• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në nderim të martirëve të lirisë

February 3, 2017 by dgreca

Nga Reshat Kripa/*

….Nata e 14 janarit të vitit 1948. Një natë e zezë. Qielli qante papushim. Retë nxinin mbi Gjirokastër. Gjëmimet ushtonin me forcë. Dukej sikur Zoti me këtë donte të ndalonte gjëmën që po ndodhte. Por djalli në ato kohëra ishte më i fortë. Ai e kishte futur në kthetrat e tij Shqipërinë e gjorë. Ajo nuk kishte më zë. Kishte vetëm urdhëra monstruozë, të dhënë nga njerëz monstruozë. Në të gjithë vendin hidheshin vallet e vdekjes.

14 janar, katërmbëdhjetë burra ecnin me kokat lart të lidhur dy nga dy. Rreth e rrotull një tufë hienash të kuqe, me sytë e skuqur nga etja për gjak dhe uria për mish kufomash. Zoti me gjëmimet dhe vetëtimat e tij mundohej t’i ndalonte, por ata nuk besonin në Zot.  Zoti i tyre ishte vetë djalli. Midis tyre, te lidhur me pranga edhe tre klerike, At Gjergj Suli, Baba Ali Tomori dhe Baba Shefqet Koshtani. Ata ecin dhe kujtojnë. At Gjergjit në  ato momente i kujtohen vargjet e një kënge të vjetër:

Papa Kristonë e vranë,

Dhe për të s’ra një kambanë!

Ndryshimi i vetëm ishte se ndërsa Papa Kristonë e helmuan andartët grekë, At Gjergj Sulin po e vrisnin vëllezërit e tij shqiptarë. Edhe për vdekjen e tij nuk u dëgjua asnjë kambanë. Thuhet se një prift i Leklit i ra kambanave në një orë jo të zakonshme Një gjë e tillë i kushtoi disa vite burg.

Baba Shefqeti ecte i menduar. Jo se i vinte keq për vdekjen. Tashti i kishte kaluar të gjashtëdhjetetretat. Në dorën që e kishte të palidhur, mbante një  palë  tespie ,  të  cilat  i  numëronte duke u lutur. Edhe në vdekje donte të shkonte me bekimin e Zotit, të cilit i kishte shërbyer për gjithë jetën. Një nga hienat e pa, ia rrëmbeu  dhe i vërviti në errësirën e natës.

– Zoti ta faltë gjynahun, se edhe ti vetë nuk di se ç’bën! – i tha Babai me qetësi.

Në rreshtin e tretë ecte i qetë Baba Aliu, një tjetër shërbëtor i devotshëm i Zotit. Kur shkuan ta marin për ta pushkatuar një roje u përpoq ta mbante për krahu. Mendonin se Babai do të trembej para vdekjes. Kurse ai i qetë i tha:

– Mos kij merak se mbahem vetë, biri im!

Kështu shkuan drejt vdekjes këta martirë, ashtu siç kishin shkuar vite më parë bilbilenjtë. Ja  si  e  përshkruan momentin e ekzekutimit të Baba Aliut  shkrimtari Novruz Shehu:

Njeri nga pushkatarët rrëzohet, i bie të fikët. Nuk mund të qëllojë.

– Nrehu bir! Qëllo bir! Zoti qoftë me ty!… Ngrehu biri im! Po s’qëllove ti, do të qëllojë dikush tjetër. Po s’vrave ti, do të vrasë dikush tjetër. Gjak, gjak, gjak sa të zbuten djajtë në shpirtin e njeriut.

Toga hapi zjarr disa herë. Trembëdhjetë burra bien për të mos u ngritur më, ndërsa Baba Aliu, për çudinë e të gjithëve, vazhdon të qëndrojë në këmbë.

– Do të të heq taçin Baba

Eshtë dervish Resuli.

– Hiqe bir!

Dervishi u ul, I puthi këmbët.

– Falmë Baba!

– Të kam falur bir!

– U shoftë Shqipëria me këtë farë të keqe që ka ardhur!

– Mos e mbush gojën bir, mos e rëndo shpirtin! Se Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve. Dhe sikur të mos e duan të gjallët, nuk e lënë të vdekurit. Mos e ngarko shpirtin! Shqipëria duhet. Shqipërinë e ka bërë Zoti të jetojë!

Një batare tjetër u dëgjua dhe Baba Aliu ra me emrin e Shqipërisë në gojë. Ishte ora dy pas mesit të natës të dates 14 janar 1948.

Cili ishte qëndrimi i këtyre burrave në natën e fundit të qëndrimit në qelitë e burgut të Gjirokastrës? Lexojmë librin e Ibrahim Vasjarit, birit të Syrja Beut, pushkatuar në të njejtën ditë me ta dhe me Zenel Shehun:

Sapo kishte kaluar mesnata. Errësirë. Jashtë, nëpër qiellin e grisur, përpëliteshin mes resh të largët, të ftohtë. Palcë dimri                                                                                                           – Kot   vrasim   mendjen    Syrja!    –    tha     Baba   Shefqeti.  –   gjithçka   është ëndërr. E vërteta është vetëm Perëndia., që është “Një“ dhe shokë tjetër nuk ka.

– Ashtu është Baba, kemi bërë gjumë të keq, – tha Syrjai.

– Gjumë? Pothuaj e kemi harruar fare gjumin, – tha Zeneli – sa shokë na janë vrarë?

– Dhe sa do të vriten akoma! – tha me një ironi të hidhur At Gjergji.

– Po kjo është ndryshe,krejt ndryshe, – iu përgjigj Zeneli – kjo është e pakuptueshme.

– Nuk ia vlen të kërkosh arsye, – tha Baba Shefqeti, – e keqja nuk fillon dhe nuk mbaron me ne. Ky është mallkimi i Perëndisë. Mendjet tona nuk janë në gjendje ta gjykojnë. Gjarpri do ta shtrëngojë për gryke këtë vend për një kohë të gjatë.

Të katër heshtën për një çast të mbyllur secili në veten e tij.

Së fundi më lejoni të tregoj një histori intime, lidhur me këtë ngjarje:

Po shkonim për në Libohovë për të kremtuar 80 vjetorin e lindjes së mikut tonë Tomor Alikos. Isha me mikun tim Eqerem Shehun, djalin e Zenelit. Në të dalë të Gjirokastrës, Eqeremi i foli Fejzit, që drejtonte makinën:

– Ndale pak të lutem!

Makina ndaloi dhe ne zbritëm.

– Këtu është pushkatuar babai me shokët e tij, – tha Eqeremi

Ne qëndruam në heshtje në formë respekti. Në atë vend tani ishte ngritur një hotel. Një gjë e tillë sepse më kujtoi legjendën e Rozafës. Edhe në themelet e atij hoteli ishin bërë kurban njerëz. Tregojnë se në kohën kur filluan punimet për ndërtimin e tij, punëtorët gjetën eshtra njerëzish. Lajmëruan organet kompetente se dyshuan mos ishin varreza të gjirokastritëve. Por përgjigja erdhi të vazhdonin punën se ato ishin eshtra të “armiqve të popullit“.

  • Fejzi, bjeri bories – i tha Eqeremi

Boria ushtoi në ato brigje në kujtim të martirëve.

Kanë kaluar 26 vjet nga përmbysja e sistemit totalitar dhe këta martirë janë pa një varr ku familjarët të vendosin një tufë me lule apo të derdhin dy pika lot, ashtu si çifutët dikur që mbetën në shkretëtirë gjatë shtegtimit të tyre për në malin e Sinait. Mendoj se kjo duhet të jetë një detyrë parësore e shtetit shqiptar. Shkoni në Hungari apo në Gjermani dhe do të shihni se krahas varrezave të dëshmorëve të atdheut, janë edhe ato të viktimave të komunizmit.Kur do të kujtohet Shqipëria për bijtë e saj të rënë për liri dhe demokraci?

  • Kumtesë e mbajtur në promovimin  e librit “Baba Shefqet Gllava, Martir i Demokracisë“ me autor Kujtim Boriçin dhe Syrja Xhelajn, libri i parë i kolanës “Klerikë Bektashinj të Persekutuar“, organizuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve.

Filed Under: ESSE Tagged With: ne nderim, reshat kripa, të martirëve të lirisë

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë

February 3, 2017 by dgreca

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë, të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën/

1 basha-5

Kreu i PD nga mbledhja e kryesisë së partisë:“Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur kanë marrë për detyrë të blejnë vota. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu”

Rama-Tahiri rrjet kriminal në të gjithë vendin për të vjedhur zgjedhjet

Protestat e opozitës për lirinë e votës pritet të nisin më 18 Shkurt. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi kryesinë dhe kryetarët e degëve për të ngritur alarmin e grabitjes së zgjedhjeve nga qeveria, përmes një rrjeti të strukturuar kriminal. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se Qeveria është duke u bërë gati që të përdorë kriminelët për të shkatërruar zgjedhjet e 18 qershorit përmes vjedhjes së votës, ndaj ai thekso se PD do të jetë ne ballë të kësaj proteste për të mbrojtur votën qytetare. “I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, shkruan Basha. Duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Basha theksoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do të përpiqen mos të lejojnë zgjedhje të lira dhe ndershme për të mbajtur me çdo kusht pushtetin kriminal. Kreu i demokratëve theksoi se opozita ka dijeni për të gjithë elementët kriminelë që do të përdoren nga qeveria. Për këta emra, tha Basha, janë vënë në dijeni edhe ndërkombëtarët. Basha theksoi se Partia Demokratike së bashku me qytetarët nuk do të lejojnë skemën kriminale të qeverisë për të vjedhur votat në zgjedhjet parlamentare.“Investimet e huaja janë bllokuar, ekonomia është në gjendje të mjeruar. Shqiptarët vazhdojnë të largohen pasivisht nga vendi, dalja nga kjo gjendje është e qartë. Dalja e Shqipërisë nga kjo gjendje është e qartë, kalon përmes zgjedhjeve të lira, përmes largimit të kriminelëve nga politika, përmes luftës ndaj korrupsionit qeveritar dhe reformës në drejtësi. Rilindja e 1 prillit ka vetëm një qëllim, të ruajë gjendjen aktuale. Ta mbajë Shqipërinë kështu siç është, me këtë politikë sepse kjo gjendje ju siguron atyre pasurimin. Pakica në pushtet ka siguruar miliarda përmes drogës, koncesioneve dhe koncesionit qeveritar. Dëgjoni dëshmitë e ish-ministrit Manjani. Që të ruajnë dhe shtojnë pasurinë duhet që droga të vazhdojë të shtohet, që Balili me shokë të punojnë të lirë dhe të paprekshëm. E vetmja gjë që garanton që të vazhdojë pasurimi i tyre është mbajtja e këtij pushteti politik me çdo kusht. Dhe e vetmja mënyrë është vjedhja e zgjedhjeve. Sepse zgjedhjet e lira janë fundi i kriminelëve”, tha Basha. Më tej, ai shtoi se Rama po përgatit kriminelët që të grabisin votën e lirë. “Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur, nga eksponentë të njohur të krimit të organizuar, nga ish-të dënuar për krime të rënda, nga narkotrafikantë të skeduar ndërkombëtarisht, që kanë marrë për detyrë të blejnë vota, të dhunojnë zgjedhësit për llogari të Edi Ramës. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu. Qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, njohin me emër dhe mbiemër bandën e zonës. Duke dashur të fshihet pas gjethes së fikut, Edi Rama ka shpërndarë këto skuadrone sa rreth vetes së tij  në partinë e tij dhe disa tek aleatët. Fshehja nga kjo qeveri e Eskobarit të Ballkanit, i kërkuar ndërkombëtarisht prej më shumë se një viti, ka për qëllim që bashkë me fshehjen e ortakërive që Eskobari ka me ministrat e kësaj qeverie, t’u japë një mesazh narko-trafikantëve e banditëve të angazhuar për pushimin e zgjedhjeve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do t’i mbrojë deri në fund. Droga prodhon para për të blerë vota, prodhon edhe kushtëzimin e votës. Me qindra e mijëra njerëz të thjeshtë, në vështirësi për bukën e gojës, që qeveria nuk u dha asnjë mundësi për të jetuar me dinjitet, ndaj i thërret si skllevër për të punuar në të zezë dhe u kërkon me kërbaç për të dhënë votën përndryshe nuk paguhen. Miliardat e koncesioneve dhe tenderave korruptivë të dhëna për klientët e një rrethi të ngushtë, nuk janë vetëm për luksin e tyre, por edhe për t’i hedhur në zgjedhje për të kapur zgjedhjet”. Kreu i PD i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen pasi është momenti që Shqipëria të ndahet sipas tij, një herë e përgjithmonë nga krimi politik. “Detyra jonë si demokratë, është për të zgjuar, mbështetur reagimin e qytetarëve për të qenë zëri dhe mbështetja e tyre në çdo formë reagimi demokratik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interesa jetike të vendit. Sa më parë t’ia presim rrugën së keqes aq më pak kosto do të kemi. Është momenti që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi politik. Sot, dua të ftoj të gjithë partitë politike, intelektualët, qytetarët shqiptarë pa dallime politike që të bashkohemi për të çliruar me çdo kusht shansin më të madh që ofron demokracia që u jep qytetarëve, votën e lirë. Kjo është beteja dhe Partia Demokratike do të jetë në ballë të saj”, tha Basha.

Filed Under: Analiza Tagged With: 18 Shkurt, Nasha, proteste

Presidenti Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për “Balilin”

February 3, 2017 by dgreca

1 NishaniKa nisë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pa praninë as të kryeministrit Rama dhe as zv/kryeministrit Peleshi pasi Presidenca refuzoi të pranojë autorizimin e tij  për të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Tryeza

Presidenti Bujar Nishani

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta

Kryeprokurori Adriatik Llalla

Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri

Ministri i Drejtesise Petrit Vasili

Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli

Kreu i komisionit te Sigurise Spartak Braho

Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri

Ministri i Ekonomise Arben Ahmetaj

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati

Ka dhe drejtues te tjere te institucioneve shteterore.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për të diskutuar për përgjegjësinë institucionale për mos arrestimin e Klement Balilit dhe për situatën e krimit në vend.

Kërkesa për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është bërë pak ditë më parë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Filed Under: Kronike Tagged With: Balili, Keshilli i Sigurise, Nishani

AMBASADORI LU: NUK FRIKSOHEMI

February 3, 2017 by dgreca

AMBASADORI I SHBA: ASNJË PËRPJEKJE PËR TË NA FRIKËSUAR S’DO NA PENGOJË/lu-llalla-300x166

-Reagimi – KSHH: Deklaratat e Llallës të papërshtatshme dhe të pa shëndetshme/

Ambasada amerikane ka postuar në facebook një deklaratë të ambasadorit amerikan: “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhmi përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.”

Ambasadori Donald Lu

***

Reagimi – KSHH: Deklaratat e Llallës të papërshtatshme dhe të pa shëndetshme/

Duke marrë shkasë nga akuza dhe kundër akuzat midis ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as e përshtatshme dhe as e shëndetshme për zbatimin e reformave në vend.KShH vlerëson se, Prokurori i Përgjithshëm dhe çdo prokuror tjetër në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.“KShH si një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe e pavarur vlerëson ndihmën e dhënë për vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të Zyrës së OPDAT (Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë). Kjo zyrë ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të çmuar në drejtim të zhvillimit të drejtësisë penale, me synim intensifikimin e luftës kundër korrupsionit publik, krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor. Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejnë trajnimet e ofruara nga kjo zyrë për gjykatës, policë e prokurorë, mbështetja logjistike si dhe teknike që synon rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të strukturave për zbatimin e legjislacionit penal”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, Komiteti i Helsinkit, vlerëson kontributin e dhënë nga zyra e OPDAT nëpërmjet ofrimit të ekspertizës profesionale amerikane, në mënyrë të veçantë për hartimin e legjislacionit pjesë e paketës anti-korrupsion.

“Dëshirojmë të përmendim këtu, kontributin e dhënë nga ekspertët e OPDAT dhe Misionit Euralius për hartimin e ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, zbatimi efektiv i të cilit do të jetë deçiziv në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë. KShH nënvizon se, qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë duhet të mirëkuptohen jo vetëm kur shprehin vlerësime për funksionimin e institucioneve të shtetit shqiptar, por edhe kur ato ngrenë shqetësime dhe kritikojnë funksionin jo të duhur të këtij sistemi. Këto janë qëndrime të partnerëve që vijnë nga vende me demokraci e institucione të konsoliduara të shtetit të së drejtës dhe kontribuojnë në integrimin e vendit tonë në familjen evropiane”, thuhet më tej.

Filed Under: Politike Tagged With: : ASNJË PËRPJEKJE, AMBASADORI I SHBA, PËR TË NA FRIKËSUAR, S’DO NA PENGOJË

Francë: Ushtari e plagosi një person me thikë në muzeun Louvre

February 3, 2017 by dgreca

Ministria e brendshme: Incidenti në Paris ishte “serioz”/

1 Louvri

Ne Foto:Pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë së Francës duke patrulluar sot para muzeut Louvre në Paris/Mediat raportojnë se një ushtar francez e ka qëlluar dhe plagosur një person të armatosur me thikë, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre në Paris.Shumë media e kanë cituar një burim të paidentifikuar policor, që ka thënë se personi ishte përpjekur të hynte në shitoren nëntokësore të muzeut me një çantë.Policia tha se kjo hapësirë është evakuuar, ndërsa Ministria e brendshme në Twitter ka shkruar se incidenti ishte “serioz”.Një zdhënëse e muzeut, Louvre, tha se ky institucion është “mbyllur për momentin”, por nuk i ka konfirmuar raportet se ishte evakuuar.Gjatë dy viteve të fundit, Franca është goditur nga një seri e sulmeve për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.

Ministria e brendshme: Incidenti në Paris ishte “serioz”/

Ne Foto”Një ushtar duke qëndruar roje sot para muzeut Louvre në Paris/

2 LubriShefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, tha se një ushtar francez sot e ka qëlluar dhe plagosur rëndë një person të armatosur me hanxhar, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre, duke brohoritur, “Zoti është i Madh” në gjuhën arabe.Zoti Cadot tha se ushtari ishte përgjigjur me pesë të shtëna, me ç’rast e ka plagosur seriozisht sulmuesin e dyshuar. Ushtari ishte lënduar lehtë.Shefi policor tha, po ashtu, se i dyshuari i kishte me vete dy çanta shpine, në të cilat pas kontrollit nuk është gjetur ndonjë eksploziv.Konsiderohet se i dyshuari ka vepruar i vetëm, por është arrestuar një person tjetër, pasi kishte pasur “sjellje dyshuese”, tha Michel Cadot.

Ministria e brendshme në Twitter ka shkruar se incidenti ishte “serioz”.

Një zdhënëse e muzeut Louvre, tha se ky institucion është “mbyllur për momentin”, por nuk i ka konfirmuar raportet se ishte evakuuar.

Ky muze në qendër të Parisit, është njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike në Francë.

Gjatë dy viteve të fundit, Franca është goditur nga një seri e sulmeve për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.

Filed Under: Opinion Tagged With: në muzeun Louvre, një person me thikë, Ushtari e plagosi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2217
  • 2218
  • 2219
  • 2220
  • 2221
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT