Gazeta,,Chicago Tribune,,përkujton kohën vrastare të Milosheviqit në Kosovë/
Mjekja enterologe Zana Nikolla- Këshilla për komunitetin
Nga Marjana BULKU/
Ne Foto:Dr. Zana Nikolla/
Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës gjallon prej një numri mjaft të madh shqiptarësh jo për shkak të sasisë por të cilësisë së akteve të tyre, që përveç patriotizmit, kanë edhe një përmbajtje të lartë profesionalizmi.Studio e televizionit “Kultura Shqiptare” NY, është shndërruar tashmë në një burim i pashtershëm emrash, personalitetesh, diskutimesh dhe problematikash me gamë të gjërë veprimi në SHBA, Shqipëri, Kosovë e më gjërë.I tillë ishte edhe komunikimi me Doktoreshë Zana Nikollën e cila shpalosi një material mjaft të dobishëm në gjuhën shqipe për rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Muaji mars në SHBA njihet si muaji i kujdesit për kancerin e zorrës së trashë. Eshtë një traditë që e rrit vëmendjen e cdonjërit ndaj shëndetit, intesifikon gjithashtu edhe kujdesin shëndetësor përmes shërbimeve falas, materialeve informative si dhe efekteve që përcon ky muaj në muajt e tjerë pasues për kujdes sistematik ndaj shëndetit.Mjekja enterologe Zana Nikolla bëri një prezantim në studion e ACTV mbi rrezikun e sëmundjes, faktorët e rriskut si dhe mënyrat e parandalimit.Sipas studimeve jeta sedentare dhe dieta mediteriane e ushqyerjes e kanë shtuar rrezikun e sëmundjes e cila përmes kolonoskopisë dhe metodave screening mundet të parandalohet plotësisht duke u trajtuar në kohë të hershme.
Dr Zana Nikolla i drejtohet komunitetit të shqiptarëve jo vetëm me mjetet e informimit por edhe me ftesën konkrete që të shfrytëzojnë muaj të tillë për tu drejtuar te mjeku pasi shumë shërbime në të tilla fushata janë falas , në rastet e mungesës së sigurimeve shëndetësore , madje ajo shpreh gadishmërinë e saj për tu gjendur vetë në krye të këtyre fushatave, ku pacientët shqiptarë do të jenë në qendër të shërbimit dhe interesit të saj.
Dhe në fakt nuk është aspak habi ky profil i mjekes shqiptare Zana Nikolla, është thjesht ana tjetër e asaj që pamë në mbrëmjen e 24 shtatorit 2016 në Simphony Spase Manhattan,ku me iniciativën e Albanian Excellence dhe regjinë dhe skenarin e Andis Gjonit, 60 Zonja shqiptare që jetojnë në Nju Jork u vlerësuan sinjifitikavisht për atë cfarë ato kanë mundur të ndërtojnë apo kontribuojnë në këtë kontinent të largët duke u bërë nxitje dhe frymëzim për shumë të tjera.
-”Të ngrihesh mbi vështirësitë, të integrohesh, zhvillohesh , krijosh, frymëzosh, në këtë vend lirish…kjo nënkupton shumë”,-shprehet Dr Zana ”-”dhe skena e zonjave të Nju Jorkut u flet të gjitha zonjave dhe familjeve shqiptare”- konkludon ajo modestisht.
Dr Zana rrjedh nga një familje me traditë, ku librat, arti, gazetaria e kanë formësuar madje edhe frymëzuar shpirtin e saj human, komunikimin brilant, mirnjohjen, respektin dhe mirsjelljen me dhe për njeriun.Nga fëmijëria kujton shumçka edhe pse biseda televizive ta cungon kohën ajo flet përmes fotografive, kujtimeve prej të cilave ka memorizuar”Dritat e Ohrit”.Në bregun tjetër të Pogradecit , të ndarë jo vetëm nga liqeni por edhe kufijtë e kohës, malli për familjarët që jetonin përtej atyre kufijve të pakapërcyeshëm vizatojnë tablo të mahnitëshme në kujtesën e saj e sigurisht edhe në studion e bashkëshortit të saj piktor “Dritat e Ohrit” jane gjithmone ndezur.
Bashkëshorte e Andis Gjonit, nënë e dy fëmijëve, pjesëtare e një familje ku arti ka bërë histori në Shqipëri dhe jo vetëm me Lule bore një hit i gëzimeve familjare shqiptare, simbol i ndjenjave reciproke të dashurive të patjetërsueshme, mit i paqes harmonisë ndërnjerëzore ka autor Simon Gjonin ,portreti i të cilit është jo vetëm një pikturë e bukur në shtëpinë e saj por edhe një artist i paharruar në memorjen e çdo shqiptari.Dhe e gjithë kjo tërësi të vërtetash të përmbledhura shkurtimisht në këtë shënim përbën një aset me vlerë për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë këtu, pasuri për miqtë dhe bashkëpunëtorët dhe pa asnjë dyshim krenari për kolegët që bashkëpunojnë çdo ditë me Doktoreshën shqiptare të Nju Jorkut.
Kosova 9 vjet me Kushtetutë shteti të pavarur
– Kosova shtet shënon 9 vjetorin e Kushtetutës me arritje historike, në ceremoninë solemne edhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi dhe të ftuar të tjerë/
Trepça, interes vital dhe strategjik për Kosovën
-Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Strategji Përmbyllëse për procesin e privatizimit/likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore/
PRISHTINË, 7 Prill 2017/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.
Ndër të tjera, Bordi diskutoi disa çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme të Agjencisë, siç është fillimi i procedurave të vlerësimit të performancës së Menaxhmentit për vitin 2016, ku edhe formoi një komision nga anëtarët e Bordit siç parashihet me ligj dhe rregulloret relevante në fuqi.
Kosovë-Ushtria do të bëhet
-Presidenti Thaçi: Ushtria do të bëhet, ta gjejmë konsensusin/
PRISHTINË, 7 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes”, e cila është organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit.
Në këtë konferencë, presidenti Thaçi theksoi se iniciativa për transformimin e FSK-së është veprim i menduar mirë, kurse dërgimi i projektligjit në Kuvend është rezultat i paaftësisë së institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, që gjatë tri vjetëve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës.Presidenti ka thënë se përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, duke e bërë të pamundur që institucionet të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik.Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot, presidenti Thaçi theksoi se ka pasur dy zhvillime të rëndësishme, të cilat ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.“Zhvillimi i parë pozitiv është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore, ndërsa zhvillimi i dytë është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë presidenti Thaçi.Duke folur në një panel me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, ambasadorin francez, Didier Chabert, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviç dhe profesorin amerikan Daniel Server, presidenti Thaçi ka thënë se me gjithë qasjet e ndryshme ka një konsensus për transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese.“Unë si President dhe si Komandant i Përgjithshëm i FSK-së e kam për obligim që së bashku me të gjitha institucionet e tjera të Kosovës, ta themelojmë ushtrinë e Kosovës, por edhe ta ruajmë dhe forcojmë me tutje bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë’, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ky qëllim është krejtësisht i arritshëm, meqë të gjithë partnerët strategjikë pajtohen se Kosova duhet të themelojë ushtrinë.Dallimi i vetëm deri më sot, sipas presidentit Thaçi, ka qëndruar në qasjen që duhet ndjekur për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.Presidenti ka thënë se duke marrë parasysh dy zhvillimet e fundit të rëndësishme, institucionet e Kosovës janë plotësisht të gatshme që së bashku me partnerët strategjikë të rifillojnë edhe një përpjekje të fundit serioze për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
“Në shërbim të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët dhe duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në vend, unë sot i kam dërguar një letër zyrtare kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet të cilës kam kërkuar që iniciativa ime ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK të mos vihet në rënd të ditës për diskutim, përderisa institucionet tona dhe partnerët tanë strategjikë nuk përfundojnë edhe këtë përpjekje të fundit, për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, ka theksuar Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se dëshiron që themelimi i ushtrisë të jetë një moment i bashkimit të qytetarëve të Kosovës, partive politike dhe shoqërisë civile.“Ne duam që edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë të jetë pjesë e këtij procesi dhe të jap mbështetjen e vet nëpërmjet përfaqësuesve të vet politikë, njësoj sikur të gjitha komunitetet tjera”, ka shtuar Thaçi.
Presidenti Thaçi bëri thirrje që ky proces të mos keqpërdoret dhe keqinterpretohet nga askush, sepse gjithçka është në funksion të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët.
“Unë përsëri ritheksoj se dua dhe jam duke punuar intensivisht që një qëllim i tillë jetik të përmbyllet me sukses me mbështetjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe të ndodh nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në rast të kundërt, e kam bërë të qartë që askush nuk do të mund të përdorë veto ose pengoj në çfarëdo forme themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kjo tashmë është e qartë”, ka shtuar presidenti Thaçi.
Në fund, presidenti ka theksuar se është esenciale që përfaqësuesit politikë të komunitetit serb të mos mendojnë qoftë edhe për një çast të vetëm se institucionet e Kosovës po heqin dorë nga themelimi i Forcave të Armatosura, sepse ky do të ishte një gabim i madh i tyre./b.j/
