Personaliteti, veprimtaria dhe kontributi i individit, shikohet dhe vleresohet, në raport me kushtet dhe kohen në të cilën vepron ose ka vepruar./Nga Luz Tomaj, SHBA/
Një herë e takova Rugoven në Kosovë/
Ndodhi kjo, diku në mes të viteve të shtatëdhijeta. Kohë pas kohe, e vizitoja Anton Çeten, në Institutin albanologjik në Prishtinë. E kishte zyren mu në hyrje të ndërteses. Gjatë një vizite, u dëgju trokitja dhe u hap dera. Eja Ibrahim, I tha Antoni, njoftou me Luz Tomen. U përshëndetem. Më falni, këthehëm për dy minuta, tha Ibrahim Rugova. U këthy me tri kafe dhe u ulëm. I pari foli Anton Çeta: Luz, a e shef këtë djal, sa herë të hynë ose delë nga ndërtesa, kurr nuk kalon pa e hapë derën me më përshëndetë. Bravo I qoftë I thashë. Në vazhdim më drejtohet Ibrahimi. Luz, t’a lexoj emrin nga një herë në Rilindje. Para do kohe, nga një familje të një fshati afër Klines, me të njejtin mbiemer, u arrestuan tre-katër veta, për një konflikt me serb, me pasoja të vdekjes. Nxitoi Antoni, po Ibrahim, ishte vëllau I Luzit me tre kushërinjë. Ka qenë akoma kohë e “nxehtë” dhe nuk e harroj se reagimet patën marrë përmasa tha Ibrahimi. Megjithatë, më vjenë mirë që të paskan, për donjë ndihmë. Në vazhdim, pinim kafe dhe e bamë një muhabet të mirë.
Një veshtrim mbrapa
Edhe nën okupim, ndodhë që, një periudhë të dallon nga tjetra, në favor ose disfavor. Nën okupimin serb dhe në kuadër të ish Jugosllavisë, periudha e viteve të shtatëdhijeta, e shekullit të kaluar, ka qenë e vetëmja periudhë, në të cilën kosovarët, kanë pa sadopak dritë. Në fakt, pas largimit të ekstremistit sërb, famëkeqit Rankoviq, filloi një ndryshim pozitiv. Demonstratat studentore të vitit 1968 kërkonin Kosoven Republikë, gjë që u kundërshtu. Megjithatë me disa amandamente kushtetuese, ndodhen ndryshime ne favor të njisive federale, ndërsa në Kosovë, për herë të parë fillon aplikimi I gjuhes shqipe në adminisstratë. Ndodhi që, në ndërkohë të lind edhe Univerziteti I Prishtines. Në lidhje me këtë, forcat reakcionare serbe, duke aludu në akcionin për mbledhje të armeve në Kosovë, në dekaden e pesdhijetave, thonin se, me hapjen e Univerzitetit I keni armatosur shqipëtarët.
Kushtetuta e RSFJ – 1974
Kësaj Kushtetute I parapriu një debat I gjërë dhe I gjatë. Pretendohej një decentralizim në mënyrë që shum kompetenca nga federata të transferohen në njësitë federale, kështu që federata më shum përmbante elemente të konfederates, në mënyrë që të sigurohet një lloj balancimi ndërmjet tendencave konfliktore që manifestoheshin në sferen interetnike. Dy krahinat e atëherëshme, e sidomos Kosova, përpiqeshin për status të republikave. Angazhohej sfera politike por edhe strukturat tjera. Nuk mund e të mos potencoj angazhimin e profesorit të shquar, tani I ndjeri Gazmend Zajmi si dhe të ndjerit Esat Stavilecit, të cilët e argumentonin të drejten e shqipëtarve për barabarsi me popujt tjerë. Kërkesa për Republikë nuk u aprovu. U bë një lloj kompromisi, një gjysëm zgjidhje. Që të dy krahinave, Kushtetuta ua pranoi elementin konstituiv të federates dhe statusin e njësive federale, por, deri sa republikat merrnin pjesë me nga 20 përfaqsues në Kuvendin federativ, krahinat merrnin pjesë me nga 10 përfaqsues. Kuptohet, pas kësaj kushtetute, edhe njësitë federale I aprovojnë kushtetutat e reja. Për herë të parë në histori, Kosova nxjerrë Kushtetutë, bile të shkruar në gjuhë shqipe. Struktura e pushtetarëve, në pushtet dhe administratë, përcaktohej në proporcion me strukturen e popullatës. Për herë të parë pra, shqipëtarët qeverisnin me Kosovën.
Hugh Seton – në librin NATIONS and STATES
Profesori anglez HUGH Seton – Watson, në librin kombet dhe shtetet, botuar me 1977, përveq tjerash, bënë fjalë edhe për ish Jugosllavinë. Në Jugosllavi, thot ai, gjindet përafërsisht 1/3 e popullit shqipëtar dhe shtrihen në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, përbuzë kufirit me Shqipëri. Prandaj, mendon profesori, këtu çëndron mundësija objektive për problemin e ardhëshëm politikë në Jugosllavi. Kërkesa eventuale e shqipëtarve, thot autori, për t’iu bashku Shqipëris ose, për të themeluar republiken e shtatë në kuadër të Jugosllavis, në parim, nuk mund të rrefuzohet.
Dy dekadat e ardhëshme
Parashikimi I profesorit Hugh u bë realitet. Që në fillim të tetëdhijetave, vëreheshin simptome të luhatjes së temeleve të federates, temele të cilët, kurrnjëher, nuk kanë qenë stabil. Në vitin 1981, kosovarët filluan t’a ngritin zërin dhe, pa as një as dy, kërkonin Kosovën republikë. Në këtë kohë isha larguar nga Kosova por, me kujdes e përcellëja situatën. Nuk mund të thëmë asgjë që nuk është thënë, por mund të përsëriti se, ngjarjet, kërkesat dhe demonstratat e kosovarëve, kundërshtoheshin dhe shtypëshin me brutalitetin më të egër të pushtetit serb. Ngjarjet kualifikoheshin si nacionaliste, iredentiste, separatiste etj. Ato në fakt ishin nacionaliste sepse kërkohej e drejta nacionale. Përveç masave brutale, pushteti serb, përpiçëj me u arsyetu se nga një komb nuk mund të egzistojnë dy shtete. Profesorët e përmendur, insistonin dhe thonin se, në atë kohë egzistonin dy Gjermani, dy Korea etj.
Përveç masave brutale ndaj demonstruesve që, në fakt, ishte populli i Kosovës, u zhvillu edhe përndjekja dhe ndëshkimi I kuadrave, në të gjitha sferat. Shfrytëzoheshin vetëm ata, të cilët Millosheviqi I quante shqipëtar të ndershëm, pra shqipëtar kundër popullit të vet. Kahë fundi I tetëdhijetave, Serbija, edhe në formën normative e dekrahinizoi Kosovën.
Ibrahim Rugova delë në skenë
Lindi në dhjetor ndërsa, në janarin vijues, regjimi sërbo-jugosllav, ia egzekutoi babain dhe gjyshin. Ibrahimi nuk pati fat me gëzuar dashurin dhe përkrahjen e babait. Megjithatë, me lindje, lind edhe fati I njeriut. Ndonse jetim, u rrit, u arsimu dhe e arrijti kulminacionin në profesion. Zatën, edhe profesioni, të cilin e kishte zgjedhur, ia mundësonte me kuptuar historin dhe veçanërisht kulturen, vlerën dhe rëndësinë e kombit.
Shkrimtarët e zgjodhen kryetar të shoqates
Në fundvitet e tetëdhijetave, karshi ngjarjeve që pandërprerë zhvilloheshin në Kosovë, Shoqata e shkrimtarve, e krijuesve, e intelektualëve, e cila në një mënyrë ishte transformuar në një levizje të fuqishme, duke I dhënë shoqates edhe ngjyra të orgnizates politike, çfarë e kërkkonte koha dhe kushtet në shoqërinë kosovare, e zgjodhen për Kryetar të shoqates. Jamë shum I sigurtë se Ibrahimi nuk I ka rrahë gjoks kësaj pozite, por, kjo ka ndodhë si rezultat I vullnetit të lirë të shoqates.
Më lehtë ka qenë me rrokë pushken me dalë n’mal
Se me rrokë timonin me i pri popullit
Në fundin e vitit 1989, një grup I intelektualve kosovar, me qellim që tëgjitha ato kërkesa të popullit të marrin edhe një formë të organizuar, marrin inicijativen për themelimin e subjektit politikë, themelimin e Lidhjes demokratike të Kosoves. Në atë kohë, nën kushtet egzistuese, themelimi I këti subjekti, nuk e kishte karakterin dhe qëllimet e marrjes së pushstetit në Kosovë, por qëllimin e krijimit të një rendi që, në mënyrë të organizuar, me iu kundërvu agresionit serbomadh. Grupi organizativ, e zgjedhë Ibrahim Rugoven kryetar të LDK-së.Me këtë zgjedhje, fjalët e moqme thonë e qiti veten n’telhyqe. Gabon çdo ai I cili mendon se, me marrjen e këti posti, këti obligimi, Ibrahimi nuk e ka mendu edhe atë që, ai regjim I cili ia egzekutoi babain, do të përpiqet me likuidu edhe vet Ibrahimin. Kështu kam mendu edhe unë.Formimi I LDK-s, erdhi diku menjëherë pas referendumit serb, për ndryshimin e kushtetutes, me të cilen suprimohej statusi I krahines së Kosoves. Shqipëtarët, në Kosovë, natyrisht, nuk iu përgjegjen referendumit. Përkundrazi, tani organizimi fillon të mkëmbet. Vitin vijues, me 2 korrik, Parlamenti I Kosoves, aprovon Deklaraten kushtetuese, me të cilen, Kosoven e shpallë Republikë, ndërsa me 7 shtator 1990 nxjerr edhe Kushtetuten – Kushtetuta e Kaqanikut. Tani, Ibrahim Rugova ishte, t’a quaj transmetues I zërit të popullit të Kosoves. Nxitonte, me ndihmen dhe përkrahjen e bashkpuntorve, me ndihmen e dijaspores, në shtetet dhe institucionet europiane dhe në SHBA. E spjegonte brutalitetin dhe represionin e Serbisë, të cilat e bënin jeten e padurueshme në Kosovë, e spjegonte historin e Kosoves dhe në atë konstelacion lidhej me Dardaninë si trevë historike shqipëtare.
Rugova dhe bashkëpuntorët e tij, në baza të diapazonit të njohurive dhe në baza të këmbimit të mendimeve me ndërkombëtarët, e kishin të qartë se, kufijt e shteteve egzistuese, në mënyrë rigoroze rrespektohen, prandaj, me të drejtë, nuk insistonin në bashkimin kombëtar por në Kosovën shtet I pavarur.
Me punën e vet, Ibrahimi e fitoi besimin dhe përkrahjen e plotë të popullit. Flitej se Ibrahimi ishte BA E GJETË me I pri popullit. E kishte përkrahjen e plotë të shtresës intelektuale. Ishte formuar edhe rrethi I bashkëpunëtorve, si rreth më I ngushtë. Në atë rreth dhe më gjërë nuk vërehej donji kierarki por dominonte këmbimi I mendimeve. Ibrahimi potenconte se me kombin, me çështjen kombëtare, nuk mundemi dhe nuk duhet të bëjmë demagogji. Çdo subjekt, madje edhe individ, duhet t’a dijë se çka është në interes të kombit. Mohimi I pales tjetër, mohimi apriori I mendimit ndryshe, të këthen në logjikë moniste, thonte Rugova.
( Duke I shkruar këta rrjesht, po më shkonë mendja ke situata aktuale në qarqet politike në Kosovë. Mendimi I subjektit tjeter ose mendimi ndryshe, jo vetëm qe rrefuzohen në mënyrë apsolute por, shpesh vjenë në shprehje edhe gadishmerija e çërimit të hesapeve në mënyrë fizike.)
Në se t’ka zënë nata, nuk dihej
a të qel drita, por u shpall pavarsija e Kosoves
Në vazhdim, viti 1991, organizohet dhe zhvillohet REFERENDUMI me të cilin, populli I Kosoves vendos dhe shpallë Kosoven shtet të pavarur. Vitin e ardhëshëm, në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Zgjidhen anëtarët e parlamentit dhe, me votë të drejtëpërdrejtë, populli zgjedhë Ibrahim Rugoven president të parë, të shtetit të pavarur të Kosoves, ndonse ishte nën rrethana okupuese.
Rugova pra, me bashkëpuntorët e vet, I organizoi dhe realizoi, të gjitha aktivitetet e përmendura shtetformuese, në kohë dhe kushte, në të cilat, Serbija nuk e ndalte egersin dhe brutalitetin e vet. Në ato kushte dihej se të zënë nata por nuk dihej se a të qelë drita. Për të rrumbullaksu proçesin shtetformues, emrohet edhe qeveria, e cila vepronte në egzil.
Madeleine Albright – për Rugoven
Në librin Madam secretary, duke bërë fjalë për Kosoven, në cilsi të Sekretarit të SHBA, përveç tjerash flet edhe për Rugoven. Të ulesh dhe të bisedojshë me Ibrahim Rugoven, menjëherë e kuptoja se bisedoj me një njeri, me një profesor, me një figurë akademike. I qetë, intelegjent.
Albright kishte plot të drejtë
Nuk kam pasë fat me qenë I afërt me Ibrahim Rugovën, por I kam njoft ose I kam njoftuar disa figura të cilët kanë qenë bashkëpuntor më të ngushtë të Ibrahimit. Kur I mendoj këto figura, është lehtë me kuptuar mënyren e komunikimit të ati rrethi. Është lehtë me kuptuar se Ibrahimi nuk ka qenë njeri I cili e rrahë tavolinen, nuk ka qenë njeri I cili bëhet më katolik se papa, por ka qenë njeri I këmbimit të mendimeve. Ka patur fat që edhe bashkpunëtorët e ngushtë kanë qenë figura të shquara. Mjafton vetëm të përmendish emrin e Fehmi Aganit, të cilin, sado pak e kam njoftë, madje edhe e kam taku në SHBA. Bile ishte I shoqëruar nga z. Edita Tahiri. Ali Aliu, te cilin nuk e kam njoftë por e njoftova gjithashtu në SHBA. Bajram Kelmendi, ishte një figurë temperamente por edhe një jurist tejet I mpreftë, I guximshëm. Nekibe Kelmendi, me të cilën, për disa vite, vetëm një mur na I ndante zyret, juriste tejetë e aftë, e qetë, intelegjente, e civilizuar. Ishin këta vetëm disa dhe e paramendoj se si zhvillohej këmbimi I mendimeve dhe bashkëpunimi në mes tyre.
Takimi I dytë dhe I fundit me Rugoven
Thuaja të gjitha aktivitetet me komunitetin shqipëtar, në SHBA, zhvilloheshin në qytetin e New Yorkut. Unë qëndroja pak më jasht këti qyteti. Përmes mjeteve të informimit, kuptova se Rugova kishte ardhë në New York, për aktivitetet në axhenden e tij si burrë shteti me pushtetarët e SHBA-ve. Gjatë vizitave të tija, në SHBA, zakonisht e kontaktonte edhe komunitetin. Ishin vitet e para të 90-tave kur edhe kishte lindë ideja për organnizimin e degëve të LDK edhe në dijasporë. Në një mengjes, ke unë erdhen nja 3-4 djema të rinjë, të cilët vraponin në aktivitete në interes të Kosoves. Zakonisht më quajshin baca Luz. E kemi caktuar një takim me presidentin Rugova, në Bronx. Na të gjith jemi të rinjë. A mundesh me ardhë me ne. Natyrisht se pranova. Takimi ishte caktuar në lokalet e kosovarit Harry Bajraktarit, në Bronx. Në kohen e caktuar, hyrëm mbrenda. Unë nuk e kisha vështir më e identifiku, por nuk ishte lehtë për Ibrahimin. Ishim taku vetëm një herë para afro 20 viteve. U përshendetëm dhe u ulëm. Vërej se më shiqon me një pasiguri. Luz a jemi taku neve donjëherë. Buzqesha dhe I thash se ka qenë kaherë. Jemi taku në Zyre të Anton Çetes. U ngrit dhe u përshendetem edhe një herë. U zhvillu një bisedë t’a quaj joformale, rreth Anton Çetes, pastaj a njof Bajram Kelmendin, Anton Kolen, në atë kohë ishte nënkryetar I LDK etj.
Unë edhe në atë kohen e kaluar e kam pasë zakon që edhe funkcionerët më të lartë, me I thirrë me emër, me atë parashtesen shok. Edhe në këtë rast, Rugoves iu drejtova me Ibrahim. Dikush reagoi dhe më pyeti se a e di se Ibrahim Rugova është kryetar I Kosoves? Mu duk se reagimi ishte pak arogant. Nuk më erdh radha, reagoi Ibrahimi. Neve njifemi kaherë, edhe unë e quajta Luz e jo zotni. Vazhdova. Është aktualizu në komunitet çështja e themellimit të degëve të LDK-s. Apsolutikisht e përkrahi inicijativen dhe brenda mundësive do të kontriboj, ndonse e mbaj një mendim pakëz më ndryshe por nuk deshiroj me e kompliku situaten dhe nuk është lehtë me e realizu. Më nxiti t’ia thëm mendimin. Në se në këto kushte nuk mund të bëhet bashkimi kombëtar në trevat etnike, këtu askush nuk I pengon format e organizimit. Në këtë komunitet gjinden shqipëtarët nga Shqiprija, Kosova, Maqedonija, Mali I Zi dhe nga Serbija. Prandaj e udhes kishte me qenë formimi I një shoqate gjithshqiptare, ndërsa në kuadër të shoqatës të formohen degët e partive të ndryshme politike.
Luz, mendimit nuk mun t’I bëhet asnjë vërejtje. Mund të shtrohet vetëm pyetja e mundësive, e angazhimeve e organizimeve etj. Dhe e mira është se kjo iniciativë mund të ndërmirret në çdo kohë. Ndërkaq, sa I përket LDK-s, e ka marrë përsipër Ali Aliu dhe, të lutëm që brenda mundësive t’a ndihmojsh.
Gjatë bisedave, unë prap e quajta Ibrahim dhe në një mënyrë e pyeta. Populli e shpalli pavarsin e Kosoves, e zgjedhi parlamentin dhe Ty për kryetar. Obligim se jo mahi në prezencen e kushteve egzistuese në Kosovë. E pyeta për mendimin se për kenë punon koha. Eee more Luz, e di se ti e dinë situatën shumë mirë, e di se edhe familja e jote ka vra serb, e di edhe atë se populli I Kosoves më mbështet dhe më ndëgjon. Shpesh mendoj dhe duhet me mendu se popullin nuk banë me e qitë diku pa qenë I sigurtë se edhe mundet me dalë. Për momentin, unë dhe bashkpunëtorët e mij, përpiqemi maksimalisht me informu komunitetin ndërkombëtar për gjendjen në Kosovë, me e tërheqë vemendjen e tyre, në mënyrë që dikush të çëndron prapa nesh.
Edhe më këtë rast e përforcova bindjen se Ibrahimi të bënte përshtypjen e njeriut të thjesht, që unë e quaj modest, në të cilin egziston një diapazon I gjërë I kultures, I njohurive kombëtare dhe politike.
Edhe një herë me Anton Çeten
Në New York, kishte ndodhë një konflikt, rrahje në mes dy shqipëtarëve. Prap do djema të rinjë kërkuan ndihmen për pajtes. Kur menduam se ishte puna afër, pala e dëmtuar pranoj pajtimin me kusht që të vij Anton Çeta. Insistova mjaft duke iu thënë se muj me ndërmarr diç që Antoni të shkon ke familja e të dëmtuarit. Jo vetëm në se vjen këtu. Disa muaj më vonë deshti rasti që Antoni kishte ardhë në New York. Prap vrapuan aktivistat. E takova Antonin, ia spjegova rastin dhe e luta për këtë punë. Finalizimi I pajtimit u bë në qytetin ku jetoja unë, në Stamford.
Pas kryerjes së pajtimit dhe darkës, na mbet kohë që të bisedojmë për shumë gjëra. I tregova se e kisha takuar Ibrahhimin një herë, këtu në SHBA. Në bisedë e sipër ma la edhe një fjalë, të cilën nuk e kërkova, për Rugoven. Shife Luz, Ibrahimi tani ka hyrë edhe në politikë. Ti e dinë më tha se politika I ka binarët e vet dhe kurrë nuk I dihet. Një gjë tha e di. Ibrahimi është njeri, njeri I cili mund edhe të gabon por njeri I paster si loti.
Në fund
Të gjithë e dimë historin e ngjarjeve në Kosovë, para luftes, gjatë luftes dhe tani pasë luftes. Nuk është vështir me kuptu se edhe mendimet janë të ndara përkitazi me vlerat e Rugoves. Ato ndarje mund të konsiderohen normale por shkuarja në ekstrem nuk është normale. Në se unë e vlersoj lartë figuren e Ibrahim Rugoves, nuk don të thot se I nençmoj vlerat e UÇK-s. Jo, të gjitha ngjarjet nuk ndodhin në një kohë, sejcila e ka vleren e vet. Nuk besoj se njerzit kanë shku me luftuar për Kosoven në mënyrë që më pas të rrahin gjoks se unë ose neve iu çlirum. Jo, atë kontribut nuk ua harron populli.