• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shakaja serioze e një ambasadori

November 1, 2017 by dgreca

Shkruan: Prof.dr. Eshref Ymeri-Los Angelos-Kaliforni/1 Eshref

Para do kohësh, në njërën nga faqet e internetit, qe botuar njoftimi i mëposhtëm:“Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov (1953), ka deklaruar se vendi i tij mund të ofrojë alternativë për Maqedoninë, Ballkanin Perëndimor apo qoftë ndonjë vend tjetër, për shkak se, sipas tij, gjithmonë ka alternativë tjetër nga integrimet euroatlantike, transmeton INA, duke cituar portalin euroaktiv” (Citohet sipas: “Integrimi në NATO e BE? Rusia ka tjetër ofertë për Maqedoninë”. Faqja e internetit “Përqasje”. 06 maj 2017).

         Kur lexuesi objektiv njihet me këtë deklaratë të ambasadorit rus në Bashkimin Evropian, vetvetiu, shtron pyetjen e parë:Po cila na qenka kjo “alternativa tjetër nga integrimet euroatlantike”, të cilën Kremlini ia ofruaka Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor?

Se kur ai ofruaka një tjetër alternativë, do të thotë që ajo na qenka më e mirë sesa alternativa euroatlantike. Se domosdo që alternativën më të mirë kush nuk e do. Në këtë mes, lexuesi shtron pyetjen e dytë:

Cilët janë treguesit që dëshmojnë për përparësitë e alternativës më të mirë në zhvillimin e vendit?

Lexuesi dëshiron të njihet me treguesit e alternativës më të mirë, në mënyrë që të shikojë konkretisht se ku mishërohen “përparësitë e alternatives ruse”, në ballafaqim me alternativën euroatlantike.

Përgjigjja është e thjeshtë fare. Treguesi kryesor i një alternative më të mirë qeverisjeje, është demokracia e konsoliduar, nga e cila buron ndërtimi i një shteti ligjor që nënkupton respektimin e opozitës dhe të  mjeteve të informimit masiv, ndërrimin e pushtetit përmes respektimit të votës së lirë të qytetarëve, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të individit, rritjen e nivelit të jetesës së qytetarëve dhe ruajtjen e shëndetit të tyre etj., etj. Paskëtaj vjen pyetja e tretë:

Po si qëndron puna me demokracinë në Rusi? A është e konsoliduar dhe a është më e mirë ajo sesa demokracia euroatlantike, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor ta “importojnë” atë nga Moska?

Fatkeqësisht, në Rusi jo vetëm që nuk bëhet fjalë për demokraci të konsoliduar, por madje as që dihet se ku bie ajo me adresë. Ky nuk është vlerësimi im personal për demokracinë ruse. Ky është përfundim që vjen nga mendimi intelektual rus.

Vladislav Inozemcev (1968), ekonomist, sociolog dhe personalitet politik, doktor i shkencave ekonomike, jep disa arsye se pse nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë demokracia në Rusi. Por unë jam ndalur vetëm në tri prej tyre.

         Së pari, mungesën e demokracisë ai e lidh me specifikën e historisë ruse. Në këndvështrimin e tij, roli i individit në historinë e Rusisë është i madh, për të mos thënë shumë i madh. Gjatë shekujve, vendi personifikohej me shtetin, kurse shteti me figurën e individit. Kësisoj pushteti i sovranit nuk vihej në diskutim asnjëherë në raport me forcat politike. Ai ka qenë tërë kohën një pushtet jo politik, por simbolik. Nuk kanë pasë ekzistuar grupime politike konkurruese, ka munguar presioni i oborrtarisë mbi sovranin. Kjo pati sjellë si pasojë personalizimin e paimagjinueshëm të pushtetit, shembëlltyrat e të cilit haseshin në historinë e diktaturave lindore. Prandaj “cilatdo forma të jashtme qytetërimi që merrte politika ruse, ajo, gjatë gjithë shekujve, ka pasë qenë vërtitur rreth individëve… Cili është përfundimi që del nga kjo? Për të qenë skajshmërisht i ndershëm, duhet thënë se del vetëm një përfundim: në Rusi, gjatë mijëvjeçarit të fundit, demokracia nuk ka pasë ekzistuar dhe sot nuk ekziston”. (Vladimir Inozemcev. “Pesë arsye se pse në Rusi nuk do të ketë demokraci”. Faqja e internetit “Snob”. 20 tetor 2015).

Së dyti, mungesën e demokracisë në Rusi, dr. Inozemcevi e lidh me kultin e individit. Dihet që demokracia është një sistem, në të cilin shoqëria ndahet në grupe të lëvizshme që quhen pakicë dhe shumicë. Për vendosjen e demokracisë ato duhet të jenë të lëvizshme, çka bën të mundur zëvendësimin demokratik të pushtetit. Praktika e një zëvendësimi të tillë, bën të mundur që pakica dhe shumica të sillen me respekt ndaj njëra-tjetrës, çka do të thotë çpersonalizim i pushtetit, si në vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar. Kurse në Rusi, ku ka mbizotëruar përjetësisht kulti i individit dhe dramatizimi i kontradiktave, gjatë shekujve ka ardhur dhe është formuar një mendësi e tillë, sipas së cilës kundërshtimi konsiderohet krim. Pra, në parim, një dukuri e tillë është e kuptueshme dhe e shpjegueshme: po kritikove partinë, ti mund të konsiderohesh opozitar, por ama po kritikove atë që është në krye, atëherë ti vlerësohesh si armik. Dhe sigurisht që, në kuadrin e kultit të individit, kur kreu i vendit e identifikon veten me shtetin, atëherë kundërshtarit të tij i vihet nofka e tradhtarit të popullit. Dhe kështu ka ndodhur konkretisht me ata që kritikonin Stalinin në Bashkimi Sovjetik ose Enver Hoxhën në vendin tonë, sepse që të dy këta diktatorë dhe përgjithësisht të gjithë diktatorët e vendeve komuniste, ishin të vetmit individë që gëzonin imunitet të plotë, në raport me bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.

Prandaj dr. Inozemcevi vëren me shumë të drejtë se, për shkak të kultit të individit, në shoqërinë ruse është gjallëruar turravrap “kultura e qëndrimit nihilist ndaj mendimit ndryshe, sapo në Rusi u vendos haptazi një pushtet i personalizuar” (po aty).

         Së treti, mendësia perandorake përbën karakterin specifik të raportit të rusëve me bazueshmërinë (themeltësinë) e pushtetit. Gjatë shekujve, rusët janë vetëdijësuar për natyrën parësore të bashkësisë (komunitetit) dhe natyrën dytësore të individit. Një gjë e tillë është ngulitur fort në përceptimin e realitetit nga ana e popullit rus. Pikërisht këtu e ka burimin qëndrimi krejtësisht përbuzës ndaj vetvetes dhe gatishmëria (edhe nëse individi nuk bën sakrifica në kuadrin e nismës personale) për të përligjur sakrifica të tilla që bëhen nga të tjerët, nëse, natyrisht, ato ndihmojnë për “madhështinë”  e shtetit, qoftë konkretisht, qoftë në një mënyrë të përfytyruar.

Dr. Inozemcevi thekson se si shfaqje e dukshme e kësaj madhështie paraqitet një territor, i cili nuk zgjerohet me ritmet e njohura nga të gjithë në raport me vende që kanë prirje pacifiste. Po të merret parasysh si përmasa e territoreve të kontrolluara, ashtu edhe kohëzgjatja e sundimit mbi to, atëherë duhet thënë se Rusia duhet vlerësuar si perandoria më e madhe në historinë e njerëzimit. Si rregull, me konsolidimin e normave demokratike, shtetet vijnë e bëhen më pak të prirura për luftë dhe për ushtrimin e dhunës. Pikërisht këtu del në pah gracka ruse. Periudha e sundimit të Pjetrit I (1672-1725) ose të Ekaterinës II (1729-1796), në formimin psikologjik të popullit rus, vlerësohet si një epokë madhështore e historisë kombëtare, jo për arsye të shndërrimit të Rusisë në një vend të evropianizuar, por, para së gjithash, për shkak të sukseseve ushtarake dhe të zgjerimit territorial të perandorisë ruse. Si rrjedhojë e një mendësie të tillë perandorake, lirinë dhe hapjen që solli Gorbaçovi (1931) në vitin 1985, populli rus e hodhi pas krahëve në sfondin e humbjes së një pjese të madhe të territorit të ish-superfuqisë sovjetike. Dhe, e kundërta, “sukseset” e Putinit (1952) në mbajtjen e pakuptimtë të pushtuar të Çeçenisë së panevojshme për Rusinë që prej vitit  2000 dhe përfshirja e Krimesë më pak të vlefshme në përbërjen e saj në vitin 2014, e kanë shndërruar atë në udhëheqësin më të nderuar të vendit. Por çdokush duhet ta ketë të qartë që apologjia e dhunës dhe e agresionit nuk mund të kombinohet me demokracinë. Sepse “demokracia është e rrezikuar skajshmërisht në një sistem, ku si vlerë kryesore paraqitet zgjerimi i kufijve shtetërorë me territore të huaja” (po aty).

         Ky përfundim mjaft objektiv që nxjerr dr. Inozemcevi, dëshmonë më së miri se shumica dërrmuese e popullit rus është e kapluar nga ideja e shovinizmit rusomadh, për të cilin ai ka bërë kurban demokracinë, se, në vend të saj, ai parapëlqen kultin e individit.

         Dr. Inozemcevi ka harruar të theksojë edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme që lidhet me kultivimin e mendësisë perandorake, deri në shovinizëm të kulluar, në formimin psikologjik të popullit rus. Mendësinë e tij perandorake e kanë yshtur edhe disa shkrimtarë të mëdhenj rusë, të cilët janë figura të shquara jo vetëm në letërsinë ruse, por edhe në letërsinë botërore. Fatkeqësisht, këta shkrimtarë të mëdhenj kanë qënë, në të njëjtën kohë, edhe bartës të shovinizmit  rusomadh. Duhet theksuar se në formimin e tyre intelektual, ata kanë pasë qënë bartës të dy mendësive krejtësisht të kundërta. Së pari, ata kanë qenë kundër diktaturës së ushtruar nga kasta sunduese ruse. Por, nga ana tjetër, ata kanë qenë mbështetës të fuqishëm të kastës në fjalë, sa herë që kjo ka manifestuar në praktikë shovinizmin rusomadh, të konkretizuar me pushtime territoresh të huaja.

Njëri nga këta shkrimtarë shovinist ka qenë Pushkini (1799-1837), i cili ka pasë mbështetur kryengritjen e dekabristëve të vitit 1825 kundër carizmit. Pesë krerë të asaj kryengritjeje, cari Nikollaj I (1796-1855) i dënoi me vdekje, kurse shumë të tjerë i degdisi në internim në humbëtirat e Siberisë. Në letërsinë ruse janë të famshme dy poezi frymëzuese që Pushkini ua dërgonte dy prej figurave të shquara të të internuarve dekabristë në Siberi: njërën poezi ia kushtonte filozofit dhe publicistit Pjetër Çadajev (1794-1856), kurse me tjetrën i drejtohej poetit dhe shkrimtarit Aleksandër Odojevski (18022-1839). Me ato dy poezi-mesazhe, Pushkini u jepte zemër dekabristëve të internuar në kampet e punëve të detyrueshme, pas dështimit të kryengritjes së tyre të vitit 1825. Por, çuditërisht, pesë vjet më vonë, Pushkini u bë mbështetës i fuqishëm i carizmit dhe i carit Nikollaj I në epshet shoviniste të këtij të fundit për pushtime territoresh të huaja.

Në vitin 1830 pati shpërthyer një kryengritje nacionalçlirimtare në Poloni, në Letoni dhe pjesërisht në Bjellorusi dhe në Ukrainë. Pas betejash të përgjakshme, në vitin 1831, ushtria ruse e shtypi kryengritjen me egërsi, kurse territoret e këtyre vendeve u shpallën pjesë e perandorisë ruse. Disa deputetë të parlamentit francez bënë thirrje asokohe për t’u shkuar në ndihmë kryengritësve të lirisë. Pushkini, në poezinë “Shpifësve kundër Rusisë” u përgjigjet atyre, duke deklaruar se nuk kanë të drejtë të futin hundët në një debat “familjar”. Lidhur me po ato ngjarje, në poezinë me titull “Përvjetori i Borodinosë”, Pushkini qesh me ligësi lidhur me shuarjen e shtetit polak, si edhe të shpresave për liri të popujve të tjerë sllavë.

Një tjetër shkrimtar i madh rus, i dalluar për shovinizmin e tij karakteristik, ka qenë Dostojevski (1821-1881). Në vitin 1849, Dostojevski qe arrestuar për pjesëmarrje në një mbledhje të grupit të Mihail Petrashevskit (1821-1866), anëtarët e të cilit ishin ithtarë të revolucionit kristian. Aty qe lexuar një letër e Bjelinskit për Gogolin, në të cilën bëhej fjalë për gjendjen e mjeruar të Rusisë, ku mbretëronte anarshia. Cari Nikollaj I po shqetësohej se në Rusi mund të shpërthente zjarri i ndonjë revolucioni socialist, prandaj anëtarët e grupit të Petrashevskit u arrestuan dhe u burgosën. Pas njëfarë kohe, ata u njoftuan se ishin dënuar me vdekje. Një ditë prej ditësh, ata i nxorën në një shesh dhe u lexuan vendimin për dënimin me vdekje. Ndërkohë që ata po shikonin të tmerruar tytat e pushkëve të skuadrës së pushkatimit, pati ardhur urdhri për zëvendësimin e dënimit me vdekje me internim në punë të rëndë në Siberi. Cari e paskej sajuar vetë një shaka të tillë mizore, për t’u dhënë të kuptonin që të mos u shkonte mendja kurrë më për rebelime të tilla. Dhe Dostojevski i ngrysi 10 vjet në internim ne Siberi për shkak të “bamirësisë” së carit Nikollaj I, të cilit kundërshtari i tij, demokrati dhe publicisti i njohur Aleksandër Herceni (1812-1870) i pati vënë nofkën “Nikollaj Pallkin” (Nikollaj Dajaku). Madje në mjediset e intelektualëve përparimtarë rusë, periudha e sundimit të tij (1825-1855), qe karakterizuar si “epoka e heshtjes së tmerrshme”.

Por në prill të vitit 1877, kur në krye të fronit ishte car Aleksandri II (1818-1881), pati filluar lufta ruso-turke. Asokohe Dostojevki pati bërë thirrje për pushtimin e Konstantinopojës. Në veprën “Ditari i shkrimtarit”, të mbajtur në periudhën janar-gusht të vitit 1877 dhe të përfshirë në vëllimin e 14-të, f. 74, të veprave të Dostojevskit prej 15 vëllimesh, të cilat, në vitin 1995, i hodhi në qarkullim Shtëpia botuese “Nauka”, është botuar një artikull i tij me titull:

“Po e përsëris edhe një herë që Konstatinopoja, herët ose vonë, duhet të jetë jona”.

 Aty ai shkruan:

“Po, Briri i Artë (gjiri në ngushticën e Bosforit – E.Y.) dhe Konstantinopoja do të jenë tonat… Dhe, së pari, kjo do të ndodhë vetvetiu, pikërisht se ka ardhur vakti, por edhe nëse nuk ka ardhur ende as tani, atëherë vakti tashmë është afër me të vërtetë, këtë e tregojnë të gjitha shenjat. Kjo është një dalje e natyrshme, kjo, si të thuash, është fjala e vetë natyrës”.

Kjo është një deklaratë me të vërtetë e çuditshme, e cila i ka pasë dhënë krahë shovinizmit rusomadh në radhët e popullit rus. Prandaj jo më kot “Hitleri, i cili, me sa duket, e kishte lexuar Dostojevskin, portretin e tij e kishte varur në kabinetin e vet. Se e respektonte. Gebelsi, gjithashtu, ishte entuziast për Dostojevskin, për çka shkruante në ditarin e vet.  Se domosdo që e respektonte. Në vitet e Luftës II Botërore (kur trupat gjermane kishin pushtuar pjesë perëndimore të territorit sovjetik – E.Y.), Dostojevski ishte shumë popullor dhe përgjithësisht konsiderohej si shkrimtari më i dashur nga autoritetet pushtuese gjermane” (Citohet sipas: “Dostojevski, i kapluar nga “ideja ruse”, ishte nismëtari i “botës ruse” të ditëve tona”. Faqja e internetit “strelaua.com”. 11 shkurt 2016).

Një tjetër shkrimtar i madh rus me bindje shoviniste, ka qenë Sollzhenjicini (1818-2008). Ai pati qenë kundërshtar i rreptë i diktaturës komuniste në Bashkimin Sovjetik. Prandaj autoritetet sovjetike e dëbuan nga vendi në vitin 1974 dhe 20 vjet rresht ai i kaloi në emigracion. Por në  korrik të vitit 1990, Sollzhenjicini pati shkruar një broshurë me titull “Si ta rregullojmë Rusinë”, e cila u botua në gazetën “Komsomolskaja pravda” më 18 shtator të po atij viti. Në atë broshurë, Sollzhenjicini shpreh pikëpamjet e veta për Kazakistanin dhe për Ukrainën. Sipas tij, pjesa më e madhe e Kazakistanit i takon Rusisë, kurse Ukrainën ai e vlerëson si pjesë të Rusisë. Këto pikëpamje shoviniste patën ngjallur reagime të fuqishme kundër tij në Kazakistan dhe në Ukrainë, në të cilat ai vlerësohej si përfaqësues i shovinizmit rusomadh.

Të njëjtin qëndrim shovinist Sollzhenjicini e ka mbajtur edhe ndaj Kosovës. Në një material, të botuar në internet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, thuhet:

“Serbëve që kanë mbetur për të jetuar në tokën historike të krahinës së Kosovës që ia shkëputën padrejtësisht, shkrimtari u është drejtuar përmes gazetës “Lajmet e mbrëmjes të Beogradit”: “Gjatë viteve të vështira që lamë pas, ju tashmë keni pësuar rrënim: u janë zhdukur tempuj ortodoksë, u janë djegur shkolla serbe, keni përjetuar sulme të drejtpërdrejta, të shoqëruara me vrasje. Zoti jua ruajt burrërinë të qëndroni pranë varreve të të afërmëve tuaj edhe në të ardhmen. Sepse Fushë-Kosova është djepi i kulturës dhe i historisë suaj” (Citohet sipas: Anna Pupenko. “Sollzhenjicini i mëson serbët të mos ia japin Kosovës pavarësinë. Faqja e internetit e gazetës “Komsomolskaja Pravda”. 21 shkurt 2008).

Me sa duket, mungesa e humanizmit dhe bindjet shoviniste rusomadhe nuk e lejonin Sollzhenjicinin të shikonte mizoritë e përbindshme që shovinizmi serbokriminal pati kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Sollzhenjicini jo vetëm që nuk ishte humanist, por ai nuk ishte as demokrat. Në njërën nga faqet e internetit jepet një fakt interesant:

“Sollzhenjicini pati uruar gjeneralin Pinoçeti (1915-2006) që kreu grusht shteti në Kili dhe që, pa gjyq dhe pa hetuesi, pati vrarë me mijëra njerëz në stadiumet e Santiagos. Sollxhenjicini qe pikëlluar sinqerisht me rastin e vdekjes së diktatorit fashist Franko (1892-1975) dhe u pati bërë thirrje autoriteteve të reja spanjolle të mos nxitoheshin me demokratizimin e vendit” (Citohet sipas: “Cili është kontributi i Sollzhenjicinit në histori”. Faqja e internetit “inance.ru”. 11 tetor 2015).

Në një intervistë të asaj kohe lidhur me qëndrimin e Sollzhenjicinit ndaj pavarësisë së Kosovës, Kadarea ka deklaruar:

“… Ёshtë vënë në dukje kohët e fundit afrimi i tij me Putinin, që ka luajtur një rol në mendimet e tij, te cilat patën rënë disa herë ndesh me veprën e tij, siç ishte rasti i Kosovës, kur, për fat të keq, e përsëris, për fat të keq, ai u pajtua me mendimin e Rusisë zyrtare, kundër forcave të lirisë në Ballkan… Por kjo ndodh jo rrallë me shkrimtarët e mëdhenj dhe të shquar, që jo rrallë, parimet që ata mbrojnë në veprat e tyre, bien disa herë ndesh me mendimet që ata kanë në një periudhë të caktuar të jetës së tyre… figura e tij është në përgjithësi e qartë, por që thashë unë, është një incident” (Citohet sipas: “Kadare: Fatkeqësia e Sollzhenjicinit për “Kosovën””. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 09 gusht 2008).

Kadarea mundohet më kot “ta zbutë me melhem” qëndrimin shovinist të Sollzhenjicinit ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Sollzhenjicini nuk u afrua rastësisht me Putinin. Ishin pikërisht bindjet e tyre shoviniste, idetë e shovinizmit rusomadh që i bënin të rreshtoheshin në të njëjtën llogore kundër pavarësisë së Kosovës.

Nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë ajo që nxjerr në pah Kadarea se gjoja afrimi i Sollzhenjicinit me Putinin “ka luajtur rol” në mendimet e shkrimtarit, çka bëri që ai “të pajtohej me mendimin e Rusisë zyrtare” në qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës. Kjo që thotë Kadarea nuk është aspak e vërtetë. Idetë e shovinizmit rusomadh, siç u faktua konkretisht më lart, Sollzhenjicini i ka pasur të kultivuara në vetëdijen e vet me kohë e me vakt, shumë kohë para se Putini të dilte në skenën politike ruse. Ato ide ishin produkt i ideologjisë shoviniste rusomadhe, të cilat, të tre shkrimtarët e lartpërmendur (pa qenë nevoja për t’u ndalur te të tjerë shkrimtarë), i kanë pasur si yll karvani në formimin e tyre intelektual, duke ecur me vetëtije të plotë, ashtu si edhe politika zyrtare ruse, në shinat e shovinizmit rusomadh për pushtimin e territoreve të huaja.

Qëndrimi shovinist ndaj Ukrainës, ishte nyja lidhëse që dëshmonte për ngrohtësinë shpirtërore që ushqenin për njëri-tjetrin Sollzhenjicini dhe Putini, çka ky i fundit e dëshmoi në praktikë me sulmin që ndëmori kundër saj disa vjet pas vdekjes së shkrimtarit. Pra, qëndrimi shovinist i Sollzhenjicinit ndaj pavarësisë së Kosovës nuk ishte aspak një incident, siç gjykon pa të drejtë Kadarea. Ai ishte një qëndrim i ngulitur thellë në ndërgjegjen e tij, pra, plotësisht i vetëdijshëm.

Piktori dhe shkrimtari rus Maksim Kantor (1957), në një analizë që ka bërë në vitin 2013, e zbulon shumë mirë natyrën antihumane të Sollzhenjicinit, dhe vlerësimet që ai bën për figurën e tij, janë tepër objektive. Ai thotë:

“Një çështje e koklavitur pati lindur për arsye se Sollzhenjicinin e mbronin nga totalitarizmi liberalët dhe demokratët, ndërkohë që vetë Sollzhenjicini nuk ishte as liberal, as demokrat. Atë e patën vlerësuar si armik të totalitarizmit.., kurse më vonë u hyri tmerri kur mësuan që vetë Sollzhenjicini ishte i padurueshëm dhe i prirur për diktat. Në ç’mënyrë mund ta luftojë totalitarizmin një njeri, i cili, vetë, në thelbin e bindjeve të tij, tregon shembullin e një mendësie totalitare?.. Humanizmi i shkrimtarit të ngjallte dyshime. Sollzhenjicini ishte në përkrahje të disa regjimeve çnjerëzore, si ai i Pinoçetit dhe i Frankos, duke e përligjur një përkrahje të tillë me arsyetimin se komunizmi është më i keq. Duhet theksuar se teorikisht ai mund t’i shmangej komunizmit, pa u bërë mbështetës i Pinoçetit dhe i Frankos… Miqësia afatshkurtër e tij me shkrimtarin gjerman Henrik Bël (Heinrich Theodor Böll – 1917-1985), rezultoi e pamundur, për arsyen e vetme se Sollzhenjicini nuk ishte humanist, kurse Henrik Bëli ishte pikërisht humanist, para së gjithash” (Citohet sipas: Maksim Kantor. “Sollzhenjicini në kontekstin e historisë së shek. XX”. Faqja e internetit “red-sovet.su”. 12 dhjetor 2013).

Madje Sollzhenjicini asokohe pati ndjekur edhe rrugën diplomatike për të ushtruar presion kundër pavarësisë së Kosovës. Në një tjetër material nga faqet e internetit, thuhet:

“… shkrimtari i njohur rus Aleksandër Sollzhenjicin, në një bisedë me ambasadorin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Moskë Uiliam Berns ( William Joseph Burns – 1956), në fund të marsit të vitit 2008, u shpreh kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës” (Citohet sipas: “Sollzhenjicini për Kosovën”. Faqja e internetit “inosmir.ru”. 04 dhjetor 2010).

Pra, edhe shkrimtarë me shumë peshë në kulturën ruse, kanë ndikuar së tepërmi për kultivimin e mendësisë shoviniste perandorake, e idesë së shovinizmit rusomadh në psikologjinë e popullit rus.

Në vijim, lexuesit i lind një pyetje e katërt:

Po cilat janë pasojat e mungesës së demokracisë në Rusi?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të flasim me gjuhën e fakteve, duke u ndalur vetëm në qëndrimin që është mbajtur ndaj përfaqësuesve të opozitës, ndaj atyre intelektualëve që kanë mbrojtur të vërtetën, si edhe ndaj disa figurave të mjeteve të informimit masiv.

Në mbrëmjen e vonë të 27 shkurtit 2015, me gjashtë të shtëna flakë për flakë, jo larg mureve të Kremlinit, u vra politikani dhe opozitari i njohur rus Boris Njemcov.

Në një intervistë që kishte dhënë dy javë para se të vritej, Njemcovi kishte deklaruar se ai druhej për faktin se Putini mund ta vriste. Druajtjen e vet ai ia pati shprehur vetëm njeriut më të afërt, nënës së vet. Por ai, më në fund, pati vendosur të shprehej publikisht përmes rrjetit social “sobesednik.ru”. Ai ka deklaruar:

“Unë asnjëherë nuk i kam fshehur pikëpamjet e veta politike. Mendoj se pikërisht Putini ishte ai që shpërtheu luftën në Ukrainë” (Citohet sipas: “E ëma e Boris Njemcovit e ndiente frikën se atë mund ta vrisnin”. Marrë nga faqja e internetit “sobesednik.ru”. 10 shkurt 2015).

Pra, siç nënvizon dr. Inozemcevi, opozitari i Njëshit në Rusi, si në kohën e sistemit komunist, konsiderohet armik dhe, nënkuptohet, armiku duhet asgjësuar.

Të njëjtin fat kanë pësuar edhe disa politikanë të tjerë, apo përfaqësues të mjeteve të informimit masiv, kundërshtarë të politikës zyrtare. Le të njihemi me ca fakte në vijim.

Dmitri Hollodov (1967), korrespondent i gazetës “Moskovskij komsomolec”. U vra më 17 tetor 1994.

Vladislav Listjev (1956), ish-drejtor i përgjithshëm i kanalit të parë televiziv ORT. U vra në hyrje të pallatit të tij më 01 mars 1995.

Mihail Manjeviç (1961), zëvendësguvernator i Sankt-Peterburgut, kryetar i komitetit për administrimin e pasurisë së qytetit. U qëllua me automatik në makinën e tij më 18 gusht 1997.

Galina Starovojtova (1946), deputete e parlamentit. Më 20 nëntor 1998, u pushkatua në hyrje të shtëpisë së vet.

Valentin Cvjetkov (1948), guvenator i qarkut të Magadanit. Më 18 tetor të vitit 2002, u pushkatua në rrugën “Novëj Arbat”, në qendër të Moskës.

Sergej Jushenkov (1950), deputet i parlamentit. Më 17 prill 2003 u pushkatua në Moskë, afër shtëpisë së vet.

Juri Shçekoçihin (1950), zëvendëskryeredaktor i organit “Novaja gazeta”. Vdiq nga një helmim i rëndë më 03 korrik 2003.

Poll Hlebnjikov (1963), kryeredaktor i redaksisë ruse të revistës “Forbes”. Më 09 korrik 2004 u pushkatua kur po dilte nga zyra e revistës, në rrugën “Dokunjin” në Moskë.

Andrea Kozllov (1965), ish-guvernator i Bankës Qendrore të Federatës Ruse. U vra        në mbrëmjen e 13 shtatorit 2006.

Ana Politkovskaja (1958), komentatore e organit “Novaja gazeta”. U pushkatua më 07 tetor 2006 në ashensorin e pallatit të vet, në rrugën “Lesnaja” në Moskë.

Aleksandër Litvinjenko (1962), ish-kolonel i Shërbimit të Sigurimit Federativ. Në tetor të vitit 2006, Litvinjenko rrëfeu për kërcënimet që i ishin bërë gazetares Ana Politkovskaja nga ana e presidentit Putin. I helmuar me polonium, vdiq më 23 nëntor 2006 në Angli, ku pati kërkuar strehim politik.

Sergej Magnjitskij (1972), jurist. Ai kishte deklaruar se kishte zbuluar skemën e grabitjes së buxhetit të shtetit në një shumë prej 5,4 miliardë rublash. Vdiq i helmuar në një spital të Moskës më 16 nëntor 2009.

Natalja Estemirova (1958) ishte bashkëpunëtore e përfaqësisë së qendrës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Memorial” në Groznëj, kryeqytetin e Çeçenisë. Më 15 korrik 2009, e patën rrëmbyer afër shtëpisë së saj në Groznëj dhe po atë ditë kufoma e saj, e goditur nga plumbat, u gjet në afërsi të fshatit Gazi-Jurt të Ingushetisë fqinje.

Këto vrasje intelektualësh të mirënjohur nuk e di pse më sollën në kujtesë një thënie mjaft interesante të Konstantin Dushenkos (1946), historian, kulturolog dhe përkthyes rus, bashkëpunëtor i vjetër shkencor i seksionit të kulturologjisë të Institutit të informacionit shkencor për shkencat shoqërore të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Ai, në një mënyrë mjaft të goditur aforistike, ka bërë një përkufizim tepër domethënës të shprehjes “ligji i xhunglës” në raport me realitetet shoqërore. Ai thotë:

“Të fortët i qërojnë hesapet me të dobëtit, mendjehollët i qërojnë hesapet me të fortët, kurse qeveria i qëron hesapet me të gjithë.

Pra, vetvetiu del përfundimi se të gjitha këtyre figurave të njohura të politikës dhe të mjeteve të informimit masiv, në Rusi dikush ua shkurtoi jetën, duke i dërguar para kohe në botën e përtejme, për të vetmen arsye se ata ishin në opozitë me politikën zyrtare. Prandaj zhdukja e tyre dëshmon fare shkoqur se demokracia në Rusi, siç e pohon publikisht dr. Inozemcevi, është “person i padëshirueshëm”. Për pasojë, censura e mjeteve të informimit masiv në Rusi domosdo që do të jetë “person fort i dëshirueshëm’. Prandaj zonja Irina Prohorova (1956), studiuese e letërsisë, kryeredaktore e revistës “Novoje literaturnoje obozrenjije” (Kronikë e re letrare) dhe drejtuese emisionesh televizive në RBK-TV  (Telekanali Biznesi Rus), flet fare shkoqur se si censura bën ligjin në mjetet e informimit masiv. Ajo deklaron:

“Censura në vendin tonë, zyrtarisht, nuk ekziston, siç vihej re në periudhën sovjetike, por, në realitet, ajo ekziston që ç’ke me të dhe po bëhet e egër vazhdimisht. Dorën e saj të fortë e ndiejnë mbi kurriz mjetet e informimit masiv, mandej organizatat shoqërore dhe arsimore dhe tani ajo po zgjatet edhe drejt botës së librit” (Citohet sipas: Irina Prohorova. “Censura në Rusi ekziston dhe po egërsohet pa ndërprerje”. Faqja e internetit “Livejornal”. 26 korrik 2016).

Në një material, të botuar në internet në vitin 2011, jepen fakte aspak ngushëlluese për popullin rus. Aty theksohet:

“… autoritetet e Federatës Ruse e fshehin vjedhjen në korporatat shtetërore, çka ka sjellë si pasojë që, nga buxheti i shtetit, në xhepin e njerëzve të korruptuar të kalojnë dhjetra miliardë dollarë. Ekspertët thonë se në Rusi vidhet, minimumi, një e pesta e arkës së shtetit”.

Materiali në fjalë shoqërohet edhe me nëntitullin “Degradimi moral i shoqërisë ruse”, ku thuhet:

“Me gjithë larminë e dukurive të tilla,.. ato mund të vihen në një emërues të përbashkët që quhet degradim moral i shoqërisë bashkëkohore ruse ose, sipas shprehjes së njohur të Gidensit [(Anthony Giddens, Baron Giddens – 1938) (sociolog i shquar anglez – E.Y.], “avullim i moralit”. Është e natyrshme që, në bazë të rezultateve të anketimeve sociologjike, rrënimin e traditave bashkëqytetarët tanë e perceptojnë si njërin nga problemet kryesore të Rusisë bashkëkohore. Shëmtimin e traditave ata e vlerësojnë si njërën nga tendencat më të këqija në realitetin rus. (Citohet sipas: Leonid Çuprij. “Degradimi i moralit në shoqërinë ruse”. Faqja e internetit “APN (Agjencia e Lajmeve Politike)”. 01 mars 2011].

Më poshtë po i njoh lexuesit me një tjetër material, të shoqëruar me të dhëna statistikore, të botuara në internet në vitin 2014, të dhëna këto që vërtetojnë açik se ku e ka katandisur Rusinë mungesa e një demokracie të konsoliduar.

“Vetëm 1% e ujit që konsumojnë rusët, përputhet me standardet botërore të cilësisë.

1,5% e popullsisë së Federatës Ruse zotëron 50% të pasurive kombëtare.

Miliarderët rusë paguajnë taksat më të ulëta në botë – gjithsej 13%, taksa këto që s’i kanë parë as në ëndërr kolegët e tyre në Francë dhe në Suedi (57%) dhe në Danimarkë (61%) apo në Itali (66%).

Paga mesatare mujore në Rusi është 6593 rubla (rreth 94 dollarë) dhe minimumi jetik zyrtar kap shifrën prej 5559 rublash (afërsisht 79,5 dollarë). Numri i frymëve me të ardhura poshtë këtij niveli, arrin në 43 100 000.

Kufiri i varfërisë në SHBA është 18 310 dollarë në vit për një familje me tre veta, që do të thotë 1525,83 dollarë në muaj.

Pensioni mesatar në Rusi është 6627,76 rubla (94,5 dollarë mesatarisht). Pensioni minimal i pleqërisë është 2734,41 rubla (39.063 dollarë). Me një pension të tillë minimal vetëm sa mund të mbahet fryma gjalë.

67,4% e rusëve, daljen në pension e konsiderojnë katastrofë.

66,6% e rusëve e ndiejnë veten me turp për vendin e tyre.

99 086 000 njerëz mbahen me buxhetin e shtetit dhe me pjesën e popullsisë me aftësi paguese. Mbeten edhe 34 414 000 njerëz. Këta përfaqësojnë njerëzit e biznesit të vogël, të mesëm dhe fermerët. Një gjendje e tillë, pjesërisht, shpjegohet me faktin se prodhimi i brendshëm bruto i Rusisë, është shumëfish më i madh sesa prodhimi ekonomik i qarkut të Los Anxhelosit.

Më shumë se 40% e produkteve që tregtohen në Moskë janë të falsifikuara.

Në ditët e sotme, pothuajse 70% e produkteve ushqimore prodhohen të pakontrolluara nga askush. Pra, jo sipas standardeve shtetërore, çka lë shteg për të prodhuar ushqim jocilësor.

Në Rusi, në vitin 2007, pjesa e shpenzimeve shtetërore për nevoja sociale (arsim, shëndetësi, shërbimet komunale, sport etj.) zinte 15% të buxhetit, ndërkohë që në vendet e zhvilluara ishte 70,3%, në vendet e Amerikës Latine – 64,1%, në vendet e Azisë – 54,9%, në vendet e Afrikës – 50,1%.

Në Rusi, në vitin 2007, pjesa e shpenzimeve shtetërore për mbajtjen e aparatit shtetëror, të organeve të sigurisë dhe të mbrojtjes, zinte 42,2% të buxhetit,
ndërkohë që në vendet e zhvilluara zinte 11%, në vendet e Amerikës Latine – 19,2%, në vendet e Azisë – 27,5%, në vendet e Afrikës – 25,7%.

Në Rusi çdo vit prodhohen 100 milionë medikamente të falsifikuara.

Vlera e ilaçeve në Rusi është 3-4 herë më e lartë sesa çmimet e kontrolluara ndërkombëtare për preparate analoge.

Vetëm gjatë tre muajve të vitit 2013, nga Rusia u larguan për të jetuar jashtë përgjithmonë 565 369 veta.

Në Rusi, vëllimi i ryshfeteve që jepen çdi vit nëpër gjykata, kap shifrën prej 210 milionë dollarë. Rusia zë vendin e 43-të për shkallën e korrupsionit të sistemit gjyqësor. Tregues të tillë janë karakteristikë për Venezuelën, Kilin, Kongon, Marokun dhe Senegalin.

Rusët japin çdo vit 3 miliardë dollarë ryshfete në instanca të ndryshme të strukturave shtetërore.

Në Rusi, çdo ditë, 300 njerëz zhduken pa lënë gjurmë. Në vitin 2008, 5000 njerëz humbën pa lënë gjurmë. Ministria e Punëve të Brendshme, vitet e fundit, është munduar që ta mbajë të fshehtë një informacion të tillë. Numri i krimeve të tilla është 18 herë më i lartë sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 19-20 herë më i lartë sesa në vendet e Bashkimit Evropian” (Citohet sipas: “Ca të vërteta tronditëse për Rusinë”. Marrë nga faqja e internetit  “oblicomorale.blogspot.com”. 03 mars 2014).

Mungesa e demokracisë në Rusi ka bërë që njeriu të humbasë respektin ndaj vetvetes. Intelektuali Vladimir Brehin (1981) i ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e historisë të Universitetit pedagogjik shtetëror të Moskës dhe po në atë universitet ka mbrojtur aspiranturën në katedrën e psikologjisë. Është president i fondit të bamirësisë “Predanjije” (Gojëdhënë). Në një shënim të shkurtër në internet, ai shkruan:

“Respekti ndaj vetvetes shkallmohet atëherë, kur me njeriun sillen si me ndonjë fundërrinë… Që t’i biem shkurt, ai merr fund kur mosrespektimi sistematik e ka burimin tek ai që ka pushtet mbi njeriun” (Citohet sipas: Vladimir Brehin. “Kur do të fillojmë ta respektojmë vetveten?”. Faqja e internetit “pravmir.ru”. 22 nëntor 2013).

Pikërsht mungesa e demokracisë në Rusi ka rënë në sy në mbarë botën, prandaj edhe e përjavshmja autoritare angleze “The Ekonomist”, në numrin e saj të fundit (28 tetor – 3 nëntor 2017), ka botuar një artikull me titull “Hyr, car Vladimiri”. Si mjet ilustrimi i këtij artikulli shërben një fotografi: një pamje në mjediset e brendshme të Kremlinit, ku para Putinit rojat po hapin kanatat e një porte gjigante (f. 23 e revistës). Këtij artikulli, në kapakun e revistës, i paraprin fotografia e Putinit me uniformë cariane, me diçiturën “Ka lindur një car”, e shoqëruar në faqen 7 me shënimin: “Siç e vëren bota 100-vjetorin e Revolucionit të Tetorit, Rusia ndodhet përsëri nën sundimin e carit”.

Lexuesi nuk mund të rri pa shtruar edhe pyetjen e fundit:

A nuk do të ishte më mirë që zotëria Vladimir Çizhov, përfaqësues i përhershëm rus në Bashkimin Evropian, para se Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor t’u ofronte “alternativën ruse” të zhvillimit, të bënte publike, me “fakte konkrete” domosdo, “epërsitë” e kësaj alternative mbi alternativën euroantlatike?

Por duhet pranuar se ambasadori e ka të pamundur ta bëjë një ballafaqim të tillë, sepse faktet e renditura më sipër dëshmojnë fare shkoqur për “përparësitë” e “alternativës ruse” para asaj euroatlantike.

Nuk jam i bindur se si mund të reagojnë qytetarët e Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor para fakteve të renditura më lart për pasojat e mungesës së demokracisë në Federatën Ruse. Por jam i sigurt se qytetarët e atdheut tim, me formim atdhetar, me vetëdije të lartë kombëtare, me siguri që do të reagojnë si më poshtë:

Faleminderit, ore zotëri i nderuar, por dukuri të tilla, pasojë e mungesës së demokracisë, ne i kemi me trastë e me torbë në vendi tonë dhe s’duam t’i rëndojmë edhe më shumë me dukuri të “alternativës ruse”.

Me këtë rast, dëshiroj të theksoj edhe diçka tjetër që lidhet me një libër që është botuar në Rusi këtu e ca vjet të shkuara. Ai titullohet “Poçemu narod za Stalina” (Pse populli është për Stalinin), me autor Juri Muhin (1949), veprimtar shoqëror, politikan opozitar, publicist dhe shkrimtar. Libri ka dalë nga shtypi më 28 shkurt 2011, e ka hedhur në qarkullim Shtëpia Botuese “Lit.Res”.

Në përmbledhjen e shkurtër, të botuar në internet, të përmbajtjes së këtij libri, bëhet ky sqarim:

“Kohët e fundit, interesimi për Stalinin është jashtëzakonisht i madh. Kjo mund të vlerësohet si paradoks, por pas gjysmëshekulli shpifjesh kundër këtij njeriu nga ana e të gjithë historianëve dhe e gazetarëve të mbarë botës në mjetet e informimit masiv, sot në Rusi, më shumë se 70% e njerëzve të anketuar, do të dëshironin të kishin si udhëheqës të Rusisë Josif Visarionoviçin. Njerëzit janë ngopur deri në fyt me të gjithë këta sundimtarë bashkëkohorë, me të gjithë ata që kanë rreth e rrotull dhe “elitën” e tyre dhe, duke qenë të informuar për Stalinin, vetëm për arsyen se në kohën e tij njerëz të till i pushkatonin, ata kanë filluar të brengosen jo për Josif Visarionoviçin, por për udhëheqës të ndershëm në krye të vendit”.

Mendoj se përmbajtja e këtij libri është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj mungesës së demokracisë në Rusi, prandaj edhe shumica e të anketuarve nga radhët e popullit rus, parapëlqyekan rikthimin në kohën e Stalinit.

Në fund ia vlen të theksohet se Kremlini dhe diplomacia e tij, do të bënin më mirë të shikonin punët brenda “shtëpisë” së vet, sesa të merreshin me Maqedoninë dhe me Ballkanin Perëndimor. Të shikojnë të mbajnë fort Siberinë, së cilës Pekini ka kohë që ia ka vënë syrin, për të dalë në shpatet e maleve Ural. Sepse ata e dinë shumë mirë faktin mjaft domethënës, të botuar në një faqe interneti tre vjet më parë. Në atë faqe shkruhet:

“Pekini i ka propozuar zyrtarisht Putinit për t’ia dhënë Siberinë Pekinit. Zëvendëskryeministri kinez Li Juanjçao, në forumin ekonomik që u zhvillua në Shën Peterburg, propozoi që Siberia të popullohet me kinezë”  (Citohet sipas: “Vojna: Кitaj vs Rosija, kto pobjedit?” (Lufta: Kina vs Rusia, kush do të fitojë?). Marrë nga faqja e internetit “oblicomorale.blogspot.com. 11 nëntor 2014).

Meqenëse kjo kërkesë zyrtare e Pekinit është bërë publike, atëherë duhet menduar se ajo ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë “inkubacioni”.

Los Anxhelos, Kaliforni

28 tetor 2017

Filed Under: Analiza Tagged With: e një ambasadori, Eshref Emery, Shakaja serioze

Sulm terrorist në Nju Jork, Tetë të vrarë

October 31, 2017 by dgreca

-Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dënon aktin terrorist/

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se tetë njerëz janë vrarë kur një kamion ka goditur kalimtarët në një zonë çiklistësh në lagjen Menhatën.Policia tha më herët se disa njerëz janë plagosur në incidentin e së martës, të cilin de Blasio e quajti “akt të frikshëm terrorist”.“E dimë se ky veprim ka pasur qëllim të thyejë shpirtin tonë. Por, e dimë po ashtu se njujorkezët janë të fortë dhe ne nuk do të thyhemi kurrë nga një akt i dhunës”, tha de Blasio.

Eshte e situate se numri i te vdekureve eshte tete , ndersa njëmbëdhjetë njerëz kanë plagë serioze, por jo kërcënuese për jetën, thanë shërbimet emergjente.Autoritetet thanë se 6 veta humben jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, e përshkroi incidentin si sulm të një “ujku të vetmuar” dhe tha se nuk ka prova që sugjerojnë se ai mund të jetë pjesë e “një komploti më të gjerë ose skeme më të gjerë”.

Departamenti i Policisë në Nju Jork tha se kamioni ka goditur çiklistët dhe kalimtarët, përpara se të godiste një automjet tjetër, dhe se më pas shoferi ka dalë jashtë me “kopje armësh”.

Tashmë nuk ka dyshim se akti është klasifikuar si terrorist dhe i qëllimshëm. Në makinë janë gjetë shenja të shtetit të ISS-it. I dyshuari është qëlluar nga policia dhe është dërguar në paraburgim.

deklarate zotit Trump

 

1 Trump deklaronPresidenti Trump deklaron për ngjarjen tragjike të NYC

Presidenti Donald Trump, urdhëroi Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ashpërsojë masat e verifikimit dhe ndalimit pas sulmit vdekjeprurës të një ditë më parë në New York.“Ajo e Manhattan-it duket si një tjetër goditje e një individi të sëmurë e me çrregullime të thella”, shkroi presidenti amerikan në Twitter.

Nuk duhet të lejojmë që ISIS të kthehet apo të hyjë në vendin tonë pasi e kemi mposhtur ne lindjen e mesme dhe gjetkë. Mjaft më, thuhet në një tjetër mesazh të tij ne rrjetin Twitter.

Donald J. Trump

✔ @realDonaldTrump

***

NYC, looks like another attack by a very sick and deranged person. Law enforcement is following this closely. NOT IN THE U.S.A.!

We must not allow ISIS to return, or enter, our country after defeating them in the Middle East and elsewhere. Enough!

My thoughts, condolences and prayers to the victims and families of the New York City terrorist attack. God and your country are with you!

I have just ordered Homeland Security to step up our already Extreme Vetting Program. Being politically correct is fine, but not for this!

6:26 PM – 31 Oct 2017

***

Kryeministri Haradinaj dënon sulmin në New York

Prishtinë, 1 nëntor 2017-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin e egër mbi jetët njerëzore në New York City, duke e konsideruar njëherësh sulm kundër dinjitetit njerëzor dhe lirisë – sinonim i të cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Populli dhe Qeveria e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të pafajshme dhe luten për to, duke i qëndruar në krah ShBA-së dhe popullit amerikan në përballje me të keqen.

Fuqia  e ligjit duhet të rëndojë mbi krimin kudo dhe kurdo që ai shfaqet, prandaj, kosovarët i mban besimi se ShBA-ja dhe bota demokratike do të mundin të keqen dhe do ta mbrojnë lirinë.

Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pjesë e arkitekturës globale të sigurisë dhe do të qëndrojnë fuqishëm në këtë rreshtim.

VATRA DENON AKTIN TERRORIST

Kryetari i Federates VATRA, z. Dritan Mishto, në një pronocim për Gazetën”DIELLI” ka dënuar aktin terrorist, që synon destabilizimin e Amerikës, udhëheqësen e koalicionit kundër terrorizmit dhe shtetit te ISS. Për kryetarin e Vatrës cdo sulm i tillë do të dështojë. Federata VATRA dhe të gjithë vatranët luten për shpirtrat e viktimave të pafajshme dhe bashkohen me dhimbjen e familjeve të viktimave.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 8 te vdekur, ne Manhattan, Vatra denon aktin terrorist

MESAZHI I ARTISTEVE NE DITELINDJEN E 20-të TE TV KULTURA SHQIPTARE

October 31, 2017 by dgreca

Njerëzinë mirësinë dhe urtësinë i dua shumë/

Nga Marjana Bulku*/

1 ok dua me shumeTelevizioni Kultura Shqiptare ne Nju Jork kulmoi ne kete vit te 20-të  të tij me nje gala ku fjalen e kishin artistet te cilët dijnë që skenës ti dhurojnë më të mirën ,sejcili sipas mënyrës së vet duke na dhënë ne joartistëve një leksion shumë te madh : silluni me jetën si ne me skenën! Edhe pse vetëm katër vjec në historinë 20 vjecare të këtij televizioni m’u duk se përjetova historitë qindravjecare shqiptaro -amerikane që prane familjes kanë muzeale atdheun prej nga vijnë me gjithë hallet dhe problematikat që nuk ndalen, e gjitha kjo përmes punës tepër profesionale të Vera Belliut e cila ka shfrytëzuar arkivat plot të të atit producent dhe drejtues i kësaj media z. Adem Belliu duke ia dhuruar skenës. Dhe skena , kjo hapësirë ku puna e detajuar hollësisht nga një grup që natyrisht ka punuar shkëlqyer , i dha jetë atyre historive, personazheve duke u alternuar me fjalët , ku kryefjalë ishin artistët . Një natë ku nuk munguan cmimet dhe nderimet, natyrshëm në Amerikën e madhe edhe gabimet janë mësime të vogla nga të cilat mund të kuptosh e reflektosh shumë. Një natë të cilës nuk i mungoi humori herë i planifikuar e herë spontan , por gjithë lezet e realizëm  e duke tejkaluar këndshëm edhe të papriturat e interpretimit live. Një natë të cilës nuk i mungoi as shiu i rrebeshtë për tu mbajtur mend. Madhështia e takimit në skenë e historisë së një komuniteti dhe historisë së një televizioni ndodhi nën bekimin e artistëve ! E ku ka më bukur se kaq, janë pikërisht ata që kanë qenë në studion e albanian culture tv dhe i kanë berë të flasin me tinguj emisionet tona aty. Repertori i tyre i përzgjedhur me aq kujdes ku tematika dha mesazhet e dashurise për njeriun  ,familjen, atdheun,mirësinë ,urtësinë, demokracinë krijoi një natë ideale dhe luksi se si kultura duhet dhe mund ti shërbejë një kombi. Alternimi i brezave, kulturave, rrymave muzikore,teksteve te lexuara  bëri që asnjë minut në atë sallë të mos dukej i tepërt edhe pse orët e vona paralajmëronin mëngjesin e një jave të re pune. Personalisht enigmave të mia se a i duhet televizioni një komuniteti në emigrim ,,, i dha përgjigje kjo gala . Historitë shuhen nga mëritë , xhelozitë,urrejtjet pa shkak , komunitet tkurren pa median që paska fuqinë jo vetëm ti ndjekë dhe përjetësojë ato në ekran por edhe tu dhurojë emocione të tilla që unë ju vë titull fragmentin e tekstit të mësonjëtores “Njerëzinë, mirësinë dhe urtësinë i dua shumë”.

New York, 29 tteor 2017

*Fotografite i gjeni ne FB(dalip greca)

Filed Under: Featured Tagged With: 20 vjetori, i TV Kultura Shqiptare, Marjana Bulku

DIASPORA NË SHTETET E BASHKUARA DHE VITI KUSHTUAR GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBE

October 31, 2017 by dgreca

1 Festivali

FESTIVALI FOLKLORIK MBARË KOMBËTAR NË NJU JORK  SHËNON FILLIMIN E VITIT KUSHTUAR GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBE/

1-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Edhe këtë vit, ashtu si çdo vit gjatë 27 viteve të kaluara, të djelën do të zhvillohet në Bronks të Nju Jorkut Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, që organizohet çdo vit nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të Nju Jorkut.  Ashtu si edhe më parë, Festivali mbarëkombëtar me 5 nëntor, do të mbahet në të njëjtin vend ku është zhvilluar gjithmonë, në sallën e madhe të Qendrës së Arteve të Kolegjit Lehman në lagjen Bronks të New Yorkut.  Ashtu si edhe çdo vit, edhe në këtë festival do të marrin pjesë qindra artistë, muzikantë dhe grupe të ndryshme nga të gjitha komunitetet shqiptaro-amerikane por dhe nga trojet shqiptare, ashtu siç është bërë traditë tanimë.  Si në çdo festival tjetër, të organizuar gjatë viteve nga Qendra Nënë Tereza pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, për pothuaj tri dekada tashti, edhe sivjet do të shfaqen këngë të reja, muzikë e valle dhe do të shpalosen edhe kostume kombëtare nga të gjitha krahinat e trevave shqiptare: nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe nga Kosova Lindore dhe Çamëria, pa dallim.  Në të vërtetë, është një aktivitet kulturoro-artistik — në qëndër të Amerikës– një mini Gjirokastër, mund të thuhet, që bashkon një herë në vit mijëra shqiptarë nga mbarë Amerika dhe nga të gjitha trojet shqiptare, në një atmosferë vëllazërimi e bashkimi.Por, ndryshe nga festivalet e kaluara, ky festival këtë vit merr një domethënje të veçantë dhe të rëndësishme historike.   Organizuesit kanë vendosur që kësaj radhe festivali mbarëkombëtar në Nju Jork t’i dedikohet 550-vjetorit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe, si një aktivitet fillestar për vitin e shpallur në kujtim të Skenderbeut nga Tirana dhe Prishtina zyrtare.

Ç’prej fillimit, ky festival, është përcaktuar nga Kisha Katolike Shiptare në Nju Jork, si gjithpëfshirës dhe mbarëkombëtar për nga natyra e pjesëmarrjes së artistëve dhe grupeve të artistëve pa dallime fetare e krahinore –me të vetmin qëllim për të kënaqur pjesëmarrsit me këngët dhe vallet tona të bukura – por më me rëndësi ka patur si të thuash një objektiv të dyfishtë: ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës, folklorit dhe traditave shqiptare tek brezat e ri të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht të paraqesë edhe para botës amerikane, trashëgiminë e vjetër dhe krenare të kulturës dhe folklorit të larmishën dhe shumë të pasur, të njërit prej kombeve më të vjetra në Evropë dhe në botë.

Sipas të gjithë vërejtësve, ky Festival e ka realizuar çdo vit këtë mision të tij, duke kënaqur si pjesëmarrësit ashtu edhe artistët, të cilët vijnë në Nju Jork nga të gjitha anët e Amerikës, e shpesh edhe nga trojet shqiptare.   Festivali ka tërhequr gjithashtu edhe interesimin e medias amerikane të metropolit të New Yorkut pasi tani është i njohur si ngjarja më me rëndësi kulturore dhe kombëtare e shqiptarëve të Amerikës.

Natyrisht se artistët që marrin pjesë në këtë Festival të këngëve dhe valleve shqiptare, ndryshojnë nga viti në vit.  Kësaj radhe është njoftuar se përveç grupeve artistike dhe individëve që do të përfaqësojnë komunitetet e ndryshme shqiptaro-amerikane nga një numër shtetesh të Amerikës, është njoftuar se nga trojet shqiptare — përveç shumë suprizave që priten të njoftohen më vonë –do të marrin pjesë këngëtaret e njohura për publikun shqiptar, Elizabeta Marku, Albërie Hadërgjonaj, Nikoleta Vokrri, dhe Shpresa Gjoni, ndër të tjerë.

Mirëpo, ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet Festivali i 27-të Folkloristik Mbarëkombëtar në Nju Jork – i cili njëherazi është edhe aktiviteti më i madh kulturor shqiptar në Shtetet e Bashkuara — i kushtohet 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, pasi Shqipëria dhe Kosova kanë shpallur vitin 2018, si vitin e Skënderbeut.   Festivali i muzikës dhe valleve në Nju Jork, mos qofsha gabim, shënon veprimtarinë e parë kulturore në kujtim të përvjetorit të Fatosit të Madh të Shqiptarëve.   Festivali vjetor i Nju Jorkut është gjithashtu çdo vit një rast mallëngjimi dhe bashkimi vëllazëror pa dallim feje e krahine për të gjithë ata që kanë mundësi të marrin pjesë.   Jam i bindur se Festivali i sivjetëm në kujtim të përvjetorit të Heroit Kombëtar — ndonëse në mërgim — do të jetë edhe më shumë se në të kaluarën, një rast bashkimi vëllazëror për të gjithë pjesëmarrësit, në frymën e vërtetë kastriotjane, në kujtim të Heroit që bashkoi kombin.

Kujtimi i 550-vjetorit të Skenderbeut në Nju Jork na sjellë në mend festimet me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skenderbe në Romë në vitin 1968, ku morën pjesë, kryesisht, shqiptarët e arratisur nga komunizmi, të cilët shkuan në   Romë nga të gjitha anët e botës, përfshirë një numër i madh i shqiptarëve të Amerikës, për të kujtuar Heroin e Kombit të tyre.   Atyre iu bashkuan me atë rast edhe grupe të mëdha arbëreshësh nga Italia e jugut, të veshur me kostumet e tyre tradicionale kombëtare.

Me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit në Romë me 25 Prill 1968, duke përshëndetur shqiptarët që ishin mbledhur atje për të festuar këtë përvjetor në Vatikan, por drejtuar edhe shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre, Papa Pali i VI ka thënë:”Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i Gjithëmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka venë vlerat e trashëguara të besës, të nderit, e të burrënisë.   Fatosi Skendërbeu ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive.   Ai ua ka lënë trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët këjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, pasi e konsideron veten ndër ata që kurr s’i dolën fjale.   Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në rojë e trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim”, përfundoi Papa Pali i VI, fjalën e tij drejtuar Kombit Shqiptar me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, 50-vjetë më parë në Vatikan.

Shfaqja e trashëgimisë kulturore dhe kombëtare, përfshirë kostumet nga të gjitha trevat në Festsivalin e Nju Jorkut, nuk janë një shfaqje karnevale, por janë një shprehje nga zemra, se trashëgimia 550-vjeçare e Kastriotit jeton dhe vlon gjithnjë në zemrat e shqiptarëve kudo dhe se amaneti i tij ende tingëllon për ata që duan ta dëgjojnë.   Sepse, siç ishte shprehur edhe Ernest Koliqi me rastin e 500-vjetorit të Heroit të shqiptarëve, “Skenderbeu na dha Arbrin për atdhedhe shqiponjën si simbol fluturimesh të lira dhe na la një trashëgim të çmueshëm nderi e fisnikije.   Na, testamentin e Tij e ruejtëm dhe do ta ruajmë besnikisht, në vend dhe jashta vendit për tjera qinda e qinda vjetësh.   Kush mendon se gjaku i Skenderbeut na ashte zverdhnue ndër fyza, gabohet: prap ai gjak vlon në zemra tona e n’ato që mbulojnë këto kostume edhe u dhuron vlug bujar zaneve që këndojnë, e kurmave që dredhin valle.”

Besoj se edhe Festivali mbarëkombtar i Nju Jorkut të djelën që vjen, ashtu si edhe në të kaluarën, por veçanërisht në këtë 550-vjetor të Gjergj Kastriotit-Skenderbe do të shërbejë si shfaqje e denjë e“trashëgimit të çmueshëm të nderit e të fisnikërisë” shqiptare  dhe njëkohsisht edhe si burim shpresash dhe kujtim i denjë i trashëgimisë morale, shpirtërore dhe kombëtare që ka lënë pas Heroi Kombëtar. Ashtuqë, 550-vjetori i Gjergj Kastriotit Skenderbe të kujtohet – mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare – si një triumf i trashëgimisë morale, shpirtërore dhe kombëtare, përfshirë edhe karakteristikat më të çmueshme të trungut arbëror: nder, besë e burrëni.   Në këtë 550-vjetor dhe gjithmonë – shqiptarët jashtë dhe në trojet e veta –të kujtojmë dhe të mbrojmë vlerat që na bashkojnë dhe jo gjërat që na ndajnë, në emër të Heroit të përbashkët, “Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanlijve, Mbret i Epirit!”

 

Frank Shkreli

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: diaspora, Frank shkreli, KUSHTUAR GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBE, NË SHTETET E BASHKUARA DHE VITI

Jep dorëheqjen kreu i shërbimeve sekrete të Shqipërisë

October 30, 2017 by dgreca

  • Meta-Rama: takim 30 minutësh, ku u paraqit propozimi për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zëvendës drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo/

Në Shqipëri, drejtori i Shërbimeve sekrete Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Njoftimi u bë nga zyra e kryeministrit Rama, ndërsa nuk jepen detaje për arsyet e largimit por shpjegohet kreu I qeverisë e “mirëpriti dorëheqjen duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”.

1 Visho Ajazi

Zoti Rama ishte sot për këtë çështje në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku sipas një komunikate zyrtare “zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zëvendës drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo”.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dorëheqja mund të jetë bërë si pasojë e trysnisë politike nga qeveria, pas raportimeve që shërbimet sekrete sipas tij, kishin më shumë se dy vjet që jepnin për lidhjet e policisë me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Zoti Ajazi e mori detyrën në gushtin e vitit 2012, pas shkarkimit nga detyra të Bahri Shaqirit, me anë të një dekreti të Presidentit të porsaemëruar Bujar Nishani. Një lëvizje e cila u kritikua nga Partia socialiste, në atë kohë në opozitë, për shkak të idhjeve që sipas saj, zoti Ajazi kishte me partinë në pushtet. Në fillim të viteve ’90 ai kishte punuar si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe, ndërsa në momentin e emërimit ai kryente detyrën e zëvendës ministrit të Tekonologjisë dhe Inovacionit.(Sipas VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: aha doreheqjen, Visho Ajazi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1707
  • 1708
  • 1709
  • 1710
  • 1711
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT