• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Masakra e Reçakut para 22 viteve-krim kundër njerëzimit…

January 15, 2021 by dgreca

-Ambasadori Amerikan William Walker, në atë kohë shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit/

– Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në qershorin e para 22 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë/

-Disa nga raportimet para 22 viteve…/

 
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

REÇAK, 15 Janar 2021/

Në 22 vjetorin e masakrës së Reçakut, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

“Sot në këtë ditë të veçantë, bashkë me bashkëpunëtorë bëmë nderimet në këtë vend të veçantë ku ka ndodhur një nga ngjarje më të tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur masakra gjithandej. Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa, derisa ata që i kanë kryer këto vepra nuk e marrin dënimin e merituar. Drejtësia ndonjëherë vonon, por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë”, tha kryeministri Hoti.


Masakra e Reçakut, ku u vranë 44 civilë shqiptarë, sensibilizoi gjithë botën për gjendjen në Kosovën e vitit 1999 dhe solli fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm, viktima të sulmeve sistematike të regjimit të Millosheviçit, thekson njoftimi dërguar nga Zyra për Komunikim Publik – Zyra e Kryeministrit.

Me homazhe në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi kujtohet sot në 22 vjetor masakra në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, ku në 15 Janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Ambasadori Amerikan William Walker, në atë kohë shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në qershorin e para 22 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Po para 22 viteve, pas masakrës së Reçakut, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 Shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Në mes të Marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën.  Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.

Në 24 Mars filloi fushata ajrore e NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë.

***

MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET PARA 22 VITEVE: 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html

[05] Serb forces attack Shtimje areas

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.

Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.

There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.

Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.

He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.

Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.

But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html

[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.

Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.

Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.

Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/

[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.

Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.

He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.

The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.

He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.

Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[26] Kosova president declares mourning day

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.

Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-17.ata.html

[01] Massacres in Recak – monstrous crime against innocent people

TIRANA, Jan 16 (ATA) – Albanian Foreign Ministry condemned on Saturday the latest massacre in Recak, Shtimje, of Kosova, with over 40 innocent Albanians mostly women, children old men, executed by the Serb military forces.

The Ministry said in its statement that this new act of fascist type committed by the grand Serb chauvinism units represented not only a monstrous crime against innocent people who were asking for their freedom and rights but it also was a crime against humanity as well as a worse challenge against the international community.

Massacres in Recak showed once again that Belgrade regime was increasingly engulfing in a deep crisis. It was committing the most monstrous crimes and was experimenting fascist methods of massive extermination against Albanians in Kosova, the statement said.

The new crime of the Serb chauvinism was at the same time a great challenge against international organisations which were engaged in finding a peaceful solution to the conflict in Kosova.

The statement said that this act showed that the regime of Milosevic (Slobodan, president Yugoslavia) had never been and would not be for a peaceful solution to conflicts and that this regime was a product of the most aggressive nationalism which lived in mid of continuous generation of conflicts.

The Albanian Foreign Ministry urged the international community, international institutions, government of the United States and those of the European Union to immediately intervene to stop the massive exterminating campaign against Albanians in Kosova and find a right solution as soon as possible to this bloody conflict. /dast/ak/

Albanian Telegraphic Agency

—– Forwarded Message —–From: Zyra per Komunikim Publik – ZKM <zkp.zkm@rks-gov.net>Sent: Friday, January 15, 2021, 10:49:35 AM GMT+1Subject: Kryeministri Hoti: Drejtësia ndonjëherë vonon, por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë

Kryeministri Hoti: Drejtësia ndonjëherë vonon, por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë

Reçak, 15 janar 2021

Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

“Sot në këtë ditë të veçantë, bashkë me bashkëpunëtorë bëmë nderimet në këtë vend të veçantë ku ka ndodhur një nga ngjarje më të tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur masakra gjithandej. Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa, derisa ata që i kanë kryer këto vepra nuk e marrin dënimin e merituar. Drejtësia ndonjëherë vonon, por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë”, tha kryeministri Hoti.


Masakra e Reçakut, ku u vranë 44 civil shqiptarë, sensibilizoi gjithë botën për gjendjen në Kosovën e vitit 1999 dhe solli fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm, viktima të sulmeve sistematike të regjimit të Millosheviqit.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Bell Jashari, Masakra e Reçakut

Mbi librin “The Devil of Marks”

January 14, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ DIELLI/

Dy dekada pas botimit të Librit të Zi të Komunizmit, gati të gjithë janë, ose të paktën duhet të jenë, të vetëdijshëm për të keqen e pamasë të prodhuar nga një ideologji djallëzore e kurdisur për herë të parë kur Karl Marks shkroi Manifestin e tij Komunist dy shekuj më parë. Sidoqoftë, shumë njerëz e ndajnë Marksin nga të këqijat e krijuara nga ideologjia dhe teoria shtypëse që mban emrin e tij. Ky është një gabim i rëndë. Jo vetëm që rezultatet e tmerrshme të Marksizmit erdhën direkt nga idetë e përdredhura të Marksit, por vetë ai shkroi disa gjëra djallëzore. Para se Karl Marksi të shkruante për ferrin e komunizmit, ai shkroi për Ferrin.
“Qiellin e kam humbur, këtë e di mirë”, shkruante Marksi në një poezi në 1837, një dekadë para Manifesit të tij. “Shpirti im, një herë i vërtetë ndaj Zotit, zgjodhi Ferrin.” Ky sigurisht dukej se ishte fati i mbrapshtë për ideologjinë e Marksit, e cila dërgoi në vdekje mbi 100 milion shpirtra vetëm në shekullin XX.
Asnjë ideologji tjetër nuk ka çuar në vdekjen e kaq shumë të pafajshmëve. Si mund të mos quhet Marksi “Ati i Gënjeshtrave?
Tani, një tjetër libër, “The Devil and Karl Marx”, nga Paul Kengor, është një vështrim i afërt dhe i kujdesshëm i anës djallëzore të Marksit, një anë e një njeriu, magjepsja e të cilit me djallin jehoi në shekullin XX, dhe vazhdon të ulërijë sot. Është një portret tragjik i një njeriu dhe i një ideologjie, një retrospektivë tronditëse për një të keqe që nuk duhej të dilte kurrë nga gropa e saj. 
“Kështu, Qiellin e kam humbur, këtë e di shumë mirë. Shpirti im, dikur i vërtetë ndaj Zotit, zgjodhi Ferrin”, shkruante Marksi. Këto vargje ishin për ‘të pjesërisht biografik. Po kështu shqetësues ishin rrjeshtat e hapjes në Manifestin e tij Komunist: “Një fantazmë po ndjek Evropën, spektri i komunizmit. Të gjitha fuqitë e Evropës së vjetër kanë hyrë në një aleancë të shenjtë për të ekzorcuar këtë spektër.” Karl Marks lëshoi ​​më shumë sesa një program të thjeshtë ekonomik. Njeriu ishte më pak ekonomist sesa revolucionar. Marksi kishte një varg të preferuar nga Mefistofeli, personazhi djallëzor në Faustin e Goethes: “Gjithçka që ekziston meriton të zhduket.” Ajo që donte Marksi nuk ishte një revolucion i thjeshtë ekonomik; ai donte një revolucion kundër natyrës njerëzore, për të asgjësuar të gjithë rendin, për të djegur shtëpinë, për të minuar “të gjithë fenë, të gjithë moralin”. Ai bëri thirrje për “përmbysjen me forcë të të gjitha kushteve ekzistuese shoqërore”. Ajo që mbrojti Marksi kishte një dimension shkatërrues, dimension shpirtëror, dimension djallëzor. Libri “The Devil and Karl Marx” analizon marshimin  e gjatë të vdekjes, mashtrimit dhe Infiltrimit të Komunizmit, duke eksploruar këtë anë tronditëse të Marksit dhe revolucionit Marksist që vazhdon edhe sot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, The Devil of Marks

Mallkimi kolektiv karshi një pastruse spitali

January 14, 2021 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Vendi im është vendi më i suksesshëm në botë. Sapo kamerat e një emisioni investigativ, rrëfyen se si një pastruese spitali merrte rryshfet, jo vetëm që e pushuan nga puna por edhe e arrestuan, madje e lanë në burg. Vendi im ka 3 ditë që këlthet madje po linçon një pastruese spitali. Çfarë nuk po thonë, të hëngërt mortja, t’u bëfshin helm, nga hundët të dalshin. Ngordhsh burgjeve si qeni. Në shesh të varin moj qelbësirë. Megjithëse e kanë edukate shekullore mitmarrjen dhe mitdhënien, prapë kjo pastruesja e dhjeu. Se gjëja e parë që bëjnë jo në spital se, spitali është i fundit. Po kudo, sikur edhe për një çertifikatë, e mbajnë dorën në xhep. Jo për të nxjerrur pistoletën, por dymijë lekshin. Të vjen faturistja e dritave dhe nuk ta shikon fare sahatin, i fut njëqindshe në dorë dhe ikën. Çfarë ka këtu. Ne këtë e quajmë zotësi. Ta thonë me mburrje në tavolinë, e bëra nusen e çunit me shkollë, i dhashë xhixhat botit. I gjeta punë nuses së djalit tjetër që kam në kurbet, e futa edukatore. Dha xhixhat baba. Të nxjerrin nga burgu të kesh vrarë edhe 5 veta. Sepse japim xhixhat. Operohen dhe të mburren se ishte doktor i shkëlqyer filani, qe baba paret dhe ma bëri zemrën të re. Por edhe kur e dinë që robi do u vdesi, prapë të japin xhixhat kokërr më kokërr. Madje me dhunë. Pse? E kemi kulturë, fët e fët, mbaro punë dhe kaq. Ajo që është më fantastike është fakti kur deklarojmë edhe faturat për një vend punë. Të merr miku në telefon e të thotë, ore më duhen kaq para se ma dha fjalën ai boti. Do ma marri gocën në punë. Kur bën një llogari të shpejt, rezulton se tarifa që do paguaj është e barabartë me pagën vjetore të dy vjetëve. Dhe ndodh që kur vjen partia tjetër, baba të merr në telefon sërisht se do paguaj për të mbajtur vendin e punës. Megjithatë kësaj kulture kancer sot i është kundërvënë e indinjuar një shoqëri e tërë. Tabela e qitjes është një pastruese spitali. Nuk ka bërë asgjë jashtë kësaj kulture. Ka zënë një vend pune me para dhe normalisht që do marri para. Ata që hiqen se shëndetësia jonë është e pastër, kanë marrë dyfishin e kësaj pastruese spitali. Komisioni i vetingut nxorri me pasuri të pa justifikuar thuajse 95% të kontigjentit të drejtësisë së vendit. Me një fjalë gjithçka që ata kanë nuk ka ardhur nga paga e punës, por nga mitmarrja, rryshfeti. Megjithatë asnjë nga ata nuk u ndalua e u burgos, madje as u linçua. Sot pastrusja e spitalit është në burg dhe ju të gjithë këlthisni. Zgjedhjet e Dibrës 2017, u demaskuan po me kamera, plasën hapur telefonat, blerjet, megjithatë Damianin e keni kryekomandant të reformës zgjedhore, jo në burg. Në burg është pastruesja. Në burg është ndonjë fukura që ”vjedh” energji. Një Beqir të rilindjes e hoqi Gjykata Kushtetuese (2011) se u gjend në konflikt të hapur interesi, i kalonte fondet e shtetit firmës së vet. As nuk u burgos e asgjë, e hoqet si deputet e bët ministër. Ministër të kësaj shëndetësie të indinjuar nga pastruesja. Dhe ai nuk përtoi t’iu vidhte dy herë, vjedhja shekullore me check up-in e famshëm. E bëre check up-in apo jo, leku ikte. Ju kujtohet ai skeçi me hotelin, aty e kishe dushin përse nuk e përdore. Shteti do e paguaj botin. Dhe sot e keni kanakar drejton zgjedhjet në Shkodër. Kurse në burg fusni pastrusen, sepse mori rryshfet, mashtroi me titullin, thoshte jam infermiere kur ishte pastruese. Nuk ka pak ditë që Gjykata e Arbitrazhit vendoi rishtas kundër qeverisë shqiptare, për prishje të njëanshme kontratash karshi invenstitorëve të Kurumit dhe Akërnia Solar, jo pak por 210 milionë euro. Megjithatë në burg ne fusim një pastruese spitali, jo peshqit 210 milionësh në euro. Fusim cironkat, pastrueset me 8 milionë lekë. Për besë i suksesshëm je vendi im.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, pastrusja e spitalit

Në 40-vjetorin e demonstratve të 1981

January 14, 2021 by dgreca

GJUHA PEZHORATIVE E POLITIKES ANTISHQIPTARE SERBE/

Nuk ishte habi, pse politika komuniste sërbe, me disa kuadro shqiptare që ishin në shërbim besnik të saj, në mënyrë delirante e me gjuhë pezhorative injoronin veprimet e ilegalës atdhetare shqiptare për çlirim e liri kombëtare. Madje, politika komuniste sllave, për izoluar veprimtarinë e ilegales shqiptare, trumbetonte se, Demonstrata e 1981 janë orgnizim i KGB, UDB dhe nëntokës sërbe, veçmas indoktrinim nga Shqipëria. Por, më shumë habit fakti që, disa kuadro shqiptare, për të ruajtur pafajësinë e veprimit politik antikombëtar, ende dëgjohen zëra delirant e hipokrit, që mundohen ta mbajnë gjallë dyshimin se, cili nga faktorët e jashtëm ndikoi në organizimin e demonstratave të 1981?!

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia

               l . Dekadat e dhunës rrënuese dhe ringjallja.

Dhjetëvjeçari i parë(1981-1990), me Demonstratat e rinisë atdhetare studentore shqiptare dhe fillimit të kërkesave për kauzën e natyrshmërisë së arsyeshme historike për të drejta kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës, të shtruara  nga rinia studentore dhe intelegjenca intelektuale shqiptare në Demonatratat e 11 e 26 marsit dhe 1 e 2.  Prillit 1981. Pas të cilave filloi zbrazja e akumuluar e urrejtjes, ndjekja, arrestimi, burgosja, gjykimi dhe denimi në grupe të organizatorëve, pjesmarrësve e përkrahësve të rinisë dhe intelektualve shqiptarë të demonatratave. Gjitha këto vite deshmojnë për rrënimin e gjitha të drejtave e të arriturave politike, arsimore, ekonomike, shoqerore, kombëtare e njerëzore shqiptare në Kosovë, edhe ashtu të kufizuara. Duke rrënuar institucionet e të gjitha mjediseve e niveleve shqiptare politike, shteterore, shoqërore, sistemin arsimor, në gjitha mjediset e nivelet, ente, ndërmarrje ekonomike e mediat. Dekada e dytë pas ngjarjeve të mëdha 1990-1999.  Paralelisht me vazhdimin e ndjekjeve, burgosjeve e trajtimeve të dhunëshme fizike denimeve të pjesmarrësve në Demonstrata, masave të dhuneshme në subjekte shqiptare në të gjitha nivelet e mjediset, me dhunen ndëshkuese komuniste sërbe, shqiptarët, si feniksi, filluan ringjalljen, organizonin protesta masive, bënin përgatitjet për organizimet e mëvehtësishme edhe të ndarjes nga robëria shekullore politike, shpirtërore e fizike të shqiptarëve nga tërësia e shtetit okupues të quajtur Jugosllavi. Përkundër sakrificës dhe rrezikshmerisë ndëshkuese, organizimet shqiptare filluan me formimin e Shoqërive civile KMDLNNJ, 14 Nëntor 1989, fillet e pluralizmit formimin e partive politike LDK, 23 Dhjetor 1989. Praktikisht, filloi ndërkombëtarizimi e probelmit të Kosovës dhe shqiptarëve në këte hapësirë, organizimin e mëvehtësishëm sindikal. Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve 1990, Sistemin Arsimor i mëvehtësishëm, Referendumin e Pavarësisë, Deklaratën Kushtetuese dhe Shpalljen e Pavarërsisë së Kosovës. Zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale të 1992 e 1998, Kuvendin, subjektet e niveleve shtetërore Qeveritë komunale lokale, Formimi i UÇK dhe rezistences ushtarake 1997-99, Fillimin e luftës dhe intervenimi prej 78 ditësh i NATO-s. çlirimi I vendit nga forcat ushtarake e policore të dhunës mesjetare sërbe,12-20 Qersor 1999. Kthimi biblik monumental i popullatës shqiptare nga debimi I dhuneshem sërbë dhe riorganizimi e formimi i institucioneve shtetërore, Zgjedhjet lokale e parlamentare dhe Shpallja e Pavaresise më 17 Shkurt 2008. Kjo ishte një kohë me ngjarje të pandalshme historike e kombëëtare, pas Pranverës së Madhe 1981, Pa Demontratat e 1981, Kosova, jo që nuk do të vinte deri te Pavarësia, Por sot, do të Ishte më keq se Vojvodina e Sanxhaku, ndoshta as shprehje gjeografike.

                     Il. KATARSISI I MORALIT TE URREJTJES

Opinioni I shqetësuar jugosllav e ai ndërkombëtar, me kurreshtje habitëse, çdo ditë shihte e dëgjonte mbi ngjarjet në Kosovë (1981) kur, pas një propogande të stolisur për të drejtat e barabarta të “kombeve dhe kombësive”, ndër ato, edhe të shqiptarëve. E verteta madhore pëlciti si vullkani, shqiptarët me Demonstrata masive shtruan kërkesat për të drejta e kauzë kombëtare, politike e njerëzore. Gjitha këto vite, Qeveria Jugosllave e shtyer nga qeveritarët e Sërbisë, zbatoi dhunën policore e ushtarake shtypëse, duke injoruar zërin e arsyese për këto kërkesa të natyrshme. Përkundrazi, vazhdimisht ashpërsohen përplasjet politike e administrative, moskuptimet, sulmet e rrënimet e çdo të drejte Kombëtare, politike e Kushtetuese shqiptare. Politika komuniste sllave, e shtyer nga morali politikë i urrejtjes sërbe, e ndihmuar nga Kisha Ortodokse sllave, por edhenga disa kuadro shqiptare, Demonstratat e shqiptarëve në Kosovë 1981 i mori për motivim shtyes dhe shkas të pritur, që të ashpërson qëndrimet politike e shtetërore ndaj popullatës shqiptar pՃrgjithësi. Politika komuniste sllave, gjithënjë mbante raporte të ashpëra, ngriste e ashpërsonte masat represive ndaj shqiptarëve, duke zbatur strategjinë e sajë të mospërfilljes së kërkesave, me çka qellimisht ngritë shqetësime për mosqetësimin e gjendjes ndaj shqiptarëve në këtë hapësire. Gjitha gjasatë dëshmojnë se, vetëm kjo metodë veprimi, historikisht I përgjigjej sistemit okupues sërbë. Pasi vetëm kështu sunduesit mesjetar ortodoks sllav, përmes dhunës barbare mesjetare ndaj shqiptarëve të Kosovës, Sërbia, mund të rrënojë të drejtat dhe obligimet Kushtetuese të 1974 të shqiptarëve, Njëkohësisht, kështu e mbante popullin e sajë në gjendje të tensionuar e në armiqësi të vazhdueshme me shqiptarët.

Menjëherë pas Demonstratave të 1981, filluan vitet e urrejtjes, ndjekjes trajtimit policore e burgosjes, si dhe rrënimit të çdo të arriture politike, shtetërore, shpirtërore e material shqiptare në Kosovë, për sundimtarët komunist sërbë u shendërua në program politik e shtetëror. Morali politik e kombëtar sërb I diktuar nga filozofia politike e urrejtjes, e ndihmuar nga Kisha Ortodokse, u bë takt i diktatit politik edhe në masat popullore sërbe, duke i përfshirë masat sërbe në rrjedhat politike, me kërkesa të negativitetit ambicioz hegjemonist edhe jashtë hapësirave sërbe, si në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci, me tentime të dukshme edhe në Slloveni. Gjitha vitet pas Demonstratave të 1981, ky moral I stërkequr nga urrejtja helmoi masat e popullatës sërbe në Kosovë,Serbi, Maqedoni, Vojvodinë e Mal të Zi. Zbatimi I kësaj forme veprimesh politike ”Jogurt Revulucionit”, kishte qëllimin e vetë thelbor, inskenime, sulme dhe etiketime politik e kombëtare drejt synimit të veçantë rrënues të statusit Kushtetues të Kosovës, shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në gjithë Jugosllavinë. Janë përdorur, masat më të ashpëra represive, të cilat nuk mund te njihen në asnjë kohë e në asnjë rrethanë tjetër, në asnjë lloj sistemi shoqëror, politik e shtetëror në Botë. Politika e morali urrejtjes antishqiptarë rikthehej në shëmtinë e së kaluarës që, asnjë shqiptarë të mos mbetej në këto hapësira etnike shqiptare, Që kur e kur, është vepruar të fshihet elementi bosht I identitetit kombëtar, materializimi i gjuhës shqipe në onomastikë. Të shlyhen emrat e vendeve e vendbanimeve, si edhe vet emërtimi Kosovë, në Kosovë e Matohi. Madje edhe në ekstremin banal gjuhësor Kosmet. Praktikisht, veprohej që, të ndërrojnë çdo emërtim shqiptar, qoftë ai i rrugëve, shkollave, enteve, institucioneve e ndërmarrjeve të ndryshme ekonomike në çdo mjedis e nivel. Në anën tjetër, me masa administrative shtetërore e ligje diskriminuese,  përgatiteshin veprime pengues në planifikimin e familjes, të pengojnë lindjet shqiptare të cilat sipas tyre, qenkan “bomba”në pelena, shkohej deri në ekstrem, sa mos t’u lejohet shqiptarëve emërimi I fëmijëve me emra që kanë kuptimësi-domethënie kombëtare, ngjajshëm siç veprohej në IRJM,  Mal të Zi e Sërbi. Me ligje diskriminuese ndalojnë krijimtarinë muzikore shqiptare dhe publikimin e intërpretimin e lirë të sajë. Ndalojnë mësimin e hulumtimin shkencor të historisë kombëtare shqiptare, në veçanti të personaliteteve pozitive kombëtare, ato etikektoheshin për nacionaliste të rrezikshme e atnisërbe. Po kështu, veprohej edhe me përsonalitetet nga Lufta e Dytë Botërore. Ndaluan gjitha përmbajtjet kombëtare të leksioneve në programet mësimore, qe kishin elemete kombëtare me kohë, të tëra flisnin, shkruanin, e vepronin edhe me masa administrative, kundër gjuhës shqipe dhe të drejtës së shqiptarëve në përdorimin gjuhës së tyre kombëtare, duke çvlersuar të drejtën e barazisë në Kushtetutën aktuale Jugosllave. Shqipen si edhe vet shqiptarët, i hudhnin në rend të dytë e të tretë, por edhe mohonin tërësisht kulturën e traditën shqiptare, ate e konsideronin të dëmshme, nacionaliste e të rrezikshme. Gjithnjë, sikur gjuha e kultura shqiptare dhe vetë shqiptarët, janë kundër sërbëve dhe sllavizmit. Gjatë disa vjetëve pas ngjarjeve të 1981, veprohej edhe kundër traditës historike shqiptare. Në gjithë sistem politik, shoqëror, administrativ e shtetëtror, ishte ngritur shkalla e veprimit, me masa represive e denime drakonike, kundër traditës dhe jetës praktike shqiptare, duke rrënuar rrethojat e oborreve familjare. Shkurt e shqip, veprohej në drejtim gjenocital të fshirjes së qenies shqiptare e damtimit të substancës kombëtare. Me këtë sistem veprimi shtetëror antishqiptar, sipas Memorandumit te ASSHA, mendohej të vije deri te fanitja e kësaj hapësire shqiptare nga këto treva autoktone, që sipas kritereve dhe projekteve e shumta sërbe, të realizohet aspirate historike e kolonizimit të kësaj hapësire, ku planifikohej ngulitja e popullatës sërbe. Kështu, të materializohen, ashtu siç u veprua, të vishen këto hapësira shqiptare me petkun sërbë. Këto politika, me ndihmen e Kishës Ortodokse dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve Sërbe, shpalosnin gjitha 24 programet e projektet, që nga Garashanini 1844 e deri te Programi i fundit i Memorandumit ASSHA(SANU). Të njëjtat i përgatisnin, duke u thirrur në emër të Socializmit vetëqeverisës, humanitetit kushtetues dhe barazisë në bashkëjetesë. Kozmetika këto, të politikës me të cilat është shërbyer e shërbehej politika sllave, gjegjësisht ajo sërbe e kohës.

          lll.   GJUHA DELIRANTE E INJORANCES PEZHORATIEVE

Që nga fillimi i vitit 1981, sistemi shtetëror e partiak Jugosllav, kërkesat kombëtare shqiptare, mundohej t’i shuante me masa represive policor e ushtarake, me arrstime masive e denime të ashpëra, Veprimet e bararisë ortodokse mesjetare i   kishte program afatgjatë dhe qëllim në zbatimin politikës represive antishqiptare. Për këte kërkonte ndërtime gjuhësor terma e shprehje pezhorative, ndërtimin urrejtës e poshtrues të gjuhësisë politike, madje duke daluar jashtë normave të kuptimësisë gjuhësore, Demonstratat Shqiptare të 1981 dhe kërkesa e tyre të arsyeshme e të çarta kombëtare, me ndihmën e disa kuadrove shqiptare që, ishin në shërbim të verbërt, i vlersuan dhe i emëruan për KONTRAREVULUCION në Kosovë. Madje, Kontrarevulucion të masave, me kërkesa kombëtare të xhveshura nga armatimi, dmth, kontrarevulucionarë pa armë, me qëllim të rrënimit të sistemit shtetëror. Poashtu, i ndajmathën termi IRIDENTIZËM shqiptarë, me qëllim të aplikimit të masave represive, që mendonte shteti t’i zabatojë ndaj shqiptarëve, e të cilat i kishin pritur e mendur gjatë komunistët sërbë. Antishiptarët sllav mendoni e planifikonin gjatë që, të  gjendet  shkas për të ndërmarr veprim dhune ndaj shqiptarëve, ate veprim ndaj shqiptarëve do ta merrnin edhe pa ndodhur Demonstratat e 1981, me një inskenim, kurdo që të vije, apo do të sajonin  skenar për gjendje dhe moment për veprim, Ngarjet e 1981 dhe kërkesat e arsyshme të shqiptarëve, vetëm dhanë strall, ishin shkas që, sistemit komunist sërbosllav, të fillon dhunën e parashikuar, të nis rrugën e represionit, dhe në vazhdimësi të ndërtojë platformën e vetë të pastrimit etnik. Platforma parashikonte t’ju ngarkojë shqiptarëve edhe “fajsinë” si “Kryqin Kirenarit”. Praktikisht sistemi komunist sërbë ndërtonte mure të reja mbi themelet e projekteve të vjetra antishqiptare, thuhej e shkruhej se, shqiptarët po kërkojnë bashkimin e trojeve etnike dhe krijimin e Shqipërise së Madhe. Pra, iridentizmi në kuptimësi të bashkimit si proces shoqëror, një bashkim tërësie tokësore, të një treve, me një trevë tjetër, kjo u kuptua se nuk ka përmbajtje kuptimore, pa nocionin paraprak të shkëputjes SEPARATIZËM, ndarja e një pjese nga tërësia, term gjuhësor dallues nga ata paraprakët, që mbulonte arsyetimin e represionit administrativ e shtetëror, sipas mendjes së shpejtur të politikës shtetërore antishqiptare, shkuan jashtë realitetit e të vërtetës reale. Kështu, burimi I kësaj kërkese, shkaqet për këto ngjarje, gjithherë me qëllim të arsyetimit të rëpresionit shtetëror, kërkohej përmes, të ashtuquajturit “Diferencim politik”, nga shumë kahje e në gjitha nivelet e mjediset. Në mesin e pjesëmarrësve të demonstrative dhe të burgosurve, në etapat e hetuesisë, në krahun e intelegjencës, shkencës dhe kulturës shqiptare, në ente e institucione shkollore e shkencore, universitare dhe në ASHAK, ku punonin shqiptarët, kërkoheshin të diskutohen marrëdhëniet kulturore e universitare me Shqipërinë. Veçmas kërkoheshin e sajoheshin shkaqet e rrethana për gjetjen e INDOKTRINIMIT të shqiptarëve nga literatuara e importuar nga Shqipëria dhe mësimdhënësve që ligjeronin në Universitetin e Kosovës. U fol gjithandej se, këto ngjarje I shkaktuan emigracioni shqiptarë nga jashtë, veçmas ata të orientimit Marksist-Leninist, ndaj të cilëve u muaren masa të kufizimit dhe antipropogandës ndaj tyre. Kështu, zbrastësia semantike e termit iridentizëm, u plotësua edhe me termin SEPEARTIZËM, ndarje, shkëputje, zhargoni politik u plotësua me sintagmën IRIDENTIZËM dhe SEPERATIZËM shqiptarë.

            Gjithandej, kështu veproi gjuhësia politike për një kohë të gjatë, parlamentarët mundoheshin të bindin opinionin botëror për Arrogancën e shqiptarëve, për ate se, shqiptarët përkundër të drejtave që gëzojnë, janë ende të pakënaqur dhe, mu për këte, pasoj sulmi represiv ndaj shqiptarëve, me qëllim që ato të drejta, tash duhet të ngushtohen në masë, sa shqiptarët, përkundër numrit të tyre, që zinin vendin e tretë në renditjen e popujve Jugosllav. U sulmuan simbolet kombëtare, gjuha dhe Flamuri kombëtar. Me flamurin luhej, si me leckën, atij po I shtohen pjesë, po I ndërrojnë vendin e madhësinë e pësrrembëshint pa konsultimin, dëshirën dhe vullnetin e popullit. Po në këte vorbullë, u bënë emërime e etiketime shtetërore nga më të errëtat, marr nga shundi barbarisë gjuhësor e rrymat ekstreme të së kaluarës e praktikës politike. Cdo tentim kundërvendës, përkundër argumenteve e faktimeve të dukshme nga personalitetët shqiptare, qoftë ato shkencore apo publicistike, vlersohej tentim nacionalist e përkrahje e të ashtuquajturit Iridentizmit e seperatizmit shqiptar. Kështu, kurrën e kurrës, nuk dallohej ajo kombëtarja nga antikombëtarja, nacionalja nga nacionalistja. Ç’është edhe më e keqja, mbrojtjen e shqiptarëve, sërbët nuk e dëshironin ta dëgjonin, as nga personalitetët e kombeve të tjera joshqiptare. Kurdo herë që, kush shprehte mendim të arsyeshëm ndaj ndjenjës e moralit kombëtar shqiptar, sulmohej pa kursim, shpallej armik e bashkëpunëtor I Iridentizmit e Seperatizmit shqiptarë. Kështu, u veprua ndaj Jevrem Bërkoviqit, Branko Hërvatit, Kiril Zllobecit, Stipe Mesiqit e shume të tjerëve.

            Ofendime nënçmuese dhe nënçmime e nëpërkëmbje të çështjes shqiptare, u organizuan e vepruan përmes organizimeve e sajimeve skenarësh të ndryshme nga  pseudoshkencës, duke futur në ato lojëra edhe revulucionarë labil e hulumtues  “zbulimesh” të errëta nga fusha e terminologjisë gjuhësore. Në çdo kohë e vende të ndryshme. Ashtu siç e kërkonte vendi dhe kuvendi, flisnin edhe etiketonin me terma injoruese nga më të papërshtashmet, si nga ana humanitare. Ashtu edhe nga kuptimësia e komunikimit qytetërues e civilizues të meshazheve logjike të shkëmbimit me qëllim përçmimi. Inskenohen e ndajmathën dukuri negative, smadhohen e tjetërsohen ngjarjet e përditshme, gjithnjë me qëllim të ngarkimit negativ në kurriz të shqiptarëve. Një etapë kohore kishim DHUNUES shpallen aferen e dhunimeve, dhunohej për çdo ditë, mjedis e nivel. Dhunoheshin gra, vajza e plaka, gjithnjë të nacionalitetit sërbë e malazias, dhunoheshin vajza të mitura, madje dhunoheshin edhe murgeshat. Kurse nga ana tjetër, bilansi statistikor mes shtyppit dhe propgandës, nuk përputhej në asnjë mundësi me realitetin objektiv. Një ndërkohë u bëmë HAJDUT, VANDALIST e VARRMIHËS. Kur për çdo ditë vidhej pasuria e sërbëve e malaziasve, gjithnjë nga vjedhësitë shqiptarë. Madje, edhe kur, nuk dihej e zihej hajduti, por ai dosido, duhej të ishte shqiptarë. Shkatërohej e  vetëshatërrohej ose kallej pasuria e ndonjë pjesëtari joshqiqiptarë, dëmtoheshin e preheshin fidanet e ndonjë kopshti apo vreshte, thyheshin përmendoret e varrezave, shploheshin të vdekurit, madje edhe fëmijët e vdekur, shlyheshin mbishkrimet e fotografit e varrezave, thuaja për çdo ditë, kishte zjarre e avari trishtuese, të gjitha shenoheshin në shtypin ditor dhe ngarkoheshin barrë e llogarisë shqiptare. Veprohej kështu, sepse skenari I politikës ditore kërkonte transmetim të mesazhve të tilla. Kështu, shkruheshin skenarët dhe ashtu kërkonte regjia skenariste politike, së cilës duhej përmbajtur me përpikëri. E kur shkaktari nuk gjendej, dhunuesi, varrmihësi vandalisti, apo edhe vrasësi, gjërat duhej heshtur për një moment, kurse skenarin e njëjtë duhej përseritur në një kohë e vend tjetër. Derisa shtypi mbulohej me lajme helmuese, vepra dhe faji mbetej jetim, pa babë e pa nënë.

            Me 1988 shpallën Kuvedimet Kushtetuese, për shprehjen e “mendimit të lirë” dhe “pa pasoja”. Masat shqiptare për herë të parë, pas një kohe prej 7-8 vjetësh heshtjeje të thellë, këto mundësi menduan se duhej shfrytëzuar deri në shterrje, pasi shteti “garantonte” siguri të shprehjes së lirë të mendimit, si edhe për të tjerët edhe për shqiptarët. Shqiptarët në Kuvendimet Kushtetuese, nuk dhanë pëlqimin e ndryshimeve në Kushtetutën ekzistuese. E cila më vonë do t’ju kushtojë shumë me jetë, plagë burgosje, suspendime nga puna, nëpërkëmbje, përdhosje e ofendime marramendëse. Shqiptarët nuk u pajtuan me ndryshimet Kushtetuese, sepse aty kërkohej kufizimi i autonomisë për Kosovën dhe i të drejtave kombëtare të shqiptarëvë si dhe zvogëlohej hapësira substanciale në shtetësinë e Kosovës, të cilat e kishte aktualisht. Kjo ishte shkasi dhe arsyeja që, në Nëntor 1988 pasuan Protestat  e hapura masive kundër pastrimeve në radhët e ushëheqjes  shqiptare kosovare, të cilën populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk e kishte zgjedhur vet, as atëherë, as më parë, e as  këtë kastë politike, që e kishte aktualisht në poste politike, administrative qeveritare. Por, këte pastrim, që tentonte ta kryente Sërbia në udhëheqjen kosovare, të cilën ajo e konsideronte pengesë për planet e saja, shqiptarët e konsideruan për rrezik që, po troket në derën e Tij, në një të ardhme të afërt. Ato kërkesa masive u qetësun vetëm vetëm nga veprimi aktiv i vetë udhëheqjes shqiptare të atëhershme në Kosovë, e cila me herët, nuk ishte në vendin e përgjegjesinë e duhur. Më vonë, shkurt e Mars 1989 pasuan Grevat e Minatorëve, stuentëve dhe punëtorëve të Kosovës, të cilave ju bashkuan edhe masat fshatare, rinia shkollore dhe gjithë popullatës shqiptare anë e kënd Kosovës. Shteti Jugosllav, me direktiven e atij Sërbë, rimori masën e jashtëzakonshme policore e ushtarake, edhe këte për të katërtën herë pas vitit 1945. Me këto masa represive shtetërore, në gjendje lufte, Kosova mbulohej me tym nga armata dhe policia, më 28 Mars 1989, Parlamenti I Kosovës, pas shtyerjes e “konsultimit” me parlamentarë, që pati prej 12 ditësh, Kosova, pas marrjes së autonomisë, mbeti vetëm shprehje gjeografike e një regjioni, ndërsa shtetësia e sajë mbeti në shkallën e një komuneje, ndoshta e një komuneje pak sa më e madhe. Parlamenti kosovarë, jashtë kompetencave ligjore, jashtë natyrshmërisë së kërkesave të nevojshme të popullit, pa dëshiren e bazës deleguese, e me porosi të udhëheqjes, e cila e kishte zgjedhur aty, votuan në rrethana jonormale, të rrethuar nga policia e ushtria sërbe. Megjithate, përfaqësuesit e popullit shqiptarë,”harruan” për një qast përgjegjsinë e tyre morale ndaj popullit, “harruan” urrëtinë e proverbit latin se, “deputeti vdes për popullin”, Votuan shlyerjen e autonomisë, dhe në vend se të vdesin,që të jetojnë për popullin, i futën thikën pas shpine popullit të tyre, Me këte shkaktuan vdekjen e 39 shqiptarëve, qinda të plagosur e të arrestuar, të larguar nga puna e të dëmtuar në forma nga më të ndryshme. Kur festuan njëvjetorin dhe festonin përvjëtorët me rradhë, të kesaj “fitoreje” për unitetin e Republikës Sërbe, apo përvjetorët e mordjes shqiptare, deputetët “tanë”uleshin bashkë me Sejdo Bajramoviqin, kryevendi në festime, në rendin e parë të “fitorës”.

Pas aprovimit të kësaj Kushtetute famkeqe për shqiptarët dhe Kosovën, kontrastët e fitorës dhe humbjes fatale, ku pihej shmapanja me erën e gjakut tonë, Ku represioni mori masa zgjerimi horizontal e vërtikal, etiketimi, fyerja e dinitetit, fshirja e identitetin, materializimit gjuhësor,  të kësaj hapësire shqiptare, shenjëzimi i sendeve dhe vendeve në gjuhë sërbe, sollën termine e shprehje të reja, si; TERRORIST,madje nga lloji I veçantë, që njihej deri atë kohë, terrorist që vriten e nuk vrasin, e as nuk vdesin e nuk shtijnë kurrë me armë që, kërkojnë demokraci, që nuk mbajnë as brisk në xhep. Terrorist që vriten 36 sosh, e nuk vrasin e as nuk plagosin askend. Por, edhe mbi 200 sosh të plagosur, terrorist të moshave e niveleve jo të natyrshme, fëmijë të mitur, pleqë në moshë, terrorist në klinika lindjeje e sa në xhamia, terrorist për Libër të Genisit, për tiparet e veçanta dalluese. Këta e pësuan edhe për 15 herë më keq, se ata nga Sekuritatea rumune, pak kohë më parë. Na quajtën PRIMITIV dhe ERGERSIRE, se kemi qëllime grabitqare, gëlltisim njerëz, se e hamë njëri-tjetërin. Se jemi KANIBAL e prapanik fetar. Kemi në vetën tonë tipare fanatike e fetare, se jemi FUNDAMENTALIST  ISLAM, pakuptimsisht,e jo natyrshëm dhe jashtë çdo logjike, i bashkangjesin edhe epitetetetët se, shqiptarët janë MARKSIST-LENINIST TE TIPIT STALINIAN. Përkundër faktit  se shqiptarët kanë tri lloje besimesh, ndryshe në Zot, kanë tri besimet e mëdha fetare, Muslimane, Krishtere dhe Ortodokse, si edhe nënbesimeve, besimit ndryshe në Islam Bektashi. Na thanë se, jemi tipik INTIFAD e KAMIKAZ që kryejmë veprime diverzante, dhe se kemi vyrtyte të pandjeshmërisë ndaj fëmijëve, se edhe fëmijët tanë I hedhim pa dhimbje para terorit e rrezikut se, nuk kemi ndjenja prindore si edhe shume tipare tjera jonjerëzore, që na mëvisheshin herë pas here, sipas nevojës e kërkesës së politikës ditore sërbe. Në shkallëzim të dhunës na mohohet statusi I autonomisë dhe thuhej e shkruhej se, jemi të ardhur, madje nga viset shkëmbore, sipas Llonqarit në shekullin 19-t, kurse sipas Marko Mladenoviq shkruan në fletorën “Komunist”, ne paskemi ardhur në shekullin 17-t, e sërbët në shekullin e 9-t apo 10-t. Asnjëri nuk thot, kush paska jetuar në këte hapësirë, para këtyre shekujve? Mladenoviq thot edhe atë se;”Këta-shqiptarët”, nga një pakicë apsolute, e ardhur në shekullin 17-t, u bënë tash shumicë. Madje, shumicë e rrezikshme apsolute, ka ambicie që, pas një shekulli, të zgjerohet deri në Lubjanë. Sa I përket origjinës së shqiptarëve, këto dekada të dhunës sërbe, shpikën shumë teori, si ate të orgjinës trake, asaj të veprimeve të ndërsjellta të popullit turk, dhe asaj të origjinës sllave. Nga të cilat del se, shqiptarët janë surragat i këtyre veprimeve të ndërsjellëta të përziera-surragateske.Të gjitha hudhën poshtë, vetëm me mendimin e Profesor Radovan Katiqiq, gjuhëtarit nga Zagrebi, I cili konstaton se, “Pa gjetur argumente të bollëshme shkencore, për hudhjen e origjinës Iliri të shqiptarëve. Pastaj, argumente të reja për origjinëne e tyre për një teori tjetër. Teoria Ilire nuk ka mundësi të rrëxohet”. Etiketimet tendencioze që visheshin në kohën e dhunës barbare sërbe, janë edhe ato që ata na quajtën XHIHAD e BANDIT, të panjerëzi, me konotacion negative edhe BALLISTË e bijë ballistësh, se shqiptarët janë armiq të popujve me të cilët jetojnë tash e sa shekuj, në afërsi apo së bashku, Se shqiptarët kanë përcaktime përtritëse për NEOFASHIZËM. Sipas këtyre etiketimeve sllave, këte e bëjmë ne shqiptarët në vazhdimësi dhe këte ideologji e kemi të adhuruar. Me këte teori shqiptarëve ju mohohej pjesëmarrja në LNC, që ishte qëllim politik serb, si dhe fitorja mbi fashizmin, të cilin e thonin ato ditë se këte liri na e paskanë falur të tjerët, sepse ne nuk paskemi kontribuar, gadi asgjë. Përkundrazi, kemi punuar e po punojmë në vazhdimësi për neofashistët. Kështu, u quajt edhe demokracia që, shqiptarët vepronin dhe e kërkonin në dekadën e parë pas Demonstratave të 1981, duke mos pranuar të vërtetën se, shqiptarët kishin pasur demokraci dhe sistem shtetëror demokratik, ndoshta të parët në Ballkan, Qërshor-Djetor 1924, Revulucionin e Qërshorit me Fan Nolin, të cilët atëherë, si edhe tash, fëqinjët tanë nuk e shikuan me sy të mire. Sërbët atëherë e rrëxuan kështu, siç po tentojnë të mos lejohet demokracia edhe sot në këto hapësira Ilirike-Ballkanike. Kështu vlonte vrulli I gjuhës politike termeve, fjalëve, shprehjeve me etiketimeve nga breshëri fyerjesh, sa humbet kontrolli I intelektit dhe etikës, jo vetëm shtetërore e politike, por edhe njerëzore. Arrihet deri në pikën e mosdurimit e urrejtjes njerëzore. Këto vite shqiptarët luftoheshin me gjitha mjetet fizike, politike, shtetërore, fetare e gjuhëore nga sistemi politik shtetëror e qeveritar sërbe dhe filozofia e moralit të urrejtjes nacionaliste, edhe nga Kisha Ortodokase sllave, urrejtjes shekullore historike e politikës komuniste. Urrjtjen ndaj shqiptarëve dhe gjitha vlerave material e shpirtërore shqiptare, të cilat I ka ngritur në shkallë sistemi shtetëror, shqiptarët nuk i trajtonin as për njerëz, dëgjohen e lexohen shprehjet urrejtëse MAJMUN, ndërsa Kosovën, vend majmunësh.

Të gjitha këto terma e shprehje negative ofenduese, institucionalzohen përmes mjeteve të informimit, burimin e mbështetjen e kanë nga politika dhe organet shtetërore  e partiake të shtetit dhe politikës ditore.  Sipas skenarit të shtetit sërb, ato shpërndahen në masa popullore, me qëllim alarmimi të opinionit Botëror, që ai nga gënjeshtra recidive, të bindet për një të pavërtet zyrtare të lëshuar nga shteti zyrtar sërbë.Të bindet me gënjeshtra e imponime, dhe ato t’i merr për të vërteta, Ndërsa, e padrejta të dhunohet e të shpallet si e drejtë, edhe atë në emër të shtetit e politikës zyrtare. Kështu, besoj veprohet vetëm në politikën e sotshme sllave, gjegjësisht sërbe. Tipike me këte, nuk besoj se mund të gjendet tjetër, as kund, sot e as kurrë, në botën e sotme. Po kështu, u veprua edhe me rastin e helmimit masiv të nxënësve shqiptarë në Kosovë, që dihet nga të gjithë, përveç organeve zyrtare shtetërore sërbe, ata e dijnë se ishin helmuesit, që edhe sot nuk mund ta pranojnë veprën e kryer. Për etiketime ofenduese, angazhohej pseudoshkenca sërbe, shfletojnë fjalorë enciklopedike e literaturë të tejkaluar kohësh, të flitet e thuhet, se shqiptarët janë të pakët, janë pa prejadhje, janë surragat. Behet llogari, sa shqiptarë duhet larguar nga Kosova, e sa joshqiptarë-sërbë të sjellin në Kosovë, që të rikolonizohet përseri kjo tokë e kjo hapësirë, siç shkuante Zonja Saviq. Kështu turbullohet mundësia e kuptimit edhe për ata, që mund të kishin ende pakëz mendim të kthjellët. Thirreshin në kohëra të shkuara të urrejtjes, duke riaktualizuar projektët e Cubrilloviqit e Ivo Abdriqit dhe hartonin mbi themelet e tyre të vjetra, projekte me konstrucione të reja. Dozoheshin helmimet e ashpra antishqiptare, të acarimit ndërnacional e kanalizoheshin rryma politike të ringjallura e të nxjerrura nga myku i depove të vjetra. Kështu punohej e veprohej në vazhdimësi, për gjithë dekadën rrënuese antishqiptare. E kurdo që çështja fillonte të merrte udhë, qetësimi, epiqendra në Beograd trumbetonte për alarm, dërgonte haberderët në Kosovë, që lëkundjet të rifillojnë e të mos ndalen. Veprohej kështu, sepse kështu i duhej epiqendrës politike-Sërbisë, që të mbetët edhe më tutje epiqendër, akuale në skenën politike dhe në pushtet. Përndryshe, atë moment që ndaleshin lëkundjet në Kosove, e mbretëronte qetësia, epiqendra-Beogradi dhe politika sërbe, fillonte të paralizohej. Pra, Sërbia luftonte dhe siç lufton edhe sot, vetëm për të ekzistuar në këto hapësira shqiptare, flijon të tjerët për të shpetuar vetëveten, Pra, prania e problemit shqiptarë të Kosovës, e rreth Kosovës, I jepte gjak e jetë që të ekzistojë Sërbia, politika e dhunës sërbe dhe shëmtia e barbarisë kishtare ortodokse sllave në këto hapësira, deri me sot, Sërbia dhe filozofia politike antishqiptare e moralit të stërkequr, nuk la asngjë pa përdorur kundër shqiptarëve, padrejtësisht duke i akuzuar Shqiptarët e sulmuar çdo vlerë material e shpirtërore shqiptare. Poashtu, nuk mbeti, asnjë akuzë e impotim e gënjeshtra recidive më banale e më brutale, pa ia zën rrugën te vertetës dhe të drejtës dhe reales kundër shqiptarëve, për t’I shpallur shqiptarët fajtorë, për fajësim pa faj e mëkatarë pa mëkate.

Filed Under: Fejton Tagged With: 40 vjet, Demonstratat e 1981, Ismail Gashi-Sllovia

KUJTESA- “REÇAKU”, MASAKRA QË TRONDITI BOTËN

January 14, 2021 by dgreca

Komandant Afet Bilalli “Qopa” i mbijetuar dhe luftëtar në betejën e Reçakut, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol PAJA, për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rrëfen masakrën e tmerrshme të policisë e ushtrisë serbe mbi popullsinë civile e të pafajshme të Kosovës në Reçak, plaçkitjet e djegiet e shtëpive, vrasje të kafshëve, masakra ndaj popullatës civile, dhunime sistematike të civilëve të pa armatosur, plagosje, vrasje, dhunim kufome, dëbime dhe spastrim etnik.

SI NDODHI MASAKRA E REÇAKUT

Në fund të muajit qershor të vitit 1998 fshati Reçak për herë të parë bombardohet me granata e mitralozë nga forcat policore e ushtarake serbe.

Kështu që shumica e banorëve u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Në korrik të vitit 1998 forcat ushtarake dhe policore të Serbisë ndërmarrin ofensivë të gjër në Kosovë ndaj popullit shqiptar, kjo ofensivë është koduar “Toka e Djegur” që do të thotë gjithçka që është shqiptare të shkatërrohet. Plaçkitje të shtëpive, djegie të shtëpive, vrasje të kafshëve, masakra ndaj popullatës civile, dhunime sistematike të femrave dhe në fund spastrim etnik. Po ashtu fshati Reçak nuk ishte kursyer nga kjo ofensivë. Në fund të muajit gusht 1998 ushtria dhe policia serbe prapë hodhën granata dhe gjuajtën me mitralozë fshatin Reçak dhe pastaj hynë në fshat. Ata plaçkitën shumë shtëpi pastaj edhe i djegën ato si dhe shkatërruan të gjithë ekonominë familjare. Ushtria dhe policia serbe frikësuan, keqtrajtuan psikologjikisht dhe fizikisht banorët e fshatit Reçak dhe disa tjerë u arrestuan. Kështu që në fund të muajit gusht 1998 spastruan tërë fshatin Reçak. Në fshat janë djegur dhe shkatërruar qindra shtëpi si dhe janë dëbuar me dhunë mijëra banorë të fshatit Reçak. Të gjithë këto krime, masakra, dëbime, spastrim etnik, gjenocid kanë ndodhur në sy të botës – Bashkimit Europian.

NDËRHYRJA E SHBA NË KOSOVË

SHBA nuk qëndroi e heshtur ndaj këtij terrori dhe gjenocidi të paparë ndaj popullit shqiptar. Kështu që në tetor 1998 dërgoi emisionar special diplomatik që ishte arkitekti  i Dayton i ndjeri Richard Holbrook që pas shumë përpjekjeve dhe presioneve arriti një marrveshje armëpushimi me Sllobodan Millosheviqin (krye kasapin e Ballkanit). Nga kjo marrëveshje u lejuan hyrja e misionit verifikues të OSBE-së, gazetarëve, shoqatave humanitare ndërkombëtare e të tjera. Në krye të misionit të OSBE-se në Kosovë ishte caktuar ambasadori amerikan Ëilliam Valker. Unë si komandant i njësive të UÇK-se në Reçak gjatë takimeve që kisha në nëntor – dhjetor 1998 si dhe në fillim të janarit 1999 kemi diskutuar për çështjen e sigurisë dhe kthimin e të zhvendosurve (refugjatëve) në shtëpitë e tyre në fshat. Kthimi i të zhvendosurve ishte shumë i vështirë apo i pa mundur sepse shumica e shtëpive ishin të djegura, të shkatrruara plotësisht. Kthimi i një pjese të vogël civile u mundësua në numër të vogël (disa dhjetëra civilë).

SERBËT RIKTHEHEN PËRSËRI NË REÇAK

Ka fundi i dhjetorit 1998 policia dhe ushtria serbe dërmori një aksion për të hyrë në Reçak por u pengua nga njësitë e UÇK-se që të hynë në fshat. Si pasojë e këtyre luftimeve u plagos Zv. Komandanti im Ali Rakip Beqa që ishte nga Kaçaniku si dhe ushtari Mehmet Agushi (oca). Kështu që forcave serbe iu pamundësua hyrja në Reçak dhe u zmbrapsën. Pas disa ditë njësitë speciale diverzante serbe tentuan të hynë në fshat por prap nuk arritën. Ne vazhdimisht kemi informuar misionin e OSBE-së që ushtria dhe policia serbe po tentojnë të hynë në Reçak. Më 14 janar 1999 me mijëra forca ushtarake dhe policore serbe duke u mbështetur nga artileria e rëndë ushtarake si dhe brigada e motorizume zbarkuan në Shtimë konkretisht “Te pishat e Shtimës”. Po zbardh mëngjesi i 15 janarit 1999, Reçaku ishte në rrethim të hekurt nga ushtria dhe policia serbe. Ky operacion është quajtur nga forcat serbe “Kafshimi i miut” që do të thotë zhdukja e çdo gjurme. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit njësitë operacionale speciale serbe (JSO) u futën në prapashpinë duke filluar nga fshati Belinc arrin tek “Guri i Bagdashit” dhe vazhdojnë drejt vendit të quajtur “Gërkovë” mbi Reçak. Kurse nga kodra e quajtur ” Qesta” lëvizin brigada e motorizume ushtarake serbe e udhëhequr nga koloneli Krsman Jeliç. Ndërsa nga rrugët kryesore që të shpien në Reçak vinte policia serbe.

BILANCI TRAGJIK I LUFTIMEVE NË REÇAK

Në orët e hershme të mëngjesit (6 e 30 në mëngjes) filluan luftimet. Kështu që gjatë luftimeve të orëve të para të 15 janarit u vranë 9 ushtarë ndërta ishte Zv. Komandanti im Ali Beqa që ishte akoma me plagë të freskëta dhe komandanti i togës Shaqir Berisha. Ushtarët e tjerë të vrarë ishin : – Ismajl Luma

– Sadik Mujota

– Mehmet Mustafa

– Nazim Kokollari

– Skender Qarri

– Kadri Syla

– Enver Rashiti

Ndër të plagosurit ishin :

– Afet Bilalli

– Afrim Syla

– Zaim Jakupi

– Njazi Mujota

– Ramadan Hyseni

– Shaban Ndrecaj

– Adem Musliu

– Luan Salihu

Rreth orës 7 të mëngjesit duke tentuar për të thyer rrethin mbrapa shpine, unë u plagosa rëndë në afërsi nga raket hedhësi. Me vete kisha ushtarin Skender Qarri (Kaquli) që me thikën time e preu pjesën e mbrëndshme të jaknës së tij si dhe ma lidhi plagën. Pas 30 minutave ai më tha “Komandant më kan qëlluar” unë i thash erdha. Duke ia dhënë ndihmën e par ai ndërroj jetë në duart e mia. Kështu që aty morra dhe 5 plagë të tjera, qëndrrova në një prrua me ujë dhe akull dhe me shumë gjakderdhje. Në mbrëmje erdhen për të tërhequr Komandanti i brigadës 161 Ahmet Kaqiku si dhe z.v Komandanti i brigadës 161 Nebih Musliu «Abazi », Nustret Salihi «Zeneli », dhe personi i 4 që nuk po më kujtohet. Gjendja ime ishte shumë e rëndë përveç që kisha plagë shumë, kisha gjakderdhje dhe trupi im ishte i ngrirë. Pas gjithë këtyre luftimeve forcat ushtarake dhe policore serbe arritën të hynë në fshatin Reçak ku ishte gjithçka e organizuar dhe planifikuar nga qeveria e Serbisë që të masakrohej i tërë fshati Reçak si dhe të zhduken kufomat e masakrës së Reçakut. Plani ishte i përgaditur nga ministria e mbrojtjes, ministria e puneve të mbrëndshme, shtabi i përgjithshëm serb, shërbimi inteligent civil dhe ushtarak, ku në krye të këtij planifikimi ishte zv. Presidenti i serbise Nikola Shajnoviq. Ky plan i detajuar si dhe kodi “Kafshimi i Miut” iu është prezantuar presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq ku ai e aprovoi. Në krye të kësaj ofensive është caktuar gjenerali i njësitëve speciale (JSO) Goran Radoslleviq i njoftur me nofkën “guri” i cili ishte i afërt i Nikola Shajnoviqit.

KRIMET BARBARE SERBE MBI POPULLSINË SHQIPTARE TË KOSOVËS

Edhe pse unë kisha shumë të vrarë dhe të plagosur, luftimet nuk u ndalën pasi që kishin ardhur përforcime nga Brigada 60 diversante vëzhguese pranë Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në krye me komandant Guri (Jetullah Qarri) si dhe komanda e brigadës 161 e vendosur në fshatin Mollopolc që komandanti ishte Ahmet Kaqiku dhe zv. komandant Nebih Musliu si dhe komanda e zonës operative të Nerodimës me seli në Mollopolc. Pasi që forcat serbe ishin futur në Reçak filluan të realizojnë planit e tyre për të masakruar të gjithë civilët që gjindeshin në Reçak. Forcat serbe arrestuan, identifikuan, i toruruan mizorisht pastaj i dërguan në vënd të caktuar në kodër (krye shpati) ku dhe i masakruan. Civilët ishin të masakruar në mënyrë barbare (nxjerrje e syve, prerje e veshëve, nxjerrja e organeve të mbrëndshëme : zemrës, mushkrive, mëlqive si dhe prerja e kokës të një i moshuari Banush Kameri i cili ishte me plis të bardh dhe morën kokën si trofe). Ndër të masakruarit kishte civilë me të meta psikike, kështu që nga kjo masakër nuk është kursyer askush për asgjë. Në orët e mbrëmjes së 15 janarit 1999 ushtria dhe policia serbe filloi të tërhiqet nga luftimet në Reçak por nuk arriti ti marrë (zhdukë) kufomat e masakrës së Reçakut sikur e kishin të planifikuar.

ED SULLIVAN  DHE AMBASADR WILLIAM VOLKER FUTEN NË REÇAK

Gjatë kësaj masakre kishin mbijetuar disa civilë ndër ta Nustret Shabani (dëshmitar i Tribunalit të Hagës për krime lufte), Rame Shabani, Imer Gashi, Bilall Avdiu. Në orët e vona të 15 janarit këta të mbijetuar të masakrës treguan për këtë masakër që ka ndodhur, kjo informatë iu është dhënë misionit të OSBE-së. Të nesërmen me 16 janar misioni i OSBE-së pas shumë përpjekëve hynë në Reçak dhe i pari ndër ta ishte Ed Sullivan nga New York-u bashkëpunëtor i ngushtë i William Volker dhe i kërkuan që të vijë në Reçak sepse aty kishte ndodhur diçka e tmerrshme që nuk kishte ndodhur që nga lufta e 2 botërore. Pa hezitim shefi i OSBE-se William Volker vizitoi Reçakun ku dhe e pa të vërtetën në vendin e ngjarjes dhe e tha të vërtetën se ky është krim kundër njerzimit. Ne më 16 janar ju kemi drejtuar me një kërkesë Tribunalit të Hagës që ta hetojë këtë masakër mirëpo Serbia nuk ka dhënë leje zyrtarëve të Tribunalit të Hagës (prokuror, hetues, gjykatës) të hyjnë në Kosovë – Reçak. 

SERBËT KTHEHEN NË VENDIN E KRIMIT

Më 17 janar 1999 filloi krimi i dytë ku forcat serbe filluan ofensivën tjetër për t’i marrë kufomat e masakrës së Reçakut. Ndërsa UÇK rezistonte për mbrojtjën e kufomave kështu që në vijën e parë të frontit bie heroikisht komandanti i Brigadës 161 Ahmet Kaqiku  dhe Vezir Jashari. Masakra e Reçakut tronditi botën e civilizuar dhe demokratike kështu që u thirr konferenca e Rambouillet (Paris) ku organizator të kësaj konference ishin: ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright. Delegacioni shqiptar nënshkruajti marrveshjen kurse Serbia refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes. Kështu që me 24 mars 1999 filloi ndërhyrja e NATO-s ndaj pikave ushtarake dhe policore serbe. Masakra e Reçakut ishte fundi i terrorit dhe gjenocidit serb mbi popullatën civile sepse masakra e Reçakut mobilizoi komunitetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund terrorit, gjenocidit dhe spastrimit etnik ne Kosovë.

AFET BILALLI KUNDËR KASAPIT SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ

Tasht 22 vite kur e përkujtojmë masakrën e Reçak-ut asnjë prej planifikuesve, urdhëruesve dhe pjesëmarrësve nuk u arrestuan dhe as nuk u gjykuan për këtë masakër. Kjo është edhe një padrejtësi e madhe që po bëhet ndaj familjarve e të masakruarve në Reçak. Ngushllimi i vetëm për viktimat e masakrës dhe familjarve të tyre është nxerrja para drejtësisë e krimineleve të luftës. Për herë të parë do ta them publikisht se në vitin 2003 më kanë kontaktuar Tribunali i Hagës (prokuroria) dhe më kanë kërkuar që të jem dëshmitar i Tribunalit të Hagës për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit për masakrën e Reçakut.

Filed Under: Featured Tagged With: Komandant Afet Bilalli “Qopa”, Recaku, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 234
  • 235
  • 236
  • 237
  • 238
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT