• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESË- MITROPOLIA E KISHËS ARBËRESHE, APEL PAPA FRANCESKUT

November 14, 2017 by dgreca

-Në Itali jetojnë nga më shumë se 550 vjet qytetarë italianë me prejardhje dhe gjuhë shqiptare dhe me tradita kanonike-liturgjike bizantine: ata quhen ARBËRESHË dhe i kanë rezistuar latinizimit të pësuar nga arbëreshë të tjerë./

-KOMITETI ITALO-ARBËRESH “PRO ERIGENDA METROPOLIA ECCLESIASTICA”/

1 papa francesku1 Papa francesku Mirdita (2)

   Shenjtërisë së Tij FRANCESKUT/

 Papa i Romës/

  Shenjtëri,/

jemi besimtarë katolikë laikë të Kishës Arbëreshe që duam t’Ju lutemi mbi ngurrimin e tejzgjatur të Klerit tonë në kërkimin e mundësive të reja për të forcuar, për sot dhe për të ardhmen, veçantinë e Bashkësisë sonë fetare me origjinë shqiptare dhe me traditë bizantine.

Duke mos mundur që të kemi ndihmën e Konferencës Ipeshkvnore Italiane, institucion relativisht i ri dhe që nuk e njeh sa dhe si duhet historinë tonë të shkuar, dhe as të Kongregacionit për Kishët Lindore që nuk i është përgjigjur kërkesave të përsëritura të eksponentëve tanë, po iu drejtohemi dretpërdrejt Juve, Shenjtëri, të vetëdijshëm që vazhdimësia e përvojës sonë si të krishterë të traditës lindore të lidhur fort me Romën, varet nga urtësia e Selisë së Shenjtë dhe e Shenjtërisë suaj.

HYRJE

Në Itali jetojnë nga më shumë se 550 vjet qytetarë italianë me prejardhje dhe gjuhë shqiptare dhe me tradita kanonike-liturgjike bizantine: ata quhen ARBËRESHË dhe i kanë rezistuar latinizimit të pësuar nga arbëreshë të tjerë.

Ekzistenca e tyre si të shpërngulur në Itali nga pushtimi turk-osman i atdheut ka qenë problematike, sidomos në aspektin fetar. Megjithatë, Selia e Shenjtë i ka mbrojtur gjithnjë komunitetet arbëreshe nga padrejtësitë e sundimtarëve vendas dhe të  empiètements të ipeshkvinjve latinë, mbas ndërprerjes së çdo marrëdhënjeje të arbëreshëve me hjerarkinë kishtare të vendit amë.

Në fakt shumë kohë më përpara që Republika Italiane të njihte statusin e tyre juridik si Pakicë Gjuhësore Historike (Ligji 15 dhjetor 1999, n. 482), Selia e Shenjtë kishte ngritur për ta Kolegjin Grek të Romës në shekullin XVI dhe, më vonë, në shekullin XVIII, dy “Ipeshkvinj Shugurues për ritin Grek” (nënkupto: arbëresh) dhe dy Kolegje studimi në Shën Mitër Koronë (San Demetrio Corone – CS) dhe në Palermo.

Në vijim, shek. XX, Selia e Shenjtë krijoi dy Eparki: në Ungër (Lungro – provinca e Kozencës) dhe në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet – provinca e Palermos), duke i shënuar në Vjetorin Papnor si “Kisha Italo-Shqiptare”, sëbashku me Abacinë (Manastirin) italo-greke të Shën Mërisë së Grottaferrata-s. Edhe kjo Abaci (ky Manastir), e banuar në kohët e vona më së shumti nga murgj  me prejardhje arbëreshe, ka patur përkujdesjet më të mëdha nga Papët e Romës, deri në shpalljen “hezarkike” apo abaci nullius.

Këto tri Qarqe fetare, duke marrë shkas nga Koncili i Dytë i Vatikanit, që ka njohur dhe lavdëruar rolin e Kishave Lindore, do të ishte dashur që të shfaqnin menjëherë instancë Autoritetit Suprem  për t’u bashkuar në një Mitropoli. Do të ishte korrigjuar kështu një vulnus që bën që komuniteti më i vjetër lindor) katolik i pranishëm në Itali, siç është ai arbëresh, të jetë ende pa një institucion kanonik tradicional siç e ka çdo Kishë Lindore në bashkim me Ipeshkvin e Romës: Patriarkanë, Kryeipeshkvi, Mitropoli.

Të kihet parasysh që Arbëreshët e Italisë kanë qenë dhe janë gjithmonë të bashkuar me Kishën e  Romës, duke ndjekur me këtë linjën e Kishës Ilirike deri në krizën ikonoklaste të rimarrë përsëri me Koncilin e Firences. Ata nuk janë “uniatë”, por “ortodoksë me Romën” dhe përbëjnë një rast tepër të veçantë, një unicum në historinë e Kishës Universale, ku një meritë të veçantë për këtë ka Kisha Katolike e Romës, mbrojta e të cilit duhet garantuar.

Së fundi (në vitet 2004-2005), të tri Qarqet Kishtare kanë celebruar sëbashku një Sinod Ndërheparkial, vendimet e të cilit janë miratuar nga Papa Benedikti i XVI-të në vitin 2010.

Mënyra sinodale e ndjekur në këtë kontekst dhe vendimet e marrura në të, na dukeshin si përfytërimi i një angazhimi që në mënyrë natyrore do të çonte në formimin e një MITROPOLIE.

Për fat të keq, as në këtë rast nuk u shtrua një kërkesë e tillë nga Ipeshkvinjtë tanë.

VEREJTJE

Ai që nuk ka inkurajuar një kërkesë të tillë, siç i duket këtij komiteti, është Dikasteri të cilit i përket mbrojta e Kishave Lindore katolike në botë që, sipas mendimit tonë, tash disa kohë nuk mbron sa duhet Kishën tonë Arbëreshe, duke mos përgatitur sa dhe si duhet klerin, formimi i të cilit lë për të dëshiruar, si për shembull në Siqili, ku arrijnë në dioçezë pa i njohur dhe gati duke përbuzur traditat e popullit të cilit i përkasin, apo duke emëruar, siç ka bërë tash disa kohë në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet), Delegatë, Administratorë Apostolikë etj., të cilët nuk arrijnë që t’i japin impulse përtëritëse shpirtit të kësaj pjese të Kishës Arbëreshe, traditave e zakoneve të saj, gjuhëve dhe këngëve liturgjike: të gjitha këto shprehje dhe dëshmi të fesë së krishterë, të jetuara në gjendje pakiceje dhe shpesh herë të vëna në shënjestër.

Edhe pse lëvrues i risive ipotetike të ardhshme administrative të menduara, me sa duket, brënda këtij Kongregacioni, të paramenduara pa konsultimin e klerit dhe të popullit, nuk na duket e udhës që Dhespoti aktual i Eparkisë së Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) të nënvleftësojë dhe të diskriminojë çdo gjë që ne me dashuri dhe përkushtim kemi ruajtur në shekuj, kur është botërisht e njohur që antropologjia dhe baritorja na tregojnë që në traditat e shëndosha të një populli qëndron baza për një ungjillizim të ri.

Në mënyrë të veçantë duam të sinjalizojmë që format e ndryshme të veçanta të eksperiencës katolike orientale, të pranishme në realitete të ndryshme kulturale dhe fetare në Itali, nuk mund të bashkohen tout court në një kuadër të vetëm teo-ideologjik të parapërgatitur artificialisht. Nuk mund të justifikohen krijesa të tilla hibride, të ndërtuara nga bashkimi i elementëve të ardhur si pasojë e ndryshimeve gjeo-politike të reja, me realitete autentike që kanë zënë rrënjë në Itali mbi baza të qëndrueshme fetare, historike dhe kulturore.

Na duket se, me t’u vendosur marrëniet e drejtpërdrejta me Ortodoksinë greke dhe sllave, Kongregacioni Oriental e sheh tani Bashkësinë Arbëreshe, Kishë orientale historikisht dhe gjeografikisht më e afërta me Selinë e Romës, si një peshë dhe jo më si një burim, duke harruar të shkuarën aq të pasur me bashkëpunime dhe shërbime për kauzën e ekumenizmit, siç e kanë theksuar i Lumi Papa Pali VI, Papa Shejt Gjon Pali II dhe Papa Benedikti XVI.

Sipas kësaj linjeje, më tepër “eversive” sesa pastorale, na duket se është ideuar emërimi i Dhespotit aktual të Horës së Arbëreshëvet, për çka kërkojmë një shqyrtim për të verifikuar se një zgjedhje e tillë është bërë me vend apo jo.

Nuk mund pranojmë të bëhemi destinatarë të një anateme (mallkimi) as të njër gjenocidi të vërtetë të ritit dhe kulturës sonë!  Që na bën të kujtojmë kohën, fill mbas Koncilit të Trentos, kur, nëse nuk arrihej latinizimi i kësaj Bashkësie, për të mos e quajtur Kishë ishte zbuluar termi zvogëlues Rit.

duke konsideruar të gjitha këto:

                                                     KY KOMITET

duke interpretuar ndërgjegjen e përbashkët dhe ndjesinë e tanishme të përhumbjes që ndjejnë Arbëreshët përpara tradhëtisë së ndjenjave të tyre më të thella dhe të historisë shumëshekullore, dhe duke i kujtuar Shenjtërisë Suaj:

– “marrëveshjen e besnikërisë”, jo të shkruar, por të mbajtur gjallë tash qindra vjet ndërmjet Arbëreshëve dhe Selisë së Romës;

– shërbimin e bërë prej tyre ndaj Selisë së Shenjtë me misionet katolike në Shqipëri gjatë pushtimit otoman;

– përkushtimin e tyre “që herët në ekumenizmin modern” (Papa Paolo VI-të);

– besnikërinë e Arbëreshëve ndaj Shtetit Italian, për formimin dhe demokratizimin e të cilit kanë kontribuar me eksponentë të tyre të shquar;

– dëshminë e tyre si pjestarë të Kishës së pandarë, fragmenti i fundit i asaj Kishe Ilirike lindore, të formuar nga shën Pali, me traditë lindore e perëndimore, gjithmonë në bashkim me Ipeshkvin e Romës nga i cili u shkëputën me forcë nga ikonoklasmi, por nga i cili u kthyen pa ngurrim me asnjëherë të mohuarin Koncil i Firencës;

– rolin e identitetit fetar, kulturor dhe civil që Arbëreshët e Italisë të traditës bizantine, nëse do të jenë të udhëhequr mirë nga ana baritore dhe kulturore dhe të përfaqësuar mirë në nivelin e Mitropolisë, do të vazhdojnë të luajnë në raport me Shqipërinë dhe Ballkanin, si një kujtim i epokës së para pushtimit turk, i drejton

                                         APEL SHENJTERISE SUAJ

që aq shumë e do Popullin Shqiptar, degë e vjetër dhe “gjak i shprishur” i të cilit jemi, për tolerancën fetare që ushtron dhe për Martirët e vjetër dhe të rinj të tij,  që të ngrihet

MITROPOLIA  E  KISHËS  ARBËRESHE  TË  ITALISË

duke i besuar figurës së  Mitropolitit  funksionin e  Kryetarit të Ritit  ashtu siç i njëjti funksion i është  besuar Arqipeshkvit të Milanos për  Ritin Ambrozian.

  Ju falenderojmë, Shenjtëri, për vëmendjen që do t’i kushtoni kërkesës sonë dhe me devotshmëri lusim bekimin Tuaj apostolik

Piana degli Albanesi – Lungro, 5 korrik 2017

         SEKRETARI                                                           PRESIDENTI

Prof. Giuseppe  Chiaramonte.  bibliot.                                Salvatore La Barbera, ufficiale r.t. (oficer në lirim)

***

 

Filed Under: Featured Tagged With: APEL PAPA FRANCESKUT, MITROPOLIA E KISHËS ARBËRESHE

Promovimi i 5 vëllimeve të “Kuvend letrash me miqtë”

November 14, 2017 by dgreca

Promovimi i 5 vëllimeve të “Kuvend letrash me miqtë” përshëndetet dhe nga Shoqata  “Trojet e Arbrit ’’ /

1 Mustafa Kruja

Nëntor 2017/

E nderuara familja Merlika,/

I nderuar bashkëpunëtor i ngushtë  i shoqatës studiuesi  Eugjen Merlika! /

Të nderuar organizatorë të këtij evenimenti kulturor dhe kombëtar, Instituti i Integrimit të ish- Të përndjekurve politik me z. Bilal Kola!/

Sjellja e këtyre veprave janë të një rëndësie të veçante jo vetëm për njohjen e veprimtarisë së Mustafa Krujës por përmes letërkëmbimeve zbulojmë mjaft fakte interesante dhe të pakontestueshme për veprimtarinë e mërgatës politike. Këto letërkëmbime kanë në fokus qoftë aktivitetin politik të emigracionit,  të cilat ndërthuren me çështje mbi gjuhën, letërsinë e historinë. Ata që kuvendojnë me Mustafa Krujen janë; Dera e Gjomarkut, Mbreti Zog, P.Paulin Margjokaj OFM, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Resuli, Atë Zef Valentini, Stavro Skendi, Zef V.Nekaj, etj. Këta letërkëmbime nuk i pengon distanca hapësinore por as divergjencat politike përkundrazi pasurohen më tepër.

Mesazhet e këtyre vëllimeve janë të qarta si kristali ku fjala “bashkëpunim” është jo vetëm mesazh por dhe kumtim që Shqipëria vihet mbi interesat personale dhe politike. Mesazhet në libra janë të qarta dhe për politikën e sotme dhe janë udhëzuese sesi duhet të sillen politikbërësit e sotëm të cilët shumë prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me këta që përmenda, as vizionin as dëshirën dhe as vullnetin e mirë për kombin tonë.

Intelektualët shqiptar që lanë Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore janë shembuj që duhen ndjekur pasi ata lanë vendet e Evropës nga ku studiuan dhe u formuan vetëm për ideale që ti shërbenin kombit. Ndërsa sot ndodh e kundërt jo vetëm që emigrojnë të rinjtë që kanë humbur shpresën por emigron dhe truri i këtij kombi që fuqinë mendore po e vënë në dobi të vendeve të tjera pasi Shqipëria e Kosova s’po i ofron asgjë dhe kanë humbur besimin tek politika e politikbërësit, megjithatë shprehja “mos pyet çfarë bën kombi për ty por çfarë bën ti për kombin” duket si motoja e mërgatës shqiptare e mes shekullit XX.

Promovimi i veprave të Mustafa Krujës në pesë vëllime kuvend letrash me miq është një ditë e madhe për rikthimin e identitetit kombëtar shqiptar.Ky rikthim po vjen me forcën e argumentit shkencor, ku dalëngadalë por të sigurt është duke dal në dritë figura brilante dhe atdhetare e Mustafa Krujës.

Pak histori se kush ishte Mustafa Kruja?!

Ai ishte diplomuar në shkenca politike dhe sociale në moshën njëzet e tre vjeçare, nuk e lakmoj asnjëherë jetën nëpër qytetet e Perandorisë Osmane por iu kthye maleve dhe kreshtave shqiptare duke marrë pjesë në Kryengritjet shqiptare. Ai më 28 nëntor 1912 në moshën njëzet e pesë vjeçare ishte njëri ndër delegatët më të rinjë i cili e nënshkroi Pavarësinë e Shqipërisë. Pastaj vazhdoi aktivitetin e tij politik duke e përkrahur krahun perëndimor të orientimit të Shqipërisë që udhëhiqej nga Princ Wihelm Von Vidi. Në vitin 1921-1924 ishte deputet i Parlamentit të Shqipërisë ku dha një kontribut të çmuar. Rrethanat politike bënë që gjatë viteve 1925-1939 të migroj në Itali por duke punuar në çdo moment për Shqipërinë.

Mustafa Kruja kur atdheu ishte mbetur pa drejtim politik pranoj që ta udhëhiqte qeverinë e Shqipërisë etnike në rrethana mjaft të vështira por ku me plotë sukses për një kohë shumë të shkurtë pati rezultate shumë të mëdha. Kjo qeveri duke bashkuar në një kufi të gjitha trojet etnike shqiptare dhe duke filluar reformat në arsim, në të gjitha viset e Shqipërisë Etnike. Mustafa Kruja edhe pse u plagos nga forcat pansllaviste komuniste nuk e pranoj propozimin e Kapidanit të Mirditës që t’iu bëj një pastrim gjeneral në atë periudhë kohore komunistave, dhe gjeti shërim disa mujor në kullën e kapidanit në Shkodër. Mustafa Kruja edhe kur Shqipëria ra në duart e komunistëve pansllavist ai me zemër të thyer u deshtë që ta linte Shqipërinë dhe pjesën e fundit të jetës ta kaloj në Itali, Egjipt dhe më pas në Amerikë ku edhe vdiq në tokën e shenjtë amerikane me mallin e pashuar për Shqipërinë që ia kushtoj gjithë jetën.

Mustafa Kruja vdiq më, 27.11.1958 në spitalin e qytetit Nioagara Falls në SHBA. Ai la pas vetës një veprimtari të gjatë mbi pesë dekada, qoftë në aspektin kombëtar, politik, kulturor dhe shkencor.

Të nderuar organizatorë, kjo që po bëni ju sot është një vazhdimësi që vite të tëra e ka bërë dhe po e bën Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë ’’Trojet e Arbrit’’, e cila tash e trembëdhjetë vjet me radhë është duke e bërë ndriçimin e figurave tona historike dhe kombëtare të cilët gjithë jetën u angazhuan për bërjen e Shqipërisë Etnike në kufijtë e saj etnik dhe historik. Në panteonin e këtyre heronjve kombëtarë hynë padyshim edhe Mustafa Merlika Kruja apo Kryeministri i Shqipërisë Etnike.

Ju priftë e mbara! 

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit ’’

Mr.sc.Nue Oroshi, Kryetar 

Mr.sc.Leonora Laçi, Sekretare e Përgjithshme

Filed Under: Histori Tagged With: “Kuvend letrash me miqtë”, Mustafa Merlika Kruja, Promovimi i 5 vëllimeve të

SHKENCËTARËT BOTËRORË PARALAJMËROJNË RREZIK PËR NJERËZIMIN

November 14, 2017 by dgreca

images

Planet Earth (NASA)/

1-frank-300x212

Nga Frank Shkreli/Në një paralajmërim botuar në revistën ndërkombëtare online “BioScience”, shkencëtarët e udhëhequr nga ekologjisti i njohur amerikan William Ripple i Universitetit shtetëror Oregon në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë: “Njerëzimit po i bëhet tani një paralajmërim i dytë.   Ne jemi duke rrezikuar të ardhmen tonë nëqoftse nuk kufizojmë konsumimin material në sferën gjeografike dhe demografike dhe nëqoftse nuk e konsiderojmë rritjen e shpejtë të popullësisë si një prej shkaqeve kryesore të kërcënimeve ekologjike dhe shoqërore”, me të cilat përballet njerëzimi.Anë e mbanë botës, çdo vit, vdesin më shumë njerëz nga ndotja e mjedisit se sa nga të gjitha luftërat dhe dhuna në botë.   Ky është “paralajmërimi drejtuar njerëzimit” nga mbi 15,000 shkencëtarë, përfaqsues të 184 vendeve, nga e gjithë bota.   Në paralajmërimin e botuar të hënen nga Aleanca e Shkencëtarëve Botërorë theksohen rreziqet me të cilat përballet njerëzimi dhe planeti ynë në të ardhmen — rreziqe këto të shkaktuara — sipas shkencëtarëve botërorë — nga ndryshimet klimaterike, nga çpyllëzimi, nga humbja e ujit të pijshëm, nga zhdukja e specieve të ndryshme dhe nga rritja e pa kontrolluar e popullësisë, sidomos në Afrikë dhe në Azi, ku sipas shkencëtarëve botërorë, është shënuar një rritje prej 35 për qind  popullësisë.   Në përgjithësi, ekspertët shënojnë 25 trende negative anë e mbanë botës, përsa i përket keqësimit të mjedisit dhe rreziqeve me të cilat përballet njerëzimi, si përfundim.   Ndër trendet negative, ata identifikojnë, ndër të tjera, pakësimin me 25 për qind të ujit të pijshëm për person, shtimin me 75 për qind e numrit të zonave të vdekura oqeanike dhe humbjen e 300-milion hektarëve me pyje, si dhe pakësimin me 29 për qind të numrit të kafshëve, zogjëve dhe llojeve të ndryshme peshqish dhe kafshësh amfibe, e të tjera.

Në të vërtetë, ky ishte një paralajmërim që shkencëtarët kishin bërë 25 vjetë më parë, por raporti i botuar të hënen është edhe më i zymtë për nga pesimizmi me të cilin shkencëtarët e shikojnë ndotjen e mjedisit dhe efektet që ka mbi njerzimin dhe planetin në të cilin jetojmë.   Nga raporti i fundit, që cilësohet si paralajmërimi i dytë, vihet re se pikëpamjet e shkencëtarëve  të njohur botërorë, përfshirë ndër ta edhe nobelistë, e shikojnë situatën e ndotjes së mjedisit, madje edhe më të rrezikshme se 25 vjetë më parë, kur kishin bërë paralajmërimin e parë mbi rreziqet që i kanosen njerëzimit nga ndotja serioze e mjedisit.   Sipas raportit të fundit të shkencëtarëve, përveç shtresës së ozonit që, sipas tyre, duket se është stabilizuar disi, çdo kërcënim tjetër që 25 vjet më parë ata i kishin identifikuar si rreziqe serioze ndaj mjedisit dhe planetit tonë, janë keqësuar gjatë këtyre 25 viteve të fundit.

Në raportin e tyre, shkencëtarët botërorë identifikojnë konsumimin e tepëruar të burimeve të planetit si dhe shtimin e pakontrolluar të popullësisë si rreziqet më serioze me të cilat do të përballet njerëzimi në të ardhmen.   Në paralajmërimin e dytë, shkencëtarët më të njohur botërorë, i bëjnë thirrje njerëzimit që të konsumohet më pak mish, që të lindin më pak foshnje, që të përdoret energjia grinë dhe të konsumohet më pak në përgjithësi, me qëllim që të shpëtohet planeti nga rreziqet që rezultojnë nga ndotja e mjedisit dhe abuzimet.   Ata theksojnë se ndonëse janë shënuar përparime të vogëla në drejtimin e duhur, disa fushë, siç është rënja e lindjeve të foshnjave në disa pjesë të botës, shkencëtarët botërorë bëjnë thirrje për një rivlerësim të rolit të ekonomisë të bazuar në rritje, me qëllim për të pakësuar gazërat, për të inkurajuar ri-përdorimin e energjisë, për të mbrojtur eko-sistemet, dhe në përgjithësi për të adaptuar masa të përgjithshme në mbrojtje të mjedisit, në të gjitha përmasat e tij.   Shkencëtarët shfaqën gjithashtu shqetësimin e tyre se njerëzimi nuk po bën sa duhet për të marrë masat e nevojshme në mbrojtje të biosferës së rrezikuar nga ndotja e mjedisit.

Njoftohet se shkencëtarët arritën në këto përfundime duke u bazuar dhe duke përdorur të dhënat dhe informacionet nga qeveritë e ndryshme anë e mbanë botës, nga ente private dhe nga ekspertë të ndryshëm, për të arritur në përfudnimin e tyre se nëqoftse bota nuk merrë masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit, njerëzimi dhe planeti në të cilin jetojmë, përballen me një “rrezik të madh dhe të pandreqshëm”, në të ardhmen.Por, shkencëtarët nuk janë krejt të pa shpresë se gjëndja nuk mund të ndryshohet drejt përmërsimit të mjedisit nëqoftse merren masat e nevojshme.   Ata i bëjnë thirrje publikut botëror për një aktivizëm më të madh në këtë fushë, për t’u bërë presion autoriteteve vendore dhe udhëheqësve politikë kudo, që të marrin vendime më serioze në mbrojtje të mjedisit, anë e mbanë botës.

Profesori Uilliam Riple i Universitetit shtetëror në Oregon të Shteteve të Bashkuara, citohet të ketë thënë në një njoftim për median, se raporti mbi rreziqet që ndotja e mjedisit sjellë për botën, mund të konsiderohet nga disa si një dokument alarmist që i frynë rrezikut dhe si të tillë hedhin poshtë provat që kemi mbledhur.   “Puna e shkencëtarëve është për të analizuar të dhënat dhe për të parashikuar pasojat afat-gjata për të ardhmen”, është shprehur Profesori amerikan.   Ai shtoi se shkencëtarët që kanë nënshkruar dokumentin që u botua të hënen, nuk po japin një alarm fals, por shtoi Profesori Ripple, ata po i paraqesin njerëzimit provat për shënjat e qarta se bota është në një rrugë pa këthim, nëqoftse nuk merren masat të menjëhershme për të ndryshuar trendet tepër negative, që autorët përshkruajnë në këtë raport, dhe rreziqet me të cilat mund të përballet njerëzimi, si pasojë e ndotjes së pa kontrolluar të mjedisit.Megjithë parashikimet pesimiste të këtij paralajmërimi mbi ndotjen e mjedisit dhe mbi pasojat afatagjata që mund të ketë ndaj njerërzimit dhe planetit tonë, autorët  thonë se çdo gjë nuk është humbur ende.   Ata theksojnë se nëqoftse ekziston vullneti i mirë për të bërë diçka në lidhje me këto prirje negative që shknecëtarët venë në dukje në raportin e tyre, njerëzimi mund të bëjë ndryshimet e nevojshme në jetën e përditshme, si edhe në ekonomi dhe në industri, por edhe në të gjitha fushat e jetës, të cilat deri tani kanë ndikuar negativisht në ndotjen e mjedisit në të cilin jetojmë.

Rreth 15,000 shkencëtarë botërorë paralajmërojnë se nuk është vonë për një ndërhyrje botërore për të ndaluar keqësimin e metëjshëm të mjedisit, me qëllim, sipas tyre, për të “Mënjanuar mjerimin e fatkeqësinë që mund të sjellë humbja e biodiversitetit” dhe ndotja e pa kontrolluar e planetit.   Ata këshillojnë, më në fund, se, të gjithë ne si individë, si autoritete qeveritare dhe si shtete, “Duhet të jemi të vetdijshëm se Toka, me të gjitha qenjet e gjalla është e vetmja shtëpi për të gjithë ne.”   Për ta shpëtuar, përfundojnë ata paralajmërimin e tyre, së bashku, “Mund të  shënojmë përparim të madh për të mirën e njerëzimit dhe të planetit, prej të cilit të gjithë ne mvaremi…për ndryshe, së shpejti mund të bëhet tepër vonë”, theksojnë shkencëtarët botërorë në paralajmërimin e dytë drejtuar njerëzimit, mbi pasojat serioze që sjellë për njerëzimin ndotja e mjedisit, anë e mbanë botës.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, paralajmerim, rerzik per njerzimin, shkencetaret

Zhgënjimi i ambasadës amerikane në Prishtinë

November 14, 2017 by dgreca

Ambasada e SHBA në Kosovë: E zhgënjyer nga raportimi i komisionit të ri për kufirin/

-Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974/

1 logo ambas amerik Kosove – Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje/

1 Komisi Kufirit PRISHTINË, 14 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dërgoi sot këtë delaratë: Deklaratë e ambasadës së SHBA-ve për Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane. Pohimet e tij janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshmeMarrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar.

Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje. Ne nxisim politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur.

14 November 2017

U.S. Embassy Statement on Border Demarcation Agreement

The U.S. Embassy was disappointed by the new border commission’s report to the Assembly committee on European Integration yesterday. Its assertions are unsubstantiated, misleading, and wrong.

The existing agreement reflects an accurate process of determining the border, confirmed by Kosovo’s state commission and numerous internationally recognized experts.  In 2015, the State Department confirmed that the original agreement accurately reflected the boundary that has existed between Kosovo and Montenegro since 1974.  No facts have emerged since to call that decision into question.  Questioning the agreement and dragging out the process of ratification threatens Kosovo’s relationships with its neighbors and the EU, and leaves Kosovo and its citizens isolated.

It is time for Kosovo’s institutions to work to promote the interests of Kosovo’s citizens in this matter. We urge Kosovo’s politicians to look beyond their personal partisan interests and party politics and focus on the needs of their citizens by ratifying the existing agreement as soon as possible.

 

NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR INTEGRIME EVROPIANE

Zyra e Shtypit e Kuvendit të Kosovës në 13 Nëntor 2017 ka dërguar këtë njoftim nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane:

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka raportuar sot në Komision lidhur me të gjeturat rreth demarkacionit me Malin e ZiNë mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja e Komisionit Blerta Deliu-Kodra, ka raportuar sot Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror dhe anëtarë tjerë të këtij Komisioni.

Kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu, fillimisht sqaroi faktin se ratifikimi i Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi është kusht nga bashkësia ndërkombëtare për liberalizimin e vizave, duke kërkuar në vijim të dhëna nga z. Bulliqi, lidhur me ecurinë e punës së këtij Komisioni përkitazi me këtë proces.Me këtë rast, Bulliqi dha sqarime në detaje lidhur me punën e Komisionit që ai drejton, vizitat që ata kanë realizuar në terren, duke ofruar kështu materiale të ndryshme para deputetëve. Ai po ashtu foli edhe për vizitat në Kroaci e Slloveni.

Sa i përket punës së Komisionit të mëhershëm për demarkacionin, Bulliqi tha se nuk ka pasur një proces të qartë, profesional dhe transparent. Ndërkaq, sa i përket ecurisë së punës së Komisionit të cilin e kryeson ai, Bulliqi tha se janë në proces të përfundimit të raportit dhe se po bëjnë përpjekje që sa më shpejtë këtë çështje ta procedojnë në qeveri e më pas në Kuvend. Anëtarë të Komisionit dhe deputetë tjerë të pranishëm në këtë takim, kërkuan sqarime të shumta rreth të gjeturave nga ky Komision, me theks të veçantë për punën e tyre të deritanishme, të dhënat që ata posedojnë nga terreni, duke kërkuar edhe një mori argumentesh të tjera për çështjen e kufirit.Pas një debati të gjatë, disa nga anëtarët e Komisionit, kërkuan të dhëna më konkrete për gjetjet që u prezantuan në mbledhjen e Komisionit, ndërsa disa nga deputetët opozitarë theksuan se të dhënat janë të qëndrueshme.Krejtësisht në fund, u kërkua nga përfaqësues të këtij Komisioni që të kryejnë punë profesionale, të pavarur dhe tërësisht të paanshme. Për këtë u zotuan përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke shtuar se do të ketë përgjegjshmëri në faktet që ata ofrojnë dhe se serioziteti i këtij ekipi është në nivelin më të lartë./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasada amerikane, Komisioni i Kufirit, Prishtine, zhgenjim

EMIGRANTI QE U BE AKTOR KARRIERE

November 14, 2017 by dgreca

Armando Dauti i lindur ne Vlore, ne Shqiperi. Emigroi ne Greqi ne vitin 1993. Lidhja e tij me kinemane ishte krejtesisht nje rastesi ne nje kohe qe dy regjizor te njohur Grek Jorgos Koras e Kristos Vukuras kerkonin me ngulm aktorin kryesor per filmin, “Mirupafshim” I cili me vone arriti nje sukses te papritur dhe renditi Armandon ne listen e aktoreve shqiptar me te kerkuar. Me vone i besohet roli i nje grabitsi ne filmin. “Kjo nate mbetet” me regji N. Panagiotopoulos. Ne vitin 2005 i vjen nje tjeter rol tek filmi i njohur “Pengu” me regji te K. Gianaris./

frame0000614238328_1761201930762593_624564856377266012_n23602294_1945788465637271_194869811_n

Nju Jork Nga Frida Bedaj/ Gazeta “DIELLI”/

Endrrat behen realitet, keshtu mund ta quajme rrugetimin e karrieres ne aktrim te Armando Dautit, i cili kohet e fundit ka luajtur per krah aktorit me fame boterore Richard Sammel. Ne filmin me te ri “Delegacioni” me regji te Bujar Alimanit, u beme shkak te takojme, nje nga aktoret me te mire shqiptar jashte Shqiperise. Armando eshte shembulli i asaj qe themi kemengul qe te arrish. Aktrimin e filloi heret me nje rol protagonist, ne nje periudhe ku Greqia nuk ishte pergatitur per nje emigracion e aq me teper nje artist me endrra. Debutim e pare e beri ne filmin “Mirupafshim” nje film qe theu tabu per ate kohe. Ne rolin kryesor, Armando me mjeshteri solli ne pah te gjitha ato qe kalonin emigrantet ne vitet e para. E veshtire te paraqitje problemet e emigranteve, ne nje Greqi konservatore. Filmi fitoi cmim si filmi me i mire ne Festivalin Nderkombetar te Selanikut , ku Armando ishte kandidant per cmimin e aktorit me te mire. Ky ishte fillimi i nje karrjere me shume surpriza profesionale per te. Roli dyte u paraqit si bashkeprotagonist, me nje kast aktoresh te njohur Grek, ne nje nga serialet, me te ndjekura “Dashuria erdhi nga larg”. Miliona shikues ndoqen kete serial te regjizorin te njohur Manusho Manushaqi, ne stacionin televiziv Antena. Iu besua roli kryesor i nje personazhi negativ, me mjeshterine me te madhe arriti te bente gjithe teleshikuesit ta “urrenin”.  Armando si nje aktor me cilesi te jashtezakonshme i dha serialit intrigen e duhur ku shikuesit ju duhet te prisnin ne ankth.

Para disa vitesh ai thoshte,  “Une nuk jam i keq, me pelqen te luaj role pozitive, por me besojne me shume role negative”…

“Loja” e tij e mrekullushme  e ben qe ti besohen role ne te cilat duhet mjeshteri dhe talent. Nuk munde te lihet pa permenduar, se megjithese nje aktor-artist autodidakt, shquhet qe ne momenetet e para te paraqitjes se tij perpara kamerave perkrah kolosve te skenes shqiptare dhe asaj greke si Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Nikolla Llambro etj nga Shqiperia, si dhe Janis Vogli, Akis Sakelariu, Paskali Carahu apo Sofia Olimbiu nga Greqia etj. Ai hyn krejt natyrshem mes tyre saqe shume kush nga kritiket e vlersojne si te jashtezakonshm kete zbulim te ri te dy regjizoreve te njohur grek, Kristos Vupura e Jorgos Koras.

Armando nuk u ndal ne asnje moment, propozimet vinin pa reshtje per role te reja. Ne kinematografi, vitin e kaluar ne tjeter film me metrazh te shkurter perkrah aktoreve te tjere te njohur luajti rolin kryesor e nje emigranti ne nje kamp ky pasqyronte jeten e refugjateve ne Greqi, filmi u paraqit ne Festivalin Shqiptar ne NY ne Teatrin Producer Club .

Ne pergjithesi shume aktoreve kur u eshte besuar nje rol protagonist ne fillimet e para te karieres, me pas kane pasur shume te veshtiresi te kene nje tjeter sukses ose te kene pothuajse ne cdo film te njenjtin sukses. Origjinaliteti dhe puna kembengulese e tij e ngriti ate. Ndofta roli i tij i fundit mund ti sjell  dhe ndonje vlersim te ri si aktor cilesor dhe ne arenen nderkombetare.

Armando Dauti i lindur ne Vlore, ne Shqiperi. Emigroi ne Greqi ne vitin 1993. Lidhja e tij me kinemane ishte krejtesisht nje rastesi ne nje kohe qe dy regjizor te njohur Grek Jorgos Koras e Kristos Vukuras kerkonin me ngulm aktorin kryesor per filmin, “Mirupafshim” I cili me vone arriti nje sukses te papritur dhe renditi Armandon ne listen e aktoreve shqiptar me te kerkuar. Me vone i besohet roli i nje grabitsi ne filmin. “Kjo nate mbetet” me regji N. Panagiotopoulos. Ne vitin 2005 i vjen nje tjeter rol tek filmi i njohur “Pengu” me regji te K. Gianaris. Film qe tronditi shoqerine greke dhe mbeti ne historine e kinematografise. Ne vitin 2006 luan ne filmin “Shoqeria” te regjizorit S. Goricas. Ne 2007 luan ne filmin “Eduart” me regjin te Ageliki Andoniu, film qe fitoi 7 cmime kombetare. Po ne te njejtin vit, filmi “Korrigjimi” me regji  te Pano Anastoopoulos.  “Zgjimi i Pranveres” 2015 me regji i K. Gianaris, si dhe tek filmi “Te paftuar”. 2017-ta e gjen ne filmin e fundit   “Delegacioni” me Regji te Bujar Alimanit.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Armando Dauti, Emigranti-aktor, Frida Beda

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1680
  • 1681
  • 1682
  • 1683
  • 1684
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT