• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Besim Rexhaj me librin “Në shenjë të Teatrit”….

December 22, 2016 by dgreca

…, solli copëza të historisë së Teatrit të Kosovës/

Autori në libër ka përfshirë edhe pjesë nga publicistika e tij të cilat janë botuar nga shtypi shqiptarë që nga viti 1989 e deri në vitin 20016, duke përfshirë edhe ndalimin e dramatizimit të novelës së Ismail Kadaresë” Krushqit janë ngrirë” në vitin 1993, të cilin ai e ka konsideruar si një veprim kulturocidi. 

Nëpërmjet librit “Në shenjë të teatrit” të autorit Besim Rexhaj, të pranishmit, në mesditën e së mërkurës , shtegtuan nëpër historinë e Teatrit Kombëtarë të Kosovës me rastin e promovimit të këtij libri, i cili u bë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Aktorja Aurita Augshi, fillimisht i solli publikut emocione përmes monologut “Vdekja e një mbretëreshe” të autorit Rexhep Qosja, për të vazhduar gjatë promovimit edhe me pjesë monologësh nga vepra “Halili dhe Hajria” nga studentja Dredhëz Gashi, dhe monologun “Teuta” nga studentja e vitit të tretë Kaltrinë Zeneli.

Studiuesi dhe shkrimtari Ragip Syla, tha se autori ju ka kushtuar shumë rendësi shfaqjeve të cilat i ka përfshirë në libër, duke filluar nga aktorët dhe pjesët e tjera përbërëse të veprës dramaturgjike. “Autori në strukturimin e librit zbaton një rend kronologjikë të shfaqjeve teatrore që nga viti dramatik, jo vetëm për Kosovën 1989, duke filluar nga shfaqja “Vegullia” me tekstin e Beqir Musliut e regjit të Fetah Mehmetit e deri tek shfaqja “Grafitet” e Mehmet Krajës e me regji të Fadil Hysaj, që është dhënë këtë vit, inskenime këto të Teatrit Kombëtar të Kosovës, i cili më parë quhej teatri krahinor”, sqaroi Syla.
Autori në libër ka përfshirë edhe pjesë nga publicistika e tij të cilat janë botuar nga shtypi shqiptarë që nga viti 1989 e deri në vitin 20016, duke përfshirë edhe ndalimin e dramatizimit të novelës së Ismail Kadaresë” Krushqit janë ngrirë” në vitin 1993, të cilin ai e ka konsideruar si një veprim kulturocidi.

Kurse dramaturgu dhe studiuesi i artit, Arian Krasniqi sqaroi se në libër janë analizuar pjesë teatrale nga Teatri Kombëtar i Kosovës, po edhe shfaqje të Teatrit “Dodona”, Teatrin e Qytetit të Pejës si dhe analiza të shfaqjeve mysafire që janë dhënë në kuadër të edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtarë të teatrove “KosovaInfest”.
“Dhjetëvjetëshi i fundit i shekullit të kaluar, për shkak të rrethanave dhe kontekstit socio-politik por edhe kulturorë është karakterizuar me një mungesë të theksuar të shkrimeve analitike, eseistike dhe obzervuese mbi zhvillimet dramaturgjike dhe teatrale të kohës në vendin tonë. Ky boshllëk i pamohueshëm do të ishte edhe më i madh po të mos ekzistonte provokimi dhe motivimi i angazhimit të profesorit Besim Rexhaj, për të hedhur dritë mbi aspektet e shumanshme të zhvillimeve teatrore dhe kulturore”, tha Krasniqi.
Kurse autori Besim Rexhaj tha së është i lumtur nëse me anë të këtij libri, ai do të arrijë që të ndihmojë publikun që të krijojnë një shijë të vetën autentike.Ai ka thënë se do të ndihej i lumtur nëse nëpërmjet këtij libri do të mund të kontribuonte për krijimin e një shije, apo vetëdijes autentike artistike. Besim Rexhaj ka lindur në Pejë kurse ka të botuar edhe dy libra të tjerë, “Drama Shqiptare pas luftës së Dytë Botërore, 1948-2008, Poetika, Tipologjia, Periodizimi”, si dhe trilogjia “Vorbulla”./KultPlus.com

Filed Under: Kulture Tagged With: Besim Rexhaj, Ne shenje te Teatrit

VELLIMI POETIK ” QYTETI I ENGJEJVE “, SI POEZI E MALLIT PER ATDHEUN

December 22, 2016 by dgreca

Ne kujtim te poetes, artistes se ndjere Xhesika Mulliqi/
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/1-qyteti-i-engjejveNdonese ende nuk i ka mbushur tre vjet nga ndarja e jetes se saj,poetesha dhe aktorja e Komunitetit shqiptaro- amerikan,Xhesika Mulliqi,e njohur me nofken” Jessica” ka lene pas vetes nje krijimtari te pasur letrare dhe artistike ne fushen e poezise,publicistikes,si dhe nje karriere solide aktoreske.Ajo tashme pas jetes ka lene te botuara ne gjuhen shqipe permbledhjen poetike” Qyteti i Engjejve” si  dhe romenet ne gjuhen angleze ” Two for Two” dhe ” The Last Kiss in Paris”.Vellimi poetik ” Qyteti i Engjejve ” i botuar vite me pare ne Prishtine eshte nje mesazh poetik i ndertuar ne kater cikle letrare dhe mbart ne vete nje mesazh karakteristik dhe refleksiv per jeten e mergimtareve.Vetem nje shpirt poetik do te mund te percjelli aq fuqishem nepermes vargjeve poetike tek lexuesit jeten e mergimtareve shqiptare ne Ameriken e larget dhe veshtiresite e tyre ne token e huaj.Poezia e poeteshes se ndjere,Xhesika Mulliqit eshte refleks i peripetive  jetesore te saj,e cila i kaloi per shume vite ne mergim ne SHBA,por njekohesisht ajo ishte e lidhur perjetesisht me fatin e popullit te saj ne Kosove.Sikurse nje plejade e tere te shkrimtareve tane qe i kishin shkruar per vite me radhe mergimit
dhe jetes mergimtare edhe te autorja, Xhesika Mulliqi,verehet subjekti lirik ku ne krijimtarine e saj nje vend te spikatur e zene padyshim poezite me motive kurbeti.
Ne kete permbledhje poetike autorja,Xhesika Mulliqi ka arritur si rralle kush ne mergaten shqiptare te Amerikes te portretizoje figuren e mergimtarit,ku nepermes figurave te goditura artistike,ajo njekohesisht paraqet shpirtin e tij te trazuar,vetmine,millefin dhe vuajtjen e pakufishme per ardheun.Ne kete vellim poetik te emertuar ” Qyteti i Engjejve” autorja Xhesika Mulliqi ka perdorur dhe deshmuar nje stil te vecante e krejt individual, nje figuracion te zgjedhur e origjinal,nje simbolike te pasur,nje risi vargezimi dhe tingellimi,qe e bene me karakteristik nga autoret e tjere te mergates shqiptare te Amerikes.Ne ciklin kushtuar jetes se saj ne mergim,ajo paraqet mallin per vendlindjen e saj,
Drenicen dhe gjithe Kosoven martire qe kishte treguar nje lufte heroike kunder pushtuesve serbe.Marre nga aspekti social largimi nga vendlindja dhe ardhja ne nje toke te re kishte krijuar nje absurd te ri.Ky absurd i krijuar mes nje bote te huaj
nuk arrin t’ia marre shpirtin dhe enderren per vendlindjen e saj,te gjendur diku larg tek nje cep bote largore.Megjithate,ajo jeton se toku me enderren e saj per  atdheun,duke u lidhur me ndiesite imagjinative te kohes.Edhe ne ciklin tjeter poetik kushtuar deshmoreve te lirise,Ajo ka mesazhin e simbolikes,mesazhin e egzistencializmit te popullit shqiptar ne trojet e veta etnike,mbase edhe poezite
pararendese jane nje perkushtim per popullin shqiptar,i cili gjithmone u beri balle furtunave te kohes dhe sulmeve armike ne mbrojtje te lirise dhe Pavaresise se atdheut.Ajo ne menyre madheshtore paraqet qendresen heroike te komandanteve legjendare te UCK-se,si te Adem Jasharit,Fehmi Lladrovcit,Xheve Lladrovcit etj, cilet luftuan heroikisht deri ne fund te jetes se tyre per lirine dhe Pavaresine e shtetit te ri te Kosovës.Ne ciklin e fundit poetik ” Vetmia” autorja ,Xhesika Mulliqi,i referohet vargjeve qe kane te bejne me jeten e mergimtareve,te cilet ne cdo kohe e ndiejne mungesen e njerezve te tyre te afert,sepse ata ndodhen larg vendlindjes se tyre,larg vatrave stergjyshore.Ajo  permes vargjeve poetike deshiron te pershendetet me njerezit e vendlindjes se saj.Ajo
deshiron ta pershendes,popullin e saj te pervuajtur,deshiron ta pershendes atdheun e saj te dashur qe i kishte munguar per shume vite ne mergim.
Ne fund ky vellim poetik perfundon me ngjyrime emocionale dhe kombetare,duke dhene mesazhin e nje malli,nostalgjie,ofshame te pashuar,si
dhe vuajtjen e pakufishme per atdheun! Ne vijim nje poezi kushtuar mergimit.
     DREJT MERGIMIT
Nenelokja me shoqeroi
Deri tek pragu i shtepise
Dy fjale m’i tha:
” Mos e harro kurre
Vendin e femijerise”
Me valixhe ne duar
Ktheva koken mbrapa
Tek Ti moj nene pashe mall
Shpresova se do te gjeja gjalle
Tash ne kurbeti Une tretem
Kujtimet per Ty nene….
Ne mendje me mbeten.

Filed Under: ESSE Tagged With: Lulzim Mulliqi, Qyteti i Engjejve, Xhesika Mulliqi

Një thënie e pashkruar dhe fundi i At’Stathit

December 22, 2016 by dgreca

Me rastin e 99 – vjetorit të vrasies nga monarko fashistët grek/

At Stath Melani kishte emigruar në Amerikë që nga fundi i vitit 1915 së bashku me shqerakë të tjerë. Ishin anëtarë te Shoqërisë “Vatra”. /

Nga  Leonard Maroni/                  1-ok-stathi-meloni

Ne Foto: Punim ne sklupture nga Gjergji Lipe, vendosur prane librarise Permet./1-stathi_melani1-at-stath-melani-ceta

At Stath Melani kishte emigruar në Amerikë që nga fundi i vitit 1915 së bashku me shqerakë të tjerë. Ishin anëtarë te Shoqërisë “Vatra”. Në përgjigje të thirjes; jepni për nënën, patriotët shqiptarë jepnin dollar sipas dëshirës dhe mundësive. Në fund të gushtit 1917, në një mbledhje të “Vatrës” me të qeshur Kosta Tomorri Leusa dhe Pandi Korça i thonë Stath Melanit:

  • Hë, Plaku i Melanit, sa dollar do t’i falësh nënës këtë muaj? At Stathi, duke rrotulluar njëherë syrin e zi dhe një herë syrin e bardhë thote:
  • Kësaj here nënës do t’i jap shpirtin! Të ndriçëm anëtarë të “Vatrës”! “Vatra” është në Amerikë. Oxhaku është në Shqipëri. “Vatra duhet të shkojë pranë oxhakut. Unë, si pjestar i vatrës, po shkoj pranë oxhakut. Edhe për ju rruga është e hapur. Merr rrugën për t’u kthyer në Shqipëri i shoqëruar nga besnikët e tij. Vjen në Përmet, në Mitropoli, na nxjerr një ligj të ri; kush është turk, të shkojë ne Turqi, kush është grek të shkoj në Greqi, shqiptari është Zot në vendin e tij.

Mbasditen e 23 Dhjetorit 1917 niset nga Shën Kolli i Përmetit për në Melan shaluar në kalë. Po herrej, fshatarët e fshatit Lushnjë, me banorë myslimanë, që e kishin mik shtëpie At’ Stathin, nuk e lan të vazhdonte rrugën natën. Krishtlindjet si për herë të fundit i kremtoi me muhamedanët e Lushnjës në shtëpinë e Xhemalit. Me vete kam disa abetare shqip, merrni nga një abetare si dhuratë. Të nesërmen, me të feksur, niset për në Melan. I hipën kalit, por kali s’merr rrugë.

  • Mos shko, – i thotë Xhemal Lushnja At’ Stath Melanit – se kali s’ndien rrugë të mbarë.
  • Pa çka, do të jetë lodhur kali. I zbret dhe e tërheq prej kapistrës At’ Stathi, duke përshëndetur  Xhemalë merr udhë.

Midis Qafës së Lushnjës dhe Qafës së Stambollinjve, që i ndanë një rrëke, megjithse kodër, ishte vend i maskuar, ku kishte zënë pritë banda e hajdutëve të kriminelit Josif Surropullit. Pa u shfaqur, të fshehur nëpër dëllinjçka qëllojnë maliherët e grekut. Rrëketë, përrenjtë, brigjete qafat ushtojnë për të  përhapur lajmin e kobshëm; jeta e At Stathit u shua. Kriminelët si bisha presin kokën nga kufoma, e futën në torbë të lëkurtë, ua mbathin këmbëve nga Gropa e Mehmetit, hanë bukë në Lularë në stanin e çobenëve Topovitë, shpejtojnë për t’ua çuar kokën trofe shovenëve grekë dhe të merrnin shpërblimin e premtuar. Tri pusi kishin ngritur shovenët për At’ Stath Melanin; një në Devojkar, një në Qafë të Lushnjës dhe tjetra te Varret e Melanit. Kaq tmerr qe At’Stathi për shovinistët grek. Për jetë lavdi atdhetarit patriot, kapedanit të çetës, klerikut të meshës shqip, përhapësit të abetares shqipe, klerikut që kryqi i varur në qafë shkëlqeu si rubin për Kishën Autoqefale Shqiptare, kryetolerantit  fetar për hir të pajtimit kombëtar, kryemikut të myslimanëve shpirtndriturit At’Stath Melanit.

    Turp për  kallausin Koçi Peshtani! Turp e më turp, turp i përjetëshëm për të shiturin kriminel Josif Suropulli. Sot sofrave dhe tavolinave, majave e brigjeve të Shqerisë këndohet në vaj e kthehet në forcë kujtimi i tij.

                Rrugës për në Melan zëne tri pusi, O Stathi nga Melani,

                Në Qafë të Lushnjës vritesh në pabesi, O Stathi nga Melani,

                Kokën në Greqi, trupin në Shqipëri, O Stathi nga Melani,

Në Lipivan nuk ka vrasës të At’ Stath Melanit.

        Si vetëtimë u përhap lajmi i kobshëm për vrasësin e At’Stathit. Në mënyrë urgjente vijnë në Lipivan për të verifikuar tre inspektorë italianë, sepse Shqipëria Jugore ishte nën pushtimin Italian në atë kohë. Atë mbasdite shkojnë për verifikim në çdo shtëpi dhe duke u takuar me të gjithë pjesëtarët e familieve. Mbetën të habitur inspektorët italianë nga mikpritja e çdo familjeje, nga pastërtia, nga rregulli, nga rrugët e kalldrëmta, nga oborret me vija nga biseda që u zhvillua fshatëshe, nga qirasja e gatimet, nga shtrimi i tavolinës me gota qelqi, lugë, pirunë e pjata farfuri e piceta të qëndisura që vetëm në Romë i kishin parë, shtresat e fjetjes me aromë ftoi e molle ishin të mira sit ë hoteleve lluksoze.

      Inspektoët italianëm kur panë këtë fshat me banorë që kishin një jetesë me kulturë të lartë emancipuese, arritën në konkluzionin: Në Lipivan nuk ka vrasës të të ndjerrit At’ Stath Melanit.

     At’Stath Melani për kontributin e tij në shërbim të kombit, më 25 Maj 2014, është dekoruar nga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, me Urdhërin e Lartë “Nderi i Kombit”, i cili i’u dorëzua nga Presidenti të afërmve në Frashër.

Filed Under: Histori Tagged With: dhe fundi i At’Stathit, e pashkruar, Leonard Maroni, Një thënie

Për buken e gojes

December 22, 2016 by dgreca

tregim nga Lek Gjoka/
Një ere e lehtë e ardhur nga gryka e lumit Drin të priste fytyren si më brisk nga të ftohtit. Viti 84 po përgatitej të jepte shpirt e tia linte rradhen 85 .Moti  ishte lëshuar më tere egersin e saj mbi Europe sikur të kishte një inat të vjeter me kontinentin plak.Kastrioti ishte ulur në një cunge në oborr dhe ia kishte ngulur syte nga larg Bjeshkes se Veles qe bardhesia e bores sa here puthej më rrezet e shndritshme të diellit krijonte një drita ftohtesie shpirterore.

-Oh zot – psheretiu ai me vete- sonte është nata e Keshendellave dhe s’kemi as një kile miell per një byrek dhe ca petulla,valle si do ta festojme ditlindjen e Jezu Krishtit?..
Për një çast sikur i oshetiu si një zë i çjerre zeri i mesues Avniut
-Feja është opium për njëriun,e mashtron ate,e ve ne gjume.Ndaj ne duhet te jemi të lumtur se vetem ne në Shqipëri po ndërtojme shoqerinë më te mire në bote, njëriun e ri të ketij shekulli, ndaj në shoqërinë komuniste të gjithe jemi të barabarte….
-Po,po-psheretiu nëpër dhembe -ke te drejte shoku mësues të gjithë te barabarte jemi por të gjithë në skamje e varferi të tejskajshme.
U ngrit ngadale dhe si hapi më zhurmë deren e shtepise një dere e mbeshtjelle më plasmas qe të paktën të mos hynte pa trokitur era dhe shiu mbrenda.Nene Maria ishtë ulur në krye te oxhakut dhe dridhej nga ethet.Kastrioti iu afrua afer dhe e puthi në balle.Dy lote dhimbje iu rrokullisen nepër faqe.
-Nëne!- nisi të flase më një trishtim të shkruar në fytyre- do të shkoj te tezja të marr pak miell,sontë është ditlindja e Krishtit dhe duhet ta festojme se..
-Ule zerin biri im !- e nderpreu e ema- se mos na degjon kush.
-Atehere,ti dhe nene daja na keni thanë se Krishti ndihmon çdo njeri të planetit te varfer dhe të pasur, të shendoshe dhe sakat ndersa komunistet..
-Sheet, a do të hyjme në burg pak kemi gjyshin apo do ta hajme dhe ne.Ti nuk merr vesh nga keto gjera sepse je i vogel sa i ke mbushe te katermbedhjetat, por do rritesh biri im,do rritesh.
-Mirë,mirë nena ime.
Iu afrua , i tha një përqafim të fortë mori një cante prej lecke dhe doli.Pa mbyllur mire deren ktheu koken edhe një here dhe i foli të emes më të madhe.-Sonte gjalle a vdekur do të kthehem me miell në shtëpi,kemi feste e duhet ta festojme.
E ëma e veshtroi më dhembshuri të birin që ishtë burrëruar para kohë nga hallet dhe ndieu një dhimbje te tmerrshme shpirterore.Sa u mbyll dera pa vetedije nisi të qante me denese…
Një rig i hollë shiu perzier me breshnize bore rreshqiste nga rete.
Ishte mesi i nates.Edhe pak kilometra e ndanjte nga fshati kojshi me te dhe hynte ne zonen e Lezhes.Tek tezja kishte gjetur të njejten varferi dhe kishte ikur deri në Shkoder në kembe ku kishte arritur të blinte ca kile miell fale një kusheriri të larget .Nata të shtinte friken.Oshetimat e ujqerve e tmerruan disa çaste.
-Zot i madh qe je në qiell !-nisi të belbezonte neper dhembe urate nga bibla!- buken tonë të perditshme falna sot
Këmbet filluan ti ngrinin megjithese i kishte mbeshtjelle me plasmas sepse çorapet i ishin bëre cope-cope.Ktheu koken nga bjeshka Vele dhe një çudi i përshkruan syte.Iu duk sikur kryqi i shendridshem rreze malit tek kisha e Shen Mise kryqin qe e kishin thyer komunistat kishte një driçim më vezullues.
-O Zot !- psheretiu si me vete,kur i hodhi një veshrim fushes se pafundme të Zadrimes-sa larg shtepise qenkem, a thua bej mire ti bie nga vau i Drinit se shkurtoj mjaft rruge?!..
Si pa e kuptuar i ishte afruar lumit Drin i cili ishtë mbushur plot dhe leshohej turruvrap mes per mes fushes për në Lezhe.As nuk dukej se dikur aty ishte nje va.Vetem nje tub qe perdorej gjate veres për vaditje ishte si shenje.Kastrioti ktheu koken prapa.Nata ishte ulur kembekryq me gjithe ftohtesine e nates .Hypa ngadale dhe nisi te rreshqiste terë frikë neper tub.Pak pa arritur në fund i rreshqiqi trupi dhe ra në Drin.Nuk mendoi fare se do behej qulle por ngriti doren lart qe të mos i lagej mielli.Ashtu ngadale-ngadale doli në breg te lumit.U nis drejt fshatit te tij qe vetem pak kilometra e ndanin por atij i dukej një jete larg.Dhembet nisen ti kercisnin nga të ftohtit.Një murlan i zi ia nisi vrapit nëper fushe duke fishkellyer një melodi mortore.
-Edhe pak,edhe pak!-mundohej ti jepte kurajo vetes por me kot.Pervec rrobave edhe trupi po fillonte ti ngrinte akull.Ashtu duke u terhequr zvarre kishte arritur tek Suka e Cukajve.Një cast i doli si nëpër turbullire gjyshja…
-Ah mor biri im!-nisi ti fliste ajo duke ia bere më dora nga ana e Sukes-kur kam ardhur nuse tek Cukajt kjo Suke ishte plot e per plot me arra,rrush, kumbulla …
-Pi pse e shiti gjyshi mij nene!- e nderpreu ai si me habi.
-Jo,jo gjyshi nuk e shiti por ia moren me force komunistat për ta perdorur në kooperativen e re te fshatit
-Po pse,pse se nuk do ishim kaq të varfer tani.
-Psene se ka gjetur askush biri im.Djalli beri çdo poshtersi te dilte para Jezuesit ndaj ka ardhe bota e djallit,komunizmi është djalli vete por ki kujdes mos fol me askend se e pagojme shtrenjte …
Boria e forte e trenit te mengjesit qe vinte nga Shkodra e trembi disi Mark Korjen.Ia dha disi vrapit por meqe e pa se ishte vonë nderroi drejtim u nis për shkurt nga Suka e Cukajve.Dita akoma nuk kishte zbardhur.Kur u afrua nga mesi i Sukes dalloi një njeri te shtrire qe ishte tkurrur nga te ftohtit.U tremb disi por u nis me nxitim drejt tij.Pa u afruar mire dalloi Kastriotin e Cukajve me syte gjysem te hapur.Iu afruar afer dhe si dalloi rrobat e trupit te ngrira kallkan një ndienje dhembshurie i përshkoi trupin.E perkiti në balle,e levizi pak me shprese se mos jepte ndonje shenje jete por me kot.Zemra e tij katermbedhjete vjeqare s’kishte arritur ta duronte me te ftohtin dhe ishte ndalur në rruge.Poshte kokes kishte canten e leckes me pak miell.Marku i mbylli lehte syte dhe si i beri kryq belbezoi lehte nëper buze.
-Shpirti yt u prefte më paqe biri im-dhe nuk arriti dot ta mbante veten dhe nisi të qante me denese-dikur gjyshi yt iu jepte argateve te tij miell dhe mish për çdo Keshendelle ndersa tani ti dhe jeten për buken e gojes për dy kile miell në kete nate te madhe te ditlindjes se Krishtit.Oh Zot e shperlafte mordja ket djall komunizmi.
Ktheu koken nga bjeshka e Veles dhe nisi ti lutej Zojesh Shen Mi qe shpirti i Kastrioti te shkoje në parajse dhe nje dite djalli i kuq qe po drejtojne Shqiperine te largohej dhe shpirtrat e shqiptareve te jene përseri te lire si dikur…

Filed Under: LETERSI Tagged With: Lek Gjoka, per buken e gojes

NIS BASHKËPUNIMI I VATRËS ME DIASPORËN SHQIPTARE NË ANGLI

December 21, 2016 by dgreca

*FEDERATA VATRA, SHOQATA”ARDHMËRIA”  DHE FORUMI I SHOQATAVE SHQIPTARE NË BRITANI NISIN BASHKËPUNIMIN/

1-bucaj-vata1-nga-larte-1img_12091-grup-me-dalip2-ok-dhurate1-flet-lutfiu1-treshe-ok1-debat-zefi1-dhurata-e-vatresimg_1204

*KRYETARI I VATRËS PRITI KRYETARIN E SHOQATËS”ARDHMËRIA” , KRYETAR I FORUMIT TË SHOQATAVE SHQIPTARE NË BRITANI/

Të Mërkurën paradite, 21 Dhjetor 2016, Kryetari i  Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, dr. Gjon Buçaj, priti në Selinë e Vatrës, në  një takim bashkëpunimi me shoqatat shqiptare në Botë, z. Lutfi Vata, kryetar i shoqatës”Ardhmëria” në Londër dhe President i Forumit te shoqatave shqiptare ne Britani.Z. Lutfi Vata falenderoi Kryetarin e Vatrës me bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ofruar dhe për Kontributin e Vatrës në drejtim të çështjes Kombëtare. Ai informoi për aktivitetin e shoqatës që drejton dhe shoqatave të tjera në Mbretërinë e Bashkuar. Z. Vata u ndal gjatë në përvojën e fituar në hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe, bashkëpunimin me Ministrinë e Diapsorës në Kosovë dhe të ambasadës shqiptare në Londër, ndër vite. Ai tregoi edhe përpjekjet e përbashkëta që bëhen nga diapsora shqiptare atje për koordinimin e veprimtarive, me gjithë vështirësitë e mëdha të bashkëpunimit. Vata, tregoi edhe për atë siç e quajti ai, paradën e Qeverisë në Samitin e Diasporës, ku dhe ai mori pjesë, por që e cilësoi të dështuar.

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, pasi i uroi mirëseardhjen, e informoi mysafirin për veprimtaritë më të fundit të Vatrës, duke u ndalur në veprimtarinë -bazë të këtij viti, atë të Faik Konicës, që solli krahas të tjerave edhe shumë studime të reja rreth figurës së Faik Konicës, 7 libra të rinjë rreth dhe për Faik Konicën, një ekspozitë me materiale të rralla, për Konicën, artikuj studimor dhe esse, etj. Kryetari Buçaj, sqaroi mysafirin për qëndrimet e Vatrës dhe parashtroi edhe një herë pse Vatra, në mënyrë demokratike, duke e diskutuar pjesmarrjen ose jo në Samitin e Diasporës, e shtroi atë për diskutim në strukturat e veta, dhe me vota, u mor vendimi për të mos u bërë pjesë e paradës paraelektorale të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij.Vatra, shtoi kryetari Buçaj, ia ka dhënë shansin Kryeministrit të Qeverisë së majtë, për bashkëpunim në të mirë të Shqipërisë, por ai vetë i largohet Vatrës.Në axhendën e tij ka vetëm një takim me Vatrën, atë të shtatorit 2013, kur një përfaqësi e Vatrës shkoi dhe e takoi në hotelin ku pushonte. Janë të publikuara kërkesat e Vatrës në atë takim. Pas atij takimi, Kryeministri ka ardhë shpesh në Amerikë, por nga Vatra nuk i ka ra rruga asnjëherë.

Më pas biseda është zhvilluar për të përcaktuar pikat e bashkëpunimit mes diasporës së Amerikës dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar.Në bashkëbisedim kanë marrë pjesë edhe Idriz Lamaj, Zef Balaj, Marjan Cubi dhe editori i Diellit, i cili e ka njohur mysafirin dhe shoqëruesit e tij me rrugëtimin 104 vjeçar të Vatrës përmes fotove dhe dokumenteve arkivore.Lufti Vata, është i njohur për kontributin e tij të veçantë në mësimin e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, në hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në Angli. Në fjalën e tij hyrëse gjatë bisedës më Kryetarin Buçaj dhe bashkëpunëtorët që e shoqëronin, z. Vata, tha se ndjehej i emocionuar që ishte në Federatën VATRA, e cila është Dekane e Diasporës shqiptare, për më shumë se shekull veprimtari Kombëtare, paraendëse e Pavrësisë së Shqipërisë, aktive edhe sot.

I pyetur nga Gazeta “Dielli” se si ndjehej pas takimit, mysafiri me banim në Londër, u shpreh:Takimi i sotëm me zotin Buçaj dhe anëtarët e bordit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”  ishte i një rëndësie të veçantë për shumë arsye! E para, nga Federata Vatra, si një promotore e fuqishme diasporës ndër vite dhe kontribuese me vlera të veçanta në çështjen kombëtare, ke se çfarë mëson!

Në emër të forumit të shoqatave shqiptare në Britani dhe shoqatës Ardhmëria i kërkova zotit Buçaj bashkëpunim për çështjet të rëndësishme dhe rolin që duhet të luajmë ne si diasporë në çështjen kombëtare dhe kordimin me institucionet e vendeve tona, me qëllim që ne si diasporë të bëjmë të pamundurën për hapjen e sa më shumë shkollave shqipe me qëllimin e mirë, që të ruajmë, gjuhën traditën, kulturën tonë kombëtare, që të integrohemi në shtetet dhe vendet ku jemi, por gjithmonë duke ruajtë traditën dhe kulturën shqiptare!

U ndjeva i emociounuar dhe i lumtur të takohem me kryetarin e Vatrës dhe anëtarët e Kryesisë e Këshillit  të kësaj federate dhe diskutuam për situatën politike dhe ekonomike të vendeve tona si dhe për projekte të përbashkëta në të ardhmen,ramë dakord për një bashkëpunim të frytshëm dhe ambincioz në fusha të ndryshme që na përkasin neve si diasporë por gjithnjë nën mbështetjen e Federatës “VATRA”.

Në fund z. Lutfi Vata, Kryetari i Ardhmerise dhe Forumit te shoqatave Shqiptare ne Angli dhe kryetari i Vatres dr. Gjon Buçaj, shkembyen dhurata simbolike.

Filed Under: Featured Tagged With: Bashkepunim, diaspora ne Angli, Gjon Bucaj, Lutfi Vata, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2311
  • 2312
  • 2313
  • 2314
  • 2315
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT