Dita Ndërkombëtare e Turizmit-“Festa e Roshnikut’’/
Prodhimet e zonës, promovohen në një panair bujqësor dhe blegtoral/
Per Diellin nga Berati Sulo GOZHINA/
BERAT – E favorizuar nga pozicioni gjeorgrafik njësia administrative e Roshnikut synon zhvilimin nëpërmjet promovimit të produkteve bujqësore, blektorale dhe resurseve turistike. Kufizuar me bashkitë e Gramshit, Skraparit dhe nën hijen e malit Tomorr në perëndim të tij kjo njësi administrative me 3.960 banorë është e njohur për produktet e saj që nga fiku i famshëm i Roshnikut, rrushi, ulliri, mollës, arrës, por dhe produktet blektorale. Për të promovuar produktet e shumta buqësore e blektorale bio, njësia administrative Roshnik në bashkëpunim me organizatën CnvB, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), është organizuar sot një panair i hapur në natyrë. Fermerët e zonës të mëshumë se 14 fshatrave kanë prezantuar sot prodhimet e njohura të zonës, duke synuar zhvillimin e të gjithë trevës nëpërmjet këtij promovimi. Në këtë panair janë bërë bashkë dhe drejtuesit e të gjithë institucioneve vendore, pasi njësia administrative Roshnik është tashmë pjesë e bashkisë së Beratit, ku sipas strategjisë së re të zhvillimit vlerat turistike të qytetit muze synohet që të bashkohen me ato bujqësore, blektorale dhe të turizmit malor.
Kryetari i njësisë vendore, Artur Shahu, bëri me dije se duke shfrytëzuar vlerat bujqësore, blektorale dhe turistike që mbarët kjo zonë, synohet që krejt treva e nahies së Tomorrit të marri një zhvillim të madh buqësor, blektoral dhe më e shumëta turistike. Synimi tjetër është dhe shfrytëzimi i vlerat historike mes të cilave edhe prejardhjen e Qypërlinjëve të Roshnikut që drejtuan Portën e Larët për më shumë se 50 vjet, të dal nga kjo zonë, nga ana tjetër synojm shfrytëzimin serurset që sjell turizmin malor.dhe të gjitha këto të gërshetuara do të sjellin mes nësh qindra e mijra turist të vendit dhe të huaj, për eksperime, storte të ndryshme malore në malin e Tomorrit, soditjen me këmbë dhe me kuaj etj.
Sekretati i përgjithshëm i bashkisë Gëzim Zema citoj mes të tjerash: “Panairi i sotëm tregon se puna jonë, kryesisht e fermerit konsiston në prodhimet me cilësi dhe ç’ka është më kryesorja prodhimet bio si ato buqësore dhe blektorale për të cilat e themi me bindje se janë konkuruese në tregun vendas dhe atë të huaj, sot fermerët këtu kanë ekspozuar prodhime e fikut, arrës, bajames, lajthis mollës, fermerëve të kësaj zone tradicionalisht janë shquar si mjeshtra të kultivimit në frutikulturë, blegtori si dhe të nënprodukteve të tyre, tipike të zonës si prodhimi i verërave, rakisë, lloje të ndryshme djathrave, kompostove, arrës, duke mos harruar edhe varietete të fikut të famshëm të Roshnikut që ky i fundit për shumë vite ka pushtuar tregun vendas dhe t ëhuaj. Në këtë zonë nuk ka ngelur pas edhe prodhimet e ullirit dhe të vajët të tij cilësor dhe bio. Ndaj sot në kuadër të Ditën Ndërkombtare të Turizmit, Bashkia Berat në bashkëpunim me Organizatën CNVP, organizuam “Festën e Roshnikut”, dhe Panairin e saj tradicional për më shuëm se pes vjet. Veç të tjerave në këtë ditë synimi ynë është promovimi i vlerave të turizmit malor pasi zona e Roshnikut mbart bukuri dhe atraksione të cilat qëndrojnë pak kilometra larg qytetit të Beratit por me rëndësi ndaj kërkesave të turistëve vendas dhe të huaj. Roshniku ka shumë atraksione si “Çesma e Tarkos”, Livadhet e “Shën Pjetrit”, “Ujvara e Beçkës” etj, të cilat vlejnë të promovohen në mënyrë që gjithçka të jetë lehtësisht e identifikueshme dhe çdokush të preki nga afër këto atraksione. Së fundmi më mbetet vetëm të falnderoj fermerët e kësja zone sa puntore po dhe aq bujare e mikpritësa që sollën mes nesh këto prodhime të shishme, cilësore dhe bio.
Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Berat Redin Kusta tha në fjalën e tij – se zona e Roshinikut prej vitësh është njohur në vendin tonë dhe më gjerë për prodhimin e fikut të famshëm që ka marë të njëtin emër, “Fiku i Roshnikut”, por që prodhimi i tij shpërndahej e tregtohen në shumë shtete të Europës. Ndaj sot kur shohim këtë llojshëmri prodhimesh të ekspozuara nga fermerët e kësja zone të cilat edhe në tregun vendas janë konkuruese. Fermërët e zonës e konsiderojnë zhvillimin e agrobiznesit si jetik për ekzistencën e tyre dhe e shikojnë të ardhmen e dhe zhvillimin e saj të lidhur ngushtë me këto prodhime buqësore e blektorale si dhe për bukurit e natyrës që mbarët kjo zonë edhe me vënien në efiçencë të turizmit malor, kulturor dhe historik pasi kjo trevë i përmban brenda saj të gjitha resurset.
Kryetari Organizatës CNVP – Jam këtu në Roshik që tju them se jam mahnitur nga kjo bukuri e rrall nga kjo zonë me kushtet e favorshme klimatike që ja ka falur natyra dhe s enjerzit e kësja treve kanë ditur ti vënë në shërbimin e tyre për të prodhuar prodhime buqësore dhe blektorale, që kanë ditur të vënë në efiçencë resurset turistike. Natyra kësaj zone i kanë falur një gjelbërim të përhershëm, një bukur të rrall. Kjo ka sjellë që produktet e saja buqësore e blegtarale të jenë nga më të kërkuarat në tregun vendas dhe t ëhuaj. Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore këtë e mësova sapo erdha këty mes jush duke parë veshjet tradicionale dhe fjalve që Roshiku është vendlindja e dinastisë Qyprylinj që drejtuan për më shumë se 50 vjet Portën e Larët. Ndaj pos kësaj Organizatën jonë CNVP, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), në bashkpunim me bashkinë Berat organizuam këtë event kaq festive dhe promovues me këta njerz bujar, mikpritësa dhe shume puntor.