• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA DO TA KREMTOJË FESTËN E FLAMURIT ME 27 NËNTOR

October 3, 2016 by dgreca

VATRA FESTEN E FLAMURIT DO TA KREMTOJE ME FREDERIK NDOCIN DHE ARTISTË TË FTUAR NGA VENDLINDJA/ Kolazh fotosh nga festimet Vatres te Festes se 28 Nentorit 2015/

vatra-festa3

vatra-festa7

1-festa-e-vatres-600x397-1

vatra-festa10-1

vatra-festa2Për më shumë se një shekull Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” krahas veprimtarive të tjera Kombëtare është identifikuar edhe me Festën e Flamurit Kombëtar. Organizimet e  Vatrës e kanë kaluar shekullin dhe do të vazhdojën edhe në ardhmen. Madje tashmë kanë nisur që ta organizojnë këtë ditë historike edhe degët e Vatrës në shtetet e ndryshme të Amerikës duke i prirë komunitetit si në Florida në qytetet Tampa-Clearwater, Jacksonville, Orlando, në Toronto etj.

Edhe për këtë vit Vatra dhe degët e saj do ta kremtojë Festën e Flamurit duke e cuar më tej traditën e trashëguar.

Argëtimin muzikor për Festën e Flamurit që do të organizohet në Nju Jork nga Vatra dhe organizatat e tjera që e kanë mbështetë atë cdo vit, e ka marrë përsipër artisti i mirënjohur Frederik Ndoci, i cili ka ndërtuar një program të pasur muzikor, duke patur në grupin e tij edhe artistë të ftuar ngë vendlindja.

Vatra do ta organizojë festimin e Festës së Flamurit me 27 Nëntor 2016, duke nisë nga ora 6 e mbrëmjes në East WoodManor. Bashkojuni Vatrës!

Hollësi do të përcjellim në ditët në vijim.

Filed Under: Featured Tagged With: 27 Nentor, Festa e Flamurit, Vatra

Përse Nikos Kotzias mori në telefon Johanes Hahn?

October 3, 2016 by dgreca

 

hahn-kotziasNga Arben Llalla/

Deklarata e komisionerit të BE, Johanes Hahn rreth çështjes së kufirit detar dhe të shqiptarëve të Çamërisë si dy probleme që duhet ta zgjidhin Greqia dhe Shqipëria pati jehonë në mediat greke, ndërsa shumë pak gazeta në Shqipëri e pasqyruan këtë deklaratë kaq pozitive për shqiptarët dhe Çështjen Çame. Është hera e parë që pas vitit 1960 që Çështja e pazgjidhur Çame përmendet zyrtarisht nga një personalitet i lartë i politikës Europiane.

Deklarata e Hahn bëri që ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias t’i telefonojë personalisht në orët e vona për ta tërhequr, por ai nxori të nesërmen zëdhënësen e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, duke përsëritur qëndrimin e Brukselit që nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Një prej çështjeve të mbartura mes dy vendeve është edhe Çështja Çame, e cila u citua saktësisht nga Komisioneri Johanes Hahn një ditë më parë.

Ministrit grek Kotzias nuk i erdhi në ndihmë as gjuha gjermane, që e flet aq mirë në bisedën telefonike me Hahn, që ky të zbrapste deklaratën. Kështu që patatja e nxehtë i mbeti në dorë Niko Kotzias. Deklarata e Komisionerit Johanes Hahn rreth çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë është një dokument zyrtar i BE, i cili duhet të merret seriozisht edhe nga politika shqiptare, ku partitë e mëdha duhet të deklarohen pozitivisht duke mbështetur Hahn dhe Çështjen Çame. Tashmë, sulmi i Greqisë kundër anëtarësimit të Shqipërisë do jetë i ashpër dhe me goditje pas shpine e nën brez. Greqia do kërkojë si fillim ndaljen e fondeve të BE-së në drejtim të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, por kjo gjë nuk duhet të na trembë, sepse Greqia njihet si keqpërdoruese prej 50 vitesh e politikave të BE-së dhe fondeve të saj. Kolapsi ekonomik që ka përfshirë Greqinë është pasojë e mashtrimeve ndër vite me numrat e fryra të rritjes së ekonomisë greke.

Disa media të dorës së dytë shqiptare po luajnë një rol negativ duke e keqinterpretuar deklaratën e Hahn dhe mbështetur politikat dashakeqëse të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më emigrantë ekonomikë me trastën e bukës së gojës, por emigrojnë për rritjen e starndarteve të jetesës.

Mediat e Tiranës në përgjithësi heshtën ose e kaluan nën zë deklaratën e Hahn, e cila në të vërtetë është pjesë e raportit të BE-së e muajt shtator për çështjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ato palo gazeta të dorës së dytë që mbahen me financa nga ambasada greke dhe shërbimi i saj inteligjent që funksionon më së miri në Shqipërisë nxituan të hodhnin baltë mbi Hahn dhe Çështjen Çame.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Johanes Hahn, Niko Kotzias

Presidenti Thaçi takoi liderin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha

October 3, 2016 by dgreca

 

2-thaci-bashaTiranë, 3 tetor 2016 – Në kuadër të vizitës shtetërore në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim edhe me liderin e opozitës, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Presidenti Thaçi e ka falënderuar kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për mbështetjen që kanë dhënë për Kosovën, si në qeverisje, ashtu edhe tani si opozitë.“Jam i gëzuar që sa herë flitet për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë, të gjitha palët bashkohen dhe i lënë anash dallimet apo interesat partiake”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili kryetarin e Partisë Demokratike e njoftoi edhe për zhvillimet politike dhe për sfidat e Kosovës në kuadër të proceseve integruese euroatlantike.

Presidenti Thaçi dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tema këto që kanë mbizotëruar në debatin politik në Kosovë vitin e fundit.Gjithashtu, edhe lideri i opozitës në Shqipëri e informoi Presidentin e Kosovës për çështjet kryesore të politikës së brendshme në vend dhe për shqetësimet kryesore që prekin opozitën. Gjatë takimit, presidenti Thaçi dhe kryetari Basha diskutuan edhe për nivelin aktual të bashkëpunimit mes dy shteteve, duke vendosur theksin tek mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.Kryetari Basha konfirmoi se Partia Demokratike do të bëjë sa të jetë e mundur brenda hapësirës së saj për të ndihmuar shtetndërtimin e Kosovës, rritjen e numrit të njohjeve dhe, veçanërisht, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.“Mbështesin të gjitha veprimet që përshpejtojnë proceset e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka konfirmuar Basha.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do ta vizitojë edhe Bashkinë e Tiranës.

Filed Under: Komente Tagged With: Lulzim Basha, Presidenti Thaçi, takon

Rama-Thaçi: Partneriteti strategjik rriti shkëmbimet tregtare në 200 milionë euro

October 3, 2016 by dgreca

Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Meta folen për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar/

1-yhaci-ramaTiranë, 3 tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë, është takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Presidenti Thaçi ka thënë se bashkëpunimi dypalësh i Kosovës dhe Shqipërisë udhëhiqet nga qasja vëllazërore dhe interesi i përbashkët për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, projekt themelor ky në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.Ai është shprehur se pas marrëveshjeve dypalëshe dhe mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve ka arritur shifrën e 200 milionë eurove.

“Bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik i kanë dhënë një dimension shumë më konkret dialogut dhe veprimit ndërqeveritar, me synim jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërkaq, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se i rëndësishëm në këtë mes është edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, sepse që nga takimi i Berlinit në gusht 2014, Bashkimi Evropian ka mbështetur një numër të rëndësishëm të korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.“Bashkëpunimi rajonal është çelës i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë”, ka thënë kryeministri Rama.

Në mesin e këtyre projekteve, presidenti Thaçi tha se rëndësi të veçantë ka edhe projekti infrastrukturor Durrës-Prishtinë-Nish dhe sigurimi i përkrahjes për nisma rajonale të bashkëpunimit.

Gjithashtu, kreu i vendit ka theksuar se Kosova do të vazhdojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë, sepse zgjidhja e vetme, ka thënë ai, është vazhdimi i dialogut.Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, sipas presidentit Thaçi, ndikon edhe në stabilitetin rajonal dhe në forcimin e raporteve midis shteteve të rajonit.“Ne jemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve tona përmes dialogut, sepse vetëm përmes dialogut forcojmë edhe shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi përfundoi se e rëndësishme është që i tërë rajoni është i përcaktuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

2-meta-thaci

takimi-me-metenPresidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Meta flasin për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar

Tiranë, 3 tetor 2016 – Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, presidenti Thaçi ka takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metën.

Me kryeparlamentarin Meta, presidenti Thaçi ka biseduar për rolin që Parlamenti i Shqipërisë mund të kenë në lobim dhe në mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi ka thënë se duke e thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar me shtete të tjera, së bashku mund të arrihet edhe më shumë për sa i përket avancimit të pozicionit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa, kryeparlamentari Meta ka thënë se në çdo takim ndërkombëtar, në top agjendë të tij dhe përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë është Kosova dhe lobimi për forcimin e subjektivitetit të saj.

Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Meta kanë diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në nivel komisionesh parlamentare në mes të parlamenteve të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë. 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: partneritet strategjik, Rama-Thaçi, Shqiperi Kosove

Ku hupi emni Lumë?

October 3, 2016 by dgreca

Esse nga Prof. Miftar Spahija – Thaçi /
th.jpg
 
Ku hupi emni Lumë? /
“A ka pasë ndonji krahinë me emnin Lumë?
Ka pasë.
Të mirrna vesh qyshë në fillim të ktyne pyetjeve. S jam tue shkrue veç pse jam i lumjanë, por si shqiptarë, shiptarë, a shiftarë si kujtojnë serbët, se janë to na shá.
Emni Lumë hupi. Hupi se ashtu dashtën edhe duen komunistat shqiptarë me u ba qefin serbvet.
Po serbët nuk duen me e hupë emnin Lumë.
S ka njerë a komb ne botë qi të doje me i a hupë emnin anmikut.
Kur të leje carroki, babgjyshi e pvetë nipin: a e din kush ta ka vra babën? Ashtu si e pyette Man Bardheti Tafën.
Po due me thanë se ashtu pyetin gjeneralat serb kadetët e shkollave ushtarake: a e dijni ku i u thye korrizi ushtrisë serbe me 1912?
Në Lumë, në Lumë; te “Lumë Kulla”.
Por edhe Moti edhe Thoti (Fati), edhe Zoti u ndihi lumjanve. U mbushën shtretnat e tre lumejve me vërshimet e shinave vjeshtorë.
Bariu, Aj, Aj e gdhendi si në gurë at epope popullore”
Ç’ka ka Luma qi rredh gjak,
Po i thotë Drinit ndihëm pak.
Kërkush nuk din sa qinda, ndoshta mija ushtarë serb u mbytën prej vërshimit të Shëjes, të Lumës, të Drinit. Fjala asht se çdo serb, ushtarak apo shtetas i thjeshtë duhet ta dije ku hupën nja dhetë-pesmdhetëmi ushtarë. Fjala asht se gjaki i atyne 10-15mi djelmve Shumadijas duhet të tripohet (paguhet); të tripohet me gjak; mundsisht me gjak lumjani, me gjak shiftari.
E i erdhi dita, dita e zezë qi edhe po tripohet (paguhet). Kombi shqiptarë për pisk ka shpëtue pa u shkimë krejtsisht prej luftave Ballkanikë qi u batën me coptue Shqipninë. Po atherë mbassi serbët nuk dashtkan me i a hupë emnin Lumës, kush tjetër i a paska hupë?
I a kan hupë komunistat shqiptarë; ata vllazënt e Dushan Mugoshës e të Miladin Popoviçit; ata vllazën qi për 50 vjet shartuen edhe ngulën në zemër të shqiptarit dashuninë për serbin për serbin vllá, t atijë serbi qi dashti edhe don shdukjen e kombit shqiptarë.
E si shkrepë rêja e zezë po i vjen koha prap komunistit shqiptarë me e dishmue dashuninë për kombin serb. Ajo kohë qi vjeta 1997 qi po i ven damkën e zezë Shqipnisë kur në Vlonë po na vijnë shqiptarë prej Grekije të veshëm me uniformë greke e të pritun prej tjerësh shqiptarë qi nderojshin me 3 gishta për me i urue të mirën kombit serb, të serbit qi don shdukjen e kombit shqiptarë.
N ‘ato ditë të vjetës 1997 të “Revolucjonit të Vonuar”, nuk u muer vesh a jemi pernjimend në Vlonë, në Vlonën e vjetës 1912, apo në Vlonën greko-serbe të vjetës 1997 ku e kur u përclluen në zjarm dheta, qinda shqiptarë; e bile për me shue etin edhe tue u a thithë gjakun ne ballë si bani nji grue, nji deputete e popullit shqiptarë, nji ndër heroinat e “Revolucjonit të Vonuar”.
Kemi shum turpe, por turpi e tragjedija e Vlonës asht handraku i turpeve. U bâ Vlona çerdhja e grekve e e serbve me i thithë gjakun popullit shqiptarë. A të lavdohemi për kët çerdhe? A të krenohemi?
Pse mos u krenue? Çerdhja e “Revolucjonit të Vonuar” të vjetës 1997 asht tue vazhdue edhe sod me 2002; i ka shtri kthetrat edhe në Kosovë. Gjarpni i “Revolucjonit të Vonuar” përdihet nën dhê për me helmue gjakun e shqiptarit kud qi të jet.
Çka ndodhi në Lumë në vjeshtën e vjetës 1912? Nji mrekulli. Si në të kapërcyem po due me cekë se nqoftse ka pasë nji Luftë Popullore, ama krejtsisht popullore, ajo luftë ka ndodhë në Hurdhë të Lumës, ndërmjet Shejës së Biceve, Lumit të Lumës, e Drinit te Kulla e Lumës. Mija djelm, si thotë fjala 7 e më 70, qinda gra armatue me sakica, kmesa, drapij, fturq, u vërsulën në ushtarët e Serbisë qi kishin sulmue Lumën, keshe me përzanë turkun edhese s kishte asnji turk në Lumë!
Ato ditë nandori, at ditë vjeshte gufoj dashnija për liri, për troje të veta të çdo lumjani e cdo lumjanje të çfardo moshe të ishte. Serbi thonte luftoj me përzanë ushtarin turk, por e vërteta ishte me pushtue Shqipninë e me mbytë qinda mija shqiptarë, ashtu si ndodhi në senti (realitet).
Fjalën e kemi te emni Lumë. Pse sod nuk përdoret emni Lumë. Ku hupi ky emën? Pse hupi? Hupi qi mos të tinglloje ithtas në vesh të vllaut serb. Hupi se ashtu dashti Enveri qi dashti Miladinin si ta kishte vlla të gjakut. Çka donte ky Miladini në Shqipni? A kishte ardhë për të mirën e Shqipnisë apo të Serbisë?
Ky Miladini kishte ardhë me u a mbushë menden shqiptarve qi të hjekin dorë prej Kosove, Kosova n’at kohë qe e bashkueme me Shqipninë prej 1941 derë në nanduer 1944. Nuk i u dasht shum mundim Miladinit me i mbushë menden Enverit qi Kosova të jese nën sundimin serb. Si shpërblim Miladini e emnoi Enverin sekretarë të partisë komuniste shqiptare me fuqi absolute. Enveri dergoi gjakbasin kriminel Shefqet Peçin me shkue në Kosovë e me luftue krah për krah me vllaun serb kontra kosovarve qi s po u mbushet mendja se ndash me Serbinë ndash me Shqipninë asht njapërnja. Jemi vllazën komunista, vllazën serbo-shqiptarë!
Ky gjakbasi Shefqet parase me shkue në Kosovë me Brigadën e 5të masakroi 23 buzmadhas; e shumta prej fisit të Laleve.
Tashti na ardhë pyetja e thjeshtë e qillimit të ktijë shkrimi: a duhet të hupe emni Lume? Jo; kurr jo. Luma ka unvetinë (individualitetin) e vet si e kan, të thona, Mati, Labrija e tjerat krahina.
Kur të duesh me shkue në Lumë thue jam tue shkue në Lumë, jo në Kukës. Mirëpo përdorimi i tashëm thotë jam tue shkue në Kukës nvense me thanë kthelltas në Lumë. Kukësi asht mbrenda në Lumë, jo Luma në Kukës. Lumës duhet t i kthehet emni i vet historik e gjeografik (dheshkrues) ndash t u ardhe keq komunistave ndash jo. Kto komunista na e shburrnuen e shkombsuen shqiptarin e na dhanë emnin e zi kudo në botë. Çdo i lumjanë kudo qi të jetë e ka për detyrë me bâ trusni me protesta e forma tjera qi ti kthehet Lumës emni i vet gjeografik e historik.”(31 korrik, 2002)

Filed Under: ESSE Tagged With: esse, ku e hupi emnin, Luma, Prof. Miftar Spahija Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2455
  • 2456
  • 2457
  • 2458
  • 2459
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT