• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Londer 1913-Delegatet shqiptare:Esad Pasha Mbret, Komplot antishqiptar

August 19, 2017 by dgreca

EXCHANGE TELEGRAPH (1913) : DEKLARATA E DELEGATËVE SHQIPTARË NGA LONDRA KUNDËR QËLLIMEVE TË ESAD PASHËS/1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  19 Gusht 2017/

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në faqen n°3, deklaratën e delegatëve shqiptarë kundër qëllimeve të Esad Pashës për tu shpallur mbret i Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar, i gjendur asokohe në Londër, ka shprehur për median britanike, « Exchange Telegraph » se Esad Pasha nuk ishte njeriu i duhur për atdheun tonë. Këtë mendim kishte edhe Ismail Qemali.Ata kanë treguar qartë se cila ishte dëshira e shqiptarëve në tërësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim tekstin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

deklarate Esad PaschaLondër, 28 Prill/

Delegatët shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në Londër kanë dhënë për Exchange Telegraph deklaratën në vijim :

« Nëse është e vërtetë se Esad Pasha ka për qëllim të shpallet mbret i Shqipërisë në Tiranë, qasja e tij është rezultat i një komploti mes Malit të Zi, Serbisë dhe partisë xhonturke.

Esad Pasha, i cili i përket një familjeje të vjetër e të fuqishme shqiptare, nuk ka një të kaluar pa të meta. Megjithatë, atij nuk i mungon aftësia politike dhe kur të kuptojë se është vënë lojë nga intriguesit, ai do ta braktisë çështjen në të cilën ata janë përzier.

Dëshira e njëzëshme e popullit shqiptar është të qeveriset nga një sovran me origjinë evropiane, i cili mund ta çojë Shqipërinë në rrugën drejt prosperitetit tregtar (ekonomik) dhe politik. E tillë është dëshira e të gjithë shqiptarëve, i tillë është qëllimi që ata do të arrijnë përkundër të gjitha kurtheve.Lajmi se Ismail Bej Qemali e ka pranuar shpalljen e Esad Pashës është absolutisht i rremë. Në fakt, Qemal Beu nuk është një njeri që shpreh opinionin e tij në kundërshtim me dëshirën e njëzëshme të popullit shqiptar. »

Filed Under: Opinion Tagged With: Arena Bebja, deklarate, delegates shqiptare, East Pasha, Exchange Telegraph

Vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe Partneriteti me SHBA

August 19, 2017 by dgreca

1 delawer e KorpusiSHBA në Kosovë edhe me vullnetarët e Korpusit të Paqes/Grupi-Katert-Korpus-Paqe-SHBA-Kosove-17-Gusht-2017-1
Korpusi ipaqes-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie: Vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet ndërmjet dy vendeve tona…Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës. Partneriteti ndërmjet dy vendeve tona është i thellë dhe shumëdimensional dhe ne punojmë me mund çdo ditë për t’i çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta për demokraci, siguri dhe begati/
Grupi-Pare-Korpus-Paqe-SHBA-Kosove-8-qershor- 2014-1PRISHTINË, 19 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë kanë nis misionin edhe 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit më të ri – të katërt, të cilët do shërbejnë për dy vite si mësues të gjuhës angleze në shkollat kosovare,  pasi edhe iu ndanë certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit gjatë  tre muajve në Kosovë.Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët mbërritën në Kosovë në 8 qershor 2014, ndërsa betimin solemn e dhanë në 20 gusht, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.

Para se të shkonin në pikat e tyre të shërbimit vullnetarët u aftësuan për tre muaj në mënyrë gjithëpërfshirëse për aspektet ndërkulturore, gjuhësore, dhe teknike.

1 grupi i dyte

Korpusi i Paqës filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes së atëherëshme Atifete Jahjaga, e cila në 9 shtator të vitit 2013 me ambasadoren në atë kohë të SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, nënshkruan marrëveshjen ndërshtetërore për hapjen e programit të Korpusit të Paqes në Kosovë.

“Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet shteti i 140 nikoqir i Korpusit të Paqes, organizatë kjo e vullnetarëve amerikanë e themeluar nga Presidenti Kenedi, që me dekada kanë ndërtuar ura të miqësisë mes popujve përreth botës”, theksoi Presidentja në ceremoninë ku ishte edhe drejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes,  Helen Lowman.

09_09_2013_Marreveshja

Vullnetarët e Korpusit të Paqes, të grupit të katërt, janë betuar solemnisht këtë javë, në 16 gusht, në një ceremoni në Hajvali afër Prishtinës të udhëhequr nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili më këtë rast theksoi se, “vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet ndërmjet dy vendeve tona” dhe se, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës”.

***

Fjala e Ambasadorit të SHBA në Prishtinë Greg Delawie gjatë ceremonisë së betimit të grupit të katërt të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, 17 gusht 2017

Mirëmëngjesi të gjithëve. Ministër Bajrami, Ministër Kamberi, mysafirë të nderuar, vullnetarë të Korpusit të Paqes, jam shumë i lumtur që jam këtu me ju sot.

Kam ardhur këtu para rreth dy viteve dhe njëra ndër gjërat e para që i kam bërë ka qenë të vija në po këtë restoran në ceremoninë e betimit të grupit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes që kishin arritur këtu para dy viteve dhe që u larguan nga vendi para disa javëve. Erdha këtu sërish para një viti dhe jam këtu prapë sot sepse besoj në Korpusin e Paqes, besoj në juve dhe besoj në këtë partneritetin e mrekullueshëm që e kanë dy vendet tona e që simbolizohet dhe konkretizohet çdo ditë përmes vullnetarëve të Korpusit të Paqes anembanë këtij vendi duke ua mësuar gjuhën angleze qytetarëve të Kosovës nga komunitetet e ndryshme.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet ndërmjet dy vendeve tona për promovimin e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës dhe për ta ndërtuar një themel të fortë të mirëkuptimit ndërmjet popullit të dy vendeve tona.

Ju i përfaqësoni amerikanët nga komunitetet anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ju, po ashtu, do të ndërtoni miqësi me popullin e Kosovës nga komunitetet e ndryshme nga i tërë vendi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës. Partneriteti ndërmjet dy vendeve tona është i thellë dhe shumëdimensional dhe ne punojmë me mund çdo ditë për t’i çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta për demokraci, siguri dhe begati.

Nuk ka manifestim më të prekshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shtrijnë dorën e miqësisë se sa prania dhe përkushtimi i vullnetarëve të Korpusit të Paqes, si ju. Puna juaj këtu dhe fryma me të cilën e kryeni atë punë do të ndryshojnë jetë këtu dhe do t’i ekspozojnë drejtpërdrejt vlerat amerikane para qytetarëve kosovarë.

Programi i Korpusit të Paqes paraqet një simbol të qëndrueshëm dhe të dukshëm të kontributit të Amerikës për përpjekjeve për paqe në botë. Këto qëllime përkufizohen në misionin e Korpusit të Paqes qysh prej fillimit të këtij programi gjatë presidencës së John Kennedy-t në vitin 1961:

  • T’ju ndihmojë vendeve të interesuara për t’i përmbushur nevojat e tyre për fuqi punëtore të trajnuar;
  • Të ndihmojë në promovimin e njohjes më të mirë të popullit amerikan nga populli vendës;
  • Të ndihmojë që populli amerikan t’i njohë më mirë të tjerët.

Korpusi i Paqes ka të bëjë shumë me njerëz që shkëmbejnë ide dhe që punojnë bashkërisht, që mësojnë për njëri-tjetrin, që ia bartin njëri-tjetrit shkathtësitë dhe njohuritë, që shkëmbejnë përvoja dhe që nxisin mirëkuptimin dhe vullnetin e mirë. Të arriturat e mëhershme të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë përfshijnë:

  • Organizimi i garës së përvitshme ndërkombëtare Shkruaj! për nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga i tërë vendi. Në garë janë paraqitur më shumë se 10.000 pjesëmarrës nga e tërë bota; tre nxënës kosovarë kanë fituar çmime në nivel ndërkombëtar!
  • Organizimi i mësimit të gjuhës angleze për të rritur në komunitetet e tyre që kanë pasur cak grupe të ndryshme, duke përfshirë gra dhe anëtarë të organizatave lokale me qëllim për t’iu ndihmuar që ta përvetësojnë gjuhën angleze në nivelin fillestar ose të avancuar.
  • Organizimi i organizatës së parë model të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ekipi ka marrë pjesë në garën nënrajonale në Maqedoni dhe dy anëtarë të ekipit janë vlerësuar si delegatë të jashtëzakonshëm.

Këto janë vetëm disa pika të punës së rëndësishme që vullnetarët e Korpusit të Paqes e bëjnë çdo ditë. Jam i bindur se do t’i përmbushni synimet tuaja gjatë shërbimit në Korpusin e Paqes. E keni mundësinë që gjatë dy viteve të ardhshme t’ia përmirësoni dikujt jetën, të jepni dhe të fitoni këndvështrime të reja, si dhe t’ua ndryshoni jetën nxënësve tuaj, duke mbjellur farën që do të rritet edhe shumë kohë pasi që shërbimi juaj në Korpusin e Paqes të ketë përfunduar. Mendoj se edhe jeta juaj do të ndryshojë, siç edhe dëgjuam. Në ekipin tim në ambasadë janë disa ish-vullnetarë të Korpusit të Paqes. I lus ata që janë këtu ta ngrejnë dorën lart që t’i shihni kush janë.

Dëshiroj po ashtu t’ju shpreh mirënjohje të posaçme familjeve që kanë qenë nikoqirë të pjesëmarrësve në trajnim të Korpusit të Paqes. Kjo është pjesë thelbësore e programit dhe jep mundësi të njëmendta për të vënë lidhje të ngushta ndërmjet popullit të të dy vendeve tona.

Kam mësuar shumë gjatë këtyre dy viteve në Kosovë dhe edhe ju do të mësoni shumë gjatë dy viteve që do t’i kaloni në Kosovë. Ju dëshiroj gjithë të mirat dhe ju uroj sukses në shërbimin tuaj si vullnetarë. Si dhe ju shpreh mirënjohjen e përzemërt për përkushtimin tuaj për mirëkuptimin ndërkombëtar dhe për thurjen e lidhjeve edhe më të ngushta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

***

Ambassador Delawie’s Remarks at the Swearing-In of the Fourth Group of Peace Corps Volunteers in Kosovo, August 17, 2017

Good morning everybody. Minister Bajrami, Minister Kamberi, honored guests, and Peace Corps Volunteers, it is a real pleasure to be with you today.

I got here just about two years ago and one of the first things I did was to come to this very restaurant to swear in the Peace Corps cohort that got here two years ago and left just over the last couple of weeks. I was back a year ago, and I’m back today. This is because I believe in the Peace Corps, I believe in you, and I believe in the terrific partnership that our two countries have that is symbolized and made concrete everyday by Peace Corps Volunteers throughout this country teaching English to the citizens of Kosovo from a variety of ethnic communities.

Peace Corps Volunteers represent a partnership between our two countries to promote the development and prosperity of Kosovo and to build a strong foundation of understanding between the people of our two nations.

You represent Americans from communities across the United States.  And you will build friendships with the people of Kosovo from communities across this country.

The United States is one of Kosovo’s best friends and supporters.  The partnership between our countries is deep and multi-dimensional, and we work hard every day to advance our common goals of democracy, security, and prosperity.

There is no more tangible manifestation that the United States is extending the hand of friendship than the presence and dedication of Peace Corps Volunteers such as yourselves.  Your work here and the spirit with which you carry it out will change lives and will give Kosovo citizens direct exposure to American values.

The Peace Corps represents a viable and visible symbol of America’s contribution to world peace efforts.  Three goals have defined the Peace Corps mission since the program began during the Presidency of John Kennedy in 1961:

  • To help the people of interested countries to meet their needs for trained men and women.
  • To help promote a better understanding of the American people on the part of the people served.
  • To promote a better understanding of other people on the part of the American people.

Peace Corps is very much about people exchanging ideas and working together, learning about each other, transferring skills and knowledge, sharing experiences, and fostering understanding and goodwill.  Previous Peace Corps volunteers’ accomplishments in Kosovo include:

  • Organizing the annual International Write on! competition for students in primary and secondary schools across the country.  There were over 10,000 world-wide entries, and three Kosovo students won prizes at the international level!
  • Organizing Adult English classes in their communities to various target groups including women and members of local organizations with the aim of helping them learn basic or advanced English.
  • Organizing the first Model United Nations in Kosovo.  The team took part in the sub-regional competition in Macedonia and two of the team members were recognized as outstanding delegates.

These are just a few highlights of the important work Peace Corps volunteers do every day.  I am confident that you will meet your own goals for your Peace Corps Service.  You have the opportunity in the next two years to change someone’s life for the better, to give and receive new perspectives, and to make a difference in the lives of your students, planting seeds that will grow long after your Peace Corps volunteer service is over. I think your lives will change as well as we have heard. On my team at the Embassy, we’ve got a number of returned Peace Corps Volunteers and those here, I’d like you to raise your hands so others know who you are.

I would also like to express special appreciation for the families who have been hosting Peace Corps Trainees in their homes.  This is an essential component of the program and provides unique opportunities to build close ties between the people of our two countries.

I’ve learned a lot in my two years in Kosovo, and you will learn a lot in your two years in Kosovo. My best wishes to each of you for a successful Volunteer service.  And my heartfelt appreciation for your dedication to international understanding and to the weaving of closer ties between the United States and the Republic of Kosovo.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, me SHBA, Partneriteti, Vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe

Tomislav Perushiq: Kosova, fqinja e Serbisë

August 19, 2017 by dgreca

“Lulëzimi” nga Serbia flet për paragjykimet për Kosovën, ka një thirrje për politikanët/

1 LulzimiNga Valbona Bytyqi/

Tomislav Perushiq studion gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit. Në edicionin e 36-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë, ai po ndjek kurse për të përmirësuar shqipen.

Për dallim prej shumë të rinjve serbë, Tomislavi e sheh më ndryshe realitetin e krijuar në Kosovë.

Në një bisedë me Ekonomia Online, Perushiqi e pranon se në mesin e të rinjve në Serbi ka shumë paragjykime dhe lajme të këqija për Kosovën. Për këtë, ai fajëson politikën.

Perushiqi tregon se interesimi për gjuhën shqipe dhe për Kosovën i lindi gjatë kohës kur punonte me shqiptarët në New York.

Deri në këtë kohë, ai dinte fare pak për shqiptarët. Fajin për situatën mes të rinjve nga Kosova dhe Serbia ai ia vë politikës dhe politikanëve.

Perushiqi iu bën thirrje të rinjve që të mos përcjellin lajme në Serbi, por që të vijnë dhe vetë të krijojnë përshtypje për Kosovën.

“Mund të them që situata ka ndryshuar pak. Po ndryshohet edhe në nivelin politik, por hale kemi situata të pakëndshme, skandale, vetëm për shkak të politikës. Politika ndikon shumë në të rinjtë, manipulimi, propaganda është shumë e madhe. Kam dëshirë me thënë që mos këqyrni lajme në Serbi sepse gjithmonë kemi lajme të këqija. Njerëzit duhet të vijnë këtu, pa paragjykime”, thotë Perushiqi, në një shqipe mjaft të mirë.

Ai, madje, iu bën thirrje politikanëve serbë që Kosovën ta pranojnë si shtet.

“Ju bëj thirrje politikanëve që të vazhdojnë të përparojmë. Edhe ne kemi dëshirë që të hyjmë në BE edhe ju e keni. Por nuk mund të vazhdojmë nëse nuk e zgjidhim çështjen e luftës dhe situatës. Tani për shkak të të rinjve duhet t’i pranojmë Kosovën dhe kosovarët, sikur një shtet fqinj. Ky është realiteti. Por gjithmonë ka ndikim të politikanëve që ndërhyjnë edhe në edukim, edhe në kulturë, në muzikë. Duhet të ndryshohet kjo”, tha ai.

Për t’u treguar më i afërt me shqiptarët, Tomislavi në Kosovë prezantohet shpesh me një emër shqip – Lulzim.

Emri shqiptar nuk është karakteristika e vetme e Perushiqit. Ai çdo ditë në Kosovë por edhe në Serbi bart elemente simbolizuese të Kosovës, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Pantallona të shkurtë sportivë me stemën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), çanta, kuleta dhe mbështjellësi i telefonit me ikonë të shqiponjës, ishin vetëm disa nga elementet që e karakterizonin studentin nga Subotica e Serbisë.

“Unë ndihem mirë kur jam veshur me Kosovën me Shqiponjën… Mendoj që është edhe koha që të ndryshojnë gjerat, që të ndryshojë situata. Mendoj që kjo duhet të fillojë nga ne. Ndryshimi fillon nga unë. Kjo është vetëm si falënderim për mikpritje për kohën e mirë këtu”, tha Perushiq.

Filed Under: Komente Tagged With: fqinja e Serbisë, Tomislav Perushiq: Kosova

Manastiri i shekullit te X-te kolonat rrezikojnë objektin

August 19, 2017 by dgreca


1 Manastiri

Nga Gezim Llojdia*/
1.
Manastirin :”Fjetja e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit. Në mbrëmje të datës 14 gusht në ishullin e Zvërnecit si çdo vit mblidhen qindra besimtarë ortodoks për festuar ditën e Shën Mërisë në manastirin shekullor, që mbanë emrin e Marisë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga vitet e tjera në rituale.Vetëm këtë vit Bashkia ka rindertuar urën prej druri një atraksion i bukur dhe më i veçanti.Shfaqet ishull i Zvërnecit.Një pyll dhe disa ndërtesa lyre në të verdhë.Përpara kemi një urë druri. Imazhi I saj dhe godina e manastirit gjenden përherë në fotot turistike si dhe në botimet për kishat dhe manastiret bizantine. Një dukuri që më befasoi ishte shterimi i ujërave të ishullit. Sipërfaqja e tharë sivjet ishte dyfish më e madhe .As manastiri shekullor nuk i ishte nënshtruar ndonjë restaurimi.
Qysh në hyrje të tij do të ndeshësh gjurmët e një restaurimi që është kryer në vitin 2003 ,shenjë e cila shfaq qartazi mënyrën se ky lloj restaurimi është kryer nga njerëz aspak profesionist. Pllaka guri të vendosur me një shtresë llaci që me ngjyrë të verdhë ku domini i grisë ishte zhdukur.Një shtresë pllakash majolike me ngjyrë të kuqe ishte filluar të shtrihej në dyshemenë e pjesës së jashtme të tij, por që ishte lënë ndërkaq. Ka pasur një ndërhyrje nga DRMK dhe është bërë mirë ,sepse shtresa e pllakave bashkëkohore do të mbulonte gjurmët e historisë shumë shekullore, që ruan manastiri. Madje ato pllaka mund të hiqen për efekt sepse kanë krijuar një shëmti dhe shenjë të një pune që tregon pjesën e shëmtuar të sajën. Manastiri ruan bukurin e tij në formën origjinale ashtu sikurse ai u rezistoi kohëve me mjegull dhe shekujve të jetës së tij.
4 kolona kryesore janë të degraduar deri në shkallën e fundit. Duke njohur përbërjen e tyre rreziku që shtohet bëhet edhe më prezent ngase ditët kalojnë dhe restaurimi i objektit s’duket fare në horizont .Madje kjo bëhet kryesore duke njohur edhe faktin që këto kolona kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sidomos nga specialistët e monumenteve për ti rikthyer ato në pozicion e tyre fillestar. Gjurmët e restaurimit të ndërhyrjes rreth 7 vjet më parë shfaqen qartazi si punime të kryera jo me cilësi dhe jashtë parametrave. Ndërhyrjet, që janë kryer vite më parë janë të dhimbshme. Në këtë thesar që ende ruhet i tillë duhet të ndërhyhet me projekt restaurimi. Si pronësi është e kishës por duke qenë një monument kulture, ai kërkon një ndërhyrje te specializuar në një kohë të shpejt marrë si shenjë edhe nga frekuentimi në rituale fetare por më shumë nga vizitat turistike të qindra të huajve që e kanë të regjistruar nëpër guida turistike. Ky monument kërkon ndërhyrjen e shtetit për të nxjerre një fond të nevojshëm për punime restauruese dhe mirëmbajtje objekti. Ministria e Kulturës duhet të nxjerre fonde për këtë vepër dhe në bashkëpunim me institucionin religjioz, që e ka në përdorim do të mund të bëjnë restaurimin në kohë për ti ruajtur thesaret e kësaj trashëgimie kulturore. Manastiri i Zvërnecit aktualisht ka dy funksione të rëndësishme .Në të këtë objekt kryhen ritual fetaret ndër më të përmendurat është 15 gushti ditëlindjen e Shën Mërisë e cila festohet qysh nga mbrëmja dhe fjetja në territorin e ishullit pas ritualeve të shumta të kishës dhe shoqërimi në mëngjes me degën e dafinës. Funksioni tjetër është turizmi kulturor, që tërheq mjaftë vizitorë. Duhet përmendur edhe një fakt që shumë organizime shoqatash kanë realizuar projekte për këtë lagunë e pasuri kulturore mirëpo gjurmë,t që ato kanë lënë edhe këtu në ishull janë vetëm ndonjë pllakat dhe më shumë prej tyre asgjë. Një bashkëpunim mes dy palëve do të ketë prioritet për të ardhmen e këtij objekti historik.Ky objekt kulti duhet shpëtuar.
3.
Pas kësaj i hedh një sy varrit të Marigos.Me mermer të zi dhe germa të mëdha lexohet :Marigo Pozio. Ç’po qëndis moj Marigo…. më vijnë ndër mend vargjet.Nisemi për nga pylli.I egër dhe madhështor. Hijezim.Aty këtu banorët këpusin dafinë në tufa të mëdha.Mesa shikoj ajo gjendet në gjendje të egër.Më tërhoqi një dhomë e veçantë e manastiri vendi i murgjve.Mbështetëset prej druri ku vareshin murgjit në përhumbjen e madhe. Dritare të vogla vend për meditim dhe pastrim shpirti.Sipas rrëfimeve të ish drejtuesve të Komitetit ekzekutiv të qytetit një letër e ardhur nga Kolonja tregonte manastirin si vend ku prehej Marigoja. Ajo ishte varrosur sipas të dhënave aty në vitin 1932. Besimi i Marigosë e kishte sjellë në dyert e një vendi mitik ku preheshin dhe shpirtrat e murgjve nga koha e mjegullës së përhimët deri në vitet kur ligji i viti 1967 , prishi dhe kyçi dyert e manastireve.Aty pranë ka edhe disa varre të tjera mes tyre një mbishkrim grek. Arsye dhe përse është në këtë gjuhë nuk ta shpjegon askush në këtë ditë feste , ku njerëzia vërdallosen sa në manastir rreth tij e larg tij në pyll.
4.
Sipas studiuesit. Aleksandër Meksit kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit “kryq i lirë” me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahët lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja. Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet kambanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003. Për përcaktimin e kohës se ndërtimit te kësaj faltore kristiane ekzistojnë disa mendime. Studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek.te X. Kurse një tjetër studiues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe eshte ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditërisht brenda kishës ne naos ndodhet ne dyshemenë e saj edhe një pllake varri. E shkruar ne greqishten Bizantine, ajo ka shërbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose është marre nga ndërtuesit për tu vendosur ne dyshemenë e sallës se kishës.
5.
Autori Theofan Popa duke ju referuar shënimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet te ketë qene i Dukës Argjiro KARANXHAS, i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.
Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i paisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Kostandinopol, për të dhënë shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë, për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rremë, e nisi përsëri drejt Durrësit ku e “thërriste detyra”. (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, fq fq 107). Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij: “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë”, një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1.87 m e të gjerë 0.67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë, sipër të cilave qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë tekst: “Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me preardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike”. Poshtë mbishkrimit dora e e një skulptori ka gdhendur me shumë art një kafkë njeriu, rrethuar prej një gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol i cili nuk është shpjeguar deri më tani.
6.
Djali i Mark Ndojës, Leka përkthyesi , dhe mësuesi Vangjel Pici më tha se kishte njohur Markun kur ishte i izoluar në Zvërnec. Ka pasur edhe shumë politikanë të tjerë apo krijues që u mbyllën në Zvërnec. Kur kishat panë ditën e errtë të kohës , murgu i fundit iku sy lotuar për djegien e bibliotekës më të madhe. Ishulli i Zvërencit është i rrethuar nga ujërat e ndenjura që nuk kapin 30-50 cm lartësi. Gjithë faqja lindore dhe veriore e manastiri ka këtë fushëpamje. Ujëra. Dikur murgjit udhëtonin nëpër llumbërtirën me kripë, leshterikë .Pas manastirit është pylli me drurë të lartë. Pjesa tjetër rrethohet nga uji ku gjendet Kisha e Shen Triades.
7.
Themeluesi i jetës manastiriale për herë të parë në botë ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut. Manastiri është një institucion i veçantë që vepron brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishë më e vogël, banesat e murgjve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj edhe në rajonin e Vlorës, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.
*Studiues.Anëtar i akademisë Evropiane të arteve.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Manastiri i shekullit te X-te kolonat, rrezikojnë objektin

Shpirti mikpritës i devollinjve

August 19, 2017 by dgreca

1 raimonda Nga Raimonda MOISIU/

Miqësia virtuale e reale fizikisht, njohjet e  largëta edhe ato të castit vecmas në ditët e sotme nga rrjetet sociale, janë miqësi që provojnë ndjesinë e promovimit të vlerave të vërteta të miqësisë, njerëzores e qytetarisë, miqësi  të cilat përpiqen të inkurajojnë  mes njerësve, duke  shkëmbyer eksperiencat dhe përvojat dashamirëse mes miq e mikesha,  vecmas kur ato ofrojnë mbështetje të plotë prej dashamirësve të shumtë të botës së artit, e kështu me radhë, duke na sjellë diçka të re, në raportin e të përditshmes njerëzore, mes të kaluarës e refleksionit për të ardhmen në jetën e cilitdo nga ne. Dita e djeshme e 18 Gushtit  ishte disi e veçantë për mua, ishte imazhi shpirtëror dhe shpirti mikpritës  i devollinjve të fismë, që më dha fatin ta prekja dhe të bëhesha pjesë e kësaj mikpritje fisnike, falë ftesës për të kaluar një ditë të bukur bashkarisht  me familjen e nderuar Dushku nga Suli i Devollit. Ftesa erdhi nga mikja ime e vjetër por që u ritakuam  nëpërmjet rrjetit social Facebook, Verore Hoxha Dushku, adhuruese e dashamirëse e krijimtarisë sime,  dikur një moderatore –“showgirl”, e suksesshme dhe e njohur e  artit dhe kulturës devollite , adhuruese dhe dashamirëse e genit devollit, epitoma, mishërimi dhe bukuria e emocionit lirik  e Patriarkut të Letrave shqipe, devolliut të urtë e të fismë Dritero Agolli. Mikja ime e mrekullueshme Verore Hoxha Dushku, një ekonomiste në profesion,  profesioniste dhe tepër e aftë në ditët e sotme.  Mikpritje mbresëlënëse dhe emocionuese e pinjollëve të Sulit historik e shpirtmirë shpërfaqej në Resortin turistik  “FATI” në zemër të Bilishtit, që administrohet nga vëllai i mikes sime, bisnesmeni Fati Dushku, një investitor i ri në moshë, por vizionar, i guximshëm, me vullnet të celiktë dhe mëncuri, mendje të shëndoshë e krahë të fortë,  forcë mendore unike e qytetare të paepur. Investitori dhe bisnesmeni Fati Dushku është nj ë personalitet i denjë, i  rëndësishëm në investimin e industrisë kulinare dhe resortit turistik, në dasma, gëzime dhe hidhërime familjare  në qytetin e Bilishtit.   Ai me punë sakrifica dhe përkushtim, është shëndrruar  në një rol investues model, vullneti dhe force e paepur,  i palodhur dhe i përkushtuar  në jetën social ekonomike- kulturore e historike, si një nga bisnesmenët dhe investitorët  shëmbullorë në ekonominë e tregut kapitalist shqiptar dhe rritjen e mirëqënjes ekonomike të bashkëqytetarëve të  tij,  nëpërmjet punësimit të tyre  në bisnesin e resortit turistik që ai menaxhon. Bisnesmeni dhe investitori devolli Fati Dushku është edhe filantropist dinjitoz. Filantropia e tij,  gjithmonë e rëndësishme dhe dashamirëse  konsiston për njerëzit në nevojë, artin dhe kulturën devollite, duke mos harruar kurrë fshatin e tij të origjinës, Sulin historik, një fshat me tradita historike e patriotike, drama njerëzore, sociale, legjenda dhe histori,  me  ndjenjën e larëntnjerëzore të zemrës së tij të madhe. Gjithsecili  është i mirëpritur në Resortin Turistik “FATI”, ku do të keni kënaqësinë të kaloni caste plot harmoni e gëzim nën tingujt e muzikës devollite dhe atë shqiptare, serenatave  e të gjitha trevave etnike. Do të shijoni kuzhinën e famshme bio devollite dhe të zonës së Korcës. Resorti turistik qëndron krenar dhe madhërishëm mes përmes fushës e përgjatë lumit Devoll dhe luginave, ku do  të soditni  gjithçka, do të prekni  e shijoni me sy bukurinë e natyrës magjepsëse devollite. Ishte një ditë e vecantë në jetën time, e bukur dhe mbresëlënëse, mikpritja fisnike dhe e mrekullueshme, për një e ftuar speciale, sikundër isha unë nga mikja ime Verore Hoxha Dushku, nga familja dhe bisnesmeni i mirënjohur i qytetit të Bilishtit, Fati Dushku. Kaluam në një atmosferë tejet miqësore, plot respekt e përzëmërsi, dashuri dhe njerëzisht e shpirtërisht,  bukur e këndshëm, ku nuk munguan muzika e bukur dhe e njohur devollice dhe serenatat korcare.

U largova me ndjesinë e një miqësie të mrekullueshme dhe dashamirëse: Ju paca miqtë e mij të mrekullueshëm, Familja DUSHKU!

Pacim përherë miq të tillë, fisnikë e të vërtetë!

Zoti bekoftë Ju, familjen dhe jetët Tuaja.

 

Bilisht, Gusht 2017

Filed Under: Reportazh Tagged With: i devollinjve, Raimonda Moisiu, Shpirti mikpritës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1841
  • 1842
  • 1843
  • 1844
  • 1845
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT