DITËN E FLAMURIT- 104 VJETORIN E PAVARËSISË/
DIELLI NË VITIN E 107 TË BOTIMIT, GAZETA MË E VJETËR E BOTËS SHQIPTARE NË PRINT, NUMËR SPECIAL PËR 28 NËNTOR /
Gazeta 107 vjecare, DIELLI, zëri i Vatrës,më e vjetra e botës shqiptare, që ende botohet në SHBA,me rastin e 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të publikojë një numër special, festiv, me ngjyra, kushtuar Ditës së Flamurit.Gazeta do të ketë më shumë se 100 Faqe. Pa mbështjen e vatranëve dhe komu- nitetit shqiptar në SHBA, dalja e këtij numri është e pamundur.Pranojmë shkrimë orig- jinale që lidhen me Pavarësinë, Flamurin Kombëtar, firmëtaret e Pavarësisë, skica, esse, portrete, artikuj historik etj.
Ky është numri i tetë special që del nga bashkëpunimi ynë që prej vitit 2009, kur Dielli nisi edicionin special mbi 100 faqe për Festën e Flamurit Kombëtar, Pavarësinë e Shqipërisë.Edhe degët e Vatrës, anëtarët e Këshillit, Kryesia e Vatrës, mund ta ndihmo- jnë editorin në këtë botim special me urime dhe reklamime.
Falenderojmë bashkëpunëtorët tanë në vendlindje apo në Diasporë, korrespon- dentët,mbështetësit,të gjithë vatranët dhe biznesmenët, që me kontributin e tyre kanë mbajtur gjallë këtë regjistër historik të shqiptarëve të Amerikës, që nga 15 Shkurti i vitit 1909. Faleminderit!
Editori Dalip Greca



Fillimshekulli i njëzetë e gjen Shqiperinë dhe shqiptarët në një nga periudhat më të trishta të ekzistencës mijëra vjeçare. Sundimi i stërgjatur i perandorisë turke, në atë kohë në rënie e sipër, sikur të ishte një sëmundje e gjatē dhe e mundimshme, po e linte Shqipërine në një gjendje katastrofale ekonomike, politike e shoqërore, e sidomos të ndërgjegjes fetare, të ushqyer shpirtërisht jo nga feja e tyre e parë dhe e përbashkët katolike, por më së shumti nga besimi islam, po ashtu ortodoks dhe ai bektashian.


