• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROF.DR. RIFAT LATIFI: TË PROMOVOJMË VLERAT SHKENCORE, AKADEMIKE DHE ARRITJET E SHQIPTARËVE NË GJITHË BOTËN

February 1, 2021 by dgreca

Dr. Rifat Latifi, Profesor i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të New York, Shkolla e Mjekësisë, Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore Westchester në Valhalla, New York, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS), Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (ICS) dhe të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol PAJA, për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rrëfen me detaje lidhjen e tij të gjatë shpirtërore me Federatën Vatra, rolin dhe kontributin historik të Vatrës në çështjen kombëtare dhe etapat se si do të ngrihet Vatra në vitet në vazhdim. Profesor Latifi analizon procesin e vaksinimit global, situatën e virusit në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA. VATRA sipas Dr. Latifit duhet të promovojë vlerat shkencore në të gjitha sferat akademike dhe arritjet e Shqiptarëve në të gjithë botën.

PROF. RIFAT LATIFI KTHEHET NË FAMILJEN DHE SHTËPINË VATRANE

Ju falenderoj për këtë nder të madh, që të bisedojmë me ju dhe me Vatranët kudo gjenden. Për mua takimi i mikpritjes në Vatër ishte në fakt një kthim në shtëpinë Vatrane. Unë kam qenë në një mënyrë a një tjetër pjesë e Vatrës gjithë jetën time, edhe para se të vija në SHBA në vitin 1985. Cili shiptar nuk e ka ditur apo nuk e di se kush është Vatra? Cili nga ne nuk e ka njohur dhe ndjerë në shpirt peshën e madhe patriotike dhe funksionim e Vatrës si përfaqësuese dhe zëri shqiptar në Amerikë? Ne i kemi mësuar këto në libra, sado që të jetë, ndoshta pak i rritur në mendjet tona fshatareske (rastin tim) apo qytetare në rastet e tjera? Secili, ose të paktën unë lutem që secili prej nesh e di këtë fakt të pa kundërshtueshëm. Shpirtërisht kam qenë përherë pjesë e Vatrës por për shkak të detyrimeve të specializimit dhe të punës në shtete të ndryshme të SHBA, që nga Houstoni, Texas, Fildalfia, Pensilvania, prapë në Houston, Texas, pastaj në Cleveland, Ohio, dhe më në fund, New Haven, CT, Richmond, VA, dhe në Tucson, AZ,  Doha, Qatar etj, kanë bërë që fizikisht të jem larg Vatrës. Edhe unë si çdo patriot shqiptar, pavarësisht ku jemi, ne jemi me shpirt afër nënës  dhe atdheut tonë të dashur. Vatra është ajo që e kemi edhe nënë edhe mëmëdhe, por edhe baba dhe atdhe, edhe insipirim por edhe detyrim që ta ndihmojmë, ta ndërtojmë dhe ta bëjmë funksional dhe modern me kohën në të cilën jetojmë.  

PROF.LATIFI DHE VATRA NGA KOHA E SPECIALIZIMIT NË NEW HAVEN, CT, DERI MË SOT, SFIDAT NË TË ARDHMEN

Vatra si çdo Federatë apo organizatë tjetër gjendet përpara sfidave që i përcakton vetë koha. Në një rast, gjatë viteve 97/98 në një mbledhje të Vatranëve kur ne po bisedomin dhe caktonim disa fitues të bursave të Vatrës, unë ndjeva se nuk kishte një transparencë që mendoja se duhej ta kishte. Përdora disa fjalë që Vatranit që udhëhiqte mbledhjen dhe që më solli në mbledhje në Manhattan nga CT, nuk i pëlqyen. Unë ngula këmbë se ne duhet të kemi transparencë totale. Unë kurrë nuk kam kuptuar se pse isha pjesë e atij grupi Shqiptar eminent. Dikush nga Vatranët kishte menduar se ndoshta edhe kur fshatari i Kllodernicës së Drenicës që po mbaronte specializimin në Kirurgji në Univeristetin e Yale-s, me gjasë mund të ndihmojë Vatrën. Ditë më vonë, kur lufta në Kosovë filloi, dhe Dr. Ibrahim Rugova vizitoi Vatrën, në vitin 1998, më kujtohet kur në një restorant në New Jersey, kryetari i Vatrës, Zoti Agim Karaxhozi e pyeti Dr. Rugovën se çfarë mendon ai për demonstratat e serbëve në Beograd? Ai ( Dr. Rugova) uli pak shikimin, ngriti gotën e konjakut, thithi cigaren dhe tha: “Le bre burrë se ato janë punë të shkjive”. Ajo që tha Rugova më pëlqeu shumë, ishin këto punë të shkijve, dhe ne duhet të përgatitemi për punët tona dhe fatin tonë. 

TË GJITHA KAPACITETET INTELEKTUALE, SHPIRTËRORE DHE MATERIALE NË DISPOZICION PËR VATRËN

Po, unë u ndjeva jashtëzakonisht i nderuar gjatë vizitës tek Vatra. Ndonëse për një vizitë shumë të shkurtër, unë mësova shumë dhe u inspirova në të njëjtën kohë. Kur pashë se fotot e heronjve të mi të fëmijërisë, djalërisë dhe burrërisë, të fotokopjuara dhe ngjitur në mure, me disa karrige të piknikut të varfër në sallë, mendova se ne mund dhe duhet të bëjmë shumë më shumë për Vatrën. Librat dhe arkivat e Vatrës janë në rrezik në bodrum (më thanë, por unë nuk i pashë). Ne komuniteti Shqiptar në Amerikë duhet dhe mund ta nderrojmë këtë shtëpi të shenjtë që të jetë mburrja jonë. Mes nesh ka milionerë, pasanikë dhe shumë patriotë, shumë gra e burra që kanë arritur piedestalin shkencor, afirmativ në  biznes, në politikë, mjekësi dhe në punë të tjera, por në të njëjtën kohë nuk e dimë mirë gjëndjen e Vatrës. Ne jetojmë me komunitetin Izraelit dhe komunitetet e tjera dhe punojmë me ta, mësojmë nga ta, por sikur asgjë nuk mësuam nga ta kur vjen tek dashuria për atdheun. Prandaj, ju keni të drejtë se unë thashë që të gjitha kapacitetet e mia intelektuale, shpirtërore  dhe materiale  do t’i vë në dispozicion për Vatrën. Me këtë rast unë propozoj që ne Vatranët duhet të adaptojmë formulen 100Px10PxUS$1000. Njëqind Vatranë obligohen të gjejnë secili dhjetë vetë që do të dhurojnë 1000 dollar dhe të githë mbledhim një milion dollar për Vatrën. Ata që duan të bëjnë më shumë, edhe më mirë. Dhe manaxhimin e Vatrës e bëjmë manaxhim profesional. Secili Shqiptar në SHBA mund të dhurojë 1,000 jo vetëm një herë, por për shumë vite. 

VATRA DUHET TË PROMOVOJË VLERAT SHKENCORE, AKADEMIKE DHE ARRITJET E SHQIPTARËVE NË GJITHË BOTËN


Unë mendoj se Vatra duhet të merret me punë të avokacionit publik në SHBA posaçërisht, me edukimin e vlerave akademike Shqiptare dhe njohjes së të kaluarës dhe trasimit të së ardhmes. Në të njëjten kohë, ne kemi shumë mjekë Shqiptarë në mesin tonë dhe me përgatitje të mirë, ne mund të ofrojmë programe edukative, shëndetësore dhe këshilldhënëse në sfera të ndryshme të mjekësisë në formë të seminarëve që secili prej nesh në mënyrë vullnetare mund të bëjë në sferat tona. Ne mund të diskutojmë gjëndjen e mjekësisë në tokat tona dhe të ofrojmë këshilla qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi. Për më shumë, VATRA duhet të promovojë vlerat shkencore në të gjitha sferat akademike dhe arritjet e Shqiptarëve në gjithë botën.



GARA E VAKSINAVE PËR TË SHPËTUAR BOTËN 

Pandemia COVID-19 është treguar shumë serioze dhe vdekjeprurëse potencialisht për të gjitha moshat dhe pavarësisht nëse kemi sëmundje shoqëruese apo jo. E vetmja mënyrë që të dalim nga kjo gjendje do të jetë vaksinimi i përgjithshëm, mbrojtja me maska dhe të gjithë të jemi të kujdesshëm. Falë zhvillimeve të mëdha teknologjike në mjekësi dhe ngaqë potenciali është shumë i madh, numri i vaksinave do të shtohet me shpejtësi marramendëse. Në të njëjten kohë, efikasiteti i tyre do të shtrihet dhe përmirësohet dukshëm. Është shumë afër mendjes se vaksina do të përdoret jo vetëm një herë por edhe më shumë, për shkak të mutacionit të virusit, nëse jo edhe për çdo vit, ashtu siç është rasti me gripin. 


TË GITHË DUHET TË VAKSINOHEMI


Të vaksinosh më shumë se 300 milion persona është mision monumental. Me gjithë vështirësitë, unë mendoj se ky proces do  bëhet më efikas. Efektet anësore serioze të vaksinës nuk janë shumë të rralla dhe ne të githë duhet të vaksinohemi. 


SITUATA E PANDEMISË NË SHQIPËRI E KOSOVË

Asnjë vend në botë nuk ka shpëtuar nga  COVID-19, por vendet tona kanë qënë shumë më pak të përgatitura dhe është reflektim i gjëndjes së përgjithshme në mjekësi dhe sa shumë e kemi injoruar dhe nuk e kemi bërë prioritet.



KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS, SYNIMET DHE SFIDAT E SË ARDHMES

Më 3 Dhjetor 2018, përfaqësuesit e 14 Shoqërive Kirurgjike të Kosovës që përfaqësojnë më shumë se 800 kirurgë praktikues të Kosovës themeluan Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës (KKK), si një organ shkencor dhe avokues i të gjithë kirurgëve që do të udhëheqë avancimin e kirurgjisë në të gjitha operacionet kirurgjikale. KKK do të modelohet bazuar në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve (ACS) i cili u krijua në 1913 dhe kolegje të tjera në të gjithë botën, të tilla si Kolegji Mbretëror i Kirurgëve të Anglisë, Australisë dhe vendeve e rajoneve të tjera. Për gati 106 vjet, Kolegji Amerikan i Kirurgëve (ACS) ka udhëhequr iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve spitalore në fushën e traumës, kancerit, kirurgjisë bariatrike, kirurgjisë geriatrike dhe iniciativës së cilësisë kirurgjikale. Këto iniciativa kanë përmirësuar në mënyrë të matshme cilësinë e kujdesit, parandaluar komplikimet, ulur kostot dhe shpëtuar jetën në të gjithë globin. Pra, ne e kemi krijuar Kolegjin e Kirurgeve të Kosovës (KKK) si ombrellë e shoqatës së kirurgëve të Kosovës. Shkurtimisht ne jemi duke punuar në këto detyra:
1. Te krijojmë infrastrukturën e qëndrueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale dhe mjedisin teknologjik dhe administrativ të përshtatshëm për të drejtuar KKK.

2. Të ndërtojmë një Qendër Klinike të Kërkimeve Shkencore në Kosovë me ambjente dhe kapacitete akademike njerëzore nëpër disiplinat kirurgjikale dhe më gjerë.

3. Krijimin e procesit të vlerësimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore dhe kapaciteteve editoriale përmes programeve të strukturuara edukative.

4. Të botojmë Revisten e Kirurgjisë së Kosovës ( Kosova Journal of Surgery) si revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, një revistë që në 5-7 vjet të citohet në PubMed dhe motorë të tjerë kërkues.

5. Kolegji, ashtu sikurse Kolegji Amerikan të bëhet instrument për akreditimin e spitaleve për disiplina të ndryshme kirurgjikale si trauma, kanceri, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë.

6. Të vendosim programet dhe kapacitetet e avokimit për të përfaqësuar KKK-në në agjencitë qeveritare dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar.

7. Të krijojmë programe edukative për të mbështetur pacientët dhe familjet me sëmundje kirurgjikale.

8. Të krijojmë shërbimet e ngritjes së cilësisë së Avancuar dhe Programet e Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit, bazuar në cilësinë e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe për të përmirësuar programet dhe sigurinë e pacientit.

9. Të organizojmë punën e Kolegjit përmes rreth 13 komisioneve. Grupet dhe komitetet e tjera të punës do të shtohen sipas nevojës, ndërsa Kolegji rrit aktivitetin dhe përmbajtjen e tij.

KUSH ËSHTË PROFESORI I KIRURGJISË DR. RIFAT LATIFI

Dr. Rifat Latifi është Kryeshef dhe Profesor i Kirurgjisë në një nga shkollat ​​më të vjetra mjekësore në SHBA, Kolegji Mjekësor i Nju Jorkut, Shkolla e Mjekësisë (themeluar më 1860), Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë dhe Shefi i Kirurgjisë së Përgjithshme në Westchester Medical Center në Valhalla, New York. Ai është anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (FACS), Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (FICS), si dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (FKCS). Dr. Rifat Latifi është një diplomat i Bordit Amerikan të Kirurgjisë në kirurgjinë e përgjithshme dhe kujdesin kritik kirurgjik. Ai është i licencuar në New York dhe Arizona. Dr. Latifi është mishërimi i kirurgut akademik, duke qenë një kirurg i përgjithshëm dhe i traumës, studiues dhe edukator kirurgjik me interes ndërkombëtar dhe global, gjithmonë duke u përpjekur të bëjë më mirë. Dr. Rifat Latifi u gradua profesor i rregullt i kirurgjisë vetëm pesë vjet pasi mbaroi specializmin e Kirurgjisë në Universitetin Yale në 1999. Ai ka interesa të gjera klinike dhe kërkimore, të përkushtuar për të shërbyer si një model për studentët, banorët dhe fakultetet e reja. Dr. Latifi është autor ose bashkëautor i 188 artikujve shkencor, 135 kapituj librash dhe 20 librash, që pasqyrojnë një gamë të gjerë interesash klinike, të gjitha shprehin secilën fazë të zhvillimit akademik dhe klinik të tij. Dr. Latifi është themelues dhe President i International Virtual e-Hospital (www.iveh.org), një organizatë jo-fitimprurëse, misioni i së cilës është të ndihmojë në rindërtimin e sistemit të kujdesit shëndetësor publik në vendet në zhvillim duke prezantuar dhe zbatuar telemjekësinë, programeve shëndetësore dhe virtuale përmes konceptit të Rrjetit IVeH. Dr. Rifat Latifi është autor i një strategjie gjithëpërfshirëse hap pas hapi, të cilën ai e ka quajtur "Inicimi-Ndërtimi-Operacioni-Transferimi (IBOT)" që siguron qëndrueshmërinë e angazhimeve të OJQ-ve. Që nga viti 2002, Dr. Rifat Latifi ka udhëhequr krijimin e tre programeve kombëtare të telemjekësisë në Evropë me 67 spitale dhe njësi klinike në rrjet (Kosova 9, Shqipëri 44) dhe Cabo Verde, Afrikë 14. Dr. Rifat Latifi vazhdon të jetë aktiv në telemjekësinë si në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke krijuar programe të qëndrueshme të telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri dhe Cabo Verde, për të cilat ai ka marrë çmimin ndërkombëar të Kolegjit Amerikan i Kirurgëve (ACS) / Pfizer International Vullnetarizmi Kirurgjik, me 2015. Për më tepër, Dr. Latifi krijoi programin e parë të teletraumës dhe teleprezencës në Arizona, Telemjeksinë dhe Teleprezencën e Arizonës Jugore (SATT), i cili u shërbeu banorëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Dr. Latifi gjithashtu ka marrë "Çmimin e Arritjeve të Shekullit 21 për Shëndetin" nga Programi i Shkencave të Kompjuterave dhe "Çmimin Ndërkombëtar për Promovimin e Shëndetit" nga Komisioni i Akreditimit të Rishikimit të Shfrytëzimit (URAC). Në vitin 2017, atij iu dha çmimi Doktor i Veçantë në Westchester Award "No Land Too Far Award" nga Westchester Business Journal në Westchester, New York dhe Top Doctors në 2020. Dr. Rifat Latifit iu dha Çertifikata e Mirënjohjes nga Selia e NATO-s, Bruksel për Përkushtim dhe Punë të Shkëlqyeshme për Sistemin Shumëkombësh të Telemjekësisë. Për më tepër, Dr. Rifat Latifi mori Çmimin e të Inaugural Dean’s për Ekselencë në Kërkime Shkencore, nga New York Medical College, Valhalla New York (Janar 2021). Dr. Rifat Latifi ka marrë pjesë si kirurg vullnetar në Filipine që nga viti 2006 dhe shërben në Komitetin e Angazhimit Global të ACS. 

Filed Under: Opinion Tagged With: akademike, Prof.Dr. Rifat Latifi, Promovimi i vlerave, Vlerave shkencore

Ekipi i OBSH-së inspekton, tregun në Wuhan mes hetimeve për origjinën e koronavirusit

January 31, 2021 by dgreca

Një ekip shkencëtarësh me Organizatën Botërore të Shëndetësisë shkoi të dielën në një treg në qytetin Wuhan të Kinës për të bërë hetime lidhur me origjinën e koronavirusit. Sipas zyrtarëve kinezë, koronavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 në një treg me produkte deti. Që nga ajo kohë janë infektuar mbi 102 milion njerëz në të gjithë botën dhe më shumë se 2.2 milion të tjerë kanë humbur jetën.

Ekipi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë po vazhdon misonin për të hetuar origjinën e koronavirusit, ndërsa sot ishte në atë që njihet si epiqendra e shpërthimit të virusit në tregun me produkte deti në qytetin Wuhan.

Ekipi mbërriti në tregun Huanan mes masave të rrepta sigurie ndërsa autoritetet kishin vënë barrikada shtesë përtej rrethimit të tregut. Shkencëtarët që po hetojnë prejardhjen e virusit qëndruan atje për rreth një orë dhe u larguan të shoqëruar me një autokolonë. 

Hyrja e publikut në tregun e madh është kufizuar që nga mbyllja e tij në fillim të vitit të kaluar. 

Shkencëtarët kanë vizituar të paktën një nga spitalet e qytetit Wuhan ku u trajtuar pacientët e parë. Ata po përpiqen të zbulojnë origjinën e virusit, se nga cilat kafshë ka ardhur dhe si ka kaluar tek njerëzit. Shkencëtarëve do t’u duhen vite për ta kuptuar këtë zinxhir. 

Ekipi i shkencëtarëve po ashtu ka në plan të vizitojë Institutin e Virologjisë në Wuhan si dhe laboratoret në objektet shtetërore si Qendra Wuhan për Kontrollin e Sëmundjeve, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë me qendër në Gjenevë.(Kortezi: Zeri i Amerikes- Reuters, Aasociated Press)

Filed Under: Analiza Tagged With: inspekton, OBSH, tregun në Wuhan

WHO Team Visits Wuhan to Find COVID Clues

January 31, 2021 by dgreca

A World Health Organization (WHO) team tracing the origins of COVID-19 on Sunday visited a food market in Wuhan, where the virus was initially detected. 
The ​10-strong international team​ walked through sections of the Baishazhou seafood center — one of the largest wet markets in Wuhan — surrounded by a large entourage of Chinese officials and representatives.
Public access to the market has been restricted since the authorities closed it at the beginning of last year.
On December 31, 2019, four cases of a mystery pneumonia were reported in the market, which was later identified as the novel coronavirus. By the end of January, Wuhan had gone into a 76-day lockdown to contain the COVID-19 spread.
International health experts believe the market still plays a role in tracing the origins of the virus. A single visit by scientists, however, is unlikely to confirm the virus’ origins.
WHO experts continued their probe into the origin of the COVID-19 pandemic on the second full working day with a visit to the Wuhan Jinyintan Hospital.
The experts arrived in China on January 14, but spent two weeks in mandatory quarantine. During this time they communicated with Chinese officials by video calls to lay the groundwork for field visits.
The team will also visit the Wuhan Institute of Virology, and laboratories at medical facilities, including the Wuhan Center for Disease Control.
China seeks to avoid blame for alleged missteps and cover-ups in its early response to the coronavirus outbreak and has pushed the idea that the virus existed abroad before it was discovered in Wuhan.
 Source: WHO Press Release

Filed Under: Kronike Tagged With: Team Visits Wuhan

BOTA DUHET TA DIJË!

January 31, 2021 by dgreca

Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel

Në Muzeum në Izrael kuptova madhёshtinë e asaj qё kishte ndodhur nё Shqiperinё e vogёl. Brenda vetes u ndjeva krenare! Por stendat e muzeumit heshtnin e nuk e tregonin kёtё. Ky fakt ishte fare i panjohur pёr botёn e lirё dhe pёr Izraelin nё veçanti. Aty realizova thellё shqetësimin e babait … “Bota duhet ta dijё”!  Jakoel

Keze Kozeta Zylo*: Zonja Jakoel le të bisedojmë për fëmijërinë tuaj, si e keni përjetuar atë? 

Felicita Jakoel : Unë kam lindur në Tiranë, nga dy prindër të cilët e donin dhe respektonin njëri tjetrin Prindërit e mi ishin Josef dhe Aliki Jakoel. Ata ishin njohur që të vegjël kur bënin studimet në Korfuz të Greqisë. Babai studionte në Institutin tregëtar italian dhe mamaja në shkollën franceze të të njejtit qytet. Kultura, mentaliteti i përbashket, sfondi i ngjashëm i edukimit si dhe miqësia e sinqerte që kishin do të ishte baza për nje martesë të shëndoshe. Ishin të ndryshëm nga karakteri, por shumë shpejt kuptuan dhe ndjenë se një dashuri e madhe do t’i lidhte për gjithe jeten.  Kështu unë dhe ime motër, Ksenia u rritëm në një mjedis të ngrohtë, plot dashuri e humor.

Çfarë do të kujtonit më shumë në periudhën e fëmijërisë? Cila është historia e prindërve tuaj pasi ata kanë qenë të mbijetuarit nga Holokausti?

Babai quhej Josef por të gjithë e njihnin me shkurtimin Cefi. Ai lindi nё Vlorё me 1922 nё njё familje me origjinё hebraike. Hebrenjtё ishin vendosur nё Vlorё qysh nga mesi i shek të XIX-të dhe origjina e shumicёs sё tyre ishte nga Janina nё Greqi.  Ata kishin  marrёdhenie tё shkёlqyera me banorёt e Vlorёs sё asaj kohe.

Tё ishe bijё e Cefit ishte diçka e bukur dhe e ndёrlikuar njёkohёsisht. Nga njёra anё ai tё rrethonte me dashuri, ngrohtёsi e humor dhe nga ana tjetёr ishte kёrkues e serioz pёr sa i pёrket studimit. Ai tё vinte para pёrgjegjёsisё qё nё moshё fare tё re, ndoshta kjo si rezultat i asaj qё ka ndodhur historikisht me hebrenjtё qё studimi dhe zotёsia ishin mjeti mё i rёndёsishёm pёr mbijetesё nё çdo rrethanё. Kështu që në moshë të re në studiuam piano dhe violinë, gjuhë te huaja dhe sipas babait duhej mesuar cdo gje tjeter praktike qe mund te na hynte ne pune ne cfarëdo situate në jetë. 

Si fёmijë e mё pas, mbajmё mend që na kushtonte shumë kohë. Fliste me ne pёr tema nga mё tё larmishmet dhe nuk mbaj mёnd të kemi folur pёr ndonjё argument e ta gjeje tё papёrgatitur. Nё fakt tё jetoje me tё ishte sikur tё jetoje me njё enciklopedi tё gjallё, me dijen pranё vetes nё çdo kohё e nё çdo fushё.

Nga ana tjetër fëmijeria jonë ishte e mbushur me gëzime që më duket se femijet e soëtm i njohin më pak. Kujtoj me nostalgji shtyllen e drunjtë të elektrikut të rrugës ngjitur me shtëpinë tonë. Ajo shtyllë e vjetër ishte qendra e cdo aktiviteti qe nga kukamcefti e deri tek loja luftash apo me cingla. Sa emocione, sa të thirrura dhe sa sekrete fëminore jane thenë nën ate shtyllë te shtrenjtë e më pas me mamatë që dilnin në dritare na thërrisnin të hynim brenda se na prisnin detyrat e shtëpisë, studimi ne piano apo violinë.

Tё ishe bijё e Cefit dhe e Alikit do tё thoshte nё rradhё tё parё tё jetoje njё “jetё tё dyfishtё”, tё dije mirё qё nё moshё fare tё re çfarё duhet thёnё jashtё e çfarё ishin bisedat brenda katёr mureve tё shtёpisё. Ai, sё bashku me mamanё, na bёnё tёishim tё vetёdijёshme qё nё moshё fare tё re, pёr faktin se jetonim nёn njё diktaturё ku shtypeshin tё drejtat e njeriut dhe fjala e lirё, nё njё shoqёri ku mbretёronte frika dhe terrori. Por kjo nuk e stepi qё brenda intimitetit tё familjes tё jetonim njё realitet krejt tё ndryshёm nga ai qё na rrethonte. Mё vonё, kur u rrita, e pyeta se si e kishte marrё pёrgjegjёsinё e rёndёqё nё një nga diktaturat mё tё egra qё ekzistonin tu fliste fëmijve në moshё kaq tё njomё pёr tё vёrtetёn e tij, pёr lirinё e fjalёs dhe mendimit. Pёrgjigja ishte shumё e shkurtёr : “Nuk desha tё rris brёnda mureve tё familjes sime dy skllevёr, dy tё verbёr !” 

Cila ёshtё historia e prindёrve tuaj pasi ata kanё qenё tё mbijetuarit nga Holokausti?

Ndonjёherё, pas pune, ai kthehej nё shtёpi i shoqёruar nga njё mik. Quhej Shyqyri Myrto. Ishte njё burrё i dobёt me gjyslyke, shumё i sjellshem, e qё kuptohej menjёherё qё tё dy prindёrit e mi kishin pёr tё njё dashuri dhe respekt tёveçantё. Pёr ne ishte xhaxhi Shyqyriu, «bab Cyli», i cili vinte nga Durrёsi, tё cilit ne i hidheshim nё krahё ta pёrqafonim fort. Shpesh na tregonte se si nё kohёn qё gjermanёt kishin pushtuar Shqiperinё dhe rreziku qё u kёrcёnohej hebrenjve u rrit shumё, Cefi, sё bashku me motrёn e tij Eriketa (Keti), vendosёn tё ikin nga Vlora. Fёmijёt e tjerё tё familjes u strehuan nё shtёpinё e Qamil Xhyherit njё nga personat me mё influencё tё Vlorёs sё asaj kohe.

Nё fillim Cefi dhe Keti gjetёn strehim nё Tiranё dhe mё vonё, kur gjendja u bё akoma mё e rrezikshme dhe gjermanёt po kёrkonin me këmbëngulje hebrenjtё, motёr e vёlla ikёn nga Tirana dhe u fshehёn pranё familjes sё mikut tё tij Shyqyri Myrto nё Kavajё. Megjithё rrezikun e madh qё i kёrcënohej gjithё familjes sё tyre tё madhe, prindёrit e tij hapёn dyert e shtёpisë dhe tё zemrёs. Ata jetuan tё fshehur pranё kësaj familjeje deri kur gjermanёt u shporrёn nga vendi. Nё sajё tёndihmёs, vetёmohimit dhe guximit tё kёtyre njerёzve të mirё Josefi dhe e motra, Eriketa, mundёn të mbijetonin dhe tёktheheshin pranё familjes sё tyre.

Kur je e vogël kёto tregime tё duken si libёr me aventura, aq mё tepёr qё kjo histori mbaroi me njё “fund tё lumtur” dhe qё nё fund tё fundit ёshtё e qartё pёr tё gjithё se miku duhet ndihmuar, por me kalimin e viteve e duke u rritur, pёrmasat e kёsaj vepre bёheshin gjithmonё mё tё qarta dhe mё tё jashtёzakonshme.

Kur shkelёt pёr herё tё parё nё Izrael?

Nё 1990, pas rёnies sё murit tё Berlinit e me erёrat e reja qё po frynin nё Europёn Lindore, pёr herё tё parё nё jetёn time u pajisa me pasaportё dhe m’u dha mundёsia tё udhёtoj jashtё vendit. Ky qe njё rast i rrallё që më në fund do të mundja tёshihja botёn jashtё Shqipёrisё, atё botё që e kishim parё vetёm nёpёrmjet ekranit tё televizionit italian qe ishte dritarja jone drejt botes se largme. Kete rast une e shfrytёzova gjithashtu pёr tё vizituar nё mёnyrё sekrete Izraelin. Nё atёperiudhё nuk egzistonin marrёdhёnie diplomatike midis dy vendeve dhe pёr mё shumё Izraeli konsiderohej nga rregjimi totalitar i Tiranёs si njё nga vendet mё reaksionare tё botёs. Izraeli paraqitej si xhandar i USA-s nё Lindjen e meseme etj etj.

Nё atё vizitё të parë, sekrete e tё paharruar qё bёra nё Izrael, ndёr tё tjera në Jeruzalem vizitova Institutin dhe Muzeun e Holokaustit të quajtur” Yad VaShem” 

(«Nё kujtim tё njё emri”)

Aty kuptova mё thellё ato qё babai na kishte treguar e shpjeguar kaq herё. Kuptova aktin e jashtёzakonshёm dhe heroik, humanizmin, mikpritjen dhe dashurinё e njё populli tё tёrë, tё pasur e tё varfёr, intelektualё e anёtarë tё qeverisё apo njerёz fare tё thjeshtё, myslimanё e tё krishterё, qytetarё apo fshatarё. Kuptova atё dritё shprese e mirёsie që ndriti sado pak nё periudhёn e errёsirës sё thellё europiane tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Para stendave tё muzeut, aty ku shiheshin tmerret e papёrshkrueshme qё kishin kaluar hebrenjtё, aty ku tregoheshin ingranazhet e pamёshirshme tё makinёs sёgenocidit nazist tё planifikuara pёr shfarosjen nё masё tё njё populli tё tёrë, aty kuptova madhёshtinë e asaj qё kishte ndodhur nё Shqiperinё e vogёl.

Brenda vetes u ndjeva krenare! 

Por stendat e muzeumit heshtnin e nuk e tregonin kёtё. Ky fakt ishte fare i panjohur pёr botёn e lirё dhe pёr Izraelin nё veçanti.

Aty realizova thellё shqetësimin e babait … “Bota duhet ta dijё”!

Babai mё kishte pregatitur njё listё me emrat e shqiptarёve qё kishin strehuar hebrenj të Shqipërisë si edhe tё ardhur nga vende të ndryshme tё Europёs, listё tё cilёn ua dorёzova autoriteteve tё Jad VaShemit gjatё asaj vizite tё paharruar. 

Ky do tё ishte edhe fillimi i procesit tё njohjes dhe dhёnies sё titullit “Fisnikë mes Popujve” shqiptarёve qё kishin strehuar e shpёtuar hebrenj. Ky do tё ishte gjithashtu edhe fillimi i procesit tё njohjes nga bota tё atij akti tё jashtёzakonshёm qё kishte ndodhur nё Shqipёri gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore.

Ky do tё ishte edhe realizimi mirёnjohjes së tij!

Cila ishte jeta juaj nёn diktaturё?

Gjatё gjithё jetёs ai e ruajti kёtё mirёnjohje tё thellё dhe nuk e humbi edhe kur pas luftёs regjimi komunist i sapovendosur i pёrmbysi jetёn atij dhe gjithё familjes sё tij. Nuk e humbi mirёnjohjen ndaj shqiptareve tё mirё edhe kur diktatura, si familje e pasur qё ishin, i xhveshi nga çdo pronё materiale, kur tё jatin Rafael Jakoel, njё tregëtar i aftë e i ndershёm e burgosёn pa asnjё arёsye dhe familja pёr disa vite rresht nuk dinte gjё pёr fatin e tij. Me gjithё veshtirёsitë e panumёrta vazhdoi tё kontribuojё me tё gjitha energjitё e tij!

Vetёm njё herё e pashё të thyhej… kur na u mohua e drejta e studimit. Kishim “biografi tё keqe”! Gjyshi, Rafael Jakoel, duke qenё se ishte i pasur para lufte ishte shpallur “kapitalist”! Ishte fundi i viteve ’70-te, diktatura kishte arritur njё nga kulmet e saj dhe pёr tё disatёn herё dyert e Akademisё sё Arteve, tё ёndrrёs sime pёr të vazhduar studimin e pianos dhe muzikës, dyert e dijes, që për të ishte thelbi i jetёs, na u mbyllën mua dhe motrës time. Ëndrra për t’u bërë pianiste u ndërpre nga labirinthet e burokracisё totalitare-kafkiane tё ushqyera nga njё ideologji e nga njerёz tё dёshtuar. Kjo ishte njё goditje e madhe qё ai dhe mamaja e vuajtёn shumë, por ata nuk rreshtën se luftuari që të na shihnin të diplomuara.

Cili është edukimi juaj në Shqipëri?  

Më vonë unë do të diplomohem për Gjuhë Letërsi në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me ardhjen në Izrael studiova dhe u diplomova në Shkollën e turizmit.

Si bashkëpunoni me ish kongresistin Joe Di Guardi i cili është i pari së bashku me kongresistin Tom Lantos pas vitit 1990 drejtues i komisionit për të drejtat e Njeriut në Kongresin Amerikan të cilët vizituan Shqipërinë?  Ata e ndërkombëtarizuan se çdo Hebre që shkeli në tokën shqiptare gjatë pushtimit nazist i shpëtoi holokaustit.

Pak para ardhjes sonë në Izrael, me 1990, babai, Josef Jakoel dhe Refik Veseli , i pari ” Fisnik mes Popujsh” shqiptar që u njoh nga Jad Vashemi, themeluan shoqatën e Miqësisë Shqipëri- Izrael e cila  ёshtë aktive deri mё sot.  Pikërisht ne atë periudhe babai u njoh edhe me kongresistin Joe Dio Guardi i cili sё bashku me kongresistin Tom Lantosh (ai vet një i mbijetuar i Holokaustit) dhe u bёi tё ditur pёr atë akt tё jashtёzakonshёm që kishte ndodhur ne Shqipёri.

Ata arritёn tё marrin nё dorёzim nga arkivat shtetёrore nje listё tё hebrenjve që u shpëtuan nëShqipëri të cilën e dorëzuan ne Muzeumin e Holokaustit ne Jeruzalem. Keshtu per here te pare u nderkombetarizua ajo”epope” me fjalet e tim eti, ai mёsim i madh guximi moral qё Shqiperia e vogёl dhe e” prapambetur” u dha kombeve tё ”ndricuara” tё Europёs.

Ju jeni kryetare e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, si ka funksionuar deri tani dhe cilat janё disa nga projektet tuaja midis dy vendeve miq?

Sapo erdhёm nё Izrael mё 1991, babai dhe anёtarёt e tjerё tё komunitetit ngritёn organizatën e “Hebrenjve nga Shqiperia” qёsot eshtё organizata e Miqёsise Izrael- Shqipёri dhe objektivi ynё kryesor është forcimi i marrёdhёnieve midis dy popujve e dy vendeve duke venё nё pah gjithnjё marrёdhёniet historike tё jashtёzakonshme midis shqiptarёve dhe hebrenjve Jemi gjithashtu në marrëdhënie me ata hebrenj ose familjet e tyre që jetuan e shpëtuan nё Shqipёri. Fatkeqёsisht izolimi gati 50 vjecar i Shqipёrisё beri tё pamundur mbajtjen  e kontakteve pёr njё kohё shumё tё gjatё dhe shumё, shumё prej tyre nuk janё mё nёjetё. Megjithatё janё shkruar libra me kujtime dhe bёrё disa filma dokumentarё qё perjetesojnё këtëfenomen te rrallё tё shpetimit tё hebrenjve nё Shqiperi. 

Vjet në Izrael u mbajt Forumi Ndërkombëtar i Holokaustit në përkujtim të 75-të vjetorit të çlirimit të Aushvicit-Birkenau.  Çfarë vendi zinte Shqipëria në këtë Forum ndërkombëtar?

Vjet u mbajt në Izrael Forumi Ndërkobmbëtar i Holokaustit,nje event i rrallë  ku morën pjesë udheheqesit nga ate gjitha vendet e botës. Sigurisht që Shqipëria zinte vendin e nderit …Sa vende mund te krenohen se të gjithë hebrenjte vendas dhe te ardhur nga te katër anët e Europës u shpëtuan? Presidenti i Shqiperise Ilir Meta u prit personalisht nga presidenti i Izraeli Reuven Rivlin i cili i shprehu edhe një herë personalisht mirënjohjen dhe admirimin për popullin shqiptar.

Sapo ka dalë libri “Izraelitët në Shqipëri” botimet “Çabej” shkruar nga ati juaj Jozef Jakoel në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit si ndiheni për këtë botim dhe më konkretisht cilët janë personazhet kryesor?  Po në Anglisht është botuar?

“Izraelitët në Shqipëri” i shkruar në 1990, është libri i parë për historinë e komunitetit hebre tëShqipërisë dhe gjithashtu ështëshkruar nga një hebre vlonjat,lindur e rritur në Vlorë që ngjarjet e treguara i ka jetuar e vuajtur në lëkurën e tij . Kjo është nje deshmi e dorës së parë ku përshkruhet jeta e komunitetit, zakonet, ritet, feja, festat gjithcka qe e ka berë popullin hebre, edhe pse të shpërndarë nëpër botë 2000 vjet rrjesht, të ruajë identitetin e tij të vecantë. 

Për mua personalisht ishte përmbushja e ëndrrës, realizimi i amaneteti te tij se” bota duhet ta dije”.  Me këtë rast dua tëfalenderoj Agron Alibalin për ndihmën a pakursyer në pëegatitjen për botim si edhe Brikena Cabej që e pëegatiti për shtyp dhe që me profesionalizëm dhe dashuri bëri te mundur realizimen e këtij projekti. Projekti i ardhshëm do te jetë botimi në italisht i përkthyer nga vet autori si edhe përkthimi e botimi në anglisht.

Libri doli në shtyp me 27 Janar të ketij viti, në ditën ndërkombetare përkujtimore të Holokaustit dhe pikërisht ne kete dite u firmos mënë fund marrevshja midis Ministrise se Kultures, Këshillit Kombetar të Muzeumeve dhe Bashkise së Vlores per fillimin e punimeve per krijimin e muzeumit hebraik në Vlorë. Një përkim i bukur dhe kuptimlote! Besoj se ky libër do të jete një bazë e rendësishme dhe do të kontribuojë në hartimin e përmbajtjes së muzeumit.

Jemi në kohën e pandemisë botërore, si është gjendja e komunitetit shqiptaro hebre në Izrael?  Po me vaksinimin si jeni pasi kam lexuar që Izraeli i ka marrë masat më parë nga gjithë shtetet e botës?

Deri tani në Izrael janë vaksinuar me vaksinën e dytë 25% e popullsisë .Vaksina më e përdorur këtu është ajo e shoqërisëPfizer. Gjendja e komunitetit është mjaft mirë.Deri tani nuk kemi patur asnjë të prekur nga Covid 19.Të gjithë personat mbi 60 janë tashmë të vaksinuar edhe me vaksinen e dytë dhe presim që edhe më të rinjtë tëvaksinohen. Edhe pse të vaksinuar, mundohemi te gjithe të respektojme rregullat e vëna nga Ministria e Shëndetësise.

Komuniteti shqiptar në  Izrael konsiderohet si një nga më të sukseshmin për sa i përket absorbimit te tij në shoqëri.  Krenaria jonëkuptohet qe janë te rinjte, fëmijët tanë të cilët mbi 90 e ca përqind kanë mbaruar universitetin, punojnë në shuma fusha tërëndesishme, shërbejnë në ushtrinë e vendit me detyra të ndryshme dhe janë pjesë organike e zhvillimit të vendit.

Së fundi cila është familja juaj dhe sa ka ndikuar kultura dhe tradita shqiptare në familjen tuaj si hebrenj?

Im shoq quhet Jehuda dhe familja e tij jeton prej 8 brezash në Izrael. Ai ishte shume kurjoz dhe interesuar për Shqiperine dhe kështu u njohëm. Është nga ata persona jo të pakët që “”ra në dashuri” me Shqipërinë dhe shqiptarët që në momentin e parë. Ai ka mësuar dhe flet pak shqip ndërsa vajza që vazhdon studimet për inxhinjeri industrial e që quhet Shirli, flet dhe kupton mjaft  mirë shqip. Ajo shpesh më thotë:”Sa mire mami që kemi këtë gjuhën tonë të vecantë për të thënë sekrete pa patur frikë se na kuptojnë të tjeret!!!! Si familje dhe si komunitet ne festojmë çdo vit festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe jemi të lidhur me njeri tjetrin me qindra fije familjare dhe miqësore.

*Autorja e intervistës është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

Janar, 2021

New York

Filed Under: Featured Tagged With: Felicita Jakoel, Keze Zylo

STRATEGJIA SERBE PËR NDARJE ME KOSOVËN SIPAS FORMULËS 12 : 12 ?!

January 31, 2021 by dgreca

Shkruan: Adil FETAHU/ Apetitet e nacional-shoviinistëve serbë për Serbinë e Madhe, që prej gjysmës së dytë të shekullit 19 nuk janë shuar kurrë. Për të arritur këtë qëllim  ata kanë hartuar, miratuar, promovuar e zbatuar programe, strategji, memorandume,  rezoluta, deklarata e vendime dhe kanë vepruar në praktikë, duke rritur territorin e shtetit të vet dhe armiqësinë me shtetet tjera. Krahas zgjërimit të territorit të shtetit në të gjitha anët, duke pushtuar territore të shteteve fqinje, synimin kryesor e kanë pasur pushtimin e bregdetit  dhe territorit shqiptar. Edhe pushtimi i Kosovës në vitin 1912 ka qenë në këtë funksion, me synim të daljës në bregdetin shqiptar, gjë që bëri në vitin 1913-1914.

Shkencëtari më i njohur serb, Jovan Cvijiq, ekspansionin serb kah jugu, me dalje në bregdetin shqiptar e arsyetonte me shkaqe ekonomike: “Për shkak të pavarësisë së vet ekonomike, Serbia duhet të fitojë çasje në Detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit të Shqipërisë, qoftë me pushtim të territorit, qoftë me fitimin e të drejtave ekonomike dhe të komunikacionit në atë krahinë. Kjo, vërtetë do të thotë pushtimi i  një krahine etnografikisht të huaj, por që duhet patjetër të merret për shkak të interesave të rëndësishme ekonomike, për shkak të nevojës jetësore”, shkruan  Cvijiqi dhe i përpilon hartat e  viseve të cilat duhet pushtuar.

Këto apetite i kanë  nëpër sirtarë edhe pushtetarët aktualë në Serbi, ndonëse nuk i shfaqin hapur dhe me metoda të pushtimit, por synojnë që me metoda tjera të arrijnë të njëjtat qëllime. Ata edhe sot e kësaj dite   shohin ëndërr për një korridor  sëpaku 5 km të gjërë, për të dalë në bregdetin shqiptar, prej Shëngjini deri në Durrës! Shijen për këtë apetit ia shtoi emisari i ish-presidentit Tramp, Richard Grenell, me rastin e nënshkrimit të dofarë marrëveshjeve  në Washington, më 4 shtator 2019, në të cilat bëhet fjalë për lidhje infrastrukture rrugore dhe hekurudhore, jo vetëm mes Kosovës e  Serbisë, por edhe me Shqipërinë.

Mirëpo, Kosova i ka mbetur Serbisë asht në fyt, si çështje e pazgjidhur sipas saj. Në tridhjetë vjetët e fundit, në çarqet politike, shtetërore, ushtarake, shkencore, kishtare e kulturore të Serbisë janë përpiluar e shfaqur shumë ide, propozime, plane, strategji, programe, rezoluta, deklarata, për zgjidhjen e problemit midis Kosovës e Serbisë. Dhe me qenë se me përfundimin e luftës në vitin 1999 Kosova faktikisht është shkëputur nga Serbia,  ndërsa me shpalljen e pavarësisë (2008) këtë e bëri edhe juridikisht, Serbia përpiqet që në kushte e rrethana të reja,  të shkëputë e fitojë diçka  nga territori i Kosovës. 

Idenë për ndarjen midis Kosovës e Serbisë, e ka publikuar haptas shkrimtari dhe akademiku serb Dobrica Qosiq qysh në vitin  1966 e 1968 dhe 2002 e 2003. Në seancën e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jgosllavisë, më 29 maj 1968, Qosiqi shprehej: “Nëse rruga na shpie në realizimin e sovranitetit të Serbisë me shkëputjen e Kosovë-Metohisë nga Serbia dhe Jugosllavia, atëherë janë të pashmangshme ndeshje të rënda dhe tragjike, me pasoja historike të paparashikueshme”. Për shkak të prognozave të tij nacioanaliste, atëherë u përjashtua prej partie (LKJ).

Këtë ide e ka edhe sot lidershipi i Serbisë, sado që nuk e thotë në mënyrë shprehimore, por tërthorazi, duke përsëritur mantrën bajate se: “nuk mundet dikush të fitojë gjithçka, e dikush asgjë”!. Ata e dijnë se me bisedime Kosovën nuk mund ta kthejnë nën Serbi, por shtiren sikur është nën sovranitetin e Serbisë, duke u thirrur në preambulën e Kushtetutës së tyre (2006) dhe në Rezolutën 1244 të KS KB, edhepse nga ajo Rezolutë nuk mund të gjejnë as shkronjën “S” të sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën.

 Koordinatori i Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore, Erhard Busek thoshte: “Në takimet zyrtare politikanët serbë thonë se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, ndërsa në biseda të lira, kur pijmë kafe, ata më pyesin se si të lirohën prej saj”.

Dobrica Qosiqi,që është ideatori i parë për ndarjën e Kosovës. Në librin e tij, në formë ditari,“Kosovo”, tregon se me ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq, qysh prej 14 dhjetorit 2002 deri më 12 janar 2003, ka qenë dy herë në vizitë në shtëpinë e Gjingjiqit dhe në kontakt permeanent me kryeministrin, në konsultime për zgjidhjen e problemit me Kosovën e që Qosiqi i ka propozuar : ndarjen e territorit të Kosovë-Metohisë, përkufizimin midis Serbëve e Shqiptarëve, pa insistuar  në territore të pastra etnike, me reciprocitet për format e të drejtave nacionale dhe civile për pakicat. Patrikana e Pejës, manastiret e Deçanit, Graçanicës dhe Deviçit të kenë pozitë vetëqeverisje dhe të drejta sipas modelit të manastereve ortodokse në Malin Atos të Greqisë, por që paraprakisht t’iu kthehën tokat dhe pyjet e  nacionalizuara në vitin 1945”. Me këtë propozim ishte pajtuar kryeministri, që kishte thënë se menjëherë do t’iu shkruajë letër Bushit, Blerit, Shrederit, Putinit, Shirakut dhe do t’i vizitojë të gjitha ato qendra, për t’i bindur për nevojën e ngutshme të zgjidhjes së problemit të Kosovës. Deviza e Gjingjiqit ishte: “Në Kosovë të kthehen serbët, e jo Serbia”. Ai i kishte shkruar letër komandantit të NATO-s për Europë, që të lejonte kthimin në Kosovë të 999 policëve të Serbbisë, siç parashihet me Rezolutën e KS 1244. 

Kryeministri Gjingjiq, pas konsultimit të Qosiqin, e kishte përpiluar strategjinë e tij për zgjidhjen e problemit me Kosovën. Kishte përcaktuar dy pikëpamje. E para ishte federalizimi i Kosovës, me dy entitete: shqiptare dhe serbe, me institucionet e tyre të pavarura, sipas shembullit të Bosnje-Hercegovinës. Si “federatë e entiteve” Kosova do të ishte në kuadër të Serbisë, me status: ma shumë se krahinë, më pak se republikë. I vetëdijshëm se një koncept të tillë nuk do ta pranojë Kosova as bashkësia ndërkombëtare, në variantin tjetër Gjinjiqi parashihte: a) ndarjën territoriale; b) garancione efikase ndërkombëtare për serbët të cilët mbetën të jetojnë në pjesën shqiptare; c) status të psaçëm të  objekteve fetare. Gjingjiqi konsideronte se është momenti i fundit për të ndërmarrë aksione të vendosura për zgjidhjen e problemit me Kosovën, sepse koha nuk po punon në favor të Serbisë.  Gjingjiqi ishte një politikan i shkathtë dhe kishte një reputacion pozitiv në arenën ndërkombëtare, veçmas në Gjermani. Dhe si i tillë ishte më i rrezikshëm se të tjerët. Mirëpo,  atë e likuiduan me atentat, në shkallët e ndërtesës së Parlamentit të Serbisë, më 12 mars 2003. Ai nuk arriti ta realizojë strategjine për të cilën u pajtua me Qosiqin, por opsioni i ndarjës së Kosovës iu mbeti “si patate e nxehtë në dorë” qeverive që pasuan, e të cilat i kryesuan ultranacionalistët e dëshmuar: Vojsillav Koshtunica, Mirko Cvetkoviq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vuçiq. Në kohën e qeverisjes së tyre u lansuan strategji e modele të ndryshme.  Prej vitit 2005, ka qarkulluar pikëpamja e të gjitha qeverive të Serbisë “Më shumë se atonomi, më pak se pavarësi”, ose ndarja e Kosovës.  Do të thotë se pavarësinë nuk mund ta gëlltisin kurrësesi. 

Strategjitë dhe pikëpamjet e tyre për zgjidhjen e problemit me Kosovën i shpalosën edhe kryetarët e Serbisë: Boris Tadiq e Tomisllav Nikolliq , ndërsa kryetari aktual, Aleksandar Vuçiq është treguar më dinak dhe e fshehë strategjinë e tij si gjarpëri këmbët.  Tadiqi kishte një strategji-plan prej katër pikash: 1) Zgjidhje e posaçme për komunat veriore;  2) Administrimi dhe eksteritorialiteti i manastireve të KOS; 3) Garancione për serbët në enklava; 4) këthimi ose kompensimi i pronave  shtetërore dhe atyre private.  Koshtunica zgjidhjen e mendonte me një autonomi të mbikëqyrur, sipas modelit të Hongkongut, por jo kurrëfar pavarësie, as e mbikëqyrur as e plotë.  duke pretenduar se ky model ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën dhe nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.   Tomisllav Nikolliqi  edhepse ishte një ultranacionalist, analfabet poltik, ishte  konsultuar me AShAS, dhe me Kishën Serbe, por ishte më larg realitetit se sa të tjerët. Ai insistonte në formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, e cila do  të kishte shkallë të lartë të autonomisë territoriale dhe politike,  kompetenca të gjëra  dhe lidhje speciale me Serbinë; eksteritorialitet të manastireve e kishave serbe, por Serbia kurrë të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës!   Aleksandar Vuçiqi,  në vitin 2018 pati organizua një “dialog të brendshëm” në Serbi,  në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shkencore, kishtare, kulturore dhe të shoqërisë civile, dhe pati premtuar se pas përfundimit të atij dialogu do ta përpilojë e publikojë strategjinë e tij, të cilën nuk e publikoi asnjëherë. Por, me dedhitë e tij, në strategjinë e ndarjes së Kosovës i futi Edi Ramën dhe Hashim Thaçin dhe në njëfar mënyre mori një përkrahje nga disa zyrtarë në Vashington. Në fjalime,  në bisedime dhe në media, Vuçiqi shpeshherë i ndërron fjalët, varësisht nga situata aktuale në terren. Duke i theksuar katër shtylla të politikës së jashtme: BE, ShBA, Rusia dhe Kina  dhe përkrahjen e  tyre në zgjidhjen e problemit të Kosovës, me kompromis, sipas të cilit “nuk mundet dikush të fitojë të gjitha, e dikush asgjë”! Ky është pretendim i hapur ndaj territorit të Kosovës, pjesës veriore dhe jo vetëm asak. Dhe në këtë pretendim shpeshherë lëshon tullumbaçe kërcënuese. Armatimi me armë nga Rusia dhe  paralajmërimi i këthimit të obligimit ushtarak, për shkak të situatës së pazgjidhur me Kosovën, janë kërcënim serioz. Me dredhitë e tij, me strategjinë e durimit dhe pritjes së ndryshimit të raporateve në arenën ndërkombëtare, me forcimin e pozitës së shtetit të tij dhe me strategjinë e destabilizimit të shteteve fqinje, Vuçiqi është treguar faktor destabilizues në Ballkan,  Aademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë në vitin 2012 ka hartuar Memorandumin 2, si program strategjik se si të veprohet për destabilizimin e shteteve fqinje, duke i dhënë një rol të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në këtë strategji, gjë që u vërtetua me rrëzuarjen e qeverisë së Malit të Zi vitin e kaluar.

Një version interesant i strategjisë serbe për zgjidhjen e problemit me Kosovën, me titull  “Izlazna strategija Serbije na Kosovu i Metohiji” (Strategjia dalëse e Serbisë në Kosovë-Metohi) (shih: “Hereticus – casopis za preispitivanje proslosti”, No.4/2007; “Heretikus – revisitë për rishqyrtimin e së kaluarës…),- qarkullon nëpër media prej marsit të vitit 2008,  që duket interesant  përkah mënyra e shtjellimit dhe është e pranueshme” për palën serbe.  Bëhet fjalë për “rektifikimin”  (ndarjen) territoriale të Kosovës. Sipas asaj strategjie, edhe Serbia edhe Kosova humbin 12% të territorit të tyre. Dhe ja se si e kalkulojnë llogarinë me formulën 12: 12. 

Serbia (me Kosovën) ka 88361 km/katrore. Kosova ka 10887 km/2, që i bie 12% të territorit të Serbisë me Kosovën. Komunat me shumicë serbe në Kosovë janë: Leposaviqi me 539 km/2, Zubinpotoku me 333 km/2, Zveçani me 123 km/2 dhe komuna e Mitrovicës së Veriut 100 km/2., që të gjitha sëbashku bëjnë afro 1100 km/2, pak më tepër se 10% e territorit të Kosovës. Me një korigjim të kufirit në rrethin e Moravës dhe me zonat e mbrojtura të  tri manastireve të Kishës Ortodokse Serbe (Graçanicës, Pejës dhe Daçanit) dhe me ndarjën e kompleksit të Gazimestanit,- Serbia do të fitonte 12% të territorit të Kosovës. Pjesa tjetër do t’iu mbetej shqiptarëve.  Në këtë mënyrë, edhe Serbia edhe Kosova do të humbnin nga 12% të territorit, por nga ndarja e tillë asnjera palë nuk do të delte plotësisht humbëse. Secila palë humbë 12% të territorit të pretenduar dhe secila diçka fiton e diçka humbë, thonë autorët e kësaj strategjie. Pretendimi i palës shqiptre ndaj Preshevës neutralizohet me Shtërpcën, që mbetet në Kosovë. Ithtarët e kësaj strategjie dhe këtij plani thonë se ky ka qenë opsion zyrtar amerikan, por gjoja se Beogradi e ka refuzuar. Sipas tyre, ky plan do ishte zgjidhja e vetme që kënaqë të dy palët; shqiptarët që fitojnë pavarësinë dhe serbët që të mos mbetën pala që humbë të gjitha.  Thonë se këtë opsion e ka përkrahur edhe ish-ministri i jashtëm Italian, Gjulio Ammati. E mira tjetër e kësaj strategjie,thonë ata,  është se të dy vendet do të mbetën me popullsi homogjene etnike, mbi 80% Serbia dhe mbi 90% Kosova, që është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e brendshëm, sepse është dëshmuar se shtetet të cilat kanë mbi 20% popullsi të entnikumit tjetër, kurrë nuk janë stabile.

A s’ju duket kjo një strategji diabolike?

Në të gjitha strategjitë serbe, opsioni i ndarjës së Kosovës është pika qendrore, prej së cilës kurrë nuk kanë hequr dorë, sado që një kohë ka qarkulluar edhe opsioni i shkëmbimit të territoreve, si një zgjidhje e mundshme e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë. Në të gjitha variantat, Serbia  koma e konsideron Kospvën si territor të saj, pasi kështu e ka në kushtetutë, prandaj llogaritë e kompensimit i bënë me territorin e Kosovës, pa e prekur territorin e Serbisë.

Se a janë këto llogari pa hanxhiun, mbetet të shihet dhe varet nga konstelacioni i  zhvillimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërkombëtare dhe nga afiniteti i fuqive të mëdha për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Deri atëherë, edhe Kosova edhe Serbia do të jetojnë në iluzione, se secila e ka sovranitetin mbi Kosovën: Serbia e ka në kushtetutë, por nuk e ka në realitet; Kosova poashtu e ka në kushtetutë dhe në fjalë boshe të politikanëve, por nuk e ka sovranitetin mbi pjesën veriore të Mitrovicës, as në enklavat e vendbanimet tjera në të cilat jetojnë serbët si shumicë!

Filed Under: Analiza Tagged With: Adil Fetahu, Per darken e Kosoves, Strategjia Serbe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT