• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IDEALI I KRYQËZUAR I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

October 31, 2016 by dgreca

mitat-frasheriNga Kolec TRABOINI/

Për fatin e trishtë të popullit shqiptar, sot në skenën politike kanë dalë forcat më të pandërgjegjshme, ambicioni i të cilave është vetëm e vetëm përfitimi dhe pasurimi me çdo kusht dhe pa marrë parasysh mjetet që përdoren. Kaq keq janë katandisur punët në Atdheun tonë të stërmunduar, sa para se të kërkohet mafia në fusha të tjera, duhet kërkuar në skenën politike. Një mafie aq dinake dhe e sofistikuar saqë e ka kthyer politikën shqiptare në një rreth vicioz ku përplasen jo dy apo tre ide e programe, për çfarë është e bëhet politika, por dy a tre individë, politikanë të paskrupullt, të cilët për hir të interesave personale apo të klaneve që u përkasin, nuk e kanë për gjë t’i venë flakën Shqipërisë, siç ia vunë në mënyrë të vazhdueshme në fillimet e demokracisë, por në mënyrën më të pashpirt e makabre në pranverë të vitit 1997.

Po si iu bë peshqesh këtij populli kjo kastë piratësh qeverisës, qofshin të së majtës apo të së djathtës? Si ndodhi e si rrodhi që në mënyrë sistematike u shkatërrua çdo pasuri kombëtare e këtij populli, që për pesëdhjetë vjet vërtet ka hequr mundimet e Krishtit, por ama edhe pse ndër më të varfërit në botë, me një pagë për të mbajtur frymën, ndërtoi hidrocentrale, fabrika e uzina, bëri bonifikimin e fushave, ngriti një industri të naftës e të plehrave kimike, instaloi linja të tensionit të lartë nga jugu në veri e nga lindja në perëndim. Pra, diç kishte në potencial ky popull, çfarë e ushqente shpresën se kalimi në sistemin e ri do të mund të bëhej pa eksese dhe vuajtje të mëdha ekonomike. Mirëpo çfarë ndodhi në të vërtetë? Politika injektoi idenë e mbrapshtë të shkatërrimit, se do t ‘na i ndërtonte kapitalizmi perëndimor më të mira veprat industriale, madje me teknologji moderne bashkëkohore. Do të na i ndërtonte Amerika badihava…      E kështu, politika i vuri flakën Shqipërisë duke nxitur vjedhjet e shkatërrimet. Në të vërtetë, shkatërrimet ishin leverdia më e madhe e politikës, sepse beniaminët e dikurshëm të komunizmit, që tororisnin gjoja ide të zhvillimeve të reja të socializmit envero-ramizian në gazetën “Zëri i Popullit”, (e që sot shiten si ide reformatore që paraprinë demokracinë në vitet 90), dolën pra më pas si “palikarë” të rinovuar në skenat e tranzicionit.     Dhe, për ta bërë më të besueshme nevojën e shkatërrimit, përhapën soj-soj teorish, madje duke u vënë ndërmarrjeve, fabrikave e uzinave epitete si “uzinat e fabrikat e Enver Hoxhës”, “Hidroçentralet e Partisë”, “Rrangallat e Diktaturës”. Pra përpunuan fillimisht platformën e shkatërrimit moral të industrisë kombëtare që ta kishin më të lehtë shkatërrimin material. I tërë qëllimi ishte që, si inisiativa ekonomike, ashtu edhe ajo politike të binte në duart tyre a të bijve të tyre, e kurrsesi në duart e njerëzve që për gjysëm shekulli konsideroheshin “armiq”, të cilët duheshin izoluar në mënyrat më të stërholluara ekonomikisht e politikisht.      Cila ishte kjo kastë e rinovuar dhe e konvertuar ” demokratikisht” për të mbijetuar në tribunat e jetës dramatike shqiptare edhe në kushtet e reja të shembjes së komunizmit anë e mbanë Europës. Kujt i takon merita e krijimit të këtij labirinthi pa rrugëdalje, këtij kaosi qytetar, këtij mjerimi kombëtar ekonomik ku u gjend Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që shkoi?! Dhe vazhdon si ogur i keq edhe pse dekada e shekullit të ri po kalon…      Natyrisht është thënë e stërthënë, ndaj nuk është vështirë të evidentohet emri i Ramiz Alisë si krijuesi i klaneve dhe i skemave të politikës së sotme sipas mësimeve e stilit të inicuar nga Gorbaçovi në Katovicë të Polonisë. Ose e thënë ndryshe, diktatori i fundit shqiptar krijoi Katovicën Shqiptare si një cikël i mbyllur brenda orbitës së PPSH-së, nga frika e marrjes së pushtetit prej së djathtës nacionaliste, kundërshtare e PPSH-së që ndodhej në perëndim, në aleancë kjo me “armiqtë e brendshëm” dhe klasat e përmbysura. Frika e Ramiz Alisë e kishte një shkak. Fantazma e përgjakur e Nikolla dhe Elena Çausheskut i shfaqej si Makbethit kufoma e Bankos. Prandaj dhe u ngut që, në lëshimin e parë për pluralizmin, në krye të forcës opozitare të viheshin patjetër një ekip a liderë komunistë të argasur dhe të besuar. Njerez që të ishin demagogë të besueshëm dhe oratorë të rreptë metingjesh, për të mos u lënë hapësirë forcave të tjera nacionaliste që mund të ktheheshin nga jashtë apo rizgjoheshin në vend. Dhe kështu krijoi skalionet e politikës shqiptare, rreshterët e demokracisë, të cilët jo vetëm kishin qenë nga rrethi i afërt i oborrit të pasmë të Bllokut të Byrosë Politike, por madje deri dhe ish ministra e diplomatë të Qeverisë Komuniste na u bënë kryetarë partish. Mirëpo Ramiz Alia kishte inkuadruar në projektet e veta nga ai lloj llumi bolshevik i paprinciptë, që nuk e kishin për gjë ta hidhnin krijuesin e vet në moçalin më të parë që do të takonin në rrugëtimin politik. Dhe vërtet Ramiz Alinë së pari e hodhën të vetët, e hodhën në moçal, e shanë dhe e mallkuan, i bënë një gjyq kafesh, e pastaj së fundi e lanë të kalonte pleqërinë si një eremit, e sa herë që e donte puna për ta treguar si një gogol për të trembur fëmijët e politikës naive shqiptare, e vunë të fliste, të bënte libra, të jepte intervista në konkurencë me Nexhmije e Liliana Hoxhën, të udhëtonte në Amerikë, të pinte, drekosej e darkosej në Pier Four, restorantin patriotik të shqiptarëve të Bostonit.      Kështu pra u formua garda e politikës së sotme, në të cilën përfshihen soj-soj politikanësh që e katandisën shtetin, Shqipërinë, të sëmurën e Ballkanit.      Të gjithë këta udhëheqës të sotëm, dalë prej kuintave të PPSH, ndarë e rindarë nëpër parti si në një lojë kungulleshke, bashkë me bandat e mediokërve që u vinë nga pas, në këtë periudhë kritike për popullin shqiptar janë si krimbat e zinj që e hanë nga brenda trungun e kombit shqiptar.      Le të hedhim një vështrim në paralelen tjetër të politikës, në rradhët e forcave të quajtura nacionaliste.      Shumë intelektualë e njerëz të thjeshtë të popullit kishin shpresa tek një idealist shqiptar i pakompromentuar si Abaz Ermënji, i vetmi i mbetur gjallë nga nacionalistët shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore, profesor në Liceun e Korçës, antifashist, komandant formacionesh të armatosura të Ballit Kombetar, organizator të rezistencës antikomuniste, profesor universiteti në Francë dhe udhëheqës i një force nacionaliste që kishte arritur të mbijetonte në mërgim. Mirëpo programi i partive (socialistët + demokratët + socialdemoktratët)  ishte i tillë, saqë arriti ta neutralizojë efektin e opozitës së vërtetë të mbetur nga lufta civile në Luftën e Dytë Botërore. Natyrisht, këtu duhet marrë në konsideratë se idealistë të njohur si Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, kishin kaluar në histori dhe pjesa e mbetur e nacionalistëve të përçarë si mos më keq kishte marrë tatëpjetën në mërgim. Ndërsa Legaliteti ishte një forcë gati e papërfillshme e pa kurrfarë influence përveçse kishte disa efekte nostalgjike në disa bij oficerësh zogollianë që bënin parada groteske. Influenca e mërgimtarëve nacionalistë në Shqipëri mbeti mjaft e vogël për shumë arsye. Së pari, sepse sistemi monist i kishte njollosur në mënyrë të rafinuar nacionalizmin, ndërkohë që kishte glorifikuar “internacionalizmin”, kështu që brezat e lindur pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipërinë e izoluar, kishin një përfytyrim krejt bardhë e zi për nacionalistët që qenë shpërndarë nga sytë këmbët nëpër Europë, Amerikë e Australi e ku mendohej të ishin shuar e harruar. Ndaj, shfaqja e tyre në kryeqytetin e tensionuar shqiptar kaloi pothuajse pa bërë ndonjë efekt. Por s’duhet harruar se qysh në vitin 1990 ishte hartuar programi i neutralizimit të këtyre forcave duke përfshirë edhe ato të ashtuqujtura Legaliteti. Pra, bijëzat e PPSH-së, si PS+PD+PSD+PR (e si në zinxhir bërthamor tashmë derivojnë me parti bijëza të reja), përdorën njëqind mënyra të sofistikuara që lojën e pushtetit pozitë-opozitë ta bënin ndërmjet vetes, e kurrë të mos linin që forcat e djathta të vërteta të organizoheshin deri në atë shkallë sa të përbënin një masë rreziku për interesat e tyre.

Kungulleshka e Kuqe e ndarë në katër pjesë, duke u koloruar sipas ide-projektit ramizian, kishte këtë detyrë historike; njëra, PS-ja mori përsipër vazhdimin e demaskimit të forcave nacionaliste me të cilat trembte popullin si me gogolin e përrallave, ndërkohë simotra e saj siameze PD-ja, i mbante nacionalistët pranë si aleatë të vegjël duke i mbikqyrur, imponuar, zvenitur, dekoloruar, për të mos e lënë kurrë që të bëhet forcë rivale.      Pozicioni dhe programi antinacionalist i PS-së ishte i afishuar, ndërkohë pozicioni dhe programi i PD-së ishte i kamufluar. Mirëpo kjo e fundit, duke qenë në pushtet, kur vinin në evidencë çështje kardinale si ajo për Kosovën apo çështja e pronave, shkiste si ngjalë nga ujrat blu të djathta në ujrat rozë të PS-së, ndërsa për çështje kombëtare, kreu demokrat e kishte deklaruar në Krasna Montana se çështja e Kosovës ishte çështje e brendshme e Jugosllavisë. Presidenti i asaj kohe njëkohsisht bëri një futje spektakolare të Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike, duke e lënë diplomacinë e qarqet Europiane me gojë hapur. Edhe sot, në atë konferencë jemi, ndërkohë që Europën e kemi ende larg…      Në këtë periudhë, forcat nacionaliste të grupuara në dy parti kryesore, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, kishin rënë në një gjumë letargjik. Kështu dhe Partia Republikane e Godos-Mediut që kishte kontradikta me të dyja krahët. Pra kërkonin mbi të gjitha të mbijetonin dhe prandaj e pranonin me kënaqësi serumin e PD-së për prani sado simbolike në parlament. Gjatë kohës që ishte në pushtet, kjo e fundit përfitonte jo pak nga fasada e këtyre partive për të theksuar gjoja tonet blu të djathta, që ishin aparenca e saj nëpër tribuna mitingjesh. Mirëpo qëndrimi ndaj pronës, e moskthimi i tokave pronarëve të ligjshëm, ligji 7501,  krijuan hendekun e parë serioz mes nacionalistëve dhe udhëheqësve të Partisë Demokratike në pushtet. Prej kësaj çarjeje fitoi jo pak Partia Socialiste, që ishte katandisur si mos më keq pas futjes së liderit të saj Fatos Nano në burg për korrupsion ekonomik me ndihmat e huaja për Shqipërinë. U desh hartimi i një projekt-kushtetute, në të cilën parashikohej një pushtet autoritar e disi absolut i presidentit që jetonte euforinë e vet në mes të një servilizmi e apatie totale të nëpunësve e të kuadrove të partisë së vet.

Gjysma rozë e ish PPSH-së e ndjeu se ishte situata më e mirë për një revansh ndaj simotrës së vet siameze blu. Projektkushtetuta e rrëzuar nga votimet në një referendum popullor i futi panikun militantëve të partisë në pushtet, të cilët edhe ata rimorën revanshin e vet historik. Në zgjedhjet e vitit 1996 militantët e partisë në pushtet u treguan kaq shumë të zellshëm, sa thuajse harruan se zgjedhjet kanë rregulla e ligje rigoroze e monitorohen, madje jo vetëm nga masmedia vendase, por edhe nga përfaqësuesit e huaj. Dhe kështu, hapur fare dhe me entuziazëm bolshevik, shpërndaheshin fletëvotime të panumërta nëpër duart e militantëve, të cilët i kthyen zgjedhjet në mitingje partiake bubulluese. Rezultati dihet. Pushteti në fuqi fitoi në mënyrë spektakolare krejt ngjashëm me fitoren e Frontit dhe komunistëve të Enver Hoxhës në fundin e vitit 1945.      Këto zgjedhje sollën precedentin më të dëmshëm dhe të rrezikshëm për demokracinë e brishtë shqiptare. Ishte një kthim galopant pas i demokracisë rrëqethëse. Të huajt panë se shqiptarët, çuditërisht ishin vetë kthyer në atmosferën e zgjedhjeve të diktaturës moniste, ku pushteti fitonte “Njëzëri ” me mbi 90 për qind të votave. Precedentët e absurditeteve të diktaturës ishin rikthyer si fantazma të frikshme në zgjedhjet e pranverës 1996.      Forcat nacionaliste, edhe pse të pakta dhe pa influencë të madhe në skenën e politikës shqiptare, u gjendën para një situate të paparashikuar. Edhe pse deri atëherë kishin pranuar të qëndronin nën hijen e PD-së në pushtet, për shkak të interesave të së djathtës, ata nuk mund të pranonin që demokratët, aleatë në pushtet, të operonin me mjete e stile të praktikuara dhunshëm nga komunistët në monizëm.      I ndodhur përpara këtij fakti tronditës, idealisti kombëtar Abaz Ermënji, që udhëhiqte (jo pa probleme) Partinë e Ballit Kombëtar, refuzoi në mënyrë kategorike të shkelte në parlamentin e sapozgjedhur. Pra e refuzonte vendin e deputetit që i kishte rezervuar e “djathta” pas “fitores së bujshme”. Tek ky nacionalist, principet idealiste dhe respekti ndaj popullit, të cilin e konsideronte sovranin e vetëm, ishin mbi interesat e partisë së tij dhe mbi interesat e një vendi në parlament, paçka se i ëndërruar nga çdo idealist që kërkon t’i shërbejë Atdheut.      Abaz Ermënji po jetonte një nga dilemat më tronditëse të jetës së tij në skenën e politikës e të nacionalizmit. E dinte se kampi rozë i PS, megjithëse e sulmonte në mënyrat më të paprincipta, madje duke e quajtur Profesorin e moshuar deri dhe kriminel, do ta priste me brohori reagimin e tij.      Çfarë duhet të bënte një nacionalist e idealist kombëtar në një situatë të tillë? Prijësi plak e luftëtari gjysmëshekullor i lirisë, ndodhej si në mes të Shillës e Karibës së politikës!      Deri atëherë kishte jetuar me shpresën se e djathta nacionaliste do të triumfonte drejtësisht e ndershmërisht në Shqipëri. Po ky nuk ishte triumf. Ky ishte turp. E, për më tepër, marrje nëpër këmbë e popullit. Sovrani ishte kthyer në çirak dhe mbi zverkun e tij kalëronin dhunuesit e zgjedhjeve të lira. Abas Ermenji, komandanti i çetave nacionaliste, profesor universiteti në Francë , i cili me aq kompetencë kishte shkruar një libër madhor “Historia e Shqipërisë”, kish një dinjitet të lartë e nuk mund të lejonte që të shkeleshin parimet kushtetuese dhe parimet e lirisë, për të cilat kish luftuar tërë jetën. Si nacionalist ishte afruar fillimisht me forcat demokratike, por nuk kishte arritur të kuptonte në fillimet e pluralizmit, se Shqipëria kishte rënë viktimë e skemës së Katovicës për transferimin e pushtetit në të njëjtat shtresa të privilegjuara të kastës komuniste, iniciuar kjo në zyrat hijerënda të Komitetit Qendror të PPSH. Edhe pse antikomunist i sprovuar në Luftën e Dytë Botërore dhe gjatë dekadave të luftës së ftohtë, ai kishte pranuar që t’i afrohej aleancës së djathtë, në qendër të së cilës ishte Partia Demokratike edhe pse në udhëheqje të kësaj force politike qëndronin ish-komunistë dhe pinjollë të baballarëve që për gjysmë shekulli terrorizuan popullin shqiptar.1-abas-ermenjiIdealizmi kombëtar dhe besimi në triumfin e demokracisë e vuri Abas Ermenjin në një front me ata që lirisë, demokracisë dhe vetë popullit ia kishin me të keq. Abas Ermenji nuk arriti ta nuhaste lojën e prapaskenave, nuk arriti gjithashtu të mblidhte rreth vetes përkrahës idealistë. E kështu partia e tij, kundërshtarja më e rreptë e Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, mbeti një formacion politik i zbehtë e me rol periferik.      I ndodhur në një gjendje ku e ashtquajtura “e djathtë” tek e cila mbahej shpresa i kish tradhëtuar idealet e tij, luftëtari plak i lirisë nuk mund të bëhej pjesë e një loje cinike. Ai nuk mund të hynte në atë Parlament, i cili nuk e kishte legjitimitetin e shprehjes së vullnetit të lirë të popullit. Me popullin ishte luajtur. Populli ishte tradhëtuar e për më tepër, ishte nëpërkëmbur.      Abas Ermenji ishte ndodhur përballë plumbave, por syri nuk i ishte trembur sepse e kishte taksur jetën për idealin. Por tani, në pleqëri të vonë, kur mendoi se arriti ta shohë e jetojë atë ditë të bardhë të çlirimit të njeriut prej dhunës, për të cilën luftuan por nuk e arritën burra të ndritur të kombit si Mit’hat Frashëri, veterani kombëtar papritur, në maj 1996, ndjeu se diçka brenda tij po thyhej. Luftëtari u lodh, u kërrus, sytë iu mbyllën me dhembje sepse nuk mund të shihte se si po kryqëzohej si Krishti, për të dytën herë, ideali i tij kombëtar e populli i tij të përgjunjej e të poshtërohej. Demokrati Abaz Ermënji, i ndodhur në mes të dy forcave të errëta të rrjedhës bashkëkohore kombëtare, vendosi që si një kapiten i besnik, të mbytet bashkë me anijen e tij, pa ambicje për të dalë në bregun e kompromiseve të pamoralshme.      U ul e shkroi, ashtu si dikur ishte shkruar Dekalogu i partisë së tij nacionaliste Balli Kombëtar, Promemorjen e denoncimit të farsës së zgjedhjeve të 26 majit 1996, denoncimin e mashtrimit cinik që iu bë popullit shqiptar, refuzimin e vendit të deputetit në parlamentin e turpit dhe hipokrizisë, duke e lënë kështu pas vetes këtë akt të lartë qytetar, si testamentin e tij të fundit politik.      Kohë më pas, veterani kombëtar Abas Ermenji, do të mbyllte sytë në Paris, i lënë në harrim si atëherë dhe sot e kësaj ditë, sepse ishte më shumë idealist kombëtar se sa duhej në këtë epokë mjerane, kur shkëlqimi i përket yjeve të korrupsionit të politikës dhe klaneve mafioze, me ose pa pushtet. Boston, Qershor 2004

Filed Under: Analiza Tagged With: i kryqzuar, Kolec Traboini, nacionalizmi

Fati i Shqiptarëve të Sirisë

October 31, 2016 by dgreca

Në prag të Samitit të Diasporës/1-muhamed-mufakuShkruan: Prof. Muhamed Mufaku*/*Historian kosovar me punësim në Amman-Jodani*/

Para ca ditëve mora ftesë nga Kryeministri Edi Rama për të marrë pjesë në “Samitin e Parë të Diasporës” që do të mbahet në Tiranë me 18-20 Nëntor 2016. Ndonëse ftesa është e datës 25 korrik 2016 dhe kërkohej konfirmimi deri në fund te Gushtit 2016, ftesa më erdhi vonë në mesin e Tetorit dhe është dashur më 20 Tetor t’i pëgjegjem duke e falendruar për ftesën dhe duke kërkuar ndjesë për pamundësinë e ardhjes në Tiranë për shkak të detyrimeve në universitet. Në fund të përgjigjes shpreha shpresën që në një Samit të këtillë të diasporës të jetë e pranishme edhe kolonia shqiptare në Siri, e cila “perjetoi fat tragjik me heshtjen e Shqipërisë dhe të Kosovës”.

Po atë ditë kur ktheva përgjegjën, më 20 Tetor 2016, lexova në shtypin e Beogradit (Danas 20/10/2016) për përcjelljen e kontigjentit të parë të ndihmës huminitare serbe për banorët e Halepit (ashtu si e njohin shqiptarët në traditë) ose e Alepos siç po njihet tani. Ajo ndihmë do të mund të shkojë edhe për ata pak shqiptarë që kanë mbetur në atë qytet të shktërruar. Kuptohet, ajo dërgesë nuk ka të bëjë me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi ditë më parë. Shqiptarët, ose arnautët siç njihen atje, ngelën në atë vend nga koha e Mehmet Ali pashës pasi ai u detyrua të tërhiqte ushtrinë e tij prej Sirisë më 1840. Ata u bënë të njohur në Halep sa që në “Enciklopedinë e Halepit” u paraqitën edhe disa “fjalë të urta shqiptare” të mbledhura nga arnautët e qytetit.Megjithatë, shqiptarët e Halepit janë shumë pak në mesin e shqiptarëve të Sirisë të cilët përqendohen në Damask. Në krahasim me Halepin, shqiptarët e Damaskut kanë ardhur në këtë vend pas luftrave ballkanike në vitet 1912-1913 dhe midis dy luftrave botërore. Ato me shumicë janë prej Kosove sepse në atë vite ushtrohej dhunë kundër shqiptarëve që të shprënguleshin jashtë atdheut.Me kohë shqiptarët që u vendosen atje u bënë të njohur si “arnautë” dhe shumica e tyre mbajti mbiemrin “Arnaut”. Kjo kishte ndikimin pozitiv sepse krijonte një pakicë që dallohej lehtë në mesin e sirianëve dhe krijonte po ashtu një vetëdije të origjinës në mesin e gjenerateve të reja që janë lindur e rritur në Siri. Me hedhjen në kompjuter të reregjistrave të gjendjes civile në Siri më 2009 doli se në Siri ka gati 7500  persona me mbiemrin Arnaut. Duke marrë parasysh  shqiptarët me mbiemra të tjerë si Junizi, Aqifi, etj., numri i shqiptarëve në Siri arrin afërsisht 10 mijë vetë.

Mirëpo, më 2011 Siria u përfshi nga “Pranëvera arabe” dhe arnautët e Sirisë përjetuan mbrenda viteve 2011-2016 një fat të zi atje. Në fillim u ngritën siranët në demonstrata duke kërkuar liri e demokraci, kurse më vonë u shndërrua Siria në një arenë lufte me karakter rajonal e më gjër. Arnautët e Sirisë përjetuan fatin e sirianëve, dhjetra të rinj dolën në demonstra kundër regjimit të Asadit, dhjetra kapën armët në luftime, dhjetra të rinj u arrestuan dhe u vranë, gati gjysma mbetën pa shtëpi dhe u zhvendosen mbrenda Sirisë ose jashtë saj.Në këtë gjendje katastrofale shumë shikonin Kosovën me ndonjë shpresë pasiqë edhe kosovarët kanë përjetuar më 1999 ç’do të thotë të mbetet njeriu pa shtëpi në vend ose jashtë vendit. Mu atëherë, një zëvendës-ministër i ri i Punëve të Jashtme të Kosovës me emrin Petrit Selimi, i cili sa e kishte marrë atë post me kritere partiake, deklaroi se “në Siri nuk ka më kosovarë”. Domethënë, shteti i ri i Kosovës nuk kishte pse të shqetësohej për gjendjen në Siri. Jo vetëm aq. Arnautët e Sirisë që deri atëherë e kishin të lehtë të hynin në Kosovë në saj të mbiemrit të përbashkët Arnaut, tani iu vështirësua hyrja deri në maksimum në emër të vizës paraprake për sirianët.

Në ato rrethana, kur shumë arnautë më ankoheshin për gjendjen e tyre të vend, botova në verë të vitit 2011 një shkrim në gazetën “Koha Ditore” me titull “Cili është shteti amë për arnautët e Sirisë?” Mu atë ditë që u botua shkrimi në Prishtinë, një zyrtar i lartë i MPJ të Shqipërisë m’u paraqit kah ora 11 duke thënë: “Profesor, zoti Berisha sa e kishte lexuar artikullin. Ai iu falendron shumë. Ç’mund të bëjmë për shqiptarët e Sirisë?” Iu përgjegja me falenderim për atë interesim për arnautët e Sirisë duke i parashtruar ca ide. Pas ca ditëve i njëjti zyrtar m’u paraqit: “Profesor, ne mendojmë të ngrejmë një spital fushor afër kufirit jordanez me Sirinë për anautët”. Dhe unë iu përgjegja: “Po mirë, por nuk ka nevojë të reklamohet si spital për anautët sepse vet fakti se spitali është i Shqipërisë do të tërheq arnautët”. Ne fund të bisedës i kërkova leje për të botuar një lajm në shtypin vendas për atë inciativë të Shqipërisë. Pasi që lajmi doli, m’u paraqit i njëjti zyrëtar: “Profesor, ne kemi vendosur që atë spital të ngrejmë afër kufirit turk me Sirinë”. Dhe unë iu përgjegja: “Po mirë, do t’i lajmëroj arnautët që ikin kah veriu”. Mirëpo, asgjë s’u bë dhe ideja për “spitalin fushor” nuk u zevendësua me ndonjë gjë tjetër.

Gjatë viteve 2012-2014 gjendja në Siri u keqësua shumë dhe pati më shumë vrasje, shkatërrime e zhvendosje sa që numri i të vrarëve afrohej tek 300 mijë vetë kurse nja 10 milion sirianë janë zhvendosur mbrenda në Siri ose jashtë saj; gjë që përfshiu edhe arnautët. Mu në atë kohë kufinjtë e Kosovës u mbyllen hermetikisht ndaj arnautëve të Sirisë, me përjastim të ca raste individuale. Mu në atë kohë deputeti kosovar Amir Ahmeti mori nismën që të kërkojë prej qeverisë një ndihmë simbolike për arnautët e Sirisë pasiqë me shumicë ishin me origjinë prej Kosove. Në takimin e parë me ministrin për diasporë Ibrahim Maloku u përshëndet ideja dhe vetëm mbeti të përcaktohej shuma. Mirëpo, siç duket, pasi ministri u konsultua me bosin ai nuk përgjegjej më as në telefon.

Në verë të vitit 2014 isha për një vizitë në Tiranë dhe pata nderin të takohem me Presidentin e republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Edhe pse tema e bisedës ishte tjetër fare, në fund Presidenti më befasoi me pyetjen: “Si janë shqiptarër e Sirisë? Si i kanë punët?” Iu përgjigja shkurt, pasiqë nuk kishte më kohë, duke propozuar ca ide me çka Shqipëria do të bënte mirë për arnautët e Sirisë. Mbeti të rilidheshim në fund të vitit për më tej, por ajo gjë që nuk ndodhi.

Kuptohet, gjatë viteve 2015-2016 gjendja në Siri u përkeqësua akoma edhe më shumë dhe po ashtu edhe gjendja e arnautëve. Mund të thuhet tani se bërthama e kolonisë shqiptare në Siri u shkatërrua, sa që në lagjen e arnutëve në qendër të Damaskut (Divanje) kanë mbetur vetëm nja 100 arnautë. Marrë në përgjithësi, arnautët kanë përjetuar fatin e sirianëve, pra gati 100 të vrarë e gjysma e arnautëve  janë zhvendosur mbrenda në Siri ose jashtë saj në Turqi, Austri, Gjermani, etj.Për hir të gjendjes së kolonisë shqiptare në Siri, në fund të përgjegjes dërguar Kryeministrit të qeverisë shqiptare shpreha një dëshirë që në Samitin e Disaporës të degjohet zëri i kësaj kolonie të pafatë e cila pësoi shumë prej demogogjisë dhe indiferencës së qeverive të Shqipërisë e të Kosovës.

*E dergoi per Diellin Saimir Lolja, Kanada

Filed Under: Emigracion Tagged With: fati i shqiptareve!, Prof. Muhamed Mufaku, Siri

A po rrezikohet qëllimisht Clintoni?

October 31, 2016 by dgreca

1-clonton-4Lideri demokrat në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Harry Reid, tha se kreu i FBI-së mund të ketë shkelur ligjin, pasi ka bërë të ditur se agjencia e tij është duke hetuar disa emaile, të cilat mund të kenë lidhje me kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton.Reid akuzoi drejtorin e FBI-së, James Comey, për shkelje të një akti, i cili i ndalon zyrtarët të ndikojnë në zgjedhje.Lajmi për hetimet e FBI-së ka ardhur më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.Agjencia është duke hetuar disa emaile që i përkasin një ndihmëseje të lartë të Clintonit.Emailet e Huma Abedinit besohet se janë gjetur në laptopin e burrit të saj, ish-kongresistit Anthony Weiner.Weiner është subjekt i një hetimi të veçantë, nën dyshimet se ka dërguar mesazhe seksuale te një vajzë e mitur.Raportohet se janë rreth 650,000 emaile për t’u hetuar në rastin Clinton, çfarë e bën të pamundur për hetuesit që të dalin me një vendim përpara zgjedhjeve.

FBI beson se emailet mund të lidhen me hetimet paraprake të Clintonit, për shkak të përdorimit të një serveri privat në kohën kur ka qenë Sekretare e Shtetit në administratën Obama.Ky rast është mbyllur në korrik pa ndonjë akuzë kundër Clintonit.Përmes një letre, lideri dekomrat i Senatit, Reid, akuzoi drejtorin e FBI-së, Comey, për ushtrimin e standardeve të dyfishta, me qëllim që të ndihmojë një parti politike përballë tjetrës.Ai tha se Comey mund të ketë shkelur Aktin e Kurdisjes, i cili i ndalon zyrtarët të përdorin pozitën e tyre për të ndikuar në zgjedhje.Reid po ashtu tha se Comey ka fshehur “informacione të vrullshme për lidhjet e afërta të kanidatit republikan për president, Donald Trump, dhe këshilltarëve të tij me Qeverinë e Rusisë”.

“Publiku ka të drejtë të dijë për këto informacione. Ju kam shkruar disa muaj më parë, duke kërkuar që këto informacione të bëhen publike”, tha Reid.Se çfarë efekti mund të ketë veprimi i FBI-së në zgjedhjet e 8 nëntorit, është e paqartë, por sondazhet e opinionit tregojnë se epërsia e Clintonit ndaj Trumpit ka rënë.Një sondazh i ABC News dhe i Washington Post, i publikuar të dielën, e ka treguar Clintonin vetëm me një përqindje përpara.Clinton i ka përshkruar veprimet e Comeyt si “të papara” ndonjëherë dhe “thellësisht shqetësuese”.Trump, në anën tjetër, ka lavdëruar vendimin e FBI-së, duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë për mbrojtje të Clintonit.“Departamenti i Drejtësisë është duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur veprimtarinë kriminale të Hillary Clintonit”, tha Trump.Në një intervistë për televizionin CBS, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Clinton po përballet me “një standard të dyfishtë” kur është fjala për besueshmërinë.Sipas vëzhguesve, veprimi i FBI-së mund të jetë asgjë, por edhe gjithçka për Clintonin. Analistët thonë se një gjë është e sigurt: edhe nëse Clinton fiton garën për Shtëpinë e Bardhë, ditët e para të presidencës së saj do të ndiqen nga kjo ngatërresë politike.(Pergatiti Valona Tela RFL)

Filed Under: Komente Tagged With: Clinton, rrezikon

LISTA E GJATE E KANDIDATIT TRUMP

October 31, 2016 by dgreca

1-trump2

Gazetari kanadez Daniel Dale, i “Toronto Star” ka bere nje list te GENJESHTRAVE qe Z Trump ka thene gjate ketyre 43 diteve te fundit. Perveç ketyre qe liston gazetari Daniel Dale, sot Z. Trump ka twitter nje genjeshter te re: “Twitter, Facebook, Google are “burying” FBI News” – shkruan ai. E verteta: asnjeri nga keta qe akuzon Trumpi, nuk e ka “varrosur lajmin e FB-ise”, pasi lajmi eshte i postuar ne te gjitha keta kompani qe akuzon ky. Po keshtu edhe me çeshtjen e emailave qe jane gjetur te kompjuteri i Weiners, ai perseri genjen, ashtu siç din ai ta bej kete pune. P. sh., ne letren qe drejtori i FBI i dergon Kongresit, shkruhet saktesisht keshtu: “Although the FBI cannot yet assess whether or not this material may be significant. . .” (“Megjithese FBI ende nuk ka bere vleresimin nese keto emaila mund te jene te rendesishem. . .), dhe kur vete drejtori i FBI, thote qe as une nuk di akoma se ç’ndodhen ne to, Z.Pinokio, qe nga genjeshtrat hunda e tij do te arrije brigjet e Evropes, keshtu qe amerikanet do te kalojne Atllantikun me makine per te shkuar ne Evrope, s’le miting pa genjyer ne menyren me te paskrupull: Z.Pinoku i cileson keto email si “Bigger than Watergate” (Shume me te rendesishme sesa Skandali i Uatergeitit!) dhe ulerin bashke me turmen: “Hilari te futet ne burg! Qe s’di pse me kujton atmosferen fill pas Luftes se Dyte boterore ne Shqiperi kur per çdo te arrestuar si “armik” turma bertiste: “te varet, te varet!” Lexoni nje pjese te listes te ketij Gazetari,  (lista gjendet ne kete link: https://www.indy100.com/article/this-journalist-is-listing-all-the-lies-donald-trump-tells-every-day-7322776, dhe te shihni konkretisht PINOKUN ME TE MADH qe ka njohur Bota! Duke perfunduar, dua te shtoj se sot ne GPS, ne nje interviste me Fereed Zakaria me ish ministrin e jashtem te Britanise, te Frances, te Singaporit dhe te Polonise te gjithe UNANIMISHT, nenvizuan rrezikun qe paraqet per boten zgjedhja e Z. Trump si President i USA.( Pirro Dollani- Las Vegas)

Filed Under: Komente Tagged With: genjeshtrave te Trump, Lista e gjate

DR.RUGOVA – SHEMBULL NË POLITIKË DHE NË JETË

October 30, 2016 by dgreca


1-klinton-rugova
Personaliteti, veprimtaria dhe kontributi i individit, shikohet dhe vleresohet, në raport me kushtet dhe kohen në të cilën vepron ose ka vepruar./1-luz-tomaNga Luz Tomaj, SHBA/

1-ok-rugovaNjë herë e takova Rugoven në Kosovë/

Ndodhi kjo, diku në mes të viteve të shtatëdhijeta. Kohë pas kohe, e vizitoja Anton Çeten, në Institutin albanologjik në Prishtinë. E kishte zyren mu në hyrje të ndërteses. Gjatë një vizite, u dëgju trokitja dhe u hap dera. Eja Ibrahim, I tha Antoni, njoftou me Luz Tomen. U përshëndetem. Më falni, këthehëm për dy minuta, tha Ibrahim Rugova. U këthy me tri kafe dhe u ulëm. I pari foli Anton Çeta: Luz, a e shef këtë djal, sa herë të hynë ose delë nga ndërtesa,  kurr nuk kalon pa e hapë derën  me më përshëndetë. Bravo I qoftë I thashë. Në vazhdim më drejtohet Ibrahimi. Luz,  t’a lexoj emrin nga një herë në Rilindje. Para do kohe, nga një familje të një fshati afër Klines, me të njejtin mbiemer, u arrestuan tre-katër veta, për një konflikt me serb, me pasoja të vdekjes. Nxitoi Antoni, po Ibrahim, ishte vëllau I Luzit me tre kushërinjë. Ka qenë akoma kohë e “nxehtë” dhe nuk e harroj se reagimet patën marrë përmasa tha Ibrahimi. Megjithatë, më vjenë mirë që të paskan, për donjë ndihmë. Në vazhdim, pinim kafe dhe e bamë një muhabet të mirë.

Një veshtrim mbrapa

Edhe nën okupim, ndodhë që, një periudhë të dallon nga tjetra, në favor ose disfavor. Nën okupimin serb dhe në kuadër të ish Jugosllavisë, periudha e viteve të shtatëdhijeta, e shekullit të kaluar, ka qenë e vetëmja periudhë, në të cilën kosovarët, kanë pa sadopak dritë. Në fakt, pas largimit të ekstremistit sërb, famëkeqit Rankoviq, filloi një ndryshim pozitiv. Demonstratat  studentore të vitit 1968 kërkonin Kosoven Republikë, gjë që u kundërshtu. Megjithatë me disa amandamente kushtetuese, ndodhen ndryshime ne favor të njisive federale, ndërsa në Kosovë,  për herë të parë fillon aplikimi I gjuhes shqipe në adminisstratë. Ndodhi që, në ndërkohë të lind edhe Univerziteti I Prishtines. Në lidhje me këtë, forcat reakcionare serbe, duke aludu në akcionin për mbledhje të armeve në Kosovë, në dekaden e pesdhijetave, thonin se, me hapjen e Univerzitetit  I keni armatosur shqipëtarët.

Kushtetuta e RSFJ – 1974

Kësaj Kushtetute I parapriu një debat I gjërë dhe I gjatë. Pretendohej një decentralizim në mënyrë që shum kompetenca  nga federata të transferohen në njësitë federale, kështu që federata më shum përmbante elemente të konfederates, në mënyrë që të sigurohet një lloj balancimi ndërmjet tendencave konfliktore që manifestoheshin në sferen interetnike. Dy krahinat e atëherëshme, e sidomos Kosova, përpiqeshin për status të republikave. Angazhohej sfera politike por edhe strukturat tjera. Nuk mund e të mos potencoj angazhimin e profesorit të shquar, tani I ndjeri Gazmend Zajmi si dhe të ndjerit Esat Stavilecit, të cilët e argumentonin të drejten e shqipëtarve për barabarsi me popujt tjerë. Kërkesa për Republikë nuk u aprovu. U bë një lloj kompromisi, një gjysëm zgjidhje. Që të dy krahinave, Kushtetuta ua pranoi elementin konstituiv të federates  dhe statusin e njësive federale, por, deri sa republikat merrnin pjesë me nga 20 përfaqsues në Kuvendin federativ, krahinat merrnin pjesë me nga 10 përfaqsues. Kuptohet, pas kësaj kushtetute, edhe njësitë federale I aprovojnë kushtetutat e reja. Për herë të parë në histori, Kosova nxjerrë Kushtetutë, bile të shkruar në gjuhë shqipe. Struktura e pushtetarëve, në pushtet dhe administratë, përcaktohej në proporcion me strukturen e popullatës. Për herë të parë pra, shqipëtarët qeverisnin me Kosovën.

Hugh Seton – në librin NATIONS and STATES

Profesori anglez HUGH Seton – Watson,  në librin  kombet dhe shtetet, botuar me 1977, përveq tjerash, bënë fjalë edhe për ish Jugosllavinë. Në Jugosllavi, thot ai, gjindet përafërsisht 1/3 e popullit shqipëtar dhe shtrihen në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, përbuzë kufirit me Shqipëri. Prandaj, mendon profesori, këtu çëndron mundësija objektive për problemin e ardhëshëm politikë në Jugosllavi. Kërkesa eventuale e shqipëtarve, thot autori, për t’iu bashku Shqipëris ose, për të themeluar republiken e shtatë në kuadër të Jugosllavis, në parim, nuk mund të rrefuzohet.

Dy dekadat e ardhëshme

Parashikimi I profesorit Hugh u bë realitet. Që në fillim të tetëdhijetave, vëreheshin simptome të luhatjes së temeleve të federates, temele të cilët, kurrnjëher,  nuk kanë qenë stabil. Në vitin 1981, kosovarët filluan t’a ngritin zërin dhe, pa as një as dy, kërkonin Kosovën republikë. Në këtë kohë isha larguar nga Kosova por, me kujdes e përcellëja situatën. Nuk mund të thëmë asgjë që nuk është thënë, por  mund të përsëriti se, ngjarjet, kërkesat dhe demonstratat e kosovarëve, kundërshtoheshin dhe shtypëshin me brutalitetin më të egër të pushtetit serb. Ngjarjet kualifikoheshin si nacionaliste, iredentiste, separatiste etj. Ato në fakt ishin nacionaliste sepse kërkohej e drejta nacionale. Përveç masave brutale, pushteti serb, përpiçëj me u arsyetu se nga një komb nuk mund të egzistojnë dy shtete. Profesorët e përmendur, insistonin dhe thonin se, në atë kohë egzistonin dy Gjermani, dy Korea etj.

Përveç masave brutale ndaj demonstruesve që, në fakt, ishte populli i Kosovës, u zhvillu edhe përndjekja dhe ndëshkimi I kuadrave, në të gjitha sferat. Shfrytëzoheshin vetëm ata, të cilët Millosheviqi I quante shqipëtar të ndershëm, pra shqipëtar kundër popullit të vet. Kahë fundi I tetëdhijetave, Serbija, edhe në formën normative e dekrahinizoi Kosovën.

Ibrahim Rugova delë në skenë

Lindi në dhjetor ndërsa, në janarin vijues, regjimi sërbo-jugosllav, ia egzekutoi babain dhe gjyshin. Ibrahimi nuk pati fat me  gëzuar dashurin dhe përkrahjen e babait. Megjithatë, me lindje, lind edhe fati I njeriut. Ndonse jetim, u rrit, u arsimu dhe e arrijti kulminacionin në profesion. Zatën, edhe profesioni, të cilin e kishte zgjedhur, ia mundësonte me  kuptuar historin dhe veçanërisht kulturen, vlerën dhe rëndësinë e kombit.

2-rugovaShkrimtarët e zgjodhen kryetar të shoqates

Në fundvitet e tetëdhijetave, karshi ngjarjeve që pandërprerë zhvilloheshin në Kosovë, Shoqata e shkrimtarve, e krijuesve, e intelektualëve, e cila në një mënyrë ishte transformuar në një levizje të fuqishme, duke I dhënë shoqates edhe ngjyra të orgnizates politike, çfarë e kërkkonte koha dhe kushtet në shoqërinë kosovare, e zgjodhen për Kryetar të shoqates. Jamë shum I sigurtë se Ibrahimi nuk I ka rrahë gjoks kësaj pozite, por, kjo ka ndodhë si rezultat I vullnetit të lirë të shoqates.

Më lehtë ka qenë me rrokë pushken  me  dalë n’mal

Se me rrokë timonin me i pri popullit

Në fundin e vitit 1989, një grup I intelektualve kosovar, me qellim që tëgjitha ato kërkesa të popullit të marrin edhe një formë të organizuar, marrin inicijativen për themelimin e subjektit politikë, themelimin e Lidhjes demokratike të Kosoves. Në atë kohë, nën kushtet egzistuese, themelimi I këti subjekti, nuk e kishte karakterin dhe qëllimet e marrjes së pushstetit në Kosovë, por qëllimin e krijimit të një rendi që, në mënyrë të organizuar, me iu kundërvu agresionit serbomadh. Grupi organizativ, e zgjedhë Ibrahim Rugoven kryetar të LDK-së.Me këtë zgjedhje, fjalët e moqme thonë e qiti veten n’telhyqe. Gabon çdo ai I cili mendon se, me marrjen e këti posti, këti obligimi, Ibrahimi nuk e ka mendu edhe  atë që, ai regjim I cili ia egzekutoi babain,  do të përpiqet me likuidu edhe vet Ibrahimin. Kështu kam mendu edhe unë.Formimi I LDK-s, erdhi diku menjëherë pas referendumit serb, për ndryshimin e kushtetutes, me të cilen suprimohej statusi I krahines së Kosoves. Shqipëtarët, në Kosovë, natyrisht, nuk iu përgjegjen referendumit. Përkundrazi, tani organizimi fillon të mkëmbet. Vitin vijues, me 2 korrik, Parlamenti I Kosoves, aprovon Deklaraten kushtetuese, me të cilen, Kosoven e shpallë Republikë, ndërsa me 7 shtator 1990 nxjerr edhe Kushtetuten  – Kushtetuta e Kaqanikut. Tani, Ibrahim Rugova ishte, t’a quaj transmetues I zërit të popullit të Kosoves. Nxitonte, me ndihmen dhe përkrahjen e bashkpuntorve, me ndihmen e dijaspores, në shtetet dhe institucionet europiane dhe në SHBA. E spjegonte brutalitetin dhe represionin e Serbisë, të cilat e bënin jeten e padurueshme në Kosovë, e spjegonte historin e Kosoves dhe në atë konstelacion lidhej me Dardaninë si trevë historike shqipëtare.

Rugova dhe bashkëpuntorët e tij, në baza të diapazonit të njohurive dhe në baza të këmbimit të mendimeve me ndërkombëtarët, e kishin të qartë se, kufijt e shteteve egzistuese, në mënyrë rigoroze rrespektohen, prandaj, me të drejtë, nuk insistonin në bashkimin kombëtar por në  Kosovën shtet I pavarur.

Me punën e vet, Ibrahimi e fitoi besimin dhe përkrahjen e plotë të popullit. Flitej se Ibrahimi ishte BA E GJETË me I pri popullit. E kishte përkrahjen e plotë të shtresës intelektuale. Ishte formuar edhe rrethi I bashkëpunëtorve, si rreth më I ngushtë. Në atë rreth dhe më gjërë nuk vërehej donji kierarki por dominonte këmbimi I mendimeve. Ibrahimi potenconte se me kombin, me çështjen kombëtare, nuk mundemi dhe nuk duhet të bëjmë demagogji. Çdo subjekt, madje edhe individ, duhet  t’a dijë se çka është në interes të kombit. Mohimi I pales tjetër, mohimi apriori I mendimit ndryshe, të këthen në logjikë moniste, thonte Rugova.

( Duke I shkruar këta rrjesht, po më shkonë mendja ke situata aktuale në qarqet politike në Kosovë. Mendimi I subjektit tjeter ose mendimi ndryshe, jo vetëm qe rrefuzohen në mënyrë apsolute por, shpesh vjenë në shprehje edhe gadishmerija e çërimit të hesapeve në mënyrë fizike.)

Në se t’ka zënë  nata, nuk dihej

a të qel drita, por u shpall pavarsija e Kosoves

Në vazhdim, viti 1991, organizohet dhe zhvillohet REFERENDUMI me të cilin, populli I Kosoves vendos dhe shpallë Kosoven shtet të pavarur. Vitin e ardhëshëm, në Kosovë, zhvillohen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Zgjidhen anëtarët e parlamentit dhe, me votë të drejtëpërdrejtë, populli zgjedhë Ibrahim Rugoven president të parë, të shtetit të pavarur të Kosoves, ndonse ishte nën rrethana okupuese.

Rugova pra, me bashkëpuntorët e vet, I organizoi dhe realizoi, të gjitha aktivitetet e përmendura shtetformuese, në kohë dhe kushte, në të cilat, Serbija nuk e ndalte egersin dhe brutalitetin e vet. Në ato kushte dihej se të zënë nata por nuk dihej se a të qelë drita. Për të rrumbullaksu proçesin shtetformues, emrohet edhe qeveria, e cila vepronte në egzil.

1-albright-rugovaMadeleine Albright – për Rugoven

Në librin Madam secretary, duke bërë fjalë për Kosoven, në cilsi të Sekretarit të SHBA, përveç tjerash flet edhe për Rugoven. Të ulesh dhe të bisedojshë me Ibrahim Rugoven, menjëherë e kuptoja se bisedoj me një njeri, me një profesor, me një figurë akademike. I qetë, intelegjent.

Albright kishte plot të drejtë

Nuk kam pasë fat me qenë I afërt me Ibrahim Rugovën, por I kam njoft ose I kam njoftuar disa figura të cilët kanë qenë bashkëpuntor më të ngushtë të Ibrahimit. Kur I mendoj këto figura, është lehtë me kuptuar mënyren e komunikimit të ati rrethi. Është lehtë me kuptuar se Ibrahimi nuk ka qenë njeri I cili e rrahë tavolinen, nuk ka qenë njeri I cili bëhet më katolik se papa, por ka qenë njeri I këmbimit të mendimeve. Ka patur fat që edhe bashkpunëtorët e ngushtë kanë qenë figura të shquara. Mjafton vetëm të përmendish emrin e  Fehmi Aganit, të cilin, sado pak e kam njoftë, madje edhe e kam taku në SHBA. Bile ishte I shoqëruar nga z. Edita Tahiri.  Ali Aliu, te cilin nuk e kam njoftë por e njoftova gjithashtu në SHBA. Bajram Kelmendi, ishte një figurë temperamente por edhe një jurist tejet I mpreftë, I guximshëm. Nekibe Kelmendi, me të cilën, për disa vite, vetëm një mur na I ndante zyret,  juriste tejetë e aftë, e qetë, intelegjente, e civilizuar. Ishin këta vetëm disa dhe e paramendoj se si zhvillohej këmbimi I mendimeve dhe bashkëpunimi në mes tyre.

Takimi I dytë dhe I fundit me Rugoven

Thuaja të gjitha aktivitetet me komunitetin shqipëtar, në SHBA, zhvilloheshin në qytetin e New Yorkut. Unë qëndroja pak më jasht këti qyteti. Përmes mjeteve të informimit, kuptova se Rugova kishte ardhë në New York, për aktivitetet në axhenden e tij si burrë shteti me pushtetarët e SHBA-ve. Gjatë vizitave të tija, në SHBA, zakonisht e kontaktonte edhe komunitetin. Ishin vitet e para të 90-tave kur edhe kishte lindë ideja për organnizimin e degëve të LDK edhe në dijasporë. Në një mengjes, ke unë erdhen nja 3-4 djema të rinjë, të cilët vraponin në aktivitete në interes të Kosoves. Zakonisht më quajshin baca Luz. E kemi caktuar një takim me presidentin Rugova, në Bronx. Na të gjith jemi të rinjë. A mundesh me ardhë me ne. Natyrisht se pranova. Takimi ishte caktuar në lokalet e kosovarit Harry Bajraktarit, në Bronx. Në kohen e caktuar, hyrëm mbrenda. Unë nuk e kisha vështir më e identifiku, por nuk ishte lehtë për Ibrahimin. Ishim taku vetëm një herë para afro 20 viteve. U përshendetëm dhe u ulëm. Vërej se më shiqon me një pasiguri. Luz a jemi taku neve donjëherë. Buzqesha dhe I thash se ka qenë kaherë. Jemi taku në Zyre të Anton Çetes. U ngrit dhe u përshendetem edhe një herë. U zhvillu një bisedë t’a quaj joformale, rreth Anton Çetes, pastaj a njof Bajram Kelmendin, Anton Kolen, në atë kohë ishte nënkryetar I  LDK etj.

Unë edhe në atë kohen e kaluar e kam pasë zakon që edhe funkcionerët më të lartë, me I thirrë me emër, me atë parashtesen shok. Edhe në këtë rast, Rugoves iu drejtova me  Ibrahim. Dikush reagoi dhe më pyeti se a e di se Ibrahim Rugova është kryetar  I Kosoves? Mu duk se reagimi ishte pak arogant. Nuk më erdh radha, reagoi Ibrahimi.  Neve njifemi kaherë, edhe unë e quajta Luz e jo zotni. Vazhdova. Është aktualizu në komunitet çështja e themellimit të degëve të LDK-s. Apsolutikisht e përkrahi inicijativen dhe brenda mundësive do të kontriboj, ndonse e mbaj një mendim pakëz më ndryshe por nuk deshiroj me e kompliku situaten dhe nuk është lehtë me e realizu. Më nxiti t’ia thëm mendimin. Në se në këto kushte nuk mund të bëhet bashkimi kombëtar në trevat etnike, këtu askush nuk I pengon format e organizimit. Në këtë komunitet gjinden shqipëtarët nga Shqiprija, Kosova, Maqedonija, Mali I Zi dhe nga Serbija. Prandaj e udhes kishte me qenë formimi I një shoqate gjithshqiptare, ndërsa në kuadër të shoqatës të formohen degët e partive të ndryshme politike.

Luz, mendimit nuk mun t’I bëhet asnjë vërejtje. Mund të shtrohet vetëm pyetja e mundësive, e angazhimeve e organizimeve etj. Dhe e mira është se kjo iniciativë mund të ndërmirret në çdo kohë. Ndërkaq, sa I përket LDK-s, e ka marrë përsipër Ali Aliu dhe, të lutëm që brenda mundësive t’a ndihmojsh.

Gjatë bisedave, unë prap e quajta Ibrahim dhe në një mënyrë e pyeta. Populli e shpalli pavarsin e Kosoves, e zgjedhi parlamentin dhe Ty për kryetar. Obligim se jo mahi në prezencen e kushteve egzistuese në Kosovë. E pyeta për mendimin se për kenë punon koha. Eee more Luz, e di se ti e dinë situatën shumë mirë, e di se edhe familja e jote ka vra serb, e di edhe atë se populli I Kosoves më mbështet dhe më ndëgjon. Shpesh mendoj dhe duhet me mendu se popullin nuk banë me e qitë diku pa qenë I sigurtë se edhe mundet me dalë. Për momentin, unë dhe bashkpunëtorët e mij, përpiqemi maksimalisht me informu komunitetin ndërkombëtar për gjendjen në Kosovë, me e tërheqë vemendjen e tyre, në mënyrë që dikush të çëndron prapa nesh.

Edhe më këtë rast e përforcova bindjen se Ibrahimi të bënte përshtypjen e njeriut të thjesht, që unë e quaj modest, në të cilin egziston një diapazon I gjërë I kultures, I njohurive kombëtare dhe politike.

Edhe një herë me Anton Çeten

Në New York, kishte ndodhë një konflikt, rrahje në mes dy shqipëtarëve. Prap do djema të rinjë kërkuan ndihmen për pajtes. Kur menduam se ishte puna afër, pala e dëmtuar pranoj pajtimin me kusht që të vij Anton Çeta. Insistova mjaft duke iu thënë se muj me ndërmarr diç që Antoni të shkon ke familja e të dëmtuarit. Jo vetëm në se vjen këtu. Disa muaj më vonë deshti rasti që Antoni kishte ardhë në New York. Prap vrapuan aktivistat. E takova Antonin, ia spjegova rastin dhe e luta për këtë punë. Finalizimi I pajtimit u bë në qytetin ku jetoja unë, në Stamford.

Pas kryerjes së pajtimit dhe darkës, na mbet kohë që të bisedojmë për shumë gjëra. I tregova se e kisha takuar Ibrahhimin një herë, këtu në SHBA. Në bisedë e sipër ma la edhe një fjalë, të cilën nuk e kërkova, për Rugoven. Shife Luz, Ibrahimi tani ka hyrë edhe në politikë. Ti e dinë më tha se politika I ka binarët e vet dhe kurrë nuk I dihet. Një gjë tha e di. Ibrahimi është njeri, njeri I cili mund edhe të gabon por njeri  I paster si loti.

Në fund

Të gjithë e dimë historin e ngjarjeve në Kosovë, para luftes, gjatë luftes dhe tani pasë luftes. Nuk është vështir me kuptu se edhe mendimet janë të ndara përkitazi me vlerat e Rugoves. Ato ndarje mund të konsiderohen normale por shkuarja në ekstrem nuk është normale. Në se unë e vlersoj lartë figuren e Ibrahim Rugoves, nuk don të thot se I nençmoj vlerat e UÇK-s. Jo, të gjitha ngjarjet nuk ndodhin në një kohë, sejcila e ka vleren e vet. Nuk besoj se njerzit kanë shku me luftuar për Kosoven në mënyrë që më pas të rrahin gjoks se unë ose neve iu çlirum. Jo, atë kontribut nuk ua harron populli.

Filed Under: Analiza Tagged With: DHE NË JETË, DR.RUGOVA - SHEMBULL NË POLITIKË, Luz Tomaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2400
  • 2401
  • 2402
  • 2403
  • 2404
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT