• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shpetim Idrizi : “qajnë” për çështjen çame

July 2, 2016 by dgreca

Shpetim Idrizi për Ramën e Palokën: Sehirxhinj në Kongresin e PBDNJ, kur janë me ne “qajnë” për çështjen çame/

Kreu i PBDNJ-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, të cilët morën pjesë sot në Kongresin e PBDNJ.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Idrizi shprehet i zhgënjyer nga Rama e Paloka, të cilët i quan “sehirxhinj”.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Shpëtim Idrizit në Fb:

“Jam i zhgënjyer me “Sehirxhinjt” Rama e Paloka ne kongresin e PPDNJ – qe kur jane me ne “qajn ” per Ceshtjen Came e PDIU , por se kane per gje te degjojn arrogancen e paturpesine e nderhyrjes ne punet e brendeshme te qeverise greke:

Athina zyrtare me arrogancen e atij qe e ka xhepin plot me para borxh na tregon : se kush behet nen kryetar i parlam te shqip .. me ke duhet te bejn koalic partite Shëiptare .. per kishen autoqefale Shqiptare .. per Himaren per banderolat ne futboll e per cdo gje qe Athina zyrtare mendon se duhet ti imponoje nje vendi vasal. Athina zyrtare e dehur nga borxhet dhe ahengu i buzuqeve e ka te veshtire ta kuptoje qe Shqiperia nuk eshte ajo e 1911, 1912 , 1913 e 1914 e as e 1997. Historia nuk fshihet me greqishten e re qe ska lidhje me te vjetren.

Ju e pushtuat Camerine nje toke shqiptare qe kur eshte krijuar bota .. vrate qe ne mars te 1913 , 72 krere te Camerise ne masakren e Selanit qe i thirret ne takim , nuk late reform agrare e ligj pa sajuar per ti mare pronat e pasurite – zhduket shkollat shqipe e flamurin shqiptar, vodhet historine e kenget e vallet .. i shperngullet 35 % te popullsise drejt Turqise i vrate e perzute perfundimisht 90 te popullsise Came ne 1944 e masakruat 20 % te popullsise , su ndalet as para femijve – grave e pleqve – me bashkepuntorin e nazismit Zerva, me Gjyshin e min jashtem Koxias .. me pasardhesit e Metaxas e Ralisit qe i keni ne parlament e i keni bere ministra e kryeministra.

Nazistet i keni ne parlament tuaj Agimi i Arte. Shtetit grek rrena i eshte kthyer ne ves. Pasi rrejti sa mundi , fallsifikoj e mashtroj Bashkimin Europian me bilancet e i vodhi me miliarda Euro .. mendon se do te vazhdoje te mashtroje opinionin publik e te kompleksoje pasardhesit e Partizaneve te batalionit Cameria e Ali Demi. Qeverise greke per shkak te ketij ambienti me gjermane i mbetet qe te terheqe nga skena politike shqiptare PBDNJ qe dhe keshtu po tretet perdite e eshte bere kock e lekure e kockat e baron portokallit se ngjallin dot me!”

Filed Under: Opinion Tagged With: per Kongresin e PBDNJ, Ramen dhe Paloken, Shpetim Idrizi, sulmon

Koment: Heshtja e Edi Ramës për grabitjen në Rinas

July 2, 2016 by dgreca

… avokati i tij aksioner në kompaninë e sigurisë/

Eni Bushi ka qenë avokat i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për disa vite dhe një nga juristët e kësaj force politike në gjykatë. Pikërisht ky person është aksioner në kompaninë që fajëson Ministria e Brendshme për grabitjen e parave në Rinas.

“ICTS Albania” është përgjegjëse sipas policisë për vjedhjen e parave që do të ngarkoheshin në avion.

Kompania fajësohet për sigurinë e dobët në aeroport, pavarësisht raporteve të vazhdueshme për të rritur masat e sigurisë. Nga kërkimet në QKR, rezulton se 25% të aksioneve i ka në zotërim Eno Bushi, ndërsa 75% i përkasin ICTS Europe.

Eno Bushi njihet si jurist i Partisë Socialiste dhe person i afërt me kryeministrin Edi Rama. Kryeministri nuk është prononcuar në asnjë rast për skandalin e grabitjes në Rinas, pavarësisht se ky është konsideruar një cënim i sigurisë kombëtare.

Policia, 30 mijë Euro shpërblim për informacione

30 mijë euro shëprblim ka vendosur policia e Durrësit për këdo që jep informacion të vlefshëm për vendodhjen e autorëve të grabitjes spektakolare dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Një ditë më parë u arrestuan 5 punonjës të aeroportit si të implikuar në grabitjen e rreth 1 milion eurove.

Më poshtë deklarata e policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 30.06.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja.

Ne ju garantojmë që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor  dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë.

Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e-mail: policiadurrës@gmail.com, si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, “Drejtoria e Policisë Qarku Durrës”.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin ju sigurojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

Berisha: Thirrje prokurorisë të hetojë qeverinë si organizatë kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër thyerjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit të Rinasit nga ku u grabiten një shumë e madhe parash.

Me anë të një shënimi në facebook, Berisha shkruan se qeveria e hajdutëve të shtetit lau, shpejt e shpejt, duart në kundërshtim  me çdo ligj sigurie.

Sipas tij, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit të ishte diku në shkretëtirën e ndonjë vendi tjetër, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij të mos ishin për çdo vend të botës objekt të rëndësisë së dorës së parë për sigurinë kombëtare, po sikur të ishin ndonjë pulari apo fermë blegtorale.

“Grabitja në pistën e aeroportit me forcën e armëve është thyerja më e madhe e sigurisë kombëtare këto 25 vite dhe qëndrimi i Edvin Shullazit dhe qeverisë së tij është qëndrimi më i papërgjegjshëm që mund të imagjinohet”,- shkruan ai.

Berisha nënvizon se ata grabiten një kuintal euro pa ju hyrë ferrë në këmbë teksa u larguan në drejtim të paditur.

Më tej, ish-kryeministri i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit të ndërmarrë hetimet më të vendosura për këtë akt të pashembullt që ka vulën e bashkëautorsisë dhe papërgjegjshmërisë ekstreme të qeverisë.

Ja shënimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Te dashur miq, dy dite me pare, ne nje akt te pashembullt, kriminele me maska dhe kallashnikov pushtuan aeroportin tone te vetem civil, pushtuan pisten e tij, grabiten pa ju hyre ferra ne kembe nje kuintal euro dhe u larguan ne drejtim te paditur.

Ata kesaj rradhe nuk ishin terroriste te ISSI qe kerkonin gjak dhe jete njerezish por ishin terroriste te eurove dhe deshmuan se ata pushtuan lehtesisht, madje ne zonen me delikate, aeroportin tone duke faktuar zero sigurine qe ekziston per aeroportin dhe ata qe udhtojne nga ky aeroport.

Qeveria e hajduteve te shtetit lau shpejt e shpejt duart. Ne kundershtim me çdo ligj sigurie, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit te ishte diku ne shkretetiren e ndonje vendi tjeter, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij te mos ishin per cdo vend te botes objekt te rendesise se dores se pare per sigurine kombetare por sikur te ishin ndonje pulari apo ferme blegtorale.

Grabitja ne pisten e aeroportit me forcen e armeve eshte thyerja me e madhe e sigurise kombetare keto 25 vite dhe qendrimi i Edvin Shullazit dhe qeverise se tij eshte qendrimi me i papergjegjshem qe mund te imagjinohet.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre hetimet me te vendosura per kete akt te pashembullt qe ka vulen e bashkautoresise dhe papergjegjshmerise ekstreme te qeverise organizate e vertet kriminale! Sb.”.

Filed Under: Komente Tagged With: avokati i Rames aksioner, në kompaninë e sigurisë

GJEOGRAFIA E TOKAVE TONA….

July 2, 2016 by dgreca

….DHE SYNIMET ARTISTIKE TË NJË VEPRE LETRARE/

Brahim Ibish AVDYLI/

(Recension)-Lidhur me përmbledhjen “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi./

Kur e mora këtë përmbledhje, pas sa e sa vitesh, që ta redaktoj, më doli një punë e madhe, edhe pse isha në kulmin e punëve të mia të esencës mbarëshqiptare. Kaloi një kohë e gjatë e redaktimit të kësaj përmbledhje të poetit Mustafë Krasniqi, sepse u desh të futesha nëpër këto poezi e të ndjeja gjithë këtë vrushkull të ndenjave e të synimeve artistike të poetit, sikurse të shkruaj recensionin në fjalë.

Nëpër këto poezi të librit poetik “Eshtrat pezull”, me gjithë rëniet e ngritjet, është e tërë përmbledhja poetike e veprimtarit, poetit, publicistit dhe kritikut nga mërgata e jonë e dhimbshme, e cila lidhet për bukuri me çështjen tonë të madhe: të atdheut shpirtëror pellazgo-iliro-shqiptar dhe bashkimin e patjetërsuar të tij.

E njoh mirë këtë burrë shqiptar, prej ditëve të para të veprimtarit të LPK-së, por edhe padyshim nga LKSHM-ja, të cilit i mbetem borgj. Sidomos i njoh veprat e tij, ndër të cilat është vepra e veçantë, “Vështrime kritike për krijimtarinë letrare në diasporë”, Prishtinë 2014, me recensentë Martin Çuni e Hasan Qyqalla, dy shokë të vjetër, e botuar nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës; “Lumëgjaku”, Prishtinë 2002, me redaktor Berat Luzhën e recensent Bedri Islamin, dy miq të kahershëm të mi, vepër e botuar nga ana e Shoqatës së të Burgosurve Politikë; dhe përbledhjet e tjera të tij, “Gjarpërinjt e zinj edhe atje…” dhe “Lojë thikash”, etj.

Poezia është art i fjalës. Dikujt nuk i kujtohet kjo çështje. Nëpër vargje ngrihesh ngadalë, por edhe bie shumë shpejtë. Për mangësitë e poezisë, kësaj radhe nuk do të flas. E shikoj vetëm anën tjetër të medaljes, anën pozitive të saj. Të ngritesh përmes poezisë është një detyrë e mirëfilltë apo një obligim jetësor. Çdo orvatje është provë e ngritjes. Poeti dhe veprimtari Mustafë Krasniqi e bën provën e parë të ngritjes së tij dhe kjo përmbledhje është ngritja e tij e lartë në qiellin e dhembjeve.

Libri i ka katër (4) cikle. Secila ndahet nga cikli paraprak nga një strofë simbolike. Katër ciklet e kësaj përmbledhje simbolizojnë 4 troje autoktone, jashtë Shqipërisë e Kosovës, të cila janë tashmë shtete. Pra, është Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Epiri Jugor i Pirro Burrit, që i thonë me të padrejtë vetëm Çamëria, e cila është nën Greqi.

Jo rastësisht e fillon ciklin e dytë të poezive i madhi i kohës sonë- Skenderbeu, në poezinë “Vorbull kohe”, ku poeti sikur klith se “koha migjeniane nuk e di kur vie”, por “gjaku i dejve po e qanë mjerimin” dhe shpirti i poetit trazohet rëndë. Skenderbeu e ka pasur si simbol në përkrenaren e tij shenjat e Pirro Burrit; ndërsa nga Maqedonia Ilire djalin e Olimpisë ilire, që në të vërtete quhej MERYAMUN (Mirë jam unë), por u bë më i famshem me emrin historik, Aleksandri i Madh (Si ëndërr u linda), d.m.th. Leka i Madh, apo LEKU, të cilin e ka futur si monedhë të veten Shqipëria.

Tri figura të larta të shqiptarisë, Pirro Burri, Aleksandri i Madh dhe Skenderbeu e lidhin këtë libër poezishë. Në poezinë “Vorbull kohe” poeti është kthyer në pozitën e tij kritike. Sikur është tronditur për fatin e kombit të vet. Shtrohet pyetja: kah po vete ky komb; kah është nisur; kah është kthyer shqiptaria që të shkojë?…

Në këtë përpjekje të madhe krijuese, poeti Mustafë Krasnqi i thërret në ndihmë prej krijimtarisë popullore shqiptare: zanat ilire, në rrobe kombëtare.Në strofën që e hapë ciklin e parë është poezia e këtij cikli “Ju vrafshin Zanat”, që simbolizojnë prej atikitetit të lashtë esencën e tyre shqiptare, në të cilën thuhet:

“Nga djepi i Pirros-Burrë i Shqipes

erdhët si engjëj të buzëqeshur,

të pushoni pak u ulët në Iliridë

e Dardanisë së vjetër ia hodhët krahun!”

 (Ju vrafshin Zanat)

Zanat janë të veshura me fustanellë të bardhë, që do të thotë se gjithmonë kanë qenë pellazgo-ilire-shqiptare dhe plagët i lidhin me lotë, që është një varg i fuqishëm i poetit. Ato nuk e kursyen as veten e tyre për të miren e kombit. “Vdekja e pa kohë” vie në profilin gazetaresk shqiptar të Shqipërisë.

“Dheu i im

peshë eshtrat i kam”–

thotë poeti Mustafë Krasniqi, në poezinë e parë që i kushtohet Isa Boletinit (Me eshtrat e mi), eshtrat e të cilit kanë mbetur pezull, sot e kësaj dite, duke pritur të kthehen në trojet e veta, në një pikë e trojeve autoktone shqiptare, të shpërndara nëpër 5 shtete të tjera, por që ëndërrojnë e përpëliten deri në gjenocide të papara, për bashkimin e tyre etnik. Ato troje nuk kanë ende gjasa të jenë “të bashkuara”, sepse të gjithë armiqtë shekullorë të shqiptarëve, rreth e rrotull trojeve tona, janë të bashkuar në një betim të fshehtë të tyre: për të ndarë e copëtuar më tutje këtë komb të vjetër të botës, kombin pellazgo-iliro-shqiptar.

“E kush po luan

me eshtrat e mi?!…”–

shfryen poeti, në fund të kësaj poezie. Isa Boletini është vrarë në Mal të Zi, nga armiqtë shekullorë të shqiptarëve. Të vrarët e tillë, si Isa Boletini, nuk kanë kurrë të ndalur; pardje, dje e sot; si p.sh. Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, që vijnë në kundrim të qindra të vrarëve kështu, në altarin e lirisë. Pushka kërset prore ndër mileniume; e jona dhe e armiqve tanë. Por, ne, nuk u shuam tërësisht. Ne, jemi gjallë, shqipe tërësisht dhe shqiponja. Vdekja vjen deri në atë pikë sa të kërkohen të pagjeturit. Poezia, që titullohet “T`i kthehen pritjes”, ndër të tjera thotë:

“E liga të ka groposur

në një gropë të madhe

kockat thërrasin pandarë

nën hi prushi…”

Dhembje e thellë është kjo dhembje. Në qiellin tonë, vie nga një Yll që nuk shuhet.

Ai është një yll ndër mija yjet tona që ngritet në qiellin e pamjes. Është një Yll i shqipes, i shqiponjës sonë. Por, nuk e lënë të shihet, ata që sulen mbi ne, në të gjitha anët, me kësi lloj vdekjesh:

“Kohë e vjedhur e përdalë

tinëzisht më qëllove në zemër

e tri herë gjuajtjes i shpëtova”… –

i del nga vetja poetit, në poezinë e fundit të këtij cikli, “Të përgjërohem”, derisa ai i përgjërohet Shqipërisë, shenjtërimit të tij.Cikli më i mirë i këtij libri dhe shkrimin e këtij recensioni është cikli i dytë, i cili filllon me këto vargje:

“Edhe po të ma vëni

thikën në fyt

nuk do të heq dorë

nga gjeografia ime!…”(Gjeografia ime)

Gjeografia e atdheut shpirtëror është vija autoktone e shtrirjes së sotme aktuale e viseve shqipfolëse, sepse atdheu shpirtëror i të gjitha gjeneratave të mileniumeve ka qenë gati e tërë euro-azia, por nuk i njeh ende as e tërë bota, sepse janë të banuar prej mileniumeve me popuj të shprishur nga qenia e jonë e madhe dhe e okupuesve. Gjeografia e jonë është e pështjelluar. Prandaj, po i kthehemi shqipfolëve, që flasin ende shqip, pra gjuhën shqipe; që bëjnë kulturën kombëtare shqiptare; jetojnë brez pas brezi si shqiptarë të vërtetë, pa marrë parasysh se ata ndahen nga dialektet dhe nëndialektet apo quhen nga të tjerët si shqiptar, arbër, alban, arvanitas apo arnaut.

Brez pas brezi i lëmë eshtrat tona në altarin e lirisë. Duam të bashkojmë njëherë ata që flasin shqip, ani pse është gjuha e parë e botës, gjuha nënë indo-evropiane, por bota nuk e njeh dhe nuk do të njohë, sepse ne jemi kaq sa jemi, të mbetur nga gjenocidet, nga luftërat, nga betejat, nga tentativat e përhershme të armiqve tanë të mëdhenj, që bëjnë prova të na zhdukin tërësisht nga rruzulli tokësor.

Pra, duam bashkimin e etnisë me tokën, mallin e paktë, shtëpitë qindra herë të ri- ndërtuara; bashkimin e vërtetë të etnisë sonë, të lënë peng brez pas brezi në gjuhën tonë, gjakun e tokën amanet; për të ardhmen tonë më të mirë. Sa më i bashkuar të jemi, aq më të fortë do të jemi! Eshtrat e shumtë, të lënë në këtë altar, po e presin gjithmonë këtë kthim të madh. Eshtrat tanë kanë mbetur pezull. Edhe sot, ato janë pezull para këtij altari. Një bashkim qe miliona vite i parë është më afër të vërtetës. Ai pret që të përmbushet. Në poezinë “Eshtrat pezull”, Mustafë Krasniqi, thotë:

“Sytë e mbytur në gjak,

atdheun që t`a puthte

i vlonte peshë kraharori!”

Kush guxonte të mbytej në gjak e kush kishte përherë një intencë permanente të puthte tokën e shenjtë të atdheut, pos atyre që eshtrat e vetë, në gjenezë të krijuara e të rritura me shumë vuajtje të prindërve e të tyre, ndër rrahje, shkatërrim e luftë të armikut kombëtar, ti lë peng në altarin e lirisë. Ata që u bënë theror në këtë altar; ndër betejat më të vlershme; në një mbrojte të shenjtë të fëmijve, pleqëve, vëllezërve dhe motrave; në mbrojtje të truallit të gjyshërve, etj. janë të destinuar nga fqinjët tanë, rreth e rrotull atyre tokave, të cilat ende nuk janë shprishur; që ende nuk janë shpërfillur; që ende nuk janë harruar tërësisht nën gjuhët e huaja e artificiale.

Kjo është shenjë e gjallë e sakrificës me jetë, në shërbim të idealit:

“Në ëndrrat e pritjes

mëngjeset qullosen

me mall për atdheun

shpirti na rri peshë.

 Zgjohuni bijtë e lokës

të pështjellur me flamur…”

 (Etnia po na pret)

Pra, etnia po na pret jashtë kohës sonë, në mënyrë që të bashkohet vetvetiu toka dhe kombi, aq sa është e mundur që të bashkohet kjo tokë. Bashkimi jep fuqinë. Neve, na tretet fuqia e jonë, që ta mbrojmë çështjen ende të pazgjidhur kombëtare:

“Blozë e hollë

nëpër rrugë peshë janë

gjarpërinjtë e mendimit”.

(Fytas me kohën)

Kjo është përpëlitja e jone e madhe me kohën dhe mendimet që ajo i ushqen për ne, e që janë me vërtetë gjarpërinjt e mendimit. Poeti thërret engjujt e lirisë, sepse ata e fitojnë këmbëngulshëm gjithësinë, derisa në këtë hartë të madhe gjeografike, do të plasë një ditë topi i etnisë.

Dihet se në një “natë vrastare”, e zhbiron tërësisht poetin, derisa thotë:

“të skuqura thikat

si hartën pellazge

në mes të errësirës

idhnisht më qëllon…”

 (Kur nata të vret)

Nëpër këtë kohë vendimtare; me hije apo fantazmë; nëpër bubullimat e pandalura për të fituar këtë liri të paktë, me gjakun e njerzve të rënë fli për këtë ditë, zgjohet edhe lugati i shekujve kundër teje:

“e gjaku im

pafaje i mërdhirë

në dimrin e madh

nën thundrat e hekurta

mbetet…” 

(Kthena atje)

Sepse, po aty, në fund të poezisë shton:

“Një ditë

edhe skeleti

do të thahet

nga malli!”

Një artist vdiç; një Tiranas, Çam, Preshevar, Ulqinak, Shpupjan e Prishtinas poeti i përjeton ashtu siç i kanë mësuar armiqtë tanë kombëtar- të zgjasin “fjalët thika” në mes njëri-tjetrit; poeti Mustafë Krasniqi i këndon me mall të pashuar lulemotrës së tij- Toblicës, në vjershën e këtij cikli, “Lulemolla”:

“se unë jam

motra tjetër e jotja

që tmerrësisht të pret

te guri i oxhakut!” –

pra, mollës së kuqe, të kuq si gjaku, të cilën, “as gjeografia/nuk e përmend”, i cili, dihet se shënon vendin ku është kufiri i jonë etnik, nën Serbinë e sotme.

Na vie lutja në gjuhën shqipe dhe në djepin e vërtetë të lindjes së këtij poeti, “diku / në tokën ilire”, edhe pse serbët e nderojnë si “tokë të tyre”, e turqit dhe Erdogani si “tokë të tyre dhe të Sulltan Muratit”, që e ka vrarë Millosh Kopiliqi, nëpër fjalimet që i mbanë Erdogani në Kastriot, pa i vënë syrin asnjë gazetar shqiptar, sepse ajo nuk është tokë as e serbëve dhe as e turqëve, por pellazgo-iliro-shqiptare, prej fillimit të kësaj bote. Poeti thotë:

“Për ty

e kapërceva ëndrrën

me krah të bardhë

për në qiell…

u luta thjesht

pa frikë

e lajka

për ty-

gjuhë

e atdheut tim

 e mbarova vargjet

lutjet e shekujve

 dikur u ktheva

si engjull

në tokën pellazge”.

 (Kapërcimi i ëndërres)

Poeti e di se edhe kjo është truall i atdheut shpirtëror të gjuhës shqipe, i cili është shumë më i madh se sa territori i Shqipërisë; i Kosovës dhe jashtë saj trojet e vjetra të Dardhanisë (Dardanisë, sepse jo-shqiptarëve nuk ua nxjerr gjuha “dh”-në shqipe!); Malit të Zi; Maqedonisë Ilire; Greqisë, si shtet, sepse e “shpallen” me dhunë, edhe pse 4 milion arvanitas i mbanë në vete, e që janë të origjinës sonë, por që e flasin gjuhën artificiale “greqisht”, përkundër gjuhës natyrore gjuhën e vjetër shqipe; por edhe Turqia me arnautet e saj, që janë edhe ata ilir, pellazgë dhe shqiptarë, por nuk e dinë gjuhen shqipe, sepse pushtetarët ua kanë ndaluar shkollat shqipe.

E kemi thënë edhe njëherë më parë se atdheu i ynë shpirtëror ka më shumë toka të vetat, territor i shtrirjes së arianëve ilir apo albanëve ilir, apo pellazgëve ilir, por një pjesë e madhe e tyre nuk e flet gjuhën shqipe dhe ka mësuar gjuhë të tjera.

Eshtrat mbesin pezull në kohë derisa të vie kjo ditë e madhe. Kjo është një vorbull e madhe e kohës për të cilën shpirti i poetit trazohet rëndë. Ajo, ndoshta do të vie…

Cikli i tretë niset prapë me vargjet e më poshtme:

“Mbi honet e djegura

në vrap fushe

me lot në gushë

u thave etjeve tona”.

 (Malli i atdheut)

Kudo e ndjekin përherë miqtë shpirtëror nga dheu i tij që lidhen me gjitha trojet autoktone. Malli i vendlindjes; malli i babait; malli për nënën e tij; malli për motrat; malli për dalin dhe vajzën; nipat e mbesat; fëmijët që e thërrasin “xhaxhi poet”, etj. Malli i atdheut e ndjekë kudo. Çdo gjë përfundon në “shportën e zanave”, mbas një kali të badhë, duke “therur shpirtin/me tel çiftelie”, si në një agullim…

Edhe ciklin e fundit e hapë strofa simbolike, nga poezia “Modernizimi i fundit”:

“Sa vështirë të jesh burrë

sytë padashje

të vënë në kurth

në ndonjë qëndrim të veçantë

kokën ulur

duhet ta mbash”.

Është e pamundur të anashkalosh lirikën intime “Besniku i dashurisë”, në të cilën dashuria shkrihet tërësisht në vajzën shqiptaro-pellazge. “Lumëmalli” derdhet më tutje deri sa të zgjohet me “Shpirtrat e trazuara”. Lakmia shqiptaro-pellazge shkon përtej ëndërrave, për të mos qenë aq realisht. Unë po e marr këtë poezi, me titullin “Lakmia”, për të parë çka vjedhin nga kulturat e huaja dhe ate çka është më e ligë, gratë e vajzat tona. Poeti shfrynë ndër vargje:

“Mos lakmo

lakuriqësinë

as çarshaf të zi-

 krenohu shqip

si një rreze dielli

 bukuri e arbrit!”

Edhe “Drugëzat” poeti u drejtohet tradhëtarëve që e shkelën tokën e të parëve, të cilët si “hije i polli nata”. Disa poetë, që poeti Mustafë Krasniqi i identifikon si “poetë të gjithësisë”, atyre, me energjitë pozitive “vargjet u vijnë papritur”, “ku puthet/këmba me baltën”, sepse kështu ata i nxitë poezia, siç thotë poeti i ynë në poezinë “Përtej bukurisë”. Në poezinë “Tmerrimi i korbave”, e që janë armiqtë tanë, e thot ai si është lënë flamuri i ynë kombëtar.

Autori i fshikullon të gjitha manitë negative në këtë përmbledhje. Pra, vinë manitë më të liga të ashtuquajturve “shqiptarë”, p.sh. karrieristëve; ëngjëllushkat si lavire; tipat vandalë; drugëzat apo tradhëtarët, e deri te “O i ziu i fundit”, të cilët janë vetë shkaktarë të largimit të bijëve të vërtetë të shqipes, nga vendlindja, nga atdheu, nga kulla e gurit, etj. Shpirtërat e trazuara janë gjallë e luftojnë me tërë qenien e tyre për bashkimin etnik shqiptar. Ata i lanë vatrat e tyre “Në kujri zanash”, sepse nuk mund të njëjzoheshin me shpërfilljen e kombit shqiptar.

“Dikush

si dhelpër

fuqishëm i thyejnë copat e atdheut”

 (Thyrja e vetme) –

thotë vetë poeti, mu siç i kanë mësuar armiqtë e përhershëm kombëtarë. Nuk ka gjuhë “kosovarishte” në Republikën e Kosovës, por gjuhë shqipe, deri në bashkimin e Shqipërisë! “Modernizimi i fundit” në këtë përmbledhje është modernizim i tepruar. Sepse është vështirë të jesh burrë, në këtë periudhë ndjenjash, kur njeriu duhet ta ulë kokën, për ta mbërrirë kafen “nga gjiri i bardhë”.

Këtu, përfundon përmbledhja e poezive. Unë, kam folur vetëm për gjërat pozitive, në raport të intencave të mia kombëtare. Mund të ketë ndonjë poezi që do të mund të kritikohet, por ia vlenë që ta lexoni tërësisht këtë libër dhe të dëshmoni edhe ju ato që ne i vumë re me këtë rast, si redaktor i librit…

Dhashtë Zoti i Madh e Mustafë Krasniqi na nxjerr kështu vepra të mira!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Brahim Ibish AVDYLI, GJEOGRAFIA E TOKAVE TONA....

NDIHMA NE MUAJIN E RAMAZANIT

July 2, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/Me rastin e Natës së Kadrit që i paraprin festës së Fiter Bajramit kreu i Shoqërisë Internacionale për të drejtat e Njeriut me seksion në vendin tonë Mark Palaj do t’ju vijë në ndihmë disa familjeve ne nevojë duke dhuruar ndihma në veshmbathje, mobileri si dhe karroca për invalidë. Pasi ka studjuar familjet me vështirësi ekonomike, në qytetet e Laçit, Mamurrasit, Fushë – Krujës si dhe në Kamzë,  menjëherë z. Palaj do të sfidonte temeraturat e larta gjatë ditës, duke ndarë ndihma, për ato familje me vështirësi ekonomike, njëkohësisht dhe tek disa invalidë. Familjet që kanë pritur ndihmat, do të falenderonin Mark Palajn njeriun ka menduar në ditën e festës së besimtarëve Myslimanë në vigjilje të Fiter Bajramit. Ai ka premtuar të djera donacione në të ardhmen ashtu si dhe ka ndihmuar në vijimësi për të tilla familje në nevojë. Sakaq ai apelon për strukturat qeverisëse si mundësi më shumë për të zbutur varfërinë e thellë tek disa familje që nuk sigurojnë kushtet më minimale të jetesës. Të tilla dhurata nga kjo Shoqëri për këto familje janë më së shumti kontributi moral dhe nxitje për klasën politike në shërbim të komunitetit.

Filed Under: Featured Tagged With: Ahmet Zani, NDIHMA NE MUAJIN E RAMAZANIT

Ministri i Jashtem Hoxhaj në New York, kërkon njohjen nga Greqia, Izraeli, Singapori dhe Sudani i Jugut

July 2, 2016 by dgreca

Gjatë qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e më shumë se 15 shteteve të akredituara pranë OKB-së me agjendë lobimi dhe anëtarësimi në organizata/

NEW YORK, 2 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar takimet me diplomatë në New York. Përveç takimeve me përfaqësues të shteteve që e kanë njohur pavarësinë, ministri Hoxhaj ka takuar edhe diplomatë të shteteve që nuk e kanë pranuar ende pavarësinë e Kosovës.Në takime me përfaqësuesen e Greqisë, Catherina Boura, me ambasadorin e Izraelit, Danny Danon, të Sudanit Jugor, Joseph Moum Majak Ngor, të Singaporit, Karen Tan, kryediplomati Hoxhaj ka shtruar çështjen e njohjes dhe nevojën që këto vende t’i bashkohen listës prej 111 shteteve që e kanë marrë këtë vendim.

“Ka një gatishmëri në rritje të shteteve hezituese për ta njohur Kosovën. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim. Njohjet nga Greqia dhe Izraeli do të ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën në shumë drejtime pasi të dyja vendet kanë ndikim dhe shtrirje të ndryshme gjeografike”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar edhe ambasadorin e Francës, François Delattre, të Italisë, Sebastiano Cardi dhe Finlandës, Kai Sauer, të cilëve u ka kërkuar të përdorin ndikimin e tyre tek vendet mosnjohëse. Temë qendrore e diskutimit ka qenë koordinimi me partnerët ndërkombëtar i anëtarësimit në disa organizata me rëndësi ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e më shumë se 15 shteteve të akredituara pranë OKB-së me agjendë lobimi dhe anëtarësimi në organizata./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Hoxhaj, Izraeli, Kerkon njohjen e Kosoves, nga Greqia, Singapori, Sudani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2683
  • 2684
  • 2685
  • 2686
  • 2687
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT