• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

7 NENTORI, DITA KOMBËTARE E VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT

November 9, 2017 by dgreca

SHTËPIA E BARDHË SHPALLI DITËN KOMBËTARE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT/

1-Frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

Shtëpia e Bardhë ka shpallur 7 Nëntorin, 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik Rus më 1917 – si Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, në kujtim të 100-milion personave të vrarë shekullin e kaluar nga regjimet komuniste, anë e mbanë botës.Ishte 100-vjet më parë që një grup i vogël rojesh të kuqe nën udhëheqjen e Vladimir Leninit morën nën kontroll Pallatin Dimëror në Petrograd të Rusisë, duke themeluar kështu regjimin e parë komunist në botë, bazuar në një ideologji që shënoi fillimin e masakrimit, prej pothuaj një shekulli, të më shumë se 100-milion viktimave të regjimeve shtypëse të bazuar në ideologjinë komuniste, e të cilat kryen disa prej krimeve më të tmershme që ka njohur historia e njerëzimit.Në një artikull mbi këtë ngjarje kam shënuar muajin e kaluar se me rastin e këtij përvjetori, Fondacioni Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington, me 7-9 të këtij muaji organizoi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, ceremoni përkujtimore dhe konferenca akademike, ku morën pjesë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe një numër ekspertësh dhe historianësh të dalluar në këtë fushë, të ardhur nga Evropa dhe nga Amerika.   Në njoftimin për zhvillimin e punimeve me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, Fondacioni në fjalë është shprehur se “Do të mblidhemi për të nderuar kujtimin e më shumë se 100-milionë viktimave të komunizmit, njëkohësisht, edhe për të festuar lirinë atje ku ka triumfuar tanimë, por edhe për të vazhduar përpjekjet tona, për një botë të lirë nga komunizmi.”Këtij kujtimi treditor në Washington, të Viktimave të Komunizmit, iu bashkua edhe Administrata e Presidentit Trump me një deklaratë që lëshoi në emër të admnistratës, me këtë rast, për medien, Zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë duke deklaruar se, “Sot, është Dita Kombëtare e Viktimave të Komunizmit, ditë e cila shënon 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik në Rusi.  Revolucioni Bolshevik themeloi Bashkimin Sovjetik dhe shënoi fillimin e disa dekadave të errëta të komunizmit shtypës, një ideologjie politike, e papajtueshme me lirinë, begatinë dhe dinjitetin e jetës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë me të cilën u njoftua shpallja e 7 Nëntorit si Dita Kombëtare e Viktimave të Komunizmit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

vcm2488

Memoriali në kryeqytetin amerikan Washington DC, në kujtim të viktimave të komunizmit botëror, mban mbishkrimin me fjalët kushtuar, “Më shumë se 100-milion viktimave të komunizmit dhe të gjithë atyre që duan lirinë” dhe nbishkrimin tjetër kushtuar, “Lirisë dhe pavarësisë së të gjithë kombeve dhe popujve të robëruar”.

“Gjatë shekullit të kaluar”, thuhet mëtej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, “Regjimet totalitare komuniste anë e mbanë botës kanë vrarë më shumë se 100-milion veta dhe kanë shfrytëzuar, dhunuar dhe shkaktuar dëme të papërshkrueshme për miliona të tjerë.  Këto lëvizje, nën pretendimin se ishin lëvizje çlirimtare, kanë shkelur, sistematikisht, të drejtat e njerëzëve të pafajshëm dhënë atyre nga Perëndia, siç janë liria e fesë, liria e asociimit dhe një numër lirishë të tjera bazë të njeriut që ne i konsiderojmë si të shënjta.”Në deklaratën e Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë kujtohen  viktimat e komunizmit si dhe ata që trimërisht dhe me kurajo kanë përhapur fjalën e lirë anë e mbanë botës, duke theksuar se, “Sot ne kujtojmë ata që kanë vdekur si dhe ata që vazhdojnë të vuajnë nën komunizëm.   Në kujtim të tyre dhe në nder të atyre që kanë luftuar trimërisht për të përhapur lirinë dhe mundësitë për një jetë më të mirë anë e mbanë botës, Kombi ynë rithekson angazhimin e patundur për të mbajtur të ndezur dritën dhe flakën e lirisë, për të gjithë ata që dëshirojnë dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të lirë”, përfundon deklarata me të cilën Shtëpia Bardhë njoftoi shpalljen e 7 Nëntorit si Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, anë e mbanë botës.

Fondacioni Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, që për tre ditë me radhë mbajti ceremoni dhe konefernca akademike përkujtimore në Washington me pjesëmarrës nga mbarë bota, –përfshirë edhe Gentiana Sula, Drejtoreshë e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe Simon Mirakaj, anëtar i këtij institucioni, ardhur nga Shqipëria – duke  reaguar ndalj njoftimit të administratës Trump,tha se në Shtetet e Bashkuara nuk kishte, deri tani, një ditë kushtuar kujtimit të viktimave të komunizmit në botë.  Si rrjedhim, Marion Smith Drejtori Ekzekutiv i këtij Fondacioni, një ent i të drejtave të njeriut dedikuar kujtimit të atyre që vdiqën dhe vuajtën nën regjimet komuniste, si dhe atyre që vazhdojnë të jetojnë nën regjime komuniste, e priti mirë deklaratën e Shtëpisë së Bardhë që caktoi 7 Nëntorin si Ditën Kombëtare Në Amerikë,të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit në botë.   Në një deklaratë për medien, Fondacioni në fjalë u shpreh se, “Amerika nuk ka pasur kurrë më parë një ditë të tillë dedikuar viktimave të komunizmit.   Për këtë arsye,nuk mund të kishte një datë më të përshtatshme se këtë ditë për të njoftuar këtë vendim – me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik.”  Presidenti i Fondacionit Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit shfaqi gjithashtu solidaritetin e tij me, “të gjithë ata që vazhdojnë të vuajnë nën komunizëm.”

1 White House

Shtëpia e Bardhë e bëri deklaratën me të cilën shpalli Ditën Kombëtare të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit një ditë para se Presidenti Trump të nisej për në vizitën e tij 12-ditëshe në Azi, përfshirë Kinën komuniste.  Kur u pyet nëse deklarata e Shtëpisë së Bardhë me rastin e përvjetorit të Revolucionit Bolshevik dhe për dënimin e komunizmit mund të shkaktonte ndonjë problem në takimin e Presidentit Trump me udhëheqsin kinez Xi, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha revistës së njohur  amerikane Njusvikë, se deklarata mbi viktimat e komunizmit u bë në kohën e duhur, “për të venë në dukje angazhimin tonë ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut.”

Megjithëse dy tre javë më parë kur kisha shkruar një artikull mbi 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik, nuk e dija se Shtëpia e Bardhë do të shpallte 7 Nëntorin si Ditën Kombëtare të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, por po e përsëris pretendimin tim se edhe Shqipëria dhe Kosova, por edhe shqiptarët anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor — si komb — kanë vuajtur më së shumti në Evropë nga komunizmi sllavo-aziatik.   Pas më shumë se një çerek shekulli ç’prej shembjes së komunizmit, të pakën de jure në mos de facto, udhëheqsit e këtij kombi e kanë për detyrë që, të pakën, aq sa bëri Washingtoni zyrtar, që nuk ka vuajtur kurrë nga komunizmi, të tregojnë më në fund, gatishmërinë dhe seriozitetin e tyre moral, si përfaqsues të këtij kombi sot dhe t’i kushtojnë rëndësinë e duhur kujtimit të viktimave të komunizmit dhe si rrjedhim edhe pajtimit kombëtar, duke venë në vend drejtësinë për viktimat e atij regjimi — të gjallë e të vdekur në Shqipëri dhe në Kosovë — ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore.  Ky duhet të jetë një obligim solemn mbarë kombëtar shqiptar, një angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtetërore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, nëqoftse kombi shqiptar dëshiron të shkojë përpara, krah për krah, me kombet që kanë vuajtur nga ai regjim.   Caktimi i një Dite Mbarë Kombëtare për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk kushton asnjë lek, por kërkon kurajo morale, vendosmëri dhe vullnet serioz për të kujtuar viktimat e shumëta të komunizmit, anë e mbanë trojeve shqiptare, duke u përballur gjithashtu edhe me të kaluarën komuniste, me qëllim për të zbardhur njëherë e mirë krimet dhe viktimat që e pësuan edhe me jetë nga ai regjim i imponuar sllavo-aziatik.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, SHTËPIA E BARDHË DITA E VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT

YLLI BAKA ME VATRANET NE TAMPA

November 9, 2017 by dgreca

BASHKOHUNI ME VATRANET E TAMPES NE FLORIDA NE FESTEN E FLAMURIT/

  • ARGETOJNE: YLLI BAKA, VIDA KUNORA, ALTIN SHIRA, EDMOND NIKOLLA & NOKJA I BERATIT/

Kliko mbi FlyerVatra Tampa

Filed Under: Ekonomi Tagged With: VATRANET NE TAMPA, YLLI BAKA ME

VATRA NE JACKSONVILLE , DY FESTA NE NJE

November 9, 2017 by dgreca

VATRA NE JACKSONVILLE DY FESTA NE NJE;FESTA E FLAMURIT DHE 5 VJETORI I DEGES

-ARGETOJNE: VASKE CURRI, FREDERIK NDOCI, GEZIM NIKA, GRISELDA PEPA DHE VIDA KUNORA

Kliko siper posterit per informacion

1 Vatra Jacksonville

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: DY FESTA NE NJE, Vatra ne Jacksonville

POLITIZIMI I PAKICAVE KOMBËTARE NË SHQIPËRI

November 9, 2017 by dgreca

Diskursi politik/

Barometer tregues  i nivelit të demokracisë të çdo vendi  përveç të drejtave dhe lirive të njeriut është edhe  qasja e pushtetit  ndaj pakicave kombëtare, përkatësisht qendrimi i shumicës ndaj pakicës,  sipas standardëve ndërkombëtare. Në këtë aspekt në vendet e ish kampit socialist pas dështimit të këtij sistemi shoqëror është punuar vazhdimisht për aplikimin e standardëve demokratike europiane, për të eliminuar qasjen hegjemoste e cila ishte e pranishme dekada me radhë ne vendet  përkatëse.Ndërsa rasti i Shqipërisë është specifik, sepse kemi përcaktimin e pakicave kombëtare jo sipas kritereve të njohura por sipas diktatëve politike.

Nail_Draga

Nga Nail  Draga/

Gjatë muajit tetor  vlen të cekën dy ngjarje  më peshë  që kanë të bëjnë me Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte një ceremoni   përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të ekzekutimit të 16 deputetëve në vitin 1947, nga ana e diktaturës komuniste,  ndërsa  e dyta ka të bëjë me miratimin e projektligjit   për pakicat kombëtare.

Pra, kemi të bëjmë me një projektligj i cili definon dhe legalizon pakicat kombëtare  në Shqipëri  sipas standardëve ndërkombëtare. Trajtimi i kësaj çështjeje nuk është i panjohur për opinionin e gjerë, por të gjithë jemi dëshmitarë se edhe numri i pakicave kombëtare është politizuar sikurse edhe veprimtaritë tjera shoqërore. Eshtë çështje tjetër sa është real numri i përgjithshëm dhe shtrirja territoriale e tyre, sepse vazhdimisht ka spekulime. Nga të dhënat e ndryshme arkivore dhe historike dihet se  në hapësiren  etnogjeografike shqiptare në të kaluarën janë vendosur pjesëtarë të popujve  të ndryshëm,  për motive kryesisht sociale, të cilët kanë punuar në pronat e shqiptarëve. Cekim me ketë rast pjesëtarët e pakicës greke  në Dropull, apo ate malazeze(sllave) në Vrakë mbi Shkodër, të cilët  vazhduan të qendrojnë aty  së bashku me popullsinë shqiptare, duke marrë statusin e qytetarëve të Shqipërisë.Dhe janë pikërisht këto dy pakica kombëtare të cilat janë pranuar  në Lidhjen e Kombëve në vitin 1921, të propozuar nga qeveria shqiptare. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, statusin e pakicës kombëtare e fituan edhe pjesëtarë të popujve të tjerë,  duke u bazuar qoftë në aspektin etnik, gjuhësor apo kulturor.

Bëhët me dije se në fillim të tetorit në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e të gjitha palëve është pranuar kërkesa e shoqatave bullgare  për t‘iu shtuar listës së minoriteteve në Shqipëri edhe  pakicën e tyre. Ishte kjo një risi sepse deri më tash zyrtarisht në Shqipëri nuk njihej pakica bullgare, edhe pse një qasje e tillë spekulohej nga mediat e ndryshme. Madje cekëj se shqiptarët janë deklaruar si bullgarë, duke marrë pasaportat e Bullgarisë, për të përfituar nga antarësimi i këtij vendi në Bashkimin Europian.Eshtë pikërisht gjendja e pavolitshme ekonomike, që i ka detyruar shqiptarët të emigrojnë nga vendi i tyre, duke marrë pasaportat e vendeve të tjera, për t‘iu mundësuar qarkullimin pa pengesa në Bashkimin Europian. Dhe pikërisht  në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë të mbajtur me 13 tetor 2017, u miratu projekt ligji për pakicat kombëtare, me 102  vota për, 10 kundër dhe 1 abstenim ka njoftuar ATSH.

Shqipëria vend specifik për pakicat

Para se te miratohej në Kuvend një projektligj i tillë qarkullonin informata te ndryshme në media se Shqipëria po bëhet vend specifik, me vet faktin se deri më tash janë të njohura ligjërisht tetë pakica kombëtare, të cilat janë: pakica kombëtare greke, malazeze, maqedonase,  vllehe/aromune, rome, egjiptiane, boshnjake, serbe. Dhe këti numri i shtohen edhe bullgarët, duke e rritur në nëntë numrin e pakicave kombëtare.

Më të drejt bëhët pyetja se cilat janë kriteret që një bashkësi komunitare të marrë statusin e pakicës kombëtare. Dhe a janë konsultuar institucionet shkencore apo subjekte të tjera relevante që njohin çështje të tilla. Më sa jemi në dijeni nuk ka ekzistuar  ndonjë qasje shkencore apo profesionale në lidhje me këtë çështje, por ka dominuar ajo  politike, nga del se kemi të bëjmë me politizimin e pakicave kombëtare. Një veprim i tillë nga Qeveria e Shqipërisë nuk është për të çuditur sepse nuk ka veprimtari e cila nuk ka marrë përmasat e politizimit, dukuri kjo e cila do të ketë pasoja në të ardhmen.

Por, sipas informacioneve del se në lidhje me minoritetin bullgar në Shqipëri, ka ekzistuar edhe një letër nga disa deputetë europarlamentar, por gjithashtu edhe kërkesë nga qeveria bullgare për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri.  Dhe nga një presion i tillë u dorëzua fillimisht qeveria shqiptare, e më pas  deputetët me shumicë absolute të votave e votuan një projektligj të tillë.

Dhe pas një votimi të tillë pati reagime të ndryshme në vend dhe jashtë, ku duhet veçuar ate nga  diplomacia bullgare qe e ka cilësuar si fitore të saj, sepse është arritur objektivi pas 104 viteve. Eshtë çështje tjetër ana praktike, se sa është real numri i bullgarëve në Shqipëri, dhe si do të jetë qasja e popullsisë sllave maqedonase në të ardhmën, duke e ditur se deri më tash pakica bullgare nuk ka qenë e legalizuar. Në sajë të gjendjes së pavolitshme ekonomike, qytetarët e Shqipërisë kanë emigruar më të madhe në këtë periudhë të tranzicionit, ku madje cekët se në emigracion janë rreth 1.2 milion shqiptarë. Në këtë valë të emigrimit, nuk ka dilemë se një numër i konsideruar i qytetarëve  shqiptarë kanë marrë pasaporta të vendeve të ndryshme, ku përjashtim nuk bën as Bullgaria. Pikërisht ky ishte edhe motivi i angazhimit konkret i qeverisë bullgare  për njohjen e pakicës bullgare në  Shqipëri. Bëhët më dije së qytetarë nga krahina e Gollobërdës, Gora e madje edhe nga Kukësi janë pajisur me pasaporta bullgare. Eshtë çështje tjetër se si do të jetë në të ardhmën deklarimi i maqedonasve, apo edhe ata do të joshën me pasaporta bullgare, duke e ditur se Bullgaria ka përparësi për lëvizje të qytetarëve si pjesëtare e Bashkimit Europian.Një veprim i tillë nuk duhet të jetë befasi duke ditur faktin se një numër i konsideruar i qytetarëve të Maqedonisë të deklaruar me kombësi maqedonase janë pajisur me pasaporta bullgare, nga del se si të tillë janë edhe nga aspekti kombëtar.Nuk dihet saktësisht se sa ishte ai numër por bëhej më dije  se ishin disa dhjetëra mijëra, që ishte shkak   qe ndikoj  të anulohet edhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni në vitin 2011.Ishte ky një veprim i imponuar për të eliminuar  realitetin e strukturës  kombëtare të popullsisë në Maqedoni.

Diversiteti kulturor i pakicave

Një numër i tillë pakicash kombëtare  paraqet një diversitet kulturor dhe nuk duhet të paraqesë ndonjë shqetësim sepse paraqesin    një përqindje të vogël në kuadër të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre japin shifra joreale, që nuk ia vlen të komentohen.  Shqipëria si më herët edhe tash është vendi më homogjen në aspektin kombëtar të popullsisë,  si rrallë ndonjë vend  tjetër në Europë. Pakicat kombëtare me një të kaluar të konsiderueshme  janë bërë qytetarë të Shqipërisë  pa harruar origjinën e tyre  dhe kanë dhënë kontributin  në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror si në të kaluarën dhe në ditët tona.

Kriteret e jo vendimet  politike

Pa mohuar të drejtën elementare të çdo individi që të deklarohet në aspektin kombëtar ashtu si e ndien vetën, për legalizimin  e pakicave të ndryshme kombëtare duhet  patjetër të  respektohen kriteret përkatëse e jo të merren  parasysh vendimet  politike. Nëse në të ardhmën do të vendosë politika si ishte rasti me pakicën bullgare, nuk përjashtohet mundësia që numri i pakicave kombëtare në Shqipëri të jetë në rritje. Sepse nuk do të jetë befasi që ndonjë grup të deklarohet  fjala vjen si  italian apo turq dhe të paraqesë për legalizim një kerkesë të tillë. Sepse nëse  iu është mundësuar bullgarëve të jenë pakicë kombëtare, një dukuri e tillë për të tjerët nuk do të jetë  përjashtim, nëse politika nuk vendosë ndryshe.

(Nëntor, 2017)

Filed Under: Analiza Tagged With: Nail Draga, ne Shqiperi, POLITIZIMI I PAKICAVE KOMBËTARE

KANADA, INTERESIM PËR MINIERAT NË KOSOVË

November 9, 2017 by dgreca

Ftesë për konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale që mbahet në muajin mars 2018 në Toronto, më qëllim të prezantimit të potencialeve që ofron Kosova/Ministri Lluka-Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk (1)PRISHTINË, 9 Nëntor 2018-Gazeta DIELLI/Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim Ambasadorin e Kanadasë  për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

Fokusi kryesor i takimit ishin potenciali minerar që ofron Kosova pasi që Kanadaja njihet si lider botëror në këtë industri. Me këtë rast Ambasadori Maksymiuk, ka njoftuar Ministrin Lluka për disa kompani Kanadeze të interesuara në këtë fushë që pritet të vizitojnë Kosovën së shpejti.
Për më tepër, Ambasadori ka ftuar Ministrin Lluka në konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale që mbahet në muajin mars 2018 në Toronto, më qëllim të prezantimit të potencialeve që ofron Kosova në këtë industri.Ministri Lluka, gjithashtu i paraqiti planet e tij për rritje të transparencës në të gjitha projektet minerare, mënyrë kjo e cila do t’i nxisë investitorët seriozë të shteteve si Kanada drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.Nga ana e tij Ambasadori Maksymiuk ka përgëzuar Ministrin Lluka për praktikat  transparente në fushën e ekonomisë, duke shtuar se kjo do të ndikoj në bashkëpunimin e më tejmë mes dyja vendeve.Ambasadori Maksymiuk tha se minierat janë fushë, në të cilat investitorët e huaj kanë interesim të investojnë, duke shtuar se kjo do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, INTERESIM PËR, Kanada, MINIERAT NË KOSOVË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1689
  • 1690
  • 1691
  • 1692
  • 1693
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT