• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-KDI kërkon rol më aktiv nga Presidenti në konstituimin e Kuvendit

August 25, 2017 by dgreca

-Subjektet politike dhe deputetët e zgjedhur me votë qytetare nuk janë duke respektuar Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve për t’i formuar institucionet e vendit/

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo.  EPA/VALDRIN XHEMAJ

PRISHTINË, 25 gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Instituti Demokratik i Kosovës-KDI deklaroi sot se, procesi i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht edhe përpjekja e djeshme për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit rezultoi e pasuksesshme.  Madje, nga foltorja e Kuvendit u dhanë indikacione të reja se subjektet politike jo vetëm që nuk kanë vullnet të përafrojnë qëndrimet e veta, dhe potencialisht të gjejnë zgjidhje për krizën e krijuar, por mund t’i kontribuojnë polarizimit të mëtejshëm të skenës politike në vend.

Subjektet politike dhe deputetët e zgjedhur me votë qytetare nuk janë duke respektuar Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve për t’i formuar institucionet e vendit. Qasja joserioze e klasës politike kosovare dhe mosveprimi i tyre karshi obligimeve kushtetuese po e futë vendin në një krizë politike e institucionale. Dështimi i vazhdueshëm në konstituimin e Kuvendit po bllokon procesin e formimin të Qeverisë dhe funksionimin e institucioneve të tjera të pavarura që i përgjigjen Kuvendit.

Me gjithë ngecjet në konstituimin e institucioneve, subjektet politike duhet të gjejnë konsensus për të përafruar qëndrimet e tyre në mënyrë që t’i shmangin praktikat bllokuese dhe të ofrojnë zgjidhje. Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare, pa i shterur të gjitha mundësitë për tejkalim nga kjo situatë dhe sidomos pa reformë të mirëfilltë zgjedhore dhe ndryshime kushtetuese, nuk  përbën opsion.

Zgjedhjet e 11 qershorit u organizuan në frymë demokratike duke respektuar standardet vendore dhe ndërkombëtare, dhe duke mos u kontestuar nga asnjë subjekt politik, qoftë për procesin apo rezultatin zgjedhor. Qytetarët e Republikës së Kosovës dhanë verdiktin e tyre, dhe tani mbetet obligim kushtetues i subjekteve politike, përkatësisht deputetëve të zgjedhur që të respektojnë vullnetin qytetar.

Marrë në konsideratë rrethanat aktuale politike, KDI kërkon që:

Presidenti i Republikës së Kosovës të ketë rol më aktiv dhe të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese për t’i kontribuar daljes nga bllokada dhe konsituimit të Kuvendit.

Koalicioni PAN të ushtrojë së më parë të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit;

Në rast të dështimit të përkrahjes së kandidatit të propozua nga PAN, partitë politike të konsiderojnë noniminim e një kandidati konsensual për kryetar të Kuvendit./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behluli Jashar, KDI, presidenti, rol aktiv

Kosovë-Ambasadat e MB e SHBA: Votimi i hapur-për transparencën e procesit

August 25, 2017 by dgreca

default-blog-seal

-Deklaratë  e ambasadave të Mbretёrisё sё Bashkuar dhe Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs pёr Këshillin Gjyqësor të Kosovës/

photo_024

PRISHTINË, 25 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan sot se janë në dijeni për emërimet e fundit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, si dhe të Kryetarit të Gjykatës Supreme pas anulimit, nga Gjykata Kushtetuese, të procesit të mëparshëm të emërimeve.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e ambasadave tona i sygjeruan KGJK-së përmirësimet që do të mund t’i bënte në procedurat e saja për emërim për të ndërtuar besimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë.  Mirëpresim faktin që pas rishikimit të Rregulloreve, Këshilli Gjyqësor i ka miratuar disa prej këtyre propozimeve.  Megjithatë, siç ia kemi bërë të ditur KGJK-së edhe atëherë, ne jemi të zhgënjyer me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë.  Besojmë se votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies”, thekson deklarata  e ambasadave të Mbretёrisё sё Bashkuar dhe Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs pёr Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Për fat të keq, vijon deklarata e dërguar sot nga të dy ambasadat, shikuar procesin e përsëritur të përzgjedhjes për këto pozita nga këndi ynë, na ka bërë që sërish të vëmë në dyshim përkushtimin e sinqertë të KGJK-së ndaj këtyre parimeve.  “Mungesa e çfarëdo diskutimi domethënës për meritat e kandidatëve në listën e ngushtë do të thotë se një pjesëtar i publikut që i ka ndjekur këto procese nuk do të mund të kuptonte përse një kandidat parapëlqehet para një tjetri.  Arsyetimi me shkrim i dhënë nga KGJK-ja më pastaj fare nuk e korrigjon këtë përshtypje. Duhet të theksojmë që brenga jonë ka të bëjë me transparencën e procesit e jo me kandidatët veç e veç”, shprehen dy ambasadat.Më tej vijojnë se, ndërtimi i besimit të qytetarëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë nuk nënkupton vetëm që procedurat të jenë në përputhje me Kushtetutën.  “Ka të bëjë edhe me të siguruarit se proceset e rekrutimit, përzgjedhjes dhe emërimit janë vendosur dhe zhvilluar në mënyrë të tillë që maksimalizojnë transparencën e vendimmarrjes.  Duke marrë parasysh pozitën thelbësisht të rëndësishme që KGJK-ja e zë në sistemin e drejtësisë të Kosovës, ajo duhet të udhëheqë me shembullin e saj.  Kjo gjë kërkon përkushtimin e të gjithë anëtarëve të KGJK-së dhe lidership të fuqishëm nga Kryesuesi.

Presim të punojmë me KGJK-në për të përparuar në arritjen e kësaj”, përfundon deklarata  e ambasadave të Mbretёrisё sё Bashkuar dhe Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.

BE, MBËSHTETJE KOSOVËS NË FORCIMIN E SUNDIMIT TË LIGJIT

Edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe EULEX-i u dërgua sot një deklaratë mbi procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit, ku thuhet:“Pas përsëritjes së fundit të procesit të votimit për kryetarët e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian dhe EULEX-i kanë bërë këtë deklaratë:Gjykata Kushtetuese, e cila anuloi procesin e mëparshëm të përzgjedhjes, konstatoi se mekanizmi i aplikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për të nominuar një kandidat për postin e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit, nuk ka garantuar mjaftueshëm një proces të barabartë, të hapur dhe të bazuar në merita. Për të adresuar shqetësimet e Gjykatës Kushtetuese, BE-ja së bashku me partnerë të tjerë ka punuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të avancuar procedurën e përzgjedhjes dhe në këtë drejtim mirëpret përmirësimet e bëra në legjislacionin përkatës të Këshillit.Megjithatë, nga vëzhgimi i procesit të përzgjedhjes, BE-ja për fat të keq ka vërejtur se përzgjedhja e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit nuk u parapri nga një diskutim substancial mbi përshtatshmërinë e kandidatëve për pozitën, përderisa arsyetimit të vendimeve të përzgjedhjes nga ana e Këshillit i mungojnë argumentet bindëse. Ne theksojmë se shqetësimet tona kanë të bëjnë vetëm me procesin e përzgjedhjes, pavarësisht nga kandidatët e përzgjedhur.

Një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas, i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën njerëzit e Kosovës kanë nevojë dhe e presin nga udhëheqësit e tyre. Kjo është në interes të popullit të Kosovës dhe një parakusht kyç për përparimin e Kosovës në rrugën evropian.

Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-i do të vazhdojnë t’i ndjekin këto procese nga afër dhe mbeten të angazhuar për të investuar burime të rëndësishme për të ndihmuar Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit”.

Filed Under: Kronike Tagged With: : Votimi i hapur, Ambasadat e MB e SHBA, Behlul Jashari, Kosove

NJE JETE E GDHENDUR NE SKULPTURE

August 25, 2017 by dgreca

1 Islamaj1 Islamaj Skulpture1 Mulliqi12 islamaj

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

Kishim kohe pa u pare me prof.Dr.Aziz Islamaj-Skulptor,dhe personalitet i shquar i arsimit universitar ne UP,artit dhe kultures shqiptare ne pergjithesi.Ne u ritakuam pas 18 vjeteve,qe nga perfundimi i luftes se fundit ne Kosove, ku kishim perjetuar se bashku me shume shqiptare te tjere te Drenices,tmerrin dhe barbarine e forcave ushtarako-policore serbe qe kishin shkaktuar ndaj banoreve te kesaj ane.Keshtu gjate vizites sime ne Kosove,me Prof.Aziz Islamaj u takuam ne lokalin” Tip-Top”,qe ndodhet prapa Teatrit Kombetar te Kosoves ne Prishtine dhe qe ky lokal,dikur ishte nje vendtakim i shume studenteve te Kosoves,i cili sherbente per ushqimin dhe organizimin e shume veprimtarive studentore dhe kombetare.Ky skulptor i mirenjohur nga fshati Murge,i Drenices martire me angazhimin dhe punen e vet madhore ka krijuar vepra impozante dhe monumentale per shume deshmore dhe heronj te kombit tone,te cilet sakrifikuan jeten e tyre per lirine,pavaresine dhe shtetndertimin e Kosoves.Pamedyshje,ai ka nje opus shume te pasur,ku skulpturat e tij shquhen me motive te shumellojta.Kjo vecanti e tij e treguar me nje sens te larte kreativiteti e ben qe krijimtaria e tij te jete shume cilesore dhe tashme qendron ne piedestalin e skulptures dhe te kultures sone shqiptare.Gjithsesei, skulptori dhe profesori i Universitetit te Prishtines,Aziz islamaj edhe sot krijon vepra mahnitese artistike ,me nje plasticitet te pasur dhe te realizuara bukur artistikisht.Punimet e ij jane te gdhendura ne drure,ne gure dhe ne bronz.Veprat e tij artistike perpos ne Kosove dhe Shqiperi jane ekspozuar edhe ne disa vende te rajonit te  Ballkani,ku veprat e tij jane vleresuar shume larte per krijimtarine e tij skulpturore.Ai gjithashtu ka punuar ne bronz edhe shtatoret e heronjeve te kombit,duke i perjetesuar ata ne mbamendjen e popullit shqiptar sic jane:bustet e Ahmet Delise,Azem Galices,Shote Galices,Adem Jasharit etj.Prof.Aziz Islamaj,ka hapur edhe shume ekspozita personale,ku vlene te vecohen ato ne ambientet e Rektoratit te Universitetit te Prishtines,ku skulpturat e punuara nga druri dhe guri nga te pranishmit jane vleresuar si gershetim i se kaluares historike te popullit tone me boten moderne.Rrefimi i profesorit,Aziz Islamaj-skulptorit, nder me te njohurit nga Drenica dhe Kosova ishte i gjate edhe per shume ngjarje te veshtira qe i perjetoi populli yne se bashku me artistet gjate luftes se fundit ne Kosove.Ai u ballafaqua ne front me armikun serb,e pa drejtperdrejti gjithe ate tmerr qe ndodhi atje,dhunen,terrorin masakrat etj.Skulptori Aziz Islamaj,derisa flet per ate qe ka ndodhur ne vendlindjen e tij nuk mund te mos i permend edhe shume punime dhe gdhendje te tij,te cilat iu dogjen nga forcat ushtarake-policore dhe paramilitare serbe.Ne bisede e siper ai tregon se “Kam pasur dyqind skulptura dhe skica te ndryshme te punuara qe nga shkolla e mesme,nder te cilat edhe skulpturat e gjyshit,portret ne dru arre.Te gjitha keto punime mi kane djegur forcat serbe gjate luftes.Dhimbje e barabarte me punimet e mija ishte edhe djegia e ish shkolles fillore “Emin duraku”ne Likoc,te Drenices,e cila shkolle ka percjelle dhjetera e dhjetera breza e gjenerata te kesaj ane dhe bustin e kesaj shkolle e pata punuar une” na tha per gazeten “DIELLI” skulptori i mirenjohur,Aziz Islamaj.Ne ato vite te veshtira per popullin tone ne te gjitha fshatrat e Kosoves behej lufte,por armiku nuk mundet vetem me lufte.Armikun e mund edhe arti dhe kultura e nje kombi,e mua me gezon kjo qe artistet tane ne Kosove edhe ne ato kushte te veshtira te luftes, e zgjeruan aktivitetin e tyre dhe kontribuan per lirine dhe pavaresine e Kosoves u shpreh,skulptori i mirenjohur Aziz Islamaj per gazeten shqiptaro-amerikane “DIELLI”.

Filed Under: Kulture Tagged With: Azis Islamaj, JETE E GDHENDUR NE SKULPTURE, Lulzim Mulliqi

Marinarët shqiptarë, solidaritet me marinarët amerikanë

August 25, 2017 by dgreca

kryqwzori MCCAIN mbas pwrplasjes.120px-USS_John_S._McCain_DDG-561 anije e flotes se 6-te te SHBA

Ne Foto: Kryqzori MCCain pas perpalsjes dhe Anije e Flotes se 6-te amerikane ne Gjirin e Durresit./

Nga Shefqet Kërcelli/

Ngjarjet tragjike të humbjes së jetës të marinarëve amerikanë, ekuipazh i kryqëzorëve raketahedhës “Fitzgerald” dhe “John S.McCain”, pjesë e Flotës së 7-të të SHBA në Azi-Paqësor, kanë prekur dhe marinarët shqiptarë, të cilët shprehin dhimbjen e tyre për këto aksidente tragjike. Në këto ditë të vështira, bëhëmi pjesë e dhimbjes bashkë me ekuipazhet e anijeve të dëmtuara, njëkohësisht shprehim ngushëllimet për familjet e marinarëve dhe njerzit e tyre të dashur, thotë Komandanti i anijes “Iliria”, Kapiten Taulant Bako. Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj, Zv.Komandanti i Forcës Detare, thotë se, për ne cdo humbje jete marinari është e dhimshme, për më tepër që ne si Forcë Detare kemi pasur një bashkëpunim intensiv me Flotën e SHBA, mbas viteve ’90. Vizitat e shpeshta të anijeve të Flotës së SHBA në ujërat, portet e vendbazimet e Shqipërisë, operacionet dhe stërvitjet e përbashkëta, edukimi, kualifikimi dhe trajnimi i detarëve tanë në SHBA dhe në vendin tonë nga specialistët amerikanë, dhurimi i MV dhe mjeteve të shpejta detare nga Departamenti i Mbrojtjes, riparimet e anijeve të dhuruara, lundrimet me anijet shqiptare përgjatë bregdetit shqiptar, janë historia më e ndritur e Forcës Detare shqiptare gjatë këtyre viteve. Bashkë me kolegët marinarë e agjenci detare kemi pritur e përcjellë mijëra marinarë amerikanë që kanë vizituar portet e qytetet bredgetare, Durrës, Vlorë, Sarandë, Himarë, Shëngjin në këto dy dekada, dhe falë zotit nuk na ka ndodhur asnjë incident, asnjë humbje jete në det e tokë. Ky është një tregues që i nderon marinarët shqiptarë që shërbejnë në anije dhe institucionet detare, ushtarake apo civile të vendit. Por mbi të gjitha, janë mesazhet e miqësisë që kanë përcjellë këto aktivitete të shumta, janë qindra marinarë amerikanë që kanë krijuar miqësi me marinarët shqiptarë, ndaj është kjo arësyeja që marinarët tanë janë kaq afër me ata amerikanë në këto situata. Ata interesohen se mos nonjë nga miqtë e tyre është pjesë e ekuipazheve të aksidentuara, ndaj po ndjekin me kujdes operacionet e kërkim-shpëtimit që po zhvillon flota amerikane në atë rajon. Është rajon me shumë trafik, zona përrreth Singaporit, sqaron Kapiteni i Portit të Durrësit, Besnik Deda, atje ndodhin shpesh incidente me anije transporti të tonazheve të ndryshme, por kur ndodh me anije luftarake, cështja është më serioze dhe vëmendja e opinionit rritet. Në një njoftim të parmbrëmshëm të Admiralit Scot Swift, të cilin e kam pasur kënaqësinë ta kem friends në rrjetin Linkedin ka pesë vite, thuhet se, gjatë kërkimeve janë gjetur disa nga marinarët e humbur mbas përplasjes së Kryqëzorit John S.McCain me cisternën e naftës pranë Singaporit. Sigurisht që operacioni do japë rezultatet e tij konkrete.
Më poshtë Admirali shkruan: “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e marinarëve të cilët u plagosën”. – Adm. Scott Swift. Flota e Paqësorit. Në këto ditë, pjesë e dhimbjes janë dhe dhjetra djem e burra, marinarë shqiptaro-amerikanë që shërbejnë me dinjitet në Flotën më të fuqishme të botës. Ata së bashku me marinarët shqiptarë, me shpirt e zemër janë pranë familjeve të lënduara nga incidenti, duke u shprehur ngushëllimin:-U prehtë shpirti i tyre në paqe, atje mes thellësive të oqeanit! Zoti i bekoftë jetët e tyre!

 Dhimbja për marinarin Kenneth Smith, një nga marinarët e zhdukur

Gazetarja Alexandria Hoff, e stacionit ABC, në Harrisburg, Pensilvani shkruan për një nga marinarët e zhdukur në këtë ngjarje, ai është Kenneth Smith.  Ajo thotë se, Kenneth Smith është një nga marinarët e zhdukur. ADVERTISING Navy thotë se, zhytësit kanë gjetur disa prej trupave të marinës që mungojnë brenda lokaleve të përmbytura. Këto lokale përfshijnë pajisjet,makineritë, dhomat e komunikimit, si dhe një zonë gjumi për ekuipazhin. Ndërsa, nëna e Smithit aktualisht jeton në Michigan, babai i tij banon në Cherry Hill.
Pastori i Keneth, në emër të prindërve, tha “Në emër të familjes Smith, unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur shqetësim, kanë ofruar lutje dhe mbështetje, ndërsa ne presim fjalën e Marinës mbi djalin e tyre, Kenneth. Ne e vlerësojmë punën e guximshme të ekuipazhit pas përplasjes dhe përpjekjeve të vazhdueshme të shpëtimit “.

 Admirali Richardson, do të forcohen masat e sigurisë lundrimore të Flotës së SHBA

Në një shkrim të Lisa Ferdinando, Zyra e Shtypit e Departamentit të Mbrojtjes, data 21 gusht thuhet se, aktualisht Flotës i janë pezulluar përkohësisht të gjitha operacionet e anijeve në mbarë botën pas incidentit.

Shefi Operacional i Flotës së SHBA, Admirali John M. Richardson, thotë se ndjehet i hidhëruar dhe zemërthyer nga përplasja e kryqëzorit me raketa të klasit Arleigh Burke, USS John S. McCain, dhe ka urdhëruar një pezullim të operacioneve të anijeve në mbarë botën, pasi Komandantët e Flotës të vlerësojnë praktikat dhe masat e sigurisë.

 

Kryqëzori John S. McCain po lundronte drejt Changi Naval Base, Singapor, por u përplas me anijen tregtare Alnic MC, në lindje të ngushticës të Malakasë dhe Singaporit, më 21 gusht 2017. Dëmi është i konsiderueshëm. Dhjetë marinarë u zhdukën dhe pesë u plagosën pas përplasjes së McCain, ndërsa në bord pati përmbytje në dhomat e afërta, duke përfshirë lokalin e ekuipazhit, makineritë dhe dhomat e komunikimit.Grupi i avarisë dhe ekuipazhi i anijes ndërhynë menjëherë dhe ndaluan përmbytjet e mëtejshme. Incidenti do të hetohet nga specialistët e Flotës së SHBA.

“Dua të theksoj përsëri se, mendimet dhe lutjet tona janë për ekuipazhin e John S. McCain dhe familjet e tyre, ndërsa ne punojmë së bashku në këtë kohë shumë të vështirë”, u tha gazetarëve Admiral John M. Richardson në Pentagon.

McCain arriti në Changi Naval Base në Singapor më 21 gusht pasdite.

Ndërkohë, shtatë marinarë u vranë më 17 qershor të këtij viti, kur kryqëzori USS Fitzgerald dhe një anije mallrash u përplasën në brigjet e Japonisë.

“Unë jam i sigurt që të gjithë ju i keni ndjerë këto incidente në të njëjtën mënyrë si unë, të hidhëruar dhe zemërthyer, në se duhet ta them përsëri me këtë,” u tha Adm.Richardson gazetarëve më 21 gusht.
Mbas këtij incidenti të rëndë, Adm.Richardson e udhëzoi Marinën për të marrë një “pauzë operative” në të gjitha flotat e saj anembanë botës dhe për të lejuar komandantët e Flotës të vlerësonin e rishikonin urdhrat e praktikën themelore për operacione të sigurta dhe efektive. Ai tha se, parashikon kohën e pushimit “një deri në dy ditë”, por po i linte specifikat komandantëve të flotës. “Kjo është padyshim një incident jashtëzakonisht serioz dhe është i ngjashëm me të parin brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, në tre muaj. Eshtë i fundit i një serie incidentesh vecanërisht në Flotën e Paqësorit”, tha Admirali. “Unë po kërkoj një rishikim të plotë të incidentit, për të siguruar që ne të arrijmë tek faktorët dhe shkaqet rrënjësore të këtyre incidenteve”. Gjithashtu Flota po shqyrton nëse ndërhyrja kibernetike ose sabotimi mund të kenë luajtur një rol në këtë përplasje.

Komanda e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së, do të udhëheqë kontrollin gjithëpërfshirës të ngjarjes. Richardson tha se, ai kishte ngarkuar Adm Phil Davidson, Komandant i Komandës të Flotave Amerikane, për të bërë një rishikim gjithëpërfshirës të Marinës, shërbimeve të tjera dhe sektori privat. Ky kontroll do të përfshijë procedurat që përdor marina për të trajnuar dhe certifikuar forcat e vendosura në Japoni. Një fushë tjetër për kontroll, siç përshkroi Richardson, është se si marina trajnon dhe certifikon personelin e saj të luftës sipërfaqësore, duke përfshirë aftësitë taktike dhe lundrimit. “Shpresa ime është që ne do mësojmë, do ta përmirësojmë situatën në një afat të shkurtër, duke vërtetuar se jemi të përgatitur plotësisht. Nëse jo, atëherë do të ndërmarrim veprime për ta korrigjuar atë dhe pastaj të shqyrtojmë çështje më të gjera dhe më sistematike që mundemi. Ky është një kontroll gjithëpërfshirës përveç hetimeve specifike të Fitzgerald dhe McCain, përfundoi Admiral Richardson.

 Albanian sailors, solidary of American Sailors

Tragic events of loss of life of sailors at the “Fitzgerald” and “John S.McCain” destroyers, part of the 7th Fleet of USA in Asia-Pacific, have deeply affected Albanian sailors that express their compassion for these tragic accidents. The Commander of Iliria ship,  Lieutenant Commander Taulant Bako says that during these difficult days, we take part in the suffering of crews of damaged ships, and at the same time express our condolences to the families of sailors and their loved ones. Captain Subi Zenelaj, Deputy Commander of Albanian Navy says that, – for us any loss of life of sailor is painful especially for us that have had close cooperation with USA Navy after ‘90s. Frequent visits of US Navy ships in Albanian waters, ports and stations, joint operations and exercises, education, qualification and training of our sailors in USA and in Albania through American specialists, donation of Patrol Boats and other fast boats from Defense Department, repairing of donated boats, navigation with Albanian ships along the coast, are the most glorious history of Albanian Navy during these years.

Together with collogue sailors and maritime agencies we have welcomed thousands of American sailors that have visited port cities like Durres, Vlore, Sarande, Himare, Shengjin during the last two decades and thank God we never had any incident, no loss of life at sea or aground. This indicator honors the Albanian sailors that work on ships and maritime agencies both military and civilian. But above all, it is the message of friendship that has come across through these numerous activities, hundreds of American sailors that have friendships with Albanian sailors, that is the reason we feel close during these difficult situations. They are constantly looking if any of their friends are part of crews of collided ships, and are closely following the search and rescue operations that American navy is conducting in the area. It is an area with high traffic in Singapore- explains the Captain of Port of Durres Besnik Deda, –  the incidents with merchant ships of different tonnage are quite frequent, but when this happens with military ships the public opinion is more elevated. In the speech of two days ago by Admiral Scot Swift, that is my friend in Linkedin since 5 years, it is said that – during the search some of the lost sailors have been found after the collision of Destroyer John S. McCain and oil tanker near Singapore. There will be positive results from this operation.

The admiral goes on to say: “Our thoughts and prayers go to families of our sailors that were injured” – Adm Scott Swift. Pacific Fleet. Also during these days of sufferings there are tens of men, Albanian-american sailors that serve with dignity for the most powerful navy in the world. Together with Albanian sailors their heart and souls are close to the families of injured, expressing the compassion: – may their spirit rest in peace, in the depths of the ocean! May God Bless their lives!

Filed Under: Opinion Tagged With: Marinarët shqiptarë, me marinarët amerikanë, Shefqet Kercelli, solidaritet

Çunat me atlete adidas

August 25, 2017 by dgreca

5965ef27-faf0-4271-902d-44be0a0a0a67-Untitled-previewOrg1 rama Karat e adriat

Nga Ilir Levonja/

Kjo puna e kryeministrit me atleta adidas, me ambasadorët e Shqipërisë në botë, më kujtoi fjalimin e atij general Piçonit, në filmin, Në fillim të verës. Luajtur me aq mjeshtri nga një burrë i skenës shqiptare, i quajtur Ndrek Luca. Aviatori prej Dukagjini që zor se i vjen më shkollës sonë. Kjo edhe fal reformave të kësaj dëm’demokracisë sonë, të këtyre çunave me atlete adidas. Si u tha Piçoni …., fashistë trima, syleshët po e marrin në qafë perandorinë. Iu hakërrye, e i bëri telendi. Aq sa edhe ata që po flinin, kërcyen vendit. Dhe kujtuan haraçet që kishin paguar. Ndofta gjykuan dorovat që kishin bërë. Se mik pas miku bëhet kjo punë tek ne. Ose me parrullën, ai është yni. Ka gruan nga krahu jonë. Për ne voton. Dhe me siguri që duhet të lëvizin vendit, pasi kryeministri vërtet ishte i acaruar me ata. Nuk kishin përcjellë në botë reformat e tia. Sidomos ato me gurëzimin e qëndrave të qyteteve. Pasi i është mbushur mendja se Shqipëria është një

soj kalldrëmizimi total. Një lloj metode osmane. aq sa ne edhe sot një rruge të shtruar me gurë i themi sokak. Ky sokakizimi është bërë kaq organik për ne, sa në ndonjë debat televiziv mbysim njëri-tjetrin për prejardhjen e kësaj fjale emërtesë.

Eshtë turke, apo shqiptare. Turqizëm vëlla, turqizëm me plot gojën. Po nuk kemi faj. Kemi për kryeministër një çun që adhuron atletet adidas. Një firmë bavareze, nga Gjermania.

I adhuron gjermanëve punën. Por jo metodat, praktikat, ligjet.

Ato i merr të gatshme nga baba dovleti. Erdogani… Dhe ashtu si ai që e kërcënon me gisht Gjermanisë. Ky çuni jonë, shefat e vendeve fqinjë. Më pas drejtorëve në dogana. Administratë publike. U tregon vendin pasi nuk vodhën si duhet. Deri sa u doli sekreti, janë të pa aftë. Kësisoj e meritojnë të ndërrohen.

Tani radha u erdhi diplomatëve. Që mjerisht gjysma flinin gjumë. E gjysma dridhte mimikën e fytyrës. Nën atë presionin midis burrit, kuadrit, shtetarit dhe karrierës. Dallgët e mëdyshjes se kushedi sa plane kishin gati, ngritur që mund të mbeteshin përgjysëm. Sidomos kur bëhet fjalë për shkollimin e fëmijëve. Ndaj lërë gjën e gjatë të flasi. Megjithëse një pale sy opinion, një shpurë e tërë njerëzore mund të prisnin edhe ndonjë kundërshtim. A ndonjë demostrim publik, si, braktisje e sallës. Por aty këto janë vetëm imagjinata. Akoma nuk ka lindur ai intelektual i pavarur. Për më tepër që diplomatët e kanë si postulat atë që maturia, heshtja, dëgjesa, janë elementët thelbësor të ekzistencës e sojit të tyre.

A janë të leshtë ambasadorët tanë? Si t’u them. Se shoh që po dërrmohen në shtyp, në statute fejsbuku, në webe, të sqarohen me konteksin e fjalëve të kryeministrit. Tha kështu apo ashtu. Që të thuash që jeni treguar syleshë, nuk do të thotë se jemi ne të tillë. Nuk do të thotë se e ka për ne.

Që e ka për ju nuk e luan topi. Dhe në situata të tillla, i bukuri populli ynë ka një vulë gati. Ta vulos kollaj shkresën. Të thotë, mjaft u përpoqe të lash mutin me shurrë. Ndaj mendoj se ati vendi, i ka ardhur koha për ca burra që ngrihen e ikin nga salla. Se shkollimi I fëmijës nuk vlen aspak sa dinjiteti I një vendi. Por kujt ia thuash. Se e kam thënë edhe here tjetër, opinion për ambasadorët e Shqipërisë në botë, nga të huajt, është I thjesht. Nga ambasadorë bëhen refugjatë. Dhe po t’i futesh arshivës së asaj virane ministri të punëve të jashtëme. Do shikosh se rreth 85% e ambasadorëve të Shqipërsië, të këtyre viteve të dëm’demokravisë sonë…., sot janë refugjat.

Megjithatë për njerëzit e thjeshtë. Ambasadorët nuk kanë asgjë në dorë, sidomos për prurjen e investitorëve. Eshtë klima legjilsative e mundësisë së çeljes së biznesit. Dhe kjo është makabre në Shqipërinë tone. Ju jeni deshmitarë deri të rrahjeve që u janë bërë bërë investitorëve të huaj. Për shkak se plot këto vite, kemi ngritur një administrate shushunjë që e ka mendjen tek dorovitja. Kjo fal militantizmit dhe delegimeve partiake, mungesës së statutit të nëpunësit civil etj. Po edhe kuadri i mbrojtjes ligjore është tepër i kushtueshëm. I vetmi avantazh që ka Shqipëria, është krahu i lire i punës. Ndaj bizneset fasone janë me shumicë. Deri këtu kam pare këpucë të markave italiane. me çmim të kripur. Veçse nën shuall shkruhej made in Albania. Rrezik edhe ato atleta Adidas që vesh kryeministri jonë, aty janë prodhuar. Po ai nuk shikon poshtë. Një politikë e kjo e biznesve nga vendet e perëndimit me ato të dorës së tretë. Dhe fatkeqësish, çunat me atlete adidas aty na kanë lënë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Çunat me atlete adidas, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1830
  • 1831
  • 1832
  • 1833
  • 1834
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT