• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MATEMATIKA ËSHTË EDHE POEZI

December 11, 2016 by dgreca

1-profesori

Kuvend në paraqitjen e librit të Pertef Zgjanollit/

1-tarelli-grup

Nga Kadri Tarelli/

Përkufizimin letrar, “Matematika është edhe poezi”, e bëri shkrimtari dhe poeti durrsak Vaso Papaj, i frymëzuar nga një takim matematcienësh, në një mbasdite të freskët vjeshte durrsake tw vitit 2016. Ishte Pertef Zgjanolli që me rastin e përurimit të librit të tij “100 + 1. Problema, sofizma, enigma, ushtrime”, i mblodhi kolegët mësues dhe botues librash matematike, të cilët me nderim i quaj “Punëtorë e mbretëreshës së shkencave”. Për të mos u lodhur lexuesi, qëllimisht në ballinë, autori shkruan: “-Për nxënësit dhe studentët, – për mësuesit e rinjë të matematikës. – për dashamirët e matematikës”.

Kuvendin e hapi Agim Shehi, autor i disa librave, duke u shprehur: Libri “100 + 1. Problema….”, është i veçantë që nga idea e ndërtimit, e deri në paraqitjen e problemave dhe zgjidhjeve të tyre. Ky libër ka vlera përdorimi për mësuesit, për përgatitjen e talenteve të reja, sepse veç njohurive matematike, plotson edhe kulturën shkencore e historike. Shumë personazhe, Pitagora, Diofanti, Arkimedi, Apolloni, Euklidi, Herkuli, Enea, etj, si pjesë e problemave, ngacmojnë dhe nxisin kërshërinë te cilitdo nxënës.

Më pas Naim Kërçuku vazhdoi: Urime autorit! Libri më i ri i mësuesit të talentuar të matematikës, kolegut Pertef Zgjanolli, është si një bahçe e gjelbëruar me pemë e lule shumëngjyrshe, ku vendin e tyre e zenë problemat, sofizmat, enigmat dhe ushtrimet matematikore. Shpesh ato janë të lidhura me jetën në qytetin tonë të Durrësit, duke e bërë librin më të ngrohtë, sepse i ka dhënë dritë e gjallëri qytetarie. Autori me ndjesinë e një mësuesi pasionant, i bën heronjët të flasin me gjuhën e matematikës. Besoj se është një meritë e tij dhe një vlerë e shtuar e librit, pasi kjo lëndë e sertë dhe e vështirë për nxënësit bëhet më e pëlqyeshme, më pak e egër.

– Secili prej nesh ka diçka për të thënë. – Kështu e nisi fjalën Eqerem Shehu, -Unë e vlerësoj punën dhe përkushtimin e “Mjeshtrit të konkurseve”, z. Pertef, pasi e kam njohur vite të shkuar kur punonim bashkë në një shkollë. Mundimi ishte i madh, por kënaqësia akoma më e madhe pas konkurseve që organizonte dhe drejtonte kolegu ynë i nderuar. Jam i bundur se kjo përvojë po i shërben autoritë të shkruajë e të botojë rreth 14 libra kushtuar matematikës. Me këtë rast po ngre një shqetësim që na takon të gjithë autorëve që botojmë libra: më shumë kujdes redaktimit dhe korrektimin letrar, pasi kjo është pjsë e kulturës të të shkruarit dhe bukurisë së librave.

– Pavarësisht se është libër matematike, ka brenda edhe letërsi edhe poezi. – Këto ishin fjalë e para të Vaso Papajt, i cili vazhdoi: – Falënderoj autorin që na mblodhi në këtë kuvend të bukur kushtuar matematikës, ku “Mbretëresha” ka bukuri, ka poezi dhe na frymëzon për poezi. Gjykoj që në takimet që organizon “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Durrësit, të jenë të pranishëm edhe hartuesit e librave të matematikës. Libra të tillë i duhen shkollave, sidomos mësuesve që drejtojën konkurset dhe olimpiadat. Mendoj se duhen gjetur forma, që të tillë libra të bëhen pjesë e fondit të bibliotekave të shkollave.

Në fjalën e tij z. Stavri LLambiri, përmendi: Miku ynë Pertefi nuk i ndahet botimit të librave, një veprim sa idealist aq edhe fisnik, që na ka mundësuar të njihemi më shumë me njëri-tjetrin. Në shumicën e herëve kemi biseduar dhe diskutuar për librat dhe botimet. Kjo punë kaq e madhe shumë vjeçare është një shërbim i madh që i bëhet mësimit dhe nxënësve të talentuar, që ta duan matematikën dhe të guxojnë të merren me të. Tipar dallues në këtë libër është se, nuk ka përsëritje të vetvetes, të ushtrimeve dhe problemave. Duke qënë se këto libra i përkasin në lënde të vështirë, gjykoj se duhen më shumë përpjekje për një publicitet më të menduar, në mënyrë që ato mos të mbeten në raftet e botuesit, por të bëhen pronë e mësuesve dhe nxënësve.

Ka një të vërtetë në këtë mes. Vepra e mësuesit të nderuar Zgjanolli, si metodist dhe botues i librave të matematikës, herë pas here është pasqyruar edhe në mediat e shkruara, me artikuj të ndryshëm. Mbase është pak, por duhet vlerësuar e mbështetur çdo shkrim apo njoftim, jo si reklamë, siç jemi mësuar në këto kohët e reja, por një ngacmim e nxitje më shumë, duke përfshirë edhe mediat vizive. Duke i bërë jehonë librit, si mjet i dobishëm për të gjithë nxënësit, veçanërisht për talentet në matematikë, e vlen të citoj disa prej tyre, si shkrime të merituara e të mirëpritura.

  • Agim Shehi. Gazeta “Mësuesi”. 16 12. 1995. Artikull: “Lojra dhe problema”.
  • E. Adriatika. Gazeta “Republika”. 05. 03. 1998. Shkrimi: “Durrësi kujtohet i pari për “7 Marsin”.
  • Bashkim Minga në dy artikuj në kohë të ndryshme: 1. Gazeta “Mësuesi”. 2007. “Vlera e veprimtarive, zgjojnë interest e nxënësit”, dhe 2. Gazeta “Mësuesi”. 11. Mars 2009. Shkrimi: “Gëzim i përbashkët”.
  • Bashkim Kadiu. Gazeta “Blevard”. 07. 12. 2010. “Pertef Zgjanolli, mësuesi që jeton në botën e matematik-fizikës”.
  • Xhevahir Gradica. 1. Gazeta “Bulevard”. 28. 11. 2014. Shkrimi: Pertef Zgjanolli, mësuesi, metodisti dhe matematicieni, që ushen arsimin me modelin dhe botimet e tij”. 2.  Gazeta “Bulevard”. Mars 2016. Shkrimi: “Pertef Zgjanolli. Mësuesi që furnizon arsimin me metoda dhe libra matematike”.

Në këtë hulli shkrimesh ka edhe të tjerë autorë, si Luan Jaupi dhe Agron Çami, që s’kanë përtuar të shkruajnë me dashuri e nderim për Pertefin si mësues, mjeshtër i organizimit të konkurseve dhe olimpiadave dhe botues librash.

Kur në bisedë e pyeta Pertefin: Pse ke filluar të botosh kaq vonë? Më përgjigjet me modesti: “Librat e mi i pëlqenin, por më nxirrnin lloj-lloj justifikimesh. Nuk e shtyja më shumë interesimin, kur dëgjoja se shumë libra, përfshi këtu edhe të kolegëve durrsak, përcilleshin kështu si unë, ose botoheshin pa emrin e autorit”. Vonë, shumë vonë, në Maj 2013, Bashkia e Durrësit dhe DAR, e vlerësuan me titillin: “Mirënjohje”.

Në këtë takim matematicienësh, me dy fjalë përshëndeta edhe unë. I përkas fushës së historisë, ndaj nuk marr përsipër të flas për cilësinë dhe përmbajtjen e librit. Me të le të merren specialistët, nxënësit, mësuesit, pedagogët dhe prindërit. Ata e kanë detyrën dhe privilegjin për t’u njohur me bukurinë e këtij libri, që ndihmon dhe frymëzon të gjithë shkollarët, në veçanti ata që kanë talent e guxim, durim dhe trimëri, të cilët sulen të ngjisin shkallët e pallatit të “Mbretëreshës”.

E përshëndes z. Pertef edhe për një arsye tjetër: Është çmenduri të hysh në udhën e librave, ku puna nuk shpërblehet dhe më pas duhen edhe ca para  për ta botuar, bukur fort për mësuesit që i kanë xhepat e shpuar. Po lavdi zotit që ka dhe do të ketë edhe kokëkrisur të tillë, sepse ndryshe nuk do të kishim libra dhe vepra kaq të duhura për shkollën dhe shkollarët.

Besoj se nuk gaboj kur them se, poeti luan me fjalën, ndërsa matematicieni luan sinfoni pa pentagram, ku notat janë numrat, simbolet, formulat, drejtëzat, këndet, figurat dhe trupat gjeometrik në hapsirë. Mendim më shtyn më tej akoma. Dijetarët ngulmojnë te idea se, suksesi arrihet me shumë punë, pastaj talenti, ndërsa punëtorit të matematikës i duhet, së pari talent, e më pas punë e durim prej skllavi.

Heroi ynë Pertef Zgjanolli, është në një rradhë me disa nga matematicienët e Durrësit, të cilët gjatë viteve kanë plot botime serioze, që i bëjnë nder shkencës, arsimit dhe qytetarisë durrsake. Janë mjaft të njohur  emrat e mësuesve, Islam Alika, Bardhyl Ballanca, Vangjel Tati, Agim Shehi, Murat Dervishi, Muzemil Osmani, Gjergj Frashëri, Stavri Llambiri, Mihallaq Boshku, Sofokli Garo, Myzafer Begteshi, etj. Ata vlerësohen dhe përmenden, në biseda mes kolegësh, nëpër institucionet arsimore dhe shkencore, këtu në Durrës dhe në Shqipëri, më tej akoma në trevat mbarë shqiptare, madje disa prej tyre edhe nëpër vende të ndryshme të botës. Do të dëshiroja që kësaj liste të matematicienëve që botojnë libra, sot të gjithë në pension, të moshuar e të thinjur, t’u shtonja edhe emra të rinj, por që nuk i gjej dot. Durrësit nuk i kanë munguar as talentet, as punëtorët dhe as dashnorët e matematikës.

Më mbyllje, mësuesi veteran Fiqiri Resuli shprehet: E admiroj kolegun tonë Pertef, për guximin dhe durimin për të botuar libra edhe në këtë moshë të avancuar. Askush nuk mund ta ndalojë në këtë betejë. Mbase për këta lloj idealistësh kokëkrisur e pat fjalën Napoleon Bonaparti, kur pat thënë: “Më të mirët e gjeneralëve mbeten në fushën e betejës”.

Pertefit Urime! Shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për krijimtari të bukur dhe të dobishme. Po shtoj pak fjalë të grabitura nga matematika:

“Jeta e njeriut është një thyesë, vlera e së cilës përcaktohet, nga numëruesi që vendos shoqëria dhe nga emruesi që e vendos vetë autori”.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Kadri Tarelli, Matematika, poezi

PËRSE KJO SHURDHËRI KORÇA IME?

December 11, 2016 by dgreca

NGA KRISTAQ TURTULLI/

1-kristaq-turtulli

Apologji për vete dhe për të tjerët /

1-bibioteka

Jo më larg se dje u ktheva në bibliotekën e madhe pesë katëshe në qendër të rajonit të North Jorkut , qytetit të Torontos, me mendje të tërheqja një libër nga shkrimtari Umberto Eko. Çuditërisht korridoret e bibliotekës dhe muret ishin ngritur skela metalike, të mbuluara me fletë të mëdha mushamaje. E këtu mijëra kilometra larg paska hyrë sëmundja e prishjes së bibliotekave si në Korçën time, mendova.

I trishtuar u shtyva më tutje. Në derën kryesore të hyrjes qëndronte një grua e imët aziatike. E cila me durim më tregoi lajmërimin në krah dhe, më shpjegoi se biblioteka do qëndronte dy muaj mbyllur për shkak të rinovimit. Me nxitim shtoi, nuk duhet të mërzitem, për çdo nevojë shumë pranë janë disa biblioteka të tjera…

Aziatikja mori pjesë në trishtim tim duke më buzëqeshur horizontalisht.

Përsëri mendova: Korça ime e dashur, qyteti i dijes dhe diturisë, njëckë biblieotekë ka dhe atë po ia mbyllin, po e shkatërrojnë. Kur i madhi bamirës Thoma Turtulli qysh në vitet 30 të shekullit të kaluar i hapi portat e dijes dhe diturisë , ja çeli sytë qytetit të dashur…

Sa paradoksale..

Ishte mezi  i viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Fund vjeshte. Buzë mbrëmje. Mbi Korçë endej një tis i hirtë dhe rrugicat ishin mbuluar me fletë të verdha. Paria e qytetit trokiti në derën e shtëpisë së madhe të Thoma Turtullit, bamirësi më i madh shqiptar e i shquari i Ballkanit.

Derën e hapi vetë Thomai. Vështroi me vëmendje fytyrat e zbehta të anëtarëve të kryesisë së bashkisë së Korçës.

-Urdhëroni, urdhëroni -u  tha dhe u bëri udhë drejt dhomës të miqve.

Kryetari dhe anëtarët e bashkisë, u ulën pa folur. Me bisht të syrit vështronin njëri tjetrin, pa guxuar kush ta merrte fjalën e pari.

-Po hë, ç’e mirë ju solli,- u dha kurajë Thomai. Ai e kuptoi qëllimin e ardhjes së të parëve të bashkisë. Nuk ishte e para herë që vinin kështu si kjo buzëmbrëmje, të plogët, të mbyllët.

Ardhësit përsëri vështruan me bisht të syrit njëri tjetrin. Më në fund, Ilua, më plaku u kollit dhe u kthye ballas nga Thomai.

-Na i bëj kabull këtë mbrëmje o zoti Thoma…

– Të nderuar qofshi,- tha Thomai.

-Ne si bashki mendojmë, duhet të bëjmë diçka për rininë tonë, djemulinë. Pse të bredhë rrugëve e rrugicave por të shkoje drejt dijes dhe diturisë.

Të shkojë posi,- u tha Thomai.

-Tu bëjmë një bibliotekë. Ka kuptim një Paris i vogël të jetë pa bibliotekë?

-Jo, nuk ka kuptim. Tu bëjmë djemulisë bibliotekë, pse jo…

Ardhësit vështruan njëri tjetrin dhe morën frymë të lehtësuar. Thoma Turtulli asnjëherë nuk e kishte lënë në baltë qytetin e tij të lindjes. Me dhurata e bamirësi i dha qytetit  fytyrë evropiane…

Po tani në ç’ po ndodh pas afro një shekull?! Ç’po ndodh?! Përse po ndodh kështu?!

THOMA TURTULLI  si qytetar i devotshëm, harxhoi miliona napolona flori në interes qytetit. Sot Koça dhe qytetaria hesht, bashkiakët bëjnë si u do qejfi! Po shkatërrojnë bibliotekën dhe librat e vyera, të Homerit, Shekspirit, Getë, Dante Aligerit, Servantesit Toltoit, etj, futen nëpër kuti kartoni dhe hidhen qilarëve. Fundja ishin budallenj të parët që ndërtonin dhe falnin biblioteka , Lice dhe spitale. Shekulli i ri ka mentalitet të ri, të prishë vlera. Shkatërrohet biblioteka të ndërtojnë foleza të ngrohta, zyra aparaçikët, burokratët. A ka bythë vend ku të rijë. Nuk ka vend në botë pa bibliotekë pa djepin e kulturës. Edhe në një qytezë të vogël në Kanada, në qendër të saj, më e bukura, më e hijshmja, me mure të gdhendura, dritare të mëdha e të harkuara, lartohet gjithë dinjitet biblioteka. Por në Shqipëri çudira të këtilla janë me shumicë.

Do thoni juve s’janë burrat e parë në Korçë. Sigurisht nuk janë të parët. Sa ujë rrjedh dhe sa male ka mes tyre. Prona mor me përdhunë dhe u shpërdorua. U mohuan vlerat më të mira. Me bustin e kokës së Thoma Turtullit luanin e gjuanin si top doçëria. Mendësia dhe praktika e djeshme komuniste dhe post komuniste, nuk mund të shqitet aq lehtë prej mendjes dhe zemrës.

Fshati që duket nuk do kallaus dhe kjo u duk qysh herët me injorimin  e pronës dhe pronarit të vërtetë…

Para do kohe bëra një shkrim ku në qendër trajtoja një temë madhore:

‘Njohjen dhe rivendosjen e drejtë të çështjes së pronës në Shqipëri. Në realitet vazhdon padrejtësia dhe mohimi, ndaj pronës së ligjshme ose kompensimin fizik prioritar  ish pronarëve. Si dje, sot, dhe gjithë ditën vazhdon me ta e njëjta lojë dhe hipokrizi. Qeveritë, nxjerrin akte dhe vendime. Të nesërmen i kompensojnë me të reja. Uji rrjedh gjithnjë në mullirin e tyre. Pronat e trashëguara brez pas brezi nuk u kthehen qytetarëve të ndershëm. As dhe kompensimin fizik prioritar nuk u bëhet. Vetëm shurdhëri.

Për fat të keq qytetarët e varfër, presin. Shumë prej tyre pensionistë, që janë rropatur gjithë jetën, tani jetojnë me listë në furrën e bukës. Ata nuk kanë përfituar apo nuk janë kompensuar, me asgjë. Pronave të tyre i shohin me dylbi në këto njëzet e ca vjet të ‘shenjta’ demokraci.’Por më thënë drejt, në hark kohor, shtatëdhjetë vjet, qysh me vendosjen e komunizmit në Shqipëri.

Shkrimi nuk ishte thjesht spunto, por një përgjegjësi morale dhe shoqërore, ndaj vetes dhe të tjerëve . Gjithashtu duke pare dhe lexuar vendimet e qeverise lidhur me pronën, këto ditët e fundit. Që u hiqet mundësi për kompensim ish pronarëve.

U  indinjova prej padrejtësisë që ju bë bashkëqytetarëve të mi korçarë si dhe familjes sime, që i ka dhënë aq shumë qytetit të vet, Korçës së dashur, me burra të shquar, intelektualë, patriotë të mëdhenj dhe bamirës si rrallë kush në botë.

Në mot të ftohtë janari, të këtij fillim viti, ndodhi që 165 familjeve të vjetra korçare u grumbulluan dhe protestuan  me drejtë përpara bashkisë së qytetit të tyre.

Gjithashtu në shkrim theksova dhe për qëndrimin dhe veprimin arbitrar, mohues nënvleftësues të kryetarit të bashkisë, Sotiraq Filo. Kryetar bashkie ky, i njërit prej qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë, Korçës. Ky qytet, dikur, me të drejtë quhej ‘Parisi i vogël’. Mbasi qyteti i Korçës kishte shumë elemente të rëndësishme zhvillimi dhe civilizimi të një qyteti me pamje evropiane, në kushtet e asaj kohe. Liceu i famshëm francez i Korçës, i cili kishte filluar të bëhej njohur në Evropë, për cilësinë e studentëve. Shëtitjet në mbrëmje. Ballot, kinematë, teatrot, koncertet, serenatat e mrekullueshme, karnavalet. Këtë e bënin korçarët punëdashës e artdashës dhe familjet e mëdha.

Gjithashtu aso kohe thuhej shpesh: Po të digjet Selaniku e bën Korça, ndërsa po të prishet Korça nuk e bën dot Selaniku… Kjo tregon se në vitet tridhjetë qyteti i Korçës kishte zhvillime  cilësore e potencë tregtare dhe luante një rol të rëndësishëm në Ballkan.

Shkrimi im ishte me titull:

‘ Një bejlurçinë e re në Korçën plakë’.

Aktin flagrant i kryetarit të bashkisë Sotiraq Filo, për zhbërjen e pronave të ligjshme, me tapi, të 165 familjeve të vjetra korçare. Si dhe për indiferencën, shurdhërinë dhe ironinë  e pa konceptueshme të një drejtuesi qyteti të tillë me tradita dhe kulturë. Të cilit, pra shokut Sotiraq, banorët e qytetit votuan për ta zgjedhur kryetar, nga nënkryetar që ishte më parë. Kryetari i mëparshëm i qytetit të Korçës Niko Peleshi, iku, u ngrit në detyrë, u bë zëvëndëdkryeministër i qeverisë socialiste. Sotiraqi i morri votat me shumë siklet në zgjedhjet e fundit. (Për të mos bërë këtu analizën dhe vërtetësinë e marrjes së votave, apo vjedhjes së tyre. Çështje kjo që ka folur mjaft shtypi shqiptar dhe shpirti i tij dhe i partisë së tij e di. Ndaj nuk dua të zgjatem në këtë pikë.

Sido që të jetë, Sotiraq Filo tani është në krye të stafit të tij besnik dhe të qytetit të Korçës. Qytet, i cili shpesh herë ka qenë pulsi e vërtetë vendit dhe shpejt a vonë të gjykon me gjakftohtësi dhe të nxjerr natyrshëm jashtë rrjedhës dhe kohës. Sotiraqi tashmë ‘duhet të jetë i përgjegjshëm,’  për detyrën dhe përgjegjësinë qytetare dhe shoqërore që ka ndaj bashkëqytetarëve dhe çështjeve të tyre dhe të shohë përtej hundës së vet. Por siç duket, dhe siç po ndodh rëndom tek ne, detyrat dhe përgjegjësitë nuk merren për të bërë progres, për ti shërbyer shoqërisë, vendit dhe qytetit por interesave të ngushta vetjake dhe të grupeve të veçanta. Kryetar Sotiraqi sapo morri detyrën, nuk duroi dot. Nuk ndenji as dy muaj dhe menjëherë ua ndërroi destinacionin e pronave të pronarëve të trashëguara brez pas brezi, nga zonë e verdhë në zonë të gjelbër. Gjoja unë u premtova qytetarëve në fushatë. Siç duket mendja e Sotiraqit kujton se meqë u bë kryetar, Korça është çiflig i tij dhe me një lëvizje të lapsit, pa fermane dhe vula, mund të bëjë me pronat e të tjerëve si të dojë.Një të thënë dhe një të bërë…Pronarët e ligjshëm mbetën me gisht në gojë.

Ndërkohë u bë shurdhëri e madhe, sunduese pas shkrimit në fjalë dhe botimit të tij.

Kush është ky që kërkon të bëhet zhurmë, kur më mirë është shurdhëri! Nuk si shurdhëria. E përse duhej të vihej uji në zjarr, kur nuk shihet kurrkund shkëndija, u pëshpërit.Kur në të njëjtën kohë këto prona janë të trashëguara brez pas brezi nga familjet e vjetra korçare në qindra vjet. Ky vend, këto prona janë shumë të rëndësishme, ngrihen si ballkon i qytetit dhe i gjithë fushës së Korçës. Ato toka gjenden në kodrat e qytetit, të cilat dikur ishin vreshta, fill pas murit të spitalit, që e ndërtoi dhe i dhuroi Korçës njëri prej pjesëtarët e fisit tim, i madhi mirëbërës Thoma Turtulli.

Sigurisht duhet të ketë shurdhëri.

Për këto toka u përgatit një projekt dhe ky projekt ju paraqit bashkisë në vitin 2010. Ky plan-projekt i afërt, do bëhej me investime të huaja, për ndërtimin dhe zbukurimin e qytetit, në bashkëpunim me ish pronarët.

Nuk dihen arsyet përse u la në sirtar, u zvarrit, u harrua,  ky projekt madhor evropian izraelit, intrigues dhe shumë i rëndësishëm. Ky projekt ndërtimesh, me urbanistikë moderne, të kohës, me 80 përqind investime, vila banimi dhe 20 përqind gjelbërim, do ti jepte qytetit të njohur për kulturë dhe përparim, një tjetër pamje dhe zhvillim, si dhe në aspektin e zhvillimit të turizmit dhe të tregtisë. Për ta bërë qytetin e kangjellave, gjelbërimit, kulturës dhe të serenatave, me plot të drejtë, të thirrej, ashtu siç thuhej dikur ‘Parisi i vogël’.

Kur nuk ke mundësi të na i kthesh pronat tona, tokat tona, o shoku kryetar. Të paktën na i kompenso, i thanë ish pronarët, si të vetmen zgjidhje të mundëshme. Ta jetojmë dhe ne si gjithë të tjerët, atë qe nuk e jetuam shumë nga prindërit tanë për shtatë dekada me radhë.

Kompesim pronash!? Por bashkia është e varfër nuk ka fonde për të tilla kompensime, u  tha shoku kryetar.

 Shurdhëri. Ka si shurdhëria! Media hesht, shoqatat e ndryshme heshtin, partitë heshtin. Kanë të tjera çështje më të mëdha.

Ne si pronarë të ligjshëm a nuk kemi të drejtë të kryejmë veprime, ndërtime në pronat tona, tokën tonë? Toka jonë! Jo nuk keni asnjë të drejtë në tokën tuaj, u tha shoku kryetar. Pra ne jemi njëlloj si më parë, në diktaturë, në monizëm, në kooperativë, në shtetëzim. Kur thuhet që jemi një shtet demokratik. Ne o shoku kryetar, që të paçim sa malet, që na mbron, na ndihmon, që na bën të shurdhër. Ne kemi shtatëdhjetë vjet që presim që haka të shkojë tek i zoti. Të marrin pronën e grabitur dhe të mohuar. Ka logjikë dhe drejtësi këtu, oi madhi shoku kryetar? Deri kur më, nuk kemi të drejtë ta jetojmë jetën si të tjerët? Na thuaj një fjalë, hë të paçim?!

Ndërkohë kryetari File me ironi, dhe për ti përcjellë, u tha: mos u mërzitni, duroni dhe ca. Paçka se mund të mbillet ndonjë pemë, ju do ta keni pronën. Ju e them unë kryetari i bashkisë, nuk ua mohon kush. Bëni siç keni bërë.

Po bëhet njëzet e katër vjet që po na thonë këtë gjë, e kemi pronën, tokën tonë, por hiç, i thanë ish pronarët. Kryetari mblodhi supet dhe nënqeshi. Përse të mos bëjë, tashmë shoku kryetar Sotiraqi ka dhe gurin dhe arën. Ish pronarëve u është mësuar shpina me nëpërkëmbje. Ata janë të butë, të urtë, të edukuar, nuk të bëjnë gjë.

Prandaj nuk u çudita aspak nga shurdhëria që ndodhi pas botimit të artikullit dhe indiferentizmi me të cilin u pasua. E prisja këtë gjendje, shurdhëri. Por njëherësh dhe u trishtova. Për veten dhe për shoqërinë shqiptare. Sepse nuk është problemi e siç thuhet: një gjellë që nuk e ha le të digjet me gjithë tenxhere. Ose: kur nuk kam pula përse të bëj dava me dhelprën. Këtu nuk bëhet fjalë për gjellë dhe për dhelpër dhe pula.

Njëkohësisht duke parë që qeveria ndryshe nga premtimet e deridjeshme për një skemë të re e cila do të kishte një kompensim fizik prioritar për ish pronarët. Me aktin e djeshëm, të datës 29 janar qeveria i hoqi të gjithë tokën e mundshme të Agjencisë së Pronave dhe rrjedhimisht për ish pronarëve. Pra veprimi fillon qe nga qendra në bazë.

 

Çështja e pronave në Shqipëri është thembra e Akilit shqiptar. Kjo do të ish shkallina e parë e progresit dhe e ardhmërisë qysh në vitet e para të lëvizjes demokratike në Shqipëri.

Dikur, në fillim të vitit- 1992 takova në Korçë dhe i mora një intervistë Sabri Godos.  Kisha një njohje të thjeshtë me të. E pata takuar më parë, rastësisht në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Atëherë ai porsa ishte zgjedhur kryetar i partisë republikane. Pyetjen e parë që i bëra ishte: Çdo të bëhet për pronat dhe ish pronarët?  Ai më pa ngulët dhe më tha: Pronat! Ato janë themeli i programit të partisë sonë. E besova, sepse ai kishte lidhje familjare me familjen e madhe të Vrionasve, të cilët ishin pronarë të mëdhenj tokash. Por kthimin e pronave e kanë edhe partitë e tjera, i thashë. Partia Republikane është ndryshe, më tha. Shtylla kurrizore e programit tonë është e drejta e ligjshme e pronës e trashëguar brez pas brezi.

Për fat të keq të gjitha mbetëm në letër. Plaku i republikanëve iku dhe çuditërisht, vazhdoi e njëjta gjendje. Ndoshta plaku i mençëm Godo nuk kish shumë forcë, etj e të tjera…

Ndërkohë po kalojnë më shumë se  dy dekada, kjo çështje gjithnjë është nënvleftësuar ose keqpërdorur. Mbasi nuk ka gjetur mbështetjen e duhur prej dy forcave të mëdha politike. Dhe çuditërisht në programet e tyre kanë kthimin e pronave, ose kompensimin e tyre. Po ti shohësh hollë nuk e dallon ndonjë gjë esenciale një program të një partie nga programi tjetër, paçka se thonë se një është e majtë dhe tjetra është e djathtë. Një program të djathtë të mirëfilltë nuk ka, në mendësi dhe praktikë. Nuk ka si të ketë, mbasi shtresa që duhej ta mbështeste dhe ta udhëhiqte këtë çështje madhore ishte e vënë me shpatulla, për të mos thënë shumica ishte asgjësuar, burgosur, internuar. Dhe kur dolën prej qelive apo u kthen prej internimeve ishin të topitur. Pilafin e kishin përgatitur dhe gatuar të tjerët, të sprovuar dhe të stërvitur në kudhra dhe furtuna të këtilla. Tavolina ishte shtruar dhe të ftuarit ishin ulur. Ata me ndrojtje u munduan të afroheshin pranë tavolinës. Të thoshin fjalën e tyre. Por vështroheshin me kureshtje, gati me habi. Vazhdonte buzëqeshja hipokrite. Më pas tinës tyre i shkelnin syrin njëri tjetrit. Pastaj me lezet lëviznin majtas dhe djathtas. Të përndjekurit dhe të persekutuarit ndjeheshin që po shtyheshin me bërryla prej sofërshtruarve. Kishte dhe ndonjë gjuajtje të fortë, nervoze, në ije, derisa i nxorën jashtë tavolinës, i lanë në të thatë. Shtresa e mirëfilltë ishte prapa listës, si mbetej tjetër veçse të priste dhe të shpresonte.

Por ju lutem, më thoni, kujt duhet ti a vëmë fajin  dhe përgjegjësinë e kësaj shurdhërie dhe indiferentizmi. Problemeve të mëdha që ka sot shoqëria shqiptare? Po a ka problem më të madh se prona? Kudo sot në botë,edhe më parë, në mijëra vjet të gjitha ngjarjet e mëdha, përmbysjet dhe luftërat bëheshin dhe bëhen për interesa dhe para. Apatisë, korrupsionit galopant. Shtetit të zënë me punë, punonjësve të saj të paaftë? Apo mendësinë të theksuar të shoqërisë shqiptare e cila është akoma komuniste. Që o burra të flasim shume se diçka do të mbetet dhe o burra të rrëmbejmë kur s’ka të tjerë. Ndërkohë sot në Shqipëri numërohen me dhjetëra milionerë dhe disa janë miliarderë.

Nga dolën këta pasanikë të rinj të nuk të falim për asgjë, që nuk kanë ngopje, sepse u pasuruan me të gjitha mënyrat dhe jo me djersën e ballit, si dikur të parët tanë? Të cilët bënë bamirësi, ndërtuan qytetin dhe nderuan vendin. Sigurisht, paraja e fituar me mund e djersë shijohet dhe ka fryt dhe vlerë. Sesa paraja e vjedhur e rrëmbyer dhe e bërë me poshtërsi e korrupsion. Por këtë nuk mund ta kuptojnë ata që nuk e kanë.

Është folur dhe stërfolur në këto dy dekada dhe ca, që haka të shkojë tek i zoti, nga të dyja forcat politike. Kjo ka qenë dhe është thjesht demagogji, mbasi në to fshihen shumë interesa të afërta dhe të largëta.

Ish pronarët e ligjshëm, qytetarët e ndershëm dhe të nderuar, mbas protestës paqësore të bërë përpara baskisë së qytetit, caktuan një grup përfaqësues  dhe kërkuan takim me prefektin e qytetit. I cili iu hoq sikur nuk dinte gjë dhe tha se do ta shoh këtë çështje. Ndërkohë ditët dhe javët kalojnë. Heshtja dhe indiferentizmi shtetëror vazhdon sot dhe gjithë ditën.

Shurdhëri e prapë shurdhëri.

Prefekti nuk ka çfarë të shohë, kur në to ka interesa të tjera. Nuk kam dëgjuar ndonjë prej pushtetarëve tanë, të djeshëm dhe të sotëm, të vënë interesin e popullit , aq më tepër të ish pronarëve mbi interesin e vet dhe të tarafit të tij. Ish pronarët presin. Ata janë të çorientuar, të hutuar. Përsëri shurdhëri.

Por partitë politike nuk kanë kohën të bëjnë fushata elektorale, ku të prekin me forcë çështjen  e pronës. Nuk di zoti prefekt se çfarë bëhet në qytetin e tij! Nuk është koha të flasin për pronën, pronarët dhe të drejtën e saj të ligjshme. Nuk është koha, mbasi është shumë shpejt, të bredhin qytet më qytet dhe të bëjnë premtime zhurmë mëdha, për marrje pushtetesh dhe vendesh në parlament. Më mirë duhet shurdhëri. Do disa vite, që të vijë koha fushatave dhe të përpjekjeve për marrje pushteti.  Ç’ishte për të bërë u bë. Prandaj tashmë le të merren me cic mice, të grinden në parlament, të shajnë dhe stërshajnë njëri tjetrin, për një heqje, largim militanti prej detyrës, dhe emërim detyre të një militanti të krahut tjetër. Për ndarje hesapesh dhe pasurish.

Korça plakë, qytet ky, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e kombit Shqiptar, është në shurdhëri. Le të jetë kështu si më parë, në këto shtatëdhjetë vite apatie. Edhe pse ky qytet dikur ka nxjerrë figura të shquara, patriotë të mëdhenj, në të gjitha fushat e jetës dhe të aktivitetit shoqëror. Të cilët kanë sakrifikuar jetën, rininë dhe pasurinë, për qytetin  dhe kombin për gjatë rrjedhës së historisë. Por mos harrojmë, qytetin e bëjnë njerëzit dhe e përfaqësojnë familjet që kanë jetuar dhe kontribuar në shekuj dhe vazhdojnë jetojnë në të. Korça pret si gjithnjë në apati.

Thuhet gjithnjë që, këtij vendi po i merret fryma nga fenomeni i korrupsionit. Tani po çuditeni, apo më parë nuk e dinit se ka qenë shurdhëri. Mbasi qysh në fillim të viteve 90 nisi të prisheshin shumë gjëra që nuk duheshin prishur, për të filluar nga zeroja e famshme. Të bëhej dhe të montohej mbi mohimin e pronës dhe të pronarëve të ligjshëm.

Shqipëria filloi të ecte duke u mbështetur mbi paterica drejt ekonomisë së tregut. Në truallin e  pa shtruar, pa vënë arsyen dhe të drejtën në mes, lindi, u ndez etja e papërballueshme, e tmerrshme, për tu pasuruar me të gjitha mjetet dhe mënyrat. Rrëmbimit, mohimit të pronës, të së drejtës dhe të gjithë vlerave shoqërore dhe materiale prej të tjerëve.

Përflitet se tani është caktuar nga qeveria një fond i veçantë për kompensimin e pronave, të ish pronareve. Të jetë dhe kjo një demagogji, mashtrim dhe hipokrizi e radhës?! Kur është thënë ky haber i madh, përpara apo pas mohimit të pronave të qytetarëve të qytetit të Korçës?

Ditën tjetër vjen lajmi se qeveria ndryshe nga premtimet e deridjeshme për një skemë të re e cila do të kishte një kompensim fizik prioritar për ish pronarët. Me aktin e datës 29 janar qeveria i hoqi të gjithë tokën e mundshme të Agjencisë së Pronave dhe rrjedhimisht për ish pronarëve. Pra veprimi fillon qe nga qendra në bazë. Sot e bëjmë zonë të gjelbër. Nesër. Prapë këtu jemi, mblidhemi  dhe e kthejmë si më parë në të verdhë, për interes tonë…

Më thuaj mik, ka si SHURDHËRIA ?! Sigurisht ka, për ata që e mbjellin  dhe e duan shurdhërinë.                

Prandaj nuk duhet të çuditemi kur shohin që prishet blibioteka, për të  bërë zyra për aparaçikët e prishësit e dijes dhe të kulturës…

 

Filed Under: Analiza Tagged With: KORÇA IME?, Kristaq Turtulli, PËRSE KJO SHURDHËRI

Partia dhe e dashura

December 11, 2016 by dgreca

1-ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/

Sot është njëzetë e gjashtë vjetori i Partisë Demokratike. Që për shqiptarët është partia e studentëve të dhjetorit 1990. Por sapo shkon në webin e kësaj force politike, gjen vetëm një emër të tillë. Atë të Azem Hajdarit. Dhe ky sot, tashmë i vrarë. Të tjerët janë grupi i intelektualëve që fillimisht shkuan si dialogues në ambjentet e studentëve. Dhe dolën që andej si shefa seksionesh të partisë. Që nga ajo kohë, megjithë rrokapjekjet, deri ndarjen nga njëri-tjetri, deri në shpalljen armiq për njëri-tjetrin. Dhe pajtimin publik me njëri-tjetrin, sidomos në kohë qeverisjesh. Ky grup intelektualësh, në masën 85% është edhe sot e kësaj dite, një forcë dominante në parti.

Studentëve u kanë lënë kurbetin, vitrinat e muzeut të partisë dhe pluralizmit shqiptar. Që meritojnë plotësisht fjalët e atij prefekti komik nga Tirana. Se kur zdryp katunaria në qytet, mjerë vendi. Studentët janë zogj shtegtarë. E kam thënë dhe në një shkrim tjetër, ku nuk i kam gjetur, deri në Kanada. Shërbejnë kafe dhe ngasin kamiona,apo trailera nga ato që u ngjajnë anijeve në rrugë.
Dhe ajo që është më e trishtueshmja, një lloj mjaftueshmërie nga vetë studentët. Një mjaftueshmëri me kaq. Mjaft që disa të shkojnë atje në ditë përvjetorësh. Mjaft që të shpërndajnë ndonjë statut fb me foto nga koha. Si relike tradicionale militantësh karshi derës së të dashurës.
Sa herë që vjen kjo ditë, e përvjetorit. Më shkon mendja tek një poezi e Orhan Veliut, poetit turk. Puna e një kostumi, e rrobave shik etj. Puna e tij me të dashurën. Ai e dashuronte shumë një vajzë, por i druhej vetvetes, veshjes. Vinte nga shtresat e varfëra.
Dhe i thotë midis të tjerave se nuk po blinte dot një kostum për shkak të borxheve. Pasi të lante borxhet, do ta blinte edhe ai një. Do vishej shik. Por në fund i thotë se mos mendo se kur të vesh atë kostumin, do të çmoj ty më shumë se tani, që jam si një zhelan.
Kështu e shikonim edhe ne shqiptarët, Pd-ën, e, atyre viteve gri. Dhe nuk besoj se tani, veshur shik, me kostume firmato etj. Me marka makinash nga hollet luksoze, ta duam siç e donim atëhere.
Tani prezenca tek dera e saj është aritmetikë Olimbi. Jo dashuri e një njerëzimi të lodhur që deshi vërtetë rilindjen kombëtare.
Mirëpo kur themi si parti e studentëve, parti e dhjetoristave. Një parti e lirisë gabojmë. Nuk ka liri brenda një force politike kur krerët e saj, nuk çlirojnë së pari vetveten. Çdo gjë tjetër është demagogji.
Lulëzim Basha ka disa ditë që flet për një rioarganizim të PD-ës.
Edhe pse vonë, është lëvizja më e domosdoshme. Madje në këtë dhjetor opozitar. Ku situatat krahason me 90-ën, duhej të ishin të parët studentët. Mundësisht ashtu me pantallona doku. Me flokët (kujt i kanë ngelur) pa brilantinë. Thjeshtë për të kuptuar devijimin nga aspiratat e rilindjes kombëtare në vitet 90-të.
Për të kuptuar se sa bajate është politika klanore e denoncimit të krimit, korrupsionit, varfërisë, kurvërisë etj…, nga foltorja e hollit të selisë. Duke mos u dhënë shqiptarëve mundësinë për të patur, pas 26 vjetëve pluralizëm, sikur një institucion, qoftë një… i cili të jetë po aq i fortë sa vet qeveriu. Dhe se çfarë do të thotë program politik, çfarë do të thotë masë, çfarë do të thotë ndryshim. Për të ardhur në pushtet me këmbë të mbarë siç e do edhe bota e demokracisë.
Për të kuptuar dhe pranuar dështimin. Ashtu sikur trumbetojmë arritjet. Për të balancuar raportet, forcat. Dhe për tu thënë xhaketave të vjetra, se koha e astarit, e kthimit të teritalit ka mbaruar. Nëse PD duhet të festojë edhe shumë e shumë përvjetorë të tjerë. Nëse PD duhet të qeverisi që, tua bëj jetën shqiptarëve më të mirë. Jo për inat të mullixhiut. Por thjesht se ata e meritojnë. Ky është edhe misioni i një force politike. Ky është misioni i PD-ës, dallandyshes së demokracisë shqiptare.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Partia dhe e dashura

Kulla e PISE-s

December 10, 2016 by dgreca

1-anton-markuShkruan: Anton Marku/Vjenë/

Që nga shpallja e Pavarësisë Kosova përjetoi shumë ‘‘ditë historike’’. Disa as që ishin ‘‘ditë’’ pasi që ngjarjet ndodhën pas perëndimit të diellit, e një mori e tyre nuk kishin asnjë lidhje me definicionin ‘‘historike’’. Dita e komunikimit të rezultateve të testit ndërkombëtar PISA bën pjesë në njërën ndër ato ditë vërtetë historike. Kësaj radhe jo brenda thonjëzave. Dhe pa fusnotë… Për më shumë lexoni tregimin në vazhdim.

 Prolog

Atë mëngjes Kosova gdhiu njësoj si në 17 vitet e fundit: krenare me të arriturat e deritanishme, si në planin e ‘‘jashtëm’’ (integrimet euro-atlantike) ashtu dhe në atë të brendshëm (shtet i mirëqenies në shërbim të qytetarëve). Duke qenë të lodhur nga temat madhore, për të cilat ka kohe që ‘‘kapen’’ edhe ‘të kapurit’’ e edhe ata që do donin të ishin të tillë por që ende nuk u ka ardhur radha për tu ‘‘kapur’’, për befasi të të gjithëve, mediat filluan të raportonin se sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e cila vitin e kaluar organizoi Testin Ndërkombëtar të Vlerësimit – PISA, dhe atë në 72 vende të botës, Kosova po përmendej çdokund. Jo dhe aq për të mirë. Për më tepër, për vendet e fundit në këtë listë që me stocizëm po i mbante.

Loti

Ministrit të Arsimit të Kosovës, i cili për ironi, ka emrin Arsim, për herë të parë pas shumë vitesh ju skuq fytyra: -‘‘Eu’’-tha me vete-‘‘çka na u desht të pranojmë të testohemi nga të huajt. Më mirë ta kishim bërë vetë dhe këtë. Në mënyrën tonë. Ashtu siç dijmë ne: me kopje, shënime, postime në facebook-a, telefona mobil e me gjëra të tjera. Ma kishte thënë gjyshi, ndjestë pastë, se këta të huajt vetëm fatkeqësi ndjellin. Dhe sjellin. Tash do më ngatërrohen reformat që sapo kisha filluar. Në të vërtetë ato i kisha nisur kur isha rektor në Universitetin e Prishtinës, këtu e katërmbëdhjetë vite më parë, por që seriozisht po zbatohen vetëm që nga ardhja ime në këtë post. Sa  të pashpirt që janë! Duan të më prishin imazhin! Po si nuk e shtyen shpalljen e rezultateve? Së paku deri pas përfundimit të mandatit tim. Nejse, në konferencat për shtyp do deklaroj se, në krahasim me vendet e rajonit, aty diku jemi. Shpresoj që gazetarët nuk do të kujtohen të më pyesin:-Ku aty?. Nëse po, gjuhën do e përdredhë në të katër anët e botës, derisa loti të më dalë, por fjala ‘‘aty në fund’’ nuk do dëgjohet nga goja ime’’.

Turpi

Drejtoresha e arsimit e komunës së Prishtinës sapo kishte pirë kafenë e parë në lokalin përballë drejtorisë, kur i cingërroi telefoni. Dukej se ishte diçka shumë me rëndësi. Nga zhurma e makinave nuk i dëgjoi të gjitha që bashkëbiseduesi i tha andej linjës. Kuptoi vetëm ‘‘Pica’’. ‘‘-O jam lodhë me pica çdo ditë! Boll ma! Boll! Nuk due bre! Qe, për inat nuk du! Sot jo! Sot për drekë kisha hangër diçka ma vendore. Naj pite për shembull!Më vonë, raportin e saj për gjendjen aktuale në fushën që mbulon e përfundoi me një thënie që ju kujtua në çast: ‘‘Nuk është turp të biesh, turp është të mos mundohesh të ngritesh’’.

Pagat

Valbona shikoi edhe një herë veten në pasqyrë. Të kuqtë e buzëve po i rrinte për mrekulli. Së paku kështu i dukej asaj. Zingjiri i qafës dhe ai i dorës kombinoheshin bukur me vathët e arit. Fustani i ngushtë, pak i hapur në mes, i vinte në pah gjithë linjat që i kishte dhuruar natyra. Ndërkohë, në ekran po emitoheshin lajmet e orës dhjetë. Shoqëria civile po kritikonte mësimdhënësit për rezultatet e dobëta në një testim ndërkombëtar. -‘‘Uh, bre!-tha me zë:- Çka ish kanë qikjo civilja shoqërore, zhugë na është bo. Veç me shajtë dijnë. Thu se u ba nami. Asnjiherë nuk pysin se çka jemi tuj hjekë na, kuadri msimor. Prej trajtimit në trajtim (sigurisht Valbona ka dashur të thotë: nga trajnimi në trajnim, vrj.ime), gunjtë na u shkyen e kurkush nuk po na e din për nder. Ani se shumë rroga të mdhja po marrim. As për shminka e aj-fon (I-Phone) nuk po na dalin e le ma për naj sen çetër. Që, unë i shita krejt librat që i pata në biblotekën e shpisë, e me ato pare as një javë pushim të hajrit nuk mrrina me e ba në Antali. Të tjerat m’i shtoj nja i ngjofshëm, baba i ni nxansi tem’’.

Kulla

Enveri, një pesëdhjetëvjecar dhe prindër i dy fëmijëve që vijojnë mësimin në njërin nga kolegjet private, po bëhej gati të dalë në pune. Edhe ai, si dhe shumica e punonjësve të qeverisë del në punë. Nuk punon. Për atë paguhet. Në zyrë arriti pak para mesditës. Në tavolinën që ende vazhdonte të quhej ‘‘e punës’’ tashmë, si dhe dje e pardje, ishin vendosur raki e meze. As kafja nuk mungonte. E shpisë. E zezë. Turke. Papritmas, dikush nga kolegët pyeti:

-Ej njerëz, a dëgjuat more për PISE-n?

Enveri, si më i dituri nga të gjithë, pasi që pas luftës ja kishte dalë të merrte një master në universitetin e Tetovës, një tjetër në Tiranë (aty ke ‘‘Vitrina shop’’) si dhe, siç u mor vesh më vonë, një natë (në fakt në mesnatë) i ishte betuar bashkëshortes se nuk do të mbyllte sytë pa e marrë dhe atë të universitetit të Sheffild-it në Greqi, ashtu si dhe kryeparlamentari, nuk priti shumë shumë dhe u përgjigj:-More se ajo kullë në Itali ka qenë e shtrembër e di, por që paska rënë përtokë nuk e paskam ditur. Mbase ky lajm më paska ikur nga leximi që i bëra këtë paradite gazetës ‘‘Washington Post’’.

PISA-t

Sapo ra zilja e shkollës. Turni i tretë kishte dhe dy orë të përfundonte. Ibrahimi dhe Muja, të dy nxënës të klasës së tetë të ciklit të ulët ‘‘të lartë’’ u ndalen në koridor dhe ndezën dhe nga një malboro të gjatë. Të pestëmbdhjetën sot.

-Na more, mos u ngut! Kemi kohë. As profesori nuk vjen në klasë pa e bërë ‘‘selfije’’ me ndonjë mësuese!-foli i pari.

-Nuk po ngutem fare! More, aq më bën për letërsi. As për matematikë. As për shkencë. Ani më ekzakte. Si të matësh kohën me metër.  Por, po më vjen inat, shoku, me këta pisat e PISA’s. Edhe unë isha në test. Si nuk ishte e mundur bre vlla të kopjohej asnjë pyetje?! Asnjë e vetme. Në këto testet tona gjithmonë isha i pari. Kjo pak falë dijes së ‘‘gjithanshme’’ e më shumë fletave A4 të fshehura, miniskriptave, celularit e formulave të shkruara me laps kimik nëpër trup. Tek këta nuk më lanë as kokën lart të ngris. More as në toalet nuk më lanë të dalë. Thanë:-Është dashur ta bëni me kohë, jo tash! Me të vërtetë pisa, a!?

Dialogu

Rama:-… heu bre…djalit tem me ja lonë njësh ai, a? Djali tem, a? Të veteranit? Ani kush, Ferizi, ai që kur unë isha në mal sorrollatej bodrumeve të qarshisë së vjetër keshe po merr shkollë. Çfarë shkolle allahile nëpër bodrume. Tash u ba ai me vendosë kritere. Ja q*** kriteret unë. Mos më paqin thanë mua poki muun (pocky moon) në luftë.

Djali: Babë, atëherë nuk ka pasë pocky moon-a!

Rama:-Jo a! Nuk paska pasë a? Ani më paskan thirrë Muuni Pak, pra! Na bre djali jem qysh atëherë e kemi ditë se ka me ardhë kjo ditë. Na as atëherë kur ‘‘vlojke’’ s‘ja kemi ditë emrin njani-tjetrit. Të gjithë kemi pasë niknejma (nickname).

Djali:-Babë, e çka është niknejmi?

Rama:-Aiiii, më le rehat e mos më caj kryet. Boll më ka kërsitë dy ditë në luftë!

Filed Under: Analiza Tagged With: Anton Marku, Kulla e PISE-s

PRONARET DHE KURTHI I QEVERISE RAMA

December 10, 2016 by dgreca

1-ferdinandNga Ferdinant Sulaj/Kryeministri Rama sapo mori pushtetin ne 2013 deklaroi se do te zgjidhte problemin e pronave ,per te cilin qeverite e mepareshme nuk kishin bere asgje dhe se me ligjin e atehershem 9235/2006 ne fuqi do te duheshin mbi  1300 vjet te perfundonte procesi.1-ligjet

Me sakte nuk mund te thuhej dhe pritshmeria  konform deklarimit do te ishte tregues i qarte i seriozitetit dhe aftesise se nje lideri.  Por nuk do te zgjaste shume dhe  ne baze te udhezimeve  te BE dhe konform kushtetutes, ne nje takim pompoz ne Sheraton Rama thirri perfaqesuesit e pronareve  dhe i burgosi ne salle me pa te drejte  fjale . Ne sfondin e tribunes nje parulle gjigande elektronike shkruante ” PRONARET PARTNERE TE QEVERISE”… Pra ishte pergatitur nje kurth te cilin pronaret e denoncuan menjehere dhe dolen demostrativisht nga salla.

Ne vend te paraqiste nje projekt – draft deklaroi nje projekt ligj   ….. Pa u konsultuar me askend dhe duke  krijuar konspiracion rreth grupit hartues pa emeruar as komision dhe as grup pune,,,, Cdo gje  u krye ne menyre konspirative …….Natyrisht aksioni konspirativ siguronte rrezikun e  nje vepre  te ndyre ……

Kryeministri  intrigant mbeti ne salle me pefaqesuesit e institucioneve shteterore te cilet u ndien te turperuar. Vetem i paturpi nuk mund te kishte turp dhe mbajti nje monolog disa minutesh  qe nuk i mbushi mendjen as vetes se tij.

Disa dite me pas, Ministri i Drejtesise mblodhi perfaqesuesit e shoqatave dhe ne nje seance degjimi  lejoi  qe shoqatat e pronareve te shfaqnin  idete e tyre ne lidhje me projekr-draftin, qe u quajt i tille me presionin e Perfaqesuesve te shoqatave.

.  Asnje kundershtim parimesh dhe kritikash  mbi projekt- draftin nuk  permendi paneli drejtues ku ishin Ministri, ZV/ Ministri, avokatja e shtetit , drejtoresha e AKKPP, drejtori i ALUIZNIT etj…

Me kete sjellje mashtruese ndaj BE dhe shkelje ndaj kushtetutes se Shqiperise per shmangie  te paleve te interesuara ne ndertimin e ligjit  tanime Projekt-Ligji kaloi me shumice votash  ne Parlamentin e krimineleve ,mafiozeve , hajduteve  dhe te paafteve me disipline te larte te PSSH dhe LSI. PD kundershtoi ligjin dhe deklaroi se do ta shfuqizoje ate sapo te vije ne pushtet. Natyrisht kjo e fundit i kishte mashtruar pronaret-legjitime  dhe  asnjehere nuk kishte menduar per ta.

Ligji 9235/1006 i aprovuar nen pushtetin e PD percaktonte drejt termin “” Kthimi dhe kompensimi i prones”,  por nuk u percaktua qarte kompensimi me prona ne zonat turistike, nu k u gjenden mjetet financiare  qe do te justifikonin trajtimin arbitrar te prones me ligjin 7501 dhe do te shperblenin pronaret me vleren e tregut….. Ky ligj u kundershtua me force nga pronaret legjtime dhe aplikimi i tij ishte nje kalvar vuajtjesh dhe shpenzimesh per pronaret legjitime.Shteti nuk mund te  paguante dot nje borxh prej mbi 35 miliarde euro , prandaj duhet te bente kthimin fizik te prones , ashtu sic parashikonte neni 41 i kushtetutes  si trashegimtare. Vitet qe kaluan e renduan gjendjen dhe shteti eshte i detyruar te paguaje pronaret me cmimin e tregut dhe sipas ” Gjendjes me te fundit te prones ” thgote Gjykata e Strasburgut. Kjo eshte e arriteshme plotesisht. Ata qe kane perfituar duhet te paguajne dhe jo te gjithe shqiptaret.

Ka 25 vjet qe zonat turistike jane sulmuar nga njerezit me pushtet, te cilet kane ndertuar afro 2 000 vila ne zonen turistike  , po ashtu ne bashkepunim me mafian njerezit me pushtet kane grabitur me qindra hektare ne keto zona ,. Qeverite kane leshuar me mijera hektare me qera abuzive , amfiteoze etj  me paramrendimin qe me pas ti ndajne me perfituesit , duke u bere zot ne prona qe nuk kane pasur asnjehere titull pronesie shteterore,,, por private , ne proces njohje dhe kthimi ne gjykata e AKKP.Te gjitha keto veprime te kryera kryesisht nga mafiozet e Ministrise se Mjedisit qe paguanin mafien qeveritare  , te cilit perfitonin miliona euro ne forme tanxhenti dhe  qerate ishin  minimale e nuk paguheshin. Vendi keshtu ekxpozohej i pamundur per rritje ekonomike e perhere ne krize, por me e keqja eshte se agjensite me te medha te sigurimeve ne bote e renditin Shqiperine si vend te pasigurt , ne krize dhe i njejte me  shtetet qe ndodhen ne lufte.

Te ndodhur ne keto skena mafioze e abuzimi  disa “investitore”  jane te detyrar te kthehen nga erdhen, ndonjehere edhe me barrela duke e nxire imazhin e vendit ne disfavor te shqiptareve te ndershem, por natyrisht ndeshkimi i drejte eshte pushtet vetem i zotit dhe ai godet atje ku duhet.

Por  thelbi i shkaterrimit te shtetit shqiptar eshte aplikimi i termit  populist revolucionar marksist te” Dhurimit te prones falas dhe pa shperblim”si ne ligjin 7501 ashtu edhe ne ligjin e Legalizimeve, duke krijuar nje depozite  votash te palevizshme te perfituesve , qe  ndodhen nen nje borxh moral ndaj kastave te PS dhe PD, te cilat qendrojne ne pushtet prej 25 vitesh, por ne fakt ata ndodhen nen nje borxh financiar ndaj shqiptareve te varfer qe nuk perfitojne asgje falas, jetojne ne varferi dhe pa shprese , sepse borxhi shteteror mbetet rreth 70 % e GDP dhe gjithmone do te kete varferi , pasiguri  e pamundesi jetese normale, pasi pushteti mbetet ne nje dore dhe ata qe perfituan falas u imponojne varferine, mjerimin dhe mafian gjithe shqiptareve.

Perfundimisht ligji i aprovuar nga Rama  nr 133/2015  u ankimua ne Gjykaten Kushtetuse nga nje spekter i gjere qe nga pronaret legjitime, partite politike , Av . Popullit dhe Presidenti i Republikes, por kjo gjykate e mbushur me militante te partive kryesore dhe favorite te mafias qeveritare zgjati vendimarrjen duke kerkuar mendim nga Komisioni i Venecias. Pergjigja e ardhur nga komisioni i Vernecias e trembi qeverine e korruptuar Rama dhe nepermjet Ministrit te Drejtesise ajo ndermori sulm ndaj Gjykates Kushtetuese. Por Vetingu qe ka trembur gjyqtaret dhe aspak mafiozet ne qeveri i ka detyruar GJ.K. te nderhyje fare pak ne ligj, natyrisht per te krijuar mendimin se ligji u godit. Por e verteta eshte ndryshe.

Rama i trembur deklaronte ” Kemi nje shembull jo inkurajues  me opinionin e Komisionit te Venezias  qe Gj. K. ka bere ne ligjin e pronave me vendimin e saj  per te nderhyre ne ligj.””‘

I trembur nga rasti i falsifikimet ne perkthimin e ligjit te Vetingut Rama kujton   _ Komisioni i Venecias  citon per ligjin e pronaver :

– 5. Ky raport amicus curiae eshte bazuar ne nje perkthim jozyrtar ne Anglisht te Ligjit nr 133/2015 dhe udhezuesit/shpjeguesit bashkangjitur tij. Rrjedhimisht ky amicus curiae mund te permbaje gabime faktike ose pasaktesi si pasoje e perkthimit.

29 – GjEDNj e ka deklaruar se mungesa e fondeve apo resurseve te tjera nuk mund te quhet justifikim per nje vend i cili nuk zbaton detyrimet e tij nen KEDNj per te siguruar zbatimin e vendimeve te finalizuara brenda nje kohe te arsyeshme

31 _ Ligjet paraardhese; Ligji i Pronave  i 1993, ai i 2004 dhe i 2006, parashikonin nje kompensim me te larte se 133/2015. Rrjedhimish mund te qendroje ankesa se ligjet e mepareshme krijuan nje pritshmeri kompensimi me vleren e tregut ne momentin e vendimit te kompensimit. Edhe pse nje kompensim me i ulet nuk klasifikohet si shpronesim formal, shume mire mund te klasifikohet si nje nderhyrje “interference” nga shteti, ndesh me dispoziten parashtruar nga Art1 Prot nr.1

  1. Sikurse u permend me siper, dispozitat e Lgj 133/2015 mund te cojne drejt nje paksimi te sasise kompensuese destinuar per ish-pronaret. Ne ceshtjet-ligjore te GjEDNj, nje disproporcion ekstrem midis vleres kadastrale zyrtare dhe kompensimit dhene ish-pronarit, mund te coje ne mungese kompensimi, gje qe eshte e justifikueshme vetem ne raste vertet te vecanta .

 

Pra VENEZIA  insiston  se nje kompensim shume i ulet konsiderohet  shpronesim dhe ky eshte ligji i tij 133/2015 i Rames i cili me fuqi ” magjike” nje ligj qe kerkonte 1300 vjet tu kthente pronat pronareve e kthen ne vetem 10 vjet . Kujtedo do ti kujtonte Zhvejkun kjo aritmetike  e Rames…

POR ; Ky ligj ne nenin 6 te tij nuk perputhet me asnje norme logjike, aritmetike dhe juridike sepse vlereson pronen si parcele kadastrale e vitit 1945  keshtu qe rreth 75% te pronave humbin pronen e tyre, ku  vlera reale e prones qe llogaritet per tu kthyer shkon nga 20- 900 ( nenteqind ) here me pak se vlera reale .

Pra ky ligj nuk eshte nje shpronesim formal por eshte nje shpronesim total.

Vonesa ne dhenien e Drejtesise nga Gjykata Kushtetuese , pamundesia e vendimarrjes se drejtperdrejte e sforcuar nga  presionet politike te brendshme dhe nga qeveria  si edhe  ligji i Vetingut qe  interferon ne sigurine e kesaj Gjykate ,,, e kane demtuar mjaft  procesin dhe po e bejne ate  te pamundur per te dhene drejtesi., te cilet Pronaret legjitime do ta kerkojne ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg… Prandaj Rama e permend ceshtjen  ne forme deshtimi te perfunduar… Rama tani nuk ka pare akoma ……

Kryetari i Shoqates se Pronareve

Ferdinant Sulaj

Filed Under: Analiza Tagged With: Ferdinant Sulaj, I QEVERISE RAMA, PRONARET DHE KURTHI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2332
  • 2333
  • 2334
  • 2335
  • 2336
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT