• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Promovohet turizmi malor në malin e Tomorit

September 27, 2016 by dgreca

Dita Ndërkombëtare e Turizmit-“Festa e Roshnikut’’/

1-panairi
Prodhimet e zonës, promovohen në një panair bujqësor dhe blegtoral/

2-roshnikuPer Diellin nga Berati Sulo GOZHINA/
BERAT – E favorizuar nga pozicioni gjeorgrafik njësia administrative e Roshnikut synon zhvilimin nëpërmjet promovimit të produkteve bujqësore, blektorale dhe resurseve turistike. Kufizuar me bashkitë e Gramshit, Skraparit dhe nën hijen e malit Tomorr në perëndim të tij kjo njësi administrative me 3.960 banorë është e njohur për produktet e saj që nga fiku i famshëm i Roshnikut, rrushi, ulliri, mollës, arrës, por dhe produktet blektorale. Për të promovuar produktet e shumta buqësore e blektorale bio, njësia administrative Roshnik në bashkëpunim me organizatën CnvB, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), është organizuar sot një panair i hapur në natyrë. Fermerët e zonës të mëshumë se 14 fshatrave kanë prezantuar sot prodhimet e njohura të zonës, duke synuar zhvillimin e të gjithë trevës nëpërmjet këtij promovimi. Në këtë panair janë bërë bashkë dhe drejtuesit e të gjithë institucioneve vendore, pasi njësia administrative Roshnik është tashmë pjesë e bashkisë së Beratit, ku sipas strategjisë së re të zhvillimit vlerat turistike të qytetit muze synohet që të bashkohen me ato bujqësore, blektorale dhe të turizmit malor.
Kryetari i njësisë vendore, Artur Shahu, bëri me dije se duke shfrytëzuar vlerat bujqësore, blektorale dhe turistike që mbarët kjo zonë,  synohet që krejt treva e nahies së Tomorrit të marri një zhvillim të madh buqësor, blektoral dhe më e shumëta turistike. Synimi tjetër është dhe shfrytëzimi i vlerat historike mes të cilave edhe prejardhjen e Qypërlinjëve të Roshnikut që drejtuan Portën e Larët për më shumë se 50 vjet, të dal nga kjo zonë, nga ana tjetër synojm shfrytëzimin serurset që sjell turizmin malor.dhe të gjitha këto të gërshetuara do të sjellin mes nësh qindra e mijra turist të vendit dhe të huaj, për eksperime, storte të ndryshme malore në malin e Tomorrit, soditjen me këmbë dhe me kuaj etj.
Sekretati i përgjithshëm i bashkisë Gëzim Zema citoj mes të tjerash: “Panairi i sotëm tregon se puna jonë, kryesisht e fermerit konsiston në prodhimet me cilësi dhe ç’ka është më kryesorja prodhimet bio si ato buqësore dhe blektorale për të cilat e themi me bindje se janë konkuruese në tregun vendas dhe atë të huaj, sot fermerët këtu kanë ekspozuar prodhime e fikut, arrës, bajames, lajthis mollës, fermerëve të kësaj zone tradicionalisht janë shquar  si mjeshtra të kultivimit në frutikulturë, blegtori si dhe të nënprodukteve  të tyre, tipike të zonës si prodhimi i verërave, rakisë, lloje të ndryshme djathrave, kompostove, arrës, duke mos harruar  edhe varietete të fikut të famshëm të Roshnikut që ky i fundit për shumë vite ka pushtuar tregun vendas dhe t ëhuaj. Në këtë zonë nuk ka ngelur pas edhe prodhimet e ullirit dhe të vajët të tij cilësor dhe bio. Ndaj sot në kuadër të Ditën Ndërkombtare të Turizmit, Bashkia Berat në bashkëpunim me Organizatën CNVP, organizuam “Festën e Roshnikut”, dhe Panairin e saj tradicional për më shuëm se pes vjet. Veç të tjerave në këtë ditë synimi ynë është promovimi i vlerave të turizmit malor pasi zona e Roshnikut mbart bukuri dhe atraksione të cilat qëndrojnë pak kilometra larg qytetit të Beratit por me rëndësi ndaj kërkesave të turistëve vendas dhe të huaj. Roshniku ka shumë atraksione si “Çesma e Tarkos”, Livadhet e “Shën Pjetrit”, “Ujvara e Beçkës” etj, të cilat vlejnë të promovohen në mënyrë që gjithçka të jetë lehtësisht e identifikueshme dhe çdokush të preki nga afër këto atraksione. Së fundmi më mbetet vetëm të falnderoj fermerët e kësja zone sa puntore po dhe aq bujare e mikpritësa që sollën mes nesh këto prodhime të shishme, cilësore dhe bio.
Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Berat Redin  Kusta tha në fjalën e tij – se zona e Roshinikut prej vitësh është njohur në vendin tonë dhe më gjerë për prodhimin e fikut të famshëm që ka marë të njëtin emër, “Fiku i Roshnikut”, por që prodhimi i tij shpërndahej e tregtohen në shumë shtete të Europës. Ndaj sot kur shohim këtë llojshëmri prodhimesh të ekspozuara nga fermerët e kësja zone të cilat edhe në tregun vendas janë konkuruese.  Fermërët e zonës e konsiderojnë zhvillimin e agrobiznesit si jetik për ekzistencën e tyre dhe e shikojnë të ardhmen e dhe zhvillimin e saj të lidhur ngushtë me këto prodhime buqësore e blektorale si dhe për bukurit e natyrës që mbarët kjo zonë edhe me vënien në efiçencë të turizmit malor, kulturor dhe historik pasi kjo trevë i përmban brenda saj të gjitha resurset.
Kryetari Organizatës CNVP – Jam këtu në Roshik që tju them se jam mahnitur nga kjo bukuri e rrall nga kjo zonë me kushtet e favorshme  klimatike që ja ka falur natyra dhe s enjerzit e kësja treve kanë ditur ti vënë në shërbimin e tyre për të prodhuar prodhime buqësore dhe blektorale, që kanë ditur të vënë në efiçencë resurset turistike. Natyra kësaj zone i kanë falur një gjelbërim të përhershëm, një bukur të rrall. Kjo ka sjellë që produktet e saja buqësore e blegtarale të jenë nga më të kërkuarat në tregun vendas dhe t ëhuaj. Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore këtë e mësova sapo erdha këty mes jush duke parë veshjet tradicionale dhe fjalve që Roshiku është vendlindja e dinastisë Qyprylinj që drejtuan për më shumë se 50 vjet Portën e Larët. Ndaj pos kësaj Organizatën jonë CNVP, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), në bashkpunim me bashkinë Berat organizuam këtë event kaq festive dhe promovues me këta njerz bujar, mikpritësa dhe shume puntor.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Mali i tmorrit, Sulo Gozhina, turizmi malor

PAK TOLERANCË POLITIKE, JU LUTEM!

September 27, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Për Shtetet e Bashkuara ky është një vit, që në sipërfaqe mund të duket sikurë Amerika është duke kaluar nepër një periudhë krize shoqërore, trazirash, terrorizmi dhe të një sezoni të nxehtë politik, si rrallë herë më parë. Shkaktarë për këtë janë lajmet kryesore të ditës, të kohëve të fundit, përfshirë problemet raciale me të cilat përballet gjithnjë ky vend  siç pasqyrohen në marrëdhëniet problematike, që ekzistojnë ende në disa pjesë të vendit, midis policisë së jurisdikcioneve të ndryshme të Amerikës dhe komuniteteve afrikano-amerikane. Sulmet e fundit terroriste që kanë përfunduar në humbje jete e bëjnë jetën e përditshme më të pasigurt për të gjithë, ndërsa Byroja Federal e hetimeve (FBI) ka paralajmëruar se kërcënimet nga terroristët e mbrendshëm dhe ndërkombëtarë do të vazhdojnë të paraqesin sfida serioze për Shtetet e Bashkuara edhe në të ardhmen. Dhe më në fund kësaj atmosfere nuk i ndihmon shumë as fushata politike për president, akuzat dhe kundër akuzat e ashpëra midis kandidatëve të dy partive kryesore për president si dhe mungesa e atij që konsiderohet “qytetërim politik” në debatet politike dhe publike shton shqetësimet e amerikanëve të rendomtë, shumica e të cilëve, sipas anketave të fundit të opinionit publik, mendojnë se vendi është duke shkuar në rrugë të gabuar.

Ekspërtët dhe vërejtësit e fushatave politike në Amerikë thonë se fushata për president e këtij viti është si asnjë tjetër më parë. Kryesisht, ndoshta për arsyen se kandidatët e dy partive kryesore nuk janë, historikisht, të “zakonshëm”. Për herë të parë në histori Amerika ka një kandidate femër për president në personin e Hillary Clinton, me përvojë politike dhe diplomatike, kandidate e Partisë Demokrate. Ndërsa Partia Republikane ka emëruar Donald Trump, pa përvojë politike, por një biznismen multi- miliarder, pa dyshim i suksesshëm në fushë të ndryshme të veprimtarisë së tij në të kaluarën. Ato që mund të cilësohen si ethet presidenciale kanë kaplluar vendin ndërsa votuesit amerikanë, mbi të gjitha, duan të dinë, se cili prej këtyre dy kandidatëve kreysorë për president do të mund ta nxjerrë vendin nga këjo situatë serioze shoqëroro-politike dhe ekonomike dhe cili prej tyre mund të menaxhojë më së miri krizat e tanishme dhe të ardhme, të pa- parashikuara, kombëtare dhe ndërkombëtare.

S’ka dyshim se debatet e ashpëra dhe sulmet politike midis kandidatëve kryesorë politikë — herë më pak e herë më shumë — kanë qenë gjithmonë dhe janë pjesë e fushatave elektorale jo vetëm në Amerikë por edhe në vende të tjera demokratike të botës. Është pjesë e paevitueshme e procesit dhe nuk është vetëm një fenomen i shoqërisë moderne amerikane. Në të vërtetë, ajo që mund të konsiderohet si mungesë e qytetërimit politik në fushata elektorale dhe diskurse politike në Shtetet e Bashkuara është aq e vjetër sa edhe ekzistenca e vetë Amerikës si shtet, pra nuk është diçka e re as këtu në Amerikë, një vend ky që ka një traditë të gjatë demokratike. Madje, ka qenë presidenti i parë i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Uashingtoni, ai që në fjalimin e inaugurimit të tij si president i kombit të ri, duke e parë si problem të mundshëm që atëherë ka paralajmëruar kombin mbi nevojën për një qytetërim politik në marrëdhëniet dhe diskurset politike dhe publike ndërsa vetë ai u ka premtuar bashkadhetarëve të tij, "Një angazhim të ri për të realizuar premtimet e kombit tonë nepërmjet qytetërimit politik, guximit, mëshirës dhe karakterit moral. Mbi të gjitha, Amerika duhet të përshtatë dhe të harmonizojë angazhimet e saj parimore, me shqetësimet dhe me nevojën për një shoqëri politikisht të qytetëruar.

Toleranca politike jo vetëm në politikë por edhe në jetën e përditshme, nënkupton respektin dhe vlerën që ne kemi për një person tjetër me mendime ndryshe. Stiven Karter, një komentator amerikan, në librin e tij me titull “Qytetërimi’’, shkruan se sjelljet tona me të tjerët  me vepra dhe me fjalë “Janë shenjë e respektit tonë për bashkqytetarët tanë, që t’i konsiderojmë ata si të barabartë me ne , si para ligjit ashtu edhe para Perëndisë. Kështuqë, rregullat e qytetërimit politik janë, në të njëjtën kohë, edhe rregullat e moralit. Është e moralshme’’, ka shkruar ai, “që bashkqytetarët tanë t’i trajtojmë me respekt dhe është e pa-moralshme nëqoftse nuk bëjmë një gjë të tillë. Kriza e mungesës së qytetërimit civil e politik në kohën tonë, është pjesë e një krize më të madhe morale’’, ka thënë Stiven Karter.

Xhim Liç, një ish-kongresmen republikan i cili ka shërbyer 30 vjetë ne Kongresin amerikan, kohë më parë ka shkruar në një artikull se "qytetërimi politik nuk ka të bëjë vetëm me sjellje të mira dhe nuk do të thotë se debatet e ashpëra politike duhet të shmangen. Përkundrazi, gjëja që nevojitë qytetërimi politik është gatishmëria nga ana e një personi që të dëgjojë me respekt pikëpamjet dhe qendrimet e të tjerëve, madje edhe të kundërshtarit, duke qenë të vetdijshëm se të gjithë ne jemi të lidhur dhe varemi nga njëri tjetri. Kongresmeni Liç, vazhdon duke thënë se është krejtësisht e natyrshme dhe në të vërtetë është normale dhe e pritshme që qytetarët të mos jenë dakord me njëri tjetrin mbi çështje politike dhe me qëndrimet e kandidatëve të ndryshëm, por që, më në fund, është e rëndësishme që këto mosmarrveshje t’i shprehin me votën e tyre." Ndërsa ajo që është me e rëndësishme sipas tij, "Është fakti nëse kandidatët ose partia që më në fund fiton zgjedhjet, kanë seriozitetin e duhur dhe kurajon politike të nevojshëme për tu angazhuar për një bashkpunim me të gjithë, përfshirë kundërshtarët politikë, për të punuar në të mirën dhe për realizimin e interesave të përbashkëta madhore të kombit."

Fatbardhësisht, në Amerikë ka ekzistuar historikisht një tolerancë politike midis palëve opozitare. Ana tjetër e monedhës, kryesisht, tregon se pas përfundimit të zgjedhjeve, në shumicën e rasteve, palët kundërshtare pas debateve shpesh të ashpëra politike, bien dakort për realizimin e interesave të përbashkëta të kombit.

Të hënën mbrëma, u mbajtë debati i parë i tre debateve midis dy kandidatëve kryesorë për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump. Debati ishte tepër i ashpër, me akuza dhe kundër akuza ndaj qëndrimeve të njërit tjetrit për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me të cilat përballet vendi, përfshirë ato që përmenda në fillim të këtij shkrimi. Por, pyetjes së fundit të moderatorit, nëse ata do të pranojnë rezultatin e votave të zgjedhësve amerikanë në nëntor, pa marrë parasyshë se cili prej tyre fiton, të dy u përgjigjen pa asnjë hesitim me po, se natyrisht do të respektojnë vendimin e zgjedhësve amerikanë. Donald Trump dhe Hillary Clinton janë të vetdijshëm se më në fund, janë votuesit ata që kërkojnë prej përfaqsuesve të tyre tolerancë politike ndaj kundërshtarve politikë në debatet për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi e bota dhe se qytetarët amerikanë njëkohsisht këmbngulin që ata t’u japin fund debateve të ligshta politike dhe sulmeve personale duke adaptuar tolerancën dhe respektin ndaj njëri tjetrit.

Megjithë debatet e ashpra politike midis dy kandidatëve kryesorë në fushatën e këtij viti për president dhe megjithë ndryshimet në programet përkatëse të dy kandidatëve për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi në përgjithësi, duket se prapseprap, çdo gjë është në rregull me traditën e tolerancës politike në Shtetet e Bashkuara.

Dëshmia më e fundit e kësaj tolerance politike ishte edhe inaugurimi fund javën që kaloi i Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano- Amerikane në Washington, ku morën pjesë një numër personalitetesh nga jeta politike amerikane, përfshirë Presidentin Barak Obama dhe ish-Presidentin George W. Bush. Përqafimi i ish-presidentit republikan George W Bush nga Zonja e parë Michelle Obama – që u dokumentua me një fotografi e cila u përhap anë e mbanë botës si diçka e rrallë — është në të vërtetë një pasqyrim i kësaj tolerance politike, historikisht amerikane.

Amerika nuk ka pretenduar kurrë as nuk pretendon tani se është një shoqëri e perfeksionuar dhe gjithmonë tolerante, por siç u shpreh edhe Presidenti Obama në fjalën e tij me rastin e inaugurimit të Muzeut Kombëtar Afrikano- Amerikan fund javën që kaloi, “Vetë fakti i inaugurimit të këtij muzeu sot nuk vërteton se Amerika është një shoqëri e perfeksionuar, përkundrazi. Por, gjëja që vërteton inaugurimi i këtij muzeu është – se nga idealet e themelimit të këtij kombi, të këtij vendi të lindur nga ndryshimet, të këtij vendi të dalur nga revolucioni — ky vend mund të bëhet edhe më i mirë”, për të gjithë.

Duke iu referuar indirekt tolerancës politike dhe raciale ndaj njëri tjetrit, Presidenti i parë afro-amerikan përfundoi duke theksuar se, “Shpresojmë që ky muze të na ndihmojë të flasim me njëri tjetrin dhe për më tepër, që të dëgjojmë njëri tjetrin dhe të takohemi me njëri tjetrin”, pikërisht për të qenë më tolerant, ndaj njëri tjetrit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, PAK TOLERANCË POLITIKE

Rajoni-Daçiç-Boçka: Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë në drejtimin e mirë

September 27, 2016 by dgreca

-Ministri Daçiç bisedoi me amabsadorin e Shqipërisë në Sërbi, Boçka: Aktivitetet e afërta të dy qeverive do t’i kontribuojë  stabilitetit të përgjithshëm në rajon/

BEOGRAD, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka pritur dje ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka.Gjatë bisedës, dyanshëm është konstatuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë po zhvillohen në drejtimin e mirë, për çka dëshmojnë edhe aktivitetet e afërta të dy qeverive, që padyshim do t’i kontribuojë  stabilitetit të përgjithshëm në rajon.Njoftimi në faqen zyrtare të MPJ-së së Serbisë thekson se, ministri Daçiç theksoi veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Kjo në rend të parë ka të bëjë me zbatimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës, siç është ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, fillimi i punës së Zyrave rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor, përfundon njoftimi zyrtar./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Daçiç-Boçka:, Marrëdhëniet mes, Serbisë dhe Shqipërisë

Exhibit of paintings by Albanian artist Ali Miruku will open Friday

September 27, 2016 by dgreca

Exhibit of paintings by Albanian artist Ali Miruku will open Friday at the Cultural Center at Ponte Vedra Beach/

By Charlie Patton/

For the first 35 years of his life, Albanian-born artist Ali Miruku was forced to paint what the government wanted him to paint in a style the government dictated.Miruku was one of 10 artists selected to be trained and employed under the strict direction of the Albanian communist government. His job was to document the lives of workers and to create monumental images of Albania’s past. Having graduated from the Arts Academy of Albania in 1979, he was expected to create “socialist realism,” said his daughter, Arjola Miruku.

“Everything goes through the state,” she said. “Everything goes through a screening process.”

The results were often impressive: Breathtaking images of workers at a hydro plant. Vivid depictions of Albanian warriors battling the Ottoman empire. Six of his paintings are in the Albanian National Gallery of Art. One was chosen to illustrate a postage stamp.

But he still chafed at the demands bureaucrats placed him. Things changed in 1989 with the fall of Albania’s communist government. He would move to Switzerland, then to the United States. He spent nine months in Ponte Vedra Beach in 1993, then returned permanently in 1997.

Meanwhile, his art became “more and more modernist and expressionist,” his daughter said.

Many of these more modernist paintings adorn the walls of the home he shared with his wife, Suzana, before his death at age 59 in February 2014. Many of them will soon be on display at the Cultural Center at Ponte Vedra Beach in “Freedom,” an exhibit that opens with a reception from 6-9 p.m. Friday.

Ironically, the artistic freedom that Miruku enjoyed before moving permanently to the U.S. became more limited by his choice to live in Ponte Vedra Beach. Others advised him to move to New York where his more abstract work would be celebrated, his daughter said. But Miruku wanted his children — Arjola and her brother Erjon — to go to good schools. So he chose to stay in Ponte Vedra Beach.

But in Ponte Vedra Beach, people weren’t interested in abstract paintings by an Albanian artist, Arjola Miruku said. So his landscapes and portraits reverted to a more realistic style, in some cases almost photorealistic.

“I paint what the dollar wants,” he told his daughter.

His early days in the U.S. were a struggle. To put food on the table, he worked construction. He applied for a job as a dishwasher at the Athens Cafe on the Southside. But the restaurant owner learned of Miruku’s artistic talents and hired him to do an interior mural for his business. After he saw what Miruku could do, the owner told him he couldn’t hire him as a dishwasher and commissioned him to do more murals for the restaurant.

In 1996 he went to work for Creative Environs (now Environs), a company that specializes in scenic art, murals, sculptures and three-dimensional signage. His first work for the company was a mural for Adventure Landing on Beach Boulevard. From 2005-2009 he worked as an artist and sculptor for Sally Corp., which makes dark rides and animatronics.

He became a passionate American resident. And he continued to paint, both commissioned works for his clients and more personal work for himself.

He came a very long way from the boy who at 8 asked his father to buy a box of paints, only to have his father tell him he could feed a family for a day and half with the money those paints would cost. But his father relented and bought him the paints and gave him his life as an artist, a life that is now to be celebrated.

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ali Miruku, Exhibit of paintings by Albanian, will open Friday

Liri Kopaçi-Di Michele,shefe e Divizionit të Barazisë në KE

September 27, 2016 by dgreca

 

1-lilainaSuksesi i Shqiptares nga Librazhdi -Liri Kopaçi-Di Michele, midis Shqipërisë, Belgjikës e Francës./

Histori Suksesi nga  Dr Liliana PERE/

 

Profili i Liri Kopaçi-Di Michele/

 ‘’Ëndërroni e synoni majat. Kërkoni e punoni për të krijuar mundësi që ju cojnë përpara në  jeten personale e profesionale. Veshtiresitë e dështimet janë pjesë e jetës ndaj mos u dekurajoni prej tyre e mbi te gjitha mos u dorëzoni.’’

 Këmbengulja, puna dhe vetem puna, ndershmëria dhe perpjekja për të qënë gjithmonë e më i mire si person ne jetën personale e profesionale shpërblehen.

Sheryl Sandberg ka thënë “ Sa më shumë grate ndihmojnë njera-tjetrën, aq më shumë ndihmojnë vehten. Duke vepruar si një koalicion vërtetesisht jep rezultate”[1] – apo sipas shprejhes shiptare “bashkimi bën fuqinë!”.

Liri Kopaçi-Di Michele është protreti i nje gruaje që me sukses ka ndërtuar nje eksperiencë mbi 20 vjecare ne fushën e mardhënjeve ndërkombëtare e te diplomacisë shumëpalëshe perfshirë bashkëpunim e komunikim me përfaqesus te qeverive te shteteve anëtare te Këshillit te Evropës ne nivelin më të lartë të autoriteteve qeveritare dhe parlamentare apo me përfaqesues të autoriteteve  lokale e rajonale, organizatave te tjera ndërkombetare, eksperte e përfaqesues te shoqerisë civile.

Karriera i ka mundësuar te zhvillojë dhe forcojë aftesitë e saj drejtuese, negociuse e diplomatike. Puna dhe rezultatet në shërbim te mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave te njeriut, aftesitë komunikuese, talenti per t’ë  krijuar e zhvilluar rrjete profesionale, zhdërvjelltësia ne mardhënjet njerëzore, perkushtimi ndaj punës dhe kërkesa e lartë ndaj vetes dhe ekipeve që drejton,kanë bërë qe te jetë nje zë me influencë dhe autoritet ne fushën ku punon.

E lindur dhe e ritur ne nje familje te thjeshtë,që nuk ka kursyer inkurajimin, mbështetjen dhe mbi te gjitha dashurinë. E rrethuar, bujaria dhe ciltërsia e nje rrethi te gjere familjar që kanë qënë te pranishëm për pjesën më te rendesishme te femijërise deri ne largimin nga Librazhdi në moshën 16 vjecare për në Tiranë për të ndjekur studimet.

Femijëria e saj është e lire, ku koha ndahej midis shkollës, aktiviteteve kulturore (ka qënë valltare folklorike) dhe e pasionuar pas sportit (volejboll) e pushimeve mes kushërinjve të shumtë.

Panvarsisht varfërisë apo vështiresive që haste cdo zonë rurale në ate kohë, më kanë mbetur në kujtesë si ndër më të bukurat. – mbase per lirinë dhe pavarsinë që të jepnin apo diturinë dhe mençurinë që  thithnim pa qënë të ndërgjegjshem .

Apo detajet në dukje pa rëndësi por të gdhendura në memorje si era e hurmave te pjekura në sëndukun e gjyshes, rituali i përgatitjes se kafes turke, netët ne pritje te distilimit të rakise, dasmat që  m ë e mahnisnin me traditën e pasur, magjine e veshjeve, këngëve e valleve.

Dhe shumë e shumë kujtime te bukura që do dëshironte t’i rikthente dhe njëherë.

E mbi te gjitha, mikepritja, zëmërgjerësia, bujaria dhe thjeshtësia e njerëzve.

Vlera e punës, edukimit dhe solidaritetit dominonte ne familjen e Lirisë.

Nje femijëri qe i dha formë dhe krijoi themilin e vlerave morale te personit që shikoni sot.

Vitet E diplomimit.

1994-1988 Universiteti i Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, Dega Anglisht.

1994-1995, University of Surrey, England, UK (MSc in Management)

1996 – Postgraduate research, University of the West of England, Bristol, UK

Karriera e saj te impresionon. Nje karrierë qe tashme hyn ne vitin e 28-te dhe shtrihet midis Shqiperisë, Belgjikës e Francës.

Karrierë që ka njohur sisteme te ndryshme politike –

Sot në pozicionin aktual te drejtimit ne Këshillin e Evropës ne Strasbourg.

Privilegj që kam qëne pjesë e përpjekjevete fillimeve te demokracisë për te ndërtuar nje Shqiperi më të mire.-shprehet Liria

Krenare që ka qënë pjesë e nje ekipi të Bashkimit Evropian që financoi dhe praktikisht mundësoi krijimin e ndërmarrjeve te para te vogla e te mesme private ne Shqiëperi (1992) –krijuan bazat për zhvillimin sektorit privat ne Shqipëri.

Më pas pjesë e nje ekipi po të Bashkimit Evropian që solli investimet e para në sektorin shqiptar agrar/bujqesor, perfshirë privatizimin e ketij sektori.

E pasur nga nje eksperiencë me ekipin e Bankës Botërore qe u mor me privatizimin e sektorit bankar.

Apo puna si specialiste investimesh prane Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndërmarrjeve ku perseri,

Aktualish shefe e Divisionit te Barazisë ne Keshillin e Evropes (KE). Gati 20 vjet karrierë pranë kesaj organizate ndërkombetaresi pjesë e personelit te saj pas kalimit me sukses të konkursit per rekrutimin e shtetasve shqiptarë që në vitin 1996[2]

Ne  Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, mbulon tre sektorë te rëndësishem te aktiviteteve te Organizates në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, te drejtat e personave me aftësi te kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor.

Drejton një ekip prej 18 personash që punon për hartimin, promovimin dhe zbatimin e standarteve të Këshillit te Evropës ne fushat e mësiperme ne 47 vendet anëtare te organizatës e më tej.Ndiqeni bashkebisedimin:

Pyetje:E dashur Liri; lexoj bazën e te dhënave dhe karrierën tuaj dhe mbushem me krenari. Impresionohem. Desha të di më tepër unë dhe lexuesi për fëmijerine, familjen tuaj, sa ju kanë inkurajuar dhe mbështetur  për te ecur perpara, dicka më tepër ju lutem ?

***

Liri Kopaçi-Di Michele: Familja ime ishte e thjeshtë por nje familje e mirë me principe , që na edukoi me dashurinë për vendin , për arsimin, dhe për ti shërbyer këtij vendi në mënyren më te aftë profesionale me nje formim dhe potencial te vazhdueshëm dhe me punë këmbëngulëse.Librazhdi qyteti im i vogël por shumë i bukur qe gjithmonë e kam ndër sy, me bënte te ndjehesha fëmije i lumtur. E rrethuar nga zhurma, gazi, bujaria dhe ciltërsia e nje rrethi te gjerë familjar qe kanë qëne të pranishëm për pjesën më të rëndësishme te fëmijerise time deri ne largimin nga Librazhdi në moshen 16 vjecare për ne Tiranë për të ndjekur studimet.

Nje femijëri e lirë, ku koha ndahej midis shkollës, aktiviteteve kulturore (kam qëne valltare folklorike) dhe sportit (volejboll) e pushimeve mes kushurinjve te shumtë ne fshat qe panvarsisht varfërise apo vështirësive qe haste cdo zone rurale në ate kohë, më kanë mbetur në kujtesë si ndër me të bukurit…Apo detajet ne dukje pa rëndësi por të gdhendura në memorje,rituali i pergatitjes se kafes turke, dasmat qe më mahnisnin me traditën e pasur, magjinë e veshjeve, këngëve e valleve.Vrapi yne nëper fushat e bukura për te vjelë gjethet e duhanit ishte njëe maratone e vërtetë.E mbi te gjitha, mikepritja, zemërgjeresia, bujaria dhe thjeshtësia e njerëzve.Vlera e punes, edukimit dhe solidaritetit. Shtëpia e gjyshërve atërore ishte e vogel dhe strehonte disa familje, por një dhomë ishte në dispozicion te 4 mësueseve qe vinin nga Korça dhe Gjirokastra për të mësuar fëmijet e fshatit.Dy prindër qe s’kanë kursyer asgjë per t’ju dhenë fëmijeve te tyre një jetë më te mirë. Dy njerëz te ndershëm e punëtore që na mësuan dhe transmetuan vlerat në jetë : ndershmëri, respekt, pune, dashuri, modesti,mirësi, besnikeri, mikepritje, bujari. As kam as me mbarojne thosh ime-më sa here qe komshija Rome e katit te parë vinte të huazonte dicka. Jemi 4 motra,me personalitete e karaktere tëe ndryshme por qe kanë të përbashket c’ka të vertete ka vlerë ne jetë: dashuria pa kushte, respekt dhe përkushtim ndaj familjes dhe shoqërisë, besimi tek puna, ndershmëria, sinqeriteti.

Pyetje:Sa racionale bashkëpunuese, dhe e ndjeshme është Liria ne raportet shoqërore , profesionale, te vjetra dhe ato të reja,sa ndikon largësia per ti ruajtur miqësitë dhe bashkëpunëtorët?

Liri Kopaçi-Di Michele: Ne jetë kemi familjen por kemi dhe miqtë. Per mua miqtë jane nje pjese e rëndesishme e jetës sime, e personit qe unë jam sot.  Të ndash pergjate 8 vjeteve nje nje ndertese/konvikt/shkolle, klase e dhome per 10 muaj ne vit do te thoshe te bësh mik (ose armikJ ) per jete.  Vajza e djem, shokë e shoqe te shkollës kane pasur nje ndikim te jashtezakonshëm ne formimin e personalitetit tim. E këtu vecoj tre prej shoqeve te cilat jane me shumë se shoqe dhe qe me njohin me mirë se motrat. Jeta e përbashkët me te qeshurat, te zënat, diskutimet, shkollën, shëtitjet, pushimet kanë lënë gjurme te thella në ne zhvillimin e shpirtit te tolerancës, debatit, kulturës, solidariteti e mbi gjithshka nje shoqëri te pastër e ndertuar thjesht mbi dashurinë e respektin per njëra-tjetrën. 36 vjet pas takimit tone te pare ne 1980, distanca midis Shqipërise, Francës, Anglisë apo Amerikës, nuk është pengesë per te ndarë momentet e gëzuara apo te trishtuara te jetës sone, arritjet apo dështimet.

E me pas miqesitë qe krijojmë ne jeten profesionale – secili prej nesh ka nevojë per keshille, mbeshtetje, nje fjale te mire, nje kritike te sinqertë, një inkurajim – une i kam kërkuar e gjetur në rrethet e mija miqësore e profesionale, i kam ushqyer e mirëmbajtur ne vite – sepse shoqeritë dhe miqesitë duan kushtim dhe punë!

Pyetje.Të ngjitesh në funksione të larta në zemër te Europës nuk është pak, por nje privilegj, që ju ja keni krijuar vehtes me integritetin e shkëlqyer profesional, punën e palodhur dhe dashurinë për ta parë vendin tuaj cdo ditë e më afër Europës në standarte, ndjeheni krenare që shumë projekte te zhvillimit kanë mundin dhe emrin tuaj?

Liri Kopaçi-Di Michele: Nje karrierë qe tashmë hyn ne vitin e 28-të dhe shtrihet midis Shqiperisë, Belgjikës e Frances. Karriere që ka njohur sisteme te ndryshme politike – me te metat e meritat, kufizimet, mundesitë e sfidate sejcilit.

Ndjehem krenare dhe e privilegjuar për cdo moment te punës sime – nga ditët e mësimdhënjes në Librazhd deri në pozicionin aktual te drejtimit ne Këshillin e Evropës ne Strasbourg.  Privilegj që kam qenë pjesë e perpjekjeve të fillimeve te demokracisë për të ndërtuar një Shqiperi më te mirë.

Krenare që kam qenë pjesë e nje ekipi te Bashkimit Evropian që financoi dhe praktikisht mundësoi krijimin e ndërmarrjeve të para te vogla e te mesme private ne Shqipëri (1992) – qoftë kjo buketorja e pare, floketorja e pare, restoranti i pare, shtypshkronja e parë apo kompania e parë të ndërtimit që krijuan bazat për zhvillimin sektorit privat në Shqipëri.

Më pas pjesë e nje ekipi po te Bashkimit Evropian qe solli investimet e para ne sektorin shqiptar agrar/bujqesor, perfshirë privatizimin e ketij sektori. E pasur nga nje eksperiencë me ekipin e Bankës Botërore që u mor me privatizimin e sektorit bankar.

Apo puna si specialiste investimesh prane Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve ku përsëri, ndjehem krenare dhe kam kenaqësi te veçantë që puna ime dhe kolegëve te mij lanë gjurme ne krijimin e disa prej bizneseve më të suksesshme në Shqipëri ne fushën e sistemin bankar, në fushën kulturore, te tregetisë, industrise ushqimore apo agrare, sektorit te ndërtimeve e shërbimeve përfshire për shembul c’doganimet apo konçensionet private te makinave.

 

Pyetje: Znj Liri. Rruga e suksesit tuaj është nje ‘’autostrade e bukur’’ në kuptimin figurativ por dhe e vështire për t’u arritur, sigurisht’’Në Këshillin e Europës, a keni pasur mundësinë dhe privilegjin të punoni me personalitete politike, kryesisht Evropiane por dhe në nivelin ndërkombetar si pjesë e punës dhe me Kombet e Bashkuara ?

Liri Kopaçi-Di Michele: Aktualisht shefe e Divisionit te Barazisë ne Këshillin e Evropës (KE). Gati 20 vjet karrierë pranë kesaj organizate ndërkombetarësi pjesë e personelit te saj pas kalimit me sukses të konkursit për rekrutimin e shtetasve shqiptarë ne 1996[3].

Ne Keshillin e Evropes kam pasur mundesinë dhe privilegjin te punoj ne një numur personalitetesh politike, kryesisht Evropiane por dhe në nivelin ndërkombetar si pjesë e punës e bashkepunimit te Këshillit te Evropes me Kombet e Bashkuara apo organizata të tjera ndërkombetare e rajonale.

Ne një numur sektoresh sa të larmishëm aq dhe te rëndesishem si Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale, Asambleja Parlamentare, Drejtoria e te Drejtave te Njeriut deri te dy nga postet më te rëndësishme te organizatës: Kabineti i Presidentit te Asamblesë Parlamentare (ku kam ushtruar funksionin e nen-drejtoreshës se Kabinetit) si dhe Kabineti i Sekretarit e ZV/Sekretarit të Përgjithshëm te Organizatës ku kam shërbyer si Këshilltare.

Në pozicionin aktual në Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, mbuloj tre sektorë te rëndësishem te aktiviteteve te Organizates në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, te drejtat e personave me aftësi te kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor.  Drejtoj një ekip prej 18 personash që punon për hartimin, promovimin dhe zbatimin e standarteve të Këshillit te Evropës ne fushat e mësiperme ne 47 vendet anëtare te organizatës e më tej.

E rritur dhe e edukuar me vlera per drejtësi e barazi, dosjet aktuale i kam shumë per zemër. Mundësia që më jepet për të qene pranë e per t’ju shërbyer shtresave te caktuara të shoqerisë që janë me në nevoje apo janë me te diskriminuar, nepermjet nëpërmjet punës se Organizatës ku punoj, kontributit te kolegëve te mij e investimit tim personal më jep kënaqesi te vecantë.

Qoftë puna dhe aktivitetet tona për te drejtat e grave edhe parandalimin e nje prej plagëve më te përhapura e te rënda te shoqërive tona

– dhuna kunder grave ku Keshilli i Evropes ka vëne në dispozicion te vëndeve anetare një nga standarted ligjore më të avancuara në botë – Konventa e Stambollit[4] – apo puna dhe aktivitetet për te mbështetur vendet anëtare që të aplikojnë në politikat dhe legjislacionin e tyre standarted ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftesi te kufizuar si dhe të luftojnë diskriminimin mbi cfardo baze, mbetet per mua nje burim kenaqësie dhe motivimi.

Pyetje: Sa ju mungon Shqipëria, ju jetoni dhe punoni me multi kultura, cfare ruani nga kultura Shqiptare, si një intelektuale dhe grua e moderuar?

Liri Kopaçi-Di Michele: Shqipëria mbetet vendi ku une u linda u rrita e kalova nje pjesë te mire te jetes sime përfshirë profesionale. Eshtë vendi ku jeton ende familja e nje pjesë e miqve. Ështe vëndi i kujtimeve, kulturës, traditës, stilit te jetesës, kuzhinës, gjuhës amë.

E parë ne kete këndveshtrim me mungon. Por une tashmë kam 20 vjet qe jetoj jashtë Shqiperisë.

Familjen time e kam krijuar po jashtë Shqipërisë. E në familjen time  përzihen e bashkëjetojnë te pakten tre kultura te ndryshme (shqiptare, franceze dhe italiane). Dhe kjo larmi kulturash eshte shume interesante ne vetvete.

Duke qënë nga natyra e hapur ndaj eksperiencave e kulturave te ndryshme, te qënit larg Shqiperise e kam pare më tepër si nje mundësi për te zbuluar, përfituar e jetuar kultura te tjera më tepër se një nostalgji që të peshon e të mban peng për te jetuar momentin aty ku je në një moment te caktuar të jetës tënde. Une kam mundesinë dhe fatin qe te kthehem shpesh në Shqiperi, gjë te cilen e bej gjithmone me kënaqësi te madhe e kur zhvendosem atje, mundohem të përfitoj e të jetoj momentin atje.

 

Pyetje:Nga vëzhgimi juaj i distancuar si është reagimi juaj ndaj zhvillimeve pak te ngadalta, mund te përmblidhet pak a shumë me sa fjalë… Si i shikon zhvillimet politike,shoqërore ekonomike shqiptare si intelektuale dhe si  nje bijë Shqipërije?

Liri Kopaçi-Di Michele: I rezevoj vetes disa caqe në komentet per situatën ne Shqipëri pasi une nuk jam më pjesë e shoqërisë shqiptare ku të mund te kontribuoj

– Te kritikosh është e lehtë, te sjellësh e te bësh ndryshime është më e vështirë ndaj nuk dua te paragjykoj aspak te angazhuarit në jetën shqiptare politike, shoqërore ekonomike etj.  Perkundrazi, kam shumë respekt për punën, përpjekjet dhe kontributin e tyre ditor në Shqipëri.

Mundohem t’i kuptoj sfidat dhe problemet e te vlerësoj progresin te cilat i ndjek nga larg në mënyre sporadike, e nga afër nga mënyra se si ndikojnë ne jetën përditore te familjes e miqve te mij ne Shqipëri.

E nga ky vëzhgim pak i distancuar reagimi im ndaj zhvillimeve mund të përmblidhet pak a shumë ne keto fjalë: here shprese, here zhgenjim. Dhe një farë padurimi per shpejtesinë e ndryshimeve te mira.

Por perfundimisht optimiste nga natyra – punet e mira duan kohe.

Pyetje: Znj.Liri Në pozicionin aktual ne Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, ju mbuloni tre sektorë te rëndësishem në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor , e lidhur me atë  që duhet te ishte,  ku e shikoni pozicionin e gruas shqiptare sot në çfarë niveli?

Liri Kopaçi-Di Michele: Ne fillim te viteve 90 kur ndryshimet socialo-politike-ekonomike vërshuan ne Shqiperi, koleget e mij te huaj ishin mjaft te impresionuar me vendosmërine dhe dinamizmin e femrave shqiptare per t’ju ri-pershtatur nje realiteti te ri. Ky tipar i femrave shqiptare për t’u transformuar e per t’ju përshatur sfidave e realiteteve shoqërore në gjithe-ndryshim e sjellim te përhershem si dhe vendosmeria, motivimi, dedikimi, guximi dhe iniciativa janë dhe çelësi i suksesit te tyre.

Ëndërroni e synoni majat. Kërkoni e punoni për të krijuar mundësi që ju cojnë përpara në  jetën personale e profesionale. Veshtiresitë e dështimet janë pjesë e jetës ndaj mos u dekurajoni prej tyre e mbi te gjitha mos u dorëzoni.

Këmbengulja, puna dhe vetem puna, ndershmëria dhe perpjekja për të qënë gjithmonë e më i mire si person ne jetën personale e profesionale shpërblehen.

E në kete udhëtim, merr me vete, mbështetu e mbeshtet një grua tjetër, motrën, vajzën, nënën, shoqen, kushërirën tende.

Sheryl Sandberg ka thënë “ Sa më shumë grate ndihmojnë njera-tjetrën, aq më shumë ndihmojnë vehten. Duke vepruar si një koalicion vërtetesisht jep rezultate”[5] – apo sipas shprejhes shiptare “Bashkimi bën fuqinë!”. 

Liri Kopaçi-Di Michele: Ju faleminderit Liliana, është shumë e rëndesishme puna e organizatës Gruaja Shqiptare në Botë dhe e juaja personalisht për te krijuar rrjete kontaktesh, influencash pozitive se ne grate jemi shume… dhe për te vëne në pah punën dhe arritjet e grave shqiptare kudo që ato janë.

Ju faleminderit ju e nderuar, e dashur Liri Kopaçi-Di Michele me suksese të dimesioneve të mëdha.Gruaja e sukseshme, me integritet te lartë profesional dhe shoqëror, jeni krenari per gruan shqiptare,  model i shkëlqyer inspirimi per mbarë shoqerinë. Sukseset tuaja jane nje mesazh i madh. Ju tregoni me arritjet tuaja se sa potencial intelektual mbart një grua shqiptare dhe si  është në gjëndje të arrijë majat.

Ju faleminderit. Ju uroj suksese nga zemra.

Intervistoi per Diellin:  Dr.Liliana PERE

President: International Organization.

” Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

[1]The more women help one another, the more we help ourselves. Acting like a coalition truly does produce results” ― Sheryl Sandberg, Lean In: Women, Work, and the Will to Lead

[3] Shqiperia eshte bere anetare e Keshillit te Evropes (KE) ne vitin 1995. Anetaresimi happi rrugen dhe per punesimin e nenshtetasve shqiptare pranekesaj Organizate. Punonjesit e KE jane te pavarur nga auotoritet e vendeve te origjines.

[5]The more women help one another, the more we help ourselves. Acting like a coalition truly does produce results” ― Sheryl Sandberg, Lean In: Women, Work, and the Will to Lead

Filed Under: Interviste Tagged With: DR. LILIANA PERE, Liri Kopaçi-Di Michele, shefe e Divizionit, te Barazisë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2465
  • 2466
  • 2467
  • 2468
  • 2469
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT