• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA- SIMPOZIUMI PER FAIK KONICËN ORGANIZOHET ME 26 NËNTOR

October 26, 2016 by dgreca

QË NGA 12 NËNTORI NË MJEDISET E VATRËS DO TË ÇELET EKSPOZITA ME 60 FOTOGRAFI , PORTRETE, PUBLIKIME, LETRA, TË FAIK KONICËS/

simpoziumi-per-faik-konicen-organizohet-me-26-nentorFederata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora
10 AM, në Selinë e saj në Bronx, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës.

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, kanë bërë përp- jekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelek- tualin, publicistin, diplomatin, bash- këthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.

Në Simpozium do të referojnë studi- ues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston) dhe Dalip Greca.

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik konicës” shpallë nga VATRA.

Njoftohen të interesuarit se që nga data 12 Nëntor, në mjediset e Vatrës do çelet Ekspozita Kushtuar Faik Konicës me rreth 60 fotografi, për- gatitur nga Fotaq Andrea.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë. Sillni dhe familjet tuaja që ta vizitojnë. Njoftoni dhe miqtë tuaj.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Ekspozita, Faik Konica, Simpoziumi, Vatra

BASHKOJNI ME NE DHE E COJME ME TEJ TRADITEN

October 26, 2016 by dgreca

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE JU FTOJNE NE FESTEN E FAMURIT!/

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE NE NEW YORK FESTEN E PAVARESISE SE SHQIPERISE DO TA  FESTOJE ME 27 NENTOR 2016, DUKE NISE NGA ORA 6 E MBREMJES NE RESTORANTIN EASTWOOD MANOR NE BRONX./

newspaper-dielli-october-2016-faqe-3ADRESA:

3371 Eastchester Rd, Bronx, NY 10469

TEL:(718) 654-4200

ARGETIMIN MUZIKOR : NGA I MIRENJOHURI FREDERIK NDOCI DHE ARTISTE NGA SHQIPERIA.

BASHKOJNI ME NE DHE E COJME ME TEJ TRADITEN 104 VJECARE TE VATRES ME BASKESINE SHQIPTARE.

KLIKONI MBI POSTER DHE MESONI DETAJE

 

Filed Under: Featured Tagged With: Festa e Flamurit, FTESË, Vatra

NISHANI: 67 nacionalistët u ekzekutuan nga bolshevikët

October 26, 2016 by dgreca

*NISHANI: 67 nacionalistët u ekzekutuan nga bolshevikët shqiptarë të orientuar nga emisarët jugosllavë/

*Reagim i Institucionit të Presidentit të Republikës/

Institucioni i Presidentit të Republikës hedh poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste.Kujtimi dhe dekorimi i 67 nacionalistëve të ekzekutuar nga dora kriminale e një grupimi të bolshevikëve shqiptarë të orientuar nga të dërguarit jugosllavë, është një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme euro-atlantike.Asnjë prej martirëve të ekzekutuar dhe në asnjë moment të vetëm të jetës së tyre nuk pati një bashkëpunim me pushtuesin.

Përkundrazi, ata ishin luftëtarë të lirisë kundër nazi-fashizmit.

Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt.Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.

A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?A nuk u ekzekutuan, burgosën, interrnuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpuntorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”?

A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhëtonin Atdheun dhe partinë?A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre?A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin?

Ky realitet shqetësues tregon se sa shumë është dëmtuar shoqëria shqiptare nga moshetimi dhe mosdënimi i krimeve të komunizmit, si i vetmi vend ish-diktatorial që nuk e ka kryer këtë proces.Këto provokime na treguan edhe njëherë se sa seriozisht e kërcënuar mbetet liria jonë.

Ata që e kanë përdhosur Luftën Antifashiste dhe sakrificat për liri të shqiptarëve duke kryer krime mbi shqiptarët, do të mbeten përjetësisht në altarin e turpit të historisë së kombit shqiptar.

Filed Under: Komente Tagged With: 67 ballistet, Nishani, vrases bolsheviket

NDAHET NGA JETA AKADEMIKU ALFRED UÇI, “KALORES I SKENDERBEUT”

October 26, 2016 by dgreca

2-alfred-uci

AKADEMIKU ALFRED UÇI, PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT, KULTURËS DHE  SHKENCËS  MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE/

1-alfred-uciNga: Prof.Murat Gecaj/

Sot, më 26 tetor 2016, përmes TV u njoftua se u nda përgjithnjë nga jeta, Akademiku Alfred Uçi (Korçë,15 dhjetor 1930-Tiranë,26 tetor 2016), personalitet i shquar i arsimit, kulturës dhe shkencës mbarëkombëtare shqiptare. Përveç njohjes së kahershme dhe takimeve të pashkëputura me të, sidomos në vitet e fundit, së bashku me prof.A.Uçin, kemi qenë në udhëtimet e bëra në Shkup (10 tetor 2012), Prishtinë(23 nëntor 2012) e Ulqin(8 mars 2013) dhe, së fundi, në Pogradec(11 maj 2013). Atje dërguam dhuratë librin e tij, kushtuar Petro Nini Luarasit dhe morëm pjesë në veprimtaritë e bukura dhe mbresëlënëse, që u organizuan, me atë rast. Kudo ai u prit me  nderim e respekt të veçantë, për përkushtimin e dëshmuar ndaj Atdheut e popullit, për ndihmesën e pakursyer në edukimin dhe mësimin e brezit tonë të ri dhe për veprat e shumta e plot vlera, që ai ka shkruar dhe që zenë një  vend të merituar në letrat shqipe.

Për ta kujtuar sadopak jetën dhe veprën shumëplanëshe të Akademikut të njohur Alfred Uçi, më poshtë po ripublikoj një shkrim modest, të cilin e pata shkruar, me rstin e organizimit të ceremonisë festive për 80-vjetorin e ditëlindjes së tij. Ndërsa tani marrim pjesë në hidhërimin e madh për  ndarjen e tij nga jeta dhe i dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta: bashkëshortes Rozeta, dy vajzave e familjarëve të tjerë, si dhe kolegëve e miqëve të tij të shumtë. 

Të paharruara qofshin jeta dhe veprimtaria pedagogjike e shkencore, kulturore e botuese etj., të prof.Alfred Uçit-Akademik!

Tiranë, 26 tetor 2016

1.

Prof. Alfred Uçi feston 80 vjetorin e lindjes…Një jetë e mbushur me mësime e studime: të mesmet në Korçë, Tiranë e Shkodër dhe të lartat për estetikë e filozofi, në Universitetin “Lomonosov” të Moskës , më 1949-1954. Detyrën e pedagogut e nisi në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Pastaj, me krijimin e Univesitetit të pare shqiptar, dha lëndët e estetikës e të filozofisë, në disa fakultete të tij. Në vitin 1970, iu dha titulli “Profesor” e më pas “Akademik”, kur u krijua Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese: drejtor i Institutit të Kulturës Popullore (1979-1987) dhe kryetar i Komitetit të Kulturëse e Arteve (1987-1990). Për meritat e tij, në vitin 2005, u nderua nga Presidenti i Republikës, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Gjatë jetës së tij, përveç veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare në Tiranë, ka marrë pjesë dhe ka referuar në kongrese, konferenca e simpoziume shkencore jashtë vendit, si në Sofje, Athinë, Ankara, Beograd, Prishtinë, Vjenë, Itali, Suedi, Francë etj. Ka shkruar një numër të madh artikujsh, referatesh e kumtesash me tematikë nga fusha e filozofisë, sociologjisë, estetikës, etnografisë, folkloristikës, kritikës letrare etj.

Duke përgjithësuar përvojën e punës dhe të kërkimeve të veta, prof.A.Uçi ka shkruar e botuar mjaft libra. Ndër ta, përmendim: “Estetika, jeta, arti” (1970), “Probleme të estetikës” (1976 e 1980), “Labirintet e modernizmit (1978), “Mitologjia, folklori, letërsia” (1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të kultures” (1986),”Estetika” – Vëllimi I, II, III (vitet 1987-1988), “Shekspiri në botën shqipare” (1996), “Dostojevski në kohën tonë” (1997), “Ferrparajsa Danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, në Athinë, 1998), “Grotesku kadarean”(1999), “Estetika e groteskut – Teoria dhe historia” (2001), “Estetika në folklor dhe në letërsinë shqipe” (2001), “Paradigma të ndërgjegjes shoqërore – estetikë filozofike e politike” (2001), “Estetika e groteskut”-në tre vëllime dhe libri i ri i tij është “Filozofia e donkishotizmit”.
2.

Pra, prof.Alfred Uçi kishte se çfarë të tregonte dhe të dëshmonte para familjarëve, kolegëve, ish-studentëve të panumërt, miqëve e dashamirëve të jetës, në festimin e 80-vjetorit të ditëlindjes. Ishin të pranishëm: akademikë e profesorë, personalitete të jetës politike e shoqërore, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë.  Gjithashtu, merrnin pjese, në këtë ceremoni: ish-Presidentët e Shqipërisë, prof.Rexhep Meidani e Alfred Moisiu, kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj e zv.i tij MuzaferKorkuti, këshilltari i Kryeministrit Nerinan Ceka e të tjerë. Ata kishin ardhur së bashku, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë, për ta uruar e përgëzuar për jetën e tij të begatë e të përkushtuar, në fushat e arsimit, kultures dhe shkencës sonë mbarëkombëtare. Me fjalën e tij me peshë, studimete  botimet e  shumta, ai është bërë një personalitet i njohur, si brenda dhe jashtë vendit tonë.

Veprimtarinë e mësipërme e hapi dhe e drejtoi Erion Kristo. Ndërsa vetë prof.Uçi i përshëndeti dhe i falënderoi nga zemra pjesëmarrësit për nderin, që i bënë dhe u ndal shkurt rreth disa pikëpamjeve të tij në studimet dhe botimet e ndryshme, sidomos në fushën e estetikës dhe filizofisë së jetës. Duke u shprehur me modesti, ai nënvizoi se çdo gjë e ka bërë në shërbim të popullit e Atdheut, brezit të ri të vendit tonë.

Me plot emocione, e përshëndeti prof.Uçin, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, koleg e bashkëkrahinas i tij. Në vazhdimësi, për aspekte të jetës, veprimtarisë dhe botimeve folën, me radhë, kolegë e ish-studentë të tij: Moikom Zeqo, Gjergj Simoni, Josif  Papagjoni e Zyhdi Dervishi. Kryetari i Shoqatës “Devolli” i dorëzoi atij dëshminë “Krenaria e Shoqatës Devolli” dhe propozoi që prof.Alfred Uçit, personalitet i shquar shumëplanësh, t’i jepet edhe titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”.

Gjatë kësaj veprimtarie u shfaq një dokumentar televiziv, i cili fliste, me gojën e vetë prof. Uçit, për jetën dhe veprimtarinë e tij të pasur,, në mjaft fusha të jetës. Gjithashtu, u recituan pjesë të ndryshme, që lidheshin me aspekte të veçanta të krijimtarisë së tij mjaft të pasur. Mjedisin festiv e bënë më të gëzueshëm recitimet dhe buqetat me lule të freskëta, që i dhuruan atij nipër e mbesa dhe i uruan nga zemrat e tyre të vogla, jetëgjatësi e lumturi.

Gjithashtu, në këtë festë të gëzuar u njoftua se  miq e dashamirë të A.Uçit, nga brenda e jashtë vendit, e kanë uruar atë me mesazhe të ngrohta, me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar, si nga Shqipëria, Kosova, Kalabria, Amerika e tjerë. Në këtë veprimtari festive, u tha se atij i kishte dërguar një mesazh urimi, kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë.

Në mbyllje, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e organizuar me këtë rast,nga familja dhe bënë mjaft fotografi, të cilat do të mbeten kujtim i paharruar për të gjithë (Tiranë, 15 dhjetor 2010)

Filed Under: Komente Tagged With: Alfred Uci, Murat Gecaj, nderroi jete

Kongresi i Manastirit i priu pavarësisë të shtetit shqiptar

October 26, 2016 by dgreca

PERPJEKJET PER ALFABETIN E SHQIPES/
1-kongrs1908jh11
Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e gjuhës dhe historisë së popullit shqiptar. Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e shkollës e librit dhe shkrimit shqip. Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e jetës dhe rruga e lirisë shqiptare./ 
Shkruan : Ismail Gashi-Sllovia/
            Tash kur shkruajmë këta rreshta, në shënim të përvjetorit të shkronjave shqipe. Kthehemi 108 vjet mbrapa, më 14-22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, tash qytet nën juridiksionin e IRJM , ku pat filluar punimet Kongresi me rëndësi të madhe për gjuhën, kulturën, historinë dhe çështjes shqiptare përgjithësisht. Ruga e shkronjave shqipe, është rruga e gjuhës dhe historisë së popullit shqiptarë. Rruga e shkronja shqipe, është rruga e shkollës e librit dhe shkrimit shqip. Rruga e shkronja shqipe, është rruga e jetës dhe rruga e lirisë shqiptare. Kongresi i Manastirit, eshtë njëra ndër ngjarje historike, dalur nga Rilindja Kombëtare dhe asaj të Lidhjes Shqiptare të Prizreni, që,tuboi personalitetet më të ditura, intelektualë dhe shkrimtarët më të angazhuar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Të cilët në këtë kongres, do të zgjedhin e vendosin njërën nga problemet themelore të gjuhës kombëtare shqipe, vendosjen e një alfabeti të përbashkèt të gjuhës shqipes. Kongresi i Manastirit u mblodh në kohën, kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare, po arrinte kulmin  e qëllimet e saj kundër synimeve osmane e sllavo-greke, për të cilën shumë patriotë e pishtarë të shkrimit të shqipes flijuan jetën.
Rruga e mundimshme
 Përpjekjet e tyre për shqipen e shkruar kishin një vazhdë të përgjakshme në kohë dhe hapësirë shqiptare. Që nga viti 1462, kur merret dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe e gjerë në vitin 1908, kur u mbajt Kongresi i Manastirit, 36 shkronjat, shenjat grafike të cilat shënojnë 36 tingujt e gjuhës sonë, kaluan rrugë të mundimshme, shkronjat tona kaluan këtë rrugë sa edhe vet populli që fliste gjuhën e këtyre shkronjave. Sa me të drejtë Sami Frashri për këtë thotë; “Është për tu çuditur, qysh ka rrojtur gjerë më sot kombi shqiptarë, duke mos shkruar e duke mos kënduar gjuhën e vetë, kur janë humbur kaq kombe, që shkruanin e këndonin gjuhën e tyre. Siç janë syrjanët, kaldënjasit, latinët e të tjerë”. Kushtet e egra që i rrezikonin nga të gjitha anët, të cilat i kaloi alfabeti ynë, që nga osmanët, krahu oriental i lindjes, që synonin të përhapnin gjuhën dhe alfabetin e tyre, përmes mejtepeve e medreseve sa më bindshëm fenë islame e kultin e saj, në të cilat shkrimi i fëmijëve shqiptarë bëhej me alfabet arab. Kishat ortodokse, krahu tjetër i lindje ortodokse, në anën tjetër vepronin me alfabet grek, e një kohë edhe me atë sllav. Kishin të vetmin qëllim, shkombëtarizimin e shqiptarëve, sepse ndjenja shqiptare ishte pengesë që jo vetëm pengonte fenë islame dhe shtrirjen e ortodoksizmit, por, ajo edhe urrehej me gjelazi në formë e përmbajtje primitive. Patriarkana Greke, aleate e këtij morali të keq, mundohej me gjitha mjetet të formojë bindje, se shqiptarët janë të topitur për kulturë, madje shqiptarët nuk kanë asnjë dëshmi nga e kaluara e tyre primitive. Ky veprim grek mundohej të bind opinionin e kohës, se shqiptarët që më kohë nuk kanë pasur elementin qenësor kombëtar GJUHËN, mjetin elementar, jo vetëm kulturor, por edhe kombëtar. Ata injoronin, se gjuha e shqipe është gjuhë barbare. Andaj e mallkonin dhe e ndëshkonin çdo shqiptarë, që përpiqej të shkruante e të mësonte gjuhën kombëtare. E si duket, çdo veprim që me masa shtrënguese mundohej ta ndalonte i huaji, shqiptarëve iu shtonte  rrezistencën. Kjo përpjekje e vetëdisimit shumë shqiptarë të moteve të rëndë i ka bë të mëdhenj kombëtarisht. Përkundër urrejtjes e represalieve të të huajve kundër gjuhës, kulturës dhe popullit tonë, iluministët tanë, dëshmorë të gjuhës e kombit, kurrë nuk u përulën para sakrificave. Me vetsakrificë ata shkruanin abetare e tekste shkollore dhe ato i shpërndanin ndër bashkombasit, që të mësojnë gjuhën e tyre. Në këto rrethana, ata hapën edhe shkollat e para, si ajo e Korçës dhe simotrat e saj të mëvonshme. Nuk ka dyshim se fara e hedhur nga Naum Veqilharxhi, Pandeli Sotiri, P. K. Negovani, P. N. Luarasi e rreshti i madh pas këtyre pishtarëve të arsimit tonë kombëtarë, do të jetë ftillues i mbarsëm nga farëhedhësit e mirë, të niset kjo rrugë e mbarë e të vijë gjerë në ditët tona. Pionierët e saj të nderohen e të çmohen prej gjithë breznive që vijnë pas tyre. Kësaj rrugë të trasuar, kësaj kulle të madhe e të fortë, të cilës themelin ia vuan pishtarët tanë të lavdishëm, më vonë çdo shqiptarë atdhedashës “i ka vuar nga një gurë, që ajo të jetë edhe më e madhe e më e fortë”. Kjo është kalaja e kulturës sonë kombëtare sot.
Rruga e shkronjave shqipe
            Alfabeti ishte problem i dorës së parë për gjithë shqiptarët përparimtarë të shekullit 19-të. Megjithëkëtë, ky shekull kaloi pa e zgjedhur problemin e shkronjave të shqipes. Edhe pse kësaj rrugë rrugëtuan personalitetet e gjuhës dhe kulturës kombëtare, që nga Buzuku, Budi, Bogdani, Matrënga, Bardhi e të tjerë shkrimtarë të veriut, që veprat e tyre i shkruanin me alfabet latin, ata herë-herë tentuan që ato ti zëvendësojnë me ndonjë shkronjë të veçantë përshtatur natyrës fonetike të gjuhës shqipe. Shkrimtarët e jugut, të njohur me emrin Bejtexhi, Nazim Frakulla, H.Z.Kamberi. M.K.Çami, Dalip e Shahin Frashri e të tjerë, shkruanin shqipen me alfabet arab, nga të cilët nuk vërehet ndonjë tentim në drejtim të zgjidhjes së një alfabet të shqipes. Ndërsa arbreshët  matanë Adriatikut, patën  angazhime në zgjidhjen e alfabetit të gjuhës arbëreshe. Veçohet De Rada me dy Kongreset e mbajtura për gjuhën shqipe. Kamarda bëri tendencë për një alfabet të ri, por nuk pati jehonë /Alfabeto generalo Albano Epirotika/. Rrugës së shkronjave shqipe, pos individëve prinë edhe shoqëritë patriotike të shqiptarëve jashtë dhe brenda atdheut. Alfabeti gjatë ishte pikësynim i të gjithë shqiptarëve, sepse shkrimi i shqipes me shkronja të njësuara, peshonte edhe njësimin e vet shqiptarëve.  De Rada me të drejtë shkruante, “Alfabeti  nuk duhet të shkaktojë, që ne të zihemi si gratë” Kjo zgjidhje do të bënte një zgjim të tërësishëm dhe do të ndihmojë për shkëputje nga okupuesit dhe aspirantët grabitqarë. Përpjekjet e Rilindëseve ndikuan që ata të veprojnë të përbashkuar në çështjen kombëtare, ata krijuan alfabete të shqipes dhe ato i përhapnin ndër shqiptarët. Kështu, Naum Veqilharxhi hartoi alfabetin origjinal në vedi, të cilin u mundua ta përhap në Shqipëri. Kristoforidhi përdori alfabetin e veçantë me vetëm dy shkronja të huazuara nga greqishtja, Jubani përdori alfabetin latin edhe pse ai numërohej ndër autorët e parë të shekullit të kaluar me veprën “Raccolta di conti popolari rapsodia albanesi”. Edhe Pashko Vasa në vitin 1878 kishte një alfabet të veçantë, i cili pati afirmim bukur të gjerë dhe pati ndikim edhe në alfabetin e sotëm, për dallim ka vetëm 10 shkronja. De Rada me punën e tij prej vigani, gjashtë dekada u muarr me letërsinë dhe gjuhën shqipe, por edhe çështjes së shkronjave të shqipes nuk iu nda. Më 1836 botoi veprën  “Këngët e Milosaut” me alfabet latin, të kombinuar me disa shkronja greke e disa të tjera konvencionale. Kurse më 1894 dha një alfabet të veçantë të kombinuar me shkronja latine e greke. Më parë kishte botuar edhe një gramatikë në Firence më 1870, “Grammatica della lingua Albanese”. Kamarda hartoi tri alfabete të një pas njëshme. Më 1870 botoi alfabetin e tij më të përsosur i cili ofrohet shumë me këtë të sotshmin, edhe pse siç thamë më parë, ai nuk kishte ndonjë shtrirje të madhe, ai i jep shkas Kamardës të numërohet ndër filologët tanë të mëdhenj. Kuptohet edhe me veprat tjera nga fusha e gjuhësisë.
Përpjekjet shqiptare për alfabetin e shqipës
            Përpjekjet shqiptare për alfabetin e shqipes, gjatë gjithë shekullit 19-të, ishin të pandërprera. Nuk ka dyshim, patriotët e Rilindjes Kombëtare këtë çështje e kishin me prioritet që kërkonte zgjidhje të shpejt. Nuk mungonin shkrimet e angazhimet personale të autoriteteve kompetente, të shkrimtarëve dhe dijetarëve, as angazhimet e tyre në grupe dhe shoqëri të organizuara shqiptare jashtë e brenda atdheut. Një tentim për këtë çështje të madhe e njohim edhe nga i madhi Ismail Qemaili me bashkëveprimtarë, V. Pashën, Kristoforidhin e Hoxhë Tahsinin, Poashtu një tjetër iniciativë e njohur më 1869 dhe prapë më 1872,  që nuk u kororizuan me ndonjë sukses. Megjithëkëtë, këto njihen për fille të mbara në këtë drejtim. Filologu ynë i famshëm  Kristoforidhi edhe një herë tentoi më 1877 të bëjë një zgjidhje, por edhe kjo nuk doli fatlume. Megjithatë, këto tentime nuk janë të pafrytshme, meqë, mu këto ishin nisje e mbarë për një shtruarje të përbashkët të kësaj çështjeje kombëtare. Vetëm një vit pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1879, u formua Shoqëria e Stambollit, çështjen e alfabetit e shtroi në përmasa të gjëra. Këtu mbahet mbledhja e 28 personaliteteve autoritative, mes tyre edhe tre Vëllezërit Frashri, Abdyli, Naimi e Samiu, së bashku edhe me P.Vasën, Said Toptanin, H. Tahsinin, Ali Vrionin, Koto Hoxhin, Ibrahim Dimën, Nikollë Bonotin, Anastas Frashërin e shumë atdhetarë të tjerë. Këto autoritete formojnë në Stamboll shoqërinë “Drita” dhe pas tre numrave të revistës me emërin “Drita”, revista merr emrin “Dituria”, e cila nga katër variantet e mundshme të alfabetit të kësaj shoqërie, ai i Sami Frashërti u bë bazë për hartimin e teksteve dhe veprave të botuara më vonë nga kjo shoqëri. Në shoqërinë e Stambollit u botua Abetarja e parë shqipe në 20.000 kopje, që doli me emrin “Alfabetore e Gjuhës Shqipe”. Alfabeti i kësaj shoqërie u njoh me emrin Alfabeti i Stambollit, ose edhe Alfabeti i Frashërve, i cili një kohë pati jehonë të madhe edhe në shumë koloni shqiptare, si në Bullgari, Rumani dhe në disa hapësira të trollit amë në Shqipëri. Çështja e një ABECEDE të gjuhës shqipe, ishte jo vetëm aktuale, por edhe e domosdoshme në këtë vlug të ngjarjeve historike të popullit tonë. Në të njëjtën kohë shqiptarët ishin përballur edhe me kërkesa të vështira politike teknike dhe praktike, për shkak të gjeturisë së shtypjes, mundësisë tipografike që dispononte autonomia turke. Se kishte disa propozime në këtë tubim.
Shekulli 20-të shqipen e gjeti pa një alfabete të përbashkët për gjithë shqiptarët
             Alfabeti i Stambollit dominoi shumë kohë, megjithatë, nuk pati shtrirje në gjithë kombin. Ai u përhap shumë në shqipen e jugut, ndërsa në veri dominonte Alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës. Alfabeti i Stambollit u pranua për shumë arsye, në dorë të parë ishin arsyet politike, fonetike dhe gjeolinguistike, me të cilat ky alfabet ju dha grusht të fortë armiqve të gjuhës sonë në aspektin politik, ndërsa në parimin fonetik kishte “çdo shkronjë të ketë vetëm një zë dhe për një zë një shkronjë në vete”. Parim që nuk do të zbatohet as në Kongresin e Manastirit, edhe pse ky alfabet do të shërbejë për bazë dhe kishte idhëtar edhe Mjedjen. Për çështjen e alfabetit, përpjekjet shqiptare nuk marrin fund, Shoqëria e Stambollit përdori për bazë shkronjat dhe fonemat e alfabetit latin me çka iu kundërvu tendencave armiqësore të më parshme turkomane e grekomanë. Përkundër shtrirjes së tij në trollin shqiptarë, jashtë tij gazetat përdornin alfabetet e tyre të veçanta. Kjo ishte frymë e pa konsoliduar në shkallë të gjerë kombëtare dhe tendencë e pashuar nga armiqtë, që gjuha shqipe të mos ngrite nivelin e saj me shkronja të veçanta. Andaj, nga shqiptarët me kënaqësi vështrohej përcjellja e shkrimeve të saj, po aq sa vështrohej me kërcënim nga të huajt. Kështu vepruan “Albania”e Konicës, që ishte tribunë e shtypit të kohës, “Kombi” në Amerikë dhe të tjera, përveç Bukureshtit dhe Sofjes.
            Shekulli 20-të shqipen e gjeti pa një alfabet të përbashkët për gjithë shqiptarët. Sipas dokumenteve të njohura, shqipja e fillimit të shekullit 20-të, përdorte shtatë apo tetë alfabet të ndryshme, vitet e mëhershme në shkrimet e pakta të shqipes përdoreshin edhe 52 alfabete, nga kjo me të drejtë ankohej lexuesi i kohës, çka do të bënte i mjeri shqiptarë për ta kënduar gjuhën e tij? Cilat ti merr, e cilat ti lë? Gjendja e tillë për shqiptarët e atëhershëm, me shkallë të ultë të arsimimit, ishte shumë e komplikuar dhe kërkonte një zgjidhje sa më të shpejtë e fatlume. Përball forcave përparimtare kombëtare, armiqtë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, përpiqeshin që me çdo kusht, ta mbanin popullin tonë në një gjendje pakrye. Disa nga ata dilnin gjëja se përkrahnin myslimanët, e  të tjerët dilni, se përkrahnin të krishterët. Kështu me këto “përkrahje” të njërës palë të pengonin palën tjetër, thjeshtë ata pengonin gjitha proceset shqiptare në këtë drejtim. Fundi i shekullit 19-të dhe fillimi i shekullit 20-të, përveç rritës së madhe të Lëvizjes Kombëtare për lirimin e shqiptarëve nga zgjedha pesë shekullore e Turqisë. Patriotët shqiptarë vazhduan luftën, lëvizja rritej, lufta politike pa aleatë thuaja vendnumëronte, ndërsa lëvizja kulturore zgjerohej. Rritej numri i krijuesve dhe veprave artistike në gjuhën shqipe si edhe numri i revistave, gazetave, shoqërive kulturore jashtë dhe brenda tokave tona, Rrjeti dhe niveli i shkollës shqipe u zgjerua, krahasuar me atë të fillimit në Korçë (7 mars 1887), Realisht u poqën kushtet që edhe çështja e alfabetit që ishte afër zgjidhjes të përkryhet. Me iniciativën e Klubit “Bashkimi” të Manastirit, u ftua Kongresi i Manastirit, i cili do të mbahej në Manastir prej 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Për këtë ngjarje monumentale të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare, që merret ndër ngjarjet dhe datë më e madhe historike e shpirtërore kombëtare, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, Kongresi i ABC-së shqiptare i priu shpalljes së Pavarësisë së  shtetit shqiptar, më 28 ëntor 1912 në Vlorë.
Roli i shoqatave “Bashkimi” dhe “Agimi”, e Shoqëria e Stambollit.
            Iinfluencë të madhe kishte kleri katolik i veriut At Gjergj Fishta, që atë kohë drejtonte shoqërinë “Bashkimi” në Shkodër. Temë e vetme e këtij Kongresi ishte zgjidhja e alfabetit të shqipes. Në Kongres morën pjesë 150 të deleguar nga të gjitha viset dhe kolonitë shqiptare, në mesin e tyre kishte edhe konzujë të huaj, në Kongres ishin të përfaqësuara edhe besimet fetare. Delegatët, sipas dëshmive të kohës, vinin të hipur në kuaj, ishin të veshur solemnisht dhe solemnisht priteshin nga shqiptarët anas të Manastirit me rrethinë. Përfaqësuesve në Kongres të Manastirit, vendorët para ndërtesës ku mbahej kongresi ju shtruan rrugën me qilima e sixhade, që nga ura gjer te ndërtesa tri katshe me kupolë, ku tuboheshin të deleguarit, të cilëve nga vendorët iu sigurua edhe roje për mirëvajtjen e sigurisë gjatë punës së Kongresit. Delegatët ishin nga Manastiri, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora, Gjirokastra, Shkupi, Kolonja, Janina, Selaniku, Bukureshti, Konstanca, SHBA-të, Sofja, Egjipti dhe Italia. Kongresi zgjati disa ditë. Për datën e fillimit ka mendime kontestuese, disa thonë  Kongresi filloi më 12 nëntor, disa mendojnë më 1 nëntor, madje një konzul serbë thotë se Kongresi u mbajt diku në dhjetor. Por, data e 14 nëntorit, sipas gjithë dokumentacionit dëshmon realitetin dhe saktësinë e vërtetë të mbajtjes së Kongresit të Manastirit. Kongresi që në fillim zgjodhi kryetarin e Kongresit Mit-hat Frashërin të birin e Abdyl Frashërit, Sekretare u zgjodh Parashqevi Qiriazi ndërsa nënkryetar i Kongresit u zgjodh Grigori Cilka dhe 11 anëtarë të tjerë. Kongresi zgjodhi edhe një Komision të zgjeruar nga shoqëritë “Bashkimi dhe “Agimi”, Shoqëria e Stambollit dhe personalitete tjera nga shoqëritë dhe kolonitë shqiptare, që pas diskutimeve, propozimeve dhe mendimeve të ndryshme, më 22 nëntor 1908 Komisioni solli një konkluzë. Në të cilën para Kongresit u sollën dy alfabete alternative të mundshme për përdorim të barabartë, të cilat vet koha, në zbatueshmërinë praktike të tyre, do të dëshmojë cili nga ata të merret për alfabet të shqipes dhe për gjithë shqiptarët. Për variant u moron Alfabeti i Stambollit dhe një alfabeti me bazë alfabetin latin. Komisioni dhe Kongresi vendosen, që në të gjitha shkollat dhe në të gjitha revistat dhe shkrimet e shqipes, të përdorën këto dy alfabete alternative. Komisioni përbëhej nga këta anëtarë: Atë Gjergj Fishta, Kryetar. Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mit-hat Frashri, Shahin Kolonja, Dhimitrak Budi, Ndre Mjedja, Fehmi Topuli, Nuset Vrioni dhe Grigor Cilka, anëtarë. Të gjithë u zgjodhën me votë të fshehtë. Në këtë komision u zgjodhën personalitete eminente me qëllim të mos bazohen në alfabetet e deri atëhershme të përdoruar në gjuhën shqipe, edhe pse më parë Kongresi kishte vendosur që për alfabet të shqipes të mbështetej në alfabetin latin, i cili për gjitha parimet gjuhësore i përgjigjej shqipes. Komisioni mori për çdo tingull të shqipes veç e veç një shenjë grafike të veçantë, gjegjësisht për çdo tingull një shkronjë. Analiza e thellë e praktikës gjuhësore për disa tinguj kërkoi një punë e gjatë. Pas diskutimeve të rrepta,  të nivelit gjuhësor e shkencor, në mes të delegatëve në Kongres, u murr vendim, që disa tinguj të shqipes, duhet të shënohen me dy shenja grafike. Kështu që, më 22 nëntor 1908, Komisioni arriti të propozon qëndrim definitiv para Kongresit. “Pasi që u kënduan verbalist ditëve tjera, e pasi që e pamë, se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, por jo aq sa të na kënaqë të gjithëve, e ti shërbente si përparim dhe diturisë ndër ne; Të shtyre edhe nga disa shkaqe të përjashtme e shtyem prapa, e me pëlqim të të gjithëve u vendos që: Të merret ABECE-ja e Stambollit, e me te së bashku, një ABECE thjeshtë latine, që të përdorën bashkërisht në mes të shqiptarëve”. Nga kjo vërehet, se Kongresi i Manastirit nuk e zgjodhi përfundimisht çështjen e alfabetit të shqipes. Por, Kongresi e thjeshtoi shumë rrugën e pakrye që deri atëherë e mundonte shkrimin e shqipes. Padyshim ky trasim lehtësoi shumë zgjedhjen definitive, që do të arrihet brenda një kohe relativisht të shkurtër më 1910. Korpusi fonetike e fonologjik i shqipes, ligjet dhe zhvillimet e brendshme të gjuhës sonë, përmbushen me 36 shkronjat e kërkuara kahmot, që janë përkatëse me 36 tingujt fonetik të shqipes, shkronjat me bazë latine të cilat i kemi sot të afërta me shkronjat e shumë gjuhëve të zhvilluara të botës. Prej këtu e tutje shqiptarët me punën e tyre i dhanë hov luftës dhe punës krijuese mendore edhe kundër pushtuesve dhe lakmisë së tyre për të imponuar shqiptarëve gjuhën e tyre. Hovi i zhvillimit të gjithmbarshëm të vetëdijes shqiptare për gjuhën dhe zhvillimin e vlerave pozitive shpirtërore kombëtare, dobësoi  furinë e synimeve imponuese dhe nëpërkëmbjen e këtyre vlerave kombëtare nga të huajt. 
    Kongresi i Elbasanit vendosi, që nga mesi i shtatorit të hap Shkollën Normale në Elbasan
            Për Kongresin e Manastirit gjithë pjesëmarrësit e në veçanti Fishta, Mjedja, Mit-hat Frashri, Gurakuqi, Grameno, Hilë Mosi, Bajo e Qerqiz Topuli e shumë të tjerë, kanë luajtur rol me rëndësi, alfabetet e të cilëve kanë pasur ndryshime gjatë kohës, gjerë në Kongresin e Manastirit. Vitet e para pas Kongresit të Manastirit filluan protestat shqiptare për mbrojtjen e alfabetit kombëtar të Manastirit, në Berat masa dogji abetaren me shkronja arabe-turke, ndërsa në Korçë protestuesit kënduan këngën e alfabetit shkruar nga mësuesja Parashqevi Qiriazi. Protesta u organizuan për mbrojtjen e alfabetit kombëtar të Manastirit nga gjonturqi dhe fryma greke. Në mbrojtje të alfabetit shqiptarët u organizuan edhe në Përmet e Elbasan. Përkundër kërcënimeve antishqiptare turke e greke, Kongresi i Elbasanit vendosi, që nga mesi i shtatorit të hap Shkollën Normale në Elbasan, e cila për shkak të rrethanave filloi punën  më  1 dhjetor 1909. 
Tash kur po përmbyllet një përvjetor, ka hyjë në shekullin e dyte, të moshës së moçme për shkronjat tona dhe nivelin e rritës së vlerave të gjuhës shqipe. Përkujtojmë vështërsitë dhe punën e mundimshme të atdhetarëve shqiptarë, përpjekjet shumëvjeçare të tyre, që ne sot të ligjërojmë e të shkruajmë alfabetin e trashëguar nga stërgjyshërit tanë të lavdishëm. Ky alfabet ka ngritur lartë kalanë gjithëdijes shkencore dhe vlerave shpirtërore të artit e kulturës sonë kombëtare. Sot jemi të barazuar me civilizimin e popujve që dikur ua kishin laminë, dhe ka bërë të na lakmojnë edhe ata, që dikur nuk na kanë shikuar me simpati, as neve për popull të moçëm, e as gjuhën tonë për vlerë të veçorisë kombëtare

Filed Under: Histori Tagged With: i priu pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Gashi-Sllovia, Kongresi i Manastirit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2409
  • 2410
  • 2411
  • 2412
  • 2413
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT