• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“SHTEGTIME NËPËR KOHË” I SHKRIMTARIT REMZI GJIKA, FORMIMI PERSONALITETIT

September 15, 2018 by dgreca

Shkruan:Qatip MARA-Nju Jork/

1 Shtegtimi

     Shkrimtari Remzi Gjika  në vazhdim të botimeve të kaluara në vitin 2018 ka botuar librin “Shtegtime nëpër kohë” (Monografi me esse e refleksione), i cili ka vlera njohëse të jetës individuale,familjare,shoqërore me një larmi konceptesh filozofike,historike,sociologjike,psikologjike,pedagogjike të sfidave ndaj jetës së vështirë. Me përshkrime artistike letrare e kulturë gjuhësore amtare pasqyron kronikat e ngjarjeve të jetës nga fëminia  deri në ditët e sotme.

1 Remzi Gjini

Ne Foto: Remzi Gjika me nipin/

  Lexuesi në librin “Shtegtime nëpër Kohë” do gjejë një përvojë të pasur të formimit e farkëtimit të personalitetit e karakterit të individit në familje,fis, e shoqëri. Me koncepte të sakta historike,psiko-pedagogjike autori Remzi Gjika analizon e përgjithëson rrugën e sigurtë për tu edukuar në punë e nëpërmjet punës.I lindur në fshatin piktoresk Tërbaç me larmi relievi të ashpër me forma gjeometrike, të kodrave,maleve e Qafave me rrëpira e gremina,autori në fëmini ka përceptuar bukurinë e lartësive të maleve që “takonin tavanin” e qiellit. Në çdo faqe të librit vetvetiu lexuesi mediton e shëtit me mendje e emocione njerëzore në jetën e mundimshme të disa brezave , stërgjyshërit,gjyshërit,prindërit dhe trashëgimtarët e tyre, fëmijë,nipër e mbesa ,të cilët bashkë me qumshtin e gjirit të nënës kanë marrë edukatën e punës,të njohjes së traditave të të parëve të tyre.1 Qatip MaraNe Foto:Qatip Mara(majtas) dhe Remzi Gjika/

Me shtëpi të gdhëndura mbi shkëmbinj,të ndërtuara me gurë e mbuluara me pllaka guri, fisi Gjikaj në Tërbaçin e ashpër u mbijetoi shekujve me vullnet e karakter të fortë duke siguruar prodhime buqësore e blegtorale. Në shtëpitë e tyre ishin rritur djem e vajza trime,të guximshëm për tu ndeshur me vështirsitë e jetës. Djem e vajza të punës të këngës por edhe të pushkës për liri e pavarësi.

Dhe fisi Gjikaj  së bashku me fiset e tjera tërbaçiote në shtegtimet nëpër kohë ka derdhur djersë në punë dhe gjakun në luftrat për liri. Autori Remzi Gjika ndjehet krenar i fisit Gjika, i Tërbaçit dhe Labërisë. Ai e quan veten me fat që ka lindur në shtëpinë e gjyshit e prindërve në Tërbaçin piktoresk me oksigjenin e bollshëm e erën trendelinës. Atje në vendlindje kishte mësuar alfabetin e gjuhës shqipe në klasën e parë fillore. Vëllai madh Thanas Gjika  ishte kujdestari e frymëzuesi diturisë. Megjithëse ishte i vogël e në Tërbaç jetoi pak vite të fëmijërisë,autori Remzi Gjika ka ruajtur në kujtesë jo vetëm imazhet e përgjithshme të fshatit,por jep informacione për  jetën e gjyshërve, të cilët ishin të përkushtuar për familjen. Fisi Gjikaj e vlerësonte familjen si themeli edukimit të fëmijëve. Në shtegtimet nëpër kohë brezat Gjikaj krenohen me njeri tjetrin, Gjyshërit krenoheshin me stërgjyshërit por meraku tyre ishte edukimi pasardhësve me motivin e dashurisë për atdheun,punën e diturinë.

Djaloshi vogël Remzi Gjika pasi kishte mbaruar klasën e parë në vendlindje Tërbaç,klasën e dytë e kishte vazhduar në fshatin Vajzë,ku prindërit e tij të dashur shtegtonin në kullota bagëtinë.Klasën e tretë dhe në vazhdim edhe shkollën fillore në fshatin e bukur,afër Vlorës Peshkëpi, ku prindërit e tij kishin vendosur të banonin.

Familja e madhe e prindërve të përkushtuar Haxhi –Aspri Gjika me 10 frymë përballonte vështirësitë ekonomike,sepse vetëm babai familjes punonte. Prindërit pranonin çdo vuajtje por vetëm donin të arsimonin fëmijët me shkollë,sepse diturinë e vlerësonin si pasuri të patundshme e të pakonfiskueshme. Djali madh Thanas Gjika sapo kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën 7-vjeçare kishte fituar nga shteti bursë për të vazhduar shkollën e mesme mjeksore në Tiranë ,të cilën e kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera e më vonë shkëlqen në studimet universitare në fakultetin e mjeksisë. Kur fëmija i parë në familje shkëlqen në mësime e sjellje bëhet model edhe për fëmijët e tjerë. Edhe adoleshenti Remzi Gjika pasi kishte mbaruar shkollën 7-vjeçare në Drashovicë kishte kërkuar të vazhdonte shkollën pedagogjike. Endrra e tij ishte të punonte mësues. Me fantazinë e tij dhe me humor improvizonte në shtëpinë e prindërve  me vëllezërit më të vegjël e motrën orë mësimi duke e gjallëruar jetën në familjen e prindërve.

Dhe endra e tij do  realizohej me një të drejtë studimi në shkollën pedagogjike  me gjysëm burse, kur prindërit e tij do sakrifikonin  çdo gjë për të arsimuar djalin Remzi Gjika. Me valixhen e rëndë prej druri ishte nisur nga familja me përgjegjësinë për të përvetësuar dituri që vetëm me dije të formonte personalietin e karakterin e tij.

Adoleshenti pedagogjikas Remzi Gjika përballë horizonteve të reja në Tiranë do studionte me pasion për të fituar dituri,duke përvetësuar konceptet shkencore të lëndëve të shkollës pedagogjike. Ai përshkruan bukur jetën e re konviktore,shoqërin e miqësinë konviktore,por kishte ndjerë shqetësimin që shkolla pedagogjike ishte 2 vjeçare dhe nuk të jepte diplomë për mësues,por një dëftesë.

Me qetësinë e maturinë që e karakterizon e me synime të qarta në bashkbisedim me shokë të ngushtë kishte projektuar të vazhdonte paralelisht me shkollën pedagogjike 2 vjeçare edhe programin plotësues të shkollës pedagogjike 4 vjeçare. Me heshtje pa u ekspozuar në shkollë kishte filluar të studjonte lëndët që do të jepte provime në shkollën pedagogjike 4-vjeçare.Me ndihmën e vëllait student në mjekësi,kujdesari   tij shpirtëror Thanas Gjika kishte siguruar librat mësimor.

Me kursime raciononte shpenzime minimale për të realizuar objektivin që për 2 vite të mbaronte shkollën e mesme 4 vjeçare. I rritur me edukatën e gjyshit e prindërve përpinte me sy faqet e librave mësimor duke depozituar në kujtesën afatëgjatë përmbatjen e koncepteve të arithmetikës racionale e lëndëve të tjera që do të jepte provime në shkollën 4 vjeçare duke mos neglizhuar aspak mësimet ditore në shkollën pedagogjike 2 vjeçare. Vemendja e tij e përqëndruar në çdo orë mësimi nuk linte shtigje dyshimi se vazhdonte edhe studimet me korespodencë në shkollën tjetër. Kjo tregonte karakterin e tij të fortë,vullnetin e këmbënguljen për të arritur të merrte me rezultate të larta diplomën për mësues fillore. Mes shqetësimeve të shumta të merakut që kishte për prindërit që po sakrifikonin për arsimimin e tij,adoleshenti Remzi Gjika ishte pjekur parakohe duke u angazhuar me të gjitha forcat mendore e shpirtërore të diplomohej mësues që sa më shpejtë tu shkonte me ndihma financiare familjes së prindërve të dashur duke punuar mësues.

Në konspiracion me shokë të ngushtë ,sapo kishin dhënë provimet e shkollës pedagogjike 2 vjeçare,kishin shkuar në konviktin e shkollës pedagogjike 4 vjeçare për strehim disa kohë që të jepnin provimet plotësuese për diplomën e mësuesisë.    Kishte përballuar një mbingrkesë të madhe mendore me lëndët e reja që në mënyrë autodidakte u përvetësonte me cilësi përmbajtjen shkencore. Ndonëse populli thotë nuk mbahen dy kunguj nën sqetull,por adoleshenti  Remzi Gjika me suksese realizoi stdudimin në dy shkolla duke farkëtuar personalitetin e karakterin e tij me dije të qëndrueshme për mision e shënjtë të mësuesit si misionar dritëdhënës.

Prindërit e tij ishin lumturuar me rezultatet e birit të dashur Remzi Gjika, të cilin  do ta kishin mbështetje financiare për të arsimuar edhe të tjerët. Dhe dita e  shumëpritur që  ta shikonin djalin mësues në vendlindje kishte ardhur me vështirësi. Fillimisht mësuesi adoleshent Remzi Gjika kur sapo kishte mbushur moshën 15 vjeçare ishte emëruar në fshatin Lubonjë  Vlorë. Kishte punuar me pasion me nxënësit lubonjas të klasës dytë fillore. Udhëtonte çdo ditë në këmbë nga fshati Peshkëpi në Lubonjë duke zbatuar me korektësi disipinën në punë.

Pasi kishte mbyllur me suksese vitin shkollor,ishte trasferuar në Peshkëpi. Midis vëllezërve,motrave,fisit Gjika e gjithë bashkfshatarëve peshkëpiot mësuesi pasionuar Remzi Gjika  u vetkualifikua duke zbatuar në orët e mësimit metodat e mësimdhënjes e të mësimnxënjes. Edhe pse diferenca e moshës me nxënësit ishte e vogël,mësuesi ri Remzi Gjika me punë të përkushtuar kishte fituar respektin.

Autoriteti tij buronte nga pasurimi dijeve në vazhdimësi,nga karakteri i formuar në vështirësitë e jetës duke shtegëtuar në kohë. Personaliteti tij rritej çdo ditë nëpërmjet punës pedagogjike dhe veprimtaritë kulturore artisitike të shtëpisë së kluturës të fshatit peshkëpi që ishte qendra e kooperativës së bashkuar.

Komunikimi tij me thjeshtësi,fjalë embel mbillte dashuri njerëzore te nxënësit e tij e gjithë bashkfshatarët, të cilët krenoheshin më mësuesin e përkushtuar Remzi Gjika.

Ndonëse në moshën e rinisë kolegët e tjerë argëtoheshin  me shoqëri e dashuri,

mësuesi përkushtuar Remzi Gjika ishte angazhuar në ndihmë të prindërve,ai ishte modeli i fëmijës-prind për të kontribuar në rritjen e arsimin e vëllezërve të tjerë. Këto janë vlera të rralla të karakterit të fortë që sakrifikon më shumë nga vetja për të  kontribuar për familjen e prindërve të dashur,të vëllezërve e motrave që zinxhir në vazhdimësi sidojnë vëshirësit e jetës të një familje me shumë frymë.

Në trekëndshin barabrinjës temperament,karakter,personalitet ,mësuesi Remzi Gjika kishte të harmonizuar dijet,motivin, vullnetin,këmbënguljen e pasionin për  të përballuar vështirësitë me frymë të guximshme,me ndershmëri  duke u bërë parakohe prindi dytë për vëllezërit e motrat e tij.

Personaliteti tij rrezatonte  dashuri për jetën,për  familjen e prindërve ,për shoqërinë e miqësinë. Me qetësi e maturi kishte ndërtuar marrëdhënje korrekte me të gjithë,duke mbajtur qëndrime parimore, pa hiporizi,pa mashtrime duke respektuar lirinë e sejcilit. Duke trashëguar edukatën e gjyshit,të prindërve të dashur kaliti në kudhrën e punës karakterin e fortë me ndërgjegjen e vetëdijshme që reflekton duke mos shfajësuar gabimet apo dështimet.

Me sedër e ambicje pozitive për të vazhduar arsimin e lartë kishte zgjedhur altternativën  e shkollës së lartë pashkëputje nga puna,me korespodencë duke e vlerësuar realitetin e  vështirësive ekonomike të familjes së prindërve me domosdoshmërinë e rrogës së tij në ndihmë të prindërve,të vëllezërve.Autori Remzi Gjika thekson: “Vazhdimin e shkollës se lartë e kisha endërr, doja të ecja me kohën.Ditën nuk kishte mundësi të vazhdoja fakultetin, për shkak të detyrimeve familjare që kisha.E vetmia zgjidhje ishte të vazhdoja me korespondencë në ndonjë degë që preferoja.Mundësitë atëhere ishin dhe kërkesa ime për të ndjekur shkencat filologjike, u aprovua.Pa vonuar, mora programin dhe fillova nga përgatitja për sezonin e parë.Dega,ishte Gjuhë Letërsi-Histori në Tiranë, ajo degë që më pëlqente shumë.

Në shtëpi kthehesha, sa mbaronte mësimi dhe filloja të lexoja.Kisha shumë dëshirë, gjërat më tërhiqnin si letërsia dhe histori-gjeografia.Në atë kohë nuk kishte drita dhe përdorja një llambë vajguri të cilën e vija te koka e krevatit dhe lexoja deri vonë.Kishte shumë raste që më zinte gjumi dhe vinte nëna dhe fikte llambën nga frika se,  mos më binte natën mbi kokë.”

Përsëri me vullnet e këmbëngulje në mënyrë autodidakte ,duke punuar mësues vazhdoi me korspodencë e mbaroi shkollën e lartë  me rezultate të larta. Ishin të gëzuar prindërit që djalin Remzi Gjika e kishin mbështetje financiare e shpirtërore,por kjo u ndërpre nga shërbimi detyrushëm ushtarak  që e largoi nga puna, nga prindërit të cilët do ta ndjenin shumë mungesën e djalit të përkushtuar Remzi Gjika. Ndonëse shërbimi ushatarak ishte caktuar në sektorin e vështirë në detë,në marinën 4 vjeçare,kohë e barabartë me një universitet,mësuesi Remzi Gjika  ishte angazhuar me motivin për ti shërbyer atdheut.

Në jetën ushtarake të marinës ai zbatoi me ndërgjegje të lartë  disiplinën ushtarake duke u kualifikuar si specialit për radiollokacion të  nëndetses. Në kabinën e radiollokacionit kishte shërbyer në kushte të vështira  në temperature mbi 40 gradë,me shumë tensione sepse gjatë lundrimit me nëndetëse jepeshin komanda luftarake .

Autori Remzi Gjika përshkruan  se :  “Lundrimet sa me kënaqësi i prisnim, po me aq lodhje mbylleshin.Për mua, ato mbetën vite të bukura të rinise e të jetës, që ndikuan shumë në karaktërin tim.Aty u kalita fizikisht, u poqa dhe u formova më shumë për jetën”

Pas shërbimit ushtarak ishte pritur me shumë gëzime  e mall nga prindërit,motrat e vëllezërit. Kishte rifilluar  punën mësues në Peshkëpi duke punuar me pasion  me nxënësit. Kishte vazhduar me shkëputje nga puna shkollën e lartë të filozofisë duke rritur kualifikimet shkencore. Në këto vite kishte krijuar  familjen me bashkshorten mësuesen Violeta Salati Gjika, me të cilën lindën,rritën dhe edukuan tre fëmijë të dashur, djmetë Eri,Arbëri dhe vajza Reviola.

Duke kryer edhe detyra shteterore në drejtim të arsimit ishte ndeshur me intriga e kurthe ,por me karakterin e fortë kishte sfiduar çdo vështirësi. Personalileti tij ishte krijuar me dije shkencore, me punë të përkushtuar e ndershmëri të karakterit që rrezatonte dashamirësi.

Me ndryshimet e sistemit politik si shumë të tjerë,autori Remzi Gjika provoi rrugën e mundimshme të emigracionit. Me familjen e tij e tre fëmijë kishte nisur kalvarin e vuajtje në Athinë,por asnjëherë nuk kishte humbur shpresën se do të realizonte objektivin e arsimit të fëmijve të tij të shtrenjtë. Ndonëse lodhjet fizike të emigracionit ishin të rënda,me optimizëm kishin edukuar te fëmijët dashurinë për dijet,për shkollën.

Pasi u kthye nga emigracioni raskapitës  autori librit Remzi Gjika kishte filluar punë në drejtorinë arsimore të qarkut Vlorë. Me përvojën e tij dhe aftësitë intelektuale punoi me përkushtim deri sa plotësoi moshën e pensionit. Ndërkohë  kishte filluar kkrijimtarinë në prozë me tregime e romane e studime historike, të cilat ishin pritur me interes nga publiku.

Prekupimi kryesor i prindërve Violeta Remzi Gjika kishte qënë formimi karakterit e personalitetit të adoleshntëve fëmijë ,me rrugën e diturisë. Kishin përballuar shumë  vuajtje e vështirësi,por kishin korrur frytet e punës së përkushtuar familjare ,formimin e personalitetit të Erit,Arbërit dhe Reviola, të cilët duke trashëguar edukatën e gjyshërve dhe të prindërve u bënë të aftë të jetojnë me zotësi.

Eri e ka krijuar familjen në Kanada,Arbëri në Hollandë,dhe vajza e talentuar Reviola në Spanjë. Me familjet e tyre  fëmijët ju dhuruan nipër e ,mbesa për prindërit Violeta Remzi Gjika, të cilët të gëzuar udhëtonin me gëzim në Kanada te djali Eri,herë në Hollandë të djali Arbëri, dhe herë në Spanjë te vajza Reviola.

Kur po u gëzoheshin ecurisë të jetës së fëmijës erdhi befasissht ngjarja tragjike e humbjes së jetës së bashkshortes,për të cilën autori shkruan:

“Jeta, për fat të  keq, nuk shkon ashtu si e dëshëron.Një  ngjarje tragjike në  27 maj 2016, tronditi rëndë  familjen tonë .Një  aksident tragjik, që  ndodhi në Krujë  në  një autobuz, që  mori flakë  papritur, u shkrumbua nëna e dashur e fëmijëve të  mi, Violeta, shoqia  e jetës sime, prej 42  vjetësh, sa kishte festuar 65 vjetorin e lindjes.Kjo ngjarje e pabesueshme, që mori dhenë , nuk la njeri pa tronditur e pikëlluar, veçanërisht fëmijët, që  u shokuan nga kjo rrufe e papritur në  mes të  ditës me diell”.  Në vitin 2016 kur shkova për herë të parë në Vlorë me një zemrë të tjetrit,e takova në Bar Rossi  shokun,mikun e vëllan e vendlindjes sime Remzi Gjika,me të cilën kam shumë kujtime të rinisë,si koleg dhe mik në vizitat reciproke te familjet e prindërve tanë,që rritën me shumë sakrifica shumë fëmijë, duke përballuar vështirësitë e jetës. Prindërit e vëllait Remzi Gjika ishin shumë të dashur. Ata rritën fëmijë të edukuar të cilët u bënë intelektual të talentuar.Kisha fatin që kisha fjetur në shtëpinë e tyre në kodrën e fshatit  të vjetër Peshkëpi. Midis tyre e ndjeva veten si në shtëpinë time.

        Jeta na ndau në drejtime të ndryshme. Kur u takova te Bar Rossi me vëllan Remzi Gjika ndjeva emocione dhimbje për humbjen tragjike të bashshortes Leta, e cila ishte kolegia ime në shkollën e Selenicës.Kishte shumë kulturë komunikuese me kolegë,nxënës e prindër. Vëllai dashur Remzi Gjika i plagosur nga dhimbja e madhe,humbja e shokut të jetës j,kishte ardhur në takim për të shprehur gëzimin e tij që po jetoja jetën e dytë me  zemër të huaj. Ai më jepte vazhdimisht kurajo në vitet e vështira në spitale dhe shpesh shikoheshim në camer duke u çmallur. Kur shkova në shtëpi për ngushëllim, hyra në shtëpinë e tij e ndjeva drithërimin shpirtëror që mungonte ajo që i kishte zbukuruar mjediset e dhomave të hyrjes dhe më lëndonin përfytyrimet e skenës tragjike që kisha parë në lajmet televizive nga Nju Jorku pamjet e tmerrit të aksidentit të autobuzit që udhëtonin të gëzuar  me kolektivin për destinacionin turisitik,por për  bashkshorten  e vëllait  Remzi Gjika ishte udhëtimi largimit nga jeta, i cili me dhimbje të shumëfishtë e kurajo të forte e kishte përcjelllë  bashkshorten në banesëm e fundit duke e ngurtësuar dhimbjen  në zemër me dashurinë e tre fëmijve të shtrenjtë që rriti e edukoi e paharruar Leta. Aty në shtëpi më shumë sundoi heshtja se sa biseda,se edhe fjalët ishin të ngrira nga dhimbja.

 Autori Remzi Gjika është prezantuar denjësisht para lexuesit  jo vetëm me  librin “Shtegëtim nëpër kohë” ,por edhe me botime të tjera artistike si :

  1. “Porta e mundimeve “  tregime  2015,
  2. “Në rrugën pa kthim” roman 2015,
  3. “Labi dhe Deti” tregmie 2015,
  4. “Gjikajt e Tërbaçit në rrugën e jetës e Lirisë”.monografi 2017
  5. “Shtegtime nëpër kohë” ,monografi 2018

 Pas humbjes së bashkshortes  autori Remzi Gjika për të shmangur vetminë  udhëtonte drejt familjeve të fëmijëve , ku çmallej edhe me nipër e mbesa e qendronte disa kohë sipas stinëve të vitit. Sigurisht për çdo  burrë gruaja në moshën tonë është e  nevojshme e domosdoshme.sepse burri nuk i shërben dot vetes së tij. Mungesa e gruas është dënimi i  padrejtë se nuk përballohet vetmia. Në  labëri njeriun e keq e mallkonin me shprehjen : “Të pafsha pa grua në pleqëri!”.  Por miku e vëllai im Remzi Gjika është njeri shumë i mirë,me vlera të larta intelektuale,me personalitet të konsoliduar me dije e punë të përkushtuar. Zoti i mori bashkshorten me aksidentin tragjik duke e plagosur rëndë zemrën e tij. Përsëri Zoti mendoi dhe atje tek plasaritjet e zemrës të plagosur të autorit Remzi Gjika ka mbirë shpresën për të jetuar me një bashkshorte tjetër, e cila është zonja e nderuar  intelektuale  Teuta Bano.

U gëzova shumë mësova se jetojnë bashkë me vëllan e vendlindjes sime  Remzi Gjika. Ju uroj jetë të gjatë  me lumturi!

Qatip Mara

New York   14.09.2018

Filed Under: ESSE Tagged With: Qatip Mara, Remzi Gjika, Shtegtime ne kote

NJOHURITË E ADAM SMITHIT MBI LUFTËN E SHKËMBIMIT TREGËTAR

September 15, 2018 by dgreca

1 Adam Smith

Në javët e fundit SHBA dhe Kina kanë lajmëruar se do këtë një ngritje në biliona dollare në lidhje me tarifat e mallrave të transportit duke përfshirë çelikun, maqinat e larjes, biçikletat, qymyrin dhe ato të përdorimit me diesel. Të paktën përfitimi i SHBA do jete $200 miljard gjithashtu nuk përjashtohet që për herë të parë të kalohen shifrat e trilion dollarëve.2Koprencka-300x157-2-1

Perktheu: Abdyl Ali Koprencka/

Në përgjigje të kësaj, shumë përkrahes dhe avokatë të shkëmbimit të lirë tregtar kanë vënë në dukje pikpamjet e ekonomistit politik të shekullit XVIII Adam Smith. Gazeta “Ekonomist” thote se “Donald Trump është jashtë ideve të Adam Smithit”. Përsa i përket këtyre pikpamjeve Shtëpija e Bardhë përmbysë e hedh poshte, principet baze te autorit “Pasuria e Kombit” një armik i patundur i ndërhyrjes së shtetit në ekonomin por jo vetëm thjeshtë për perfitimet ekonomike por dhe për kapacitetin e bashkimit të njerëzve të vëndeve të ndryshëm.
Faktikisht pikpamjet e Smithit mbi shkëmbimin janë mjaft delikate dhe më të gjëra se sa thamë më sipër, por dhe nuk është shume larg saj. Ne duhet ta analizojme në thellësi për të kuptuar realitetin çfarë thotë ai konkretisht rreth shkëmbimit dhe çështjeve që e rrethojnë atë.
Adam Smith është më i pranuari, i pelqyeri dhe që ka influencën më të madhe në fushën e ekonomisë, me tepër se çdo kush tjetër që ka jetuar para dhe pas tij. Ai konsiderohet “Babai i Ekonomise”. Idete e tija kanë formuar shumë fusha në dyqind vjetorin e fundit jo vetëm në ekonomi por edhe në filozofinë e teorisë politike dhe në psikologjinë sociale.

Smith sot është i mirënjohur shumë mirë për njohuritë e thella për depërtimin e tij në natyrën e tregut të lirë dhe për më tepër për analizat e famëshme si specializimet që krijohen nga “ndarja e punës” dhe drejtohen nga instituti njerezor  “transportimi dhe ndrimi (shkembimi) mallrave” të cilat krijojnë vlerat e ekonomisë. Rezultati është një lloj mrekullije, një ekonomi masive e koordinuar por jo planifikim central ose drejtim nga nje organizate e vetme , por gjithçka e krijuar plotësisht nga popujt në mënyrë të lirë të cilët shesin e blejnë mallra.
Aktualisht pikpamjet e Smithit janë realisht të kundërta me çfarë përmbajnë librat e sotëm përsa i përket standartit ekonomik. Ai thote se TREGU nuk është një ndërtim i matematikës abstrakte por një dinamikë që përfshin institucionet të formuara në drejtime të ndryshme simbas traditës, normave dhe rrethanave, ligjit dhe Qeverisë. Pikërisht kjo është lidhja me librin e tij te pare “Pasuria e Kombit” (1776). “Teorija e Sentimentit Moral” (1759) është një nga hetimet fillestare të psikologjisë sociale dhe origjina e vlerave të moralit.

Për Smithin tregu egziston jo nga e drejta hyjnore por sepse është krijuar nga njerëzit në mënyrë që të gjenerojë vlerat publike dhe private së bashku.
Çfarë ka rëndësi për Smithin nuk është “Retorika e Tregut te Lire” por realiteti efektiv i konkurences. Kjo konkurence krijon vleren ekonomike dhe mban tregun ndershmërisht. Gjithashtu mendon se jo gjithmonë ndërhyrja shteterore minon efektivitetin e konkurencës. Në të kundërtën: Qeverija mund te krijojë SHIRITIN e KUQ, por mundet të krijojë bazen e besimit dhe fushat e nivelit të lojes. Fatkeqësisht njerezit sot kanë tendencë të dëgjojnë gjysmën e parë të këtij mesazhi.
Në shekullin XVIII tregu ishte përfshirë tipikisht nga germadhat e repartit nga kisha dhe rregullat shteterore që në mënyrë xheloze, të detyruara nga brënda, që privilegjet t’i shkonin shtetit. Sistemi i Smithit “Për Lirinë Natyrale” është ideja bazë dhe radikale. Për çudi ai pershkruante tek “Pasuria e Kombit” e cila ishte “një sulm violent në të gjithë sistemin tregëtar të Britanisë Madhe”. Në atë kohë liberalizmi i tregut ishte rritja e prosperitetit dhe e kualitetit. Po të mos konsiderosh Smithin ekonomist është një gabim i madh. Në të kundërt ai ofron suport në “Pasurinë e Kombeve” dhe ka një fushë të madhe për shtrirjen e Shtetit dhe ndërhyrjen e tij. Që nga taksa e vlerës së tokës deri në rregullimin e bankave dhe të monedhës. Veçanërisht duhet marrë para syshë kritika e fuqishme e kapitalizmit të afërt është e përqëndruar në nxjerrjen e qirasë ose kompanite marrin më shumë në kthimet e tregut shpesh ndërmjet lidhjeve politike. Asimetrisë së informacionit dhe fuqisë e cila lejon antarët e tregut të shqyejne të jashtëmit dhe e treta problemet e agjenteve kryesorë ndërmjet të cilëve manaxherët tentojnë të veprojnë për interesat e tyre në dëm të aksionerëve. Në fund beson se i takon Qeverise të mbajë qëndrim të pa anëshëm dhe të mbajë ligjin, rregullin dhe të japi garanci për ligjshmërin e tregut e të jetë një ilac për sëmundjet.
Këto njohuri duhet të shërbejne që nga tregu i mbrëndshëm deri në arenën ndërkombetare Smith argumenton në mënyrë të fuqishme për fitimet me kohë të gjatë prej shkembimit të lirë si jashtë e brënda dhe ai në përgjithesi kundërshton monopolin dhe shfrytezimin kolonial. Ai gjithashtu është një student i historise dhe nje realist i fuqisë. Duke ju larguar tregëtis të lire do krijonte harmoni internacionale, ai beson se shtetet do kërkojnë dominimin e njëri tjetrit dhe argumenton se ligjet Internacionale janë të rëndësishme për të mbajtur stabilitetin dhe rregullin e tregut.
Smith gjithashtu pranon se tarifat (disa tarifa) dhe shpagimet e përkohëshme mund te konsiderohen për një farë kohe. Vazhdimi i tyre i gjatë mund te rrisi çmimet shtëpijake, të zvoglojë konkurencën dhe të çojë në ngritjen e kapitaleve. Realisht Smith mbështetet në një seri ligjesh të quajtura si aktet e lundrimit, ndërmjet të cilave Britanija përdori forcën e saj detare të ushtrojë një kontroll strikt kolonial dhe mbi shkëmbimet e tjera. Në fund të fundit Adam Smith nuk është themeluesi i tregut në shkembimin tregtar, ai i reziston karikatures politike te majtë e të djathtë. Ai mbetet i përshtatshem deri sot në shqetësimet e përditëshme nga dështimi i konkurencës të brëndëshme të SHBA deri tek tendencat monopoliste të platformës teknollogjike nga një ekonomi e zgjuar deri tek rregullimi bankar më i mire. Në këto çështje si në tarifat dhe shkëmbimet, ne urgjentisht duhet te rizbulojme mënçurin e tij.

Nga libri i ri: Adam Smith    “FATHER OF ECONOMICS” që do publikohet me 11 Shtator 2018.
1-Koprencka-300x157-2-1
Përkthyes Abdyl Ali Koprencka

Marre nga “WS JOURNAL “ GUSHT 25, 26 2018.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Abdyl Ali Koprencka, Lufta e shkembimet tregtare, Njohurite. Adam Smith

TE SHQIPËRIA E VËRTETË ARRIHET ME STRATEGJI MBARËKOMBËTARE

September 15, 2018 by dgreca

2-ThanasNga Thanas L. Gjika/

Lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nuk mundi ta realizonte qëllimin e saj final për të krijuar shtetin e pavarur kombëtar, pra për të krijuar Shqipërinë e vërtetë, ku të përfshiheshin gjithë trojet që banoheshin në shumicë prej popullit shqiptar. Kjo fatkeqësi na erdhi si pasojë e këmbënguljes së diplomacisë cariste ruse për krijimin e një shteti sa më të vogël shqiptar dhe të një shteti sa më të madh sërb në Ballkan. Kështu u imponua diplomacia europiane më 1913 për të krijuar një Sërbi të madhe që përfshiu toka ku kishte vetëm një ose disa familje sërbe, madje edhe qytete ku nuk kishte fare familje sërbe, si ishin qytetet Tetovë, Strugë, Ohër, Manastir, Prilep, etj. Synimet ruse i mbështeti diplomacia franceze dhe kështu aleatët e popullit shqiptar Austro-Hungaria dhe Italia u detyruan të pranonin krijimin e një shteti shqiptar gjysmak, Shqipërisë londineze. Pra diplomacia europiane në vitin 1913 krijoi dy shtete të pavërtetë: Sërbinë e madhe ku u përfshinë shumë territore që nuk banoheshin prej popullit serb dhe nuk i takonin Serbisë, dhe Shqipërinë gjysmake, ku u përfshinë gjysma e territoreve të banuara prej popullit shqiptar.

         Populli shqiptar, sidomos gjysma e tij që kaloi nga zgjedha osmane tek zgjedha sërbe, nuk u pajtua me këtë zgjidhje kriminale, prandaj që në vitin 1913 e deri më sot ka zhvilluar e zhvillon pandërprerje njëlëvizje atdhetare nëdy drejtime: nga njëra anëluftë me armë dhe nga ana tjetër propagandë për të bërëtëditur faktin se populli shqiptar që iu dha Serbisë ishte popull jo sllav i cili nuk po i gëzonte tëdrejtat qytetare, madje keqtrajtohej, dëbohej prej vatrave të veta dhe trysnohej për t’u asimiluar sa më shpejt. U organizuan kryengritje (1913), çeta me luftëtarë midis cilëve po përmendim vetëm Azem e Shote Galicën, Shaban Polluzhën dhe Adem Jasharin, dolën gazeta e revista brenda në Shqipëri dhe në emigracion si Kosovae Gjergj Bubanit në Kostancë, etj. Punuan për këtë qëllim shoqëri atdhetare në Bukuresht, Kostancë, Boston MA, etj.

         Aspekti propagandistik i kësaj lufte,nëvitet 60-tëtëshek. XX-të u gjallërua edhe nëNew York, te metropoli botëror. Nëfillim këtuajo u nis si një lëvizje diletante prej njënjeriu tëvetëm, prej nacionalistit tropojan Tahir Curran Kërrnaja, ish-pjesëmarrës i Luftës Antifashiste, të cilin qeveria komuniste shqiptare e dënoi me burg e internim, kurse ajo jugosllave e torturoi çnjerëzisht. Mbasi erdhi në New York aty nga viti 1963, ky malësor i thjeshtë,  krahas punëve për të mbijetuar filloitëpropagandonte faktin se nëJugosllavinëe Titos jetonte pjesa mëe madhe e popullit shqiptar i cili nuk i gëzonte tëdrejtat politike shoqërore e kulturore si popujt e tjerëtëJugosllavisë. Ai filloi të shpërndante hartën e Shqipërisë Etnike ku tregohej se pjesa më e madhe e territoreve shqiptare ishin lënë jashtë shtetit shqiptar. Më tej ky emigrant u njoh me vëllezërit tropojanë Bitici (Bytyçi), të cilët edhe ata e kishin njohur nga afër jetën plot vuajtje të popullit shqiptar në Jugosllavi, sepse kishin jetuar në Kosovë 15 vjet mbas arratisjes nga Shqipëria dhe në vitin 1966 kishin mundur të vinin në ShBA. Këtu kishin filluar të krijonin biznesin e tyre si pronarë restoranti. Vëllezërit Sergio, John, Mike dhe Joe e mirëkuptuan idenë e atdhetarit, prandaj u bashkuan me të dhe së bashku me intelektualët Prof. Rexhep Krasniqi, Prof. Sami Repishti, Prof. Peter Prifti, Dr. Safete Juka dhe me disa intelektualë të tjerë, krijuan shoqërinë Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë(RshKBL).

         Shprehja popullore Një shkëndijë ndez një mal, i përshtatet punës dhe rezultateve të kësaj shoqërie e cila e ngriti nivelin e punës propagandistike nga një lëvizje diletante të thjeshtë në një lëvizje të organizuar me botimin në shumë kopje të trakteve, lajmeve, komenteve, telegrameve, të hartuar prej intelektualëve, i botonte dhe i postonte me zarfa në shumë ambasada të ndryshme, në zyra të ShBA-ve, të Europës, Azisë e Afrikës (shtetet arabe) e deri në Australi. Materialet shkruheshin pa emër autori. Gjithë shpenzimet i mbulonin vëllezërit Bitici. Sekretar i RShKBL u zgjodh më 1970 Maliq Arifaj, një emigrant i lindur në një fshat të Prizrenit. Materialet e shkruara e të botuara në shumë kopje u dërgoheshin edhe qindra intelektualëve shqiptaro-amerikanë, miqve të tyre amerikanë dhe organizatave të ndryshme kundërkomuniste.

         Shumica e kopjeve shpërndaheshin dorazi para selisë së OKB në New York City. Ish-kongresisti Dio Guardi u bë bashkëpunëtor i grupit. Midis atdhetarëve shqiptarë, të cilëve u dërgoheshin shkrimet me postë po përmendim Imam Vehbi Ismaili, Ekrem Bardha, Hari Bajraktari me gazetën Illyria, Dr. Ali Koprëncka, Dr. Nderim Kupi, Essad H. Bilali, Petra Ktona, Hasan Dosti, Dr. Eduard Liço, Dr. Anton Logoreci, Isuf Luzaj, Dhimitër Trebicka me gazetën Liria, Xhevat Kallajxhi, Idriz Lamaj, Dr. Agim Leka, Dom Rok Mirdita,, Tonin Mirakaj, Dom Zef Oroshi, Prof. Nicolas Pano, Prof. Arshi Pipa, Prof. Vasil Gërmenji, Dr. Elez Biberaj, Dr. Gjon Sinishta, Dr. Ramadan Turdiu, Prof. Stavro Skëndi, Dr. Gjon Buçaj, Xhevrie Tonuzi, Bilal Xhaferi, Ramadan Xhema, Nexhmie Zaimi, Frank Shkreli e shumë e shumë të tjerë. Ata që botonin buletine e gazeta të ndryshme i ribotonin shkrimet e shoqërisë RSHKBL në oranet e tyre, ose i transmetonin në radiostacionet e tyre si në ShBA dhe në mbarë botën. Disa prej këtyre materialeve i transmetoi dhe Radio Zëri i Amerikës. Prej intelektualëve të Europës Perëndimore që iu bashkuan kësaj lëvizjeje, po përmendim, Prof. Martin Camaj, Nermin Falaschi Vlora, Dervish Duma, Lec Shllaku, Papas Antonio Belushi, Hiqmet Ndreu, Monsinjor Eleuterio Fortino, etj. Kjo shoqëri organizoi dhe demonstrata para selisë së OKB-së. Selia e shoqërisë VATRA dhe gazeta Dielli, në fillim të viteve 1990-të u spostuan në New York, për të bashkëpunuar më nga afër me këtë lëvizje atdhetare.

         Misioni shqiptar pranë OKB-së kishte urdhër nga qeveria komuniste shqiptare që të mos e mbështeste, por ta luftonte shoqërinë RShKBL dhe punën e saj.

         Ruajtësi i arkivit të veprimtarisë së shoqërisë RShKBL, z. Sergio Bitici, në vitin 2012, viti jubilar i 100-vjetorit të pavarësisë, përgatiti librin Kosovo Path to Freedom(476 fq.), dhe e realizoi botimin prej shoqërisë VATRA. Aty pasqyrohet veprimtaria kryesore e shoqërisë RShKBL shoqëruar dhe me disa fotokopje dokumentesh dhe falenderimesh nga individë e shoqata.

         Kjo punë propagandistike ecte krahas lëvizjes popullore që zhvillohej brenda në Kosovë e në mbarë Jugosllavinë prej intelektualëve elitarë dhe studentëve të atjeshëm. Lëvizja atdhetare brenda e jashtë Jugosllavisë e theu mitin që gëzonte në botë Jugosllavia e Titos si shteti socialist, ku popujt jetonin në paqe e lumturi. U arrit që publiku amerikan dhe vetë Departamenti i Shtetit ta njihte mirë dhe ta merrte seriozisht problemin e shtypjes së popullit shqiptar në Jugosllavi. Segmente të caktuara të Departamentit të Shtetit Amerikan ndikuan te udhëheqja e qeverisë jugosllave, aleates së tyre, që në Kushtetutën e vitit 1974 ta shpallte Kosovën Krahinë Autonome me të drejta kushtetuese si të ishte republikë.

         Mbas mohimit që i bëri Sllobadan Millosheviçi kësaj kushtetute dhe shkeljes brutale të të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës, shtypja arriti në nivele të padurueshme. U krijua partia Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryetar intelektualin e shquar Dr. Ibrahim Rugova. U krijua Qeveria Bukoshi që mblidhte ndihma për të paguar rrogat e mësuesve që nuk paguheshim më prej qeverisë, vijoi procesi mësimor shqip nëpër shtëpi private, etj.

         Së fundi, duke mos gjetur tjetër zgjidhje, për të mënjanuar barbarizmat e Millosheviçit, zonja M. Allbright bindi shefin e saj, Presidentin B. Clinton, që të ndërmerrej sulmi i forcave ushtarake të NATO-s. Lufta e forcave të NATO-s e kordinuar me luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës u kurorëzua me sukses. Kosova u çlirua dhe u shpall shtet i pavarur. Ndërkohë, ShBA-të në bashkëpunim me BE, vijojnë të mbështetin kërkesat e popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, Mal të Zi e Serbi për më shumë të drejta politike e shoqërore.

         Situata e sotme, kur ekzistojnë dy shtete shqiptarë të pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi po gëzojnë gjithnjë e më shumë të drejta, nxjerr para politikanëve dhe intelektualëve shqiptarë kudo ku jetojnë, detyrën imerative, që të punojmë intensivisht për krijimin e një strategjie të përbashkët mbarëkombëtar: një politikë, një letërsi, një kulture kombëtare shqiptare.        Krijimi i një politike, një kulture dhe një letërsie kombëtare shqiptare me nivel të lartë shpie drejt krijimit në Ballkanin Perëndimor të shtetit kombëtar shqiptar, pra të Shqipërisë së vërtetë, ëndrra e rilindësve tanë dhe korrigjimi i padrejtësisë që kreu diplomacia europiane në vitin 1913…

Filed Under: Politike Tagged With: Shqiperia e vertete, Strateghi Kombetare, Thanas L Gjika

“TA PASTROJMË KOSOVËN”, NIS AKSIONI TREMUAJSH

September 15, 2018 by dgreca

3 ok pastr-Mbi 100 mijë pjesëmarrës sot në aksion: përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore,  Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, organizatat joqeveritare, shoqëria civile, kompanitë private dhe të gjitha institucionet publike përfshirë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të gjithë studentët në tërë territorin e vendit/2 ok kryem harad past–Kryeministri Haradinaj: E filluam sot këtu, por nuk do të ndalemi deri në pastrimin e vendit tonë nga mbeturinat/

2 ok pastrim

-Në aksionin e sotëm, mori pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blend Klosi/

PRISHTINË, 15 Shtator 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Ta Pastrojmë  Kosovën” është aksioni që ka nisur sot, për të vijuar tre muaj, deri në 15 dhjetor. Aksioni nisi në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”  që organizohet nga lëvizja globale “Let’s Do It World”,  ku synohet që në rreth 200 shtete të botës  të mobilizohen mbi 5% e popullsisë botërore që do të pastrojnë në një ditë.

1 okpastrimi“Në vendin tonë ky aksion do të vazhdojë për tre muaj dhe do të zgjasë deri në eliminimin  e të gjitha deponive ilegale, me qëllim  krijimi të një impakti sa më të madh të vetëdijesimit përballë problemeve mjedisore në nivel global”, thekson një deklaratë e qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në aksion janë: përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore,  Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, organizatat joqeveritare, shoqëria civile, kompanitë private dhe të gjitha institucionet publike përfshirë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të gjithë studentët në tërë territorin e vendit.

Aksioni “Ta Pastrojmë  Kosovën” ka nisur në mëngjes me mbledhjen e vullnetarëve në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, Prishtinë, dhe në sheshet kryesore të qyteteve e qendrat e lokaliteteve, ndërkohë që në nivel vendi e edhe nëpër komuna të Kosovës janë themeluar task forca.

 

KRYEMINISTRI HARADINAJ: E FILLUAM SOT KËTU, POR NUK DO TË NDALEMI DERI NË PASTRIMIN E VENDIT TONË NGA MBETURINAT

 

 

 

“E fillojmë sot, dhe s’do të ndalemi pa e përfunduar. Por pasi ta përfundojmë heqjen e këtyre mbeturinave, nuk do të lejojmë që të hidhet mbeturinë kështu”, ishte mesazhi i sotëm i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në aksionin  “Ta Pastrojmë Kosovën”, aksion ky, që po zhvillohet në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”  të  organizuar nga Lëvizja Globale “Let’s Do It World”.

 

Nën praninë e shumë përfaqësuesve të huaj e vullnetarë të ndryshëm, që sot iu bashkuan aksionit, Kryeministri Haradinaj, tha se për dy dekada është hedhur mbeturinë dhe mbetje në të gjithë vendin. Por, e bëri të qartë se një situatë e ngjashme nuk do të ndodhë më.

 

“Vendi ku jemi sot, do të kthehet në park, do të jetë një park për fëmijët, rininë, për të gjithë”, tha Kryeministri Haradinaj, nga vendi ku edhe u bë hapja e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, tek deponia ilegale më e madhe në kryeqytet.

 

Duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, Kryeministri Haradinaj theksoi se pikërisht në “Në Ditën Botërore për të pastruar botën” , sot edhe Kosova po pastron, pa dallim  gjinie, feje, gjuhë, etni, moshë apo profesion. “Të gjithë jemi bashkë për ta pastruar vendin tonë”, vlerësoi ai.

 

Ndërkaq, nga ana e tij, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, bëri të ditur se e njëjta situatë është në të gjithë Kosovën, por që në 35 komuna të Kosovës i kanë dërguar agjendat e tyre. “Edhe vetë kryetarët e komunave janë në vendet e aksionit dhe po presim që mbi 100 mijë vetë sot të jenë pjesë e aksionit për pastrimin e vendit”, tha ai.

 

Në aksionin e sotëm, mori pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blend Klosi, i cili tregoi se janë sot në këtë iniciativë për të mbështetur lëvizjen vullnetare të të rinjve,  të shoqërisë civile, e cila, siç theksoi ai, edhe sot po dëshmohet si në të gjithë botën, po ashtu edhe në Shqipëri e Kosovë.

 

“ Janë për mjedisin, janë për pastërtinë, janë që të kemi një mjedis të pastër, por në radhë të parë që të kemi një jetë të qëndrueshme”, shtoi ai.

 

Po ashtu, pjesë e këtij aksioni ishin edhe FSK-ja, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ambasadorë të huaj në Kosovë, Ministritë, Komunat, nxënësit e mësimdhënësit, kompanitë private dhe ato të pastrimit.  Kësaj inicative të Kryeministrit Haradinaj, iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 

Aksioni “Ta Pastrojmë  Kosovën”  do të zgjasë deri më datën 15 Dhjetor 2018, dhe është nismë e Kryeministrit Haradinaj që për qëllim ka pastrimin gjeneral të Kosovës nga mbeturinat e grumbulluara prej dy dekadash dhe aksion që do të pasojë me vendime restriktive për keqkpërdoruesit.

 

Në aksionin e sotëm, Kryeministrin Haradinaj e kanë shoqëruar Kabineti qeveritarë dhe punonjësit e Zyres së Kryeministrit.

 

 

FSK-ja ME KAPACITET NJERËZORE DHE TEKNIKE NË AKSIONIN GJITHËKOMBËTAR  “TA PASTROJMË KOSOVËN”

Sot,  në afërsi të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, hapi aksionin vullnetar gjithë kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion i cili do të zgjasë për tre muaj rresht. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, i cili shoqërohej nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneral brigade Enver Cikaqi. Pjesëmarrës në këtë ngjarje, që ju kishin përgjigjur aksionit vullnetar nga MFSK dhe FSK, ishin edhe zyrtarë,  oficerë, kadetë dhe ushtarë të shumtë.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtij aksioni, ministri i FSK-së ministri Rrustem Berisha  shprehi mirënjohjen si dhe përgëzoi të gjithë pjesëtarët që janë angazhuar në detyra të ndryshme në kuadër të mbështetjes së këtij aksioni. Ai me këtë rast edhe  një herë ju bëri  ftesë të gjithë  pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që edhe individualisht të ndihmojnë këtë aksion në mjediset  ku jetojnë.

Në këtë aksion, përveç forcës njerëzore,  FSK ka angazhuar një numër të madh të mjeteve teknike xheniere,  makineri, mjete transporti  si dhe  forcë njerëzore në 7 komuna të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: aksion 3 mujor, Behlul Jashari, Pastrojme Kosoven

Prizren-Projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola’”

September 14, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në prezantimin e projektit të ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola’”: Shkollimi i të rinjve tanë duhet bazuar në nevojat e tregut evropian/

3 Ramo Priz

PRIZREN, 14 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ “Fëmijët e Prizrenit janë me fat që e kanë një shkollë si Loyola dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi” Kështu tha  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një vizite pune që i bëri gjimnazit “Loyola” dhe ku u prezantua projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”, projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i  cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues në Prizren.

2 ramo PrizKryeministri Haradinaj, me këtë rast, tha se projekti i një Shkolle të Lartë në Kosovë është një ngjarje e re, është koncept real i jetës, i tregut dhe se ka besim në gjimnazin “Loyola” për angazhimin e saj në arsim për të rinjtë kosovarë.

1 Ramushi Prizren

“Ky është investimi më i mirë që mund të bëjmë, është shkollimi i duhur dhe cilësorë i fëmijëve tanë dhe ky është edhe orientimi ynë si Qeveri, për arsimimin e të rinjve tanë.  Çdo përpjekje që e ofron këtë, do të marrë mbështetjen institucionale” ka shtuar Kryeministri Haradinaj duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojnë këtij institucioni arsimor.

“Qëllimi është që të aftësohen të rinjtë tanë për tregun e punës, që të avancojnë si në shtete tjera të zhvilluara, si Gjermani, Austri apo diku tjetër”, tha kryeministri Haradinaj duke vlerësuar faktin se si kjo shkollë me mësimdhënës kosovarë dhe nxënës kosovarë ka sukses të jashtëzakonshëm në arsimimin e të rinjve tanë.

Duke pasur rastin të shohë nga afër planet e kësaj shkolle në projektin e ri për Shkollën e Lartë Profesionale “Loyola” brenda Parkut Inovativ dhe Trajnues ne Prizren, kryeministri Haradinaj tha se një institucion i tillë, do ta ketë mbështetjen e pa rezervë të të gjitha institucioneve, në mënyrë që projekte të tilla me këtë synim të ketë edhe më shumë në të ardhmen.

“Ky është modeli që duhet ndjekur”, tha kryeministri Haradinaj.

Gjatë prezantimit të projektit për shkollën e re janë paraqitur udhëzimet se si kjo shkollë mekatronike mund të funksionojë në mënyrën më të mirë, duke iu përshtatur tregut të punës, arritja e së cilës mund të bëhet përmes lidhjes nxënës-shkollë-kompani.

Pjesë e prezantimit ishin edhe kompani kosovare të cilat paraqiten nevojat e tyre konkrete për punësim.

Në ceremoni ishin prezent ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, drejtori i Doganës, Bahri Berisha,ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt,  ambasadori austriak, Gernot Pfandler, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe të Odave Ekonomike./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: BehlulJashari, Prizren, Shkolla professional

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1272
  • 1273
  • 1274
  • 1275
  • 1276
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT