• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-AKP, 20% për punëtorët e 14 ndërmarrjeve

August 19, 2016 by dgreca

-Deri më tani Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për mbi 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore/

PRISHTINË, 19 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dekalaroi sot se, ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e fondeve të 20 % të dedikuara për punëtorët e kualifikueshëm të ndërmarrjeve shoqërore.Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 14 ndërmarrje shoqërore.Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 132,549 euro dhe nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 1.144 punëtorëve.Deri më tani Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për mbi 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa ndërmarrjeve shoqërore tjera.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 20 perqind, AKP, Kosove, per punetoret

Dita e Shenjëtorëve të Ulpianës e të Dardanisë iliro-shqiptare

August 19, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Pas 20 vitesh, në 16 gusht 2016: Pranë shtatores së Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në hyrje të Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë, zv/kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Agim Rexhaj, arkëtari i Vatrës e kryetar i Komisionit për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales në kryeqytetin kosovar, që vepron në Nju Jork, Marjan Cubi dhe anëtarë të tjerë të delegacionit me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

KOSOVA-LUFTA NË LAJME/ Para 20 viteve, 19 gusht 1996/

Dita e Shenjëtorëve të Ulpianës e të Dardanisë iliro-shqiptare/

-“Besojmë, se së shpejti këtë ditë të shenjtorëve tanë, ta kremtojmë në Ulpianë të Prishtinës në liri e pavarësi të Kosovës, si kremte popullore”, theksohej në urimin e Presidentit Rugova para 20 viteve/

PRISHTINË, 19 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/  Para 20 viteve, 17 gusht 1996,Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova i dërgoi një urim Imzot Mark Sopit, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës në atë kohë, me rastin e Ditës së shenjtë të kremtimit të 18 gushtit.
“Me rastin e Ditës së Shenjëtorëve të Ulpianës e të Dardanisë iliro-shqiptare, Florit e Laurit të viteve 117-138 pas Krishtit, pranoni urimet e mia të përzemërta.
Besojmë, se së shpejti këtë ditë të shenjtorëve tanë, ta kremtojmë në Ulpianë të Prishtinës në liri e pavarësi të Kosovës, si kremte popullore”, thuhej në urimin e Dr. Rugovës.

Ja çka raportoja para 20 viteve, në 19 gusht 1996:http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-08-19.ata.html

[14] ILLYRIAN-ALBANIAN SAINTS’ DAY IN KOSOVA

PRISTINA, AUG 19 (ATA)-By B.Jashari, The Saint’s Day of the Illyrian- Albanian Ulpiana and Dardania was celebrated on August 18 in the Prizreni parish.Attending the solemn pontifical Mass celebrated in the Albanian catholic church in Grazhdanik, which is named after St Flori and St Lauri, 117-138 After Christ, were many catholic and other believers from all over Kosova, ministers of the Kosova Bishopric parishes and Father Hil Kabashi.

St Flori and St Lauri are the first Illyrian-Albanian martyrs were were sacrificed for spreading Christianity.On the Saint’s Day, the President of the Republic of Kosova, Dr.Ibrahim Rugova, sent a message of greetings to Monseigneur Mark Sopi, bishop of the Kosova Bishopric, the Kosova center of information reports.”We believe that we will celebrate our Saint’s day in Ulpiane of Pristina, in Kosova’ freedom and independence, as a people’s holiday,” the message says.August 18th is the Saint’s Day of Illyrian-Albanian Ulpiana and Dardania, Flori and Lauri, who have been living in the years 117-138 After Christ.Ulpiana, center of Dardania, the ancient name of today’s Kosova, was one of the 20 cities of Southern Illyria including Shkodra, Lisus, Dyrrahium, Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Aulona, Butrinti and other cities, which survived also in the Byzantium period.Ulpiana, which is being ruined by the Serbs, is preserving in its bosom the values of civilization of this important city of ancient Illyrian Dardania and shows that the Balkan history does not begin in the 14th century as pretended by the Serbs, but many centuries earlier, when they had not yet arrived in the peninsula.

The Serbs have destroyed in Kosova basilica, cult institutions, cemeteries, mosaics and many paintings and sculptures of great value.For seven years on end (1980-1987), the Archaeological Institute of Belgrade has carried out archaeological excavations and plundered from Ulpiana hundreds of exponents of Albanian cultural-historical values.More over, last year, the Serbs made use of bulldozers to open up channels in the archaeological center of Ulpiana.

The same Serb strategy has been used in the ancient city of Siparunt of Peja, the urban center of Pristina and the old cemeteries in Zvecan i Vogel of Mitrovica, where a settlement for the Serb refugees is being set up. a.ca/lm

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: agim Rexhaj, Behlul Jashari, Dita e Shenjëtorëve, të Ulpianës

RRUGA EVROPIANE QË KALON NGA BERLINI

August 19, 2016 by dgreca

Shkruar nga DANILO TAINO/  E përktheu për DIELLIN  Eugjen Merlika/

A është Gjermania problemi i Evropës së sotme ? Me gjasë jo. Madje ai Vend është një pjesë e mirë e zgjidhjes. Në një BE, përballë krizash të shumëfishta, kërkimi i fajtorit është torturues. Ashtu sikurse edhe e rrugës më të shkurtër për t’u vënë në siguri. Megjithatë ka një rrugë demokratike e pragmatike për të shmangur coptimin e BE dhe t’eurozonës. Pëlqehet apo jo kalon nga Berlini.

Gjëndja e “gjysëm hegjemonisë” n’Evropë, që historianët i a veshin prej kohësh Gjermanisë, është prodhim i dy fakteve, të dy, në pjesën më të madhe, jashtë kontrollit të qeverisë së Berlinit. Nga një anë është qëndërsia gjermane e kontinentit, objektive : gjeografike dhe ekonomike, por edhe politike (është sistemi më i qëndrueshëm), si model (është Kombi i BE ku demokracia është më e respektuara, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar), morale (mbas tmerreve të nazizmit është i vetmi Vend që ka përballuar përbindëshat e së shkuarës duke i nxjerrë në dritë, një fakt që sot e bën më të papërshkueshëm se asnjë tjetër nga nacionalizmi). Nga ana tjetër është mos pranimi i i një udhëheqjeje të qartë gjermane nga vetë Gjermania (fantazmat) dhe nga ana e partnerëve të saj evropianë. Përfundimi është “gjysëm hegjemonia”.

Bëhet fjalë për faktorë strukturorë e historikë aspak të rinj. Risia qëndron n’atë se si i përballon Berlini. Kriza financiare botërore e 2008 -ës dhe ajo evropiane e 2010-ës kishin fuqinë për të shkatërruar eurozonën dhe monedhën e përbashkët. Këto nuk kanë qenë asnjëherë rezultat i zgjedhjeve ekonomike e financiare, por i atyre politike, mbi të gjitha të dëshëruara nga Franca për të shmangur zotërimin e Gjermanisë mbi Kontinentin, mbas ribashkimit, nëpërmjet markës së fuqishme. Ato ishin ndërtesa të prekëshme, nga pikpamja ekonomike, siç e kemi parë. Për arsye politike, pra, Gjermania pranoi në vitet nëntëdhjetë të hynte në kafazin e euros, edhe se shumica e establishment ishte mosbesuese : që atëherë ka punuar për t’a mbajtur në këmbë ndërtesën luhatëse.

Nga 2010, një sërë Vendesh janë shpëtuar nga dështimi financiar me programe evropiane (Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja, Qipro). U bë i detyrueshëm një bashkim bankar i pamendueshëm më parë, edhe se ende jo i plotë. E sot eurozona është jashtë asaj krize. Roli i Angela Merkel dhe i Wolfgang Schӓuble, në gjithë këtë, ka qënë kontradiktor, siç ndodh me drejtuesit gjatë krizave, por vendimtar. Pa gjysëm udhëheqjen e Berlinit (por edhe pa BQE) eurozona me gjasë do të kishte shpërthyer. Një rol qëndror qeveria gjermane pastaj ka patur në mbajtjen së bashku të Vendeve të Be përballë Rusisë gjatë krizës ukrainase. Dhe sot në përballimin e valës së madhe refugjatëve.

Sigurisht, hapat përpara drejt një integrimi më të madh, drejt një bashkimi të bilancit e atij politik kanë qënë të kufizuara. Por, siç kuptohet nga  gjëndjet politike në gjithë Evropën, hapa më të vendosura do të kishin qënë të mundur vetëm kundër miratimit demokratik, me zgjedhje autoritare, të cilat Gjermania nuk është më e gatëshme të kryejë e që n’Evropën e sotme nuk ka shpresa mbijetese. Në të vërtetë, çfarë frenon edhe ata kalime të integrimit më të madh, që do të kishin qënë të mundur, si psh. Plotësimi i Bashkimit bankar ? Berlini nuk është i mbyllur kundrejt asaj perspektive : veçse e quan sot të pamundur sepse një sërë Vendesh përtace nuk i kanë zvogëluar rreziqet e bilanceve të bankave të tyre, mbajnë nivele të rrezikëshme të borxheve e duan të bëjnë hapa mbrapa ndaj vendimeve të marra, për shembull rregullat mbi bail-in. Me një sërë Vendesh, edhe të eurozonës, që nuk janë në gjëndje të kryejnë hapa të mëtejshëm drejt një integrimi më të madh – Hollanda, Finlanda, Austria, Franca, të cilëve mund t’u shtohet me gjasë Italia, mbasi të jetë hequr retorika – rruga e vetme e përshkueshme sot është, jo ajo e marrëveshjeve të pamundura institucionale, por e atyre politike ndërmjet Vendeve mbi tema vendimtare. Po çfarë po bën Berlini në këtëdrejtim ? Mbi t’ikurit po kërkon zgjidhje afatgjata, së bashku me Italinë. N’ekonomi nuk po i kundërvihet lakueshmërisë së Komisionit të BE kundrejt bilanceve të Francës, Spanjës, Italisë; po nxit rritjen e pagave të mbrendëshme ; në sajë të refugjatëve ka një bilanc lehtësisht të hapur. Në përballimin me Rusinë kërkon t’i mbajë të bashkuar evropianët. Mund të kërkohet më shumë. Për shembull të liberalizojë shërbimet shtëpiake e të shtyjë për një thellim të tregut të përbashkët në BE. Ajo që nuk mund të bëhet është një Bashkim bilancesh e një Bashkim politik që do t’a kishin zhytur Evropën në një kaos më të keq se ky i sotmi. Merkeli dhe Berlini n’atë rrugë nuk do të shkelin. Sepse nuk është ekonomia që vendos, as sot. Janë demokracia dhe politika.

“Corriere della Sera”, 10 qershor 2016

E përktheu Eugjen Merlika

 

Filed Under: Analiza, Featured Tagged With: Eugjen Merlika, Europa, gjermania, rruga BE

Përse kambanat nuk ranë në prill të 1950

August 19, 2016 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

1.Jeta e Aristidh Rucit

Aristidh Rruci, “mendje e Vlores”,shkruan Etien Dilo në dy botime, që ka lënë pas vdekjes akaksidentale.Emri i Aristidh Rucit eshte i lidhur me perpjekjet per hapjen e shkollave të para shqipe, që nga fundi i shekullit XIX me luften per pavaresi, armatosjen e luftetareve të lirise, me shpalljen e Pavaresise, ngritjen e administrates shqiptare, me Epopene e Vlores, me luften e paprere per nje Shqiperi të  lire, të pavarur, demokratike; shkurt, shpirt nga shpirt i shqiptarizmit….Duke cituar këtë autor. Dy fjalë për :Etien Dilo lindi me 19 shtator 1938 ne Sheper to Zagorise.Shkollen e mesme e kreu në  gjimnazin “Asim Zeneli”,dega Pedagogji ne Gjirokaster (1951-1955),studimet e larta, ne UT,Fakulteti Gjuhe-Letersi(1960-1964). Ka sherbyer si mesues ne rrethin e Fierit, ne drejtim shkollash, mesues ne gjimnazin e Ballshit.Me vendosjen e pluralizmit i udha titulli “Mesues i Merituar” me kete motivacion:”Per kontributin e tij ne edukimin patriotik te nxenesve. per perkushtim dhe pune te palodhur ne detyren fisnike te mesuesit dhe edukatorit”. Ka shkruar disa artiktuj studimore brenda e jashte vendit si dhe eshte autor i disa librave.Ky autor na shtjellon historin e firmëtarit A.Rruci.Lindi ne Sheper të Zagorise, me 11 Mars 1875.  Pasi kreu (mesimet e para)mejtepin ne vendlindje,ndoq rimesimet ne gjimnazin”Zosimea” të Janines. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi ne nje dyqan qe tregtonte lende ndertimi. Me 1899-1904 qendroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit.Pas ketij viti vjen ne Picar të Vlores, ne ciftlikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Ne vitin 1906 e deri ne fund të jetes se tij u vendos ne qytetin e Vlores punoi me tregti.

2.Aktiviteti atdhëtar

Diloa na thotë, se Aristidh Ruci, miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qene inspektor arsimi ne Vlore, ka zhvilluar nje veprimtari të gjere kombetare. Ishte anetar i klubit “Laberia” të Vlores.Më 1908, financoi blerje armesh per cetat patriotike dhe perhapjen e mesimit të gjuhes shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se  në korrik të 1911 ishte anetar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovices, në perkrahje të Memorandumit të Gerces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetare të tjere vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan per organizimin e Levizjes Kombetare. Kishte korrespondence me Cajupin, Jani Vruhon e Sotir Kolen.Në vitn e ngritjes së flamurit në  1912 emri i Aristidh Rucit si perfaqesues iVlores shenohet ne Kuvendin Kombetar të Shpalljes se Pavaresise dhe ngritjen e Flamurit. Në vitet e qeverise së Vlores, zhvilloi një veprimtari të gjere ne mbeshtetje të saj per zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administrates ne Fier, Vlore, Tepelene, Gjirokaster e Delvine.Në vitet 1918-1920 u perfshi në një veprimtari të gjere kombetare, kunder pushtuesve italiane. Ishte anetar i komisionit të organizimit të demonstrates anti-italiane me rastin e 28 Nentorit 1919, tek Xhamia e Tabakeve. Së bashku me atdhetare të tjerë si Osman Haxhiu, Beqir Sulo, Ymer Radhima e Abaz Mezini  i derguan leter Qeverise se Perkohshme të Durresit ku protestuan per qendrimin shtypes të pushtuesve italiane ndaj popullit të Vlores. (AQSh. Fondi. DPB, dosja nr. 48 origjinal). Mori pjese ne luftën e Vlores, 1920, kunder pushtuesve. Ne zjarrin e kesaj lufte, u krijua shoqeria patriotike “Perlindja Kombetare”, ku komisioni ngarkoi Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjere per hartimin e rregullores se saj.(AQSH, fondi 518, dok. nr. 640026). Komiteti”Mbrojtja Kombetare”e ngarkoi per të shoqeruar banden muzikore të Federates “Vatra” dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan ne frontin e luftes. Në  vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen demokratike të vendit, ne federaten “Atdheu” dhe shoqërine “Bashkimi”. Nje rol të vecante lozi ne krahinen e Himares dhe të Gjirokastres. Bashkepunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi, Murat Terbaci, Abaz Mezini, Ibrahim Abdulai dhe Dom Mark Vasa. Ndihmoi kishen Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin.Ne vitet 1921-1939 ka qene edhe anetar i Keshillit Administrativ të Bashkise se Vlores. Krahas tregtis,e qe kishte ne Vlore, ishte edhe sipermarres ne fabriken e duhanit ne Durres. Ne vitin 1937 uz gjodh anetar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare. Ne gazeten”Jeta e re”, me 5 Gusht 1938  sipas të dhënave që ka E.D shkruhet : “Vecanerisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci, i cili eshte nje atdhetar i provuar e nje inteligjence e gjere e Vlores sone…” Ne prill të vitit 1939, se bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkie dhe mjeket Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degen e Kryqit të Kuq per Vloren. Gjate Luftes se Dyte Boterore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali ….” (Muzeu historik i Vlores).

3.Retushim i  dokumentit të Pavarësisë

Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar  akt madhor,ndërsa disponohet ende kopja  e tij.Fotokopje e dokumentit të Shpalljes se Pavaresise Kombetare nga Kuvendi i Vlores me 28 Nentor 1912, qe gjendej ne senduqin e libravet të Aristidh Rucit .Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i rr-se se forte ne r të bute, eshte vecori e të folmes qytetare).Në dokumentin ,që u botua  dhe që njihej në 50 vitet e shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit.

E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante . Ne foto Aristidh Ruci eshte ne të majte, ne rrjeshtin e dyte, fare prane Ismail Oemalit”Me 28 Nentor 1912, pas Shpalljes se Pavaresise, I. Qemali ne shoke dhe populli mbrapa, shkuan ne xhami dhe në kishen kryesore të qytetit të degjonin lutjet fetare, udhehequr nga klerike shqiptare. Edhe ne xhami e kishe u duken të ngrihen dhe të valojne dy Flamure të Shqiperise. Gjithenje sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi, keta të dy flamure u gjenden ne shtepite e Zotrinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore” (Adem Hodo, Rev. “Koha e Jone”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).

Leterkembimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nentorin e 1912-s, Aristidhi i shkruante nga Vlora per ato caste historike, që kalonte vendi, për miqesine me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavaresise, i kishte bere kete verejtje: “Nuk eshte aq entuziaste sic jane Deklaratat e Pavaresise të shteteve të tjera.” Krahasonte Deklaratat e Austrise, Italise, Gregise… dhe i dukej se Deklarates sone i mungonte ajo flake entuziazmi. I. Qemali e kishte bindur se,” dhe ashtu si eshte hartuar, e mire qe; shmangte kundërshtime e pasta ftohje të disave”. Ne leterkembimet qe kane patur, rrihnin të tilla mendime: “Shqiperia i perballoi rreziqet e moteve. U be nje gjysme Shqiperi. Nuk u. be dot Shqiperia e plote. Shqiptari rnbeti shqiptar ne gjak, ne gjuhe, ne zakone e ne vese. Mbetej per t’u forcuar ndjenja konibetare. “Dobiçet e kombit” (shprehije e Volterit kjo), keshtu quanin ata qe s’merakoseshin per fatet e atdheut, ende i ndare e i percare ne fise e krahina.”(Zbardhur nga nje incizmi, bashkebisedim me Q.Dilon, se leterkembimi është djegur së bashku me bibloteken e Ilia Dilo Sheperit).

Nga dokumenta dhe ngjarjet e tjera të rendesishme vecojmë:

“Ne shtatorin e 1914-s Vlore iu shtrua rebeleve, qeverise qe e kryesonte Mustafa Ndroqi.

Burrat e mencur të Vlores, gjykuan se duheshin lejuar të hynin ne qytet. Te veprohej ndryshe, sa gjak shqiptaresh do të derdhej! Një  ditë rebelet do ta linin Vloresn, do të merziteshin. Dhe, pa u mbushur muaji, e lanë.Ne keto pune plot mend e urtesi, peshonte shume fjala e Aristidh Rucit, prandaj mund të degjosh edhe sot nga vlonjate të moshuar: “Burre me të zgjuar Vlora nuk ka patur”. “Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopese të Vlores” (gazeta “Patrioti” me rastin e 80-vjetorit të Pavaresise). Aristidh Rruci qe nje prijes se kishte pasonjes, nuk kerkoi to vihej ndonjehere ne krye, po populli e desh ne krye.

Ishte mik me koke i shume burra të njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte në Vlore e në Gjirokaster! Pjesetar aktiv ne Shpalljen e Pavaresise. Lufta e Vlores serisht e ngriti. “Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda ne Vlore per kryengritjen. Erdhi casti të dilte jashte Vlorës, të bashkohesh me luftetaret, po i kerkuan të qendronte atje, brenda ne qytet, se atje kishte me shume nevoje per te. Sa i respektuar ishte per veprimtarine e tij gjate luftes, po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftes. Nuk pranoi asnje pozite to larte qe iu afrua.

4.Asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.

Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.1950.Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta.Zë fill shtegtimi qiellor. Vec njerezit e tij me dhembje të thelle e pa zë, vajtuan në Sheper.Shtypi i emigracionit politik shkroi:”Vdiq në Vlore, me 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anetar i Koniitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vloren.””E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kerkese e tij,”më coni tek shoket e mij, të denuarit politike.” (Gazeta “Flamuri”, maj 1950).

“Rrucajt, shkruan Jani Dilo, ishin të fjales, të ndershëm dhe burra me të gjithe kuptimin e fjales. Aristidhi nuk kishte shok as ne Vlore, as ne Shqiperi, aq ishte i mencur dhe i urtë. Do to na sherbenin shumë, po t’i kishim deri mbas clirimit të vendit.Vdekja e tyre eshte një dackë e re per fatin tone të keq”(11 maj 1951) . Aristidhi, i ndershem si Aristidhi, “koka”eVlores, mendja…,”Pashai i ortodokseve”. (“Patrioti”, Nr. 21, nentor 1992).

Shfletojme disa letra qëe na ka lene Aristidh Rruci.

Pasi kishte bere dy vjet burg,”paten respekt” e kishin lene të vdiste ne shtepi. Cdo do gje e kishin sekuestruar. Deri tek orendite e shtepise. A,i qe s’e kishte kursyer pasurine e tij per Shqiperi, qe kishte sponsorizuar Kuvendin e Madh të Vlores, qe kishte ushqyer e armatosur luftetaret e lirise, jetonte ditet, qe i kishin mbetur, duke shitur rrobat e trupit,thotë E.Dilo dhe vijon: I deshperuar sa s’tregohet, prane vdekjes, gjen ngushellirn duke u lënë njerëzve qe linte pas, disa fletë të shkruara, letra, kerkesa organeve qeveritare per shkeljet ligjore ëe i beheshin. Ka lene dhembjen, dhembjen krenare, plage qe s’guxon të prekesh. Eshte dhembja e gjalle që flet”nga thellesirat e shpirtit”. Shkelen 50 vjet pune, miqesi, mirësi, përpjekje të paprera për nje atdhe me të mirë. Midis të tjerash, i shkruan keshtu një miku ëe, duket, i kishte kthyer krahet:

“Pesedhjete vjet na ndante vetëm nata, shkelet një punë e ketille!””Kam pasur me se bindje, se dhe pas vdekjes sime do dhe lypset të ishit ju jo vetëm njeri (pa as me të voglin dyshim) qe do të  plotesonit deshirat e mia, po qe me gjalljen time do ngjante kjo qe ngjan, besa as kish shkuar kurren e kurres ne mendje. Dhe, qe të kuptohemi me mire, i drejtoni ju lutem vehtevetes pyetjen qe ju parashtroj dhe, mbasi të rregulloheni me nd rgjegjen tuaj, më pergjigjuni dhe mua, me sa me nalt, une nuk round të bej asnje koment, i rezervoj per kur të piqemi, vetem shenoj se kjo mospefillje (le ta quajme keshtu) më ka hidheruar moralisht deri ne thellesirat e shpirtit, po sa per pikepamje materiale, kjo rregullohet kollaj.”Me tej shkruan: “Jetoj duke shitur rrobat e trupit” … “I jam drejtuar Komitetit Ekzekutiv dhe ministrit të Financave per veprime që  nuk jane as të drejta, as legale dhe pegjigjja qe kjo: “I be gabim qe të liruam edhe nga burgu, andaj e mira jote eshte qe të mos kerkosh të ketilla gjera”.Ky eshte me teper se ankim, renkimi i Burrit të  madh të Vlores që “s’i gjendej shoku”, pak muaj para se to mbyllte syte per jete.

Dokumente historike:

“Mandat dhëne perfaqesuesve të Kazase së Tepelenes nga banore të saj per ne Kuvendin e Vlores”

Tepelene, 28.11.1912

Duke patur parasysh rreziku qe i kercenohet atdheut nga sulmet dhe ne, banorët e ketij qarku, rrokem armet, vrapuam ne mbrojtje të atdheut ku e kerkon nevoja e luftes, u hapen kraharoreve bresherise se plumbave të armikut duke qendruar besnike e duke flijuar jeten, që të siguronim fitoren. Kur ne tregonim nje qendrim të jashtezakonshëm, morem vesh se armiqte pushtuan Shkupin, Manastirin, Selanikun, Prevezen, Mecoven e anët e Camerise. Perballe kesaj gjendjeje kritike të krijuar u vendos të mbahet ne Vlore nje Kongres ne emer të të gjithe shqiptareve per të siguruar nga cdo rrezik atdheun. Ne kete Kongres u derguan delegate si nga qendra e vilajetit, ashtu dhe nga qarqet. U paraqit pra nevoja dhe per ne të zgjidhnim e të dergonim ne ate kongres nga Kazaja jonë tre delegate, dy mysliman dhe nje të krishter dhe si të tille zgjodhem Aristidh Rucin efendine, nga fshati Sheper i Tepelenes tregetar në Vlore, Sheh Maksud efendine nga Tepelena dhe Sari efendine nga fshati Mezhgoranin i Tepelenes, persona të zote, të drejtë e që gezojne besimin e të gjithe neve. Keta delegate vishen me kompetenca absolute nga ana jone dhe do të vendosin në marreveshje me të gjithe delegatet e tjere per cdo gje që i perket shpetimit të atdheut të shenjte. Ky aktmandat u hartua ne tre ekzemplare të vulosura dhe ju dhanë nga një delegateve ne fjale.” (Arkivi Qendror i Shtetit i RSh F. 245/1 D, 2 f. 13 (Origjinali osmanisht. Ne arkivin e familjes Dilo gjendet shqip: Shkrese Perfaqesimi)”Mbledhja e pare e Kuvendit Kombetar të Pergjithshme, 28 nentor 1912 . Kuvendi Kombetar i permbledhur prej delegateve të të gjitha viseve të Shqiperise ketu ne Vlore, u hap sot ne ore 4 pas dreke… Ismail Qemal Beu si niciator i pare i mbledhjes mori fjalen e i tregoi delegateve qellimin e Kuvendit, domethene qe të perpiqen se bashku e të marrin masat e nevojshme per të shpetuar Shqiperine nga rreziku i madh ku ndodhet sot. Si e kerkon rregullorja e zakoni u nis pastaj vertetimi i kartave të delegateve, emrat e të cileve jane keta:

…Nga Vlora: Z. Z. Ismail Qemal Beu, Zyhdi Efendiu, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jan Minga, Eqrem Beu.” (Lef Nosi, “Dokumente Historike”, nr.4, fq.119-1.25, nr.5 fq. 152-157, korrik, 1924, Elbasan)

3 dhjetor 1912.

…Nje telegram nga Tepelena thote Se, meqenese Sheh Maksuti dhe Sami Beu jane të semure…

ne vent të tyre quajmë delegat Z. Myfit Bej Gjirokastrën…. Krytar i Klubit të Janines Z. Z. Kristo Meksin dhe Aristidh Rucin.”

“Mbledhja e pestë,

4 dhjetor 1912….votimi per të zgjedhur keshillonjesit… Aristidh Ruci e Th. Floqi 14 vota”. (Lef. Nosi, e`Dokumente Historike”, 1924,

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aristidh Ruci, Gezim Llojdia, shpirt shqiptarizmi

SULLTANI ISLAMIK NDËRMJET ALEATËSH E VËLLEZËRISH

August 18, 2016 by dgreca

Shkruar nga ANGELO PANEBIANCO/

Përktheu për Diellin:Eugjen Mërlika/

Pothuajse kanë sigurisht të drejtë ata që mendojnë se, nga takimi ndërmjet Putinit dhe Erdoganit, nuk do të lindë një aleancë e qëndrueshme mes Rusisë e Turqisë në funksion kundër perëndimor. Ngjajshmëritë e fuqishme mes dy autokratëve dhe demokracive përkatëse autoritare, nuk mjaftojnë për të fshirë shumë pika në të cilat interesat (çështja siriane në krye) e tyre ndahen. Është e drejtë të kujtohet se Turqia nuk mund t’i lejojë vetes, për arsye sa ekonomike aq edhe gjeopolitike, të prishet përfundimisht me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Nuk do të lindë pra, një “bosht” Ankara – Moskë i ngjajshëm me atë ndërmjet Romës, Berlinit e Tokios që u zyrtarizua më 1940. Por risia është dhe mesazhi, që Erdogani ka dashur t’i përcjellë Shteteve të Bahkuara dhe Evropës, nuk duhet nënëvlerësuar. Mesazhi është ky : kur ishte e gjallë e zotëruese Turqia e krijuar nga Mustafa Qemal Ataturku, duke filluar nga 1923, Turqia laike, evropiane, që frymëzohej nga modelet perëndimore, aleanca me Perëndimin (përkatësia në NATO, vullneti për të marrë përfundimisht “patentën” e Vendit evropian, duke marrë pjesë në Bashkimin) ishte e natyrëshme dhe e pashmangëshme. Por tani që Turqia e Ataturkut, Turqia evropiane është në shkatërrim dhe ata që i kanë dhënë shpirt janë në duart e sejmenëve të presidentit turk, ose të katandisur në pafuqi e në  heshtje, sulltanati islamik në lindje na thotë se, tani e tutje (në të vërtetë Erdogani na e ka bërë t’a kuptojmë prej disa vitesh) nuk do të ketë më aleanca “të natyrshme”, të padiskutueshme e të qëndrueshme me perëndimorët, nga të cilët shoqëria turke gjithënjë e më shumë largohet.Do të ketë vetëm përputhje të përkohëshme interesash, që do të bisedohen herë pas here. Pasojë e ndryshimit kulturor në rritje ndërmjet Turqisë e Perëndimit, pasojë e atij ri-islamizimi të shoqërisë turke, i nisur me fitoren zgjedhore të pushtetit nga ana e partisë islamike në 2002, i përkrahur e i drejtuar në mënyrë të matur e të zvarritur për disa vite, e tani  i shpejtuar dukshëm në vazhdim të kundër grushtit fitues të Shtetit të Erdoganit.

I përket specialistëve, njohësve të shoqërisë turke, t’i përgjigjen një pyetjeje : Erdogani do t’arrijë t’a shtypë përfundimisht Turqinë evropiane, Turqinë laike trashëgimtare të  Ataturkut? Sigurisht, ai ka sot në anën e tij shumicën e Vendit. Në sajë të masave islamike, sot në shumicë, Erdogani e ruajti pushtetin kundër ushtarakëve. Por ç’do të bëhet me pakicën e rëndësishme, mjaft të bollshme (pothuaj gjysma e Vendit), bijën e një shekulli të politikës laike, ç’do të bëhet me Turqinë që deri tani nuk ka dëshmuar asnjë dëshirë ri-islamizimi ? A do të mjaftojnë spastrimet e dhunëshme të regjimit t’a thyejnë përfundimisht atë ? Është ky çelësi për të kuptuar se si do të lëvizë në skenën ndërkombëtare Turqia e s’ardhmes. Nëse Erdogani nuk do t’arrinte të fuqizonte pushtetin e tij për shkak të pamundësisë së tij për të nënështruar plotësisht pjesën jo islamike të Vendit, atëherë dobësia e tij e mbrendëshme do të pasqyrohej mbi veprimin e tij ndërkombëtar : duke favorizuar me gjasë, siç është e njohur në regjimet autokratike, aventurizma e shpërthime të ndryshme agresiviteti ndërkombëtar.

Ndërsa, nëse sulltanati islamik do të fuqizohet, nëse Turqia evropiane do të fshihet përfundimisht, atëherë duhen bërë llogaritë me një fuqi të re, që ashtu si ka bërë për një kohë të gjatë Irani bektashi, do të përdorë fenë për të ushqyer “ndeshje qytetërimesh”, për t’u paraqitur si fuqi-udhëheqje e revolucionit islamik.

Do të bëhen  n’atë rast shumë të ndërlikuara marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe botës perëndimore. Si mund të pajtohet islamizmi militant me qëndrimin në Nato ? Realizmi detyron një qëndrim shumë të matur në lidhje me të. Për shumë arsye të karakterit strategjik, përfshirë këtu edhe rrezikun që sulltanati i ri islamik të zotërojë armë bërthamore të pranishme në bazat e Nato-s, të shpërndara mbi territorin e saj. Në të njëjtën kohë, do t’ishte e ndërlikuar të mbahej në NATO, duke  lënë jashtë sekreteve të organizatës një Vend që n’atë pikë do të mund të fshihte më prirjen e tij kundër perëndimore.

Nëse sulltanati islamik do të fuqizohej do t’ishte edhe një problem i madh për Evropën. Turqia do të bëhej financuesi i madh, mbrojtësi politik e financiar i atyre Vëllezërve myslimanë që janë rrënjosur thellë në Islamin evropian. Mbas grushtit të Shtetit që ka hequr Vëllazërinë nga pushteti n’Egjypt, Erdogani ka mbetur pika e tyre kryesore e referimit. Në ndryshim me perëndimorët, ata nuk mund veçse të duartrokasin veprimin e tij shtypës. Nga ana tjetër është e natyrshme dhe e kuptueshme : për Islamin politik Ataturku dhe trashëgimia e tij ishin një rravgim, një çoroditje, për t’u fshirë me çdo mjet. Nëse sulltanati islamik do të fuqizohej, marrëdhëniet ndërmjet mbështetësve të tij dhe shoqërive evropiane do të bëheshin mjaft të ndërlikuara.

“Corriere della Sera” , 11 gusht 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: E VËLLEZËRISH, Eugjen Merlika, NDËRMJET ALEATËSH, SULLTANI ISLAMIK

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2550
  • 2551
  • 2552
  • 2553
  • 2554
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT