• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA-SUEDI: TAKIM PËRTEJ KUFINJËSH NË FESTIVALIN E POEZISË SHQIPE

April 11, 2017 by dgreca

Nga Sokol Demaku /Borås/Suedi/

1 Boras3 Boras2 BorasNë një ambient fatastik dhe me simbole kombëtare dhe rtë shtetit mikërpritës në prnain e mbi 100 mysafirëve në yqttin e textilit Borås të Suedisë u shenua 10 vjetori i themelimit të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” dhe 10 vjetorit të daljes së numrit tër parë të revistës kulturore e letrare Dituria organi i kësaj Qendre.

E gjithë kjo e përcjellë me manifestimin e madh letrar ”Sofra poetike Borås 2017” mbajtur për të gjashtën herë në këtë qytet e organziar nga QKSH Migjeni në bashkepunim me ShShA Shqiptar në Suedi.

Këtë tubim të madh madhështor të fjalës së shkruar e hapi anëtari i krysise se QKSH Migjeni Bahtir Latifi.

Manifestimi filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të dy ditëve më parë në kryeqytetin e mbretërsisë së bashkuar suedeze në Stockholm.

Të pranishmit në këtë evenemt një ndër më të mëdhenjet e kësaj natyre në Europë si e quatjën mediat vendëse organziaur nga QKSH Migjeni e hapën Hysen Ibrahimi dhe Hamit Gurguri.

Lidhur me punën dhe veprimtarin e anëtarevbe të QKSH Migjeni u shfaqë një film dokumentar i cili në menyrë kronoligjike paraqiti themelimin dhe zhvillimin dhjetë vjeqar të kësaj vatre kulturore shqiptare në Skandinavi me një emer pothuajse në gjithë rruzullin tokësor sot apo si u tha atje ku frymohet shqip.

Manifestimit i dha zë edhe më pozitiv pjesëmarrja e sturkuturave politike dhe kulturore të vet qyteti Borås të cilat janë adhuruese të kulturës, gjuhës dhe traditës këtu , pastaj mysafirë nga Republika e Shqipërsië, poet, profesor Universiteti dhe publicist të njohur nga fusha letrare, shoqata shqiptare nga regjione të ndryshme të Italisë në krye me Kryetrin e Federatës së shoqatave shqiptare atje Ndru Lazrin, poet suedez nga gjithë vendi e me theks te posaqëm anëtar të Lidhje se shkrimtarve Qendra në Përendim me seli në Göteborg të cilët kishin përgatitur recital të posaqëm për këtë evenemt.

Organizatorët e Festivalit thanë se kjo ka vlera të medha kulturore sepse përmes një festivali të tillë e që sipas mediajve suedeze një ndër më të organzuarit dhe më të mëdhenjët në Europë ata përpiqën të krijojnë ura miqësie mes njerëzve, kulturave dhe gjuhëve dhe se mendojnë se edhe ia kanë arritur këtij qëllimi madhor.

Në sallën solemne dhe madhështore mu në qendër të qytetit të textilit Borås të Suedisë kishte mbi 100 mysafirë, të cilët me kënaqësi përcollën të gjithe 28 poetët e pranishëm me prezentimet e tyre si ata suedez njashtu edhe shqiptar, kurd dhe persian, ishte kjo një e arritur e madhe për mërgatën shqiptare këtu në veri të Eurpës në Skandinavi.

Festivali i sivjem solli edhe pena të reja si në mërgatë ashtu edhe  nga vendlindja e kjo është nje e arritrë e madhe në lamin e letrave shqipe.

Në këtë ”Sofër poetike” të gjashtëm me radhë në mërgatë këtë vit dominonte femra me prezencëne  saj nëkrijim poetik ku edhe më këtë rast nga ana e ShShA Shqiptar në Suedi hd enga QKSH Migjeni në Borås u ndan tetë shpërblime për krijimet më të mira peotike të Festivalit  dhe kështu të shpërblyerit janë:  Hatixhe Xani Ahmeti, Zyhdi Dervishi, Teuta Haziri, Griselda Doka, Elhame Gjyrevci, Emine Hoti, Ndue Lazri dhe Bahtije Breznica. Po ashtu nga një falënderim për paraqitjen me krijimet e tyre poetike i morën edhe Luise Halvardsson, Axin Welat, Anna Matsson, Kristina Bjarnadottir, Mauritz Tistelo dhe Peter Nilson, anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë.

Në këtë manidfestim të fjalës së shkruar u bë edhe promovimi i 13 Librat të autorëve shqiptarë që jetojnë e veprojnë në këtë vend skandinav, e një libër nga Kosova, si: 1. Thesari Kombetar nr. 5-6, referoj Prof. dr. Zyhdi Dervishi, 2.Sokol.Demaku, Viron Kona ”Poleni Viking” referoj Prof. dr. Nuri Dragoj, 3.Fetah Bahtiri ”Fragmente të zgjedhura”, referoj, Hysen Ibrahimi, 4.Bajram Muharremi  poezi  ”Vullkan i fjetur” referoj   Osman Ahmetxhekaj, 5.Sokol Demaku ”Me shqiptarët në Borås” referoj Remzi Basha, 6. Behide Hasani  ”Një jetë veprimtari humanitare” referoj Hysen Ibrahimi, Beqiri, 7.Hatixhe Xani, “Mall…larg diellit” referoj Remzi Basha, 8.Emine Hoti  ”Poezitë e nënës” referoj Hamit Gurguri, 9.Elhame Gjurevci me dy libra ”EMRI ATDHE”, poezi dhe ”Luisi” roman,  referoj për të dy librat z. Hysen Ibrahimi, 10.Ramdan Myrtaj ”Rrugëtimi i një jete të dhuruar”, referoj Prof. Fetah Bahtiri dhe 11.Adnan Meroci ”Në hap me Rugovën” referoj Hysen Ibrahimi. SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” ndau “MIRËNJOHJE”, për Prof. Sokol Demakun, Remzi Bashën, Xhavit Çitakun dhe Adnan Merovcin.

Në fund nga organizatorët mësuam se ky manifestim  letrar tani është tradiucional dhe do ketë edhe karakter ndërkombëtar.

Festivali ”Sofra poetike Borås 2018” dhe vitin e ardhm do të mabhet në të njejtin vend dhe njetën kohë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ”Sofra poetike Borås 2017”, Nuri Dragoi, Sokol Demaku

Kosovë-Bibliotekat, themeli i një shteti të shëndetshëm

April 11, 2017 by dgreca

ZKP-002ZKP- 001ZKP-006

-Në hapjen e “Javës së Bibliotekës”, ku foli kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishin ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim shala, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, si dhe profesorë e mysafirë tjerë të këtij edicioni, që sivjet ka temën “E drejta e autorit dhe biblioteka”/

ZKP- 008ZKP- 009-Është hapur edhe ekspozita e Musine Kokollarit, ndërsa për pasurimin e fondit të librave të bibliotekave në Kosovë, duke dhuruar libra dhe bibliotekat personale, janë ndarë mirënjohje të veçanta./

PRISHTINË, 11 Prill 2017-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e “Javës së Bibliotekës”, e cila u mbajt në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.Të pranishëm në hapjen e edicionit të 15-të, të hapjes së javës së Bibliotekës ishin ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim shala, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, si dhe profesorë e mysafirë tjerë të këtij edicioni, që sivjet ka temën “E drejta e autorit dhe biblioteka”.Kryeministri Isa Mustafa tha se bibliotekat janë themeli i një shteti të shëndetshëm dhe u japin njerëzve mundësinë të përjetojnë idetë e reja, të bëjnë kërkime shkencore, të mbledhin e të shpërndajnë përshtypje të mrekullueshme nga përfitimet që kanë gjatë përdorimit. “Biblioteka reflekton diversitetin dhe karakterin, nevojat dhe pritjet e njerëzve tanë, hulumtuesve, profesorëve, studentëve, nxënësve. Këto janë pritjet që ne i kemi dhe i realizojmë nëpër biblioteka”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar se biblioteka është burim më i plotë i kërkimit të informacionit, i domosdoshëm dhe i nevojshëm për njerëzimin, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe për familjarë e zyrtarë.Më tej, kryeministri theksoi se në botën e biznesit njerëzit i përdorin burimet e bibliotekës për të marrë vendime të mençura në fushën e tyre, për të përmirësuar aftësitë për punë, profesorët për të arritur rezultate më të larta shkencore, ndërsa studentët e nxënësit për ta forcuar dijen akademike e shkollore.Kryeministri Mustafa, po ashtu theksoi se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, por edhe bibliotekat publike dikur dhe sot, kanë qenë dhe kanë punuar për të mbledhur, ruajtur e përpunuar trashëgiminë shkencore e kulturore, veçmas në kohë të vështira.

“Qeveria e Kosovës drejtpërdrejt apo nëpërmjet dikastereve të saj do të vazhdoj të përkrahë zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në veçanti dhe të bibliotekave publike në përgjithësi, ashtu siç edhe dy ministritë tona, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po bëjnë sot në përkrahjen e kësaj biblioteke, veçmas në procesin e digjitalizimit të saj”, tha kryeministri Mustafa.Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin për ndërtimin e bibliotekave, për fuqizimin e arkivave, muzeve dhe institucioneve tjera, për të përfaqësuar të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë, të gjitha pasuritë kulturore dhe dijet e tyre.Kryeministri Mustafa, po ashtu kërkoi nga bibliotekat e rajonit dhe më gjerë mbështetje për integrimin e Bibliotekës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kosova e ka një orientim të qartë evropian dhe ne duam që këtë orientim të qartë ta realizojë edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe bibliotekat tjera në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.

Në hapjen e edicionit të 15-të të “Javës së Bibliotekës”, kryeministri Mustafa falënderoi ambasadorin dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila gjatë gjithë edicioneve ka përkrahur jo vetëm këtë veprimtari të rëndësishme, por në përgjithësi zhvillimin e dijes dhe të bibliotekave në Kosovë, si dhe ekspertët e fushave bibliotekare dhe të informacionit që kanë ardhur nga Amerika, nga vendet evropiane, Shqipëria, për ofrimin e ndihmës dhe dijes së tyre për ngritjen e Bibliotekës dhe të shërbimeve në bibliotekat e Kosovës.Kryeministri Mustafa po ashtu përgëzoi drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për ndërtimin e platformës së komunikimit, si kjo e Javës së Bibliotekës së Kosovës, përmes të cilës pjesëmarrësit mund të ndajnë përvojat mes vete, ngjashmëritë dhe dallimet për një kuptim më të mirë kulturor e bibliotekar.Kryeministri Mustafa, në emër të Bibliotekës Kombëtare, i ndau Ambasadës Amerikane çmimin “Pjetër Bogdani”, çmim i pranuar nga ambasadori Delaëie.

Në arsyetimin e lexuar nga Muhamet Hamiti, kryetari i Këshillit Drejtues të kësaj biblioteke, vlerësohet kontributi i kësaj ambasade në zhvillimin e Bibliotekës por edhe të sistemit bibliotekar të Kosovës.Ambasadori Delaëie tha se do të vazhdoj të mbështes të gjitha bibliotekat në Kosovë edhe në të ardhmen, duke theksuar arsyen pse e bëjnë këtë mbështetje.“Ne besojmë se bibliotekat janë element qendror i demokracisë, dhe ata që punojnë si bibliotekar dhe që ndihmojnë qasjen në materiale bibliotekare, bëjnë punë të jashtëzakonshme në mbështetjen e demokracisë së vendit” tha ambasadori Delaëie.Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, bëri të ditur se Java e Bibliotekës do të përfshijë shumë aktivitete, qëllimi i të cilave nuk është vetëm mbledhja e komunitetit bibliotekar, por edhe një rrjeti më të gjerë njerëzish, akademik, mësimdhënës e lexues.“Java e Bibliotekës, veprimtaria e saj ka një lidhje me idenë e ndërgjegjësimit publik për bibliotekat, si t’i motivojmë njerëzit për të lexuar, si t’i mbështesim që ata t’i përdorin bibliotekat, si t’i  bëjmë bibliotekat një mjedis banimi ku jo vetëm lexohet, studiohet e hulumtohet, por edhe krijohet” tha drejtori Gajraku.Përveç çmimit “Pjetër Bogdani”, Biblioteka ka ndarë edhe mirënjohje për kontribuuesit në zhvillimin e Bibliotekës. Mirënjohje i është ndarë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si donatore për projektin e digjitalizimit.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se Java e Bibliotekës është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe se ndihet i nderuar me këtë mirënjohje.“Digjitalizimi është një proces global dhe ai ka përfshirë edhe bibliotekën e cila posedon një aset të konsiderueshëm të titujve të ndryshëm dhe padyshim qasja digjitale në regjistrin dhe indeksin e burimeve të Bibliotekës do të ndihmojë në qasjen sa më të lehtë dhe Ministria e Arsimit ka pas nderin që të ndihmoj dhe do të vazhdoj përsëri me të gjitha mundësitë e veta që të ndihmoj modernizimin e bibliotekës, këtij institucioni shumë të rëndësishëm për zhvillimin akademik, për hulumtimin dhe kërkimin shkencor. Edhe njëherë në emër të Ministrisë së Arsimit shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm”, tha ministri Bajrami.

Është hapur edhe ekspozita e Musine Kokollarit, ndërsa për pasurimin e fondit të librave të bibliotekave në Kosovë, duke dhuruar libra dhe bibliotekat personale, janë ndarë mirënjohje të veçanta./b.j/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Bibliotekat, themeli i një shteti

ANIJA QE GODITI BAZEN E ASADIT KA VIZITUAR VLOREN

April 11, 2017 by dgreca

Anija “USS Porter” DDG-78, që goditi  bazën e Asadit, ka vizituar Gjirin e Vlorës më 26 shtator 2015. {Shkrim i “Diell-it”}/

12

Nga Shefqet Kërcelli/

3

Nga data 26-29 shtator 2015, Anija USS Porter, DDG-78, {Pjesë e Flotës së 6-të të SHBA}, zhvilloi një vizitë në Gjirin e Vlorës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ushtarak mes të dy vendeve. Fillimisht anijen e vizituan Zvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ZvendësAmbasadori i SHBA në vendin tonë, zoti David Muniz, të shoqëruar nga ushtarakë dhe diplomatë të dy vendeve, ku u pritën nga komandanti i anijes dhe pjesëtarë të ekuipazhit. E veçantë e kësaj vizite ishte pjesëmarrja e një grupi antarësh të Këndit Amerikan në Vlorë dhe nxënës të Shkollës Internacionale të këtij qyteti, të cilët u cuan tek “ USS PORTER”, me anijen Patrulluese “Butrinti”, P-133. Të shoqëruar nga Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, zoti Ryan Roberts, të rinjtë vlonjatë zhvilluan vizitë në ambientet e anijes, ku u njohën me disa karakteristika teknike të saj, armatimin, aparaturat dhe detyrat që kryen. Gjithashtu pjesëtarë të ekuipazhit të anijes amerikane i shpjeguan vizitorëve se si iu bashkuan marinës amerikane, eksperiencën, specialitetin, mundësitë dhe perspektivat që të afron shërbimi në marinën amerikane, dashurinë për profesionin dhe shtetin amerikan etj. Ndërkohë dhe marinarët e anijes “USS Porter, DDG-78” zhvilluan vizita në objekte muzeale, historikë dhe turistikë të zonës së Vlorës. Para largimit nga ujërat tona, “USS PORTER, DDG-78”, zhvilloi stërvitje të përbashkët me anije të Flotiljes sonë detare me Vendbazim në Pashaliman.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: anija qe godi Asadin, Shefqet Kercelli, vizitoi Vloren

DIASPORA-Mësimi i shqipes, interes kombëtar

April 11, 2017 by dgreca

-Ministri Valon Murati priti nxënës të mësimit plotësues nga Austria. Vizita po realizohet në kuadër të ekskursionit në Kosovë e Shqipëri/

PRISHTINË, 11 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, Valon Murati, bashkë me zëvendësministrin Sahit Krasniqi dhe me përfaqësues të tjerë të diasporës pritën sot një grup të mësuesve dhe të prindërve bashkë me 37 nxënës të mësimit plotësues nga Austria, të qyteteve Vjenë, Grac, Linc, Wels dhe St.Polten. Vizita e këtyre nxënësve po realizohet në kuadër të ekskursionit në Kosovë e Shqipëri, organizuar  nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Ministri Murati, pasi u uroi mirëseardhje, i përgëzoi mësuesit për punën që po bëjnë në edukimin dhe nxënien e mësimit shqip. Ai foli edhe për rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe.

“Ministria e Diasporës po bën përpjekje që bashkë me mësues të shkollave  shqipe e prindër të organizojë vazhdimisht aktivitete me programe të tilla, si ekskursione, kuize të diturisë, kampe verore, që t’ju mbajë sa më afër atdheut”, tha ndër të tjera ministri Murati.

Ai  i ftoi nxënësit e mësimit plotësues që të bëhen pjesë e kampeve verore, e kuizeve të diturisë, përmes të cilave jo vetëm që fitojnë njohuri për atdheun, po krijojnë edhe miqësi të reja me moshatarët e tyre. Ministri Murati i falënderoi mësuesit, por edhe prindërit e këtyre nxënësve për punën e madhe që po bëjnë vazhdimisht për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe. Ai u shpreh se mësimi i shqipes nuk është vetëm interes kombëtar, po edhe interes i nxënësve, sepse, me njohjen e saj, ata mësojnë një gjuhë më shumë dhe integrohen më lehtë në shoqëritë ku jetojnë, por në të ardhmen mund të jenë edhe lidhje mes vendit ku jetojnë dhe atdheut.Ndërsa, në emër të mësuesve, Hazir Mehmeti, mësues, njëherësh kryetar i shoqatës “Naim Frashëri”, falënderoi MeD-në për gjithë punën që po bën për diasporën, në veçanti për mësimin plotësues, si një nga hallkat kryesore për ruajtjen e identitetit kombëtar.Në këtë ekskursion njohës mësimor, nxënësit shqiptarë nga diaspora do të vizitojnë vende të ndryshme në Kosovë e Shqipëri, institucione të  ndryshme arsimore e monumente historike.

Gjatë vizitës në atdhe, për nxënësit nga diaspora do të organizohen aktivitete të shumta, me tema të ndryshme në funksion të edukimit, po edhe zhvillimit të identitetit, me qëllim t’u forcohet edhe më shumë ndjenja e dashurisë për atdheun.Ekskursione të tilla do të organizohen edhe me grupe të tjera nxënësish të mësimit plotësues nga  Kroacia, Greqia, Gjermania dhe Suedia.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, DIASPORA-Mësimi i shqipes, interes kombëtar

KOMBETARJA E FUTBOLLIT E FEMRAVE TE SHQIPERISE MPOSHT GREQINE, KUALIFIKOHET

April 11, 2017 by dgreca

*Kombëtarja shqiptare e femrave ka triumfuar 2-1 ne fundin e ndeshjes  ndaj Greqisë dhe kalon në fazën kualifikuese të Botërorit 2019./

1491921495goccc

-Furtuna Velaj, pasi pat humbe penalltine, ne minuten e ’90 shenon golin e kualifikimit historik te Kombetares se Femrave/Ndeshja kualifikuse e Kombetares Shqiptare perballe asaj Greke ne Elbasan Arena ishte e mbushur me emocione. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku Shqipëria kaloi e para në avantazh me Doçin në minutën e 16, ndërsa vetëm 2 minuta më pas Greqia barazoi rezultatin me ane te lojtares Nati.
Shqiperia ishet e pafat kur humbi nje 11 metersh me sulmusen e saj Furtuna Velaj. Edhe pse Kombetarja greke mbeti per shume kohe me 10 lojtare, pas nxjerrjes me karton te kuq te nje lojtareje, goli vonoi deri ne ekstrem te ndeshjes, ne minuten e 90, kur mrekullia erdhi nga Velaj.
Ndeshja u mbërthye në rezultatin 1-1 deri në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe kur të gjithë menduan se ishte Greqia e kualifikuara për më tej, Velaj shënon golin e fitores dhe të kualifikimit për Shqipërinë, që tashmë kalon në fazën kualifikuese, duke u renditur e para në grup me 7 pikë.

Në ndeshjen e parë, kombëtarja e femrave mposhti Kosovën 3-2, ndërsa barazoi 0-0 me Maltën.

Gazeta Dielli uron Kombetaren Shqiptare dhe vecanerisht lojtaren Furtuna Velaj, e bija e Mhill Velaj, pjese e komunitetit shqiptar ne Stamford, per mrekulline qe beri ne ndeshje dhe kontributin e saj ne Kombetare.

1 Kosova

Kosova pëson edhe humbjen e tretë/

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave ka pësuar humbjen e tretë më radhë në parakualifikimet për Kupën e Botës ‘Franca 2019’, duke u mposhtur nga Malta 1:3.

Pas kësaj humbje Kosova renditet në vendin e fundit me 0 pikë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Femrat Kuq e zi, Furtuna Velaj, Kombetarja Shqiptare, mposhten Greqine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2079
  • 2080
  • 2081
  • 2082
  • 2083
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT