AMBASADORI I SHBA: ASNJË PËRPJEKJE PËR TË NA FRIKËSUAR S’DO NA PENGOJË/
-Reagimi – KSHH: Deklaratat e Llallës të papërshtatshme dhe të pa shëndetshme/
Ambasada amerikane ka postuar në facebook një deklaratë të ambasadorit amerikan: “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhmi përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.”
Ambasadori Donald Lu
***
Reagimi – KSHH: Deklaratat e Llallës të papërshtatshme dhe të pa shëndetshme/
Duke marrë shkasë nga akuza dhe kundër akuzat midis ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as e përshtatshme dhe as e shëndetshme për zbatimin e reformave në vend.KShH vlerëson se, Prokurori i Përgjithshëm dhe çdo prokuror tjetër në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.“KShH si një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe e pavarur vlerëson ndihmën e dhënë për vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të Zyrës së OPDAT (Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë). Kjo zyrë ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të çmuar në drejtim të zhvillimit të drejtësisë penale, me synim intensifikimin e luftës kundër korrupsionit publik, krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor. Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejnë trajnimet e ofruara nga kjo zyrë për gjykatës, policë e prokurorë, mbështetja logjistike si dhe teknike që synon rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të strukturave për zbatimin e legjislacionit penal”, thuhet në reagim.
Gjithashtu, Komiteti i Helsinkit, vlerëson kontributin e dhënë nga zyra e OPDAT nëpërmjet ofrimit të ekspertizës profesionale amerikane, në mënyrë të veçantë për hartimin e legjislacionit pjesë e paketës anti-korrupsion.
“Dëshirojmë të përmendim këtu, kontributin e dhënë nga ekspertët e OPDAT dhe Misionit Euralius për hartimin e ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, zbatimi efektiv i të cilit do të jetë deçiziv në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë. KShH nënvizon se, qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë duhet të mirëkuptohen jo vetëm kur shprehin vlerësime për funksionimin e institucioneve të shtetit shqiptar, por edhe kur ato ngrenë shqetësime dhe kritikojnë funksionin jo të duhur të këtij sistemi. Këto janë qëndrime të partnerëve që vijnë nga vende me demokraci e institucione të konsoliduara të shtetit të së drejtës dhe kontribuojnë në integrimin e vendit tonë në familjen evropiane”, thuhet më tej.
tomorribc says
Kete ska pue frike.
Kete. duhet zbute diskutimet.
Dashamirsia eshte gje e madhe.
Jo cod gje e re e pa provuar ,ka pengesa.Nderkombetaret Kane punaware mire. Por disa Kane punuar .p.sh. Grupi Frances ne veri punoj keq ne mitrovice.lejoj serbet te vine nga thellsite e serbice ne mitrovie u bene shumic
Por toka eshe shqiptar
Reformat ne dredges duet,por korruini lindi ne administrate shtetrore GA portjeri,pastrusi kartelisti,gjendja civile .A do Munden 800 apo 1000 gjyqtare te ndjekin gjth shkelsit ne administrate . Mire thuheti park rokurori I pervjithshem..po pose Jo kryepalametari,kryeministri.
No qoft se vetoing edge me percaktim e perjashtime,atehere lend shtek per te privilegjuare. Po qese cute doer ezekutivi ne ggjsore eshte shield Jo vetem e kushtetutes,por dhe e se drejtes nderkometare.
Gjyqsrit I nenshtrohet dhe president(i kores nuke nenshtrohen etj)
Eshte gje d re nuke I dime procedurat,sepse askush nuke e ka provjare vetingun.Ne shqiperi duan ndryshime .sejcila parti ka ryshfet
tet,krimet e veta dhe Jane Shum raciste,lokaliste..Nuk duhet permbyser gjith administrate,specialistet..
Posh Monistat,zv ministrat,prefektet por Jo me poshte’
Est frezi petit sqiptaare me caktur me drjtuar USA thon po sum kollaj kemi specialty mjafte bile eshe Peralta e anie kozmik.
Po ashtu dhe kinen,indine etj.
.
Jakov says
Prokurori ka te drejte te flasi ne ate mwnyre sepse sipas proverbes —Kush fle me qente ,ngrihet me pleshta .Me ata ha ,si ata do te flas e do te veproje –Proverbi eshte absolutisht i vertete –Qe ne te folur dukej qe ishte fajtor –i merrej goja dhe pergjigjesh kodra pas bregut .Nje prokuror (sidomos i pergjithshem )duhet te diskutoje paster e pa u menduar shume ,e jo te haje fjalet neper dhemb .TURP per ate administrat qe kane –nje kope e terbuar dhe e korruptuar qensh dingo qe veprojne ne tufe bashkerisht .Pse ??????Kane ne krye kryeqenin ,kryehajdutin ,kryegenjeshtarin ,kryedrogaxhiun dhe ……kryekomunistin qe e trashegon “denjesisht ” nga gjithe sorollopi i tij i felliqur .