• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Emigranti durrsak, Denis Nova, promovon turizmin nënujor në Shqipëri

August 31, 2017 by dgreca

unnamed-5unnamedunnamed-9Bisedë mbi punën e bërë nga zhytësi profesionist Denis Nova për ngritjen e Qendrës së Zhytjes dhe zhvillimin e sportit të zhytjes në vendin tone/unnamed-1

Nga Shefqet Kërcelli/ Per me shume foto shkoni ne facebook(Dielli vatra)

E vendosur në anën e djathtë të shëtitores Taulantia, midis lokaleve të shumta në të dy anët e saj, Qendra e Zhytjeve Nova{NOVA DIVING CENTER}, tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë që kalojnë atje, vecanërisht kureshtarëve të sportit nënujor të zhytjes. Në dukje një qendër e vogël, por duke e parë nga brenda sheh një mjedis të kompletuar me certifikata, dokumente, pajisje, veshje e aparatura  të llojeve të ndryshme, që shprehin qartë  seriozitetin dhe korrektësinë e kësaj qendre, të krijuar nga djaloshi durrsak Denis Nova, dy vite më parë. Si dashamirës i detit, por dhe si studjues i historisë dhe traditës detare të popullit tonë, më vjen mirë për cdo projekt e aktivitet që lidhet me detin, ndaj e inkurajoj dhe përshëndes me zemër cilindo shqiptar që ndërmer hapa të tillë. Në një buzëmbrëmje durrsake shoh mundësinë e konktaktit me të zotin e kësaj qendre. Është e vështirë ta takosh Denisin, më thotë kamarieri i lokalit ngjitur, pasi ai po shoqëron një grup turistësh të huaj. Gjithsesi kontaktova me telefon dhe lamë kohën për një intervistë me Denisin, emigrant në Itali për gati 20 vjet, që tashmë i ka hyrë një pune të vështirë, por mjaft të bukur, që ka të bëjë me promovimin e turizmit nënujor në vendin tonë. Ishdjaloshi durrsak, tashmë i burrëruar nga pesha e viteve si emigrant, me një fizik e mëndje të mprehtë të një zhytësi profesionist, më pret plot mirësjellje në qendrën e tij. Një njeri tepër i thjeshtë në raport me punën që ka bërë, jetën si emigrant, kulturën, kualifikimet dhe si mjeshtër i zhytjes nënujore. Pamvarësisht se kishte zhvilluar disa orë zhytje dhe ende ishte me kripën e detit, Denisi u tregua i gatshëm të më fliste për jetën, kualifikimin dhe projektet e tij për të zhvilluar turizmin nënujor në vendin tonë. I afrohemi ambienteve të qendrës sistemuar thjesht, bukur e me merak, që nuk e kam hasur në vende të tjera, ose të ketë bërë përpjekje të tillë. Fillimisht i kërkoj të më shpjegojë se cfarë dokumentacioni dhe pajisje ka në vetvete qendra e Zhytjes. Natyrisht që në këto raste cështja kryesore me interes është përgatitja, kualifikimi dhe profesionalizmi i drejtuesit të qendrës, ndaj dhe pyetja e parë lidhet me të.

Cfarë hapa kini ndërmarë ju për specializimin e kualifikimin tuaj si zhytës profesionist?

Me modesti Denisi shpjegon kurset dhe certifikatat ndërkombëtare, të cilat janë vendosur përballë në anën e djathtë të qëndrës. Këto certifikata që i kam marë në Itali dhe vende të tjera, vërtetojnë trajnimin dhe kualifikimin tim për zhytjen, tregon Denisi. Konkretisht, e para,operator për reanimim dhe ndërhyrjen e parë, që është nja nga kërkesat kryesore për një zhytës, e dyta për përdorimin dhe menaxhimin e oksigjenit gjatë zhytjeve, tjetra për zhytje sportive nga qendra operacionale DAJ master, kjo këtu është nga Qendra kombëtare e Bisnesit në Shqipëri, tjetra si Zhytës polumbar, një Certificatë e lëshuar nga Qendra e zhytësave në Itali, e vendosur në Sicili, në vijim Certificata si saldator për punime nënujore, lëshuar nga institute i Genoves. Kursi zgjati 40 ditë, dhe e kryeva në Palermo. Ky kurs më ndihmoi të jem operator teknik profesionist, i specializuar për punime nënujore. Këto kurse e specializime më kanë dashur plot dy vite, mund e djersë. Kuptohet që ato kanë dhe koston e tyre, të cilën e kam mbuluar duke kryer punë të vështira për disa vite. Një certifikatë tjetër e rëndësishme është ajo që të lejon mbushjen e bombulave me presion te larte brenda standarteve SCUBA, 200-300 atmosfere, {Gaz dender}. Certifikata të detyron të përdorësh bombula të sigurta, pa rrjedhjen më të vogël, se ndryshe që në metrat e parë të thellësisë ke rrezikun dhe dështimin. Pikërisht mbas këtyre certifikatave përkatëse, që të mbushin mendjen e të sigurojnë se ke të bësh me një qendër profesioniste, ndjekimin shpjegimin e Denisit për pajisjet dhe bazën e pasur materiale që disponon qendra për zhvillimin normal të zhytjes. Pikërisht, direkt pas certifikatave e diplomave janë të vendosur bombulat, të cilat janë kontrolluar e certifikuar nga institucioni përkatës në Itali. Cdo person që zhytet, do bombul të certifikuar, thotë Denisi. Organizatat ndërkombëtare aplikojnë standarte të larta për sigurinë, sic është DAN{Diver Sailors Network}, tek e cila unë jam anëtar. Unë e kam kërkuar këtë dhe po e zbatoj në Shqipëri. Zhytjet si ato sportive ose komerciale, kërkojnë siguri, ndaj ne duhet të parashikojmë rreziqet që mos na ndodhi nonjë gjë e keqe, bazuar tek ligjet internacionale të DAN. Si nga ana teorike dhe praktike ne bëjmë kurse “training first aid” bashkë me pajisjet. Pra, ne japim një paketë të plotë për cdo person që zhytet. Ai ka nevojë për pajisjet e ndërhyrjes së parë si gjatë trajnimit ashtu dhe zhytjes.  Në rast së një zhytës paraqitet me certifikatë si zhytës profesionist, ne i afrojmë pajime të zhytjes sportive, kompjuter, busull, thikë, etj. për ti pasur për cdo pengesë në thellësi apo në fund të detit, si cima, rrjeta, gjallesa, mbetje të ndryshme bimore e mjedisore që pengojnë aktivitetin e tij. Ne e kompletojmë zhytësin me pajisjet e nevojshme për të bërë një zhytje normale. Pjesë e bombulave është dhe një kompresor i certifikuar, edhe ky nga institucioni përkatës në Itali. Ai mban ajër të pastër për bombulat, të cilat kanë filtëra, me orë pune. Kur bombula mbaron ciklin gjatë sezonit, ndrrohen filtrat dhe fillon procesi i ri. Këto bombula janë 10-15 L dhe dopio, sepse kur bëhen zhytje teknike, duhen pajise dopio, po u dëmtua njëra ke tjetrën, gjë që eleminon rrezikun. Bombula që shihni ka 200 Atm. Kemi dhe pajisjet për ti montuar tek bombula. Konkretisht një octopus{shpërndarës} me tuba për presion të lartë e të ulët dhe Manometër për të matur presionin. Kështu nga presioni i lartë kalojmë tek presioni i ulët 10 atmosferë, deri tek maska. Pajisjet na lejojnë të krijojmë kushte sikur jemi në atmospherë. Ka dy lloje zhytje sportive deri 30 m dhe zhytje teknik. eNë këtë të dytën rreziqet janë me evidente. Ne përdorim kryesisht të parën. Ndërkohë në anën e majtë të qendrës shohim një shumëllojshmëri veshjesh për zhytje. I kërkojmë Denisit të na flasë për to. Këto janë xhaketat rregullatore. Xhaketa si veshje jelek ka dy funksione, mban bombulën dhe tubin me dy butonë, ai pozitiv kur ngjitesh dhe negativ në zbritje. Këto janë pajisje elementare me ajër artificial, të cilat kur jemi në ambiente të lagura, duhen ti veshim. Janë veshje specifike, që unë i përdor gjatë gjithë kohës në det. Ato mbajnë trupin e thatë, që mos marrësh lagështinë e ujit. Gjatë zbritjes temperatura ulet. Në verë përdorim pajisje verore, të shkurtëra, kryesisht në thellësi të vogla për zhytje sportive. Këtu kemi pajisje të zhytësave për thellësi. Zhytjet teknike krijojnë probleme me azotin.Sa më shumë zhytesh, aq më shumë shtohet azoti. Në këto raste përdoret oksigjeni me sasi të madhe, ndaj përdoren bombula me oksigjen të pasuruar. Për këtë zhytje duhet trajnim dhe certificatë si të përdorësh bombulat. Pasi përdorimi në masë i oksigjenit krijon problem me mushkëritë. Ndaj ka tabelë përkatëse për kohën e zhytjes. Kur zhytësi kalon 1 orë, bëhet problem ngjitja ne sipërfaqe, për këtë ka standarte, kërkohet 24 m në minutë zbritje dhe 9 m në ngjitje. Po ashtu bulëzat që krijohen duhet të rrine të vogla sepse, po u zmadhuan krijojnë problem. Qëllimi ynë është ti bëjmë zhytjet të përballueshme dhe shlodhëse, që kushdo që e ushtron këtë sport të shijojë magjinë e thellësive. Duke parë gjithë këtë investim për kualifikim dhe pajisje të qendrës, mendja më shkon tek paratë, kush është burimi i financimit? Gjithëshka deri tani është financuar nga kursimet e punës sime, thotë Denisi. Nuk mund të punoja tërë jetës në dhe të huaj. Ndaj gjykova që me shpenzimet e mija të ngre këtë qendër. E kam menduar gjatë kohës që punoja detrave të huaj. Vendi ynë është i bukur dhe ka pasuri të shumta nënujore. Këtë pasuri dëshëroj ta promovoj, ta transmentoj e ti njoh si qytetarët shqiptarë, bashkëatdhetarët kudo që janë dhe vizitorët e huaj. Sigurisht që cdo biznes ka riskun e tij, vecanërisht turizmi nënujor. Në vendet e tjera tashmë është biznes i zhvilluar. Ne tani jemi jemi në fazën e parë, në atë fillestare. Për arësye të ndryshme, 90% e popullsisë sonë nuk e dinë se cfarë ka nën detet e Adriatikut e Jonit, pse jo dhe liqenet tona. Unë me kolegët e mi i kemi evidentuar dhe jemi përgatitur për ti treguar këto mundësi zhvillimi. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë ta njohin këtë sport, ke të tjerët është bërë biznes. Sfida jonë është të bëjmë zhytje me standarte internacionale, duke respektuar kodet e paramertrat ndërkombëtarë. Këto rregulla e ligje, duam ti zbatojmë në Shqipëri, ti mësojmë brezave e të rinjve që mos e kalojnë kohën nëpër klube e kafe. Ne afrojmë një këndvështrim tjetër për detin, një mundësi tjetër për të rinjtë shqiptarë. Aktiviteti fillon në pishinë, në ujëra të kufizuara. Për persona që nuk e kanë provuar nonjëherë zhytjen, i afrohet pishina, vend i sigurt. Këtu cdo person ndjehet i qetë. Cdo veprim bëhet sipas standarteve ndërkombetare e sipas grupmoshave. Zhytja ska moshë, i vjetër apo i ri, mjafton të plotësosh kushtet shëndetsore. Mos kesh sëmundje zemre, arteriale. Të gjithë ata që e kanë provuar pishinën e përballojnë lehtësisht dhe shprehen të kënaqur për këtë eksperiencë të bukur. Ndaj unë me plot gojën ja këshëlloj të rinjve tanë. Është rrugë e pashkelur, por një experiencë e bukur e ardhmja e këtij turizmi në Shqiperi. Le ta dashurojmë këtë lloj turizmi të mistereve të detit! Ky është mesazhi im për qytetarët e dashamirësit e detit. Të nderuar miq, vendi ynë ka nevojë për turizëm të gjithanshëm, është horizont më vetë dhe dimesion i tretë i turizmit tonë- zbulimi i botës nënujore, ndaj afrojuni dhe ushtroni sportin e zhytjes! Jo vetëm eksplorimi i gjallesave, specieve, ekosistemin e pasur të funddetit, por objektet historike e arkeologjike që tregojnë trafikun e dendur detar në Adriatik dhe Jon, është pasuri më vete e popullit tonë. Këtu nuk është fjala vetëm për shpellën e piratëve që ne dimë nga fëmijëria jonë, por përse psh. “x” anije, është mbytur këtu, kur dhe përse është mbytur? Durrësi ynë a ka pasur këto koordinata e shtrirje në lashtësi? sa ka ndryshuar pozicioni i tij në vite?  Pse të na i zbulojnë e tregojne të tjerët historinë tonë e mos ja tregojme ne që jemi zotër të tyre?!

Zoti Denis, ju tashmë keni arritur deri këtu në sajë të pasionit, këmbënguljes e dëshirës së kahershme për të bërë dicka lidhur me detin, po cfarë ju ka lidhur me detin, si e keni kaluar jetën tuaj duke jetuar me mallin për detin e Durrësin?

Me detin, më lidh fëmijëria ime, shtëpia ime në Durrës afër detit. Jam lindur në v.1984. Familja ime të paktën 2 breza ka pasur lidhje me portin e detin, në sajë të punës, që lidhte cdo banor të Durrësit si qytet bregdetar. Deri në moshën 14 vjec, me shokët e mi nuk i ndaheshim Currilave. Mësonim notin, zhyteshim, bënim gara noti me stilet e ndryshme, dicka interesante. Shkonim në det thjesht për kuriozitet, por një ditë Andi një shoku im më dhuroi një maskë të thjeshtë. Kjo më ndryshoi perceptimin tim për detin, se me atë mund të shikoja cfarë kishte brenda ujit, kurreshtja fëmijërore më zgjoi plot ëndrra e pasionin për zbulimin e botës nënujore. Me maskën eksploronim zonën deri tek batllat, shikoja peshk, shkëmbinj nënujorë, amfora, mbetje arkeologjike të llojeve të ndryshme, etj. Ky moment mbeti në kujtesën time si dicka e vecantë, u mahnita me bukuritë që ka ky vend ku kam lindur, ku jam rritur. Një arësye e fortë që unë  dashurinë për vendin ta ruaj në cdo kohë e vend.

Ju jeni familje detarësh, baba juaj ka punuar tek biga “Adem Reka”, një nga specialistët e saj, sa ka ndikuar ky fakt në zgjedhjen Tuaj?

Po, babi ka qenë ndër specialistët e bigës me histori të ndritur. Ndërsa nëna punonte tek posta Durrës. Në atë kohë kopështi mbyllej gjatë verës. Kështu që babai dhe nëna më shoqëronin ose tek nonjë i afërm, ose babai më merrte me vete tek puna me bicikletë. Aty mësova cfarë janë mjetet detare, si punohej e zhvillohej porti, punonjësit, dokerët e marinarët që lëviznin gjithë kohës, etj. Me kanë ngelur në memorie zhytja me shokët e mi nga molet e portit thjesht për tu la, hedhja nga anijet në det të hapur, jo për të bërë zhytje, por shqetësimet e parashtypjen tek veshët, atje i kam ndjerë. Nga marinarët mbaj mend një vincier, tashmë  në pension, Berti. Shumë person i dashur. Ajde cuna, tju tregoj Durrësin, na thoshte. Na fliste për bigën që kishte një vinc të madh. Ne i ngjitnim shkallët e vincit dhe që atje shikonim Durrësin. Shumë bukur. Kujtime ta paharruara. Berti dhe djalit të tij ja ka vënë emrin Denis. Në Durrës mbarova shkollën 8 vjecare, “16 shtatori” dikur, tashmë “Bedrije Bebeziqi”, më pas fillova gjimnazin. Këtu u shkëputa nga vendlindja, në vitin e mbrapshtë të 1997, kohën e trazirave. Ikëm me prindërit në Itali, u stabilizuam në Bari, vëllai na bëri bashkim familjar. Atje vazhdova “scuola media”, shkollë turistike, ku mësova dhe gjuhën. Qëndruam për dy vjet, pastaj u transferuam në Genova, për arësye ekonomike. I lindur pranë detit, merakun e kisha të arsimohesha në një shkollë që lidhej me detin. Në Genova, zbulova disa institucione detare, u informova dhe rregjistrova, tek një shkollë që kishte disa degë përfshi njohuri profesionale per detin dhe zhytjen. Mbasi mbarova shkollën e mesme, fillova punë në portin e Genovës, që më sillte cdo ditë kujtimet e portit të Durrësit. Arësyeja që fillova në port, ishte pasioni për detin. Këtu njoha persona që zotëronin mjeshtëri detare dhe këta me propozuan që të bëj një trajnim për zhytjen. Unë punoja në industri dhe fillova rrugën e zhytësit profesionist. Por dhe puna që bëja tek porti ma kërkonte një specializm për zhytjen. Të njohësh presionet, ambienti ku ndodhemi jemi ne presion. Profesioni si zhytes, të njeh me presionin e ajrit si koncept teorik-praktik, të njeh me rreziqet, anën teknike si zhytës. Nuk është thjesht të marim një veshje, duhet ti prekësh gjërat, ambientet, karakteristikat. Nga këtëj vazhdova një trajnim për zhytjen, në “Centro Studi per Polumbari” në Palermo, ku u transferova me gruan dhe djalin. Atje kryeva kursin si operator teknik bazë 2.5 muaj. Bëra trajnimin e plotë dhe u pajisa me certifikatën përkatëse. Mbas kesaj mu desh eksperincë pune, kisha dhe nevoja ekonomike, sepse këto kualifikime kanë koston e tyre. I përballova me shpenzimet e mija, punoja si saldotar, riparues impiantesh, anijesh në kantieret detare. Nëpërmjet punës u specializova si saldator nën ujor. Shume impiante ofshor, kanë nevojë për mirmbajtje nga persona që njohin këtë proces por dhe të certifikuar. Këto impiante ndodhen gjate bregdetin Italian e Mesdheut. Duke u kualifikuar nëpërmjet punës, mu krijuan plot mundësi për punë. Kisha kërkesa në disa vende si, Porti i Tarantos, Ravenës, Brindizit, Genova. Në vitin 2012, punova si montator në Dankerk, Francë, tek gazjsjellësi me Anglinë,{La Mansh}, sic është TAP-i këtu. Montonim linjat e gazit, Franca ka tenkologji nukleare, elektrike. Puna këtu kërkon siguri kategorikisht ekstreme, përdornim veshje me ngrohje termike. Kjo bëri që unë të kisha disa oferta pune në të njëjtën kohë. Madje mbas shqyrtimit, disa i kam refuzuar, për arësye familjare dhe lidhjeve me vëndin tim. Nisur nga dashuria për vendin dhe për detin në v.2015, vendosa të krijoj këtë aktivitet specifik. U ktheva jo vetëm me dëshirën për të bërë dicka të bukur, por dhe me bazën e nevojshme materiale të financuar nga djersa ime disavjecare. Kështu ju riktheva ëndrrave të fëmijërisë, me ka ngelur maska ke batllat e Curilave. Atje ka rrënoja, anije të mbytura, artefakte, ka rrënjë mijëravjecare të historisë së popullit tonë dhe të tjerëv. Ne si popull civilizimin e kemi këtu, nuk e morëm nga jashtë. Është tretur ky civilizim, nga luftrat, kushtet atmosferike, tërmetet, por këto hapësira duhen ndricuar për brezat. Kanë shkruar dhe media botërore për këtë pasuri, sic ishte dhe prestigjiozja Asociated Press. Duhen fakte me teknologjinë e kohës, foto, filmime, deshmi të njerzve. Kjo pasuri na përket ne dhe i takon brezit tim ti zbulojë e promovojë. Natyrisht që kjo kërkon idealizëm dhe zhytës profesionistë. Sfida jonë është që ta bëjmë të njohur për turistët Durrësin dhe pasurinë nënujore të vendit. Asnjëherë nuk është vonë. Në vende të zhvilluara ky biznes është krijuar ka kohë dhe ka krijuar shumë vende pune. Ata kanë krijuar institute, muze, klube të vecanta e stafe specialistësh që meren me këtë sektor.

Do doja të dija për hapat që keni ndërrmarë ju, për të ligjëruaruar aktivitetin tuaj.

Qysh në fillim kam ndërrmarë disa hapa me Ministrinë e Turizmit, ku jam pajisur me  cerifikatë si udhërrëfyes turistik. Dhe dokumente të tjera i kam legalizuar. I kam marë këto certificata që të zhvilloj nromalisht këtë aktivitet në Shqiperi. Të them të vërteten për pajisjen me licensë kam hasur vështirësi për arësye burokratike. Gjenden kudo, në cdo terren e cdo aspekt, pikat e interesit. Nga ana burokratike njohuritë e mija kanë qenë të kufizuara, ndaj jam bazuar tek miq që më kanë ndihmuar. Legalizimi ka qenë cfilitës. Në Shqipëri ska një ligj për këtë aktivitet. Unë thjesht kam sjellur standartet e vendeve të zhvilluarat dhe po e zhvilloj këtu. Shqiperia mund ti marë dhe ti zbatojë, pasi ka dhe profesionistë të tjerë, por pa pasur documentacionin përkatës. Mendoj se qeveria e re duhet të caktojë specialistë të aftë që të marin legjislacionin përkatës në vendet e zhvilluara dhe ta zbatojnë në Shqipëri. Nuk kemi kohë për të humbur, jemi të vonuar.

Cfarë aktivitetesh ka zhvilluar qendra juaj gjatë kësaj periudhe?

Bashkë me ekipin e qendrës kemi zbuluar vende me interes, si Kepi i Palit, i Rodonit, Gjiri i Durrësit, i Shëngjinit, etj. Kemi zbuluar vende që kanë interes turistik, interes për tu eksploruar. Një arësyë që ne e ngritëm këtë qendër këtu është afërsia me Muzeun Arkeologjik të Durrësit, i cili është shumë interesant me objektet dhe artefaktet e tij.  Ne si ekip kemi dorëzuar në Muzeun Arkeologjik cdo objekt që kemi gjetur në zonën bregdetare të Durrësit, duke e pasuruar atë. Objektet janë fotografuar e filmuar në vendin ku u gjetën. Kështu ne kemi parandaluar shpërdorimin e tyre nga persona qe duan ti shesin. Për këtë kemi bashkëpunuar me Dr.Adrian Anastasi, si specialist i arkeologjisë nënujore. Shteti shqiptar, por dhe vetë shqiptarët duhet ti ruajnë pasuritë e tyre nënujore, se i kam parë këto në muzetë e huaja. Di që ka institucione përkatëse që meren me ruajtjen e trashëgëmisë nënujore, por duhet parë efektiviteti i tyre.

Me cfarë syri e shohin të huajt këtë pasuri?

Sigurisht që të huajt kanë interes për pasurinë tonë nënujore. Pasi ka dhjetra anije të tyre që janë mbytur në ujrat shqiptare për arësye të ndryshme.  Di që ekspedita me anijen “Herkules” me specialistë amerikanë apo projekti “Liburna” kanë nxjerrë në dritë mjaft pasuri nënujore. Janë ndërmarë disa ekspedita për të zbuluar anije të mbytura në dy Luftërat Botërore. Psh. këtë vit një ekspeditë nga Italia, synon kërkimin e një Nëndetse italiane të mbytur në Luftën e IB. Për këtë s’ka dokumenta. ND ka pasur një mision special dhe ka qenë e sukseshme në 18 misione ushtarake. Italianët kërkojnë që kjo histori të dalë në dritë. Kjo vlen si për anën historike dhe turistike. Interesi është i dyanshëm. Mendoj se duhet krijuar një DATABASE me të gjithë anijet e mbytura dhe vendet ku ka pasuri arkeologjike nënujore. Zhytësat shqiptarë të licensuar duhet të jenë udhërëfyesit për të vizituar këto vende dhe jo persona të tjerë.  Pjesë e aktivitetit të qendrës është trajnimi dhe përgatitja e djemve të rinj si zhytës. Me djem të rinj, të interesuar për zhytjen kemi organizuar trajnime në pishinën e Durrësit, kryesisht elementët fillestarë. Në këtë proces më kanë nduhmuar vullnetarisht zotërinjtë Landi Shima, që është instrukor zhytje në pishinën më të thellë në botë dhe zoti Igli Pustina, President  i Federatës së Zhytjes në Shqipëri. Në aktivitetet që kryejmë janë afruar djem të rinj, nga  Durrësi, Shijaku, Kavaja, Tirana, Vlora, Shkodra, Shëngjini, etj. të intersuar janë nga mosha 15-20 -30 vjec deri tek moshat e mesme. Ne i njohim me pajisjet, zhvillojmë trajnime bazuar në tabelat përkatëse, ndjekim programet e zhytjes sipas niveleve. Për këtë kemi formuar nje grup me persona që kanë eksperiencë në këtë fushe, duke u bazuar në standartet ndërkombetare. Këta persona do të marin certifikimsipas standarteve internacionale. Ne transmentojmë hapa pas hapi gjithëshka që i duhet një zhytësi. Ndërkohë dhe pishina ka nevojë për prezencë të përhershme, sportet e ujit nuk kane stinë. Atje vec ushtrimit të notit e zhytjes, krijohen dhe vende pune. Në një të ardhme këtu në Durrës mund të krijohen shkolla për detin, sic i kam parë në Itali, duke marë programet e tyre. Qyteti ynë i ka mundësitë që të rinj e të reja të zhvillojnë normalisht aktivitete nënujore, zhytje, foto, filmime, mundësi, variante dhe vende të reja pune. Gjithashtu këta specialistë vec kënaqësisë që të jep zhytja mund ti shërbejnë ekonomisë. Në një të ardhme ne do shohim mundësinë e përgatitjes të zhytësave për punime nënujore. Kemi plot projekte në këtë fushë. Dhe në WEB-in e Qendrës www.novadive.com shkruhet:-Jemi krenarë t’ju prezantojmë një qendër të re që shërben në sektorin detar dhe atë nënujor. Obiektivi ynë është  bazuar tek disa proçedura teknike dhe instrumente të nivelit të lartë të sigurisë dhe  kapacitete për të përballuar punimet, me qëllim shtimin e dashamirësve të sportit të zhytjes. Një sport që kërkon guxim, këmbëngulje, përgatitje fizike dhe përballje me misteret e funddetit.

Bashkëpunim dhe mbështetje për këta pionierë të turizmit nënujor

Ne nuk jemi as të parët as të fundit që e zhvillojmë sportin e zhytjes në Shqipëri, nënvizon Denisi. Kuptohet që në nismën time kam gjetur plot miq e dashamirës që më mbështesin, sic është zoti Igli Pustina, i cili ka krijuar federaten e zhytësave. Unë duke qenë pjesë e Federatës, kam pasur mbështetje ligjore. Por procesi i zhvillimit të këtij sporti e bisnesi, që të jetë i sukseshëm, nuk kërkon vetëm angazhimin e profesionalizmin tonë, por ne s’duam stërkëmbësha dhe pengesa ligjore. Shqiperia duhet të implementojë sa më parë dokumentacionin që kanë në këtë fushë shtetet e tjera. Për këtë shteti mund të angazhojë njerëz që këto rregulla e ligje të futen në legjislacionin shqiptar. Federata e zhytjeve ka bërë disa aktivitete. Por ato që të bëhen zyrtare, duhet të ketë mbështetje nga shteti. Gjithashtu nqs ne shteti na ndihmon me një ambient pranë portit ose afër bregdetit, ne mund të ngremë një institut të specializuar për zhytjen, që i mungon vendit tonë. Këtë mund ta bëjnë djemtë shqiptarë këtu në Shqipëri ose në emigracion, e jo të vijnë të huajt e ta krijojnë këtë biznes lehtësisht. A kemi thënë se Shqipërinë do e bëjnë shqiptarët! Ka të tillë në cdo fushë, dhe për zhvillimin e sportit e turizmit nënujor. E tillë është NOVA DIVING CENTER! Le ti urojmë fat, mbarësi e sa më shumë dashamirës kësaj qëndre!

Shënim: shkrimi do jetë pjesë e “Antologjisë së Detarisë Shqiptare”, pjesa e katërt, e cila është në proces.

Filed Under: Kulture Tagged With: Denis Nova, emigranti, Shefqet Kercelli, turizmi nenujor

KOSOVE, VONESA E KRIJIMIT TE INSTITUCIONEVE….

August 31, 2017 by dgreca

….SI SFIDE PER PROCESET INTEGRUESE TE KOSOVES/

6-lulzim-mulliqi-250x283.

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA*/

Jane bere me shume se dy muaj,qe nga publikimi i rezultateve te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Kosove,mirepo krijimi i institucioneve te reja ende nuk eshte duke ndodhur.

Faktoret politike,perkatesisht lideret e partive politike dhe vendimet e tyre jane shume te rendesishme per tejkalimin e bllokades politike dhe konstituimin e institucioneve te reja,pas zgjedhjeve te qershorit.Cfaredo vonese ne konstituimin dhe funksionalizimin i institucioneve te reja  ne vend do te jene si sfide per proceset integruese per Kosoven.Keshtu te njejtat sugjerime i kane adresuar autoriteteve politike ne Kosove edhe perfaqesuesit me te larte te Bashkimit Evropian si dhe ambasadoret e vendeve mike ne Prishtine.Ata kane theksuar se Kosova,ka nevoje per institucione legjitime dhe te qendrueshme te cilat do te mund te negocionin dhe te nenshkruanin pa kufizime marreveshje me institucionet e ndryshme financiare nderkombetare.Perkunder,mbajtjes se disa seancave konstituive te Kuvendit te Kosoves dhe disa tentimeve per te konstituar kuvendin, nuk eshte arritur ende nje pajtueshmeri ne mes partive politike per konstituimin e ketij institucioni me te larte perfaqesues dhe ligjvenes te Kosoves.Keshtu koalicioni PAN kishte munguar ne disa seanca qe ishin parapare per konstituimin e Kuvendit,ku sipas Kushtetutes kane te drejten per ta propozuar kandidatin e tyre per kryetar te Kuvendit.Ndersa LDK,parti kjo ne koalicion me AKR-ne dhe Alternativen si dhe Levizja Vetevendosje vazhdojne me kritikat e tyre ndaj koalicionit PAN per ngercin poltik,duke thene se nuk i kane numrat e nevojshem per krijimin e institucioneve.Sidoqofte,krijimi i institucionit me te larte perfaqesues dhe legjislativ te popullit,e qe eshte Kuvendi i Kosoves,i cili perbehet prej 120 deputeteve te zgjedhur ka rendesi dhe pergjegjesi te madhe juridike,politike dhe institucionale ne vend sic jane:Kuvendi zgjedh Kryetarin,si dhe Kryesine e kuvendit.Miraton ligje dhe rezoluta ne fushat pergjegjesise institucionale,pastaj merr vendime per emrime te tjera.

Kuvendimiraton ose refuzon kandidatin per Kryeminister,se bashku me listen e ministrave te Qeverise se propozuar nga kandidati per Kryeminister,pastaj udhezon qeverine per pergatitjen e projektligjeve,vendos mbi mocionet e mosbesimit ndaj Qeverise,miraton Rregulloren e punes se Kuvendit dhe te komisioneve te tij dhe ajo me rendesishmja Kuvendi merr parasysh dhe miraton marreveshje nderkombetare te propozuara brenda fushes se pergjegjesive te tij.Prandaj lideret politike duhet te gjejne nje ujdi te perbashket per tejkalimin e kesaj bllokade politike,kur dihet se sa i rendesishem eshte konstituimi sa me pare i Kuvendit te Kosoves dhe institucioneve te tjera demokratike ne vend.Ne rast se do te kete perseritje te seancave konstituive,ku partite politike do ta bojkotojne njera-tjetren dhe nuk do te arrijne nje ujdi te perbashket per konstituimin e Kuvendit te Kosoves, atehere ngerci politik vazhdon pa fund deri ne zgjedhje te jashtezakonshme.Per kete arsye eshte shume e nevojshme dhe e domosdoshme qe sa me pare te ndryshohet ligji per partite politike,pastaj sistemin zgjedhor,zgjedhjet parlamentare dhe ligji per Gjykaten Kushtetuese.Ne fakt,Kosova me nuk duhet t’i lejoje vetes te shkoje ne zgjedhjet te ardhshme me kete sistem zgjedhor qe ne vete mbart shume zbrastesira juridike dhe shmange vleren e votes se lire te votuesit dhe te  elektoratit.Kushtetuta duhet te modifikohet ne menyre qe te mos kete situata paradoksale kufizuese demokratike,por duhet bere nje zgjidhje politike per krijimin e institucioneve qe vendi te ece perpara.

*Mr.Sc.Lulzim Mulliqi-ekspert i ceshtejeve juridike dhe mardhenieve nderkombetare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lulzim Mulliqi, te Institucioneve kosovare, Vonesa e krijimit

Në Marshimin në Haxhet të Pazarit të Ri, edhe Bashkësia Islame në Kosovë

August 31, 2017 by dgreca

Marshimit  në Haxhet të Pazarit të Ri i bashkohet edhe delegacioni i BI  e  Kosovës !/

Haxhi

Nga  data 28. 11. 1944 deri më  21. 1. 1945 pushteti serbo-komunist likuidoi  mbi 2.000 qytetarë të respektuar të  Pazarit të Ri, Senicës dhe Tutinit, të cilët i varrosën në  Vakëfin “Mearif”  në Haxhet, aktualisht  lagje e  Pazarit të Ri (Novi Pazar).

Nga Ismet Hazizi/

Për ta mbrojtur vakëfin dhe vendin e viktimizimit të paraardhësit e tyre, sanxhaklinjtë  të udhëhequr nga kreu i bashkësisë islame, më 4 shtator 2010 u përleshën me pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe.

Kjo është arsyeja pse kjo datë u shpall  ditë e kujtimit dhe lutjeve për viktimat e pafajshme në Haxhet të qytetarëve më të respektuar të Sanxhakut lindor.

Bashkësia Islame në Serbi dhe Bashkësia Kulturore Boshnjake  organizon tradicionalisht marshimin në Haxhet dhe një lutje për të rënët.

Marshimi zakonisht fillon nga Sheshi  Gazi Isa beut(themeluesit të qytetit)  në  Pazarit të Ri deri te  Vakufi  Mearif në Haxhet, që kësaj radhe  i bie të jetë ditë  e hëne  më 4 shtator 2017.

Tubimi do të fillojë në Sheshin pas namazit të mesditës në orën 13:30.

Organizatorët  ftojnë familjarët, që edhe me këtë 4 shtator së bashku të marshojmë rrugëve  të  Pazarit deri tek vendi i ekzekutimit në Haxhet  të paraardhësve tanë, dhe së bashku me udhëheqësit fetarë të lexojmë lutje për dëshmorët.

Të përkujtojmë se pas depërtimit të forcave partizane-jugosllave në këto treva, prijësi kryesor i kësaj treve Aqif Efendi Blyta iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e dërguan në Pazarin e Ri dhe mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacin u pushkatuan në Haxhet (pra në lagjen e sotme të Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

Në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për veprën dhe heroizmin e Aqif  Blytës dhe bashkëpunëtorëve të tij,  mandej vullnetarëve shqiptarë nga Kosova në krye me  Shaban Polluzhën, Mulla Zekë Bërdynën , Sak Fazlinë  etj., do të merr pjesë këtë manifestim përkujtimor, për herë të parë edhe delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe si zakonisht delegacioni i organizatës “ Kosova për Sanxhaku. “/I Azizi/

Filed Under: Histori Tagged With: Ismet hazizi, Marshimet ne Haxhet, Pazari i Ri

TRI URAT E LABËRISË

August 31, 2017 by dgreca

Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës/1 Ura e DrashovicesNga Gëzim Llojdia*/1 Ura Laberi
Ku gjendet kufiri i Labërisë?Këtu nuk ka asnjë shenjë. Nuk ka konture, që tregojnë gjurmët nga fillon kufiri i krahinës më të madhe të vendit,Labërisë. Kufiri këtu humbiste në hapësirë. Diku e ruante profilin e vet. Në memuare,apo në rodhanët e zhubrosur të krijimit popullor e folklorik. Por silueta e tij rishfaqej e plotë .Në studime të hollësishme. Në një vend ekzistonte vetëm si nocion. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël: Labëri. Por qartazi,rishfaqej vijëza e tij,më tej. E vështirë ta përshkruash imazhin e atij rripi toke me qindra km në jug të vendit .Kufiri i krahinës jugore, që quhet Labëri. Ai është veçse një udhë-kalim,në të gjithë hapësirën që përshkruhet në mot të motit,si krahinë e Labërisë.
Ura e Drashovicës

Si në të gjithë botën,urat kanë një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajne të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë është: Urat e parë u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit përfshin drurët e prerë apo pika dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë.Rrapet e Drashovicës monumenteve te natyrës shqiptare.
Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i thjeshtë dhe i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.

“Labëri sa i dua….

Pasqyrimi me gjuhën e folklorit më tej dhe në studimet historike në fillesë ,na lejon të qartësojmë, thellësinë nën suprinën e të cilit gjindet emërtimi i një krahine.
Çajupi ka shkruar ekzaksisht kështu:”“Labëri sa i dua,/Pyjet e kodrat e tua,/Ato gryka , ato male,/Ku dhe zogu shkon ngadalë,Shkëmbinj dhe shpella si thikë,Që t’i shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/Ç’faqetë një rrugë dhie,/Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba,/Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”(Çajupi “Baba Musa Lakuriq” 1887 Egjipt).

Sami Frashëri:”Lebërit janë improvizatorë të rrallë”. S. Frashëri, ka thënë: se Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Përmetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll.
Rrok Zojzi, etnograf i cili në vitet 50-të 60-të bëri ekspedita në disa zona të Labërisë ,në vitin 1962 ka përcaktuar se:“Labëria , i mbështetur në tregimet popullore ka përcaktuar si Labëri atë pjesë të Shqipërisë Jugperëndimore që shtrihet brenda tri urave: urës se Drashovicës,të Tepelenës dhe të Kalasës afër Delvinës.
Nga veriu Labëria ka si kufi krahun e majtë të lumit Vjosa. Emërtimi,me sa duket lidhet me emrin e hershem etnik të shqiptarëve “arbër”.Ajo është treva e Kaonve te periudhës ilire që e përmend Tuqidi në vitin 629 p.e.s. “fis ilir i Epirit” ndërsa në mesjetë e fiseve arbëreshe të Krisejve,Kirilisejve,Plesejve (Plesati i sotëm)….
N.Myrta:ethymologjia e emrit Labëria:Labëria si krahinë shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastrën (Argjirën e lashtë), e zgjeruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët, deri kohëve të fundit, shihen parabolë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. ‘
Të tjerë:Labëria është krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore. Emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm etnik të shqiptarëve, “arbër”, Arbëri, Labëri, sipas ndryshimit fonetik. Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës. Si kufi verior i saj merret krahu i djathtë i lumit Vjosë, ndërsa kufi jug-perëndimor merret Deti Jon. Historikisht ajo është treva e fisit të Kaonëve të periudhës ilire, ndërsa në mesjetë është vendbanim i tri fiseve arbëreshe, Grisejeve, (Lumi i Vlorës), Korvesejve (Kurveleshi i sotëm) dhe Plesejve (Krahina e Kardhiqit ku bën pjesë edhe fshati Plesat në Cepo). Labëria ka qenë në një shtrirje më të gjerë nga sa njihet sot, me unitet gjeografik, ekonomik dhe kulturor, ka pasur të drejtën e vet zakonore, mbi bazën e së cilës në tërësi edhe është vetadministruar para krijimit të shtetit shqiptar, pavarësisht pushtimit osman.
Njëra ndarje e iso-polifonisë shqiptare dhe shtrirjes gjeografike të Labërisë,E. Çabej: me këtë emër quhet ajo pjesë tokë jugperëndimore, kufiri i së cilës fillon te katundi Lazarat në jugë të Gjirokastrës. Kufiri lindor shkon prej Lazaratit për së gjati Malit të Gjerë dhe pjesës jugore të Malit të Picarit gjer në Tepelenë. Kështu vazhdon në perëndim të Vjosës kurse në të djathtë të lumit shtrihet vendi toskë në kuptimin e vërtetë të ngushtë të fjalës. Kufiri zë në veri katundin Mesaplik afër Vlorës dhe vazhdon gjatë një vije ideale që shkon prej Mesaplikut në Kudhësin e afërm; kufirin perëndimor e përbën deti. Zonat kryesore etnografike që përbëjnë Labërinë janë Kurveleshi, Mesapliku, Drashovica, Topalltia, Treblova, Gorishti, Kudhësi, Lopësi, Kardhiqi, Rrëzoma, Bregdeti, Dukati. Labçe këndohet gjithashtu në Zagorie, Lunxhëri, Malëshovë, Rrëzë e Tepelenës, Dragot, Kras, Izvor, Buz, Mallakastër, zona të cilat mund t’i konsiderojmë si rrethinat të Labërisë. Popullsia labe, nëndahet në “labë kristianë” (Rrëza e Tepelenës, Zagoria, Bregu i detit) dhe në “labë muhamedanë” (blloku qendror i popullsisë). Në këndvështrimin e sotëm të ndarjes së mirëfilltë administrative, në Labëri bëjnë pjesë rrethet e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës. Lidhur me iso-polifoninë labe ekzistojnë mënyra të ndryshme të portretizimit dhe të shpjegimit muzikor të saj. Vetë të kënduarit polifonik nga populli konsiderohet misterioz dhe instiktiv, e në përgjithësi si një dukuri që mbart brenda reflekset e natyrës, zërat e natës e ato të tokës së Labërisë.
N.Zhupa libri “Fterra në shekuj ”:“Labëria dallohet mbi të gjitha, nga origjinaliteti folklorik në veshje e në të folur. Qylafi i bardhë me majë, tirqet e bardha, opingat me xhufka, fustanella me pala, llabania, sharku e guna e punuar me duar të arta, melodia baritore e culës dyjare, fyelli, trupi lastar, shkathtësia, guximi, trimëria, besa, mikpritja, krenaria, ballëlartë e mal në këmbë, diva me shikim të thellë e të ashpër si shqiponja, zgjuarsia natyrale e admirueshme etj.
Rapsodi F.Brahimi:Labëri të dua shume/si të gjithë Shqipërinë,/ti je bukë nga ai brumë/ku rriten trimat e mire./Midis grykës shkon një lume/malet si kala te rrinë,/mbi shkëmbinjtë e mbi Rrathune/rritet bar dhe trëndeline./Fole shqiponjash ke qenë/je dhe do mbetesh e tille,/sorkadhe përmbi shkëmbinjtë/flake dyfeku vetëtimë./Për Gjoleken kane thënë,/për Gjoleke mandile zinë;/luftonte me palle ne këmbë/shkurtonte pashe e vezirë./Ata burra hije rende/Zigur Lelo me Saline,/çepe gjatët dy pëllëmbe/mbi italianet ç’u grinë.

Ura
Ura e Drashovicës nga ana e vet ka histori të tjera treguese. Duke rrëmuar memuaret e historisë dhe duke rendur nëpër fletët e zverdhura të folklorit të krahinës emrin e urës së Drashovicës e ndesh shpesh. Kështu, që nga lufta e parë, në Luftën e Vlorës dhe më tej, në luftën e dytë Botërore,ura e Drashovicës shënohet tregues i qëndresës të shqiptarëve karshi pushtuesve fashistë dhe nazistë .Luftimet në Drashovicë shkruhet në një material të para viteve ’90, filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga çeta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten. Urdhri për çetat ishte :Sulmoni llogoret”.U shtruan gunat mbi telat me gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u dorëzua.
‘43 lufta e dytë njohu tek ura përleshjet ku formacionet partizane goditën ashpërsisht nazistët duke u shkaktuar humbje në forca,njerëz dhe armatime. Beteja e Drashovicës është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazist. Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943.

Folklori

Folklori lab:”Cet’ e Rrezes u vërvinë,/Kapetan kishne Saline,/Të keq trimn, vetullaziëe/Majave vreshtave ryne/Me bomb’ ne mes e godinë/ Tha : Në tel corra kërcine, /Për të mos trembur shokërin….
Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
.Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtrices,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….
P. Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty flete gjithë Labëria,/ Flet epopeja përballë, / Ne balle tu skalit lavdia./ I rri bukur Labërisë,/ si floku bores mbi supe,/ O vendi ku piva sise,/ o djepja,që dhe me tunde….

Si përfundim

….Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës…
Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq në krahinën më të madhe në jug të vendit.
Si përfundim, prekëm vetëm kufirin e fillimit të krahinës së madhe Labërisë,me shtrirje simbolike ndërmjet tri urave: Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës…

*Studiues

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Urat e Laberise

TË ZHDUKUR POR JO TË HARRUAR!

August 31, 2017 by dgreca

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/Dje me 30 gusht u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Bota e shënon këtë ditë çdo vit, ndërkohë që entet dhe organizatat ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe me aktivizim në këtë fushë përfshijnë Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejat të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Organizatën Amnesty International si dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ndër të tjera, ndërsa njëkohësisht shënohet dhe kujtohet edhe në shumë vende të botës.

Në bazë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme më 18 Dhjetor, 1992 si një rezolutë parimesh për të gjitha shtetet, Zhdukjet e detyrueshme të njerëzve ndodhin kur, “Personat arrestohen, kur kapen dhe mbahen kundër vullnetit të tyre, ose për ndryshe atyre u mohohet liria nga zyrtarë të ndryshëm të degëve ose niveleve të ndryshme të qeverisë, ose nga grupe të organizuara ose individë privatë të cilët veprojnë në emër ose me mbështetjen e drejtë për drejtë, tërthorazi ose me aprovimin e qeverisë, gjë që përfundon në refuzimin nga ana e saj, për të pranuar fatin e njerëzve dhe mohimin e lirisë së tyre, mohimin e lirisë madje edhe vet faktin e zhdukjes ose vend ndodhjen, gjë që i vendos këta njerëz të zhdukur jashtë mbrojtjes së tyre nga ligji.”

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, viktimat në fjalë janë shpeshëherë subjekt torturash dhe jetojnë të frikësuar për humbjen e jetës së tyre.   Ata janë të vetdijshëm se familjet e tyre nuk e dinë fatin e tyre dhe se mundësitë janë të vogla ose hiç se dikush mund tu vijë atyre në ndihmë.  Si të tillë, thuhet në shpjegimin e domethënjes së kësaj dite nga OKB-eja, të zhdukurit janë hequr nga ombrella e mbrojtjes nga ligji dhe janë zhdukur nga shoqëria, ndërkohë që të drejtat e tyre nuk u njihen më dhe janë krejtsisht në mëshirën e atyre elementëve që kontrollojnë fatin e tyre.

Edhe familjet dhe miqtë e viktimave vuajnë nga shqetësimet dhe ankthi I amdh sepse nuk dinë nëse pjesëtarët e familjes janë gjallë ose jo, ku janë dhe si janë dhe nën çfarë kushtet mbahen dhe cila është gjëndja e tyre shëndetsore.  Ata presin me muaj e vite për ndonjë lajm, për ndonjë informacion mbi fatin e të afërmëve të tyre që ndoshta nuk vjen kurrë.  Shqetësimet familjare, nga zhdukja e të afërmëve të tyre, shtohen edhe më shumë nga pasojat materiale që sjellë kjo situatë. Pasi të humburit, mund të kenë qenë i vetmi krah pune në familje. Në një kronikë e VOA-s, në përkujtim të kësja dite kjo u pasqyrua më së miri në një raport nga Krusha e Madhe, një prej fshatrave më të prekura gjatë luftës në Kosovë, ku forcaz terroriste serbe zhduken me qindra burra të fshatit, fati i të cilëve nuk dihet as sot e kësaj dite.  Llogaritet se gjithsejt në Kosovë mbi 1600 personave – shumica shqiptarë — nuk u dihet fati as rrethanat e zhdukjes.  Gratë e mbetura pa burra, janë detyruar të kujdesen për familjet e tyre duke u organizuar në një kooperativë bujqësore për të ndihmuar njëra tjetrën, e kështu edhe familjet e veta, për të mbijetuar.

Ndërkohë, në Shqipëri gjithashtu sipas VOA-s, Dita e Ndërkombëtare e të zhdukurve u kujtua në Tepelenë, pikërisht në  një nga ish kampet më famëkeqe të interrnimit në Shqipëri, ku humbën jetën gjatë regjimit komunist qindra të pafajshëm, mes të cilëve shumica fëmijë. Të mbijetuar nga ky kamp dhe të persekutuar nga regjimi komunist, raportoi VOA, morën pjesë të enjten në një aktivitet përkujtimor.  Në mënyrë simbolike, para kazermave të dikurshme, nisi mbjellja e 300 fidanëve, për përkujtimin e fëmijëve që humbën jetën nga kushtet e vështira në Kampin e Tepelenës, njoftoi VOA shqip.

Sipas Kombeve të Bashkuara, zhdukjet me forcë, kudo qofshin dhe kurdo që të kenë ndodhur, shkelin një mori të drejtash të njeriut, përfshirë të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore, qoftë për vet viktimat e zhdukura, si dhe për familjet e tyre.  Këtyre krimeve, fatbardhësisht nuk u kalon kurrë afati. Sipas Statutit Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Romës të viti 2001 dhe në bazë të Konventës për Mbrojtjen e të gjithë Personave të Zhdukur, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në Dhjetor të vitit 2006, kur krime të tilla si zhdukja me forcë e personave organizohet dhe vihet në veprim si pjesë e një sulmi të gjithanshëm  kundër një popullsie civile – zhdukja me forcë e njerëzve konsiderohet si krim kundër njerëzimit dhe si i tillë, ndëshkimit kundër atyre personave, organizatave ose qeverive që kanë gisht në zhdukjen e tyre, nuk i skadon kurrë afati.   Në bazë të këtyre konventave, familjet e të zhdukurve kanë të drejtë të kërkojnë riparime dhe për më tepër të këmbëngulin për zbardhjen e së vërtetës mbi fatin e të afërmëve dhe të dashurve të tyre.

Është interesant  fakti se në raste të tilla, siç është përkujtimi i Ditës Ndërkombëtare së të Zhdukruve ose i ndonjë dite tjetër ndërkombëtare që ka të bëjë me viktimat e komunizmit, udhëheqsit shqiptarë, duket se janë të “nxënë” me punë tjera më të rëndësishme dhe nuk u del kohë që të kujtojnë gjarje të tilla që kanë ndodhur aq shumë kohë më parë.   Sipas lajmeve që kam parë deri tani, nuk vura re ndonjë përkujtim zyrtar të kësaj dite nga autoritetet qeveritare e shtetërore në Prishtinë, por as në Tepelenë nuk kam parë ndonjë zyrtar të lartë të institucioneve të Tiranës të ketë marrë pjesë dje në përkujtimin për të zhdukurit në atë kamp famëkeq internimi të Enver Hoxhës.   Fatbardhsisht, në kampin e shfarosjes, kishte përfaqsues ndërkombëtarë nga OKB-eja dhe nga OSBE-ja që morën pjesë në ceremoninë e të mbijetuarve, ku përfqsuesi i OKB-ës në Tiranë njoftoi se organizata që ai përfaqëson është e interesuar për Shqipërinë dhe për ato që kanë ndodhur në kampet e internimit, si famëkeqi i Tepelenës.   Po si dhe kur  Tirana zyrtare do tu bashkohet dnërkombëtarëve dhe të fillojnë të interesohen vet udhëheqsit shqiptarë për këto krime që kanë ndodhur në territorin e tyre, në emër të popullit dhe të shtetit shqiptar, ndonëse me një regjim tjetër?   Udhëheqsit me karakter janë ata që në emër të së drejtës bëjnë atë që duhet për popullin e vet.  Udhëheqësja që vepron për të ndryshuar gjërat për më mire, është një udhëheqje që është gati të bëjë të duhuren…Një udhëheqje e tillë merr edhe vendime që mund të konsiderohen si të vështira – por që merren nga një qëndrim moral, etik dhe i drejtë.   Kushdo mund të jetë një timonier, por nevojitet një burrë i madh për të përcaktuar rrugën drejtë të cilës duhet të shkohet për një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa përjashtim, përfshirë edhe të mbijetuarit e kampeve të përqendërimit dhe familjet e të zhdukurve të luftës në Kosovë dhe të atyre që janë zhdukur në kampet e përqendërimit si ai i Tepelenës e fati i të cilëve nuk dihet as sot pas aq shumë dekadash.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, JANË TË ZHDUKUR, POR NUK DUHET, TË HARRUAR, TË JENË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1819
  • 1820
  • 1821
  • 1822
  • 1823
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT