• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Netherlands appeals for dialogue, FM Koenders: Implement vetting; free & fair elections needed

April 17, 2017 by dgreca

The Foreign Affairs Minister of the Netherlands, Bert Koenders is on an official visit to Tirana. During a joint press conference with the Albanian Foreign Minister, he appealed for the political parties to dialogue, as according to him, this is the only way to progress with the judicial reform.

Mr. Koenders stated that free and fair elections and the advancement of the vetting process are significant to Albania’s negotiations towards the European Union. He said:

“The upcoming elections are of course an internal issue and I do not want to intervene, but I think that political dialogue is important. Free and fair elections and progress with vetting are also important. We strongly support the progress in the field of justice so far.

I can’t wait to see further progress with EU integration, the implementation of judicial reform, and free and fair elections”

Meanwhile, the Albanian Foreign Minister, Ditmir Bushati confirmed an increase in Dutch investments in Albania by 30% and announced the launch of low cost flights to Amsterdam, saying:

“Recently, there has been an increase in the presence of Dutch companies in Albania. I assured Mr. Koenders of the commitment from the Albanian government to continue with the reforms.

A low cost airline will fly three times a week from Amsterdam to Albania starting May 10, 2017”

Both counterparts also discussed the recent developments in the region and security issues. Albania has an important role as NATO member.

Filed Under: Komente Tagged With: FM Koenders, Netherlands appeals for dialogue

Djemtë e Vlorës, kampionë të Ballkanit

April 17, 2017 by dgreca

*A DO TË JETË KY EKIP KAMPION I ARDHSHËM I BALLKANIT/

*Djemtë  e Vlorës “Akademia  Junior”, U-10, nderojnë Vlorën dhe Shqiperinë/

Nga Andi BEGAJ/

Arritjet e vogëlushve të Vlorës U-10 dhe trajnerit Besi Shabanit, kampion ballkanik për dy vjet rresht, duhet të tërheqin vëmëndjen e autoriteteve të larta të futbollit tonë, ndërsa Ministria e Arsimit duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës së sajë për të ndihmuar, përkrahur dhe stimuluar trajnerin dhe këta fëmijë që nderojnë Shqipërinë.

*       *       *

Në Korintho të Greqisë nga data 10 deri më 14 prill 2017 u zhvillua kampionati ballkanik U-10.Në këtë kampieonat merrnin pjes 25 skuadra nga shtete të ndryshme të ballaknit. Shqipëria u perfaqësua nga ekipi vlonjat “Akademia Junior” e drjetuar nga traineri i talentuar Besi Shabani.Një vit më parë po ky ekip mori pjesë në këtë aktivitet nën logon e “Flamurtarit” dhe u shpall kampion i Ballkanit.Kjo ishte hera e dytë që Besi Shabani dhe Akademia që ai drejton me aftësi dhe profesionalizëm të lartë fituan trofeun Ballkanik.

Skuadrat ishin ndarë në pesë grupe. “Akademia Junior” luajti me këto skuadra  dhe arriti fitore më të gjitha skuadrat:“Akademia  Junior”- AEK Greqi 3-1, “Akademia  Junior”- Juvetus Itali 2-1, “Akademia  Junior”- Varteks Bullagri 1- 2.Mbas këtyre rezultateve “Akademia  Junior” zuri vendin e parë në grup me gjashtë pike dhe doli në gjysëm finale.Në gjysëm finale luajti me Korithos të Greqisë dhe fitoi me rezultatin 3 me 2, fitore e cila e nxorri në finale. Në finale “Akademia  Junior” u ndesh me Opimpiakos të Greqisë dhe e fitoi me rezultatin 4 me 2.Kështu në bazë të rezultateve të arritura skuadra vlonjate u shpall kampione Ballkanit. Edhe futbollisti më i mire U-10 u shpall Brajan Brahimaj njëkohësisht edhe golshenuesi me i mire me 8 gola, po nga skuadra “Akademia Junior”Në këtë aktivitet vogëlushët e Vlorës për herë të dytë ngriten lart Flamurin Kuq e Zi, duke nderuar Vlorën dhe Shqiprinë.

Përmendim me respekt futbollistët e skudrës: Qemal Aliaj, Aulon Caushaj, Stiven Begaj, Bjorni Haxhaj, Klevi Piperi, Marsel Rrapaj, Brajan Brahimaj.

Mbas ketyre trofeve te fituara për dy vjet rresht traineri Besi Shabani dhe “Akademia  Junior” marrin nje ftese nga Akademia Olimpiakos Greqi për të nënshkruar një kontratë binjakzimi.“Akademia  Junior” ka marre nje vlerësim maksimal jo vetem për trofet e fituara po mbi të gjitha për lojën e zhvilluar.Një vlerësim i veçant kalon për trainerin Besi Shabani i cili u shpall për herë të dytë kompion ballkanik se bashku me skuadrën që trajnon e udhëheq, U-10.Mbas ketyre arritjeve shpresë dhënëse për të ardhmen vjen edhe shpërblimi: në Nartë të Vlorës do të ndërtohet një kompleks sportive madhështor, në të cilin “Akademia  Junior”, por edhe fëmijët e tjerë të Vlorës do të stërvitën për rezultate të larta në të ardhmen.Në këtë kompleks sportiv do të ketë ambjente sportive të një cilësie shumë të lart krahasuar me akademitë më të mira në Europë.

Akademia Olimpiakos e Greqisë ka kërkuar bashkëpunim me trainerin dhe ekipin U -10 të Vlorës, për të marrë lojtarët më cilësor nga ekipi jonë dhe për t’u bashkuar me Akademinë Olimpiakos, për këtë arsye vend i nderit i takon Besi Shabanit i cili ka punuar me përkushtim dhe në kushte shumë të vështira.Fitorja e Besi Shabanit tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve ballkanike, veçanërisht të Akademis Olimpiakos të Greqisë për të bashkëpunuar me projekte konkrete.Besi Shabani është një shembull jo vetëm për Vlorën por më gjerë që tregon se pasioni dhe pergjegjesia për një detyrë që merr përsipër mund të kaloi çdo vështirësi.E pse të mos mendojmë se këta fëmijë janë e ardhmja e futbollit shqiptar, kampinë të nesërm të Ballkanit.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Akademia Junior, Andi Begaj, kampione te Ballkanit

SHSHA në Çikago i drejtohet Carl Bildt

April 17, 2017 by dgreca

Pragu zgjedhor në Maqedoni me të panjohura në Evropë/

Nga Skënder Karaçica/
Në Maqedoni zgjedhjet e dhjetorit 2016 nisën me një varg problemesh dhe skenarësh të dyja partive politike maqedonase (Gruevski-Zaev),që përmes ,,progut,,zgjedhor shqiptarët i sollën në aktin e kryer të shantazhimit,kështu e nisë reagimin SHSHA në Çikago,drejtuar ish-shefit të diplomacisë suedeze dhe ish-përfaqësuesi i BE-së në Bosne e Hercegovinë,Carl Bildt.
Populli shqiptar në këtë vend multietnik,paraqet bashkësinë e dytë shumicë etnike që sipas të dhënave kalon mbi 40% të përbërjes kombëtare dhe tash e një shekull,në ish-sistetmin jugosllav komunist dhe në këtë ,,demokraci evropiane,,e kanë pasë statutin e pakicës kombëtare(jo shtetformues),thonë zëshëm shqiptaro-amerikanët në Çikago.
Problemet aktuale politike në Maqedoni,zotni Carl Bildt,duhet të kërkoni në kancelaritë e Gruevskiut dhe Zaevit në Shkup,që tërë odisejada e këtij problemei ka të bëjë më shantazhimin e popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike,që përmes votës së lirë(demokratike)ata të vendos në planin e dytë të pakicës,për të hapur rrugën për privilegjet kushtetuese për ,,shumicën,,maqedonase.
SHSHA në Çikago për diplomatin suedezë dhe ish-përfaqësuesin e BE-së,Carl Bildt,afron këto të dhëna relevante të informuara mirë nga qarqet profesionale juridike në Shkup se ,,pragu zgjedhor,,i njohur në praktikën demokratike ndërkombëtare dhe në Evropë,është bërë me ,,metodat,,që askund në botë nuk kemi dëgjuar për një shantazh të këtij niveli,thuhet në Çikago.
Si është e mundur që për partitë politike maqedonase(Gruevski-Zaev),pragu i ashtuquajtur zgjedhor të ketë si kriter 3.000 votues zgjedhin një deputet,ndërsa për partitë politike shqiptare 12.000 votues zgjedhin një deputet(?!?).Sipas këtyre ,,kritereve të pragut zgjedhor,,në Shkup,po shpaloset qasja politike antishqiptare që e kanë kurdisur qarqet e regjimit maqedonas në Shkup.Sa është përbërja kombëtare e popullit shqiptar sipas ,,pragut zgjedhor,,kjo tregon se për zgjedhjet parlamentare kanë votuar ,,pakica shqiptare,,që kap numrin 240 mijë vetash(sic!),duke anashkaluar mërgatën shqiptare me  afro 200 mijë të shpërndarë nëpër vendet e botës dhe në SHBA,që këtë herë nuk i lanë të votojnë për të drejtën e votës së lirë demokratike në hapësirën e vet etnike.
SHSHA në Çikago pyet Carl Bildt,a ka ndonjë vend në Evropë që ,,pragun zgjedhor,,e bëjnë me këto kritere antivlera demokratike dhe kundër një populli si bashkësia e dytë shumicë(shqiptare)në Maqedoni?Për shkak të këtij skandali politik në Shkup,kërkojmë që të shqyrtohen,,kriteret,, e fushatës zgjedhore dhe të anulohen këto zgjedhje që deri tash nuk janë parë në asnjë vend të BE-së,thuhet në informatën e SHSHA-së në Çikago për diplomatin suedezë Carl Bildt.

Filed Under: Komente Tagged With: Cikago, Karl Bildt, Skender Karacica, SSSHA

Po-ja rurale dhe Jo-ja e Metropolove

April 17, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Qytetet e mëdha, apo qëndrat kryesore të Turqisë. Si Stambolli, Antalia, Ankaraja, Izmiri, Adana, Van, Manisa, Mugla, Dijarbakiri, Hataj, Çanakale, Shirnak, Balikeshir, Tekirdazh, Bater, Hakari, Ajdini, Zongulaku etj…, I thane jo referendumit që i jep pushtet të pakufizuar Erdoganit. Ose sulltanit të ri në europën e vitit 2017. Kampion është krahina e Shirnakut me 71 % jo. Një jo dërrmuese karshi pushtetit absolut. Gjithsesi janë mbi 28 qëndra të mëdha, ku është përqëndruar ekonomia e Turqisë. Aktivietet social kulturore etj. Pra vatrat që e bëjnë Anadollin e ri të njohur në botë. Një vend i madh me rreth 80 a më shumë krahina. Ose Sanxhakë, siç i thonë turqit. Megjithatë, e thënë shkoqur, metropolet nuk e mbrojtën dot demokracinë. Pavarsisht shumicës ku vlon jeta. Zonat rurale, plot 52, për një apo shumë arsye, i dhanë vendit një sultan të ri. Si të thuash, që u deshën pesëdhjet katunde të mundin njëzet e ca metropole. Pra ruralizmi i vuri kurorë një sulltani i cili edhe vet e ka origjinën nga andej. Këtë që kishte kohë që ishte shfaqur në horizont. Qysh nga projektet e tia aftgjata me kalimin e pushteteve. Ndërtimin e një pallati gjoja presidencial rreth 360 million euro, me karakteristika të portës së lartë. Deri tek rikthimi i fesë në ambjentet e shtetit. Shumë njerëz në Turqi e gjykojnë këtë si një kaos social. Megjithatë sulltani i ri përshëndeti fitoren. Madje e quajti një progres të madh edhe pse me rezultat të ngushtë dhe nga periferia e vendit. Por ai do vazhdoj reformat. Së pari risjellen e dënimit me vdekje. Heqjen e laicietit shtetëror. Një nga reformat e mëdha të Ataturkut. Fuqizimin e pushtetit të tij. Duke i thënë turqëve rurale dhe botës se po ngre një sistem presidencial të tipit amerikan dhe francez. Mirëpo po t’i referohesh statistikave të persekutimit të kundërshtarëve politikë, ai është jo një shtetar sivëlla i amerikanëve a francezëve, por i Asadit në Siri dhe Putinit në Rusi. Gjithsesi ajo që për tu theksuar është një fakt ironik që, pas plot 100 vitesh nga era e Turqisë moderne dhe europiane. Nga nismat e Ataturkut…, Turqia sot po ha vetveten me mjetet e demokracisë. Dhe e gjitha kjo vjen nga etja për pushtet absolut. Nga radikalizmi fetar, ku buron dhe xhihadizmi. Por edhe nga gjumrehatllëku social i njerëzve që nuk i ha meraku se në çfarë rendi social jetojnë. Mjaft që të kenë për të ngrënë dhe kaq. Dhe më e frikshmja nga militantët mendjembushur mbi njëshat e tyre, intelektualët militantë, nga ata që suportojnë papushim njëshat në krye.

Sot përshembull vihet re një kënaqësi suksesi, kjo Erdoganit, edhe zonave ruale të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
Eshtë një varfëri masive mendjesh fal dështimit sistematik të poltikës këto viteve të demokracisë. Të shtresëzimit radikal qoftë në besimin e blerë, qoftë në mohimin e kundërshtarit politik. Një varfëri mendje burrash shteti që harrojnë se Amerika dhe Franca konsiderojnë demokraci balancimin e pushtetit. Eshtë kaq për të ardhur keq, kur ruralistët shqiptarë përshembull. Ndërsa marrin ca tapi. Dhe mbajnë si kastraveca në dorë ca mikrofonë plot pështyma fushatash, janë të lumtur të fitojnë të vetëm deri në 73 vende në kuvendin e shqiptarëve. Vdekja e demokracisë vjen pikërisht nga mendjet e mbushura që pretendojnë se po bëjnë demokraci. Kur në fakt janë duke e vrarë për ditë atë.
Sot erdoganizmi si ideollogji e pushtetit absolut është ulur këmbëkryq tek ne. ndaj me të drejtë ne i gëzohemi fitores së tij. Dhe me të drejtë do t’i rikthemi kultit të individit. Në fund të fundit jemi një nga sanxhakët e saj.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe Jo-ja e Metropolove, Ilir Levonja, Po-ja rurale

«Poema e mallkuar» ….

April 17, 2017 by dgreca

1-Faslli-haliti (2)

FASLLI  HALITI- Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»/

NGA DITAR  (i konvalesencës ideologjike)me rastin e 15 Prillit ditës  Deportimit tim në Kooperativën Bujqësore të Fier-Sheganit/

THIRRJE NGA ZBORI/

 Prill 1973 /    

Sot jam në zbor në Kolonjë të Lushnjës. Pas stërvitjes, në kohën e pushimit, mënjanohem nga zboristët. Kaloj nëpër mend gjithçka që më ndodhi. Kujtoj atë ditë me shi të egër, gri, erën e ftohtë që e bënte shiun të ngrinte si shtresë e hollë transparentë akulli në fytyrat e njerëzve pa ҫadër; kujtoj çastin kur këmbët më ҫuan në postë për të marrë gazetën «Shkëndija» të cilën e prisja me ankth pasi më kishin thënë që në të do të botohej kritika e «Dhjetë letrarëve gjimnazistë»; kujtoj tronditjen kur pashë titullin e asaj kritike aktakuzë në gazetën “Shkëndija” : «Dielli dhe një poemë që spekullon me të»; çastin kur drejtori i shkollës më pa të tronditur. Ҫ’të ka ndodhur?, më pyeti drejtori. Kur pa gazetën në duart e mia të hapur te faqja ku ishte butuar kritika, e ndjeu që unë isha jo vetëm i tronditur, por edhe tepër i tmerruar,  nuk mund të bëja dot mësim në atë gjendje të kërcënuese,  drejtori më tha mos u fut në mësim, ik qetësohu, i zëvendësoj unë orët e tua.  E falënderova drejtorin i cili më vlerësonte si mësues e si krijues dhe vazhdova të kujtoj   ardhjen e shokëve në shtëpi, vajtjen në Tiranë pas kritikës, takimin me Kadarenë, fjalët inkurajuese të tij; takimin me Rrap Gjermenin, dinakëritë katunareske të tij me pak diplomaci të pështirë; takimin me shokun Ramiz Alia, diskutimin intelektual me të për poemën dhe kritikën gati një orë e ca; mbledhjen e parë në Lushnjë, në sallën e shtëpisë së kulturës; diskutimet e shokëve që mbrojtën krijimtarinë time, diskutimin në Tiranë në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve…

Befas, kujtimet m’i ndërpreu lajmi se më kërkonin në postbllokun e repartit. Pashë që aty priste një veturë bojë qumështi. Del drejtori i Shtëpisë së Kulturës V. Bardhi. Më thotë se më kërkonin në Komitet të Partisë. U trondita. Domethënë telashet s’kanë mbaruar. Ato vazhdojnë. Ç’të kenë. Ç’kërkojnë nga unë. Unë  gjithçka e kam të shkruar, të botuar në gazetat qëndrore letrare, periodike, nëpër revista.

Hipi në veturë. Jam i tronditur. Para sysh më dalin fëmijët: Doni, Manjola… Përfytyrimin ma prish ndalja e vaturës. Do qëndrojmë pak këtu, thotë drejtori i shtëpisë së kulturës.

-Pse, e pyes?

-Do presim pak Kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme! Kryetarin e Degës? Po, përsëriti drejtori i kulturës, ka shkuar gjer në Bubullimë. Ka një mbledhje. Më tha që ta prisnim këtu. Nuk vonohet. Për pesë minuta makina vete dhe vjen.

Më iku gjaku në fillim. U ndava nga drejtori. Veja dhe vija në buzë kanalit ndanë xhadesë. Çfarë s’mendoja. Të gjitha i mendoja: arrestimin, gjyqin, burgun… Gjithçka. Çdo gjë mund të ndodhte. Ata  që kishin shpifur sikur gjoja unë kërkoja vilë, çdo gjë mund të trillonin. Duke menduar kështu e mora veten. në djall të vete, thashë me vete. Kaq e pata, thashë me vete. Kisha dëgjuar se arrestimet kështu bëheshin: të merrnin me makinë dhe… Kështu kishin arrestua shkrimtarin Kapllan Resuli duke e marrë në veturë, gjoja për ta ҫuar në shtëpi, meqë u ra rruga. Ndjeva shtrëngimin e prangave në duar. Si qenka puna mendova. U mësoka njeriu. Ndërkaq vetura u duk në fund të kthesës së Bubullimës.

Tani unë isha qetësuar plotësisht. Mbase isha mpirë. S’mund të them asgjë me siguri. Një gjë mbaj mend, që makinën nuk e shikoja fare, nuk ia hidhja fare sytë sepse s’doja ta shihja arrestuesen, prangosësen time të zezë edhe pse ishte në ngjyrë ajke. Dëgjova shoferin të thoshte:

-Kryetari i Degës më tha të ikim në Lushnjë, pasi mbledhja mund të zgjaste.

Tani fillova të shqetësohesha përsëri. Më shqetësonte befasia dhe kurthi. Me siguri që ky ishte kurth. Mbase më arrestonin në të hyrë të qytetit. Sigurimi kishte tekat, deliret e tij. Ai luante me viktimën si macja me miun. M’u duk sikur mora formën e miut, sikur m’u hollua, m’u zgjat turiri, sikur u mbulova me push të zi miushi. Lemeri. Të transformohesh në një brejtës të zi. Frika të transformon gjithsesi. Metamorfozat e saja janë nga më të lemerishmet. Ndërkaq vetura ndalet para gjimnazit. Në oborrin e shkollës na priste sekretar i Komitetit të Partisë për ideologjinë Siku Velo, me disa nxënës të veshur e të qethur si kinezë. Pllakat gri në oborrin e shkollës ishin larë, ndriҫonin me një dritë të hirtë, të përzishme. Gjithandej pastërti, rregull. Sekretari më jep dorën. E pyes, pse më kishin thirrur. Do bëjmë një mbledhje këtu në gjimnaz, më thotë ish drejtori im i gjimnazit i lartësuar në postin e sekretarit ideologjik të Komitetit të Partisë. Pse, a nuk e bëmë një mbledhje me krijuesit në shtëpinë e kulturës, i them. Apo jo shoku sekretar. E bëmë vërtetë, po këtë mbledhje nuk e organizojmë ne.

-Po kush e organizon.?

-Anëtari i Byrosë Politike, ai e theksoi togfjalëshin  anëtar i Byrosë Politike, Shoku Rita Marko.

-Ashtu?

-Po! Kërkon të dëgjojë gjykimin e nxënësve për poemën. Përsëri u tremba. Pikërisht Rita Marko ishte ai që kishte demaskuar e kërcënuar poetin Bilal Xaferri, aq mizorish sa e detyroi atë të arratisej. U zbardha  në fytyrë. Ashtu do të sillej edhe me mua ai kërcënueshëm. Tronditja më vinte edhe nga një frikë po kaq mizore që ishin shpifja dhe dëshmitë e rreme. Gjersa më kishin akuzuar me shkrim në gazetë gjoja, sikur kërkoja «vilë», ose akuzohesha me shkrim sikur bëja thirrje të ngriheshim «… në kundërvënie ndaj  Pushtetit Popullor?» , gjithçka mund të pritej. Kaloi gati një orë. Mbledhja nuk po fillonte. Kurth, thashë me vete. Me siguri e kanë lënë të më arrestojnë këtu në oborrin e shkollës midis nxënësve, në prani të atyre që kishin bërë «kritikën». Kisha dëgjuar se bënin dhe arrestime demonstrative, publike, teatrale. Do fillojmë apo jo, i them me nervozizëm sekretarit të komitetit duke përfituar nga që njiheshim nga afër, po vete ora 20-të, i thashë. Nuk  është në dorën tonë kjo mbledje, por në dorën e Byroistit, përsëriti sekretari i Komitetit të Partisë.

Ai s’iu përgjigj nervozizmit tim. U tregua i qetë. Toleroi. E thashë një herë që njiheshim nga afër. Më kishte pasur koleg në gjimnaz. Shkonim mirë. Por nga ana tjetër ai e dinte që unë kisha një dell marrie. Sidomos  kur më nervozonin, nuk pyesja për vija të bardha apo vija të kuqe. Pastaj ai e kuptonte gjendjen time të dëshpëruar. Ruaju ariut të plagosur thotë ajo fjala e urtë. Erdhi dikush nga komiteti dhe tha se mbledhja nuk bëhet sonte. U la për nesër. Sepse Byroisti Rita Markos i kishte dalë një punë urgjente në Tiranë dhe iku me ngut. Mbledhja u la për të nesërmen mbas dite në orën 17.00.

Përsëri u trondita. Përsëri dyshova për kurth. Më vajti mendja te arrestimet që po bëheshin ato ditë. Flitej  shumë për arrestime shkrimtarësh, artistësh. Kishi arrestuar këngëtarin Sherif Merdani. Njerëzit që ia donin zërin, qanin njëherësh këngëtarin dhe këngën e tij. Në shtëpi nuk dinin gjë. Ata më dinin në zbor. Sa u futa në korridore, Manjo, vajza, m’u hodh në qafë, pastaj m’u hodh djali, Doni. Plaka, 80-vjeҫare dhe Nirvana, gruaja më pyetën me shqetësim, pse isha vonuar.

E bisedova gjithçka me gruan. Atë natë pothuaj nuk fjetëm. Në kokë më rrinte dyshimi:

-Po sikur të më arresgtonin të nesërmen në mbledhje në mënyrë demonstrative. Sa do të gëzoheshin Spiro, Murati, Gazmendi, Hasani, Koli e të tillët.

Çdo gjë mund të ndodhte.

***

(Fragment nga eseja «Poema e mallkuar»

shkrimtarit dhe regjisorit Tahsin Xh. Dimiraj)

«Atë mesnatë në fund të Marsit 1973, ndërsa fshesarët, si në një poezi të tij, «Kolegët e mi fshesarë», nisin punën për pastrimin e rrugëve të qytetit, ndërkaq Partia në Lushnjë, e kishte fshirë dhe e kishte vërvitur tutje si një “plehrë” poetin, dhe krijuesit e artistët lushnjarë shkonin të këputur në shtëpitë e tyre, pasi kishin diskutuar për të tretën herë poemën e ’’mallkuar’’ blasfemuese të socializmit,  «Dielli dhe rrëkerat»,  të poetit të tyre Faslli Haliti. 

«Ah,  jo,  or jo,  as atje nuk zë mënd ti,  or jo…! », i tha sekretari i parë poetit.

Kjo shprehje e Sekretarit, e kishte ther në shpirt poetin aq sa ai më thoshte shpesh: Më tthuaj Tahsin,  a jam njeri i mbrapshtë, a jam i pa korrigjueshëm dhe, sido që të më quash ti, shiko po nuk u çlirova nga ankthi, siç u çlirua ai personazhi i Zhak Preverit që,  pasi u dënua me varje, u çlirua në çast nga ankthi i dënimit me varje, tha:  Ky qenka dënimi me varje dhe hëngri një krep me shije dhe  e ndezi një cigare dhe e thithi me kënaqësi. Pastaj poeti  do të më thoshte në intimitet: Tahsin, ajo thënie e Sekretarit të Parë është një zezonë për mua, me të ai më paralajmëroi se konvaleshenca ime idelogjike në kooperativë do të jetë e gjatë,  shumë e gjatë dhe rehabilitimi im nuk do të jetë kurrë i plotë. Dëgjova që i kërcitën dhëmbët dhe iu mbush goja me xixa, sikur të donte t’i vinte zjarrin vetes ose…

       Tahsin Xh. Demiraj

Filed Under: ESSE Tagged With: Faslli Haliti, Tahsin Demiri, Thirrje nga Zbori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2068
  • 2069
  • 2070
  • 2071
  • 2072
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT