V. (1971). “The age and origin of the porphyry granite of Fierza.”(In Albanian).Bul.Of Sc. Tirana Unv. No 1 p 127 – 141.

⁽⁴⁹a⁾49a. Shehu, V. (1988).“Developing Earth” (In Albanian). Tirana, Albania. (Sht. Bot.  8 Nëntori, 180.

⁽⁴⁹b⁾49b. Shehu, V. (2004). “The Earth, a sample of universe in our hands, according to the Earth expansion through growing and developing processes,” New Concepts in Global Tectonics. (Urbino (Italy: Workshop, Aug. 29- 31,

⁽⁴⁹c⁾49c. Shehu, V. (2005). “The Growing and Developing Earth.”(No. Charleston, S.C.: BookSuege, LLC  (2005), ISBN 1-4196-1963-3, USA, 218.

⁽⁴⁹d⁾49d. Shehu, V. (2009).“The Growing and Developing Earth.”(In Albanian). Tiranë, Albania: Sht. Bot.  Dudaj. 361.

⁽⁵⁰⁾50.  Shehu, V. (2012/2011). “Earth Expansion through Activity of the Earth Core-Kernel as an active cosmic Object.”In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011).  243-262. Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo  Boschi, and Stefan Cwojdziński. 263-273. Rome.

⁽⁵¹⁾51. Shehu, V. (2016), ISBN. “The Earth’s Core, an Energetic Cosmic Object”. Printed by Create Space, An Amazom.com Company. USA 2016. 80p. https://www.amazon.ca/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874

⁽⁵²⁾52. Shen, W. B, et al. (2008). “The expanding Earth: evidences from temporary gravity fields and space geodesic GEPH. Research Abstracts V. 10 EGU2008-A-0473.

⁽⁵³⁾53. Smith, A.G. (2006). “Tethyan Ophiolite emplacement, Africa to Europe motion, and Atlantic spreading.”In “The Tectonic Development of the Eastern Mediterranean Region” A.H.F. Robertson and D. Mountrakis, (Eds.).  (London Geographical Society, Special Publication 260, 1-9.

⁽⁵⁴⁾54. Storetvedt, K. M. (2010).  “Falling plate tectonics–rising new paradigm: salient historical facts and current tuation.”  NCGT Newletter, 55, 4-34.

⁽⁵⁵⁾55. Vogel, K. “Contribution to the Question of Earth Expansion Based on Global Models.” (2012). In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011). Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. 161-172. Rome.

⁽⁵⁶⁾56. Wegener, Alfred (1912). “The Origins of continents and oceans.”(Dover Earth Science: 1915). Originally presented at A Yearly Meeting of the German Geological Society (6 January, 1912).

⁽⁵⁷⁾57. Welsh, W.E. and L.R. Doyle. “World with two stars,” Scientific American 309 (5): 4. (Nov. 2013).  40-47. DOI: 10. l038/scientific American 1113-40.

⁽⁵⁸⁾58. Wood J. A. “Meteorites and the origin of planets.” (New York: The McGraw Hill Companies, 1968) 117.

⁽⁵⁹⁾59. Yano, T., Vasiliev, B.I., Choi, D.R.et al. “Continental rocks in Indian Ocean.” NCGT Newsletter 58, (Australia NGCT.org, 2011). 09-28

⁽⁶⁰⁾60. Yuecheng C., et al. (1998). “A new interpretation of the Himalayan orogenic belt.”  Chinese Science Bulletin, 43.1, 83-84. DOI: 10.1007/BF02885523

⁽⁶¹⁾61. Young, C. J., and T. Lay.  “The core-mantle boundary. “Earth Planet Science Annual Review, 15, (1987).25-46.

⁽⁶²⁾62. Young, T. Erick. “Cloudy with a chance of stars. “Scientific American V. 302. (2010).  34-41.DOI:10.1038/scientific American 0210-34.

⁽⁶³⁾63. Zagorevski, A. et al. (2008). “Tectonic architecture of an arc-arc collision zone, Newfoundland Appalachians.” Annals of Geophysics, Supplement to V.49, No. 1., Special Paper #436 in Draut A., Clift, P.D. and D.W. Scholl (Eds.). “Formation and application of the sedimentary record in arc collision zones.”  (Boulder, CO: Geographical Society of America, Inc., Special Paper #346,). 309-334.

⁽⁶⁴⁾64. Zolensky, M. E.  et al. “Mineralogy and petrology of Comet 81 P/Wild 2 Nucleus Samples.” In Science, V. 314, No. 5806. (Stanford, CA: Highwire Press, 2006).1735-1739.

⁽⁶⁵⁾65. Sudiro, P. (2014). “The Earth Expansion Theory and its transition from scientific hypothesis to pseudoscientific belief”. History of Geo-and Space Sciences, No 135-148. Web: http://www.hist-geo-space-sci.net/5/135/2014/hgss-5-135-2014.pdf

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Konsolidimi i Tokës në Diskun Planetar, të Sistemit Diellor, Vedat Shehu

KOSOVA DREJT USHTRISË

December 12, 2018 by dgreca

 1 a LDK

-KONFERENCA PËR MEDIE E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS/

Prishtinë, 12 dhjetor 2018-Gazeta DIELLI/

Në përputhje me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, në seancën e datës 14 dhjetor 2018, do të mbështesë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së.

Republika e Kosovës si vend sovran dhe i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër, e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura.

Ne jemi falënderues ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e këtij transformimi.

Nga shpallja e pavarësisë e deri më tani, institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje maksimale që ky transformim të dakordohet me përfaqësuesit politik të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Forcat e Sigurisë të Kosovës janë në shërbim të të gjitha komuniteteve. Ne falënderojmë komunitetet e tjera jo shumicë në Kosovë për rolin konstruktiv gjatë këtij procesi.

Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe, krahas aleatëve tanë në NATO, do të kontribuojnë për paqen kudo në botë./b.j/

LEXONI DHE  KETE:

KOSOVË-KUVENDI VOTON PËR USHTRINË

-Të premtën seancë Kuvendi dhe pritje shtetërore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës/

-Pritje shtetërore në 14 dhjetor 2018 pas kalimit atë ditë në Kuvend të Pakos së tre projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë kaluar me votë unanime në lexim të parë në 18 tetor/

1 FSK-17.02.2016-1

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 11 Dhjetor 2018/ Pakoja e tre projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës: për Ministrinë e Mbrojtjes,  për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do jetë në lexim të dytë në seancë plenare të Kuvendit këtë javë, të premten e 14 dhjetorit, nga ora 10:00, ku pritet votimi unanim i deputetëve të pranishëm si edhe në shqyrtimin e parë në 18 tetor. Pas seancës së Kuvendit të Kosovës të vendimit për transformimin e FSK-së, do ketë edhe një ceremoni – pritje shtetërore festive.

“Të premten, më 14. 12. 2018, pas seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, për Projektligjet që ndërlidhen me transformimin e FSK-së,  do të organizohet pritje shtetërore nga Institucionet e Republikës së Kosovës”, bëri të ditur sot Qeveria në njoftimin e dërguar, ku kërkohet akreditimi i mediave për ta përcjellë ceremoninë që do zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ora 17:00.

Në shqyrtimin e parë, gjatë debatit, vetëm grupi parlamentar i Listës Serbe u shpreh kundër transformimit të FSK-së në ushtri dhe lëshoi sallën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në 13 shtator 2018, Qeveria e Kosovës, bazuar në të drejtën e saj kushtetuese, ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Qeveria ka deklaruar se, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor, në mbrojtje të integritetit territorial, të qytetarëve, të pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.


Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, josdiskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.


Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes përcakton organizimin dhe kalimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës, me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, Forca e Sigurisë së Kosovës është aktivizuar nga janari 2009, kur u deaktivizuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat lindën nga transformimi i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lujtën rolin e tyre shumë të rëndësishëm në nëntë vitet e pas luftës së përfunduar në qershorin 1999 .

Filed Under: Kronike Tagged With: drejt Ushtrise, kosova, LDK

Check in Edvin, check in!

December 12, 2018 by dgreca

Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir Levonja/ Dielli

Më thoshte ime më, mos pështy lart biro se të shëmbet fytyrës e mallkuara. Nuk e di nëse ia ka thënë edhe Edi Ramës, e tija, por edhe po t’ia ketë thënë, ka harxhuar frymën. Kjo i shkon për kokë tani, kur u lutet studentëve për dialog. E kam thënë shpesh që ne kemi memorie të vobekët, se, po t’i kthehemi kohës ky që kemi sot kryeministër vetëm dialogun nuk ka njohur. Rekordmeni i bojkotit, e faktuar, nga viti 2009 deri kur erdhi në pushtet. Dialogoi vetëm me mendjen e tij dhe strategët e shushunjizimit të vendit dhe ”reformatorët” e vjedhjes së votave, informalitetit, drogës etj. Dialogoi me kontigjentin e Fushë Krujës, Lezhës, Laçit, Kavajës, a Elbasanit. Një pjese ua bëri gropën, kurse pjesës tjetër, si atij pashait të Elbasanit a Durrësit, nuk ia doli dot. Pra katër vjet bojkot, katër vjet jo dialog e më the e të thashë. Bëjini vet llogaritë se sa ditë pune shqiptarët i kanë paguar një individi që nuk e njohu kurrë dialogun. Madje e shpërbleu duke i dhënë edhe postin e kryeministrit, sepse nuk kishte kapur shifrat me gjashtë numra nga mandati legjendar i kryebashkiakut. Kë? Një të punësuar të pa punë. Një që nuk njihte dialogun. Dhe në konferenca televizive, rrotullonte sytë, i pa rruar, me të vetmin postulat, të fala Sandrit. I vetmi kryeministër që situatës së frikshme në Vlorë, asaj të vrasjeve dhe zhdukjes së trupave, nuk ma bën zemra të them kufomave, në një tubim partie iu përvesh me zë të lartë duke thënë që kokat hëngërshin. Duan të vriten me njëri-tjetrin, le të vriten, ju çfarë keni. Eshtë kualiteti më i neveritshëm i një shtetari karshi shoqërisë të cilin nuk e meriton aspak një vend si Shqipëria. Një kualitet i tillë, i cili paralelisht po ha kokat mes vedi, po të kemi parasysh rastin Sajmir Tahiri, dorëheqjen e ish ministrit të brendshëm Xhafajt, xhuxhin e Durrësit dhe pashain e Elbasanit. E pati shumë të lehtë me ata deputetët e Pukës dhe Lezhës. Me atë të Kavajës, por i ka ngecur sharra në gozhdë me xhuxhin dhe pashain. Një kryeministër që nuk do ta kuptojë se reformat dërdëllitëse janë refuzuar kategorikisht. Një kryeministër që kujton se ka opozitë vetëm Lulin dhe Monikën. Mëndjemadh dhe populist i cili nuk po lë shiringë pa përdorur për botime librash si Kurani dhe ekspozita personale në holle që karriera nuk ia ofroi. I vetmi që në këto 5 vite, 80% të energjive të politikës së jashtëme janë fokusuar në Ankara. Një gen homogjen me traditën neokomuniste të liderit të rajonit të lindjes duke shkuar ndesh me historinë e dhimbshme të shqiptarëve .

Sot kërkon dialog…?! Një ironi e plotë e fatit! Një shuplakë…

Check in Edvin, check in… Bëji gati valixhet.

______

Dy fjalë studentëve! Kujdes me studiot televizive… qëndrojuni kërkesave tuaja dhe mos shpjegoni lart e poshtë se çfarë kërkoni. Nuk ka studio më të mirë se sa sheshi. Studiot janë po aq të shitura sa faktori politik. Një numër i tyre, i analistave shqiptarë, siç e kanë nisur, shumë shpejt do jenë imazhi i mishit pastërma. Kjo për shkak të rreshtimit, posedimit dhe bërjes palë me informalitetin. Shumë nga shqiptarët prej kohësh ishin futur në një pezmatim social, pasi nuk shikonin dhe nuk gjejnë një alternativë të besueshme tek opozitarizmi. Këtë e thonë edhe plot nga ju. Madje shumë syresh besonin në ca aleanca të mirëkalkuluara të rrotacionit tetëvjeçar të pushtetit. Ndaj protesta juaj dëshmoi rizgjmin, të kundërtën e mendjeve të fjetura, të budallepsura, të frikësuara nga pamundësia dhe rryshfeti. Ky rizgjim ju ka kthyer në lot shprese, besimi, duke ia kaluar edhe altarëve të shenjtë, ndaj natën, në të ftohtë, njerëzit u afrohen e u sjellin ushqime, batanije, zjarr. E kuptoni edhe ju sot se, ky kryeministër ishte i bindur në atë që ka opozitë vetëm Lulin dhe Monikën, pasi Metën e nxorri në pension duke e bërë president.

Ndaj mos u tërhiqni. Zbytheni…

Dhe diçka të fundit. Shumë të tjerë duan t’ju shohin si lëvizje më vete. Bëjeni… dhjetori tashmë ka një histori të mbarsur.

Bëjini se, më mirë një lëvizje e re, naive në mirësi, se sa derra të stazhionur të stanjacionit dhe shpërbërjes.

Filed Under: Politike Tagged With: Check in Edvin, check in!, Ilir Levonja

Disa mësime të javës së parë të protestës studentore…

December 12, 2018 by dgreca

1 a zef preci

NGA ZEF PREÇI/

Përtej kryefjalës së këtyre ditëve, “student”, dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila në çfarëdo fjalori demokratik është një protestë politike dhe nuk mund të jetë ndryshe, të paktën qysh nga Plutarku deri në ditët e sotme, pavarësisht repertorit të çështjeve që ngrihen në to. Në rastin e protestës së studentëve duket se janë kryesisht çështje që lidhen me menaxhimin e sistemit arsimor, me përfaqësimin e studentëve në të, me koston e shkollimit në një sistem të promovuar si “falas” si dhe me kushtet e infrastrukturës në arsimin e lartë publik.

Duke ndjekur me kujdes evoluimin e kërkesave të studentëve nga njëra ditë në tjetrën, shihet qartë se suksesi i saj i derisotëm lidhet, nga njëra anë, me mbështetjen publike e politike që gëzon (kjo e fundit e perceptuar si garë mbështetjen e pazëshme të forumeve partiake dhe “ndeshje” midis tyre për kontrollin eventual edhe/ose pronësimin e “fryteve” të saj në fund). Nga ana tjetër, duken të dështuara përpjekjet për ta mbajtur atë në kornizat e një proteste për punë “tarifash studimi dhe kondita fjetoresh në konvikt”, gjë që u reflektua edhe në monologun tmerrësisht të gjatë të z. Rama në mëngjesin e ditës së 7 të protestës. Pra, të gjitha palët, ndoshta përveç opozitës, e cila e ka “detyrë parësore” të sajën menaxhimin dhe shfrytëzimin e çfarëdo pakënaqësie ndaj qeverisë ndër grupet e ndryshëm socialë të vendit, kësaj radhe janë kapur në befasi.

Nëse analizohet me kujdes thelbi i protestës dhe mbështetja publike e gjeneruar ndaj saj, mund të thuhet, së pari, se ajo shënon pa diskutim një hap përpara në emancipimin e përgjithshëm të shoqërisë së sotme shqiptare, emancipim që fillon me njohjen e problemeve të kësaj shoqërie. E kur vjen puna për problemet, nuk ka diskutim se në vetëm 7 ditë proteste, studentët flakën tutje perden shumëvjeçare të retushimit të realitetit deri në ndërtimin e një Shqipërie virtuale, që dita-ditës largohet me shpejtësi nga Shqipëria reale, plot dhimbje, vuajtje e privacione dhe pak shpresë për një jetë më të mirë, në të cilën jetojnë shumica e studentëve dhe familjeve të tyre.

Së dyti, kjo protestë dëshmon edhe faktin se lidershipi i sotëm politik në pushtet është larguar shumë nga realiteti dhe është zhytur në korrupsion dhe skandale, nga të cilat nuk e shpëton dot një media e (keq)përdorur dhe stërpërdorur si kjo e jona, duke përfshirë edhe median audio-vizuale kombëtare.

Kështu, ardhja në Tiranë këto ditë e një mashtruesi indian dhe pritja glamoroze e tij dhe suitës që e shoqëronte në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit, e përcjellë më zë dhe me figurë nga disa portale dhe e pademontuar nga protagonistët apo mbrojtësit politikë të kësaj vizite, të lë një shije shumë të hidhur, që flet më shumë se deklaratat dhe tautologjia në rrjetet sociale e udhëheqësve që “nuk i zë gjumi për hallet e popullit…”. Nuk po flas për koncesione e PPP klienteliste, për “rrugë pa rrugë” dhe për tenderë të pakërkuar e pa konkurrencë apo për falsifikimet prej dhjetëra miliona dollarësh, të cilat nuk ka SPAK në botë, që i gjen e i ndëshkon mirëfilli.

Së treti, edhe pse të artikuluara si kërkesa minimaliste, në dukje tërësisht ekonomike, nga njëra ditë në tjetrën këto kërkesa u plotësuan me problematikën e gjerë të sistemit arsimor universitar të vendit, me nevojën e luftës kundër mediokritetit, keqqeverisjen e rektorateve, mungesën e paqartësitë e politikave publike në këtë sektor, ndikimet ne rritje të lobeve të biznesit dhe të oligarkisë, largimin nga Deklarata e Bolonjës dhe eksperimentimet e pafundme që kanë sjellë situatën në të cilën jemi sot.

Së katërti, për shkak të diversitetit të formimit civil të studentëve pjesëmarrës në protestë, por edhe të solidarizimit me ta të studentëve nga disa nga qytetet kryesoret vendit dhe prindërve të tyre, nga tërësia e fjalëve të tyre përshëndetëse, vihet re se ata kanë arritur përgjithësisht të bëjnë cilësisht dallimin midis gjendjes në vendnumëro të dekadës së fundit dhe shitjes së këtij stanjacioni si progres dhe hapa përpara. Ndoshta ky është edhe mësimi më i madh i javës së parë të protestës – klasa politike në pushtet dhe në opozitë, por veçanërisht ajo në pushtet, e diskredituar dhe pa reputacion të vërtetë publik (por me votat që blen, numëron dhe “gëzon” vetë), e dyshuar dhe e përfshirë gjerësisht në korrupsion, në një vend me institucione drejtësie të munguara dhe thuajse plotësisht të kontrolluara prej saj, nuk mund të vazhdojë “të bëjë politikë” ashtu si deri më sot. Pra, “gota” e mbushur plot e përplot e pakënaqësisë publike rrezikon të derdhet dhe duket se kësaj radhe shqiptarët nuk do t’i drejtohen me dëshpërim aeroportit për të marrë rrugët e botës si muhaxhirët dikur, por do t’u kërkojnë llogari deri në një qeveritarëve të vet, atyre që kanë marrë përsipër qeverisjen e vendit

 

Filed Under: Analiza Tagged With: disa mesime, Protesta e studenteve, Zef Preci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1176
  • 1177
  • 1178
  • 1179
  • 1180
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT