• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova kërkon ende 1660 persona të zhdukur

December 8, 2016 by dgreca

-Mbështetje e Mbretërisë së Bashkuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur/

2-mustafa-1

PRISHTINË, 8 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Është lançuar sot në Prishtinë projekti mbështetës i Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar qeverinë e Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e para mëse 17 viteve.“Kjo përkrahje, veçmas është rezultat i vizitës që kishte në Kosovë Princi Charles, i cili tregoi një kujdes dhe  dhimbje të veçantë për personat e pagjetur dhe për familjarët e këtyre personave”, tha kryeministri Isa Mustafa.Ai thesksoi se, çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë e kosovarëve, e shtetit të Kosovës, duke përkujtuar se ende janë 1660 persona të cilët akoma kërkohen dhe nuk janë gjetur.Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, theksoi rëndësinë që të bëhet më shumë për zbardhjen e fatit të këtyre personave.“Kam frikë se procesi i gjetjes së personave të zhdukur ka stagnuar. Më shumë mund të bëhet nga të gjithë”, u shpreh ai.Ambasadori O’Connell theksoi se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për të ardhmen e popujve në Ballkan. “Ballafaqimi me të kaluarën është esencial për të ndërtuar mundësinë për një të ardhme më të mirë”, tha ai.Bajram Qerkini, përfaqësues i shoqatave familjare në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se dëshiron që ky projekt të shfrytëzohet ashtu siç mendohet më së miri për zbardhjen e fatit të të pagjeturve./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Kosova kërkon ende 1660, persona, të zhdukur

VATRA NE JACKSONVILLE VIJON TRADITEN

December 8, 2016 by dgreca

Edhe sivjet, Festa e Pavarsise u kremtua nga Vatra ne Jacksonville, Florida/

img_9660img_9679img_9687unnamedimg_9694img_9663img_9684Nga Gjergj LACUKU/

Festa e Pavarsise mbetet gjithemone festa ma madheshtore e nji populli. Pavarsia asht kunora e arte e qe reflekton e rrezaton rrugetimin e gjate te nji kombi apo populli në udhen e shekeujve. Padyshim , per ne Shqiptaret e Diaspores kjo feste ka nji kuptim te veçante sepse jo vetem qe na ban te ndjehemi krenar por na bashkon te gjitheve duke kriju në vetvete nji Shqipni te vogel, nji pjese te Atdheut , kudo qe jemi.

 

img_9685img_9681img_9682img_9688img_9686img_9690

Tashme organizimi i aktivitetit te festes se Pavarsise nga dega e Federates VATRA ne Jacksonville, Florida,  po kthehet në nji tradite falë perkushtimit qe Vatra ka marre persiper per vazhdimesine e ruajtjes dhe kultivimit te vlerave tona. Edhe ky pervjetor s’ kishte si te ishte ndryshe. Mrembja e bukur festive , u parapri prej nji aktiviteti futbollistik, “Kupa Pavarsia,” qe u organizua per here te parë nen kujdesin e Vatres. Në ketë aktivitet moren pjese ekipe te moshave te ndryshme dhe kompleksi sportiv në Jacksonville , Florida , u kthye ne nje ambjent shqiponjash, me flamurin Kuq e Zi qe valevitej perkrah flamurit ma madheshtor në Botë, atë te Amerikes , simbolit te lirise  e demokracise. Muzika Shqiptare kumbonte  bukur në hapsine , tingujt e se ciles jehonin kandshem në qiellin ma te bukur te Botes, në Floriden plot diell, tek luheshin ndeshjet e Kupes se Pavarsise.

img_9659img_9656img_9658img_9655img_9665img_9662

Në kete turnament , kishte ardhe edhe nji ekip futbolli nga Komuniteti Shqiptar i Tampes e Clearwater, ku ishte prezent edhe ish-futbollisti i Kombetares Shqiptare, z. Daniel Xhafaj,te cilit ju dorezua edhe Kupa nga z.Adriatik Spahiut, per moshat mbi 40 vjeç dhe kupen per moshat kompetitive e fitoj “Eagles ” i Jacksonville. Per mbarevajtjen e ketij aktiviteti kontribuan “Vatra”, dhe shume biznese te tjere . Në veçanti duhet falenderu ILIR Abeshi , i cili asht shume i perkushtuem per promovimin e futbollit te moshat e reja ne komunitetin tonë.Gjithashtu, na nderoj me prezencen e tij edhe ish-futbollisti i Kombetares tonë, z.Daniel Xhafaj.Veprimtaria futbollistike ja la vendin mbramje se bukur festive te 104-vjetorit te Pavarsise , ku salla madheshtore e Hotel “Marriott ”  fliste, kendonte e kercente Shqip. Grupit muzikor i paraprinte kangetarja e mirenjohun e Poni,  e cila na kujtoj edhe je here se kudo qe te jemi, duhet te flasim shqip se jemi Shqiptar. Në te njejten kohë,  ishin te pranishem edhe kangetaret Franc Palaj prej Shkodret , zonja Suela Mero, me banim në Kanada , kangetarja e kangeve  iluminuese te Naimit,dhe organistet Meti Shemshedini e Serafin Daka dhe në klarinete, i mirenjohuri , Fadil Hyskaj.

 

img_9692img_9693img_9690img_9687

 

Kryetari i Vatra Jacksonville, z.Adriatik Spahiu, Permetari qe ecen ne gjurmet e Rilindasve te medhenj Frasheri, pershendeti te pranishmit duke i falenderue per pjesemarrjen por duke theksue randesine e bashkimit te te gjithe Shqiptarve në sherbim te çashtjes kombetare. Diaspora Shqiptare asht pasqyra ma e mire e Kombit tonë. Politikanet tane kane te mesojne shume prej nesh dhe sikur ato te ken te pakten 1% te vullnetit e te dashnise qe ka Diaspora per Kombin e vet, Shqipnija dhe Shqiptaret e te gjitha trevave do ishim shume ma mire, ma krenar e ma dinjitoze per te u rreshtu me popujt e tjere te qytetnuem te Europes.

Falenderojme sponsoret kryesore si Shoqata “Vatra” Jacksonville , “Village Bread Co.” me pronar Vinçens Jubani, “Albtrans ”  me pronar Andi Opari, “Eagle Rock II Apartments,”me pronar Ndoc Pepa, “Alpha Special T’s” me pronar Palok Dushi dhe First Coast Enterprises.

 

Filed Under: Featured Tagged With: pavaresia 104, thellon traditen, Vatra ne Jacksonville

Drejtori i CIA-s, zoti John Brennan, vizitë në Tiranë

December 8, 2016 by dgreca

1-cia

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh. Sipas një njoftimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, çështjet e diskutuara përfshijnë sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, dhe të tjera të karakterit dypalësh. Gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës, përfundon njoftimi zyrtar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Drejtori i CIA-s, vizitë në Tiranë, zoti John Brennan

Ikja e Andrea Stefanit, një vdekje e paragjykuar

December 8, 2016 by dgreca

Vdekja e Andrea Stefanit që solli hidhërim dhe gëzim ndër lexuesit shqiptarë…/

1-andrea-stefani

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ç’mjerim të lumturohesh për vdekjen!…/

“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem/ pashë këta gjunjë e prindët që të linden/ mos ma lër trupin pranë galeve akeje/ ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”… Nga lutja e Hektorit ne Iliadë…

Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…

Këto ditë ndërroi jetë Andrea Stefani një gazetar analist i lexuar në Shqipëri dhe kudo ka shqiptarë. Vdekja e tij e parakohshme pothuajse gjysmën e shqiptarëve e hidhëroi dhe gjysmën e “gëzoi” mos e dhëntë Zoti këtë lloj “gëzimi” për vdekjen e një gazetari apo qoftë dhe të një njeriu çfarëdo…

Ajo qe me tronditi pamasë ishte ngazëllimi dhe shfryrja e urrejtjes karshi kufomës, kur akoma nuk i ishte bërë varrimi. Mos bre njerëz me kufomën, kini durim, respektoni kodet!

Qysh në kohët e lashta kufomat nuk përdhoseshin… Në Iliadë në luftën e tmerrshme vdekjeprurëse midis dy luftëtarëve Hektorit dhe Akilit, është shumë prekës lutja e Hektorit kur vritet nga Akili… dhe po më prekëse është lutja e të atit të Hektorit, Priami kur i lutet Akilit që të mos ia përdhosë kufomën e të birit rrugëve…

Por vetë Hektori në momentet e fundit të jetës i lutet Akilit për t’ia kthyer trupin babait të tij dhe nënës dhe ja se si:

Duke dhënë shpirt Hektor kreshniku i foli:

“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem,

pashë këta gjunjë e prindët që të linden,

mos ma lër trupin pranë galeve akeje,

ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”!…

Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…

Të vdekurit duhet t’i bëhen të gjitha nderimet që i takojnë një qenieje njerëzore. Më vonë pas varrimit për bëmat e tij apo të saj, për veprimtarinë patriotike apo kriminale, për analizat e drejta apo të shtrembëra, për qëndrimet e tij djallëzore apo ëngjëllore në publik kemi mundësinë të shprehim lirshëm çfarë ndjejmë…

Nga të gjithë statuset dhe shkrimet që kam lexuar rreth të ndjerit Andrea më preku thellë dhe më tërhoqi vëmendjen ku dhe kam se çfarë të mësojë qëndrimi i ish të përndjekurit politik i cili qysh në moshen 16 vjeç ka qene i burgosur, ndërsa familja e tij ka bërë plot 104 vjet burg, është fjala për shkrimtarin Viktor Martini, i cili është dhe Heroi im.

Ju ftoj ta lexoni qëndrimin e VIKTOR MARTINIT

Sikur më befasoi lajmi i vdekjes së Andrea Stefanit. Megjithëse nga pikëpamjet politike ishim të kundërt, ai me kurajon civile më ngjallte respekt. Ishte i mprehët, kurajoz e i saktë. Gjallnija e tij në medje ka me mungu. Një gjeneral që po vizitonte vorrezat e një vendi që kishte pushtue, u ndodh para vorrit të një gjenerali kundërshtar. Gjenerali mori qëndrim ushtarak, duke hjekun kapelen. Mbasi kreu qëndrimin ndaj kufomës, shoku i tij i drejtohet: “Si spjegohet kjo sjellje ndaj kundërshtarit tuej ndër ma të mëdhej”? -Gjenerali përgjigjet: Urrejtja njerëzore nuk duhet të shkapërcej rrasën e vorrit. I përcjelli familjarëve dhe medies shqyptare ngushëllimet e mia të cilët do e ndiejnë gjatë mungesën e Andreas.

6 dhjetor, 2016

Staten Island, New York

Filed Under: Komente Tagged With: ikja e Andrea e Stefanit, Keze Zylo, lumturim nga vdekja

Nuk do te kete ma zi per Fidel Kastron, as per vete komunizmin…

December 8, 2016 by dgreca

NJI VDEKJE PER TE CILEN U DESHTEN SHUME DJETEVJETESHE QE TE NGJANTE/

The Amerikan Spectator/
Perktheu per Diellin:  Gjon Kadeli/

Vdekja e Kastros, jo vetem qe perban vdekjen e komunizmit, por edhe nji metafor per te. Qeveri te ndryshme, jane tuej e lodhun mendjen, se
si me ju pergjegj vdekjes se diktatorit te Kubes, i cili e sundoi ate vend per pesdhjete vjete. Persa u perket ceshtjeve protokolare, pa asnji ngurrim,pjesa tjeter e botes duhet te pranoje  faktin e pa
mohueshem se: Kastro asht tuej e marre komunizmin me vete ne vorr.Sic duket, ma ne fund, njerzit e kuptuen se  nuk do te sundoheshin ma nga diktatori Kastro.
Gjate jetes se tij, Kastro  e pergdheli veten si personi qe mishnonte Kuben, por ne te vertete ai perqafoi komunizmin, i cili e skllavnoi Kuben. Perftyrimi i tij, si nji person qe po vjetrohej, por i veshun me
rrobe, si te ishte i ri, nuk perputhet me te verteten e kohes se tashme.
Dukja e Kastros asht shume e ngjashme me fotografine e famshme te Alberto Kordas te 1960-tes qe i bani Ce Guevares, ne ate kohe shume shok i ngushte i Kastros, i cili u ba simbol i levizjes komuniste, ne
shume vende te botes. Por, Kastro as dhe komunizmi, nuk u bane simbol, por ne te vertete, vazhdimisht e ma teper, e humben hovin qe kishin, dhe ma ne fund perfunduen keq.
Duket sikur fotografia e Guevares, ka qene gjithmone prane nesh. Ajo duketasht e vjerrun ne vendet ma te dukshme.
Per ata qe nuk mendojne sic duhet, ajo sherben si nji ikone, por ne fakt asht nji denim. T’i lame Kastron e Guevaren me nji ane. Fjala asht per  mitin e  komunizmit. Fotografia paraqet Guevaren dhe
komunizmin e vjeteve gjashtdhjete, kur ishin ne hovin e tyne. Ne ate kohe komunizmi perbante nji problem dhe qe kishte krijue nji frige te
madhe.
Megjithse vete Kastro dhe komunizmi ne pergjithse, kujtuen se parimet e tyne do te perjetsoheshin, dhe se do te baheshin baza themelore e te ardhshmes, perfundoi ne disfate te plote, Me egersine brutale qe u ushtrue ndaj masave mbas perdes se hekurt dhe asaj te kallamave, te mbylluna me celsa, sistemi komunist tregoi se ishte vetem nji mit(njifar fantazie) e asgja tjeter.
Komunizmi pretendoi se kishte nji largpamje per nji te ardhshme te larget. Ne syte e tij, kapitalizmi ishte nji gja e se kaluemes. Sic pate thane Hrushcovi “A ju pelqen a jo, e ardheshmja asht ne anen
tone” Ai ne te vertete pat ba edhe nji kercnim,”kundershtareve tone ne mund t’i vorrosim!”
Ne cdo vend komunizmi ishte ne marrshim e siper. Sa ma te pa zhvillueme ishin ekonomikisht vendet,aq ma te pershteshme ishin mundesit per perhapjen e komunizmit ne vendet e Azise,Afrikes
dheAmerikes Latine.
Ne kundershtim me teoricienin e tij, Marksin, i cili e konsideroi komunizmin, si mjetin me te fuqishem per zhvillim. Komunizmi filloi ti zaje rraje ne vendet e pa zhvillueme, dhe ai lulzoi edhe ma shume ne
vendet  tepr te vobegeta.
Si vete Kastro, po ashtu komunizmi, e humbe hovin e tyne rinor. Kastro burgosi e torturoi. Ne veprimet e tija ma pak te egra, ai e futi ne kurthe dhe e keqtrajtoi popullin e Kubes dhe shkatrroi ekonomine e
atij vendi. Mbrenda nji kohe te shkurte, Kubes iu desht me marre ndihme nga vendwe te tjera. Ma pare nga ish Bashkimi Sovjetik, dhe kohet e fundit nga Venezuela socialiste, e cila, tash, edhe ajo, asht
ne gjendje shume te keqe ekonomike.
Si nji specie e fundit , qe asht ne zhdukje e siper, Kastro i perjetoi te gjitha. Nder kohe qe dikltatoret, njeni mbas tjetrit e humben pushtetin dhe vend mbas vendi, hoqen dore nga sistemi komunist, Kastro
vazhdoi t’a mbaje Kuben nen kontroll.
Kastro e pa komunizmin tuej ra , nga pozita udheheqse, dhe ma ne fund, e pa ate tuej e cue ne muzeum e mandej edhe ne muzoleum. Dhe vete Kastro luejti nji rrol me randesi ne shperbam jen e komunizmit.
Kastro bani shume perpjekje per te zhvillue vendin e tij, por ato deshtuen. Megjithe kete deshtim, ai nuk e ndali veprimin, e me shqyrtue arsyet se pse deshtuen veprimet, te cilat shkatuen shume
dame. Ai nuk e bani kete gja.Pra, trashigimija e vertete e Kastros asht se ai vadhdoi me keto deshtime, ma gjate se asnji dheheqes tjeter
komunist.
T’a zame se Kuba do te vazhdoje te mbetet vend komunist. Numri i vendeve komuniste qe ekzistojne sot asht Kuba, nji vend shume i vogel,
Koreja e Veriut dhe Venezuela, te gjitha te njollueme. Nder kohe qe bota i jep lumtumiren e fundit, nuk do te kete ma zi per Fidel Kastron, as per vete komunizmin..

Filed Under: Komente Tagged With: Fidel Kastro, Gjon kadeli, Jo me zi per komunizmin, The American Spactator

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2339
  • 2340
  • 2341
  • 2342
  • 2343
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT