• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Gjendja e sigurisë, e qetë dhe stabile

September 11, 2016 by dgreca

-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni: Policia kosovare ka kapacitetet e nevojshme për luftimin e kriminalitetit, duke përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin, krimet kibernetike, ekonominë informale dhe të gjitha dukuritë tjera negative në shoqëri/

2-policet1-poicia

-Policia e Kosovës 17 vjet, nga 176 në mbi 8900 pjesëtarë/PRISHTINË, 11 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Policia e Kosovës është profilizuar si strukturë e organizuar profesionale me të gjitha njësitet operative, është kompozuar me të gjitha njësitet funksionale, nga policia e lagjes e deri te njësitet elite të intervenimit të shpejtë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka thënë se gjatë 17 vjetëve të ekzistimit të saj Policia e Kosovës është zhvilluar dhe profesionalizuar aq sa tani është ndër institucionet më kredibile në vend. Maxhuni në një intervistë sot për gazetën kosovare “Zëri” ka thënë se me gjithë incidentet e shkaktuara kohëve të fundit, gjendja e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile dhe se prioritet i Policisë është siguria dhe funksionimi i shtetit ligjor. Sipas tij, terrorizmi është një sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet më të zhvilluara në rajon dhe në botë, megjithatë ai thotë se Policia kosovare ka kapacitetet e nevojshme për luftimin e kriminalitetit, duke përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin, krimet kibernetike, ekonominë informale dhe të gjitha dukuritë tjera negative në shoqëri.

Ai gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës i nënshtrohet vetëm kontrollit civil demokratik siç është e paraparë në Kushtetutë e ligje dhe se nuk është në shërbim të subjekteve apo individëve të caktuar.

Këtë javë, në 8 shtator, qeveria e  Kosovës ka aprovuar vendimin për t’i rekomanduar kryeministrit të Kosovës vazhdimin edhe për një mandat në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit. Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës dhe menaxhimin e saj, jo vetëm gjatë kësaj periudhe sa është mandati i kësaj qeverie, por edhe në vazhdimësinë e punëve që ka kryer edhe Policia edhe Maxhuni, duke theksuar edhe pajtimin që të emërohet edhe për  një mandat tjetër.

E themeluar 17 vjet më parë, Policia e Kosovës tani numëron mbi 8900 punonjës dhe vlerësohet si një ndër policitë më profesionale në rajon dhe vazhdon të jetë një ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve në vendin e lirë prej 17 vitesh dhe të pavaur nga 17 shkurti 2008.

Në 6 shtator të vitit të lirisë 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur në qytetin e Vushtrrisë Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Brezi i parë i kandidatëve kishte 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës, një shërbim i ri i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale, i hapur dhe i barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshrirojnë të bëhen pjesëtarë. Trajnimi në Shkollën e Policisë së Kosovës vlerësohet me standarde të larta.

Filed Under: Komente Tagged With: kosova, qetesia, rendi

Kosova, përherë përkrah SHBA-së

September 11, 2016 by dgreca

 

1-kosova-amerik-Akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Miqësia mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara do të jetë e përhershme, ndërsa bashkëpunimi bilateral do të vazhdojë të thellohet/

*PRESIDENTI THAÇI: NE JEMI PRANË POPULLIT MIK AMERIKAN/

*KRYEMINISTRI MUSTAFA PËRKUJTOI VIKTIMAT E SULMEVE TERRORISTE TË 11 SHTATORIT/

PRISHTINË, 11 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Prishtinë, në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KRYEPARLAMENTARI VESELI: KRENARË PËRKRAH SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Kryeparlamentari Veseli tha gjatë fjalës së tij se 15 vite më parë bota pa me sy dhe ndjeu me zemër një nga momentet më dramatike të historisë bashkëkohore – sulmin e pashembullt terrorist mbi kullat binjake në New York.

“Atë ditë, anë e kënd botës, u tronditën zemrat njerëzve nga të gjitha kombet e racat, kulturat dhe religjionet. U tronditën zemrat e njerëzve që besojnë në lirinë njerëzore, në të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe paqen mes popujve. Janë këto

vlera supreme, të cilat, sot, tek Shtetete Bashkuara të Amerikës gjejnë garantuesin kryesor”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kreu i legjislativit theksoi se qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ndihen krenarë që janë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër terrorizmit.“Ne ndihemi krenarë se liria jonë, shteti ynë i pavarur dhe sovran, janë të lidhura në mënyrë të pandashme me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne ndihemi krenarë duke qenë populli më proamerikan në botë. Kjo nuk është as oportunizëm, as servilizëm. Përkundrazi, është mirënjohje morale për përkrahjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë popullit tonë në momentet më të rënda të tij”, tha Veseli.Kryetari Veseli po ashtu tha se qytetarët dhe institucionet kosovare asnjëherë nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë dilema rreth partneritetit me SHBA-të.“Zërat individualë që vënë dyshime mbi këtë partneritet, e që lansojnë ide të mjera  për aleanca të reja, janë zëra kundër Kosovës dhe të adhmes së saj. Ne nuk mund  t’i definojmë interesat tona nacionale strategjike duke mbyllur veshët apo injoruar qëndrimin amerikan mbi zhvillimet në vendin tonë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha në ceremoni se miqësia mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara do të jetë e përhershme, ndërsa bashkëpunimi bilateral do të vazhdojë të thellohet.

PRESIDENTI THAÇI: NE JEMI PRANË POPULLIT MIK AMERIKAN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në ‘facebook’: Në përvjetorin e 15-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ne jemi pranë popullit mik amerikan për të ndarë me të dhimbjen për humbjen e mbi 3 mijë qytetarëve të pafajshëm, si dhe për të shprehur angazhimin tonë të palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.Po ashtu, shprehim respektin tonë për fuqinë e madhe shpirtërore të këtij kombi madhështor, i cili e përballoi këtë tragjedi me kurajë e fisnikëri, dhe dhimbjen e ktheu në forcë për të luftuar terrorizmin.Ato akte mizore terroriste ishin sulm ndaj mbarë botës së lirë e demokratike që synonin të shkelnin mbi parimet dhe vlerat humane universale, të cilat ne i konsiderojmë të shenjta e të paprekshme, prandaj ne i jemi mirënjohës shtetit amerikan për udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit botëror.

Në ato sulme humbën jetën edhe tre bashkëkombës tanë, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, gjë që tregon se terrorizmi na kërcënon të gjithë e nuk njeh fe, racë apo komb. Prandaj, kjo ditë përkujtuese duhet të shërbejë gjithashtu edhe si një thirrje kundër dhunës, jotolerancës, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.

KRYEMINISTRI MUSTAFA PËRKUJTOI VIKTIMAT E SULMEVE TERRORISTE TË 11 SHTATORIT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në përvjetorin e 15-të, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste në SHBA, të cilat morën jetën e mijëra njerëzve dhe shkaktuan pasoja të tjera të mëdha.

Kryeministri Mustafa tha se më 11 shtator 2001 në Nju Jork, në objektin e Pentagonit dhe në Pensilvani, u sulmua bota demokratike dhe vlerat më kulmore të saj.

“Nga atëherë, vende të ndryshme të botës ishin cak i sulmeve terroriste dhe viktima të shumta të pafajshme pësuan nga këto akte barbare. Por, koha po e dëshmon se bota demokratike në krye me SHBA-të, e prirë nga vlerat më të larta humane, është sot më e fortë dhe më e vendosur në përballje me këtë të keqe globale. SHBA-të, populli i saj dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në mbarë botën, përkundër dhimbjes së pamasë, nuk u gjunjëzuan më 11 shtator dhe janë sot më të përkushtuar se kurrë në fuqizimin e vlerave të lirisë, të demokracisë e të mirëqenies, anekënd globit”, ka thënë kryeministri.

Duke shprehur nderimin dhe duke përkujtuar të gjithë viktimat e 11 shtatorit, kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta globale, të udhëhequra nga SHBA-të, në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: kosova, Mustafa, perkrah SHBA, Thaci, Veseli

“LOGU I BJESHKËVE” I MALËSISË SË MADHE DHE AT GJERGJ FISHTA

September 11, 2016 by dgreca

 Nga Frank Shkreli/

Disa javë më parë, ashtu si edhe çdo verë tjetër gjatë 17-viteve të fundit, në Kelmend të Malësisë së Madhe, u organizua një aktivitet kulturor me veshje, muzikë dhe valle tradicionale të Malësisë së Madhe.  Në përgjithësi, kjo është një ngjarje për të venë në dukje trashëgiminë historike të kombit shqiptar, si dhe bukurinë natyrore të Alpeve shqiptare, por edhe për të pasqyruar vlerat, traditat dhe bukurinë karakteristike të  grave dhe vajzave malësore të asaj treve.  Historikisht, kjo traditë mund të rrjedhë qyshë prej kohës së Ilirëve, por në të vërtetë, ky “log” e ka zanafillën në kishat katolike të famullive kryesore anë e mbanë  Malësisë së Madhe.  E mbaj mend se edhe ndër malësorët e rrethit të Ulqinit, kjo traditë kishte mbijetuar deri aty nga mesi i shekullit të kaluar.  Pas meshës, zakonisht Ditën e Pashkëve, organizohej një manifestim ku merrrnin pjesë të gjitha nuset e asaj zone që ishin martuar gjatë vitit, ndërkohë që banorët vendas mblidheshin për të përzgjedhur më të bukurën.  Duket se tashti, “logu” i nuseve është shëndërruar në logun e vajzave të reja të moshës 16-25 vjeç, që marrin pjesë në këtë konkurim vjetor, për tu përzgjedhur si më e bukura e Logut të Bjeshkëve.

      Organizatorët, me të vërtetë meritojnë lavdërime për këtë nismë vjetore, pasi kur të merren parasyshë rrethanat ekonomike dhe kulturore të asaj zone të shtypur egërsisht gjatë komunizmit dhe të lënë pas dore në periudhën post-komuniste — nuk është lehtë të organizohet një aktivitet i tillë për çdo vit.  Si nip i Vermoshit, mua më bëhet zemra mal kur shoh një manifestim të tillë të trashëgimisë historike dhe të kulturës dhe traditave të lashta të Malësisë së Madhe.  Është kënaqsi për të parë se “logu” tashti është shumë më i sofistikuar se dikurë dhe se vlera kombëtare e një aktiviteti të tillë në ato treva të harruara ka filluar të tërheq edhe vëmendjen e Tiranës zyrtare, diasporës dhe madje edhe vizitorëve të huaj.

      Fatbardhësisht, këtë vit organizuesit kishin gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në realizimin e sivjetëm të këtij spektakli. Vihej re se e pranishme për herë të parë në këtë manifestim kulturor krahinor dhe kombëtar sivjet ishte edhe Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, e cila pohoi se vizitonte për herë të parë ato zona të Shqipërisë së Veriut.  Dhe shtoi se “ndjehem me fat që Ministria e Kulturës e mbështeti këtë ngjarje të jashtzakonshme që mbahet tani për shumë vite me rradhë në ato troje”.

      Ajo u shpreh gjithashtu para të pranishëmve në log, se nga ajo vizitë mbeti e befasuar sepse nuk kishte pritur të shikonte një bukuri aq madhështore të natyrës dhe të ishte njëkohsisht dëshmitare e një kulture “përrallore dhe legjendash”, por aq të dinjitetshme të malësorëve dhe malësoreve vendase.  Në fjalën e mbajtur me këtë rast,  Ministrja Kumbaro përshëndeti me ngrohtësi pjesëmarrësit dhe pjesëmarrset që ajo i cilësoi si, “Zanat e Malësisë së Madhe dhe malësorët”.

      “Tek shikoja dhe i dëgjoja, më kujtuan që gjithky vend, gjithkjo trevë e jashtzakonshme e Shqipërisë është shumë e mbarsur me legjenda, me gojëdhana, me përralla me të cilat edhe ne që nuk kemi pasur fatin të lindim në Malësi të Madhe, jemi rritë.   Dhe gjithmonë kur flasim për legjenda i mendojmë si të pavërteta”, u shpreh Ministrja Shqiptare e Kulturës.  “Pohoj që është hera e parë që vi këtu.  Por sot që erdha e kuptova që ato që unë i  kam ditë si legjenda në fakt qenkan të vërteta.  Sepse këto vajza, këto çika të Malësisë janë ato zanat e vërteta me të cilat është ushqyer gjithë imagjinata jonë.”    Ministrja Kumbaro shtoi se vizita e saj në Malësi i krijoi asaj një emocion të veçantë dhe se ndihej me të vërtetë me fat se ajo zgjodhi për të vizituar Malësinë.   

Për nga natyra, preferoj që në gjithçka të shikoj më së pari anën pozitive.  Në këtë frymë edhe e vlersova vizitën e Ministres së Kulturës në aktivitetin në fjalë.  Si rrjedhim, më erdhi shumë mirë për pjesëmarrjen e Zonjës Kumbaro në logun e Bjeshkëve të Malësisë së Madhe por edhe për faktin siç pohoi ajo vetë, se gjatë qendrimit atje, ajo zbuloi se “ato që unë kam ditë si legjenda, në fakt qenkan të vërteta.”   

      Pas zbulimit të këtyre të vërtetave vjen mbrojtja e këtyre vlerave.   Por,  mbrojtja e këtyre të vërtetave kombëtare – të përdhunuara dhe të harruara për një gjysëm shekulli — nevojitë më shumë se një ushtar dhe më tepër se një vizitë në Logun e Bjeshkëve.  Por, sidoqoftë ky është një hap i parë dhe si i tillë duhet të konsiderohet pozitiv.  

       Por, nëqoftse Ministrja Kumbaro dhe qeveria që ajo përfaqëson me të vërtetë janë serioz që të pasqyrojnë këto vlera arbërore të Malësisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, atëherë ata duhet të bëjnë më shumë se veç të vizitojnë njëherë në 17 vjetë, Logun e Bjeshkëve. Në formë sugjerimi,  në këthim e sipër nga Malësia për në Tiranë, Ministrja Kumbaro duhej tu kërkonte shoqëruesve që të ndaloheshin tek “shtëpia” rrënojë e At Gjergj Fishtës — e harruar nga të gjitha qeveritë post-komuniste — në fshatin Fishtë, në Zadrimë të Lezhës.  “Shtëpinë” në rënim e sipër të atijj Fishte i cili në veprat e tija interpretoi, si askush tjetër, vlerat dhe traditat stërgjyshore të cilat Ministrja Kumbaro pohoi se i “zbuloi” në logun e Bjeshkëve, vlera këto që me shekuj kanë pasqyruar fisnikërinë dhe tiparet e pavdekshme të malësorit dhe të shqiptarit.  Por njëkohsisht të vizitonte “shtëpinë” e atij Fishte i cili gjithnjë edhe sot përndiqet dhe përdhunohet nga vetë institucionet e kombi i tij, atij kombi të cilit ai vetëm nam e lavdi u mundua t’i sillte.  Emëri i At Gjergj Fishtës është sinonim me Malësinë e Madhe, një emër që lartëson vlerat, trimëritë dhe traditat shekullore të shqiptarit, një emër i cili me veprat e tija, si Lahuta e Malësisë, edhe sot jep shpresën, ringjallë heroizmin dhe shton dashurinë ndaj Atdheut, veti këto që fatkeqsisht mungojnë sot në radhët e shqiptarëve.

       Rasti i “shtëpisë” së At Gjergj Fishtës.  Megjithë deklaratat retorike të përfaqsuesve të ndryshëm të qeverive shqiptare post-komuniste se shtëpia   e At Gjergj Fishtës do të rindërtohej dhe do të shëndërrohej një një muze, në përputhje me lartësinë e këtij personaliteti të kulturës dhe të politikës kombëtare, deri më sot asgjë nuk është bërë në këtë drejtim megjithë ofertat nga individë privat për të marrë përsipër shpenzimet e projektit.  As autoritetet qendrore as ato vendore nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim se pse nuk autorizohet rikonstrukturimi i banesës së dikurshme të poetit.   “Shtëpia” e këtij Gjergj Fishte i cili si askush tjetër — me jetën dhe veprat e tija — gjithë jetën kultivoi dhe përjetësoi vlerat e Malësisë së Madhe dhe mbrojti si rrallë kush të drejtat e mbarë kombit shqiptar, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  Ato “legjenda dhe përralla” për të cilat kishte dëgjuar më heret në jetën e saj e të cilat Ministrja Kumbaro tha se më fund i zbuloi në Logun e Malësisë së Madhe, se “në fakt qenkan të vërteta”, At Gjergj Fishta në epopenë kombëtare, Lahuta e Malësisë i pasqyron me protagonistë të vërtetë shqiptarë, si luftëtarë të lirisë, si mbrojtës të vlerave dhe të vërtetave historike iliro-trake dhe trashëgimtarë të vërtetë të traditave stërgjyshore.  Veç duhet të lexohet!  Siç ka shkruar edhe At Daniel Gjeçaj, Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, “Është kanga që të bën të thithish ajrin e kulluet të maleve arbënore, gjithmonë të lira.  Ashtë gurra që dikon nga dejtë e tokës sonë e që kurrë nuk shterret sado tërmeti të trondisë në themel alpet e mbjelluna me kulla-shkamb të Shqiptarit.”  Ai vazhdon duke thënë se, Lahuta e Gjergj Fishtës, “Ashtë shkolla e votrës stërgjyshore, ku rreth zjarmit mikëpritës u ruajt deri më sot ndera, burrnija, virtyti, besa, trimnija, dashunija ….me një fjalë bërthama e thalbi i nji kombi që nuk vdes derisa Lahuta të këndohet”, dhe për derisa të ndiqet dhe të mësohet për heroizmin dhe urtësinë e protagonistëve të saj.

     Fatkeqsisht, sot Lahuta e Malësisë nuk këndohet dhe as i madhi Gjergj Fishtë nuk njihet as nuk respektohet për meritat e tija si një zë i pashoqtë i ndjenjave dhe vlerave të shqiptarit.  Sot Lahuta nuk është e tija, pasi Gjergj Fishta nuk është më.  Por duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve kudo, për vlerat kombëtare që përmban për brezat e tashëm dhe të ardhëshëm.  Këto vlera nuk janë vetëm të Malësisë së Madhe por të mbarë kombit shqiptar. Si i tillë, At Gjergj Fishta duhet të nderohet dhe të respektohet si i YNI.  Duhet t’i jepet fund, njëherë e mirë, përdhunimit historik të kësaj figure kombëtare dhe përjashtimit të tij nga letërsia dhe historia e kombit shqiptar! 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: At Fishta, Frank shkreli, Logu i Bjeshkeve

SHTATORJA E SHËN TEREZËS, EDHE NË OKB

September 11, 2016 by dgreca

1-degjoni-mark-ok1-harry-mirenj1-agimi-merr-mirenjohje1-ag-zef-sergNga Dalip GRECA/

E Shtunë, 10 Shtator 2016- United National Plaza-1 Dag Hammarskjold Plaza, New York- Të  Shtunën pasdite , me 10 Shtator 2016, Shtatorja e Shënë Terezës, vepër e skulptorit Vasiliev Nini, është vendosur në afërsi të Pallatit të qelqtë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ekzaktësisht shtatorja po qëndron në Hammarskjold Paza, në New York City, falë insiativës të asambëlmenit Mark Gjonaj. Gazeta Dielli u interesua për të mësuar statusin kohor të qëndrimit të Shtatores në këtë shesh publik dhe informon lexuesit se leja është marrë për 30 ditë, por ansambbëlmeni Gjonaj po lufton pranë Bashkisë që të marrë një leje të përhershme.

Veprimtaria u organizua në orën 4 pasdite, e moderuar nga gazetarja Drenica Qeliaj. Ndër personalitetet shqiptare merrte pjesë Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork zonja Teuta Sahatcija dhe konsulli Ylber Kryeziu. Të pransihme ishin familjet sponsorizuese Harry Bajraktari, familjet Gjonaj, Rusi, Malota, Berisha,  Vataj etj., ndërsa nga Federata Panshqiptare “Vatra” merrte pjesë zv/Kryetari Agim Rexhaj, anëtarët e Këshillit Zef Balaj, Sergio Bitici, Besim Malota,nga Forumi i të rinjëve të Vatrës Fitim Krasniqi si dhe editori i Diellit Dalip Greca.

Aktiviteti, përvec Gazetës “Dielli” u mbulua edhe nga gazetarët Beqir Sina dhe Halil Mula.

Në veprimtari u përfaqësuan edhe një sërë organizatash të komunitetit si: Ana e Malit, Albanian American Educators Association, Albanian American Open hand Association,Malesia e Madhe, Puka, Shoqata Atlantiku, Dibra, Don Simon Filipaj, Plavë -Guci, Rugova, Kraja etj.

Fillimsiht janë kënduar dy hymnet Kombëtare, ai amerikan dhe Hymni Shqiptar, nga Angjelina Hadergjonaj dhe Gëzim Nika.

Imami Tahir Kukaj ka përcjellë mesazhin në emër të klerikëve fetarë, ndërsa ansambëlmeni Mark Gjonaj u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka përgëzuar sponsorët veprimtarive për Nënë Terezën. Z. Gjonaj, edhe një herë ka përcjellë krenarinë e veprës së humanistes botërore, e shpallë Shenjte nga Papa me 4 Shtator.Po ashtu ai shpalosi programin e tij që statuja e Shën Terezës do të jetë e pranishme përvec Manhattanit, edhe në Brox, Brooklyn, Queens, Westchester.

  1. Gjonaj ka nderuar kontributorët e komunitetit për Shën Terezën. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA u nderua me Simbolin e Nënë Terezës dhe një Certifikatë Mirënjohjeje nga Zyra e Ansambëlmenit Mark Gjonaj. Miërnjohjen dhe Simbolin e Shën Terezës iu dorëzuan nga z. Gjonaj zv/Kryetarit Agim Rexhaj. Një grup fëmijësh të Ansamblit”Rozafa” që drejton koreografja Angjelina Nika, të veshur me kostumet Kombëtare, dorëzuan mirënjohjet dhe simbolet.

Po ashtu u nderuan : Kisha Katolike Shqiptare’Zoja e Shkodrës”, Albanian American Islamic Center NY & NJ; Albanian Islamic Cultural Center of Staten Island, po ashtu u ishte akorduar mirënjohje. St. Lucy’s Partish Bronx, Albanian American Islamic Center Of Queens, St. Nicholas Orthodox Church, Albanian American Association Ana e Malit, , Albanian American Educators Association, Albanian American Open Hand Association,..(Fotot mund t’i shihni ne facebook/Dalip Greca…Me shume lexoni ne Diellin e Printuar)

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: dalip greca, s ne OKB, Shtatorja e Shen Tereze

Shqiptarët e Amerikës dhe 15 Vjetori i tragjedisë të 11 shtatorit

September 11, 2016 by dgreca

Shqiptarët e Amerikës kujtojnë 15 Vjetorin e 11 shtatorit 2001 – Duke kujtuar bijët e traditës Shqiptare/

Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan./

Nga  Beqir SINA, New York City/

1-deda

1-ok-prind

1-simoni

1-policia

1-pllaka-e-somoLOWER MANHATTAN NY: New York City, është i  tëri sot duke ndjekur një ceremoni përkujtimore, që ka nisur qysh heret në mëngjes, me rastin e 15 vjetorit të 9/11.

Sulmet koordinuara  të kamikazve – anetare te nje grupi terroristësh  më 11 shtator 2001, morën jetën e 2,996 njerëzve të pafajshëm, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës në tokën Amerikane në histori. Më shumë se 6,000 të tjerë kanë qenë të lënduar nga ai sulmë.

Nëntëmbëdhjetë terroristë rrëmbyen 4 jetliners në orët e hershme, të asj dite. Dy nga aeroplanet e goditën dy kullat Binajke, të Qendrës Botërore të Tregtisë, një aeroplan ra pranë ndërtesës e Pentagonit në Uashington, dhe një aeroplan tjeter u rrëzua në një fushë në nje fshat – Shanksville, Pensilvani.Gjatë shërbimit përkujtimor të Nju Jorkut, këmbana e parë do të bjerë në Ground Zero në 8:46 paradite, për të hapur ceremoninë për të përkujtuar viktimat që mbeten të vrarë nga rrëzimi  në dy kullat Binjake.

Emrat e të gjitha viktimave do të lexohen me zë të lartë një  për një në këtë shërbim solemn këtu në Manhatanin e poshtëm.

Në ndërkohë të gjitha insititucionet shtetërore, dhe vendet publike në qytetin e New Yorkut,  flamuri kombëtar amerikan qysh heret në mëngjes, sot ditë e diel më 11 Shtator, ra në gjysëm shtizë.

Në qytet, sidomos në zonën për rreth ku më parë kan qenë Kullat Binajke, ndalet çdo veprimtari gjatë ceremonisë së përkujtimit dhe  ndizen qirinjë e vendosen buqeta me lule të freskta në afërsi të Qëndrës Tregtare Botërore.

Fanfarat e anijeve, sirenat e trenave, sirenat e emergjcës, këmbanat e kishave, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve  e policisë me marrshe funebre, me egzekutimin i hymnit kombëtar, dhe ngirtja e flamurit kombëtar, amerikan, shënuan në mënyrën më solmne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 15- vjetorin e sulmeve terroriste mbi dy simbolet amerikane atë tregëtis e mbrojtjes, dhe rënjen e aeroplanit në Pennsylvania .

Sot, në datën 11 Shtator 2016, ashtu si ditën e martë më 11 shtator 2001, ora 08 : 46 ’00 e mëngjesit, bëhen pesëmbëdhjetë vite nga ato sulmet tragjike terroriste në tokën Amerikane. Sot, pikërishtë, kjo orë dhe data 11 shtatorë 2001, është dita, kur katër avionë të rrëmbyer nga një grup terroristësh, sulmuan dy qëndrat simbol të Amerikës, Qëndrën Tregtare Botërore”World Trade Center” dhe Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtes”Pentagonin” dhe kur një avion tjetër, u rrëzua diku në një fshat në Pensllvenia.

Pra, sot, është koha që të kujtohen afro 3.000 mijë njërëz të pafajëshëm që vdiqën me 11 shtator dhe që të lutemi për ta, për familjet e tyre, dhe miqtë e tyre. Atyre mijëra viktimave nga rreth 70 shtete, nga të gjitha ngjyrat, racat e fet, një botë e tërë në minjatur. Éshtë dita sot, të kujtohet kjo ditë, dhimbja e tmerri që shkatojë ajo ditë tek dikush që qe në vend-ngjarje, dikush ishte i shtangur me lot e duke mos besuar tek vetja, për atë që po shikonte në ekranin e televizorit, tek Nju Jork-u, Ushingtoni e Pensillvenia.

15-të, vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka syt e mëndjen tek ky jubile i përkujtimit të 9-11, e cila  ështtë shpallë dhe si Dita Kombëtare e Patriotëve. Dhe, duke përkujtuar këtë përvjetor, SHBA-s, do të bëjnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më. Dhe, po me këtë rastë të tregojnë edhe arsyet se pse Amerika është duke e zhvilluar këtë përkujtim jubile të 15 vjetorit të sulmit terroristë edhe me një fushatë globale kundër atyre që qëllimisht vrajnë njerëzit e pafajshëm.

Kjo luftë ia kundërven lirinë frikës, ia kundërven tolerancën jotolerancës dhe ia kundërven të drejtën asaj që është e gabueshme. Në pyetje janë vlerat që ne i konsiderojmë si më të shenjtat. Sikurse, ka thënë edhe ish Presidenti Bush, “Këta terrroristë vrasin jo vetëm për të marrë jetët, por që të ndërprejnë një mënyrë të jetesës…..Ata urrejnë lirinë tonë – lirinë tonë të fesë, lirinë tonë të fjalës, lirinë tonë të votës dhe të tubimit dhe madje lirinë tonë që të mos pajtohemi me njëri tjetrin”.

Sot, metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi “shpatullat” e tij peshën e dhimbjes, ka peshën  e dinjitetit kombëtar ka gjithë Amerikën  dhe gjithë botën e qyteruar .

Procesioni kememorativ, ka flluar edhe tre familjet e tre viktimave shqiptar, si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve vizituan këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh.

Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët janë emra, që do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.

Shqiptarët, treguan këtë ditë se, ne ndoshta janë të vetmit, kombë në botë, që kurr nuk e pranuam ose nxitëm terrorismin në tokat e tona!

Megjithse, u terrorizuan sistematikisht në periudha të ndryshme, nga rregjimet komuniste, andej e përtej kufrit shqiptaro-shqiptarë.

Viti, 1999-të, tragjedia më e tmerrshme e popullit tonë, në sotë e botës së qytetruar, pikërisht athere kur në trojet shqiptare, shqiptarët, u kërcënuan, deri në zhdukejn tyre, nga dora kryekriminele, e serbis së Millosheviqit.

Ndijem, dorën e ngroht dhe përkrahejn e madhe të këtij vendi i cili përkujton, sot, Ditën e Patriotëve Amerikan – 11 Shtatorin.

Shqiptarët që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit : Viktor Saraçini, 51 vjeç: Pilot në një prej katër avionëve të rrëmbyer nga terroristët (por, që zyrtarisht nuk është në listën e shqiptarëve që humbën jetën me 11 Shtator 2001 ) .  Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, 60-vjç: Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, një ndër më të rinjët – 26 vjeç: Punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë.  Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeç: Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake.

Përkujtohet 11 Shtatori

Në gjithë Shtetet e Bashkuara përkujtohen 3 mijë viktimat e pesëmbëdhjetëve vjetëve më parë, kur dy Kullat Binjake u shkatërruan nga dy aeroplanë të përdorur si kamikazë nga terroristet e Al Qaida-s. Ndër mijëra viktimat që humbën jetën në Manhatan ishin edhe tre shqiptarë, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.Në këtë përvjetor tragjedia e këtyre viktimave është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë. Në Manhatan, organizohet një ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani, ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë do të përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që  u zhdukën nga sulmet terroriste.Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij ta kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në AmerikëNëna e Simonit që përgjeronte ato ditë, tani duket më e qetë në se më parë, kur ajo nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë për të birin. Por, përsëri, emocionet e pengojnë të flasë për Simonin. Marashi, i ati i Simonit, shpjegon se për prindërit dhimbja e humbjes së fëmijës, së tyre është shumë e rëndë dhe nuk shërohet kurrë. Marashi thotë se të trija familjet shqiptare që kanë humbur pjestarë të tyre do të shkojnë në vendin e Kullave Binjake në çdo përvjetor  për t’i përkujtuar ata.

Pa vdekjes familja ka hapur “Fondacionin Simon M. Dedvukaj” me qendër në New York, i cili thuhet se synon të ndihmojë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Amerikë të ruajnë kulturën, historinë dhe besimet e ndryshme fetare shqiptare.

Fondacioni, i tyre jep bursa për nxënësit e gjashtë shkollave të mesme në New York, përmes fondeve të mbledhura nga individë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fondacion.

Familja e Simonit synon që fondacioni të kontribuojë në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

Rrok Camaj ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit. Kujtimi i Rrokut, është mbajtur gjallë edhe përmes shumë mesazheve të vendosura në një faqe të posaçme interneti.

Të tri familjet shqiptare shkëmbejnë mesazhe jo vetëm në çdo 11 shtator, por edhe për festa e gëzime, duke vështruar përpara, me shpresë e jo vetem dhimbje.

Një mesazh kujton ditën kur në gusht 2001 Rroku së bashku me katër vëllezërit e tij ishin takuar pas shumë vitesh. Ndarja për t’u kthyer në New York, ishte e vështirë dhe do të kthehej në dhimbje pas sulmit të 11 shtatorit. Per hartuesin e mesazhit, vdekja e Rrokut u kthye në një mësim të dashurisë për njerëzit, për familjen dhe shokët. “Përqafoji të afërmit e tu njësoj sikur nuk do t’i takosh përsëri më vonë, se nuk i dihet nëse do t’i shohësh më të nesërmen”, thuhet në mesazh.

Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë. Familja për të ishte gjëja më e çmuar. Salë Gjonbalaj, i biri, më thotë se edhe pse kanë kaluar kaq vjet, babai i tij është i gjallë në kujtesën e tij dhe të familjes.

Më të dhimbshme bëhen këto kujtime kur ai shikon në televizion lajmet që lidhen me terrorizmin. Por Sala shton se familja e ka përballuar dhimbjen dhe ka mbetur e fortë siç e dëshironte Mon Gjonbalaj.

Kujtimi i Mon Gjonbalaj nga anëtarët e familjes së tij do të jetë një frymëzim në secilin prej përvjetorve të 11 Shtatorit.

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: 11 shtatorin, Beqir Sina, Camaj, Shqiptaret kujtojne, Simon dedvukaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2502
  • 2503
  • 2504
  • 2505
  • 2506
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT