• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse Dashuria eshte irracionale

May 4, 2016 by dgreca

MENCURIA E MARTESES DHE KUNDER NATYRES  –  Michel Foucault/

Nga Blerta Haxhiaj/

Të jesh i lirë në marrëdhënie më kënaqësinë ishtë të jesh i lirë nga autoriteti i tyre dhe jo të jesh skllav i tyre, si një determinizën natyror, si tabu kultorore ka një domethënie religjioze dhe kritikat janë të drejtuara direkt nga abuzimi i të ngrënit, të pijes, ushtrimi dhe aktiviteti seksual të cilat kanë një përceptim dhe paralajmërues si këshilltare e shëndetit të shpirtit. Një pasazh nga “Memorabilia” tregon një përceptim të qartë të një dietë dhe praktikimi në marrëdhenie me vetëvetën, Michel Foucault nuk e anashkalon problematikën e Aristotelit që përshkruhen nga parimet kualitative në psikologji  “(femrat në përgjithësi janë të ftohta dhe të lagështa ndërkohë që meshkujt janë të ngrohtë dhe të thatë)” ( Michel Foucault  “The Use of Pleasure – Volume 2 of The History of Sexuality fq-118) raporti i stinëve interferon këtu në marrëdheniet seksuale e cila nuk është e njëjtë për të dy gjinitë në interkursin seksual ku femrat janë më të prirura në stinën e verës ndërsa meshkujt ndihen me të fortë në stinën e dimrit.

Tërë kjo kjo është në regjimin e përdorimit të kënaqësisë, këshillat e përceptohet për një ekonomi të ndërtuar mirë, dhe paralajmërimet të rekomanduara më çështjet e moshës së prindërve të ardhshëm, duke u dakorduar me Platonin në rastin e vajzave mosha për martesë është mes gjashtëmbëdhjetë dhe njëzetetetë, që më pasazhet e Aristotelit femijët duhen të ngjizen në moshën e duhur pikërisht atëherë kur prindërit arrijnë moshën e caktuar për prokeacion, një praktikum në shoqërinë shqiptare konkordon me martesat po në këtë moshë. Në botën e ‘mishit’ duhet të sundojë një domosdoshmëri për të justifikuar aktin seksual, e cila përformohet me një qëllim të caktuar në mendje, pra prokreacion.

Dashuria eshte irracionale per faktin sepse ne iracionalitet nuk ka aracionalitet por iracionalitet sepse sado metafizike, e bukur dhe sublime në të çdo gje eshte e lejuar.

Krijuesi i “Timaeus” thotë se fara është e krijuar për njerëzit pas trupit dhe shpirtit, të vdekjes dhe pavdekësisë që sipas pasazhit “diku rreth pjesës kraniale, qëndron shpirti i pavdekshëm” – “prandaj burimi i jetës së trupit është i rrethuar nga vete trupi dhe futë farën për të krijuar shpirtin e vdekshëm”, ku gjatë venave dorsale lëngu fluid është i mbyllur dhe qarkullon mbrenda trupit deri sa arrin  në organin përkatës për të dhuruar këtë shpirt të vdekshëm, prandaj puthja dhe shikimi këto dy pjesë të trupit luajnë një rol të rëndësishëm, qëniet jetësore dhe ofensivat e tyrë kanë të njejta parimë të jetë duke notuar në këto pasazhe “mes pushtetit për të krijuar dhe aftësisë për të vazhduar eksiztencën” Sa më afër pushtetit aq më afër vdekjes, ku madhësia seksuale mund të të udheheqë drejt vdekjes.

Triada Hegeliane e sqaron shumë mirë ketë lloj relacioni me formulen e shkruan në mënyrë shumë të thjeshtë ‘jeta, vdekja, fëmijët’ me fëmijët vazhdon ekzistenca pas vdekjes të cilin Freud-i aktin e skemes së ejakullacionit e shpjegon si një ankth neurotik duke u tërhequr përpara se të kompletohet akti në tërësi. “Prandaj, çdo i dashuruar, pas plotësimit përfundimtar të ‘ veprës së madhe, zhgënjehet mbasi i zhduket iluzioni, me anë të të cilit individi ishtë bërë lodër e species.” Platoni thotë shumë drejtë: ‘voluptas omnium maxime vaniloqua’ (ARTHUR SCHOPENHAUER “METAFIZIKA E DASHURISE” ‘S’ka gjë më boshe se epshi’)

Dashuria perendimore eshte nje zhvendosje e realiteteve kozmike, nje mekanizem mbrojtes qe racionalizon forcat e papermbajtura dhe te papermbajteshme. Ashtu siç do fe, ajo eshte nje mjet qe na mundeson te mbajme nen kontroll friken tone te lashte” ( Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson” fq-28) Ars erotica në doktrinën kristianë lidhet me doktrinim të problematikës se efektet e kontrollit, aktet e terminuara, mosha e martesës, por mund të gjejmë edhe dhunën e aktit, të keqën që ofron ajo, vendin ku mund të luajmë më vdekjen.

Në pastoralen kristiane ishin të vendosura rregullat e ekonomisë më një renditje në doktrinën e martesës e cila ishte të jepte një fund prokreativ, sigurimin e mbijetesës se njerëzve të Zotit, legjitimimin e aktit seksual, duke i shpëtuar vdekjes ku në kodifikimin e aktit juridiko-moral momente dhe qëllimet ishin të legjitimojnë këto vlera duke mbajtur mbi supe barrën e vlerave negative në martesën legjitime të vetëkontrollimit të vetëvetës.

Doktrina kristiane në fakt është e hapur ndaj këtyre diskusioneve që ka një numër të ndryshëm variantësh jetësorë sepse bashkëshorti mban legjitimitetin e pasardhësve legjitimë dhe bashkëshorti ka një sërë detyrimesh ndaj bashkëshortës së tijm që tingëllon shumë e çuditshme në ditët e sotme, por është e obligueshme të respektosh nje grua të martuar apo jo (vajzat nën kontrollin prinëror) sepse janë nën autoritetin e dikujt tjetër, mirepo natyra permes shkaterrimit dhe dhunes krijon, kjo te kujton formulen ekonomike mahnitese te aparatit ekonomik me te fuqishem e cila eshte Lufta – arti eshte arma me efekshtme kunder natyres sepse e skalon apo gdhend natyren natyra e rrenjos tek te gjithe ne, por qe qyteterimi eshte ngritur ne kembe ta frenoje.

Por sidoqoftë një grua i përket burrit, mes burrit dhe gruas nuk tjeter funksion përveç kalkulim që formon dy familje, dy strategji, më qëllimin e lindjes legjitime, burri duke qënë kryetari i familjes me autoritet duke ushtruar pushtet për të praktikuar ligjet e shtëpisë ku sjellja e mirë e burrit ishtë rregullisht e kombinuar me refleksionin e mirëmbajtjes së shtepisë. Për burrin që të ketë marrëdhenie seksuale vetem me gruan është mënyra më e mirë për të ushtruar pushtetin, ndërsa për gruan që ka marrëdhënie veç më burrin është fakti që është nën pushtetin e tij, me tendencen të defionojë martesën jo vetëm si një vend me privilegje por ndoshta edhe më parimin e moralitetit të marrëdhënies seksuale. Foucault shpjegon se jeta seksuale mes burrit dhe gruas (legjitimuar) ne pastoralen katolike shfaqet hapur kodifikohet: “Virtyti i gruas konstituohet në nënshtrimin korrelativ të sjelljes ndërsa vështërsia e burrit ishtë se si pjesë e etikës të vetëkontrollimit, dominimit të kënaqësisë”  ( Michel Foucault  “ The Use of Pleasure – Volume 2 of The History of Sexuality fq – 184)

Në kulturën europianë në kodifikimin e saj vajzat apo gratë e martuara, me konduktin e tyre, hijeshinë, ndjenjat shndërrohen në një çështje shumë e diskutuar, arti i ri për ti joshur ato, me çfarë rëndësie bëhët apo shndërrohet problemi i joshjes me vendin që kanë ato në shoqëri apo në familje, lidhjet e ndaluara, marrëdhëniet jashtë martesore eksperiencat e tyre behen tema të reflektimit dhe dijes analizave dhe përshkrimeve e cila në epokën klasikë në Greqinë antike me shumë ishin të shqetësur rreth dashurisë ndaj djemve, nderi i tyre, natyra e dashurisë ndaj tyrë të cilën pranohet si dashuri legjitime e cila ka një burim të rëndësishëm për pederasllekun të mbërthyer në të. Strukura e biseksuale e dëshirës dhe biseksualiteti është një vëndim i lirë mës dy gjinive, prandaj lejimi apo moslejimi do të ishtë inadeguate në llogari të fenomenit që do të trajtojmë, të dashurosh djemtë ishtë një praktikë (në anikitetin grek) e lirë në kuptimin se ishte e pranuar nga opinioni dhe lejuar nga ligjet, është konsideruar solide në institucione (ushtarake, edukuese) dhe çuditërisht e mbrojtur nga fuqitë hyjnore, greket e kane zbuluar dhe paraqitur ate ne artine tyre “pedereastia greke nderonte manjetizmin erotik te djemve adoleshente ne menyre kaq te dukshme sa qe, po te ishte sot, do te denohej me ligj (Paglia Camille“PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”fq-170 ) dhe e papranueshme nga na morale –etike-ekzistenciale.

Diskursi aktiv mbi këtë çështje është konsideruar si një praktikë e lirë e cila ndryshon mënyrën e shprehjes së vetëvetës në këtë mënyrë të këtij stilizimi e cila si shqetësim teorik dhe moral nuk  ishte e ndaluar, këto pasazhe mbi këtë natyrë të dashurisë direkt lidhen me nderin e djemve si justifikim për të cilin këto deklarohen shumë më vonë për natyrën e dashurisë së tyre. Me kompleksitetin e kësaj problematike sic shprehen filozofët grekë ‘subjekti i dashurisë’ është një subjekt i veçantë i dashurisë, se pse Erosi ka gjuajtur shigjetat e tij drejt gjinive me seks të njëjtë, por që e rëndësishme në një aspekt ka qënë edhe diferenca e moshës mes të dy meshkujve të cilën e tërë kjo është një lojë sociale. “Në rend për ti dhënë marredhënies  së tyre një formë të bukur është ajo që e quajnë estetikë dhe vlerësim moral”  prandaj këto praktika janë zhvilluar në ‘heshtje’ një relacion i pranuar totalisht por në heshtje, këto shqetësime bëjnë të qartë se kënaqësia e ralacionit mes burrit dhe adoleshentit konstituonte një fakt të rëndësishëm në shoqëri, një rrafsh shumë i ndjeshëm ku dy pjesëmarresit kanë një kondukt bilateral, sepse në çdo mashkull ka një pjesë femërore dhe në çdo femër ka nje pjesë mashkullore. Autori (Michel Foucault) thotë Erosi nuk ka qënë dosdoshmërisht ‘homoseksual’ apo ‘biseksual’, një mënyrë partikulare e moderimit të kësaj forme të erotikës, parimi i rregullimit të sjelljes ishtë norma e rregullave me vetëvetën, në natyrën e joshjes drejt të së njëjtës gjini, elementi i  përbashkët që i bashkon ata, nderi i djemve në antikitetin grek është analog me nderin e vajzave në kulturën europiane në martësën e tyre të ardhshme, është në lidhje më statusin e tyre të cilin djemtë në antikitet e ruanin, duke marrë polaritetin e cila i kundërvihet dhe aktivitetit dhe pasivitetit thjeshtë duke luajtur rolin sunduesi – i sunduari, individi i cili dominohet dhe dominon, që tek Hegel është formula e padronit dhe shërbyesit, padroni bëhet shërbyes i shërbyesit dhe shërbyesi bëhet padron i padronit.

Atë që quhet antinomia e djaloshit në pasazhet e teksteve e shpjegojnë që ai i cili luan rolin e subordinuarit nuk mund të bëhet dominant në jetën civile dhe aktivitetit politik, meshkujt e rinj të cilët shndërrohen në objekte të kënaqësisë si objekt legjitimi dhe të ndershëm nga ligjet ishin të pranuar por për përgatitjen e tij për burrërinë nuk duhet që të identifikohet me atë rol, djali i bukur eshte androgjin ku Paglia nuk i permbahet racionales shoqerore “ Per mua, paresore eshte estetika. Largimi i athinasve nga grate dhe te shkuarit me djem ishte nje akt i shkelqyer konceptualizmi. I padrejte dhe ne analize te fundit vetedemtues, ky akt ishte gjithesesi nje levizje e qenesishme drejt formimit te kultures dhe identiteti perendimor. Djali i bukur grek, siç vura ne dukje me siper, eshte nje prej personae seksuale te medha te Perendimit.”(Paglia Camille“PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”fq-170)

Arti i erotikës në mënyrë të veçantë do të trajtohet në kontekstin e etikës së kënaqësisë si problematizim e aktivitetit seksual sidomos të atyrë të djemve, në lidhje me të vertetën, si një moderim i veçante në refleksionin grek që kjo mund të konstituohet në një pikë të rëndësishme e cila pyet një elaborim të sjelljes dhe stilizimit të përdorimit të kënaqësisë, por duke u sjellur rreth kësaj mes përdorimit të kënaqësisë dhe aksesit dejt të së vërtetës është zhvilluar nën një forme të kujdesit rreth natyrës së dashurisë se vertetë. Aksesi drejtë të së vertetës dhe ashpërsisë së seksualitetit është zhvilluar nga grekët në bazë të dashurisë se djemve, në  “Simpozium” paraqitet biseksioni e njeriut të parë i ndarë në dy pjesë (mashkull dhe femër) të dy pjesët të të njejtit seks, një andrologji, dhe ngrihet pyetja e natyrës së dashurisë që ironikisht vendoset në gojen e Aristofanit, një kundërshtar i vjetër i Sokratit, në pasazhet e Platonit, që të ndarë në botë larg njëri-tjetrit duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar pjesën e humbur për tu bërë sërisht një me të, natyra e dashurisë se djaloshit për mashkullin është gjysma e mashkullit si qënie, ai do të marrë kënaqësi dhe ngjitet anash mashkullit duke u bërë njësh me mashkullin.

Në “Simpozium” dhe “Memorabilia” Xenofoni paraqet Sokratin i cili paraqet një linjë të ndarë mes dashurise se trupit dhe shpirtit, duke likuiduar dashurinë e trupit dhe duke bërë dashurinë e shpirtit si dashurinë e vërtetë, parimin i cili jep vlera çdo relacioni më terme pozitive ku çdo element duhet të bazohet mbi socializimin, shoqërinë, një shqetësim ontologjik dhe deontologji, e cila sillet rreth delimitimin se ku duhet të jetë dhe ku nuk duhet të jetë, dashuri e mire dashuri e keqe që konsiston në një lojë reciproke, “Për Platoni dashuria eshtë lidhja me të vertetën” nëse Erosi është lidhja më të vërtetën, të dy dashuruarit mund të bashkohen vetëm nëse ata lëvizin në të njëjtin drejtim të dashurisë. Lidhja mes së vërtetës dhe dashurisë të erotikës platonike është çështje shumë themelore, të njihet natyra e dashurisë së vertetë e cila e përkufizon atë.

Ne kulturën greke dhe në relacion me dashurinë e djemve ështe një nga elementet e etikës seksuale duke aplikuar parimet  si atë te simetrisë dhe reciprocitetit në një lidhje dashurore, purifikimi i dashurisë në të vërtetën e saj, ku një pikë e rëndësishme sjell një ambjet të çuditshëm për sa i përket dashurisë së djemve për të pranuar realitetin e tyre, pse të mbjellësh farën në një arë që është sterile, kur je i përceptuar për të prokrijuar, por përsëri zgjedhja jote është për një dashuri që të drejton në apori duke të të lidhur me të verteten, një asketizën tregon pikërsht stilizimin me dashurinë e djemve duke valorizuar vatrën e kësaj dashurie duke organizuar nje etikë të estetikës së vetëvetes. DEONTOLOGJI. “Homoseksualiteti mashkullor mund te jete perpjekja me e guximshme per t’i shpetuar femme fatale dhe per ta mposhtur natyren. Duke u larguar nga meduza nene, qofte me nderim apo urrejtje per te, homoseksualiteti mashkull behet nje nga farketaret e medhenjt te absolutizmit te identitetit perendimor. Por, sigurisht natyra fiton, siç ka fituar ngahere, duke e paguar me semundje çmimin e shthurjes seksuale”

Duke përdorur në mënyrë të drejtë kënaqësisë, e gjejme si të ushqimi, te trupi por edhe të dashuria, loja mizore e Erosit dhe Afërditës lidhën me të vertetën që nga dy vlera të vertëtësisë ose pohojmë ose mohojmë, Foucault përmes pasazheve të autoreve greke antike në “Përdorimi i Kënaqësisë” jep një pasazh të rëndësishem dashuria lidhet me të vertetën. Ndërsa kodi i pastorales katolike ka huazuar shumë mirë vetëm vlerën e marteses dhe virgjinitetin duke ushtruar mbi të tjerat një terror dhune të gjuhës por jo të praktikimit sepse e vetmja që mund të mbijetojë është lidhja me të vërtetën që do të pasojë me rrëfimin duke krijuar diskursit që grekët e kanë trajtuar shumë me afinitet dhe shndërrohet në shkence seksuale.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Blerta Haxhiaj, Mencuria e marteses

EDMOND NIKOLLA, MES DIASPORES SHQIPTARE TE EUROPES DHE AMERIKES

May 4, 2016 by dgreca

Portreti i këngëtarit, instrumentistit me karrierë të pasur artistike, Shqiperi dhe Europë, tani në SHBA/

Nga Beqir Sina/

NEW YORK : Këngëtari i mirënjohur – dhe një prej atyre më të adhuruarit në komunitetin shqiptarë, në Amerikë, Edomond Nikolla, nga Lezha, shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore: ai vendosi të vijë e të këndojë për shqiptarët e Amerikës, mbas një suksesi të madh në Shqipëri, ku ai lindi këngëtar, dhe një veprimtarie 15 vjeçare në Zvicër(Europë).

Mirëpo, tashmë, që prej dy vitesh, ai udhëton pa u lodhur, duke u bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA: pjesë e aktiviteteve, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazemendeve të tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikanët e eletitës në diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyr këtij komuniteti me dekada.

Mirëpo, tashmë, që prej dy vitesh, ai udhëton pa u lodhur, duke u bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA: pjesë e aktiviteteve, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazemendeve të tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikanët e eletitës në diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyr këtij komuniteti me dekada.
Ai, megjithëse, ka një periudhë prej 2 vitesh në komunitetin shqiptarë, në SHBA, deri më sot ka realizuar shumë evenimente të ndryshme mbrëmje festive, ceremoni private dhe koncerte, duke kënduar për shqiptarët e Amerikës, dhe u bërë kështu nga më të kërkuarit, në mesin e këngëtarve të komunitetit.
“Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin me jetë, duke më shtuar gëzimin e tim. Vërtet ne shqiptarët, jemi vatër talentësh, po përmendi se ne në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, e diasporë, kemi shumë këngëtar dhe muzikant të sukseshëm, që këtu në diasporë,(SHBA) më duket se kemi gjetur forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në trojet, tona, aty ku lindë dhe kultivohet me shekuj – muzika dhe kënga jonë e pastër shqiptare. Edhe, unë ashtu si në Shqipëri, e më pas me shqiptarët e Zvicres, tani në Amerikë, po mundohem të sjellë risi në muzikën e bukur dhe të dashur shqiptare, pra muzikën popullore dhe folklorike, që pëlqehet sidomos kaq shumë edhe nga shqiptarët e Amerikës, e diasporës shqiptare kudo”- ka thënë ndër të tjera këngëtari nga Lezha në Amerikë, Edomond Nikolla .
Ai është lindur në Lezhë, dhe, ka studiuar në violinë në liceun “Prenk Jakova” ne Shkodër. Më pas Edmondi, ka vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun”Jordan Misja” në Tiranë.
 Edmondi, vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, i ndjeri Mark Nikolla “Artist Popullor, i skenës” ka qenë dhe do mbetet instrumentist dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve folklorike, brenda e jashtë vendit.
Që nga mosha 6-vjeçare, ai ndoqi pasionin dhe dëshirën e madhe të babit, me muzikën. Profesioni i tij aktual, është muzikant dhe këngëtar në komunitetin shqiptarë.
Edmond Nikolla, është një emër i ri – në eltitën e këngëtarve të komunitetit shqiptarë në Amerikë, por, jo i tillë në muzikë. Fryma, që ai përcjell me këngët e tij, dhe mënyra se si ai prezantohet tek shqiptarët e Amerikës, janë kënaqësia që i ka sjell publikut, këtu, duke e bërë, atë, tashmë të jet nga ata më të kërkuarit,e komunitetit shqiptarë të Amerikës.
Aty, ku ai tashmë, po preformon me këngët e tij, në koncerte festive, veprimtari e gëzime familjare, por, edhe në aktivitetet e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ku ai këndon për të, dhe është pjesë me Grupin e Rozafatit , tregon se ai ka lindur këngëtar, e ka muzikën në gjak, dhe, se e do muzikën ashtu si e do edhe jetën e tij.
Nga mënyra se si ai flet kur takohesh me Edmondin, mëson nga thejshtësia e çiltërsia e tij, prej një këngëtari, të lindur, se muzika, është gjithçka për të, siç është gjithëçka për jetën e një këngëtari, e cila fillon prej nga profesioni, familja dhe gjithëçka, që sillet për rreth tij.
“Kënga, ka lindur bashkë me mua, pasi vijë nga një familje muzikanësh,” ka thënë ai në një intervistë, teksa prezantonte vetveten. Babai im, shtonë ai, Mark Nikolla, “Artisti popullor i skenës”, ka qenë dhe do të mebetet istrumentistë dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve brenda dhe jashtë Shqipërisë.
“Edhe, unë, që nga mosha 6 vjeçare, ndoqa pasionin tim dhe dhe dëshirën e babait tim( i cili nuk jeton më), muzikën”. Pas mbarimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, tregonë Edmond Nikolla, mora pjesë në koncerte të ndryshme në RTSH, në Stamboll, me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në Tirane, Itali, Gjermani,Kosovë ,Mal të Zi, Maqedoni, si dhe në shumë evenimente të ndryshme në qytetin e lindjes, Lezhë.
Ndërkohë, simbas tij në datën 3 shkurt të këtij, viti, ai ka realizuar Koncertin Recital me një sukses të jashtëzakonshëm në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” Lezhë.
Performanca artistike prej 15 vitesh në Zvicër, deri në SHBA.
“Por, tani jam shumë i kënaqur, që po preformojë live këtu në Shtetet e Bashkuara, New York, New Jersey dhe Connecticut, Arizona,Florida,Houston etj, për komunitetin e mrekulleshem shqiptar, si muzkant dhe këngëtar” na thotë këngëtari Edmond Nikolla.
 “Familja ime përbëhet nga nëna, dhe 2 vëllezër që, jetojnë në SHBA, nusen dhe 2 djem që me japin jete.
Tek fëmijët e mi, unë gjej kuptimin e gjithçkaje” ka thënë këngëtari Edmond Nikolla.
Pas shumë aktivitetesh të pasura artistitik dhe kulturore, në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë, Kosovës, Mali i zi, Maqedoni, Edmond Nikolla nga Europa, erdhi ne Amerikë, ku ai ka pas shumë sukses.
Këtu në SHBA. ai ka bashkëpunuar me shumë këngëtar dhe muzikant në mënyrë mjaft aktive, duke marrë pjesë në mbrëmje festive koncerte, dhe dasama e gazmende, të cilat janë bërë një gëzim më shumë, për komunitetin shqiptarë, por edhe për gëzimet familjare.
Ç’ka, do të dukej, në vështrim të parë, se çdo gjë shkon mbarë e mirë në jetën e tij dhe se ai është një Artist mëse i suksesshëm dhe i preferuar nga publiku.
“Që, kur nisa të këndojë, në Shqipëri, tha ai, dhe vendi im doli nga ai izolimi totalitar, që e kishte mbajtur regjimi komunist, Shqipërinë, për afro gjysmë shekulli , ëndërroja të këndoja dhe të bëja muzikë, në këtë vend të madh, të lirë dhe demokratik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të këndoja për komunitetin shqiptarë në SHBA” -thotë këngëtari i mirënjohur Edmond Nikolla.
Këngëtari, lezhian Edmon Nikolla, ka kontribuar disa herë në komunitetin katolik, të cilit ai i përket, si besimtar, aq sa Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, në Amerikë, Dom Pjetër Popaj, e vlerëson mjaft lart talentin, dhe kontributin e tij, sidomos në aktivitetet e tij, aktivitetet kulturore e artistike të kësaj Kishe.
Tashmë, që prej 2 vjetësh, këngëtari dhe instrumentisti Edmond Nikolla, merr pjesë pothuajse në çdo mbrëmje festive, veprimtari të komunitetit, me grupe e tjera të këngëve dhe valleve, paraprakisht, është “futur” në listën e këngëtarve dhe muzikanëve më të preferuar dhe më të kërkuar, të komunitetit shqiptarë të Amerikës.
Ndërsa, pritja që i bëhet atij, tani është gjithmonë shumë e ngrohtë!
Edmond Nikolla, është mëse i bindur se këtu në Amerikë, komuniteti shqiptarë me festimin e shënimin e disa nga ngjarjet më të rëndësishme, më të spikatura, të cilat janë më mbresëlënëse në jetën kulturore të Shqiptarëve të Amerikës, por edhe të tij, pikërishtë, tani që ai është bërë pjesë e këtij komuniteti “pritja, që i bëhet atij është gjithmonë shumë e ngrohtë dhe shumë më e dashur !
” “Pas, preformimeve të mija të para, para shqiptarërve të Amerikës, thotë Edmondi, nuk e dija, nëse do të pritesha edhe në shfaqjet e tjera, po aq ngrohtë sa dhe të parat, nëse do të kisha kaq shumë duartroktije, po të tilla të bujshme nga ana e publikut dhe sallat e lokalet, që do të ishin të mbushura plot e përplot.
Por, kam parë se lokalet , po vazhdojnë të jenë të mbushura, dhe, si i themi ne shqiptarët “s’ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”.
“Mbasi, sipas meje komuniteti shqiptarë, thotë ai, është i mrekullueshëm, dhe shumë artëdashës, me kulturë dhe me entuziazëm, i cili di të vlersojë dhe të çmojë muzikën, i përmalluar dhe i dashur për këngën, vallen dhe muzikën shqiptare”, na tha Edmond Nikolla.
Duke, shtuar se falë këngëtarve dhe muzikanëve të dalluar të komunitetit, nga ata të mëparshëm në Amerikë., edhe unë, tani, tha Nikolla, duke iu bashkur këtij komuniteti artistësh shqiptarë, po përpiqem, që të gjithë së bashku, të bëjmë sa më madhështore, sa më të gëzueshme, çdo veprimtari, apo mbrëmje festive ,dhe mbrëmje familjare, dhe të shkojmë atje ku kemi adhuruesit tanë, dhe falë këtij komunitetit tonë, i cili është vazhdimisht në rritje, dhe na pret ngrohtësisht.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Edmond Nikolla, portret kengetari

KOSOVA DHE EKONOMIA E SAJ NUK MUND TE MBAHEN PENG

May 4, 2016 by dgreca

Nga Donika QANIU/New York/*
Nuk dua te ndalem ne analizen e thelle e me te gjere te parimeve,principeve dhe veprimeve ekonomike dhe finaciare te domosdoshme,paresore, e dytesore por ne mendime qe lidhen me to e qe mund te ndihmojne.
Se pari besoj qe ne Kosove ne politiken e saj dhe ne ekonomi ka nje autoritet te vertete qe mund te duket e i dobet por ka force te kundershtoje e t’i kundervihet korrupsionit ekonomik,rrugeve dhe menyrave e tij.Vlerat e verteta njerzore dhe ne fushen ekonomike nuk mund te shiten dhe te blihen si te ishin placka tregu.
As Kosova dhe as ekonomia e saj nuk mund te mbahen peng ecje dhe zhvillimi i vertete e perpara nga cdo case qe nuk eshte dhe nuk vjen nga Zoti dhe Shpirti I Tij.Si i tille eshte nje gracke e madhe e politikes dhe ekonomise.
Caset jane njerezore te mbushur me interesa te keqija,me zili te medhaja,me krime dhe nxitje krimesh,me korrupsion dhe nxitje korrupsioni,dashakeqse dhe shume.Ato kerkojne te mbushin mungesen dhe vepren e vlerave te verteta morale dhe jetesore.
Se pari dhe mbi gjithshka,liria dhe demokracia e vertete me vlerat e saj eshte nje aspirate,nje shtytje e brendshme,eshte e jetes se njeriut,e gjetjes se vetes,e dinjitetit,dashurise dhe respektit po njerezor.
Pa ate shtytje te brendshme,pa ate deshire dhe vullnet te fuqishem dhe fitimtar, nuk ka liri te vertete.Ne kohen tone,ne historine e Kosoves nuk mund te ndash apiraten,besimin dhe vullnetin e nje kombi qe eshte e para e mbi te gjitha,me ate te besimit te dashamiresise dhe ndihmes sidomos ate amerikane.
Caset e mbushura me te keqe dhe qe mbushin zbrazetine e se mires dhe te mirave,lakomojne shume,mbi te gjitha kuroren.
Kosova nuk mund t’i jape as Amerikes dhe as Europes kuroren e caseve. Me historine e saj te dhimbjes,mundimeve,te rifillimit te jetes me te lire e me energji te medha,ajo ka nje kurore te bukur te pavaresise se saj se bashku me endren e nje jete dhe nje te ardhme me te mire,shume me te mire e me te ndritur. Kurora eshte tek te vegjlit,te persekuturit,te perndjekurit,te torturuarit,te poshteruarit.Mbi te gjitha kurora nuk eshte as qellim ne vetete dhe as per te punuar vetem per te.Vjen kur t’i vij koha me forcen simbolike te saj.
Europa nuk do te kete kufinj.Eshte pothuajse aty.Nese Kosovaret kerkojne te shkojne ne Europe per te pare te aferm te tyre,te shkollohen apo te kalojne nje weekend apo pushime me te gjata ,koha ka ardhur e me mire do behet per t’i hipur trenave pa frike dhe ushtare.Per sa me siper po,shqiptaret nuk kane pse te shperndahen neper Europe,nje qeveri e nje kryeminister i mencur fton Europen ne Kosove.Populli i Kosoves eshte i stermunduar, i sterlodhur, i papune, i pangopur me buke e dituri.
Nje Kosove politikisht dhe ekonomikisht e forte i tregon vendin sic ja kane treguar te gjitha vendet e ishjugosllavise Sebise,di te ndertoje mardhenje te fqinjersise se mire me te,nje dhelper e pabese ne inatin dhe hakmarrjen e saj dhe shume lakmitare per shtrirje territori.
Nje fqinjesi te mire do te thote me shume paqe dhe siguri.Ajo pakice serbe e trajtuar me dinjitet dhe respekt mund te sherbeje si ure e mardhenjeve fqinjesore te mira pse jo shume te mira.Njerezit kane vlera te medha njerezore dhe kerkojne t’i ndajne ato sidomos me fqinjet.
Shpikjet e medha ose me mire gjetja e tyre vijne ne kohen kur domosdoshmeria,nevoja pjek momentin e tyre.Mbledhja ne dikutime e debate te verteta dhe jo shterpe e trurit te Kosoves per te gjetur rruge,menyra e duke shfrytezuar gjithe burimet e energjise eshte shume e kohes dhe e momentit pa pritur nje case qe vetem energji dhe drite nuk sjellin por vonojne ne vite bashke me problemet serioze te ekologjise kur Kosova por edhe kushdo ka nevoje, per ajrin e paster e plot jete dhe oksigjen jete.Ulja ne tavoline e trurit te vertete shqiptar edhe per nje mori ceshtjesh dhe problemesh eshte pjekur dhe shume.
Ekperienca keshillimore dhe finaciare qofte e Europes qofte e Amerikes eshte e pranishme.Kosova ka shume ndihme,ndihma me e madhe per te vjen nga njerezor e saj.
Per ta perfunduar do te thosha se lufta mbaroi,ndertimi dhe rindertimi i vendit  i se tashmes per te ardhmen kerkon energji e mundime te shumefishta.Gjermanet kane punuar vullnetarisht e papara per te rindertuar vendin e tyre mbas luftes duke ditur se vendi do te ecte perpara e ata do te shperbleheshin per punen e bere ,shperblim ne shume drejtime moral,shpirteror dhe material.
Shperblimi i puneve te mbara dhe te bekuara eshte reciprok.Kosova me panvaresine e saj siguroi jete,vazhdimesi dhe lulezim te shqiptatarve te nje kombi dhe te nje flamuri.
*Foto nga arkivi i Diellit- Behlul Jashari- Pamje nga Prishtina, Kryeqyteti i Republikes se Kosoves.

Filed Under: Opinion Tagged With: Donika Qaniu, KOSOVA DHE EKONOMIA E SAJ, NUK MUND TE MBAHEN PENG

Merrni po te mundeni me vete edhe Xhani de Biazin!

May 4, 2016 by dgreca

Nga Enver Bytyci /

Tirane 3 Maj 2016- Sot eshte nje dite historike. Kosova fitoi legjitimitet nderkombetar ne sportin me te rendesishem, ne futboll. U be anetare e FIFA-s. Perseri nje britanik u be avokati i saj, pa ndihmen e ekspertizen e te cilit nuk kishte shans. Nga ana tjeter, ne vazhdojme te mburremi me “forcat tona”. Ne kemi dhe patem vetem nje te drejte, te qajme nga gezimi, por jo te mburremi. Tani Kosova ka vetem nje detyre: T’i mbledhe djemte e saj e te krijoje ekipin e sfides e te fitores. T’i munde ne fushen kundershtare e te veten te gjitha ekipet, sidomos ato te Spanjes, Greqise, Qipros, Rumanise e Sllovakise. Pse jo dhe ekipet e Serbise e te Rusise. Atehere do ia vlente mburrja. Kjo do t’i jepte Kosoves legjitimitetin e plote nderkombetar. Kjo do ta sfidonte gjithashtu politiken e korruptuar. Por qe djemte e Kosoves te mblidhen nga ana e anes, duhet te kapercejne presionin e Shqiperise per te krijuar nje kombetare te perbashket. Duhet te kapercejne presionin e Zvicres, apo ku di une tjeter. Kombetarja e Kosoves eshte e duhet te jete me e mira ne Europe e ne bote. Kjo nuk eshte deshire, eshte mision. Nje mision qe i kalon emocionet e Kuq e Zinjve. Kush do t’ i mbaje bashke dy kombetaret, ben loje politike, prandaj nuk ka qellim qe me vendimin e sotem te realizohet nje mision. Prandaj i bej thirrje te gjithe djemve futbolliste te Kosoves, kudo qe jane neper bote a ne Shqiperi: Te bashkohen ne Prishtine e ta bejne Kosoven qendren e vemendjes futbollistike ne kontinent. Ju i keni te gjitha mundesite. Shansi sot erdhi ne duart tuaja. Mos e leshoni nga dora! Merrni po te mundeni me vete edhe Xhani de Biazin!

Filed Under: ESSE Tagged With: edhe Xhani de Biazin!, Enver Bytyci, Merrni po te mundeni me vete

Kosovë-Krerët e shtetit, mesazhe në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

May 4, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli: Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi me korrespondentin ne Kosove te Gazetes Dielli, Behlul Jashari/
– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: Për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, takova ata që me punën e tyre bëjnë që shoqëria jonë, institucionet tona të jenë më të përgjegjshme/

-Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zotohet se të vazhdojë angazhimin maksimal në mbrojtjen e të drejtave-

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 3 Maj 2016/ Në Kosovë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit krerët e shtetit drejtojnë sot mesazhe për mediat dhe gazetarët. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbrëmje organizoi pritje për përfaqësuesit e ftuar të mediave, ndërsa mesazhe gazetarëve u kanë drejtuar edhe kryeministri Isa Mustafa e kryeparlamentari Kadri Veseli.“Për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, takova ata që me punën e tyre bëjnë që shoqëria jonë, institucionet tona të jenë më të përgjegjshme”, u shpreh Presidenti Kosovar Thaçi.

 Kryeministri Mustafa, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka theksuar rëndësinë jetike që ka liria e shprehjes për fuqizimin dhe demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë kosovare.
Ai thotë se këtë instrument të rëndësishëm e sheh si shtytës për qeverisje të përgjegjshme dhe nxitës të përmbushjes së standardeve të përafrimit euroatlantik të Kosovës.“Si kryeministër, unë zotohem t’i përkrahë gazetarët në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të qenë të lirë e të pavarur. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë gazetarët dhe mediat, unë i mbështesë të gjithë ata në përkushtimin e tyre që të kryejnë misionin për të cilin janë përcaktuar. Qeveria që unë drejtoj dëshiron partneritet me median në funksion të përmbushjes së obligimeve që kemi të dyja palët karshi publikut”, thekson kryeministri Mustafa.

Kryetari i Kuvendit, Veseli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit shpreh urimet e sinqerta për të gjitha gazetarët, analistët, botuesit dhe punonjësit e ndryshëm të mediave që veprojnë në Kosovë. 

“Mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar e të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Prandaj unë i uroj punë të mbarë dhe i siguroj se do të mbetem një mik i vërtetë i tyre”, shprehet kryeparlamentari Veseli. 

Në aktivitetet tjera të ditës do jetë prezantimi  në Prishtinë i  një sondazhi dhe një tryezë diskutimi për besueshmërinë e mediave në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një deklaratë pak më parë shprehu shqetësim për keqësimin e gjendjes së lirisë së shtypit në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, AGK rikujton se të bërit gazetari në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi gazetarët po përballen me presion të shtuar dhe ngushtim të hapësirës së veprimit të lirë.

Vetëm gjatë viteve 2014 dhe 2015 në AGK janë raportuar 27 respektivisht 24 raste të sulmeve, kërcënimeve, presioneve, fyerjeve dhe pengimit në punë të gazetarëve, që tregon për rritje të numrit krahasuar me rastet e raportuara në vitet paraprake ku kanë qenë 15 deri 18 raste.

AGK rikujton se përveç sulmeve kërcënimeve dhe presionit të jashtëm nga politika, grupet e interesit dhe institucioneve të tjera, gazetarët janë të privuar nga të drejtat elementare të punës.

Deklarata thekson se, sipas statistikave, nga rreth 400 anëtarët e AGK-së, 30 përqind e kolegëve gazetarë punojnë në medie pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë. 

Bazuar në raportet ndërkombëtare për lirinë e medies, Kosova vazhdon të mbetet një shtet gjysmë i lirë me liri të pjesshme të të shprehurit dhe ambient të pa favorshëm për ushtrimin e profesionit të gazetarisë.

Duke marr parasysh këtë gjendje, AGK kërkon nga institucionet e Kosovës që t’i zbatojnë mekanizmat ligjor për mbrojtjen e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një ndër elementet fundamentale të demokracisë.

AGK konsideron se mungesa e zbatimit të ligjit dhe mosfunksionimi i institucioneve të drejtësisë ka inkurajuar të pakënaqurit me punën e gazetarëve që ta marrin drejtësinë në duar. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zotohet se të vazhdojë angazhimin maksimal në mbrojtjen e të drejtave të garantuara të gazetarëve dhe krijimin e hapësirës që mediat në Kosovë, të jenë të lira dhe të pavarura në punën e tyre.

Në raportin “Liria e Shtypit në Botë 2016” të “Freedom House” Kosova radhitet në vendin e 96-të dhe hyn në listën e vendeve “pjesërisht të lira”, një përmirësim shumë i vogël nga pozita e 98-të, në të cilën radhitej vitin e kaluar.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, krerët e shtetit, mesazhe, ne diten boterore, te Lirise se shtypit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2850
  • 2851
  • 2852
  • 2853
  • 2854
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT