• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Dështon Kuvendi, nuk përmbylli seancën konstituive

August 24, 2017 by dgreca

-Koalicioni fitues i zgjedhjeve ka emrin, por jo numrat për kreparlamentar. Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh votat janë 60 me 60/

1 parlamenti Kosove

-Sipas paralajmërimeve jozyrtare, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vijojë në 7 shtator/

PRISHTINË, 24 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Dështon vijimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të ftuar për herë të gjashtë dhe ndërprehet pas replikave të liderit të VV Albin Kurti dhe liderit të PDK Kadri Veseli, e deklarimeve tjera, mes të cilave ishte ai i përfaqësuesit të koalicionit të LDK, Avdullah Hoti, i cili tha se sot vendi po hyn në një krizë edhe më të thellë institucionale, ndërsa paralajmëroi organizimin e tryezave konsultative në kërkim të zgjidhjes.  “Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës” me të vetmen pikë në axhendë “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”,  i ftuar për sot në orën 10:00, nga kryesuesi, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, nisi me një minutë heshtje në nderim të kryeministrit të zgjedhjeve të para në liri  Bajram Rexhepit, i cli u nda nga jeta këtë javë.Por, është i pamundur vazhdimi e përfundimi i seancës konstituive pasi përfaqësuesi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, Enver Hoxhaj, tha se e kanë emrin për kryeparlamentar, por nuk i kanë numrat, dhe u duhet edhe pak kohë, “më pak se dy javë e më shumë se 10 ditë”.

Koalicini fitues i zgjedhjeve vetë e kishte kërkuar datën 24 gusht për vazhdimin e seancës në takimin e tretë konsultativ të partive parlamentare mbajtur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të para tre viteve vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit.“Jemi duke bërë përpjekje që  të jemi në seancë, por ekziston mundësia reale që as të mos mund të fillojmë”, ka deklaruar dje lidhur me vazhdimin e sotëm të seancës kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër i koalicionit fitues të zgjedhjeve.Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e nisur para tre javësh është ndërprerë pas dhënies së betimit të deputetëve dhe ka vijuar me disa dështime – pa e përmbyllur konstituimin me zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve.Seanca nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, i cili sipas deklaratave të deputetëve tjerë nuk kishte votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Në zhvillimet e seancës konstituive në 3 gusht, gjatë një votimi të propozimit për shtyrjen për dy orë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, u pa mungesa, të paktën edhe e një vote, pasi rezultati ishte rrëzim me barazim – pro 60 dhe kundër 60.

As në 4 gusht nuk vijoi seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës meqë vijoi mungesa e deputetëve të koalicionit fitues, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare.Kuvendi i Kosovës edhe në 10 gusht gjatë vazhdimit të seancës konstituive nuk arriti të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, pasi përsëri nuk merrte pjesë koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Më pas vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ishte ftuar nga kryesuesi-deputeti më i vjetër,  për 14 gusht, por nuk u zhvillua në mungesë kuorumi, ishin të pranishëm vetëm 53 deputetë.Ndërkohë, mes këtyre zhvillimeve, në 4 gusht është mbajtur takimi i parë konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ku vendos për mbajtjen edhe të takimit të dytë në 9 gusht, ku koalicioni PDK-AAK-Nisma ka kërkuar edhe një takim tjetër pas një jave dhe më pas thirrjen e seancës në 17 a 18 gusht.“Nuk pati konsensus lidhur me propozimin që vazhdimit të seancës t’i paraprijë një takim tjetër konsultativ të mërkurën e ardhshme, në 16 gusht 2017”, theksonte njoftimi dërguar nga Kuvendi.

Kryesusi i seancëse konstituive, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte bërë një deklaratë se nuk do ftonte më takime konsultative të partive parlamentare, megjithate e ftoi.

Në 16 gusht përfaqësues të subjekteve politike parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur serish në takim konsultativ, të tretin, ku u vendos që seanca konstituive Kuvendit të Kosovës të vazhdojë të enjten, në 24 gusht, në orën 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në takimet konsultative duke theksuar se ato janë të panevojshme dhe se thirrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit është në kompetencë të kryesuesit.Sipas paralajmërimeve jozyrtare, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vijojë në 7 shtator.Një muaj para zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.Në ndarjen e 100 vendeve për shqiptarët në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ku PDK-AAK-Nisma ka 39 mandate, Lëvizja Vetëvendosje 32  dhe LDK-AKR-Alternativa 29, nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, as nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re.Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.Koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, që do ishin të dytat brenda vitit 2107, madje sipas disa analistëve do mund të mbaheshin edhe në një ditë me zgjedhjet lokale në 22 tetor.

ZGJEDHJET LOKALE 2017 DO MBAHEN NË 38 KOMUNAT E KOSOVËS

Për Zgjedhjet Lokale 2017, të cilat do mbahen në 38 komunat e Kosovës, është përmbyllur në mesnatën mes të martës e të mërkurës afati për aplikim të subjekteve politike për çertifikim për pjesëmarrje.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi përmbylljen e afatit për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, që do të mbahen në 22 tetor.Gjatë një periudhe dy mujore, prej 22 qershorit deri në 22 gusht, kanë aplikuar gjithsejt 91 subjekte politike: 35 parti politike, 1 koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash apo për këshilltarë të kuvendeve komunale.

NJOFTIMI NË FAQEN ZYRTARE TË KUVENDIT TË KOSOVËS:

Vazhdimi i seancës konstituive

E Enjte, 24.08.2017

Në shenjë respekti dhe kujtimi për ish kryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili kohë më parë ka ndërruar jetë, vazhdimi i sotëm i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga deputeti Adem Mikullovci, ka nisur me një minutë heshtje.

Më pas, në foltore është paraqitur përfaqësuesi i koalicionit PAN, deputeti Enver Hoxhaj, i cili shprehu vendosmërinë e këtij koalicioni për të jetësuar të drejtën e tyre kushtetuese për propozimin e kryetarit të Kuvendit. Por, për të arritur këtë, ai kërkoi ende kohë. Kërkojmë tha ai, më pak se dy javë dhe më shumë se 10 ditë kohë para se të paraqesim kandidatin e koalicionit për kryetar të Kuvendit.Në vijim fjalën e mori deputeti i VV-së Albin Kurti. Ai gjatë fjalës së tij foli për dëmet që i shkaktohen vendit me vonesën e konstituimit të organeve shtetërore. Kurti, po ashtu vlerësoi se, PAN-i pa humbur kohë duhet të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Në emër të koalicionit LAA, fjalën e mori deputeti Avdulla Hoti, i cili vlerësoi se me dështimin e seancës së sotme vendi është duke hyrë në një krizë edhe më të thellë institucionale, ndërsa bëri të ditur se ky koalicion zgjedhjen do ta kërkojë në tryezat konsultative që do të organizohen prej tyre.

Më pas fjalën e mori ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.Duke iu përgjigjur çështjeve të ngritura nga deputeti Kurti, ish kryetari i Kuvendit Veseli, ndër të tjera tha: “Shumicën aktualisht nuk e ka siguruar as një nga subjektet politike”. Për më shumë, Veseli, duke iu drejtuar deputetëve deklaroi se, nëse VV do të sigurojë shumicën e kërkuar parlamentare, PAN do të mbështesë atë.Pas kësaj ndërmjet ish kryeparlamentarit Veseli dhe deputetit Kurti u zhvillua një replikë, pas së cilës kryesuesi ndërpreu seancën.Për vazhdimin e seancës së radhës, kryesuesi njoftoi se deputetët do të njoftohen me kohë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Parlamenti, s'permbyll, Seancen Konstituitive

Krimet mizore të komunizmit!

August 23, 2017 by dgreca

Si u vranë të rinjtë nga Korça dhe Erseka në kufi/

235893

Nga Kastriot DERVISHI/

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës.

Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:

Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.

Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve.

Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste

Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.

      

Filed Under: Opinion Tagged With: Kastriot Dervishi, në kufi, nga Korça dhe Erseka, Si u vranë të rinjtë

Halifax(Kanada), Qyteti ushtarak që mbanë eshtrat e Titanikut

August 23, 2017 by dgreca

….Simboli shqiptar:Halifax mban brenda muzeut “Bankfield” dhe një jelek ari shqiptar dhuruar nga grate e Beratit studjueses së shquar angleze Edit Durham e cila u mahnit me kulturën dhe traditën shqiptare./

1 ciceronja2 Turiste1 Titanik directionGoodwinfamilycarleton City1 Jeleku i Korces
Nga Keze Kozeta Zylo/Per me shume fotografi shkoni ne fb(dielli vatra)

Udhëtimet nëpër vende të ndryshme nëpër botë të mbushin mushkëritë dhe të bejne ta njohësh më nga afër atë duke zbuluar gjëra gjithmone te reja.  Zbulimi i historive të ndryshme I bëjnë udhëtimet që të mos I ndjesh lodhjet dhe në vend të tyre të ngarkohesh gati me flori dhe ta ruash si një pasuri të patundshme.Këtë radhë destinacioni ynë ishte për në Kanada dhe pikërisht në dy qytete historike, qytete qe s’i kishim shkelur kurrë më parë.  Anija Carnival Sunshine me njëprogram tëpasur kulturor qëdrejtohej nga Emma Nixon njëvajzësimpatike dhe tejet e talentuar I bënte netët më show në teatër dhe më magjike dhe më tërheqëse.  Anija kishte drejtimin nëpërmjet oqeanit Atllantik ku ndjeje dhe shijoje nga afër ujin, zhurmën e tij, peizazhet pafund dhe njëqetësi olimpike ku tek tuk shikoje ndonjë shpend që shqepte me sqep sipërfaqen e ujit për tëzënë ndonjë peshk…Afërsia me oqeanin dhe qëndrimi mbi të se c’më jep një ndjesi si bij oqeanesh dhe mësjellë qindra personazhe që nga antikiteti dhe deri në ditët e sotme.  Zemra të duket e thellë sa oqeani sidomos kur Hëna kundron nga larg dhe zhytet thellëbashkë me dashurinë e zemrës nëpër dallgë me shkumë oqeanike…Shume pranë në imagjinate midis ujit dhe qiellit të vjen Amphitrite, mbretëresha e detit, gruaja e Poseidonit, perëndeshë që pjellë bujarinë e pasur të detit dhe jep frymezim me fllade oqeanike…

Saint John Brunswick

Nga ballkoni nën një dritë tëbardhëmëngjesi u shfaq në një kodër të dukshme në breg tëoqeanit emri i qytetit Saint John që është porti i tretë më i madh i Kanadasë sipas tonazhit me një bazë ngarkese që përfshin pjesën më te madhe të thatë dhe të lëngshme, pjesën më të madhe, kontejnerët dhe daljet në det.

Pasi hipëm në autobusin pink ciceronja një mjeshtre e tregimit na foli plot gjallëri dhe krenari të ligjshme për Kanadanë, 150 vjetorin e Pavarësisë nga Anglia si dhe për qytetin Saint John dhe dashurinë e saj si besnike e iedealeve të lojalistëve si dhe për krenarinë e origjinës së saj si irlandeze.  Sytë me ngjyrë blu shprehnin dhe më thellë mendimin e saj dhe humanizmin. Ajo na shpjegoi pse autobusi ka ngjyrën pink dhe vazhdoi se është në respekt të grave me kancer ne gji të mbijetuarave dhe të ikurve në amëshim si dhe sensibilizohet opinioni mbarë kombëtar që të bëhet rritja e fondeve për zbulime të mëtejshme shkencore për ta shëruar këtë sëmundje përbindëshe…

Pas ndarjes së kolonisë së Nova Scotisë në vitin 1784, kolonia e re e New Brunswick mendohej të quhej ‘Irlanda e Re’, si kryeqytet që të ishte në Shën Joan, para se të vinte veton nga Mbreti George III.Saint John sipas Wikipedias dhe cicerones është qyteti më i vjetër i inkorporuar në Kanada. Gjatë sundimit të Gjergjit III, komuna u krijua me kartën mbretërore në vitin 1785.Samuel de Champlain u ul në Saint John Harbor në 24 qershor 1604 (festën e Shën Gjon Pagëzorit) dhe është vendi ku lumi Saint John merr emrin e tij. Pas më shumë se një shekulli regjistrat pronësore mbi tokën që rrethonte Shën Gjonin midis frëngve dhe anglezeve, anglezët dëbuan kolonizatorët francezë në 1755 dhe ndërtuan Fort Howe mbi port në 1778. Saint John, si një vendbanim i madh, u themelua nga besniket e mbretit, kur dy flota të anijeve nga Massachusetts, një në pranverë dhe një të dytë në vjeshtë, arritën në portin që mbante subjekte britanike të cilët, duke dashur të qëndronin besnikë në Britaninë e Madhe, ikën nga shtëpitë e tyre amerikane gjatë Revolucionit Amerikan.Në 1785, Qyteti i Shën Gjonit u formua nga bashkimi i Parrtown dhe Carleton. Gjatë shekullit të ardhshëm, valët e emigracionit irlandez ishin shume te medha dhe mbizoteruese ne qytet.

Kulla e Carleton Martello në Saint John dhe një krismë pushke

Kulla e Carleton Martello në Saint John, New Brunswick, është një nga nëntë kullat Martello të mbijetuara në Kanada. Kulla daton nga Lufta e viti 1812 dhe luajti një rol të rëndësishëm në konflikte deri në Luftën e Dytë Botërore. Vendi tani përmban një depo municioni të restauruar, një dhomë të rivendosur të kazermave dhe ekspozita në kullë dhe në qendrën e vizitorëve. Tarraca e kullave ofron një pamje të qytetit të Shën Gjonit dhe portit të tij.Carleton Martello Tower është ndërtesa më e vjetër në qytet dhe është përcaktuar si një vend historik kombëtar i Kanadasë që nga viti 1930.  Ajo u hap për publikun në vitin 1963.Ndërtimi i kullës filloi në 1813, gjatë Luftës së 1812, në një shkëmb shkëmbor për të ruajtur tokën qe afrohet në qytet. Ajo kishte për qëllim të mbronte vendin nga një pushtim tokësor nga Shtetet e Bashkuara, por kulla nuk u përfundua deri në vitin 1815.  Kulla ishte një strukturë rrethore murature, 30 ft e lartë dhe 50 ft në diametër.Në vitin 1846 u ndërtua një magazine bombë brenda kullës, duke mundësuar që ajo të shërbejë si depo municioni nga viti 1859 deri në vitin 1866. Në vitin 1866 mori dy armë prej 32 kilogramësh që Regjimenti i Ri i Brunswickit të Artilerisë së Garnizonit e drejtonte për të mbrojtur qytetin.Nga 1866 deri në 1869, kulla shërbeu si një kazermë. Gjatë Luftës së Parë Botërore ajo shërbeu si një qendër paraburgimi për shkatërruesit e Batalionit të 69-të nga nëntori 1915 deri në prill 1916.

Në fund të vitit 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, Bateria e 8-të Anti-Aircraft vendosi disa armë automatike në nivelin e sipërm të kullës. Në gusht 1941 një strukturë betoni dykatëshe u vendos në majë të kullës për të mundësuar që kulla të funksionojë si një Komandë e Zjarrit, ku roli mbeti deri në gusht 1944.  Më 1 maj 1943 një kontrollues i vendndodhjes së Mark II u shtua në pajisjet e kontrollit të zjarrit në kullë. Ushtarët e brigadës së tretë brigjetike të Brunswick u mbajtën në kullë nga viti 1941 deri në përfundimin e operacioneve në vitin 1944.

Krisma e pushkës

Ishte një befasi për të gjithë turistët kur drejtuesja urdhëroi ushtaren për zjarr që të demonstronte se si e përdornin pushkën ushtarët në vitin 1812, ndërkohë nuk harroi të udhëonte turistët tëmbyllnin veshët në se nuk e duronin dot krismën… Shumica i mbyllën veshët, unë dhe Qemali s’patëm problem… Eh sa ishim mësuar me këto krisma që në shkollë të mesme dhe ata që vazhduan të lartën bënin qitje dhe stërvitje një muaj ngase ishte në programin mësimor… Për kuriozitet e pyeta: Shumë bukur që bën demonstrimin dhe sjellë krismat e shekujve të kaluar, po për bombën atomike a bëhet demonstrim si përshembull në Hiroshima kur shkojnë turistet? Oh, good question m’u përgjigj… Na ruajtë Zoti nga bombat atomike m’u përgjigj!…

City Market që u ndërtua nga marangozët e papunë të ditës, më 1785

Tregu i qytetit të Shën Joanit është tregu më i vjetër i fermerëve në Kanada, me një kartë që daton nga 1785. E vendosur në Saint John, New Brunswick dhe e përfunduar më 1876, ndërtesa aktuale e tregut ka një strukturë unike të çatisë që i ngjan një vele të anijes së përmbysur. Ndërtuar nga trungje prej druri, struktura thuhet se u ndërtua nga marangozët e papunë të ditës.  Gjithashtu, pjerrësia e dyshemesë me shkallën natyrore të tokës. Arkitektura është në stilin e Perandorisë së Dytë.Disa nga bizneset në treg kanë funksionuar vazhdimisht atje për më shumë se 100 vjet. Duke u ballafaquar me Kings Square, tregu është i lidhur me sistemin e këmbësorëve të brendshëm të qytetit. Tregu u caktua si një vend historik.

Fallsview Park një miliard vjet më parë dhe me rrymat më të larta në botë

Kur ciceronja flet kthjellët dhe me kulturë medoemos që t’I ndez më shumë fitilat e kuriozitetit si psh për Fallsview Park qëështë nën kujdesin e UNESCOS.Me një peizazh të krijuar nga përplasja e kontinenteve, mbyllja dhe hapja e oqeaneve, vullkaneve, tërmeteve, moshave të akullnajave dhe ndryshimeve klimatike, Stonehammer UNESCO Global Geopark përfshin tregime gjeologjike nga koha e pasuar paraprake, një miliard vjet më pare.Ndonese Stonehammer ka të bëjë me gjeologjinë, ajo është edhe për njerëzit, shoqërinë dhe kulturën. Ju mund të bëni, kajak, ngjitje ne gure dhe shkëmbinj etj…

Dukura e Falls Reversing sipas Wikipedias është shkaktuar nga rritja e madhe dhe rënia e rrymes se Gjirit të Fundy, të cilat janë më të lartat në botë. Hapja natyrore që drejtohet nga jugu i Gjirit të Fundy merr në valët e nxehta të oqeanit drejtpërdrejt si një gyp. Rryma është normale kur ajo hyn në gjirin në pikën e saj më të gjerë. Por sa më larg gjirit që udhëton aq më shumë ndryshon. Në të vërtetë, ajo është e shtrydhur nga anët gjithnjë e ngushta dhe nga mbytja e vazhdueshme e thellësisë që e detyron ujin më të lartë deri në brigjet. Vala e baticës që po mbaron nga gjiri bie ndesh me valën e re hyrëse, duke kombinuar forcat për të ardhur në një valë më të madhe. Kombinimi i forcave të valëve quhet rezonancë.Tides Bay of Fundy janë rezultat i veprimit të baticës me origjinë në Oqeanin Indian Jugor që rrethon Kepin e Shpresës së Mirë dhe më pas drejt Veriut në Gjirin e Fundy. Ata gjithashtu preken nga distanca e hënës nga toka në këtë gjatësi. Këtu në Saint John, gjiret e gjirit rriten 28 ½ metra. Kur vala është e ulët, lumin St. John, 450 milje të gjata, zbrazet në gji. Midis Parkut të Fallsview dhe Pulp Mill, rrjedha e plotë e lumit shkon përmes një grykë të ngushtë. Një parvaz nënujore, 36 metra poshtë sipërfaqes shkakton që uji në lumë të bie poshtë në një pishinë të thellë 175-200 këmbë. Më poshtë krijohet mulli dhe nën urë. dhe vlon në vorbull.Ndërsa baticat e gjirit fillojnë të rriten, ata ngadalësojnë rrjedhën e lumit dhe më në fund ndalojnë rrjedhën e lumit krejtësisht. Kjo periudhë e shkurtër e qetësisë së plotë quhet vala e zbehtë. Është vetëm në këtë kohë që anijet janë në gjendje të lundrojnë në Fallsview Park.Niveli rritet dhe bie një herë për çdo 12 orë e gjysmë. Për të vlerësuar më mirë uljen e kthimit, vazhdoi ciceronja duhet të përpiqeni t’i shikoni ato të paktën dy herë në një ditë të caktuar – pranë valës së ulët dhe pranë valës së lartë. Një pikë e mirë e nivelit të ujit për të parë Falls ishte Parku i Fallsview.

Halifax një qytet ushtarak që mban brenda eshtrat e Titanikut

Halifax i njohur ligjërisht si Bashkia Rajonale Halifax (HRM), është kryeqyteti i provincës së Nova Scotia, Kanada. Komuna kishte një popullsi prej 403,131 në 2016, me 316,701 në zonën urbane të përqendruar në Halifax Harbour. Komuna rajonale përbëhet nga katër ish-komuna që janë shkrirë në vitin 1996: Halifax, Dartmouth, Bedford dhe Bashkia e Halifax County.

Halifax është një qendër e madhe ekonomike në Kanada me një përqendrim të madh të shërbimeve qeveritare dhe kompanive të sektorit privat. Punëdhënësit kryesorë dhe gjeneratorët ekonomikë përfshijnë Departamentin e Mbrojtjes Kombëtare, Universitetin Dalhousie, Universitetin e Shën Marisë, kantjerin Halifax, nivelet e ndryshme të qeverisjes dhe Portin e Halifax. Bujqësia, peshkimi, minierat, pylltaria dhe nxjerrja e gazit natyror janë industritë kryesore të burimeve që gjenden në zonat rurale të komunës. Halifax u rendit nga revista Money Sense si vendi i katërt më i mirë për të jetuar në Kanada për 2012, dhe u rendit i dyti në listën e “qyteteve të mëdha të së ardhmes”.Ciceronja shpesh përmendi që Halifax njihet ndryshe si qytet ushtarak.Bashkia Rajonale Halifax qeveriset nga kryetar i bashkisë dhe një këshill i gjashtëmbëdhjetë personave. Këshilltarët zgjidhen nga rrethi gjeografik, me zgjedhjet komunale që ndodhin çdo katër vjet. Kryetari aktual i Halifax është Mike Savage. Këshilli i Qarkut Halifax është përgjegjës për të gjitha aspektet e qeverisë komunale, duke përfshirë Policinë Rajonale Halifax, Bibliotekat Publike Halifax, Zjarrin dhe Emergjencën Halifax, Komisionin Rajonal të Halifax, parqet dhe rekreacionin, adresimin qytetar, punët publike, menaxhimin e mbeturinave dhe planifikimin dhe zhvillimin .Qyteti gjithashtu ka tre këshilla komunitare që i konsiderojnë çështjet lokale.Si kryeqytet i Nova Scotia, Halifax është gjithashtu vendi i takimit të Shtëpisë së Kuvendit të Nova Scotia, asambleja më e vjetër në Kanada dhe vendi i qeverisë së parë përgjegjëse në Amerikën Veriore Britanike.  Legjislatura mblidhet në Shtëpinë e Provincës, një vend historik kombëtar gati 200 vjeçar në qendër të Halifax-ut, i përshëndetur si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës Palladiane në Amerikën e Veriut.

Halifax City Hall është shtëpia e qeverisë komunale në Halifax, Nova Scotia, Kanada. Projektuar nga arkitekti Edward Elliot dhe i ndërtuar për Qytetin e Halifaxit midis 1887 dhe 1890, është një nga ndërtesat më të vjetra dhe më të mëdha publike në Nova Scotia. Prona u cilësua si një vend historik kombëtar i Kanadasë në 1997.Halifax City Hall ishte hapur për Këshillin dhe publikun në 1890 zëvendësuar zyrat në shtëpinë e gjykatës së vjetër në Halifax. Bashkia e qytetit u zgjodh për t’u bërë selia e Bashkisë Regjionale Halifax të sapo krijuar në vitin 1996 dhe tani është shtëpia e Këshillit Rajonal Halifax si dhe zyrave të ndryshme komunale.

Muzeu Detar i Atlantikut dhe tragjedia e shperthimit ne Halifax

 Muzeu Detar i Atlantikut është një muze detar kanadez dhe ndodhet në qendër të qytetit Halifax, Nova Scotia.E vendosur në zemër të ujrave të Halifax-ut, nuk ka vend më të mirë për të zhytur veten në trashëgiminë e pasur detare të Nova Scotia në Muzeun Detar të Atlantikut.Ciceronja mjeshtre na futi në marrëdhënie të aferta me oqeanin.Muzeu është një institucion anëtar i Muzeut të Nova Scotia dhe është muzeu më i vjetër dhe më i madh detar në Kanada me një koleksion prej mbi 30,000 objekte, duke përfshirë 70 anije të vogla dhe një avull: CSS Acadia, një anije survejimi hidrografike prej 180 këmbësh me avull filloi në vitin 1913.Ishte viti i1917 dhe Halifax, si pjesa tjetër e botës, ishte e përfshirë plotësisht në Luftën e Parë Botërore. Duke shërbyer si pikë e Asamblesë dhe nisjes për konvojet transatlantike që mbanin furnizime dhe ushtarë në përpjekjet e luftës jashtë shtetit, qyteti i vogël po evoluonte shpejt në një port të klasit botëror dhe në bazën kryesore të operacioneve detare.Halifax ishte një qendër e aktivitetit. Trupat e marra për në betejë, të cilat përfshiheshin brenda dhe jashtë qytetit, punëtorët shkonin dhe dilnin nga puna, ndërsa lufta krijoi një bum të rëndësishëm industrial dhe rezidencial dhe fëmijët e të gjitha moshave shkuan në shkollat e tyre për mësime. Në një kohë lufte dhe shkatërrimi, Halifax ishte lulëzuar.

Explozion në Halifax si dita më e errët në historinë e saj

Mjerisht papritur që të gjitha ndryshuan mëngjesin e 6 dhjetorit 1917. Përafërsisht gjashtë minuta pas orës 9:00, një keq-komunikim mes dy anijeve në port rezultuan në një shpërthim të përmasave kataklizmike. 2000 njerëz u vranë dhe 9000 të tjerë u plagosën. Qyteti u zvogëlua në rrënojat dhe mbeturinat.Konsiderohet dita më e errët e Halifax-it, madhësia e dukshme e ngjarjes traumatike ka lënë një përshtypje të qëndrueshme mbi qytetin dhe banorët e saj. Tragjedia ka mbjellë histori të panumërta të guximit dhe shpresës që në shumë mënyra, ka formuar atë që Halifax është bërë.Duke njohur rëndësinë e Shpërthimit Halifax si pjesë e historisë së qytetit dhe historisë Nova Scotian, Muzeu Detar i Atlantikut zhvilloi një ekspozitë të përkohshme në vitin 1987 me titull “Një moment në kohë”.

Duke u përqëndruar në Halifax përpara dhe pas tragjedisë, shfaqja mori një përgjigje të tillë të madhe publike që disa vjet më vonë, stafi i Muzeut mori projektin e madh të krijimit dhe hapjes së “Halifax Wrecked”, një ekspozitë e përhershme kushtuar Shpërthimit Halifax të vitit 1917 .Ekspozita fiton vizitorët përmes linjës kohore të ngjarjes, duke përcaktuar se çfarë ishte jeta në qytet dhe duke thyer rrethanat fatkeqe që shkaktuan tragjedinë. Duke shfaqur efektet personale dhe historitë e atyre që u vranë dhe mbijetuan, ekspozita eksploron shpërthimin nga një perspektivë anekdotike, duke u dhënë vizitorëve një ndjenjë të shkatërrimit që ka ndodhur, por më e rëndësishmja, një ndjenjë e trimërisë së qytetit përballë vështirësive.

Shpërthimi Halifax ishte një nga shpërthimet më të mëdha artificiale jo-nukleare. Një krahasim i gjerë i 130 shpërthimeve të mëdha nga historiani Halifax Jay White në 1994 arriti në përfundimin se “Halifax Harbour mbetet e pakontestueshme në përmasa të përgjithshme për aq kohë sa pesë kritere janë konsideruar së bashku: numri i viktimave, forca e shpërthimit, rreze e shkatërrimit, dhe vlera totale e pasurisë së shkatërruar “.  Për shumë vite më pas, shpërthimi Halifax ishte standardi me të cilin u matën të gjitha shpërthimet e mëdha përfshirë dhe raportin e tij mbi bombardimet atomike të Hiroshimës.

Mont Blanc Anchor Site

Ndërtimi filloi në vitin 1964 në Bibliotekën Veriore të Halifax Memorial, e projektuar për të përkujtuar viktimat e shpërthimit. Hyrja në bibliotekë paraqiti monumentin e parë të ndërtuar për të shënuar shpërthimin, Skulpturën e Përkujtimit të Shpërthimit të Halifax, e krijuar nga artisti Jordi Bonet. Skulptura u çmontua nga Bashkia Rajonale Halifax në vitin 2004 dhe pjesët janë shpërndarë dhe humbur.  Përkujtimorja “Halifax Explosion” u ndërtua në vitin 1985, duke zhvendosur këmbanat e memorialit nga një kishë aty pranë në një skulpturë të madhe betoni në Fort Needham Hill, përballë zonës “zero në tokë” të shpërthimit. Kulla Bell është vendi i një ceremonie vjetore qytetare çdo 6 dhjetor. Një kujtim në Stacionin e Zjarrit Halifax në Rrugën Lady Hammond nderon zjarrfikësit të vrarë gjatë reagimit ndaj shpërthimit. Fragmentet e Mont-Blanc janë ngritur si monumente lagjeje në shpërthimin në Rrugën e Liqenit Albro në Dartmouth, në Pikë Regate, dhe gjetkë në këtë zonë. Monumente të thjeshta shënojnë varrezat masive të viktimave të shpërthimit në Varrezat e Fairview Fairview dhe Varrezat e Rrugës së Bayers. Një Libër Përkujtimor me emrat e të gjithë viktimave të njohura shfaqet në Bibliotekën Veriore të Halifax Memorial dhe në Muzeun Detar të Atlantikut, i cili ka një ekspozitë të madhe të përhershme rreth Shpërthimit Halifax. Harold Gilman u ngarkua për të krijuar një pikturë që kujton ngjarjen, edhe pse puna e tij, Halifax Harbour at Sunset, “tregon shumë pak për shkatërrimin e kohëve të fundit, pasi pikëpamja është vendosur prapa në mënyrë që porti të duket i pashqetësuar.

Jeleku prej ari nga Edit Durham dhe Piceria Korça në Halifax

 Halifax mban brenda muzeumit “Bankfield” dhe një jelek ari shqiptar dhuruar nga grate e Beratit studjueses së shquar angleze Edit Durham e cila u mahnit me kulturën dhe traditën shqiptare.Duke ecur me autobusin udhëve të  qytetit befas syri më  zuri një  ndërtesë të  thjeshtë  ku shkruhej dukshëm Piceria Korça.  Ajo që  më  tërhoqi më shumë  ishte ç me bisht pra shkronja reale e ç së  alfabetit tonë .  Nuk ka dyshim se kudo ku ka shtete, njerëz, medoemos që ka dhe shqiptarë , pasi ne si shqiptarë jemi shpërndarë  kudo për vetë  kushtet e vështira ekonomiko-politike që  vazhdon të  ketë vendi ynë .Ç’krenari të jep se si keta shqiptarë më së shumti kanë çarë me djersën e ballit kudo ku kanë shkelur dhe mundohen t’ju përshtaten ligjeve të vendit ku strehohen dhe bëjnë emër.  Ndër miliona shqipfolës është Erjon dhe Majlinda Shahinasi të cilët kanë hapur picerinë me emrin e bukur Korça në Halifax.  Ata e kanë hapur 20 vjet më parë, pas 6 vjetëve qëndrimi në këtë vend detar dhe te bukur.  Ata erdhën në Halifax si refugjatë politikë dhe arritën të kenë sukses në biznesin e tyre. Të gjitha këto sjellin disa fragmente jete nga Shqipëria mëmë në një cep të globit si në Halifax ku vizitohet nga miliona turistë.

TITANIKU

Bllokada që sot quhet Varreza “Fairview Lawn” u ndërtua në vend në vitet 1750 për të mbrojtur Halifax nga sulmet e njerëzve të Mi’kmaq. Toka u zhvillua më pas si ferma të vogla. Në vitin 1893, toka u ble nga një kompani private, Fairview Lawn Cemetery Limited, për një varrezë jo-konfidenciale, sepse varrezat Camp Hill në qendër të qytetit po mbusheshin. Qyteti i Halifax mori përsipër varrezën në vitin 1944. Fairview përmban një seksion kryq të banorëve të shekullit të 20-të të Halifax-it duke përfshirë një seksion grek dhe një seksion kinez, si dhe një varr masiv të viktimave nga Shpërthimi Halifax dhe shumë varre të tjera.

121 viktima të Titanikut në këtë varrezëmë e madhja në botë

Ja tha ciceronja vendi tjetër që do të vizitojmë janë varret e viktimave të Titanikut.Sapo ndaluam atje ashtu si në cdo varrezë bëhet një heshtje varri e rëndë e ftohtë si guri…  Ciceroni kanadez i veshur me kostum anglez pasi na përshëndeti filloi të na drejtonte për tek parcela e titanikut, pasi në këtë vend ishin shumë parcela të tjera. Ishin disa grupe të ndryshme që drejtoheshin nga ciceronët, me nje fjalë parcela e titanikut ishte më e vizituara.  Edhe pse kane kaluar 105 vjet qe nga mbytja e titanikut mjeshtrat ciceron e fusin turistin në atë botë në atë ngjarje nga më tragjiket në histori.Njëqind e njëzet e një viktima te fundosjes së Titanikut të RMS janë të varrosur në Fairview, më shumë se çdo varrezë tjetër në botë.  Shumica e tyre janë përkujtuar me shënjues të vogël gri, me emrin dhe datën e vdekjes. Disa familje paguan për shënjuesit më të mëdhenj me më shumë mbishkrime.

Fëmija i Panjohur për dekada…

Një nga shënuesit më të njohur të Titanikut është për një viktimë fëmijë të paidentifikuar, i njohur për dekada si Fëmija i Panjohur. Askush nuk e identifikoi trupin, kështu që ai u varros me fonde të siguruara nga marinarët e CS Mackay-Bennett, anija kabllore që mbuloi trupin e tij.Memoriali mban mbishkrimin ‘Ngritur në kujtesën e një fëmije të panjohur, mbetjet e të cilit u gjetën pas katastrofës së “Titanikut” 15 prill 1912’. Në nëntor të vitit 2002, fëmija fillimisht ishte identifikuar si Eino Viljami Panula 13-muajshe i Finlandës. Eino, nëna e tij dhe katër vëllezër vdiqën të gjithë në fatkeqësinë Titanike. Pas testimeve shtesë nga AND-ja, fëmija i panjohur u ri-identifikua në vitin 2008. Testimi i ADN –s mitokondriale nga laboratori i Forcave të Armatosura zbuloi identitetin e tij. Baby Goodwin është i vetmi anëtar i familjes së tij, trupi i të cilit është zbuluar dhe identifikuar më pas si 19-muajshe Sidney Leslie Goodwin, një fëmijë anglez i cili u zhduk me gjithë familjen e tij.Baby Goodwin është i vetmi anëtar i familjes së tij, trupi i të cilit është Zbuluar dhe identifikuar më pas. Babai i tij jetonte në Amerike dhe kishte paguar për të sjellë gjithë familjen e tij, por mjerisht gjithë familja u mbyt në Oqean.Varri i Sidnit ishte më i vizituari, me më shumë kukulla dhe lule…

Leonardo DiCaprio dhe mekaniku i bojlerit të Titanikut…

Një varr tjeter me emrin “J. Dawson” fitoi famë pas shfaqjes së filmit Titanik të vitit 1997, pasi emri i Leonardo DiCaprio në filmin është Jack Dawson. Shumë artistë të filmave nga historia, lanë lule dhe hedhje biletash në varrin e Dawson kur filmi u shfaq së pari dhe lulet vazhdojnë të mbeten edhe sot.  Drejtori i filmit James Cameron ka thënë se emri i personazhit nuk ishte në fakt i frymëzuar nga varri. Hulumtimet më të fundit kanë zbuluar se varri në të vërtetë i takon Joseph Dawson, një irlandez i cili ka punuar në dhomën e bojlerit të Titanikut si një tharëse qymyrguri.

Varret e Titanikut të Fairview përfshijnë gjithashtu vendin e varrimit dhe shënuesin e William Denton Cox, një administrator heroik i cili vdiq ndërsa shoqëronte pasagjerë të klasës së tretë në pistat e shpëtimit.

Njëzet e nëntë viktima të tjerë të Titanikut janë varrosur diku tjetër në Halifax; Nëntëmbëdhjetë në Varrezat  Katolike Romake të Ullinjve dhe dhjetë në Varrezat Hebre Baron de Hirsch.

Cdo varr kishte mbishkrimin për personin e vdekur.  Shume drithëruese dhe frymëzuese ishte mbishkrimi mbi varrin e Everett Edward Elliot në të cilin thuhej: Elliot një prej të mbyturve të ekuipazhit heroik. Cdo njeri prej ekuipazhit qëndruan në postin e tij, ndërsa të gjithë ata më të dobëtit fizikisht shkuan dhe treguan edhe një herë për të gjithë botën se si duhet të vdesin burrat anglez.

Muzeumi Maritime

Muzeu Detar i Atlantikut është një muze detar kanadez që ndodhet në qendër të qytetit Halifax, Nova Scotia.

E vendosur në zemër të ujrave të Halifax-ut, nuk ka vend më të mirë për të zhytur veten në trashëgiminë e pasur detare të Nova Scotia në Muzeun Detar të Atlantikut.

Muzeumi fillonte që nga ndërtimi i anijeve të veglave të vogla deri te Konvojet e Luftës së Dytë Botërore, ditët e lundrimit në Epokën e Avullit, Titaniku në shpërthimin Halifax.

Aty zbuloje mjaft tregime, ngjarje dhe njerëzit që kanë ardhur për të përcaktuar Nova Scotia dhe marrëdhëniet e saj me detin.

Muzeu është një institucion anëtar i Muzeut të Nova Scotia dhe është muzeu më i vjetër dhe më i madh detar në Kanada me një koleksion prej mbi 30,000 objekte, duke përfshirë 70 anije të vogla dhe një avull: CSS Acadia, një anije survejimi hidrografike prej 180 këmbësh me avull filloi në vitin 1913.

Ishte e pamundur të rrokje gjithë objektet marramendëse, historitë, por disa me pikantet të ngeleshin në kujtesë.

Filmi për Titanikun që shfaqej në teatër brenda Muzeumit ishte një histori më vehte një libër kujtese për të gjithë vizitorët.  Ishte bërë një punë kolosale, e jashtëzakonshme, ishte një muze që të rrëmbente në çdo sekondë të qëndrimit.

U larguam nga Halifax-i kryeqytetit të provincës Nova Scotia me mbresa të pashlyeshme, u ngarkuam si Titaniku i shekullit XXI që s’do të mbytet kurrë…

23 gusht, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: e Titanikut, Halifax(Kanada), Keze Zylo, Qyteti ushtarak që mbanë eshtrat

Vizat drejt SHBA-ve, kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

August 23, 2017 by dgreca

  • Kriteri arsimor- arsim i mesem, cikli i plote.Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë./

ambasada amerikaneAmbasada Amerikane në Tiranë publikoi javën e kaluar kriteret kualifikuese për arsimin dhe punësimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Konkretisht, në një njoftim të saj, përcaktohen kriteret më specifike ku thuhet se, të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit), duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm, me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi

Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).

Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi

Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.

{Burimi zyrtar, Ambasada e SHBA}. Sh.K.

Filed Under: Emigracion Tagged With: arsim, Kriteret Kualifikuse, Punsim, Shefqet Kercelli, Vizat drejt SHBA

STIGMATA E DRITËRO AGOLLIT NGA ZYLUA TE SISTEMI QË I LIND ATA

August 23, 2017 by dgreca

18377251

“KALORËSI LAKURIQ”, romani i ri i Dritëro Agollit/

shpendi Topallaj

NGA SHPENDI TOPOLLAJ/

Ndeshja e heshtur apo e hapur midis shkrimtarëve të shquar të ç`do vendi e ç`do kohe me shtetarët burokratë në përgjithësi apo tiranët në veçanti, është e njohur. Jo vetëm mprehtësia e kritikave të tyre, humanizmi karakteristik që i dallonte apo kundërvënia e guximshme ndaj padrejtësive shoqërore, por edhe dashuria, respekti dhe autoriteti që ata gëzonin në popull, bënte që diktatorët jo vetëm t`ua kishin frikën atyre, por edhe t`i urrenin ata. Historia e letërsisë botërore është e ngopur me shembuj të tillë, ku në analizë të fundit, të fituar kanë dalë shkrimtarët, Pra, Dantet, Hygotë, Lorkat, Manët me shokë, të cilët ndëshkimi, largimi e përbuzja, i dhanë veprës së tyre një vlerë akoma më të madhe dhe një shkëlqim të ri. Këtë të vërtetë e pa dhe e përjetoi edhe shkrimtari ynë i shquar Dritëro Agolli gjatë viteve që studioi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Leningradit (sot San Petersburg) të ish Bashkimit Sovjetik. Këtu ai dëgjoi akoma më mirë, jo vetëm për fatin e Pushkinit dhe të Lermontovit në kohën e Carit, por edhe për “herezitë” e simbolistit A. Bllok, lirikes së pikëlluar A. Ahmatova, zotit të plotfuqishëm të detajit, “refuzuesit” të detyruar të çmimit Nobel B. Pasternak, fanarit intelektual O. Mandelshtamit, tragjikut të regjimit totalitar V.  Majakovski, reformueses së vjershërimit rus M. Cvetajeva, lirikut të papërsëritshëm S. Esenin, antikonformistit J. Jevtushenko, të përzënës nga Instituti i Letërsisë, B. Ahmadulina, apo të të dëbuarit nga atdheu së bashku me klithmën e tij kundër tiranisë J. Brodskij. Pa shkuar pak më vonë tek ai disidenti sypatrembur, nobelisti i famshëm A.I. Solzhenicin. Por jo pak ai pa edhe në atdheun e tij. Realizmi socialist zhdanovian kishte ligjësitë e veta dhe mjerë ai që guxonte t`i shkelte ato. Ca më shumë ai që kishte pasur një grua ruse dhe një fëmijë me të. Për hir të së vërtetës, regjimi komunist, duke parë talentin e tij e përkrahu. Arriti deri kryetar i Lidhjes së Shkrimarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe deputet i Kuvendit Popullor. Dhe ai nga ana e tij kishte besim se gjërat do të shkonin mirë në këtë vend të varfër. Ndaj, mangësitë fillimisht nuk i shihte te sistemi për të cilin shkroi, por te veset e zyrtarëve që ishin shkëputur nga hallet e popullit dhe po rendnin pas rehatisë e mirëqenies personale, ç`ka dukej sheshit se po i tjetësonte. Pikërisht për këtë, nuk e kurseu stigmatën e artit të tij shpotitës në gazeta dhe sidomos në faqet e revistës aq të kërkuar “Hosteni”. Por me kalimin e kohës, duke parë varfërimin e përditshëm, prishjen e karaktereve njerëzore, uniformizmin e mendimeve, mungesën e lirisë së fjalës e të lëvizjes, të flamosurën, të egrën dhe të pambarimtën luftë klasash, një njeri si ai, nuk kishte sesi të mos e kuptonte se kjo nuk qe mëkat i njerëzve sesa i vetë sistemit hipokrit, i cili ishte vënë totalisht në shërbim të Zeusit. I kujtohen fjalët e Cassierer – it – cili duke analizuar ndikimin e madh të Rusoit te Kanti që admironte aq shumë “Emilin” e tij, mendonte si ai për idenë sipas së cilës pavarësia e njeriut ndaj njerëzve të tjerë duhet të vështrohet si njera nga vlerat më të larta. Dhe shtonte: “Njeriu që varet nga një tjetër nuk është më qenie njerëzore, ai e ka humbur këtë shkallë, ai është vetëm shtesë e një njeriu tjetër, shkruan Kanti”. Pastaj është e habitëshme kur mendon se Mbreti bari Sirusi i Madh qysh para 2500 vjetëve kishte formuluar kartën e parë të të drejtave të njeriut e cila e fiksuar në një cilindër balte dhe e ruajtur në muzeun e Londrës, thotë: “Nuk do të lejoj askënd të zotërojë pasuri të tundshme apo troje të të tjerëve me forcë dhe pa kompensim. Për sa kohë që jam gjallë, do ta ndaloj punën e detyrueshme të papaguar. Sot, deklaroj se kushdo është i lirë të zgjedhë fenë e vet. Njerëzit janë të lire të jetojnë sipas fesë së tyre dhe të zgjedhin një punë, me kusht që të mos dhunojnë kurrë të drejtat e tjetrit. Askush nuk do të dënohet për fajet e të afërmve”. Mirëpo te ne, bëhet vetëm ajo që thotë njëshi. Pra, miliona mendje duhet të mendojnë, të vishen, të sillen, të hanë, të jetojnë aty ku thotë ai. Ata edhe për qumshtin duhet ta mjelin dhinë siç thosh ai, edhe tokën ta punojnë sipas këshillave të tij, edhe grurin e misrin ta mbjellin ku dhe kur mendon ai, edhe naftën ta gjejnë atje ku urdhëron ai, edhe fqinjin ta spiunojnë se do ai, edhe të dënurin me vdekje ta përcjellin me gëzim e brohorima se ashtu do ai, edhe të afërmit t`i internojnë se ashtu i është tekur atij, edhe bar të hanë se mos lëndohet lavdia e tij, edhe këngë të këndojnë për trimëritë e tij. Vetë Dritëroi është miqësor e pa qibër. Takon me të njejtë përzemërsi intelektualin, punëtorin, bujkun, romin. Ulet me ta dhe e kthen ndonjë gotë, shpesh duke ndenjur zgjuar gjithë natën. Ndaj ata i hapen atij, I tregojnë mangësitë e vështirësitë që hasin, rezervat ndaj shtetëzimit të gjithçkaje derivon nga vendimet e plenumeve. Por edhe pa folur fare ata, ai e e sheh vetë realitetin e trishtuar. Dikur fshatari e kishte një qengj për mikun a një pulë, kurse tani aha… as gotën e dhallës për të vegjlit nuk a kanë. Atje lart dhe nëpër gazeta e konferenca, raportohet me shifra marramendëse. Por shifrat nuk hahen. Ato janë vetëm pluhur i hedhur syve. E sa do shkojë kjo? Se gënjeshtra vete deri diku dhe pastaj i del boja. Këto shejtan mungesash duken edhe në qytet, ku dyqanet janë bosh. Njerëzit, ashtu në heshtje duket se pyesin: – Ky na qenka socializmi? Pakënaqsia sa vjen e shtohet. Nisin e thurren barcaleta. Ndërgjegja e shkrimtarit i thotë atij se si misionar që je, ngrije zërin. Ja Ismaili e kishte provuar herë pas here. I qenë hapur goxha telashe, por qenë kapërcyer. Shteti e nuhaste se populli e donte edhe më shumë shkrimtarin. Ndaj dhe nuk guxonte ta godiste. I bënte mirë llogaritë për këto punë. Tërhiq e lësho, gjithmonë me bindjen që e di se nuk e duan, por ta shfrytëzojë sa më shumë të talentuarin. Sidomos atë që kishte një emër të shquar jashtë vendit. Edhe Dritëroi vetë e kishte provuar një herë seriozisht. Ishte viti 1973 kur u botua ai Zylua i tij. Dhe si u prit… Me çfarë kënaqësie. Po godiste paaftësinë e servilizmin. Shteti hop! Bëri sikur se kishte me të, por me ata të paudhët. Sikur ishin vetëm disa… Por autori e dinte se tani e keqja ishte shumë më e madhe; tek ajo që kishin ndërtuar. Tek ajo që i kishin besuar. Tek ajo që po i zhgënjente paturpësisht. Kjo i pillte të tillët. Ata ishin në natyrën e tij. Pa ata, ai sistem patjomkinian, merrte fund. Partia që ishte mbi gjithçka, në interes të saj, po ngrinte ngrehinën e kalbur të pushtetit, ku duhet pranuar se njërin tra e kishte shumë të fortë: atë të diktaturës. Të diktaturës së gjoja proletariatit. Që shqip duhet kuptuar; të Neronit. Të atij që po u merrte jetën shokëve të tij dhe po u shpartallonte familjet. Kudo zotëronte terrori, frika e varfëria. Dhe ç`pret nga njerëzit e shkretë, veç përkuljes së shpinës dhe duartrokitjeve. Nga thellësia e ndërgjegjes qytetare, shkrimtarit i vinte një zë: Ku je ti njeriu i baltës? Pse hesht? Gjej një mënyrë të mençur dhe shprehu. Ata do të kuptojnë të parët. Se nuk ka njeri t`ua thotë troç: – Ku po e shpini këtë vend? Pse po e prishni racën tonë të bukur? Do t`u zërë mallkimi i tyre. Ndofta kështu do t`i ndihmosh edhe vetë ata. Por fundja të vejë si të vejë. A nuk ishte Platoni ai që pjesën e fundit të “Fedoni” – t të tij ja kushtonte Sokratit “njeriut për të cilin do të thoshim me dëshirë, se ndër ata njerëz të kësaj kohe të cilët ne kemi mundur të njohim, ai ka qenë më i miri, më i urti, më i drejti.”? Ndaj, dreq u bëftë! Më mirë Sokrat i vojtur se derr i kënaqur. Nuk e zgjat më shumë dhe vendos të shkruaj një roman, ku e ku më ashiqare dhe më kurajoz se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Do fliste pa maska, krejt lakuriq, ndaj dhe romanin ashtu do ta quante: “Kalorësi lakuriq”. A do të ishte vetë ai në lëkurën e personazhit kryesor? Apo s`kishte sesi të ndodhte ndryshe, si në cilindo libër të shkruar deri më sot. A do ta merrte subjektin nga realitetit i zymtë, apo do të sajonte diçka, në dukje të pangjarë, por që fundja çdo kush do ta kuptonte se asnjë fantazi nuk mund t`ia kalonte realitetit dhe sido që të stisej, tek ai realitet do bazohej. E ku kish më mirë sesa të zgjidhte ca intelektualë, madje akademikë, të cilët në praninë e grave të tyre do shfaqnin vanitetin dhe anën karikatureske të marrëdhënieve mes tyre, të cilat më shumë se dobësi karakteresh, ishin të imponuara nga ajo sesi sistemi me diabolizmin e tij i kishte strukturuar sjelljet e njerëzve. Gënjeshtra, hipokrizia, falsiteti, servilizmi, interesi, në radhë të parë, kishte pushtuar mendimet dhe qendrimet e tyre. Dy akademikë korrespondentë, shkojnë herë pas here te profesor Xheladin Apollonia, njeri me autoritet të madh në shkencat ekonomike i cili teksa përgatiste kumtesën për konferencën kombëtare, nuk harronte për asnjë çast të vendoste duart nën sqetulla si Lenini dhe të theksonte slloganin “vlera, mbivlera, ligji themeltar e të tjera”. Ai gjithashtu besonte shumë te planifikimi, si shkopi magjik i mirëqenies, se planifikim kishte dhe vetë natyra.  E bënte këtë, pasi donte t`i përmbahej rreptësisht kërkesës që vinte nga lart se “Teoria është gjeneratori”. Dhe ana qesharake ishte se gjithmonë në funksion të këtij parimi, i lindnin ide gjeniale, të cilat dhe ata dy anëtarët korrespondentë që ngjanin si dy pika uji, Zyrap Kandari (që sepse të vjen ta quash Koqe Kandari) dhe Sotir Kucka (pse jo dhe Sotir Kuçka) edhe pse e dinin kotësinë e tyre, e brohorisnin me entuziazëm të shtirë, për të mos thënë të pështirë. Edhe pse biseda e tyre , që rrotullohet rreth domosdoshmërinë së teorisë marksiste – leniniste dhe sidomos të planifikimit, është anemike dhe jo për nivelin e tyre, ato bëjnë sikur habitet me gojtarinë e profesorit. Ngjarjet zhvillohen kryesisht në studion e Xheladin Apollonisë dhe nga mënyra sesi janë vendosur personazhet dhe si dialogojnë, të bëhet se je duke parë një teatër. Se në të vërtetë, këtu të gjithë janë nga pak teatralë, madje shumë teatralë. Dhe nuk e kanë keq; se ja, vetë profesori falë postit që mban e ka dërguar vajzën në Vjenë për kurim të …bajameve.  Ndaj, dy “siamezët” korrespondentë, bëjnë sikur janë të shqetësuar për të, pasi e dinë se ai edhe pse është çensori i madh, përsëri ka në dorë ardhmërinë dhe sigurinë e karrierës së tyre, pra të mundësisë që edhe ata të gëzojnë më shumë favore. Mirëpo autori i librit ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t`ua prishur këtyre aktorëve monotoninë e qetësisë, duke u sjellë një njeri tepër interesant të quajtur Dane Gajtani, shok fëmijërie i profesor Xheladinit. Lexuesve u kujtohet se në zhargonin popullor, është përdorur rëndom shprehja “se mos biesh në ndonjë hundëlesh”. Ja, një hundëlesh i tillë është edhe ky tersi, mik i profesorit që kur hyn në studion e shokut të fëmijërisë, veç akademikëve dhe grave të tyre, gjen edhe Ritën, motrën mjeke të Sotirit. Profesori e do, por  ky burrë i gjatë si një lis dhe që nuk e heq nga dora kapelen e kashtës, përveçse shakatar i madh, seç ka një zakon të keq, nga i cili profesor Apollonia rri me gjak të ngrirë: ai po të hodhi dorën në qafë, të fut dhe gishtin prapa. Por më shumë se kaq, ai është kontrapedal. Pa pasur fare drojë, atë që mendon, ta përplas në fytyrë. Por belaja është se ai më shumë e ka me qeverinë dhe kështu të hap telashe që si mban toka. Kur nisi lufta për tufëzimin e bagëtive ai si Nekludovi i Tolstoit, u flet fshatarëve në sy të të deleguarve se “Po t`i hiqni lopët nga shtëpitë dhe t`i futni në pronën e përbashkët, do të vdisni… Ky do të jetë hapi i fundit drejt varfërisë.” Më shqip nuk kishte si thuhej. Veç ama fshatarët tanë nuk ishin ata bujkrobërit e kontit rus të mbushur me dyshime; ata ishin bujkrobërit e Partisë dhe ndofta fare pa konshiencë, i përgjigjeshin atij, duke e quajtur provokator dhe armik: “Do t`ia falim lopët Partisë. Për atë ne jemi gati të falim jetën, jo lopët. Do të shpëtojmë nga bajgat.” Vini re sa therëse është kjo ironi. Kurse këta që rrinë duke lavdëruar njeri – tjetrin për sofizmat e goditura të referateve, ai i tall faqeza, duke u kujtuar se asgjë nuk vjen nga fjalimet e tyre pa bereqet, ndërkohë që mjerimi ka pllakosur kudo, demokracia po vdes shkallë – shkallë dhe virtytet njerëzore po shkatërrohen. Vetë ata që e rrethojnë në atë studio i quan hije dhe nga hijet thotë del dhe shkenca hije. Le po sajon aty për aty ca vjersha me spec, duke thënë për vete se: Po vjen nga vrapon tufëzimi / Nga qan për një qengj çdo fshatar, / Po vjen ku gjëmon dikutimi / Për ligjin e madh themeltar.  Se ai, andej vinte vërtetë, se pasi e kishin shkarkuar si kryetar kooperative e kishin lënë si veteriner. Dhe ky lloj veterineri, papritur bëhet patetik: “- Mua të gjithë ju më jeni neveritur. Të gjithë: akademikët, gratë, drejtuesit, rrugët, qytetet, kalimtarët… Ngado shoh lajkatarë dhe hipokritë që fshehin të vërtetën, që mizerjen e quajnë arritje, që ligjet absurde ekonomike e shoqërore i bazojnë teorikisht për të justifikuar varfërinë dhe për t`i vënë këto ligje e këto parime në vitrinat e dyqaneve në vend të mishit, qumështit, djathit dhe patateve… Xhungël lajkatarësh dhe gënjeshtarësh! Në këtë xhungël bëni pjesë edhe ju…” Dhe kujton djalin 28 vjeçar që vdiq në fshat nga mungesa e serumit, kur vajza e profesorit dërgohej në Vjenë për të kontrolluar bajamet… Dhe për çudi, ky burrë që krijon situata komike me hundën e tij me lesh, me karakterin e tij dhe kurajon për të folur açik, i bën përshtypje të veçantë, për të mos thënë se edhe i hyn në zemër, Ritës e cila urren edhe të vëllanë si pjesë të kësaj maskarade ku tirret teori me lugën e zbrazur. Por Rita ende nuk e ka pozicionin të përcaktuar; ajo është e lëkundur në bindjet dhe frikërat e saj. Ajo e pëlqen paturpësinë dhe lakuriqësinë e mendimeve, shprehet autori, por pa rrezikuar në qëndrimet politike… Kurse ky lloj burri i paparë, as që do t`ia dijë për pasojat politike. Ai i befason të gjithë, kur deklaron se jo vetëm që do të marrë pjesë në konferencën shkencore, por edhe do të diskutojë atje, qoftë edhe pa qenë në listë. Dhe do t`i thosh mendimet e tij ashtu siç i ndiente ai. Dhe kur vëllai i Ritës e pyet në është konsultuar me literature ekonomike, ai ia kthen: “- Pse, ka ndonjë literaturë të tillë në vendin tonë? Unë nuk di të ketë! Jam konsultuar vetëm me literaturën që kanë shkruar dhentë dhe lopët e fshatit tim!..”  Dhe ditën e çeljes së konferencës, Dane Gajtani, duke sjellë ndërmend reagimin e ashpër të Xheladin Apollonisë teksa lexonte fjalën e tij, meditonte: “Shkenca ka një moral. Ku shkoi ky moral? A mund të bërtasë shkencëtari si gardian burgu? Me këtë moral idetë zyrtare nuk mbrohen me diskutim, por sigurohen me roje, ndërsa idetë kundërshtare hidhen poshtë kategorikisht dhe burgosen.” Pika kulmore e këtyre ngjarjeve, pra e vetë romanit, mbetet zhvillimi i konferencës shkencore, ku në prani të delegatëve që s`ishin tjetër, por brigadierë të veshur me rroba kombëtare, gjeologë popullorë, barinj dhensh me arritje të larta, rapsodë që këndonin me lahutë e çifteli, zyrtarë me çanta në dorë, heronj të punës socialiste me yje të artë në gjoks, të ftuar spitullaqë, pra djali i shokut.., vajza e shokut.., dhëndri i shoqes.., dhe dy anëtarëve të Byrosë Politike, Tersiti shqiptar Dane Gajtani, mban atë fjalimin tronditës, gati – gati akuzues i cili nuk është tjetër, veçse fjalimi i paharruar i vetë Dritëro Agollit, kalorësit të vërtetë lakuriq, në Kongresin e 10 të Partisë së hutuar që sapo kishte hedhur hapin e parë të rinovimit. Dhe reagimi i sallës po ai; armik, mosmirënjohës, bukëshkalë. Ca të vërteta tha i ziu Xheladin për skamjen, radhat dhe se pa liri të pronës private në fshat dhe në qytet, nuk ka as liri të individit dhe e mbytën. Njëri nga udhëheqësit kryesorë, i tërbuar dhe i nxirë në fytyrë, i hakërrehet që nga tribuna: “ – Ti po hedh baltë në realitetin tonë dhe po na servir mendime borgjeze dhe revizioniste!” Po kush na e bëri peshqesh një njeri hundëlesh si ky në këtë konferencë? Këtë e sqaron fare thjeshtë Sotir Kucka, duke deklaruar se atë e kishte sjellë profesori Xheladin Apollonia, duke nxjerrë kështu edhe inatin e mos respektimit të faljes së një ideje nga ai, por dhe duke shpresuar t`i zerë vendin. Kaq qe, dhe Profesori i famshëm u bë profesori – i shkretë dhe për të t`u dhimbsur. Uli kokën pa guxuar të zgjaste dorën për të marrë në pushim, qoftë dhe një kokërr mollë nga tavolina e udhëheqjes ku qe ulur. Tani mollët, trimëroheshin t`i merrnin akademikët korrespondentë. Vetë Dane Gajtani, tani pyet veten: “Kaq e fuqishme të jetë gënjeshtra? Çfarë force satanike duhet të ketë?” Por nuk di të japë përgjigje, veçse të presë prangat, nga të cilat edhe simpatizantja e tij Rita, nuk di si ta qetësojë. Dhe sipas zakonit të vjetër, vijon vjershërimi, por tani për veten e tij; “Ç`t`u desh të shkosh në tribunë, / Atje diskutimi ç`t`u desh, / O Dane Gajtani me gunë, / O hunda e madhe me lesh.” Këtu autori ka zgjedhur një shprehje shumë domethënëse: “…ndodh që dhjetë a njëzet minuta mendimesh mund të shembin përnjëherësh dyzet apo shtatëdhjetë vjet të jetës së njeriut.” Kjo vlen për të, për akademikun Xheladin Apollonia dhe për këdo në këtë vend, ku njeriu nuk di në duhet t`i mbajë apo t`i hedhë flamujt e grisur, gjë që për mjeken Rita ishte e pakuptimtë dhe që e shpjegonte se atë mund ta dinte vetëm ai kalorësi lakuriq ose ndofta kjo mund të ishte dhe vajtimi i tij. Turp për ata që s`kishin arritur as te mendimi i Sirusit të Madh. Turp edhe për këta të sotmit që tallen me popullin si ata që shkuan. Dhe nder për Dritëro Agollin që edhe pas vdekjes vazhdon të dritërojë si Sokrati i Greqisë së Lashtë!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Shpendi Topallaj, STIGMATA E DRITËRO AGOLLIT NGA ZYLUA, TE SISTEMI QË I LIND ATA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1833
  • 1834
  • 1835
  • 1836
  • 1837
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT