-Deri më tani Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për mbi 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore/
PRISHTINË, 19 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dekalaroi sot se, ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e fondeve të 20 % të dedikuara për punëtorët e kualifikueshëm të ndërmarrjeve shoqërore.Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 14 ndërmarrje shoqërore.Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 132,549 euro dhe nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 1.144 punëtorëve.Deri më tani Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për mbi 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa ndërmarrjeve shoqërore tjera.