• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDERROI JETE NE BOSTON ARNOLD ÇELAJ, 26 VJEÇ

October 27, 2017 by dgreca


1 Uruci
Arnold Çelaj ndërroi jetë në moshën 26 vjeçare në Boston, MA, Sot ngushëllimet, Nesër Varrimi/

1 shenje zije

Një humbje e madhe ka ndodhur në familjen shqiptare të Ramazan dhe Dituri Çelaj në Boston MA. Me 19 tetor 2017 ndërroi jetë në moshën 26 vjeçare djali i tyre i dashur Arnold Çelaj. Arnoldi ishte një djal i dashur, i zgjuar, i talentuar, veçanërish në muzikë, ai shkroi poezi të frymëzuara. Kishte pasion për të kënduar dhe për të luajtur në kitarë.

Arnoldi la në pikëllim të thellë prindërit Ramazan dhe Dituri, motrën Albiona (Çelaj)Nurko, la gjyshet e dashura, dhe shumë kushërinjë.

Njoftohet komuniteti shqiptar se Shërbimi funerale organizohen të premten me 27 tetor 2017 nga ora 4:30-8:30 mbasdite në Shtëpinë Funerale Kfoury Keefe Funeral Home, që ndodhet në adresën:

Kfoury Keefe Funeral Home

8 Spring Street

West Roxbury, MA 02132

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit Organizohet ditën e Shtunë, 28 Tetor 2017, në orën 10 AM, duke u nisur nga Funerali drejt Forest Hill.

Ngushëllimet më të thella Familjes Çelaj dhe Uruçi.

Shpirti në Paqë Arnoldit!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Arnold Çelaj, nderroi Jute, ne Boston

FAQJA E BARDHË E HISTORISË

October 27, 2017 by dgreca

2Anton GojcajFAQJA E BARDHË E HISTORISË- (Kolec Traboini, Miti i Hotit, Tiranë 2017)/

1 MITI HOTIT Kopertine 1Nga ANTON GOJÇAJ/Kolec Traboini shpërtheu si krijues pas rënies së sistemit monist. Është autor i rreth 30 veprave letrare. Spikat në lirikë dhe publicistikë. Një apostull i fjalës së lirë dhe i kulturës demokratike. Vepra e tij më e freskët, “Miti i Hotit”, tipologjikisht paraqet një përzierje diskursesh (diskursit historik, publicistik, letrar).  Të gjithë artikujt, ose kapitujt, mund të cilësohen si ese, përveç njërit që është reportazh. Fija që i lidh kapitujt është tematika e Hotit dhe hotjanëve.

Mite në shkencë quhen rrëfimet e lashta për hyjnitë dhe shejtnitë para së gjithash greke, por jo vetëm greke. Ky libër nuk bën fjalë për hyjni greke as iliro-pellazgjike, por flet për disa figura luftëtarësh të shquar malësorë, gjegjësisht hotjanë. Fjala “mit” këtu përdoret në kuptimin e lavdisë, në vend të saj mund të qëndronte “legjenda”, ose personalitete të lavdishme nga Hoti…

Në epokën tonë (aktualisht) pëlqehet më shumë demitizimi, deheroizimi… Zëra të ndryshëm, në media, nga foltoret, në libra, theksojnë nevojën për “çmitizimin” dhe deheroizimin e personalitete të caktuara, deri edhe të kryetrimit (ndër)kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Dhe nuk ndalen vetëm me të.

Traboini u bie ndesh rrymave të çastit, të cilët kapërcejnë nga njëri ekstrem në tjetrin, deri dje ishin adhurues të mëdhenj të të njëjtëve heronj, deheroizimin e të cilëve e kërkojnë tani me ngulm. Këto rryma përfaqësohen nga intelektualë dhe kuazi intelektualë që zhurmojnë në kor, si t’i dirigjonte dikush, të njëjtat refrene të mësuara përmendësh, të kopjuara nga qarqe perëndimore, por që (atje) janë thënë e thuhen në kontekste për shumë arsye të papërputhshme me realitetin tonë. Puna ka ardhur deri aty, sa individë të caktuar siç është Koleci, duke rrezikuar që dikush t’i marrë për donkishotë të cilët kanë humbur sensin e arsyes, ndjejnë detyrimin t’i kundërvihen kësaj tendence duke shkruar një apologji të llojit të vet. Një apologji e tillë është “Miti i Hotit” i Kolec Traboinit dhe në perspektivën e “frymës apologjike” e kam përjetuar edhe gjuhën dinamike, nganjëherë glorifikuese, që zbardh dhe analizon bëmat e hotjanëve të njohur gjatë shekujve. Qëllimi apologjik i veprës e përligj ligjërimin panegjirik.

Mitin e Hotit hotjanët e krijuan me gjak. Ai nuk i përket vetëm një prijësi apo vetëm dy-treve prej tyre, megjithëse është një praktikë e përbotshme që lavdia t’u vishet prijësve. Vërtetë, vlerat e një fisi, bashkësie, vendi, maten me arritjet e bijve dhe bijave më të mirë, ashtu siç maten bjeshkët për nga majat më të larta. Mirëpo, pjesë në atë lavdi duhet të ketë edhe shumë luftëtarë të tjerë, tashmë të harruar, heroizmi dhe vetëflijimi i të cilëve u pushtua nga heshtja dhe u mbulua nga sintezat përgjithësuese dhe relativizuese të historive zyrtare, të cilat gjithmonë diktohen nga interesat e kohës të rrymës që mban pushtetin.

Ky libër nuk synon edukimin e kreshnikëve të rinj sipas kallëpit të moçëm. Epoka e luftëtarëve ka ikur. Kreshnikët e sotëm armë e kanë librin.

Ajo që dhemb është shpërfillja, keqinterpretimi dhe nganjëherë shpërfytyrimi i heronjve të Hotit në debate dhe tryeza shkencore dhe kuazi-shkencore. Me këtë libër autori sikur porosit: jepuni kreshnikëve çka u takon kreshnikëve! Një vend të dinjitetshëm, si faqja e bardhë e historisë kombëtare.

Vlera e këtyre eseve nuk qëndron te datat e sakta dhe te citimi i dokumenteve zyrtare apo i literaturës historike. Këto të fundit janë krehur dhe përshtatur (lexo: manipuluar) shpesh, sipas  nevojave të qarqeve me pushtet. Megjithatë, shembujt, të dhënat dhe sqarimet që jep autori janë interesante dhe të qëndrueshme. Ai shpesh nxjerr sinteza të ndjeshme dhe të paanshme, si p.sh.: “Shteti komunist e ka vlerësuar Dedë Gjo Lulin, por në një anë e vlerësonte në anën tjetër gjithë familjen e fisin e tij e persekutoi në mënyrën më të egër e më çnjerëzore.” (f. 51)

Figurat me të cilat Koleci e hartoi “Mitin e Hotit” janë personalitete historike, prej mishi e gjaku, me biografi reale dhe të mirënjohur për pjesëtarët e fisit të tyre por edhe të kombit në kohën kur ata vepruan. Emrat e tyre vështirë i gjen në tekstet historike apo në enciklopeditë kombëtare të autorëve të cilët më shumë sesa shkencëtarë të mirëfilltë janë burokratë servilë, të cilët duke u ikur “fytyrave” dhe ngjarjeve të vërteta i  bëjnë lëmsh të gjitha. Jo gjithmonë nga padituria, por edhe nga smira. Do të ishte shumë më keq, e ka indicione se kjo po ndodh, që kështu veprojnë me një mision të caktuar akoma të mbajtur pas kulisave, për t’u përgatitur terrenin ideologjive të caktuara të cilat presin pjekjen e kushteve për të dalur në mënyrë të hapur. Heronjtë e tij kanë karaktere dhe ideologji të ndryshme, Dedë Gjon Luli është tribun popullor, Nikoll Gojçi partizan e komunist, kurse Gjelosh Luli antikomunist. Por të gjithë e ndoqën me pasion dhe me konsekuencë idealin e vet, me çmimin e jetës.

Stili i autorit nuk është i një opinionisti anemik, të dashuruar në vetveten. Karakteri i tij nuk i duron dhelpëritë intelektualiste, të cilat shpesh të vetmin qëllim e kanë bishtërimin e së vërtetës. Retorika e Kolec Traboinit është e rreptë dhe provokuese. Ai jo vetëm mbron, por edhe godet. Jo vetëm konteston, por edhe hulumton. Edhe kur priret kah subjektivizmi, jep argumente e veta me një logjikë sa racionale aq edhe burrërore. Është një polemist i lindur, që t’i kujton polemistët tanë klasikë, F. Bardhin, Gj. Fishtën, F. Konicën etj.

Ky libër vlen të lexohet. Atë duhet kuptuar dhe konsideruar si një gurë me peshë në digën parandaluese kundër ideologjive të reja që duan të shpërfillin historinë reale për të vendosur një paradigmë të re historike, që mbështetet mbi fabrikimin dhe falsifikimin e historisë. Ky libër është homazh për Hotin dhe hotjanët kudo që janë, e në veçanti për ata që sakrifikuan veten, e ndonjëri edhe gjithë familjen, për atdhe e liri.

Filed Under: Histori Tagged With: Anton Gojcaj, Kolec Traboini, Miti i Hotit

Schmid ia rikujton Haradinajt se Demarkacioni është kusht për liberalizimin

October 26, 2017 by dgreca

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja pa viza në Zonën Shengen, ka deklaruar Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid.
Nga Arton Konushevci/ RFLHaradinaj-shmidHelga Shmid dhe Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët për media/
Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference për media e shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ajo, përveç Haradinajt, ka takuar edhe presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesit politikë të opozitës.

Schmid ka u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që sa më par t’i kryejnë obligimet që kanë marrë përsipër, përfshi edhe reformat e nevojshme, në mënyrë që vendi të ecë drejt Bashkimit Evropian.Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është me Bashkimin Evropian, ka deklaruar ajo.”Mesazhi im i sotëm, si për përfaqësuesit në Qeveri ashtu edhe ata në opozitë është që të shfrytëzoni momentumin, mendoni në mënyrë strategjike dhe shfrytëzoni mundësitë që t’i bëni përparimet e duhura që të afroheni me BE-në sa më shpejt që është e mundur“,tha Schmid.

Ajo rikujtoi fjalët e komisionari Jean-Claude Juncker se dyert e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të hapura kurdo që këto shtete t’i plotësojnë kushtet për anëtarësim.Schmid, u ndal edhe te procesi i liberalizimit të vizave, si një prej çështjeve që vazhdon të mbetet e pazgjidhur në raportet e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian. Ajo tha se Kosova, duhet t’i plotësojë kriteret, duke ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi.”Ne gjithashtu e dimë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Prandaj, është esenciale që autoritetet të përmbushin kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave dhe në veçanti në ecjen përpara me Marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që është absolutisht çështje kryesore, dhe po ashtu lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë“, u shpreh Schmid.

Ndërkaq në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbinë, të lehtësuar nga BE-ja, ajo tha se të dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon.”Dialogu po jep rezultatet e veta dhe ashtu siç e kemi parë këtë javë është zbatuar Marrëveshja për drejtësinë dhe ky ishte një hap i rëndësishëm përpara. Më lejoni që t’ju konfirmoj se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Fererica Mogherini është plotësisht e përkushtuar për fazën e re të dialogut“, tha Schmid.Ajo tha gjithashtu se edhe implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian ka një rëndësi të madhe dhe, sipas saj, absolutisht është e nevojshme që të zbatohet.Implementimi i kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me ndryshimet pozitive për të ardhmen e Kosovës.

“Kjo marrëveshja ka të bëjë veç tjerash me standardin e jetës, përmirësimin e jetës, çka nënkupton më shumë investime dhe me shumë vende pune“, tha Schmid.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e vendosur në zbatimin e detyrave që i janë caktuar.

“Dinamika e Kosovës me BE-në po intensifikohet. Mendoj se edhe takimi i sotëm me zonjën Schmid që është Sekretare e Përgjithshme vërteton edhe rëndësinë e kësaj dinamike, por është edhe një shtyrje për një punë më intensive me zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, që fokusohet në reforma të përgjithshme, forcimin e rendit dhe ligjit, pra që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend, e njëkohësish reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët të dakorduar“, tha Haradinaj.

Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, është takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe përfaqësuesit e partive politike opozitare të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Filed Under: Interviste

Biseda e Papës me ekuipazhin ISS në hapësirë

October 26, 2017 by dgreca

1 papa Francesku

Papa Françesku, ka folur për dashurinë dhe “vendin e njeriut në univers’, gjatë një bisede telefonike me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor ( ISS).

Astronauti dhe inxhinieri italian, Paolo Nespoli, ka folur në italisht me Papën dhe ka përkthyer edhe për anëtarët e ekuipazhit, të përbërë nga rusi, Aleskandr Misurkin, Sergei Ryazansky dhe tre amerikanët, Joe Acaba, Mark Vande Hei dhe Randy Bresnik.

Kapiteni i ekuipazhit, Bresnik, i ka thënë Papës se toka mund të shihet nga hapësira, pa kufij dhe konflikte. Ryazansky, ndër të tjera kishte thënë se stafi në hapësirë përbëhet nga “ shtete dhe njerëz të ndryshëm, njerëz të planetit tonë’.

Biseda 20 minutëshe me stafin e ISS, ishte thirrja e dytë e Papës në hapësirë. Edhe Papa Benedikti XVI, kishte bërë një thirrje të tillë në vitin 2011.

Filed Under: Kronike Tagged With: me ekuipazhin ISS, në hapësirë, Papës flet

Kosovë-Kuvendi miraton rishikimin e Buxhetit të Shtetit 2017

October 26, 2017 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës 120 anëtarësh vijon sencën, miraton në parim me 61 vota rishikimin e Buxhetit të Shtetit 2017 pas moskalimit mbrëmë, kur mungonte të pakëtën 1 votë për të kaluar gjysmën – numrin 60/

1Kosove KuvendPRISHTINË, 26 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim rishikimin e Buxhetit të Shtetit për këtë vit, me 61 vota pro vetëm të maxhorancës, asnjë kundër e asnjë abstenim, derisa në sallë ishin 99 deputetë.Më pas, Kuvendi votoi me shumicë, me 61 vota pro e 28 kundër, asnjë abstenim, për propozimin e grupit paralamentar të AAK që shqyrtimi i dytë të bëhet me procedurë të përshpejtuar.Votimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, i cili nuk kaloi mbrëmë në mungesë votash pas shqyrtimit të parë, ishte sot në axhendën e vazdimit të seancës plenare të Kuvendit.

Në mbrëmjen e djeshme, edhe pse u votua dy herë, me elektronikë e ngritje dore, në mungesë të votave kurrëfare nga opozita, rezultati ishte i njëjtë: pro Projektligjit votuan 60,  kundër dhe abstenim askush, derisa kishte më shumë deputetë në sallë, por nuk u konstatua sa ishin.Për të kaluar Projektligji duhej së paku edhe një votë e Kuvendi të Kosovës 120 anëtarësh.

Që në fillimin e seancës që u zhvillua gjatë ditës së djeshme me shumë debate e replika grupet paralamentare të opozitës, që janë edhe më të mëdhatë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u deklaruan se nuk do e votojnë ashtu çfarë është Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.Pas votimit me mungesë votash, dje në mbrëmje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi vazhdimin paraditën e sotme, nga ora 10:00.

Kuvendi i Kosovës, i zgjedhjeve të 11 qershorit,  është konstituar në 7 shtator 2017, kur u zgjodh kryeparlamentari me 62 vota pro, ndërsa në seancën e parë, që ishte e jashtëzakonshme, në 9 shtator zgjodhi qeverinë e re me 61 vota.Kuvendi i sapokonstituuar është mbledhur përsëri në një seancë të jashtëzakonshme, të dytë, e ftuar sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues, nga opozita, e cila ka nisur në 10 shtator dhe  ka vijuar e përfunduar  në 3 tetor me debate  lidhur me Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e nisur dje e që vazhdon sot është e treta e rregulltë.

E para seancë e rregulltë, ku në axhendë ishte  interpelanca e kërkuar nga opozita pas akuzave publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, u zhvillua me nisje paraditen e 3 tetorit.

Po në 3 tetor, pasdite, nisi e në 4 tetor vijoi seanca e dytë, ku u miratua unanimisht nga pozita e opozita me 98 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë  më shumë se 70 milionë euro.

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në axhendë është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kuvendi miratoi, rishikimin e Buxhetit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1713
  • 1714
  • 1715
  • 1716
  • 1717
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT