• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diskursi psikoanalitik

November 8, 2017 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj/

Shumë nga diskutimet filozofike janë specifikuar nga rindezja mjaft mahnitëse e çështjes së realizmit. Në të vërtetë duket se po dëshmohet një ringjallje të fuqishme të çështjes së realizmit, me konceptualizime të reja ose përkufizime të kësaj të fundit, si dhe të kundërshtarit të saj (‘korrelacionizmi’ në vendin e nominalizmit). Alenka Zupančič propozon për të marrë mundësinë e kësaj për ta ngritur çështjen në fushën e konceptimit të Lacanit ku psikoanaliza është e shqetësuar rreth debatit të realizmit. Me një nga konceptet qëndrorë të teorisë së Lacan-it, çeshtjet që ngriten si statusi i reales, mund të tingëllojë çuditshëm që realizmi të identifikohet më realen drejt ngritjes të së pamundurës. Filozofia post-karteziane duke filluar me Kantin refuzon apo diskualifikon mundësinë për një akses në të qënurit jashtë korrelacionit të të menduarit. Ndarazi nga relacioni i saj me subjektin, zakonisht nuk pajtohemi me objektin në vete, por aty nuk qëndron një subjekt tjetër që pothuajse mund të jetë i gatshëm në një lidhje me një objekt tjetër. Parimi kryesor i hulumtimeve filozofike bëhet kur relacioni proçedon çdo subjekt dhe është paraprak me terminologjinë që e lidh atë. Filozofia post-karteziane bashkohore është e ndryshme nga filozofitë tjera ku Meillassoux e vë në përgjithësi duke treguar se filozofët modern konsistojnë në besime primare të relacionit të termave këpujativë. Një besim në pushtetin konstituitiv të relacionit reciprok. Bashkëpunimi është një pjesë gramatike që dominon filozofinë moderne apo një formule kimike të vërtetë. Por mund të shtrohet pyetja se deri të Kanti, një nga problemet primar të filozofisë ishte të mendonte për substancën, e cila konsiston në tentativën për të menduar për korrelacionin. Para ardhjes së transcendentalizmit, një nga çështjet që ndan filozofët rival është se “Kush e kupton natyrën e substancës?” – Ai që mendon Idenë,individi,atomi, Zoti! Po qëkur Kanti zbuloi se ajo që ndan filozofët rival nuk është ai që kupton natyrën e substancës por është ai që kupton natyrën e vërtëtë të korrelacionit. Pamjaftueshmëria e pozicionit të treguar sipas Meillassoux, kur përballet me qëndrimet antike apo me fosilet e zanafillës prodhon qëndrime nga shkenca eksperimentale të shqetësuara për ngjarjet në gjenezën e jetës. Problemet e zgjidhshme për një korrelacionist është se si ata e kuptojnë qëndrimin shkencor duke mbajtur eksplicitetin mbi manifestimin e botës që është i pozicionuar si anterior ndaj emergjencave të mendimit dhe emergjencave të jetës ose më thjeshtë e thënë raporti i njeriut me botën. Merita e Meillassoux jepet të çeshtja e të folurit për të njëjtën botë. Alain Badiou, së fundmi ka ngritur dhe përgjigjur një pyetje të ngjashme në domenin e politikës nëse a është e njëjta botë?. Është e dukshme se shkenca dhe filozofia janë zhvilluar në botë paralele ku te njëra është e mundur të diskutosh për realen në vetvetë pavarësisht nga lidhja e tij me subjektin. Nëse aplikojme aksiomen “Këtu është vetëm një botë” në vend që të anojmë nga filozofia si rrugëdalje më objektive Meillassoux merr tjetër shteg, faktin që deklaratat shkencore mund ti arratisen horizontit të kuptimit filozofik indikojnë se aty ka diçka të gabuar. Në trend për të mbijetuar me praktikat diskursive sakrifikohet shumë në emer të reales në kuptimin absolut. Zupančič përmend se Catherine Malabou dhe filozofia materialiste synon të zhvillojë nje teori të re të subjektivitetit të bazuar mbi shkencat kognitive. Në polemikat e saj në psikoanalizën freudiane dhe lakiane ajo kundërshton libidon e pandërgjegjshme. Materializmi i Malabou lëvizë në drejtim të natyralizimi të diskurseve nëse kjo përfaqëson tentimin të reduktojë kapjen mes organikës dhe subjektit në rrugën për të gjetur kauza organike të subjektit. Meillassoux në ontologjinë e tij realiste, duke diferencuar mes kualiteteve primare dhe sekondare të qënies, ai referon së ajo është absolute, se ajo është e pavarur nga çdo lidhje me subjektin përmes segmentit që mund të formulohet matematikisht. Realizmi i Meillassoux nuk është realizmi i universal por është realizmi i korrelatës të universales që ndryshe ai e quan referente. Qëndrimet janë ideale deri diku aq sa realiteti i tyre shkon krah për krah me kuptimin por referencat domosdoshmërisht nuk janë ideale. Referencat e qëndrimeve nuk janë krah për krah me kohen që jetojmë. Fakti që kriteri i absolutes jepet si një korrelatë matematikore domosdoshmërisht nuk implikon diçka si subjektin dhe subjektiven por implikon domosdoshmërisht diçka diskursive. Dimensioni psikologjik pasi Descartes humb dyert e mëdha, absolutin e jashtëm, realen dhe këto janë burgosur nga vete kafazi subjektiv dhe diskursiv. Këtu shfaqet klaustrofobia e kësaj burgosje, një obsesion konstant me veten, pamundësia për të dalë jashtë asaj që vetë subjekti ka ndërtuar. Këtu shfaqet edhe një parehati politike ku shfaqen ndjenjat e impotences, pamundësia për të ndryshuar gjithçka, zhgënjimet e mëdha dhe të vogla në histori. Slavoj Žižek me të drejtë tregon së çmimi i llojit të materializmit ndoshta mund të bëhet një ri-spiritualizëm i çështjes. Insistimi tregon aspektin vendimtar të ‘gënjeshtrave’ të Meillassoux për të mbështetur fantazinë nominalisht dhe saktësisht fantazinë e madhe. Nëse mendojmë se fantazia e reales realisht nuk ekziston kjo implikon fantazinë në një kuptim të psikoanalizës, njè ekran që mbulon faktet ku realiteti diskursiv në vete rrjedh. Shtresa e Meillassoux nuk konsiston në kundërshtimin e reales ndaj diskursit por përkundrazi synimi i tij është te artikulimi që duhej t’i ikë logjikës konstitutive transcedentale dhe bashkëvarësinë e tij. Artikullimi i bashkuar shtrihet mbi dy thirrje fondamentale që tashmë janë të përmendura mbi tezat e qualiteteve primare të matematikës dhe domosdoshmëria absolute e kontigjencave. Të dy këto teza janë filozofike dhe synojnë hedhjen e themeleve të shkencave modern duke paraqitur një artikulim diskursiv dhe real. Edhe pse thuhet se kjo tenton të korrigjojë realizmin nativ të shkencës duke e zëvendësuar më një terren reflektiv, filozofik dhe realizëm spekulativ. Si një formë e realizmit nativ, besimi i drejtëpërdrejtë që natyra e përshkruan është absolute dhe ekziston aty si e pavarur nga ne – Meillassoux – presupozimi duket se shkenca operon ne rrugë të duhur. Teoria ontologjike e cila duhet të korrespondojë me praktikën edhe pse paraqitet me pengesa ajo i kalon ato. Kundrejtë kësaj Lacan-i ka një vullnet të jashtëzakonshëm të elaboruar mirë të shkencave moderne dhe manovrimit të saj në situatat ku vendoset në diskurset psikoanalitike. Lidhja mes diskursit psikoanalitik dhe shkencës është një çështje shumë fundamentale për mendimin e Lacan-it. Në njërën anë prezupozohet se lloji absolut i bashkohësisë, psikoanaliza është e mundur vetëm pas përthyerjes së inagurimit të shkencave moderne. Në anën tjetër, jo më pak të shquar nuk ka dallim dhe disonances mes psikoanalizës dhe shkencës me konceptin e së vërtetës si shënjuesi i saj më i mirë që përfshin diferencën në objektet respektive. Terreni i përbashkët i ndarë mes psikoanalizës dhe shkencës nuk është asgjë më shumë se realiteti në dimensionin e saj absolut, por ato kanë rrugë të ndryshme të përceptimit të reales. Galileolizmi zëvendëson një nocion antik të natyrës me një nocion modern duke u dakorduar me atë që natyra nuk është asgjë tjetër veçse një objekt empirik i shkencës. Pas Galileo-s natyra nuk ka asnjë tjetër substancë të ndjeshme e cila mund të rezultojë e domosdoshme në funksionimin e shkencës në formulat matematikore. Revolucioni i shkencës galileanë konsiston në prodhimin e vetë objektit (natyra) si korrelatë objektive. Fakti që shkenca flet për këtë apo për atë ligj të natyrës dhe për universin nuk do të thotë se kjo ruan prespektiven e së Jashtmes Madhështore. Shkenca moderne fillon kur kjo prodhon objektin e vet. Shkenca moderne krijon një realitet të ri, nuk është  ajo që objekti i shkencës është imediat me formula se sa e padallueshme nga ato formula sepse nuk ekziston pa ato formula dhe akoma është reale. Realja e re nxjerr revolucionin shkencor të Galileos si reale ku diskursi ka pasoja. Fakti që diskursi ka pasoja te realja nuk e mban për natyrën në kuptimin alegorik të saj, ajo e mban vetëm për natyrës si fizike apo për natyrën fizike. Por Lacani tregon se gjithmonë është një argument realist. Nuk mund ti rezistojmë idese së natyra është gjithmonë aty edhe nëse ne jemi apo nuk jemi. Natyra është aty, por ajo që e dallon nga fiziku i saj ja vlen për të thënë diçka rreth fizikes dhe diskursi ka pasojat e saj. Materializmi nuk është i garantuar nga asnjë çështje dhe janë tre pika decisive që e formulojnë atë. E para është zhvendosja e theksit nga një studim diskursiv të reales të pasojat e diskursivit real. E dyta është definicioni i realitetit të ri që po shfaqet. E treta është problemi i materializmit. Subkoshienca e pavetëdijshme është çelësi i dimensioni të materializmit. Materializmi i vërtetë, ku Lacan-i e vë në një krizë mahnitësë, mundet vetëm të jetë si një materializëm dialektik, nuk është e bazuar në parësinë e materies, as në materie si parim i parë, por në nocionin e konfliktit, ndarjes, të vërtetës së prodhuar nga vetë ajo. Aksioma fundamentale e materializmit lidhet me primatin e një prerjeje, dhe kjo nuk është pa pasoja të lloji i realizmit që i përket materializmit. Dallimi mes natyrës dhe fizikës së vendosur nga Lacan-i nuk e ndjek logjikën e dallimit të natyrës si një gjë e paarritshme në vetvetë dhe fizike si natyrë e strukturuar në mënyrë transcendentale që ka akses në dijen tonë. Shkenca moderne krijon një hapësirë të re të reales në një dimension të ri. Fizika nuk mbulon natyrën apo e duplikon atë simbolikisht, ajo e shton atë, më vazhdueshmërinë e natyrës për të qëndruar aty ku ka qënë gjithmonë. Natyra vazhdon të qëndrojë atje si një Realitet i pakalueshëm në vetvete, por si imagjinare, që ne mund të shohim, si dhe dashuria, që është por në të njëjtën kohë, tepër e parëndësishme. Nominalisti kategorikisht duhet të heqe dorë nga materializmi dialektik që e kërkon tradita nominaliste që në mënyrë strikte është rreziku i vetëm i idealizmit.  Kjo nuk ka të bëjë me të qenit realist në kuptimin që njëri ishte realist në Mesjetë është në kuptimin e realizmit të universaleve; ajo që është në rrezik është të shënojmë faktin se diskursi, diskutimi shkencor, e gjen vetëm të vërtetën në atë që varet nga funksioni i dukjes – Lacan-i. Fakti që krijon diskursin e shkencës hap një hapësirë në të cilën diskursi ka pasoja (reale) gjithashtu do të thotë se ajo mund të prodhojë diçka që jo vetëm që të bëhet pjesë e realitetit, por gjithashtu mund ta ndryshojë atë. Shënjestrat se problemi i disa aspekteve të filozofisë modern e cila shtrinë tentakulat e saj që mos të humbasë një dimension të shkencës në një pikë të dhënë të reales dhe vazhdon ta reduktoje me logjikën e arsyes instrumentale dhe teknicizmin. Kjo mund të shikohet si një ndihmë në filozofinë bashkohore më diskursin universal te definicionet minimale që duhet të jenë precizë sepse në lidhjet sociale diskursi nuk ka pasoja. Realja nuk është e garantuar nga konsistenca e numrave apo letrave por nga e pamundura që është limiti i konsistenvës. Realja është e indikuar nga fakti se jo çdo gjë është e mundshme, komponenti i Lacan-it detyrues ndaj realizmit të pasojave të modalitetit të së pamundurës. Artikulimi që përfshinë vetëm letrat dhe efektet e saj është i vetmi aparat nga kuptimi që duhet të paraqesin realen. Ajo çka është reale e bën apo kostituon një vrimë në përmbledhjen e saj në një diskurs shkencor. Pika primare në realizmin psikoanalitik është se realja nuk është një substancë apo një qënie, ajo është limiti i substancës dhe qënies. Realja është ajo traditë ontologjike duhet të shkëputë të vjetrën për të marrë zë për të qënë një qenie. Leksioni fundamental i mohimit në psikoanalizë shfaqet shumë intëresant dhe kompleks, ai pajtohet me kuptuesin par excellence dhe ashtu si Freud ka raportuar mohimi është mohim edhe pse ndonjëhere është me përdorim instrumental edhe pse ngec keq. E pandërgjegjshma ngec në të shtrembërtën e vet dhe nuk maskohet në atë që subjekti realisht shikon në ëndërrat e veta. Represioni si simptomë që konsiston në analizën dhe bëhet e ndërgjegjshme mund të formulohet si shtypje me përmbajtje të pranueshme e cila mund të eliminohet por nuk mund ta eliminojmë strukturën e hendekut që qëndron mbi të. Një mohim i diçkaje nuk është mungesë e pastër apo një asgjë e pastër apo thjeshtë një plotësuese e asaj që e mohon. Momenti kur flitet nuk ka një gjurmë të asaj që nuk është. Ky është një dimension i prezantuar nga kuptuesi, por i pakthyeshëm ndaj tij. Realizmi në psikoanalizë shpërndahet përmes shkencës, nëse subjekti i subkoshiencës është subjekti modern i shkencës, kjo është saktësisht i lidhur me diskursin e pasojave. Thënia e Lacan-it se subjekti është përgjigjja e reales tregon efektet e diskursit të konstituar. Subjekti duke lënë prapa entitetet linguistike, i përkasin domenit të reales, që rezulton me linguistiken por në vete nuk është gjuha, është realja e definuar nga fakte se gjuha ka pasojat e saj. Aksiomat e Lacan-it nuk e definojnë si absolute kontigjencën, por e pozicionojnë në pikën e së vërtetës të domosdoshmërisë të absolutës për tu bërë e pakufishme. Pika ekzistuese mes psikoanalizës dhe shkencës është se ajo çka shkenca nuk sheh apo zgjedh për të mos ditur është si pasojë e diskursit të së vërtetës. E vërteta si një dimension objektiv i diskursit, jo ajo e vërtetë e një konfigurimi të dhënë por ajo e vërtetë si një element i pakundërshtueshem dhe i pareduktueshëm shfaqet si një esencë produktive e pastërtisë të imanencës. Elementi i reales – e vërteta që mund të flitet vetëm në vetën e parë që Lacan-i e paraqet si ‘Unë, e vërteta, duke folur’ shfaq interesin e të vërtetës në psikoanalizë si një kapitull i ri në realizëm. Pra psikoanalisti është kapitalisti i së ardhmes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Diskursi psikoanalitik

Koço Kota – Për një Shqipëri oksidentale

November 8, 2017 by dgreca

Libri i ri “Koço Kota – Për një Shqipëri oksidentale”, një ridimensionim i leximit real të historisë shqiptare/1 Koco Kota

 Prof. dr. Bardhosh Gaçe & Albert Z. ZHOLI/Sado që kohët kanë ecur përpara, kanë lëvizur me një progres të habitshëm, janë zbuluar arkiva shtetërore, arkiva familjare, na kanë ardhur në kronikat e të vërtetave dokumente dhe opinione jashtëzakonisht me vlera të nevojshme, në opinionin vlerësues njerëzor dhe të vërtetave historike është shtuar referenca e anashkaluar, mohuar dhe refuzuar për një kohë relativisht të gjatë. Ditë pas dite e kohë pas kohe në duart e lexuesit shqiptar po vijnë libra të rëndësishëm historiko-politik, histori të pazakonta, të cilat po u vijnë në ndihmë shumë çështjeve që ose kanë qenë të errësuara, ose kanë qenë të pastudiuara, ose janë harruar fare. Pavarësisht një prurjeje të shumtë, veçmas pas viteve ‘90-të, të një lloj letërsie dhe historie tematikisht të nevojshme për zhvillimet e kohës dhe të çlirimit për të qenë të lirë në të shprehurin për shumë çështje të prekshme dhe të përjetueshme nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, që kishin lidhje kryesisht me kompleksin totalitar, gjatë këtyre dy dekadave e më shumë ka pasur dhe një prurje të rëndësishme historiografike dhe monografike, e cila ka plotësuar një lloj boshësie të dukshme dhe djerr, e cila në historiografinë shqiptare, ose është lënë ashtu, ose është mbushur me temën e propagandës. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht me dëshminë dhe tregimin e nevojshëm të personaliteteve të dijes dhe të aktivitetit politiko-shtetëror të paraçlirimit të vendit. Ndërmarrje të tilla dhe për figura emblematike të politikës dhe të historisë shqiptare është një zhvillim pozitiv gjatë kësaj periudhe, pasi, edhe pse ka pasur një prurje të veçantë, në letërsi dhe në përvojën e të shkruarit, koha është një mekanizëm racional dhe efektivisht veprues në verifikimin dhe seleksionimin e tyre, në këtë rrjedhë të vrullshme dhe të shumtë librash, ne kemi pasur fatin e mirë të na vijnë libra të rëndësishëm, të cilët kanë zënë vendin e vet në historinë shqiptare, pavarësisht se vonë, siç është edhe studimi monografik “Koço Kota –Për një Shqipëri oksidentale” të autorit të mirënjohur, Harallamb Kota.

Në historinë e popujve të vegjël dhe të njohur në botë, ka raste unikale të mekanizmave dhe fakteve të çuditshme se si është shkruar historia e këtyre popujve dhe vendeve. Kështu në historinë më emblematike të Izraelit ka një fakt të çuditshëm, që lidhet me konsideratën e mirë, shpeshherë dhe preferenciale të një personi të vetëm, i cili gjatë jetës së tij kishte ruajtur me mijëra dokumente të natyrave të ndryshme, për t’i paraqitur si dëshmi të nevojshme në shërbim të vendit të tij dhe historisë së Izraelit. Në këtë lloj rrugëtimi bashkëkohor, lexuesit shqiptar po i vjen dhe njëri nga librat më të rëndësishëm të tij, që lidhet me njërin nga personalitetet intelektuale, politike, shtetërore, diplomatike, sociale, Koço Kota të studiuesit Harallamb Kota.

Deri në vitet ’90-të Koço Kota nuk njihej, dhe nëse njihej, mbi të rëndonte anatema politike, etiketimi politik i ndërtuar mbi perceptimin ideologjik-politik të sistemit totalitar, nëse njihej, ai konsiderohej armiku i pushtetit popullor, ndërsa e gjithë vlera e tij, e cila ka ardhur në librin “Koço Kota- Për një Shqipëri Oksidentale”, të autorit Harallamb Kota, nuk ishte e mundur të bëhej e njohur, pronë shoqërore dhe historiografike, e për më tepër në një botim voluminoz, në të cilin kërkohet të thuhet gjithçka lidhet me të, referuar kohës, politikës, zhvillimeve kombëtare dhe ballkanike, në një lidhje dhe konvencionalitet të thellë shkencor dhe interpretues. Libri që po i vjen në dorë lexuesit shqiptar përmbush një detyrim shoqëror dhe historiografik, pasi në të nuk flitet për Koço Kotën në vetvete, as për bëmat e tij, as udhëtimet, raportet e tij me dijen dhe kulturën, por përmes tij ka një valorizim të gjerë në të gjithë historinë tonë kombëtare, një jetë dhe një veprimtari që lidhet me një kohë relativisht të gjatë dhe aktive, të përfshirë nga zhvillimet historike, politike, të qeverive dhe mbretërisë, të marrëdhënieve me Lindjen dhe Perëndimin, të problemeve të thella jetike të natyrës së besimit, të ligjit dhe të zhvillimit. Koço Kota është një personalitet i përfshirë dhe i gjendur në zhvillimet më të rëndësishme të Shqipërisë, që nisin që në fillimin të shek. XX për të vazhduar me një temp të jashtëzakonshëm deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Fillimvitet 1900, e gjatë tre dekadave të para të shekullit të kaluar kanë qenë të mbushura me zhvillime jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, që nga Shpallja e Pavarësisë, e cila kulmoi të gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë kulturore, politike, historike, shoqërore, luftarake dhe intelektuale të Rilindjes Kombëtare, e cila me të drejtë është konsideruar njëra nga epokat më të arta të historisë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut. Koço Kota ka lindur në një kohë (1886) dhe zhvillimet politike e shoqërore të viteve 1900 e kanë nxënës të pjekur, të shkolluar dhe një intelektual universitar, i cili më shumë se kushdo mund ta “lexonte” realitetin brenda vendit dhe rrethanat dhe zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare. Harallamb Kota është gjendur para një “mali” të madh veprimtarie, aktiviteti dhe kontributesh të Koço Kotës, që ishte i shkolluar si mos më mirë, që nga Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, pastaj në gjimnazin e njohur “Zosimea”, studimet në Universitetin e Athinës për Shkenca Politike-Juridike-Administrative, arsimin pasuniversitar në Boston të SHBA-ve, mbrojtja e gradës shkencore “Doktor në Jurispondencë” po në SHBA, të cilat e bëjnë të rëndësishme veprimtarinë e Koço Kotës në Shqipëri, e cila fillon që nga viti 1911, si kryetar i shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” në SHBA, pastaj si bashkëthemelues i Federatës Panshqiptare “Vatra” po në SHBA, e më pas i gjithë aktiviteti i tij (1912) në Shqipërinë e mbushur me ngjarje, beteja politike, luftarake, koniunktura dhe kthesa të jashtëzakonshme për shkakun e raporteve të lëkundura me fqinjët, për shkakun e koniunkturave të politikës dhe diplomacisë së kohës me Perëndimin, brenda zhvillimeve të qeverive dhe shtresave të shoqërisë shqiptare. Aktiviteti jetësor, patriotik në SHBA dhe në Shqipëri, aktiviteti shtetëror që nga vitet 1912 deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, përbëjnë një prerje historike dhe analitike të zhvillimeve shqiptare përmes një personaliteti, shtetari, dhe politikani kalibri, i cili ka arritur ta njohë në imtësi dhe në detaj çdo zhvillim, që në historiografi është interpretuar në asnjë rast me të njëjtin kriter, e për këtë arsye në historiografinë shqiptare gjithmonë ka pasur vakume.

Koço Kota ka lindur në Korçë, një qytet i njohur për kulturë dhe traditë qytetare dhe arsimore, qytet i dijes dhe i njerëzve reformatorë, qyteti i intelektualëve dhe mërgimtarëve të ndritur, të cilët mbajtën lidhje të forta gjithmonë me vendin dhe qytetin e tyre, me fatin e njerëzve dhe me perspektivën e vendit të tyre. I dalë nga një familje me dashuri dhe sakrificë për dije dhe arsim, ai e ruajti, e përçoi dhe e reklamoi mjaft mirë këtë shembull familjar, duke u treguar një atdhetar i spikatur në të gjitha mjediset patriotike brenda dhe jashtë vendit. Në studimin monografik të Harallamb Kotës, gjithashtu personaliteti i tij shpërfaqet më së pari si një patriot i vërtetë, duke e vënë në shërbim të vendit dhe të prosperitetit të gjithë dijen që ai mori në familje dhe në shkollë, brenda dhe jashtë vendit, duke iu vënë në shërbim vendit që në Shpalljen e Pavarësisë me Plakun Ismail Qemali, e më pas në të gjithë zhvillimet politike dhe qeverisëse të vendit, duke qenë një qeveritar dhe një udhëheqës i vazhdueshëm.

Koço Kota ka qenë senator, deputet, prefekt, ministër, kryetar parlamenti dhe kryeministër, pra, ka qenë një nga personalitetet e politikës dhe të drejtimit të vendit në të gjitha shkallët e hierarkisë. I pranishëm në të gjithë këtë diapazon politik dhe qeverisës të vendit, Koço Kota duket si një pasqyrë reale në të cilën janë reflektuar mirë të gjitha këto zhvillime, të cilat siç janë të njohura në historinë e vendit tonë kanë qenë të vështira, të ngadalta në zhvillimet e veta e në shumë raste konfliktuale. Në këto zhvillime, siç dhe zbulohet përmes njohjes së veprimtarisë së Koço Kotës, ka pasur një sërë faktorësh, të cilat lidheshin me traditën turke të politikës dhe drejtimit të vendit, me koniunkturën ballkanike, e ndihmuar dhe nga koniunktura ndërkombëtare, me mungesën e njohur të drejtimit të vendit me ligje të dala nga parlamenti i zgjedhur me votën popullore, me mungesën e theksuar të shkollës dhe të nivelit arsimor dhe një sërë faktorësh të tjerë, që zbulohen herë drejtpërsëdrejti dhe herë kontekstualisht, në këtë monografi. Lidhur me një çështje të tillë, mjafton të prekim tangjentalisht një lloj pasqyre që autori Harallamb Kota na jep në referencën mbi reformat që Koço Kota bëri gjatë të qënit të tij si kryeministër i vendit si: krijimi i Policisë e Sigurimit Botnor, hapja e shkollës së policisë, hartimi i programit 5-vjeçar i Ekonomisë Kombëtare, vendosja e monopolit të shtetit mbi pasurinë kombëtare, krijimi i ministrisë së Kulturës Popullore, ndërtimi i ministrive, ndërtimi i Bulevardit të Madh, përurimi i Sheshit “Skënderbej”, ndalimi i martesave të nëpunësve dhe ushtarakëve me gra të huaja, ndërtimi i stadiumit kombëtar, ligji i heqjes së mbulesës tek gratë, hapja e kurseve falas kundër analfabetizmit, zyrtarizmi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (1937), ligji mbi ndryshimin e emërtesave me origjinë të huaj, orientimi dhe marrëveshjet me qeveritë perëndimore si SHBA, Itali dhe Angli etj.

Libri i Harallamb Kotës “Koço Kota për një Shqipëri Oksidentale” është interesant për lexuesin dhe historiografinë shqiptare, pasi ai ka nën interpretim dhe analizë të thukët zhvillime të rëndësishme të vendit që nga Pavarësia, lufta e vazhdueshme e fqinjëve në bashkëpunim me Fuqitë e Mëdha për ta zvogëluar sa të mundeshin Shqipërinë, Konferencën e Londrës, ndarjen e kufijve, luftërat për çlirim kombëtar, Konferencën e Parisit, Luftën e vitit 1920, si lufta e parë imperialiste e fashistëve italianë për pushtimin e Shqipërisë, zhvillime të tjera ballkanike dhe evropiane. Koço Kota ka qenë njëri nga politikanët, shtetarët, qeveritarët dhe intelektualët që i kanë përjetuar, janë përballur dhe kanë kontribuar në këto zhvillime në favor të Shqipërisë. Libri voluminoz, i ndërtuar mbi shumë detaje të kësaj natyre, e kanë çuar studiuesin Harallamb Kota në dokumente, ngjarje, dëshmi dhe burime të tjera preferenciale që i vijnë në ndihmë dhe shumë fakteve të tjera historike. Po ashtu, që nga Ismail Qemali, i quajtur “Babai i Kombit” e në shumë raste nga autori “profeti Ismail Qemali”, më pas Princ Vidi, ngjarjet luftarake dhe zhvillimet e brendshme politike në kohën tranzitore deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore, ngjarjet e Kongresit të Lushnjës (që me të drejtë është quajtur parlamentarizmi i parë shqiptar, ku Koço Kota është shpallur senator), pastaj zhvillimet e Revolucionit Demokratike të 1924, që krijuan një nga zhvillimet politike më interesante në vend, me Nolin, figura të tjera të njohura, me Ahmet Zogun, duke qenë Kryeparlamentar dhe Kryeministër, duke qenë ndër aktorët më të rëndësishëm të Kushtetutës së parë shqiptare, promovuar nga Mbretëria Shqiptare, Koço Kota nyjëton dhe reflekton në personalitetin, në jetën dhe veprimtarinë e tij, pjesën më të rëndësishme, më problematike dhe më emblematike shqiptare zhvillimet në historinë, të cilat kanë qenë vërtetë të vështira për t’u reflektuar në trilogjinë e autorit. Të gjitha këto kohë të brendshme shqiptare dhe të jashtme diplomatike ndërkombëtare, e bëjnë librin të peshuar mirë, të orientuar në fakte, argumenta, në lexime të gjerësishme dhe të thella, në një diapazon gjithëpërfshirës, ku kuptohet lidhja e ndërsjelltë e individit social-historik, Koço Kota, me vendin dhe të vendit me kontributin e tij. Është një marrëdhënie e ndërsjellë, ku asnjëra nuk bën pa tjetrën, të cilën autori e ka kuptuar mirë. Harallamb Kota në faqet e kësaj monografie na sjell ndërmend lëvizjen më madhore shqiptare, e cila përbën dhe themelin më të qëndrueshëm të historisë sonë kombëtare për atë që Shqipëria dhe kombi shqiptar vazhdoi rrugën e tij më pas, kryesisht Rilindjen Kombëtare, e cila u mishërua në një front të gjerë të zgjimit kombëtar dhe të ideologëve të saj të shquar, që përbënë njëkohësisht dhe thelbin e saj iluminist. I mbështetur si një model i mrekullueshëm, autori është përpjekur që në dritën e zhvillimeve të shekullit kur veproi njëri nga njerëzit e ditur Koço Kota, ta rindërtojë “metaforën” e veprës iluministe të Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” dhe në kushtet e reja të zhvillimeve historike, politike dhe shoqërore të vendit. Kësisoj autori përveçse ruan një lidhje të fortë me vijimësinë e zhvillimeve politike dhe kulturore të Rilindjes në kushtet e reja, ajo I shërben atij për ta nxjerrë më në pah figurën e Kotës, e cila nyjëtohet në tri etapa të rëndësishme kohore mbështetur në zhvillimet e reja. Ka një të vërtetë që nuk mund ta mohojmë në këtë rast, sepse natyra rilindëse e zhvillimeve politike dhe historike të fillimviteve 1900 është gati e natyrës së viteve 1878 e në vijim, qoftë në natyrën kulturore, atë politike për çlirim, dije dhe pavarësi, po ashtu dhe zhvillimeve të brendshme edhe ato të jashtme. Epokat ndarëse të modelit të Sami Frashërit, Harallamb Kota i ndan sipas ngjarjeve historike, që nga lashtësia e në vijim. Kështu pjesa e parë “Shqipëria ç’ka qenë” elementin kohën mes viteve 1443 deri në vitin 1912. Është një periudhë e gjatë, disashekullore, e cila është shkruar ngjeshur dhe me referenca të njohura, por të interpretuara mirë nga autori. Pavarësisht natyrës njohëse që ka vepra, pasi natyra monografike e saj, e cila “qerthullohet” rreth një personazhi historik të njohur, siç është Koço Kota, autori është treguar racional dhe interesant në mbushjen e skeletit historik të librit me ngjarje dhe elementë të tjerë racional, interpretues dhe analitik. Harallamb Kota kërkon ngjarje dhe dukuri interesante në këto zhvillime, siç janë ato që lidhen me legjendën dhe mitologjinë, të dhëna, dëshmi dhe vlerësime origjinale për Skënderbeun (bien në sy 65 këshillat e tij para vdekjes), pashallëqet shqiptare, lëvizjet shqiptare për vetëqeverisje, lëvizja “Unite”, një lëvizje interesante e hershme, për të cilën është folur shumë pak, lëvizja për një “Kish shqiptare”, çështjet e ringjalljes së kombit, profeti Ismail Qemali, Fan Noli etj. Në këtë pjesë të rëndësishme të librit “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” hyn dhe pjesa e lindjes, shkollimit, përfshirja në aktivitetin politik dhe intelektual të Koço Kotës, takimi dhe njohja me Ismail Qemalin, ngjarjet historike në jugun dhe në veriun e vendit, të cilat përkojnë me aksionin politik më të rëndësishme të Shqipërisë, me luftën për çlirim kombëtar dhe për ruajtjen e territoreve tokësore të vendit. Pjesa e dytë e trilogjisë “Shqipëria ç’është?” shtrihet në hapësirën kohore 1912-1920, e cila me të drejtë është konsideruar periudha më e vështirë dhe me zhvillime të brendshme për fatet e shqiptarëve, të Shqipërisë, eksponentëve të politikës dhe lëvizjes për çlirim kombëtar. Harallamb Kota ka arritur të sjellë në vëmendje të lexuesit momente kyçe, njerëz të niveleve të ndryshme të dijes dhe të luftës, të mendimit dhe të diplomacisë, ku shkëlqen si diell Ismail Qemali. Koço Kota ka qenë përfaqësuesi i “Vatrës” krah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë, duke dëshmuar mbështetjen e madhe të kombit më të përparuar në botë, të kombit amerikan. Në këtë pjesë autori sjell në vëmendje ndjeshmëritë dhe përjetimin e këtij fakti të madh (atë të Shpalljes së Pavarësisë) në jugun e vendit, në qendrën e njohur kulturore të Beratit, Korçës, Voskopojës, duke qenë ndërkohë dhe nëpunësi i parë i qeverisë së Vlorës si nënsekretar i Ministrisë së Arsimit dhe këshilltar i Luigj Gurakuqit. Në këtë kapitull të konsiderueshëm dhe të ngjeshur me ngjarje dhe zhvillime interesantë në reflektimin e aktivitetit dhe veprimtarinë e Koço Kotës janë insinuatat e njohura që lidhen me personazhet historikë të kohës si Esat Toptani, Ahmet Zogu (1913), shënime të natyrës: “Noli mbështet qeverinë e Vlorës”, “Esat Pasha kundër Ismail Qemalit”, “Noli program për lëvizjen kombëtare”, “Ismail Qemali mbështet Vidin”, “Lufta e Parë Botërore” etj.

Dhe në historiografinë shqiptare dilemat dhe interpretimet e natyrës, për çështje të kësaj natyre kanë qenë të pranishme, për shkakun e lënies në hije të figurave të nivelit të Koço Kotës. Në këtë pjesë duket se Harallamb Kota i jep një këndvështrim të ri jo vetëm Nolit dhe Ahmet Zogut që në të ardhmen do të jenë figura të rëndësishme të politikës, por dhe për çështje të tjera të brendshme të zhvillimit shoqëror, siç janë çështje të asimilimit, koha e depërtimit francez në Korçë dhe në Shkodër, të cilat janë parë në një qasje ndoshta më afër realitetit për shkakun e një personazhi aktiv dhe aktualizues si Koço Kota. Në këtë pjesë, Harallamb Kota përpiqet të hedhë dritë mbi çështje të rëndësishme të zhvillimeve kombëtare si: “Takimi i Zogut me Pashiqin” (1918), “Misioni amerikan në jug të Shqipërisë”, “Memorandumi i Aleksandrisë”, drejtuar Konferencës së Paqes në Paris (1918), i përgatitur në Kajro, anëtarë i të cilit ishte dhe Koço Kota. Pjesa e tretë e trilogjisë së librit “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” zë një hapësirë të konsiderueshme, duke marrë në konsideratë dhe interpretuar një opinion interesant për Koço Kotën si ideator i civilizimit të politikës shqiptare, periudha kohore ku preket dhe shkëlqimi i Koço Kotës në majë të politikës dhe drejtimit të vendit që nga Kryeparlamentar e deri Kryeministër, pastaj rënia dhe eliminimi i tij, shtrihet në hapësirën analitike të veprës nga viti 1921 deri në vitin 1947. Në këtë pjesë vërtetohet se historia e shtetit shqiptar është dhe vepër meritore prej shtetari dhe njeriu të aftë dhe të ditur dhe e Koço Kotës.Në këtë periudhë zhvillimesh thelbësore, pavarësisht konflikteve dhe mjedisit në të cilin zhvilloheshin debate politike, lëvizjet dhe reformat, Shqipëria ka përfituar dhe ka vendosur gurë të rëndë në themelet e shtetit, që në një mënyrë apo tjetër ata i kanë rezistuar kohës deri në kohët moderne. Qeveritë e njëpasnjëshme, herë të rrëzuara dhe herë të dorëhequra, përplasjet mes Nolit dhe Ahmet Zogut kanë qenë sfida dhe horizonte gjithashtu të një zhvillimi të pazakontë në orientimin politik dhe ekonomik të vendit në kushtet e një prapambetje të madhe të Shqipërisë. Koço Kota ka qenë njëri nga njerëzit e përfshirë realisht në këto zhvillime, duke qenë ndër udhëheqësit më jetëgjatë politik në parlamentin e kohës, në detyrën e kryeministrit të kohës, në rolin e deputetit të kohës, i cili solli në vëmendjen e kohës, dhe shtroi për zgjidhje çështje thelbësore për vendin, që nga rendi, arsimi, shëndetësia, rrugët, zhvillimet e qytetit, financat dhe bujqësinë.

Detajet e natyrës“Situatë politike parazgjedhore”,“Grupimi i Koço Kotës tërhiqet nga kandidimi”,“Memorandumi i të krishterëve shqiptarë”,“Laicizmi dhe toleranca fetare”, “Zogu dhe Noli: mbrojtësit e Shqipërisë”, “Dr. Koço Kota, përkrahës i lëvizjet Unite”,“Dr. Koço Kota, deputet i Prefekturës së Korçës”,“Rritja e pushtetit të Ahmet Zogut”,“Koço Kota, përkrahës i Kishës Ortodokse Autoqefale”, “Ahmet Zogu Kryeministër”,“Ushtar i Mbrojtjes së Shtetit Ligjor”,“Koço Kota, Kryeministër i Parë Mbretëror” (1928-1930), “Platforma liberale e

Mbretit Zog I” dhe shumë zhvillime të tjera, të cilat gjejnë një pasqyrim të gjerë në këtë libër, sjellin një kontribut madhor për një figurë emblematike shqiptare në një hapësirë kohore gati 40-vjeçare në zhvillimet politike të Shqipërisë.

Libri monografik “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” për shkakun e natyrës gjithëpërfshirëse, pasi ai zë një kohë të zhvillimeve më delikate dhe më të larmishme të Shqipërisë, është një libër që duhet të studiohet dhe jo të lexohet, pasi brenda tij ka një informacion të dendur historik, politik, kulturologjik, social, i cili është referuar në këto zhvillime interesante dhe shumë të rëndësishme të vendit. Rrugëtimi i një personaliteti si Koço Kota është një rrugëtim prej udhëheqësi,njeriu reformator, i një njeriu të ditur dhe të pushtetshëm, i cili në një mënyrë apo tjetër ishte i lidhur me zhvillimet, me faktorin e jashtëm dhe të brendshëm, me autoritetet e besimit dhe të dijes, me zhvillimet shpirtërore njerëzore, me njerëzit e ditur dhe politikanët e shquar të kohës, kështu që trilogjia e Harallamb Kotës është një kontribut i rëndësishëm dhe një referencë po e rëndësishme për dijen historike shqiptare. Figurën e Koço Kotës nuk e bën emblematike vdekja e tij në mënyrën më tragjike të mundshme në burgun famëkeq të Burrelit, por veprimtaria e tij, aftësitë e tij të sprovuara si gurë themeli në funksionimin e shtetit shqiptar, në krijimin dhe vënien në punë të ligjeve shqiptare, në investimin intelektual dhe mendor në arsim, financa, politikë dhe sektorët jetikë të një vendi, në bashkëpunimin e rëndësishëm prej shtetari të vërtetë me të gjithë udhëheqësit e kohës, pavarësisht diferencave ideologjike dhe fetare, standardit për drejtësi dhe drejtim të vendit, çfarë e bëjnë Koço Kotën një figurë që shkëlqen sa herë i duhet të kthehemi historisë sonë.

Libri i Harallamb Kotës “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” është një lloj thirrjeje qytetare, një ridimensionim i leximit real të historisë shqiptare, një lloj rimësimi për politikën dhe qeverisjen e vendit dhe në kohët moderne.

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Zholi, Bardhosh Gace, Harallamb Kota, Koço Kota - Për një Shqipëri oksidentale

LE FIGARO-DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT

November 8, 2017 by dgreca

LE FIGARO (1914) : DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT NË LIDHJE ME ITALINË, KOMISIONIN E KONTROLLIT, PRINC VIDIN DHE GREQINË./

2deklarate Ismail

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Nëntor 2017

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 28 janarit 1914, në faqen n°2, intervistën e Ismail Qemalit, dhënë në Bari për gazetën italiane, “Corriere del Puglia”.

Çfarë ka shprehur më konkretisht kreu i parë i shtetit shqiptar ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Deklarata e Ismail Qemalit

Bari, 27 janar.

Ismail Qemal Beu, i intervistuar nga Corriere del Puglia, shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj Italisë për “dashamirësinë e thellë dhe të paharrueshme që ajo dëshmoi”.Ismail Qemal Beu deklaroi se e kishte dorëzuar pushtetin në duart e Komisionit të Kontrollit për të mirën supreme të atdheut të tij.Ai shtoi se pas një qëndrimi në Nice, do të takohet me Princ Vidin për t’i paraqitur homazhet e bashkëatdhetarëve të tij.

Ismail Qemal Beu mendon se nuk duhet të shqetësohemi nga komplikimet për sa kohë që Greqia do të vazhdojë bisedimet me Fuqitë : por nëse vendimet e Fuqive nuk ekzekutohen, shqiptarët do të zmbrapsin armikun nga territori i atdheut të tyre.”

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Deklarata e Ismail Qemalit, Le Figaro

FITORJA E DYTË E MARK GJONAJ

November 8, 2017 by dgreca

Mark GjonajShqiptarët e Nju Jork-ut, nuk kanë më përfaqësuesin e tyre në Ansamblenë e Shtetit , por kanë për të parën herë një përfaqësues në Këshillin bashkiak të Nju Jork-ut. Edhe pse në dukje, pozicioni është praktikisht më i ulët, realisht ky është një pozicion i lakmuar dhe më afër komunitetit, ka më shumë përfitime dhe krijon hapsirë për shërbime ndaj komunitetit.

Garimi i Gjonajt këtë herë ishte më i vështirë(përfshirë garën brenda demokratëve), por edhe për faktin se dy nga katër kandidatët e tjerë, ndikuan në rezultat. Natyrisht që shifrat e fitores nuk ishin si më parë kur garonte për Ansambëlmen i shtetit në distriktin 80. Gjithësesi fitorja e 7 nëntorit 2017 nuk u diskutua për asnjë moment, ai hyri si pretendent në garë dhe i tillë doli, si fitues. Edhe këtë herë komuniteti shqiptar i dha mbështetjen e duhur bashkatdhetarit, e mbështeti në garën për mbledhjen e fondeve, dhe ndjehet krenar se këshilltari i qytetit që luftoi nën siglën e demokratëve e fitoi garën me diferencë prej 3 mijë votash.Gjonaj u votua nga votuesit e Distriktit 13, ku jeton një masë e madhe shqiptarësh, të cilët ishin dominant në këtë rezultat. Ai siguroi 10, 763 vota, nga 7,476, që mori kundërshtari i tij më i afërt, John Cerini. Rezultatet përfundimtare për City Concil janë këto:

1-Mark Gjonaj-49 %

2-John Cerini 36 %

3-Marjorie Velazquez 13 %

4-John Doyle       2 %

5-Alex Gomez   1 %

 

Komuniteti shqiptar ndjehet krenar që ka përfaqësuesin e vet në Këshillin e qytetit. Natyrisht do të ndjehej dyfish i gëzuar nëse do të kishte mundësi që të kishte dhe një përfaqësues në Ansamblenë e Shtetit, por kjo mbetet aspiratë për të ardhmen.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, E MARK GJONAJ, FITORJA E DYTË

“Kryengritja e përgjithshme shqiptare kundër­osmane e vitit 1912”, Monografi gjithëpërfshirëse

November 7, 2017 by dgreca

1 ShatriShkruan: Prof. Dr. Lush Culaj/Monografia gjithëpërfshirëse me titull “ Kryengritja e përgjithshme shqiptare kundër­osmane e vitit 1912 ” është një arritje shkencore e rëndësishme, rezultat i një pune këmbëngulëse hulumtuese e shkencore disavjeçare të autorit.Ajo pasqyron përpjekjet dhe luftën e popullit shqiptar për shkëputje nga sundimi pesëshekullor osman dhe për formimin e shtetit te pavarur kombëtar.

E veçanta e kësaj monografie voluminoze është se ajo, më shumë se asnjë publikim i kësaj natyre, bazohët në dokumente të dorës së parë të arkivave të vendeve ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha, si dhe në studimet më të arrira të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Kjo i ka mundësuar autorit për ta konceptuar në mënyrë origjinale strukturën e monografisë dhe përmbajtën e saj, duke pasqyruar në mënyrë të gjithëmbarshme kryengritjen në të gjitha rrjedhat e saj, si dhe qëndrimin e shteteve ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare. Të gjitha këto autori i ka ndërthurur me mjeshtëri, me një ndarje kronologjike dhe problemore shumë origjinale, më një gjuhë dhe stil të rrjedhshëm dhe të kuptueshëm për të gjithë.

Në hyrje të monografisë autori ka përkufizuar kufijtë e trojeve shqiptare, madhësinë dhe ndarjën administrative osmane për të katër vilajetet shqiptare, numrin e banorëve dhe strukturën etnike e fetare;

– Rrethanat politike në Shqipëri me theks të veçantë në politikën e xhonturqve, aleancat e tyre me pjesëtarët e pakicave, shtetet e të cilave po formonin një aleancë politike e ushtarake kundër Perandorisë Osmane për gllabërimin e trojeve shqiptare.

– Përgatitjen për kryengritje (shkaqet dhe motivet e veçanta të angazhimit bazuar në strukturën fetare e krahinore të vendit);

– Përpjekjet për aleancë me fqinjët dhe për sigurimin e përkrahjes nga Fuqitë e Mëdha;

– Rrjedhat e kryengritjes me specifikat e saj nëpër krahinat të vendit, në javë e muaj, prej nismave të para e deri në fund;

– Përpjekjet për formimin e një qendre drejtuese dhe rolit të saj për njoftimin e opinionit publik dhe për koordinimin e kryengritjes brenda vendit;

– Gjendjën numerike të forcave ushtarake osmane në vilajetet shqiptare, dislokimi, pajisja, organizimi i armatimit, mënyra e regrutimit dhe kompletimi i formacioneve, qëndrimi i ushtrisë ndaj shqiptarëve etj.

Një vend i veçantë i është kushtuar Lëvizjes se Oficereve dhe bashkëpunimit të Lëvizjes Shqiptare me të dhe me Lëvizjen kundër xhonturqve në kuadër të Perandorisë Osmane. Autori evidenton faktin se lëvizja shqiptare nuk u identifikua me strukturat e Lëvizjes antixhonturke, sikur që ishte rasti kur ajo u fuzionua me revolucionin xhonturk, por ruajti autonominë e saj dhe u zhvillua paralel me zhvillimet në kreun e Perandorisë dhe në ushtrinë osmane. Sipas autorit me bashkëpunimin me Lëvizjen e Oficerëve, Lëvizja Shqiptari i iku izolimit dhe denigrimit dhe u bë faktor vendimtar për rrëzimin e qeverisë xhonturke dhe për çlirimin e pjesës më të madhe të trojeve etnike shqiptare.

Në këtë monografi për herë të parë del në pah se gjatë bisedimeve shqiptaro-osmane në Shkup përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Stamboll, me përjashtim të Austro-Hungarisë, bënin presion të vazhdueshëm në qeverinë osmane që shqiptarëve të mos u jepen të drejta që do i veçonin nga kombësitë e tjera, duke e kërcënuar Portën me reagime të dhunshme të shteteve ballkanike. Krahas kësaj autori ka qartësuar sidomos rolin e Serbisë dhe të përfaqësuesve të komunitetit serb të vilajetit të Kosovës, në bisedimet shqiptare osmane që mund të krahasohet me rolin destruktiv dhe antishqiptar të Listës serbe në Republikën e sotme të Kosovës.

 

Vlen të theksohët se autori ka pasqyruar qartë dhe me fakte të pakon­testueshme specifikat dhe angazhimet e përbashkëta të të gjitha trevave të Shqi­përisë, në këtë ngjarje madhore në historinë e kombit tonë.  Në mënyrë të veçantë është evidentuar kontributi dhe roli i drejtuesve lokalë dhe të përgjithshëm të  Kryengritjes. Mbi të gjitha autori ka evidentuar rolin e intelektualit e atdhetarit të shquar Hasan Prishtina, duke e cilësuar si shpirtin e kryengritjes të vitit 1912, për t’iu  dhënë  vendin e merituar edhe drejtuesve të tjerë politikë e ushtarakë të Krye­ngritjes.

Qëndrimi i autorit ndaj pikëpamjeve aktuale antishkencore, sidomos për rolin e Peran­dorisë Osmane në raport më shqiptarët është një aspekt tjetër që  i jep legjitimet të plotë vlerës se punimit. Nga kjo del se autori nuk është nga ata historianë që për interesa të caktuara individuale apo grupore e paraqesin pushtimin dhe  sundimin pesëshekullor  të  Perandorisë Osmane e si një lloj asis­­ten­ce miqësore e të dobiprurëse për popullin shqiptar.  Për më tepër autori ka nxjerrë në pah politikën armiqësore, sidomos të regjimin xhonturk, i cili në zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit 1912  me dhunë dhe shantazhe ka penguar zgjedhjën e përfaqësuesve të vërtetë të popullit shqiptar dhe ka bërë aleancë me strukturat drejtuese të elementit vendor serb, bullgar, grekë e vlleh kundër shqiptarëve. Me intriga e shantazhe  ka bërë që shqiptarët e besimit katolikë në sanxhakun e Shkodrës të mos kenë asnjë përfaqësues të vet ndërsa shqiptarët e besimit ortodoksë kanë mbet të përfaqësohen nga deputetët grekë e vlleh. Profesor Shatri në mbështetje të meto­dolo­gji­së së punës shkencore evropiane ka spikatë përcaktimin e vendosur dhe angazhimi vetëmohues i të gjithë shqiptarëve qe edhe me luftë të armatosur të siguroj të drejtat e natyrshme si të çdo populli tjetër  për të jetuar i lirë dhe i pavarur në një shtet të përbashkët. Nga pasqyrimi i betejave dhe luftimeve sidomos ato për çlirimin e Pejës, qëndresa heroike e forcave të Isa Boletinit, pastaj luftimet  në Malësinë e Gjakovë, në Rrafshin e Dukagjinit, e Hasi në rrethinat e Dibrës del se vetëm gjatë vitit 1912 shqiptarët kanë luftuar më shumë se asnjë popull  në Ballkan kundër Perandorisë Osmane.

Duke analizuar faktet historike autori ka arritur të sqarojë në detaje lëvizjen kryengritëse shqiptare. Duke pasur parasysh  faktin se disa kombe, sidomos ato në Ballkan, kanë arritur që  edhe nëpërmjet faktorit fetar të arrijnë formimin dhe konsolidimin e shteteve të veta,  autori ka specifikuar edhe  këtë aspekt në kuadrin e shoqërisë  shqiptare dhe rëndësinë e tij në funksion të zgjidhjes së çështjes tonë kombëtare. Lidhur me këtë autori ka evidentuar më saktësi shkencore specifikat dhe kontributin e përbashkët të të gjitha komuniteteve fetare, duke  spikatë rolin e pakon­­­testueshëm të figurave më markantë nga radhët e tyre. Kështu në këtë studim shumë­dimen­sional evidentohen përkrah Isa Boletinit, Sadik Ramës edhe Mehmet Pashë Derallës edhe Zefi i Vogël, Zef Gjidoda e Pjetër Çeli, në sanxhakun  e Shkodrës  nxirrën në pah qëndrimi konsekuent kombëtar i Imzot Serreqit, angazhimi luftarak i Zef Haberit; në  Shqipërinë e Mesme, Dom Nikollë Kaçorri, Mustafa Kruja, Abdi dhe Refik Bej Toptani, Hafëz Ibrahim Dalliu; në Mirditë  Preng Bib Doda, Gjon Marka Gjoni; në krahinën e Dibrës Basri Beu, Mersim Dema etj; në sanxhakun e Janinës, Kadri Kumbaro Gjata, Muharrem Rushiti, Spiro Bellkameni (këtë të fundit, kryetarët e çetave të Kolonjës dhe të Korçës, ndonëse shumica qenë myslimanë, e zgjo­dhën për komandant të tyre).

Autori ka trajtuar në hollësi edhe kuvendet shqiptare duke filluar nga ato me karakter lokal krahinor e duke përfunduar me kuvendet mbarëshqiptare si Kuvendi i Junikut për të cilin ka saktësuar se ka zgjatë edhe dy ditë me tepër sesa që është evidentuar në të gjitha shkrimet e deritashme prej 21 – 27 maj etj. Këtu për herë të parë janë evidentuar shumica e  delegatëve të Kuvendit të Junikut dhe gati për çdonjërin janë dhënë shënime që pasqyrojnë angazhimin e tyre edhe para kryengritjes por edhe në ngjarjet e mëvonshme, duke pasqyruar edhe fatin e tyre tragjik të pësuar nga makineria vrastare e Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, të  Mbretërisë Jugosllave, por edhe të Jugosllavisë së Titos  dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës.

Një vend të veçantë autori i ka kushtuar përkrahjes se kërkesave të Hasan Prishtinës nga drejtuesit e Lëvizjes kombëtare të vilajetit të Manastirit dhe të trevave të tjera shqiptare. Nga kjo del se ata e njihnin Hasan Prishtinën si përfaqësues të tyre në bisedimet që po zhvilloheshin me Komisionin Qeveritar, në gusht të vitit 1912. Komiteti Revolucionar i Elbasanit shkoi edhe një hap më tej, kur e njoftoi udhëheqjen e kryengritjes në Kosovë se e autorizonte Hasan Prishtinën ti përfaqësonte në bisedimet e Shkupit. Në vazhdim të kësaj monografie pasqyrohen edhe kër­ke­sat specifike të Shqipërisë së Jugut të cilat u shtruan në formë Memorandumi drejtuar Qeverisë Osma­ne. Por sidoqoftë qëllimi i udhëhe­qës­ve të Shqipërisë së Jugut ishte adoptimi i një programi politik të tyre, të njëjtë me atë të Shqipërisë Verilindore.

Është meritë e autorit që ka evidentuar edhe angazhimin e “Shoqërisë së Zezë për Shpë­tim” dhe të Komitetit të Shkupit, në takimin e  14 tetorit, ku është përcaktuar qartë qën­dri­min i shqiptarëve në Luftën Ballkanike. Edhe në takimin në Durrës, më 12 nëntor 1912, krerët  e Krye­ngritjes në Shqipërinë e Mesme miratuan Memorandumin drejtuar perandorit Franc Jozefit të Aus­­tro-Hungarisë, të cilin e hartoi kleriku atdhetar Atë Nikollë Kaçorri. Me këto dy takime është  parashtruar jo vetëm qëndrimi ndaj Luftës Ballkanike, por edhe platforma e vendimeve të Kuven­dit të Vlorës e kompletuar nga Ismail Qemal Beu e Luigj Gurakuqi, me miratimin e  diplo­ma­cisë austro-hungareze.

Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes por edhe preferencat për satelitët e tyre ballkanas kanë zënë një vend të rëndësishëm  në këtë monografi, duke e pasuruar dhe kompletuar  historinë diplomatike shqiptare. Në këtë kontekst autori spikatë qëndrimin miqësor të Austro-Hungarisë ndaj Perandorisë Osmane por edhe ndaj popullit shqiptar, por duke mos e përkrahur kryengritjen e armatosur. Edhe Gjermania si aleate e Vjenës ishte për reforma në Shqipëri. Por nuk e mbështeste kryengritjen. Anglia konsideronte se shqiptarët nuk do të mund të arrinin objektivat e tyre sepse ende nuk ishin të bashkuar sa duhet, problematikë që është aktuale edhe deri më sot, ndërkaq Rusia dhe Franca kishin qëndrim shumë armiqësor ndaj shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre për pavarësi, qëndrim të përafërt kishte edhe Italia, ndonëse ishte aleate e Austro-Hungarisë.

Autori i ka kushtuar kujdes të veçantë qëndrimit të shteteve ballkanike ndaj kryengritjes dhe çështjes shqiptare përgjithësisht. Ai ka specifikuar politikat e çdonjërit prej këtyre shteteve por edhe synimin e tyre të përbashkët për gllabërimin e trojeve etnike shqiptare. Paralel me këtë është sqaruar me shumë saktësi edhe qëndrimi i drejtuesve të Kryengritjes dhe kontaktet e tyre më përfaqësuesit diplomatikë-agjenturorë e ushtarakë të këtyre shteteve. Në shumicën e rasteve, përkundër nevojës së madhe për armë e mjete të tjera materiale, prijësit shqiptarë  e ruajtën pava­rësinë e veprimit dhe nuk u bënë vegla të fqinjëve grabitqarë. Spikat në këtë drejtimin Hasan Prishtina, por edhe Isa Boletini, i cili ndonëse i pashkollë mbrojti me konsekuencë pavarësinë e lëvizjes, përkundër angazhimit të përfaqësueseve më të shquar të shërbimeve diplomatike, agjen­tu­rore e ushtarake të Serbisë, duke përfshirë edhe  shefin e “Dorës së Zezë”, Dragutin Dimi­trije­viq Apisin që ka organizua Grushtshetin e vitit 1903 në Serbi, por edhe atentatin e Sarajevës, më 1914. Ky aktivitet kishte mbështetje të fuqishme të ministrit rus në Beograd, Hartvig, që kishte përkrahjen e pa rezervë të Car Nikollajt II dhe dukej se ishte më i fuqishëm se vet ministri i Jashtëm rus Sazonov. Vend i veçantë i është kushtuar edhe qëndrimit të Bullgarisë, e cila në fillim, sidomos mbreti Ferdinand dhe shtypi e përkrahën kryengritjen, por kur shqiptarët hynë në Shkup, në gusht 1912, dhe kur shkuan deri në Veles dhe në Selanik, qeveria dhe opinioni bullgar u bënë kundërshtarët më të zeshëm të saj.  Autori me të drejtë konstaton se qeveria malazeze dhe sidomos mbreti Nikollë kishin arritur të bindnin disa nga prijësit malësorë se Mali i Zi ishte një aleatë i tyre i sigurt në luftën kundër Perandorisë Osmane, por kleri atdhetar në krye me Atë Gjergj Fishtën, Imzot Serreqin dhe Nikollë Kaçorrin nuk u mashtruan nga lajkat e mbretit plak; ata i sqaruan dhe arritën ti bindin shumicën e malësorëve –spartanëve të Shqipërisë, se fati i kësaj pjese të tokës shqiptare është në shtetin e përbashkët në Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Krahas kësaj autori ka evidentuar edhe çështjen e ratifikimit të kufirit të Perandorisë Osmane më Malin e Zi në rreth fshatit Rrzhanicë, ratifikim që nuk e lejonin banorët e Rugovës ,të Plavës e Gucisë, sepse këtu ishte fjala për një fshat thjeshtë shqiptar. Sipas autorit problemi i kufirit që është gati identik me çështjen e demarkacionit sot mbeti aktual deri në fillim të Luftës së Parë Ballkanike sepse palët kontraktuese nuk i kishin konsultuar fare shqiptarët nëpër trojet e të cilëve kalonte vija e kufirit. Prandaj mbetëshin të kota përpjekjet e Malit të Zi për ta detyruar Portën ta ratifikonte Protokollin e nënshkruar më herët në Cetinë sepse këtë nuk donte ta zbatonte as komisari i saj, një shqiptar i dinjitetshëm e atdhetar. Rëndësi të veçantë autori i kushton qëndrimit të Greqisë ndaj kryengritjes shqiptare dhe synimeve të saj shumë agresive ndaj trojeve shqiptare. Sipas tij shpërthimi i kryengritjes dhe sidomos zgjerimi i saj në Shqipërinë e Jugut nuk mirëpritet nga qeveria e Athinës dhe qarqet ekspansioniste helene të cilat me një qarkore të veçantë u bënin me dije përfaqësuesve diplomatikë e konsullorë “përcaktimin gjeografik të nocioneve Shqipëri dhe Epir!, të cilat sipas tyre ishin pjesë të veçanta e nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Në vazhdim autori thekson se, për dallim nga shtetet tjera ballkanike që i lajkatonin shqiptarët, shovinistët grekë intensifikuan aktet diversioniste me grupe të armatosura të andartëve grekë nëpër pjesët jugore të vilajetit të Janinës, sidomos në Çamëri. Përkundër kësaj, sipas autorit, pala shqiptare në krye me Ismail Qemalin vazhdojnë përpjekjet për bashkëpunim me Greqinë por kjo nuk mundi të arrihej. Edhe përpjekja për caktimin e një vije ndarëse etnike në mes të grekëve dhe shqiptarëve ishte pothuajse e parealizueshme. Pengesa ishin megalomania dhe mosbesimi i grekëve, por edhe fakti se marrëveshja do të ishte e vështirë të pranohej edhe nga pjesa më e madhe e rretheve drejtuese të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që nuk pranonin përfshirjen e Çamërisë në sferën e influencës greke; gjithashtu marrëveshja do të kundërshtohej me vendosmëri edhe nga vetë popullsia çame , e cila në burimet e kohës cilësohej si “ armiku më i madh i helenizmit ”.

Autori ka meritën, që burimet e vjela i ka integruar natyrshëm brenda shkrimit historik, i ka menaxhuar me kujdes, i ka përdorur në vendin e duhur dhe mbi të gjitha, u është dhënë për­pa­rësi burimeve parësore ndaj dytësoreve. Si i tillë ai ka mundur të tërheq prej dokumentacionit his­torik embrionin e problemit. Pra, ajo çka është e fshehur në këtë dokumen­ta­cion është zbu­luar, interpretuar, analizuar, përgjithësuar e së fundmi është pasqyruar me një shkrim të rrjedhshëm e bindës për lexuesin.

Kësaj i shtohet fakti që prof Shatri ka gati një gjysmë shekulli përvojë të pasur në fushën e stu­­dimeve dhe hynë në mesin e historianëve më të mirë, jo vetëm në Kosovë por në mbarë arealin shqiptar. Në rrjedhën e studimit dukët çartë se autori ka jo vetëm një përgatitje të mirë teorike, por edhe një mjeshtëri të spikatur shkencore.

Në rrafshin metodologjik-hulumtues, me qëllim që lexuesi ta ketë para vetes një pasqyrë të ngjarjeve sa më komplete në vazhdimësi, duke mos i shkëputur ato nga konteksti historik, autori brumin e lëndës në këtë libër e organizon në njëzet ndarje, të cilat janë të lidhura ngushtë mes veti dhe përbëjnë boshtin e këtij studimi.

Përmbajtja e konkluzioneve dhe krahasimeve për morinë e problemeve që përmbledhë  kjo tematikë  ka bërë studimin një monografi me të vërteta historike dhe shkencore të pakontestueshme.

Duhet shtuar se autori gjatë shkrimit të tekstit ka dhënë shënime sqaruese për shumicën e protagonistëve të këtyre rrjedhave, duke e bërë kështu këtë monografi edhe një enciklopedi të vogël, që do jetë ndihmesë për lexuesin dhe për studiuesit e kësaj periudhe si dhe të periudhave të mëhershme e të mëvonshme të historisë sonë. Monografia shoqërohet me përfundime, burime, literaturën ndihmëse dhe nga fjalorthi i termave osmanë dhe të tjera.

Pra, ky libër është mjaft voluminoz dhe ka 960 faqe të formatit të madh dhe është shkruar me një stil të qar­të dhe të rrjedhshëm. Struktura e botimit përgjithësisht është e drejtë dhe e punuar me të gjitha kriteret më të avancuara të metodologjisë shkencore. Përveç hyrjes dhe shtjellimit të kësaj periudhe me mjaft interes, librin e pasuron për­mbyllja në gjuhën angleze dhe bibliografia mjaftë e pasur si dëshmi e punës vetëmohuese dhe frytdhënëse të autorit.

Nga analiza e hollësishme e përmbajtjes dhe pasqyrimi i aparatit shkencor mund të për­fun­dohet se monografia “Kryengritja e përgjithshme shqiptare e vitit 1912” shënon një arritje të rëndë­sishme në historiografinë shqiptare, në të janë sqaruar shumë dilema lidhur me gjendjën dhe statusin e shqiptarëve në fund të sundimit të Perandorinë Osmane dhe për domosdoshmërinë e kryengritjes së armatosur. Gjithashtu janë pasqyruar në mënyrë të qartë edhe objektive synimet gllabëruese të shteteve ballkanike, por edhe qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare me gjithë nuancat e vetëkuptueshme.

Filed Under: Histori Tagged With: antiosmane, Kryengritja e pergjithshme, Muhamet Shatri, Prof. Dr. Lush Culaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1691
  • 1692
  • 1693
  • 1694
  • 1695
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT