• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët janë si lodrat seksuale për Edi Ramën

October 26, 2017 by dgreca

1-ilir-levonja-2-288x300-1-1

Nga Ilir Levonja/

1) Midis shumë e shumë hamendësimëve, shumë e shumë rekomandimeve, a këshillave, gjë që ne vdesim ta bëjmë…, rreth konfliktit mes kryeministrit të vendit me gazetarët e mikrofonit, dje pas daljes nga seanca më qesharake e kuvendit për një mandat, një imunitet kuvendari, që aplikohet në Shqipërinë e lodhur ku ligji mund të bëj gjithçka veç mbi ligjëvënësit e ligjëbërësit nuk bën asgjë. Asgjë për besë…, pasi shtë një lloj hallati i tredhur, a plastik, me ngjyra, ku luajnë ëndrrat e tyre seksuale a perverse ca njerëz që përcaktojnë modën e stinës, qejfet fizike si femrat a meshkujt e mbetur thatë.

Midis shumë e shumë hamendësimeve, shumë e shumë idotizmave që na karakterizojmë aq sa i lamë menjanë grupet e drogës, vet xhevahirin e PS-ës Sajmirin, dhe po merremi me të drejtën midis Ramës dhe gazetarëve të mikrofonit.

Po merremi me zell. Kush ka të drejtë? Mirë ua bëri. Po ata të mefshë, pse nuk ja ngjeshën me mikrofona kokës? Studio të tëra.
Vëreni vëth në vesh, se kur një burrë shteti humb qetësinë, dhe jep këshilla leximi, kulture a gjëra të tilla që tregojnë provincializëm nga mendësia e respektit për padrinot, është sukses i gazetarisë. I ka prekur vatrën plagës. I ka prekur nervat. Aq më tepër që e gjora Shqipëria jonë i ka me shumicë. I ka përhapur trupit. Eshtë sot një kufomë e ekzemës dhe e lebrozës.

2) Kurse shtetarët a kuvendarët merren me lodrat e seksit. E tillë ishte edhe ajo seancë e djeshme parlamentare për heqjen e një imuniteti. Merren me ligjin tamam si me lodrat e seksit, duke i qëndruar larg erës plot hudhra e teke rakie, nga realiteti shqiptar. E gjitha një shoqëri në asistencë sociale lëmoshë dhe me sytë nga qielli. Spektator me gojën hapur kur kryeministri ngre kundërakuza karshi organit të akuzës.

Dhe përpara se të zhgryhet në pështyma karshi gazetarëve të mikrofonit, i ofenduar quan ajkën e Shqipërisë, sojin dhe kastën e tij. Njerëzit më të përfolur, më të diskutuar në gjithçka.

Në një shtet demokratik imuniteti është një lëvere e pa larë. Përpara ligjit nuk ka të përzgjedhur. Janë të gjithë një. Por këtu ndikon edhe mungesa e ekzistencës së burrave të ligjit. Atyre që akoma nuk u ka fërshëllyer pumbi tek veshi. Aktualisht përshembull, në Amerikë organet e akuzës po hetojnë deri presidentin e vendit. Në Shqipëri organet e akuzës janë lodra seksi për perversët ligjëbërës. Dhe normale që Edi Rama do acarohet, do u zbrazet gazetarëve të mikrofonit. Eshtë cënuar ajka, shtresa e mbremjeve me maska. E llozhave të fshehta. Po t’i kthehesh memories, ka me vete një aradhë të shkarkuarish deputetësh (Beqja, Ndoka, Ndreu etj.) që sot janë arsenal qelish për llogari të drejtësisë belge a italiane. Megjithatë ai I thotë gjynahqarëve se kuvendi është vendi i ajkës dhe inteligjencës së shqiptarëve. Nga ana tjetër i vjen plasja dhe i vërsulet synetllëkut të mikrofonave. Çfarë nuk përrallis, i quan të pa kulturë, të pa ditur, kazan, dështim etj.

Në fakt në Shqipëri nuk ka të pa kulturuar, nuk ka të pa ditur, por të hutuar për shkak të amullisë së Edit dhe sojit nga ai rrjedh.
Zakonisht llogari nuk japin diktatorët, jo ata shtetarë që zgjidhen me vote. Po me sa duket vota tek ne nuk ka asnjë vlerë. Ne bëjmë sikur, bëjmë sikur e duam votën, demokracinë…, nga ana tjetër heshtim dhe masturbohemi me perversitetin e diktatorëve të rinj.

Shqiptarët duhet ta dine një here e mire se acarimi dhe pështymat e një shtetari karshi gazetarëve të mikrofonit, është rënie totale e një shteti. Dhe humbja i përket sa Edi Ramës aq edhe atyre, shqiptarëve, kurse fitorja gazetarëve. Ndofta është një nga ato pak simptoma kur mund të shikojmë shpresën e jetës për një vend që është momentalisht në shtratin e reanimacionit. Le të shpresojmë.

3) Gjithë këto vite shumë shqiptarë të lodhur nga dështimet e PD-ës dhe pa i vënë në kandar me të mirat, që mblidhen në disa ngjarje si me atë të shtunë të 15 marsit 2008, Gërdecin. Me 21 janarin e 2011-ës. Dhe këto si produkte të aleancave, të dyja bashkë. Të atyre aleancave dhe ca xhaketave të vjetra dy kategorish, ca që nuk lëshojnë pushtetin dhe ca që ia kanë afruar djemve, dhëndurrëve dhe klaneve rreth. Kjo bën atë që shqiptarët të t’i futen me një dashuri manjake një tjetër prototipi që mbajti për aq aq vite një bashki si Tirana, sikur të mos kishte pjellur burrë shteti më ai truall. Ky quhet Edi Rama. Deri dje një suportues i organit të akuzës dhe drejtësisë dhe që u ka premtuar shqiptarëve pastrimin e atyre institucioneve. Mirëpo sapo i prekën floririn e tij, këlthiti. Dhe me të drejtë, shqiptarët janë akoma tek mulliri i Thanës, me Saliun dhe kastën e tij. Ndaj sot të kall datën mendësia që deri sa nuk dënuam Saliun për Gërdecin dhe 21 Janarin, pse ta dënojmë Sajmirin. Shqiptarët i janë nënshtruar një përversieti me mendësi provinciale se plumbi do plumb. Mundën dhe i falën dhe vazhdojnë t’i japin falje, të drejtë, këtij zallapi kryeministër, gjithçka, çdo gjë… aq sa kurrë nuk kanë për ta kuptuar se sa më shumë përmendore u ngrenë sharlatanëve të politikës, aq më shumë ia fusin vetes. Kësisoj gjatë gjithë këtyre viteve nga protestat e bojkotit, Gërdecit, 21 janarit, i lejuan Edi Ramës çdo aleancë me këdo, mjaft të largonin Berishën. Pa asnjë dhimbje pse po ia fusnin edhe vetes. I lejuan kanabizimin e vendit vetëm pse izoloi një Lazarat. Nuk lane këmbë batakçiu pa e ngritur vringthi qytet më qytet, lagje më lagje sa sot akoma vriten në periferitë e Lezhës, Laçit, Beratit a Vlorës, për hir të ndarjes së pushtetit dhe zonave të influencës. Ulin veshët kur ashtu plot pështyma kryeministri i vendit i gërhushet prokurorisë me fjalët mos guxoni të akuzoni ajkën e vendit, kuvendarët.
Eh Shqipëri sa shumë që fal…

4) Nuk e di se si janë ndjerë dje, a si ndihen sot ata njerëz, qytetarë të thjesht që për një a dy arsye, kanë provuar vrullin prej hekuri skafandrash a uniformash, vrullin në befasi, herët pa zbardhur dita, duke thyer a rrëmbyer ndonjë pjestarë të shtëpisë. Rrota e fati e sjell ashtu. Asnjë prind nuk e do, por fëmija ta bën. Nuk e di se si ndihen kur shohin se si një beniamin qeveritar i gërmushet njerëzve të drejtësisë. Një beniamin i Edi Ramës që sot është kthyer në një xhevahir kombëtar, kur është faqja e zezë e jona. Nuk e di se si ndihen kur dikush ka imunitet e dikush jo. Cullak i jemi shfaqur jetës. Cullakër të gjithë. Se si ndihen kur djali a vajza, babai a gruaja, kërrmen qelive. Dhe ai Sajmiri gërhushet. Edi Rama më keq. Ky babai i reformimit të drejtësisë së kalbur. Po me siguri të tulatur, prindër të pafuqishëm përballë daljes nga dora të fëmijëve. Daljes nga dora të gjithçkaje vitale, pasi gjithçkaja veç jetë nuk mund të quhet, po një katrahurë ku gjithkush ha gjithkënd. Ndaj me siguri qeshin hidhur, pa ndjenja, pa dhimbsuri kur kujtojnë rrapallimat e thyerjeve të dyerve. Urdhërat që të mos lëvizin vendit, duart e forta, prangat. Si ndihen? Mut ndihen. Sidomos kur Sajmiri bërtet e çirret sikur ta kenë kapur nga koqet. Dhe e gjitha kjo sepse në Shqipëri ligji është lodër seksuale për perversët dhe jo një mjet para të cilit të gjithë dridhen.

Filed Under: Politike Tagged With: Edi Rama, Ilir Levonja, Lodrat seksuale, shqiptaret

GJON BUÇAJ: ÇMIMI I EXELENCES, VLERESIM PER VATREN

October 25, 2017 by dgreca

12 gjon

“Albanian Exellence” nderoi me 20 tetor 2017  tre shqiptaro-amerikanë, ish kryetarin e Federatës Panshqiptare te Amerikes “Vatra” dr. Gjon Bucaj, gjuhëtaren dhe autoren e disa botimeve Donika Boçi, si dhe gazetaren e njohur të “Zërit të Amerikës”, Laura Konda.Të nderuarit me çmimin e Exelencës kanë falenderuar presidenten Flora Nikolla për vlerësimin. Në emër të kryetarit Buçaj çmimin e ka marrë I biri Alexander Buçaj, I cili ka lexuar edhe letrën që dr. Buçaj I ka drejtuar presidenten e Nikolla. Këtë letër e disponon dhe gazeta Dielli, të cilën po e publikojmë të plotë:

Washington, 20 tetor 2017

E nderueme zonja Nikolla,

Ju falënderoj shumë për këtë nderim, të cilin po e marr ma tepër si vleresim për Vatrën se sa për mue përsonalisht, dhe me vetëdije për vlerën e “Albanian Excellence”, si projekt për pasqyrimin e suksesit shqiptar.

Libri i juej “100 histori suksesi në 100 vjetorin e pavarësisë” dhe aktiviteti i “Albanian Excellence”, përveç pasqyrimit, kanë edhe synimin me inkurajue dhe me ngritë suksesin drejt shkëlqimit në profesione të ndryshëme dhe tek talenti individual. Nji aktivitet si ky mund t’a ketë vështirë me i shpëtue kritikës për subjektivizëm, por asht nismë kulturore e qëllueme dhe Vatra e ka vëlersue si proces që ndjek dinamikën e vetë suksesit.

Diaspora ka nevojë për nji ndërlidhje të gjithanëshme e të shëndoshë me vendlindjen, mbas nji shkëputjeje të dhimëshme afër 50 vjeçare. Në përgjithësi shoqnia shqiptare atje, qoftë ajo politike, kulturore apo artistike, asht ende e pashërueme nga sëmundja e ideologjisë së huej, megjithate asht përshtypja se kultura, me nisma individuale, ka ba disa hapa konkretë ma të dobishëm se politika, në drejtim të kësaj lidhjeje të shëndoshë, e dëshmi e kësaj asht edhe kjo puna e juej, e lirë nga ideologjia.

Çka nuk ka nevojë diaspora dhe nuk duhet t’i vijë nga vendlindja, asht polarizimi politik, pse na e shohim atdheun si nji tanësi dhe jo të ndamë në segmente politike përherë në konflikt.  Diaspora asht nga të gjitha trojet shqiptare dhe politika duhet t’a trajtojë si të tillë. Lajmet nga vendlindja për korrupsion e për krim galopant na lodhin shpirtnisht, kurse aktivitete kulturore si kjo e jueja e ushqejnë sadopak optimizmin tonë për të ardhmen, prandej janë të mirëseardhuna.

Ju uroj shëndet e suksese të vazhdueshme!

Gjon Buçaj

 

Filed Under: Vatra Tagged With: GJON BUÇAJ: ÇMIMI I EXELENCES, VLERESIM PER VATREN

‘Religious freedom’ is just one ball to juggle in a pluralistic society

October 25, 2017 by dgreca

BY QUARDRICOS BERNARD DRISKELL/*

8 Religious

I must confess I am sick and of tired of people using their faith to justify their callous political positions, generally arrived at by faith-free considerations.For centuries, folks have appealed to the Bible to promote their dangerous theology of gender complementarianism, arguing that women were to complement men. While elements of complementarianism still remain, we more regularly mount towering stacks of Bibles to loudly protest same-sex marriages, equal protections under the law for women, abortion and other social and cultural red-hot issues that plague our evermore interconnected and pluralistic world.

Americans, both religious and non-religious, must come to understand that the First Amendment, as expressed in the Establishment Clause, means that government cannot police anyone’s religious beliefs. It does not mean that your beliefs are permitted to trump over someone else’s rights simply because your beliefs are against some practice or preference of theirs.

This is the issue before the Supreme Court in Masterpiece Cakeshop v. Colorado Civil Rights Commission. The case centers around a baker refusing to design and sell a wedding cake to a gay couple, arguing that doing so would violate his right to religious freedom and freedom of expression. This sets up a major test this term weighing religious freedom against discrimination based on sexual orientation.

Christians, most especially Evangelicals who often champion cultural values and practices common to ancient biblical times, seem so frequently to be the ones who ignore what we owe one another when it comes to creating public policy and comity.

Belief in biblical inerrancy is all well and good when considered by Christians in religious and theological context, and even proves valuable as framework for making choices in personal and family life. However, when it comes to the consideration of the common good – i.e. what is beyond our individual selves and families, and instead nurturing our wider communities, society, and country, as imbued in public policies providing for education, social safety nets, stewardship of environment and social justice for all – it appears that common constructions of biblical fundamentalism are trumped by a more potent “free-market” fundamentalism.

The same Christians who say that all fertilized embryos are unborn children in the womb to be protected at all costs, are often those who seem indifferent to the welfare of the most vulnerable children once they have been born, especially children of color.

There must be some core of fundamental values to which we all can appeal that subsume our varied doctrines and creeds.

I certainly understand that liberal theological Christians profess their faith by trying to “make the world a better place” through works, while Evangelical Christians believe that the world would be a better place inherently if more people simply professed to be disciples of Christ and practiced a personal piety. At present, not only in the U.S. but also in many predominantly “Christian” countries, liberal mainline Protestant denominations are decreasing in membership while, by contrast, conservative and Evangelical churches, are not just holding steady but flourishing.

Can “liberal” Christians become more “Evangelical” in the theological sense – willing to speak of whence comes their drive so that others might know? Conversely, might conservative Evangelicals become more compassionately tolerant of the diversity of the human condition?  May such a median of praxis be forged amongst Christians who seem to view the parsing of roles of faith between private and public spheres so differently?

Must we all agree on all things religiously doctrinal?  I would say certainly not! Do I believe in both theological and political diversity? Yes, especially as the means by which we, the imperfect of limited sight, might see more clearly by deploying multiple aspects and sharing among us. Moreover, I understand that the post-Christian aspects of our society have posed a tremendous threat to the Evangelical among us.

However, diversities of viewpoints and ideas, and engaged civil discourse over them, are the cornerstone of a vigorous democracy. It must be realized that we cannot talk about “life, liberty, and the pursuit of happiness,” with “liberty and justice for all,” if we as citizens are not willing to make sacrifices of the self toward the good of the whole.

Are we willing to make such sacrifices? How so much more did the one whom Christians claim to follow, as well his saints named and unnamed, surrender. If we cannot yield even a modicum, then how may we long expect to cohere as a country, “one nation, under God”?

More than a third of millennials consider themselves non-religious, which is double the portion of among Baby Boomers and triple that of the generation before them. Even those who do identify with a religion do not necessarily practice its rituals to any degree. Only 2 in 10 people under 30 think that going to church is an important or worthwhile activity deserving of any regularity.

It is very striking and, insofar as the religious-political demographic trend in the United States shifts, the salvation of America’s religious freedoms may rest in the hands of these “nones,” the non-religiously affiliated. Certainly, its future does, literally.

*Reverend Professor Quardricos Bernard Driskell is a graduate of Morehouse College and Harvard Divinity School with 10 years of federal lobbying and ministerial experience. He is an adjunct professor of religion and politics atThe George Washington University Graduate School of Political Management. Follow him on Twitter @q_driskell4.

Filed Under: Politike Tagged With: 'Religious freedom', in a pluralistic society, juggle, QUARDRICOS BERNARD DRISKELL

TALLJE DHE FYERJE NDAJ PËRFAQSUESVE TË SHTYPIT SHQIPTAR

October 25, 2017 by dgreca

1-Frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

Shpërthimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama ndaj gazetarëve dhe medias shqiptare në përgjithësi, të mërkurën në Tiranë, ishte sa e pa precedencë aq edhe shqetësuese.   Ndodhë kudo në botë që një udhëheqës i lartë kritikon një gazetar ose ndonjë artikull të veçantë kritik ndaj tij ose administratës së tij.   Nuk është diçka që u pëlqen gazetarëve dhe atyre që besojnë në fjalën e lirë, por ndodhë kudo, përfshirë edhe këtu në Shtetet e Bashkuara.   Fatbardhësisht, këtu në Amerikë dhe në vendet demokratike, ka ligje të forta dhe sistemi juridik dhe politik është i tillë që liria e shtypit në përgjithësi, edhe kur sulmohet, nuk pëson ndonjë dëm të madh dhe politikanët normal, heret ose vonë. e shohin se lufta kundër lirisë së medias dhe kritikat dhe fyerjet kundër gazetarëve individë ose si grup, nuk përfundojnë mirë për ta.   Politikanët e pjekur zakonisht nuk i shpallin luftë medias e pse, historikisht, përfundojnë të humbur.

Ndaj shpërthimit të zemëruar të Kryeministrit Rama pati shumë reagime, përfshirë edhe shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë. “Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin e indinjatën e thellë për sulmin dhe ofendimet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave sot më 25 Tetor 2017, pas përfundimit të seancës plenare, ku shumica qeverisëse votoi kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të tij të brendshëm, i përmendur në përgjimet e drejtësisë italiane, mbi një organizatë shqiptaro-italiane të narkotrafikut”.   Ndërsa Unioni i Gazetareve Shqiptarë në deklaratën e tij u shpreh se,”Deklarimet e dites së sotme të zotit Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, drejtuar reporterëve të mediave të vendit, janë një arrogancë në komunikim dhe fyerje e një përfaqësuesi të lartë politik dhe shtetëror ndaj gazetarëve në pergjithësi”, ndërkohë u bëri thirrje gazetarëve që, ditën e premte, të dalin në protestë kundër qëndrimit të Kryeministrit Rama ndaj medias, për të bojkotuar veprimtarinë e kryeministrisë.

Me të drejtë, gazetarët shqiptarë dhe organizatat e tyre e ndjejnë veten të ofenduar por ndoshta edhe të frikësuar nga një presion i hapët dhe i drejtë-për-drejtë politik ndaj medias, siç ishte shfaqja e djeshme e kryeminsitrit Rama me gazetarët e pranishëm pas seancës plenare të parlamentit shqiptar.   Si përfundim, gazetarët shqiptarë, ashtu siç ka ndodhur gjatë këtytre 27-vjetë post-komunizëm, në vend që pas një gjysëm shekulli diktaturë, ta ndjejnë vetën më të sigurt dhe më të lirë në shprehjen e mendimeve të tyre, e ndjejnë sot veten të sfiduar  dhe të frikësuar, për të mos thënë të kërcënuar zyrtarisht nga autoritetet.   Se të fyer nga numri një i qeverisë, po se po.   Kjo shfaqje shpërthyese e Kryeministrit Rama e bën më të vështirë sot punën e gazetarit ose gazetares shqiptare dhe jo më të lehtë në atë vend.

Por e vërteta është se ky shpërthim ndaj medias nga një politikan shqiptare i nivelit më të lartë nuk është as hera e parë dhe fatkeqsisht nuk do të jetë as e mbramja.Jo se gezaterët  kudo përfshirë edhe ata në Shqipëri, janë të pafajshëm dhe nuk bëjnë kurrë gabime, por historia e këtyre 27 viteve është dëshmitare se politikanët shqiptarë, tani dhe në të kaluarën, kudo dhe në përgjithësi — ndryshe nga kolegët e tyre në vendet Përendimore të cilave ata pretendojnë se duan tu bashkohen – shpesh herë në marrëdhënjet midis tyre dhe në takime me përfaqsues të medias kanë sulmuar median.   Fatkeqsisht, me reagimet e tyre ndaj medias, ata të bindin se përsa u përket pikëpamjeve të tyre mbi mbrojtjen e fjalës së lirë dhe lirisë së medias, ata janë më afër qëndrimeve të “putinëve”, “erdoganëve” dhe “ajatollahëve” të kësaj bote, se sa afër vlerave perëndimore mbi lirinë e fjalës dhe të medias.

Lirinë e shtypit e kam tepër për zemër ndoshta për arsye se një pjesë të madhe të jetës time ia kam kushtuar asaj duke punuar dhe vepruar në këtë fushë.   Por, sulmet ndaj lirisë së shtypit dhe kritikat e politikanëve ndaj gazetarëve dhe punës së tyre më shqetësojnë edhe më shumë se, siç është shprehur dikur Thomas Xhefersoni,“   Liria e jonë në përgjithsi, varet nga liria e shtypit dhe si e tillë nuk mund të kufizohet, pa u humbur fare”.   Sulmet kundër gazetarëve më shqetësojnë se liria e shtypit pra konsideorhet si baza e të gjitha lirive të tjera të njeriut, për ata që besojnë në të drejtat dhe liritë bazë të njeriut.   Liria e shtypit është edhe liria e parë që zhduket në një shoqëri që ka marrë rrugën drejtë autoritarizmit.

Prandaj rasti i djeshëm në Tiranë duhet të na shqetësojë, por duhet të na shtojë gjtihashtu besimin dhe kurajon se për lirinë e shtypit ia vlenë të luftohet, se duhet folur haptazi dhe shpesh, si një e drejtë themelore për çdo shoqëri demokratike të lirë ose gjysëm të lirë, siç është cilësuar Shqipëria.  Liria e shtypit pra, edhe për shqiptarët është një vlerë dhe e drejtë bazë që duhet të mbrohet, të kultivohet dhe mbi të gjitha të zbatohet me qëllim për të bërë Shqipërinë dhe shqiptarët ndër më të mirët dhe më të fortit në botë.   Si i tillë, zbatimi i plotë i lirisë së shtypit, në përputhje me vlerat shqiptare dhe universale, është edhe në interesin kombëtar të shqiptarëve.   Prandaj kjo liri duhet të trajtohet nga të gjithë, përfshirë gazetarët, por sidomos duhet të trajtohet si diçka e shenjtë nga udhëheqsit më të lartë të vendit dhe të kombit – përfshirë edhe ju Z. Kryeministër.   Ashtu siç shprehet edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë ”Nuk është faji i medias që drejtësia italiane ka arritur të përgjojë narkotrafikatë shqiptarë, kushërinj të largët të ish ministrit të brendshëm të qeverisë, duke e lakuar emrin e tij si përfitues të aktivitetit të tyre.   Nuk është faji i medias shqiptare që prokuroria e krimeve të rënda të Shqipërisë ka nisur hetimet dhe i kërkoi kuvendit arrestimin e ish ministrit të brendshëm”. Por është detyra dhe roli i shtypit të lirë të bëjë pyetjet e nevojshme në lidhje me këtë çështje, në përpjekje për të zbuluar të vërtetën, për të mirën e publikut dhe të shoqërisë.   Detyra e medias është që të mundësojë qytetarët të jenë të informuar më mirë, me qëllim që ata të jenë më në gjëndje për të influencuar pozitivisht ecjen e punëve qeveritare në përgjithësi dhe zyrtarëve të lartë, si grup dhe si individë, në veçanti.   Për ndryshe, siç ka thënë Xhorxh Washingtoni, nëqoftse ne dhe medias na mohohet fjla e lirë,“Atëherë si memecë në heshtje, do na çojnë si delet në kasaphane.”

Është provuar, sidomos gjatë shekullit të kaluar se një shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe e lirë nuk mund të ekzistojë gjatë si e tillë pa një shtyp të lirë që informon publikun mbi veprimtaritë e qeverisë dhe të përfaqsuesve të saj dhe për të siguruar votuesit shqiptarë se përfaqsuesit e zgjedhur mos abuzojnë me pushtetin dhe me kompetencat që u janë besuar atyre nga populli, por që ta ushtrojnë pushtetin dhe obligimet e tyre si përfaqsues të popullit, për të mirën dhe interesin e përbashkët.

Është e pa besueshme për mua që një klasë politike e një vendi, i cili nuk ka njohur liri shtypi për pothuaj një gjysëm sheklulli nën cenzurën e fortë komuniste, të sillet në këtë mënyrë me përfaqsuesit e medias sot në çerek shekullin e parë të shekullit 21.   Pikërisht, për arye të asaj përvoje të frikshme gjatë shekullit të kaluar, mbrojtja e lirisë së shtypit zë vend të përhershëm dhe të dukshëm në traktate dhe marrveshje ndërkomëtare siç janë:  Deklarata Univerale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Traktati i Aleancës NATO, Karta e Bashkimit Evropiana për të Drejtat Themelore të Njeriut si dhe Karta e OSBE-së për Sigurinë në Evropë, si dhe në kushtetutat e vendeve demokratike anë e mbanë botës, përfshirë Shqipërinë.

Në atë mundësinë time modeste vetëm si një individ – jam munduar të flas shpesh për lirinë e shtytit, jo vetëm në trojet shqiptare, por anë e mbanë botës — si një e drejtë themelore për çdo shoqëri demokratike të lirë ose gjysëm të lirë.   Liria e shtypit pra, edhe për shqiptarët është një vlerë dhe e drejtë bazë që duhet të mbrohet, të kultivohet dhe mbi të gjitha të zbatohet me qëllim për të bërë Shqipërinë dhe shqiptarët ndër më të mirët dhe më të fortit në botë.   Si i tillë, zbatimi i plotë i lirisë së shtypit, në përputhje me vlerat shqiptare dhe universale, është edhe në interesin kombëtar të shqiptarëve, të lirisë dhe të demokracisë.   Ky është një obligim i shenjtë i Kryeministrit të vendit – pa marrë parsysh se cili është ai dhe cilës parti i përket — por dhe i qeverisë që ai kryeson si edhe i institucioneve të shtetit në përgjithsi.   Kjo, njëkohësisht, është gjithashtu përgjegjësi morale dhe detyrim kombëtar dhe profesional edhe i gazetarëve.   Por, nëqoftse roli i shtypit të lirë mbrohet ndërkombtarisht, ndër të tjera, me qëllim për të ekspozuar pa drejtësitë, krimin dhe abuzimet nga ana e qeverive dhe zyrtarëve të tyre, atëherë gazetarëve kudo – përfshirë Shqipërinë — duhet tu sigurohet një mjedis pune ku të mund të veprojnë në gjëndje sigurie, në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje, pa kërcënime dhe pa fyerje nga ata që, në të vërtetë, duhet të jenë mbrojtësit më të fortë të tyre dhe të lirisë së shtypit në përgjithësi, që është alfa dhe omega e të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut.

Filed Under: Opinion Tagged With: DHE FYERJE NDAJ PËRFAQSUESVE, Frank shkreli, TALLJE, TË SHTYPIT SHQIPTAR

KRIMINALITET DHE ARROGANCË PAKUFI

October 25, 2017 by dgreca

Asllani Portret-81

NGA ASLLAN BUSHATI/

Ndoshta (në parim), nuk është  etike dhe normale,  ti drejtohesh me këto epitete maxhorancës , qeverisë dhe Kryeministrit  të vendit tënd.  E pranoj këtë mungesë etike , por  në të njejtën kohë nuk dua  dhe nuk më lejon morali im, që të fshihem prapa etikës  duke poshtruar  mendimin im, të cilin dua ta ndajë me ata që mendojnë në të njejtën linjë me mua. Po ashtu e di, se ka shumë të tjerë që mendojnë ndryshe, madje mund të më quajnë ekstremist. E respektoj mendimin e tyre  në se ma argumentojnë se ata janë më afër të vertetës se unë. Por le të këthehemi tek faktet.

Telenovela Saimir Tahiri u cfaq , me të gjitha përmasat e saj, në Parlament sic e panë  drejtpërsedrejti të gjithë shqiptarët.  Mbrojtja maxhoritare parlamentare ishte , jo nga dy të ashtuqujturat  thashetheme e “lajthitje shtypi” dhe të italianëve  , por nga akuzat e  shumta dhe ndoshta të përditëshme të opozitës për gati katër vite. Akuza të cilat kanë sjellë informacione  se ish Ministri i Brendëshëm është përfshirë në aktivitetin kriminal të kanabisit.

Në se Edi Rama dhe maxhoranca (sic pretendojnë ), është e interesuar për të nxjerrë të vërtetat në shesh, pyetja shtrohet pse ata  e bllokuan  prokurorine me vendim parlamenti ,për ta arrestuar dhe dërguar para gjykatës Saimir Tahirin? Kush ka frikë nga ngujimi prapa hekurave i Saimir Tahirit? Kush është i interesuar të prishet cdo provë rreth veprimtarisë kriminale të tij të supozuar nga organi i akuzës? Vetë Edi Rama a ka frikë nga  ata që di Saimir Tahiri dhe që po të thuhen  hapur e merr me vehte në bankën e të akuzuarit edhe atë? Po të zbardhet tërësisht veprimtaria e grupit  narkotik të Xibrakës  së Elbasanit, a mos del i implikuar edhe Edi Rama me të afërmit e tij? A disponon  fakte Saimir Tahiri për  veprimtari kriminale të të afërmve të Edi Ramës në off shore? Po ashtu cfarë din Zoti Tahiri nga aktiviteti antiligjor i Edi Ramës si ish Kryetar Bashkie në Tiranë? Në se Saimir Tahiri ishte më i miri ministër i kabinetit të tij të parë (sic ka deklaruar shpesh Edi Rama), pse nuk e riemroi përsëri ministër? Ka edhe shumë pikpyetje të tjera , por edhe kaq na mjaftojnë  të arrijmë në përfundimin se :përceptimi i përgjithëshëm është se edhe Edi Rama është i përfshirë në veprimtari të dënueshme dhe se dorëzimi i Zotit Tahiri rrezikon jo vetëm pozitat e tij politike por edhe më shumë. E thënë më shkurt, Edi Rama duke mbrojtur Saimir Tahirin po mbron edhe  vehten nga prangosja . Po deri kur do të vazhdojë kjo tragji-komedi?  Se dihet se  italianët kanë edhe regjistrime të tjera, CIA nuk ka folur akoma, organet e reja të prokurorisë e drejtësisë nuk kanë folur akoma. Dhe vec Edi Ramës e Saimir Tahirit ka edhe ca qeveritarë të tjerë që po dridhen se kur do tu dalë emri  në listat e kriminalitetit. Shtoj kësaj  edhe bandat kriminale që bëjnë ligjin  në Elbasan, Vlorë, Durrës, Shkodër , Lushnje etj, të cilat bashkpunojnë hapur e fshehtas me segmentet e qeverisë.  Kjo e  ka emrin  thjeshtë kriminalitet  i ngritur në system në shërbim të banditëve e në dëm të njerëzve të ndershëm të cilët nga mos durimi kërkojnë të largohen me cdo kusht jashtë vendit.

Pas seancës parlamentare, Kryeministri  “ ju  pergjigj” pyetjeve të gazetarëve. Ju pergjigj e them vetëm si shprehje e përdorur rëndomtë në të tilla raste, sepse ai jo vetëm nuk ju  përgjigj, por i sulmoi gazetarët pa as më të voglën etikë. Edi Rama me një arrogancë të paparë, me një fodullëk të pakrahasueshëm me askënd tjetër , i ofendoi  ata duke ju thënë se jeni të paditur, nuk lexoni, nuk kuptoni, jeni pjesë e llumit të kazanit të mediave etj. Kjo arrogancë është e denjë vetëm për njerëz të rrugës, kabadainj, megalomanë të tipit Edi Rama  dhe për askënd tjerër . Nuk e di se si e duruan pa e ofenduar gazetarët e pranishëm, njeriun e gjatë që kishin para mikrofonave. Do të ishte krejt e pranueshme ta kalonin edhe ata  qoftë edhe një herë të vetme  kufirin e mirsjelljes, përpara një njeriu  kaq arrogant sic është Kryeministri  ynë  e kryetari maxhorancës socialiste.

Në gjykimin tim, ju socialistët e   vertetë, duhet të respektoheni  nga gjithë shoqëria, për bindjet tuaja të majta, me të cilat mendoni se shoqëria shqiptare mund të përparojë më shumë me idetë  tuaja sociale. Dakort , e respektoj plotësisht mendimin dhe idetë tuaja. Por, në të njejtën kohë  edhe  ju, ju lutem respektoni   bindjet e mija të djathta (dhe të shumë njerëzve si unë)  për një qeveri  të vogël, taksa të ulta, gjenerim të biznesit, uljen e  borxhit të jashtëm e të brendshëm, per arsimin, shëndetsinë, ndarjen teritoriale, organizimin shteteror etj  sipas pikpamjeve të djathta. Por të nderuar socialist idealist, a mund të më thoni se cfarë lidhje ka Edi Rama me idetë tuaja sociale?  Edi Rama dhe klani i tij nuk janë  socialist e  bartës të  idealeve dhe interesave tuaja.  Ata janë thjeshtë , bartës dhe mbrojtës të  një grusht njerzish multimolionerë, të bërë të tillë me afera korruptive e kriminale. Ju socialist të vertetë duke mbështetur  Edi Ramën në premtimet false, idetë avantureske, kanabizimin dhe kriminalitetitn i keni bërë e vazhdoni ti bëni një dëm të madh të majtës e të djathtës , të sotmes dhe të ardhmes së vendit.  Do të ishte në nderin tuaj një reflektim sa më i shpejtë duke mbeshtetur bartësit e menditit tuaj social, tek ata deputetë e intelektualë  që nuk janë kompromentuar, korruptuar e kriminalizuar  akoma.

Pajtohem me qëndrimet dhe lëvizjet e fundit politike të LSI-së dhe të Kryetares së saj Zonjës Kryemadhi , si për luftën kundër kanabizimit e kriminalitetit dhe në qëndrimin ndaj problemit Tahiri. Por s’mund të pajtohem me lëvizjen e gabuar  parazgjedhore të kesaj force,  e cila nuk ju bashku qëndrimeve të PD-së dhe opozitës, e cila do të kishte sjellë rezultate të tjera zgjedhore. Gabimin që ka bërë po e pëson vetë  nën mëgalomaninë e Edi Ramës, por po e vuan i gjithë populli shqiptar.

Kam mendimin se opozita në tërësi duhet ta njoh autoritetin e PD-së dhe të liderit të saj Lulzim Basha. Ai mund të ketë bërë edhe ndonjë  gabim parazgjedhore i detyruar nga rrethanat dhe vecanërisht ndërkombëtarët, por ka treguar largpamësi e këmbëngulje në betejat për luftën kundër kriminalizimit të shtetit e  kanabizimin duke ju drejtuar me emër  e mbiemër Saimir Tahirit e Edi Ramës dhe  klaneve mafioze që i mbështesnin ata. Po ashtu, në gjykimin tim, ai ka qenë shumë serioz dhe i vendosur   në platformën e tij për reformën në drejtësi. Shpresoj dhe dëshiroj  që  gjithë  opozita  të jetë më e bashkuar në qëndrimet e veprimet e saj, e  të  korigjojë shenjestrën duke ju drejtuar për goditje objektivave madhor.

Kohët e fundit në shkrimet e mia , kam qenë shpesh herë shumë kritik ndaj ndërkombëtarëve, vecanërisht ndaj Departamentit të Shtetit Amerikan dhe BE-së, për mbështetjen e pamerituar që ata i dhanë Edi Ramës në zgjedhjet e fundit parlamentare duke ndihmuar që situata brenda Shqipërisë   të përkeqësohet. Shpresoj që  ata ,nga telenovela Tahiri, të kenë nxjerrë përfundime e duhura  dhe   të ndihmojnë  në përshpejtimin e reformës në drejtësi   duke marrë  pjesë aktive në luftën kundër krimit të organizuar që ka  pushtuar Shqipërinë. Ndihmesa e tyre është shumë e nevojëshme  dhe qëndrimi  pa ekuivok ndaj kriminelëve e të korruptuarve duke folur me emër e mbiemër është  domasdoshmëri .

 

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, DHE ARROGANCË, KRIMINALITET, PAKUFI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1715
  • 1716
  • 1717
  • 1718
  • 1719
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT