MENCURIA E MARTESES DHE KUNDER NATYRES – Michel Foucault/
Nga Blerta Haxhiaj/
Të jesh i lirë në marrëdhënie më kënaqësinë ishtë të jesh i lirë nga autoriteti i tyre dhe jo të jesh skllav i tyre, si një determinizën natyror, si tabu kultorore ka një domethënie religjioze dhe kritikat janë të drejtuara direkt nga abuzimi i të ngrënit, të pijes, ushtrimi dhe aktiviteti seksual të cilat kanë një përceptim dhe paralajmërues si këshilltare e shëndetit të shpirtit. Një pasazh nga “Memorabilia” tregon një përceptim të qartë të një dietë dhe praktikimi në marrëdhenie me vetëvetën, Michel Foucault nuk e anashkalon problematikën e Aristotelit që përshkruhen nga parimet kualitative në psikologji “(femrat në përgjithësi janë të ftohta dhe të lagështa ndërkohë që meshkujt janë të ngrohtë dhe të thatë)” ( Michel Foucault “The Use of Pleasure – Volume 2 of The History of Sexuality fq-118) raporti i stinëve interferon këtu në marrëdheniet seksuale e cila nuk është e njëjtë për të dy gjinitë në interkursin seksual ku femrat janë më të prirura në stinën e verës ndërsa meshkujt ndihen me të fortë në stinën e dimrit.
Tërë kjo kjo është në regjimin e përdorimit të kënaqësisë, këshillat e përceptohet për një ekonomi të ndërtuar mirë, dhe paralajmërimet të rekomanduara më çështjet e moshës së prindërve të ardhshëm, duke u dakorduar me Platonin në rastin e vajzave mosha për martesë është mes gjashtëmbëdhjetë dhe njëzetetetë, që më pasazhet e Aristotelit femijët duhen të ngjizen në moshën e duhur pikërisht atëherë kur prindërit arrijnë moshën e caktuar për prokeacion, një praktikum në shoqërinë shqiptare konkordon me martesat po në këtë moshë. Në botën e ‘mishit’ duhet të sundojë një domosdoshmëri për të justifikuar aktin seksual, e cila përformohet me një qëllim të caktuar në mendje, pra prokreacion.
Dashuria eshte irracionale per faktin sepse ne iracionalitet nuk ka aracionalitet por iracionalitet sepse sado metafizike, e bukur dhe sublime në të çdo gje eshte e lejuar.
Krijuesi i “Timaeus” thotë se fara është e krijuar për njerëzit pas trupit dhe shpirtit, të vdekjes dhe pavdekësisë që sipas pasazhit “diku rreth pjesës kraniale, qëndron shpirti i pavdekshëm” – “prandaj burimi i jetës së trupit është i rrethuar nga vete trupi dhe futë farën për të krijuar shpirtin e vdekshëm”, ku gjatë venave dorsale lëngu fluid është i mbyllur dhe qarkullon mbrenda trupit deri sa arrin në organin përkatës për të dhuruar këtë shpirt të vdekshëm, prandaj puthja dhe shikimi këto dy pjesë të trupit luajnë një rol të rëndësishëm, qëniet jetësore dhe ofensivat e tyrë kanë të njejta parimë të jetë duke notuar në këto pasazhe “mes pushtetit për të krijuar dhe aftësisë për të vazhduar eksiztencën” Sa më afër pushtetit aq më afër vdekjes, ku madhësia seksuale mund të të udheheqë drejt vdekjes.
Triada Hegeliane e sqaron shumë mirë ketë lloj relacioni me formulen e shkruan në mënyrë shumë të thjeshtë ‘jeta, vdekja, fëmijët’ me fëmijët vazhdon ekzistenca pas vdekjes të cilin Freud-i aktin e skemes së ejakullacionit e shpjegon si një ankth neurotik duke u tërhequr përpara se të kompletohet akti në tërësi. “Prandaj, çdo i dashuruar, pas plotësimit përfundimtar të ‘ veprës së madhe, zhgënjehet mbasi i zhduket iluzioni, me anë të të cilit individi ishtë bërë lodër e species.” Platoni thotë shumë drejtë: ‘voluptas omnium maxime vaniloqua’ (ARTHUR SCHOPENHAUER “METAFIZIKA E DASHURISE” ‘S’ka gjë më boshe se epshi’)
Dashuria perendimore eshte nje zhvendosje e realiteteve kozmike, nje mekanizem mbrojtes qe racionalizon forcat e papermbajtura dhe te papermbajteshme. Ashtu siç do fe, ajo eshte nje mjet qe na mundeson te mbajme nen kontroll friken tone te lashte” ( Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson” fq-28) Ars erotica në doktrinën kristianë lidhet me doktrinim të problematikës se efektet e kontrollit, aktet e terminuara, mosha e martesës, por mund të gjejmë edhe dhunën e aktit, të keqën që ofron ajo, vendin ku mund të luajmë më vdekjen.
Në pastoralen kristiane ishin të vendosura rregullat e ekonomisë më një renditje në doktrinën e martesës e cila ishte të jepte një fund prokreativ, sigurimin e mbijetesës se njerëzve të Zotit, legjitimimin e aktit seksual, duke i shpëtuar vdekjes ku në kodifikimin e aktit juridiko-moral momente dhe qëllimet ishin të legjitimojnë këto vlera duke mbajtur mbi supe barrën e vlerave negative në martesën legjitime të vetëkontrollimit të vetëvetës.
Doktrina kristiane në fakt është e hapur ndaj këtyre diskusioneve që ka një numër të ndryshëm variantësh jetësorë sepse bashkëshorti mban legjitimitetin e pasardhësve legjitimë dhe bashkëshorti ka një sërë detyrimesh ndaj bashkëshortës së tijm që tingëllon shumë e çuditshme në ditët e sotme, por është e obligueshme të respektosh nje grua të martuar apo jo (vajzat nën kontrollin prinëror) sepse janë nën autoritetin e dikujt tjetër, mirepo natyra permes shkaterrimit dhe dhunes krijon, kjo te kujton formulen ekonomike mahnitese te aparatit ekonomik me te fuqishem e cila eshte Lufta – arti eshte arma me efekshtme kunder natyres sepse e skalon apo gdhend natyren natyra e rrenjos tek te gjithe ne, por qe qyteterimi eshte ngritur ne kembe ta frenoje.
Por sidoqoftë një grua i përket burrit, mes burrit dhe gruas nuk tjeter funksion përveç kalkulim që formon dy familje, dy strategji, më qëllimin e lindjes legjitime, burri duke qënë kryetari i familjes me autoritet duke ushtruar pushtet për të praktikuar ligjet e shtëpisë ku sjellja e mirë e burrit ishtë rregullisht e kombinuar me refleksionin e mirëmbajtjes së shtepisë. Për burrin që të ketë marrëdhenie seksuale vetem me gruan është mënyra më e mirë për të ushtruar pushtetin, ndërsa për gruan që ka marrëdhënie veç më burrin është fakti që është nën pushtetin e tij, me tendencen të defionojë martesën jo vetëm si një vend me privilegje por ndoshta edhe më parimin e moralitetit të marrëdhënies seksuale. Foucault shpjegon se jeta seksuale mes burrit dhe gruas (legjitimuar) ne pastoralen katolike shfaqet hapur kodifikohet: “Virtyti i gruas konstituohet në nënshtrimin korrelativ të sjelljes ndërsa vështërsia e burrit ishtë se si pjesë e etikës të vetëkontrollimit, dominimit të kënaqësisë” ( Michel Foucault “ The Use of Pleasure – Volume 2 of The History of Sexuality fq – 184)
Në kulturën europianë në kodifikimin e saj vajzat apo gratë e martuara, me konduktin e tyre, hijeshinë, ndjenjat shndërrohen në një çështje shumë e diskutuar, arti i ri për ti joshur ato, me çfarë rëndësie bëhët apo shndërrohet problemi i joshjes me vendin që kanë ato në shoqëri apo në familje, lidhjet e ndaluara, marrëdhëniet jashtë martesore eksperiencat e tyre behen tema të reflektimit dhe dijes analizave dhe përshkrimeve e cila në epokën klasikë në Greqinë antike me shumë ishin të shqetësur rreth dashurisë ndaj djemve, nderi i tyre, natyra e dashurisë ndaj tyrë të cilën pranohet si dashuri legjitime e cila ka një burim të rëndësishëm për pederasllekun të mbërthyer në të. Strukura e biseksuale e dëshirës dhe biseksualiteti është një vëndim i lirë mës dy gjinive, prandaj lejimi apo moslejimi do të ishtë inadeguate në llogari të fenomenit që do të trajtojmë, të dashurosh djemtë ishtë një praktikë (në anikitetin grek) e lirë në kuptimin se ishte e pranuar nga opinioni dhe lejuar nga ligjet, është konsideruar solide në institucione (ushtarake, edukuese) dhe çuditërisht e mbrojtur nga fuqitë hyjnore, greket e kane zbuluar dhe paraqitur ate ne artine tyre “pedereastia greke nderonte manjetizmin erotik te djemve adoleshente ne menyre kaq te dukshme sa qe, po te ishte sot, do te denohej me ligj (Paglia Camille“PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”fq-170 ) dhe e papranueshme nga na morale –etike-ekzistenciale.
Diskursi aktiv mbi këtë çështje është konsideruar si një praktikë e lirë e cila ndryshon mënyrën e shprehjes së vetëvetës në këtë mënyrë të këtij stilizimi e cila si shqetësim teorik dhe moral nuk ishte e ndaluar, këto pasazhe mbi këtë natyrë të dashurisë direkt lidhen me nderin e djemve si justifikim për të cilin këto deklarohen shumë më vonë për natyrën e dashurisë së tyre. Me kompleksitetin e kësaj problematike sic shprehen filozofët grekë ‘subjekti i dashurisë’ është një subjekt i veçantë i dashurisë, se pse Erosi ka gjuajtur shigjetat e tij drejt gjinive me seks të njëjtë, por që e rëndësishme në një aspekt ka qënë edhe diferenca e moshës mes të dy meshkujve të cilën e tërë kjo është një lojë sociale. “Në rend për ti dhënë marredhënies së tyre një formë të bukur është ajo që e quajnë estetikë dhe vlerësim moral” prandaj këto praktika janë zhvilluar në ‘heshtje’ një relacion i pranuar totalisht por në heshtje, këto shqetësime bëjnë të qartë se kënaqësia e ralacionit mes burrit dhe adoleshentit konstituonte një fakt të rëndësishëm në shoqëri, një rrafsh shumë i ndjeshëm ku dy pjesëmarresit kanë një kondukt bilateral, sepse në çdo mashkull ka një pjesë femërore dhe në çdo femër ka nje pjesë mashkullore. Autori (Michel Foucault) thotë Erosi nuk ka qënë dosdoshmërisht ‘homoseksual’ apo ‘biseksual’, një mënyrë partikulare e moderimit të kësaj forme të erotikës, parimi i rregullimit të sjelljes ishtë norma e rregullave me vetëvetën, në natyrën e joshjes drejt të së njëjtës gjini, elementi i përbashkët që i bashkon ata, nderi i djemve në antikitetin grek është analog me nderin e vajzave në kulturën europiane në martësën e tyre të ardhshme, është në lidhje më statusin e tyre të cilin djemtë në antikitet e ruanin, duke marrë polaritetin e cila i kundërvihet dhe aktivitetit dhe pasivitetit thjeshtë duke luajtur rolin sunduesi – i sunduari, individi i cili dominohet dhe dominon, që tek Hegel është formula e padronit dhe shërbyesit, padroni bëhet shërbyes i shërbyesit dhe shërbyesi bëhet padron i padronit.
Atë që quhet antinomia e djaloshit në pasazhet e teksteve e shpjegojnë që ai i cili luan rolin e subordinuarit nuk mund të bëhet dominant në jetën civile dhe aktivitetit politik, meshkujt e rinj të cilët shndërrohen në objekte të kënaqësisë si objekt legjitimi dhe të ndershëm nga ligjet ishin të pranuar por për përgatitjen e tij për burrërinë nuk duhet që të identifikohet me atë rol, djali i bukur eshte androgjin ku Paglia nuk i permbahet racionales shoqerore “ Per mua, paresore eshte estetika. Largimi i athinasve nga grate dhe te shkuarit me djem ishte nje akt i shkelqyer konceptualizmi. I padrejte dhe ne analize te fundit vetedemtues, ky akt ishte gjithesesi nje levizje e qenesishme drejt formimit te kultures dhe identiteti perendimor. Djali i bukur grek, siç vura ne dukje me siper, eshte nje prej personae seksuale te medha te Perendimit.”(Paglia Camille“PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”fq-170)
Arti i erotikës në mënyrë të veçantë do të trajtohet në kontekstin e etikës së kënaqësisë si problematizim e aktivitetit seksual sidomos të atyrë të djemve, në lidhje me të vertetën, si një moderim i veçante në refleksionin grek që kjo mund të konstituohet në një pikë të rëndësishme e cila pyet një elaborim të sjelljes dhe stilizimit të përdorimit të kënaqësisë, por duke u sjellur rreth kësaj mes përdorimit të kënaqësisë dhe aksesit dejt të së vërtetës është zhvilluar nën një forme të kujdesit rreth natyrës së dashurisë se vertetë. Aksesi drejtë të së vertetës dhe ashpërsisë së seksualitetit është zhvilluar nga grekët në bazë të dashurisë se djemve, në “Simpozium” paraqitet biseksioni e njeriut të parë i ndarë në dy pjesë (mashkull dhe femër) të dy pjesët të të njejtit seks, një andrologji, dhe ngrihet pyetja e natyrës së dashurisë që ironikisht vendoset në gojen e Aristofanit, një kundërshtar i vjetër i Sokratit, në pasazhet e Platonit, që të ndarë në botë larg njëri-tjetrit duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar pjesën e humbur për tu bërë sërisht një me të, natyra e dashurisë se djaloshit për mashkullin është gjysma e mashkullit si qënie, ai do të marrë kënaqësi dhe ngjitet anash mashkullit duke u bërë njësh me mashkullin.
Në “Simpozium” dhe “Memorabilia” Xenofoni paraqet Sokratin i cili paraqet një linjë të ndarë mes dashurise se trupit dhe shpirtit, duke likuiduar dashurinë e trupit dhe duke bërë dashurinë e shpirtit si dashurinë e vërtetë, parimin i cili jep vlera çdo relacioni më terme pozitive ku çdo element duhet të bazohet mbi socializimin, shoqërinë, një shqetësim ontologjik dhe deontologji, e cila sillet rreth delimitimin se ku duhet të jetë dhe ku nuk duhet të jetë, dashuri e mire dashuri e keqe që konsiston në një lojë reciproke, “Për Platoni dashuria eshtë lidhja me të vertetën” nëse Erosi është lidhja më të vërtetën, të dy dashuruarit mund të bashkohen vetëm nëse ata lëvizin në të njëjtin drejtim të dashurisë. Lidhja mes së vërtetës dhe dashurisë të erotikës platonike është çështje shumë themelore, të njihet natyra e dashurisë së vertetë e cila e përkufizon atë.
Ne kulturën greke dhe në relacion me dashurinë e djemve ështe një nga elementet e etikës seksuale duke aplikuar parimet si atë te simetrisë dhe reciprocitetit në një lidhje dashurore, purifikimi i dashurisë në të vërtetën e saj, ku një pikë e rëndësishme sjell një ambjet të çuditshëm për sa i përket dashurisë së djemve për të pranuar realitetin e tyre, pse të mbjellësh farën në një arë që është sterile, kur je i përceptuar për të prokrijuar, por përsëri zgjedhja jote është për një dashuri që të drejton në apori duke të të lidhur me të verteten, një asketizën tregon pikërsht stilizimin me dashurinë e djemve duke valorizuar vatrën e kësaj dashurie duke organizuar nje etikë të estetikës së vetëvetes. DEONTOLOGJI. “Homoseksualiteti mashkullor mund te jete perpjekja me e guximshme per t’i shpetuar femme fatale dhe per ta mposhtur natyren. Duke u larguar nga meduza nene, qofte me nderim apo urrejtje per te, homoseksualiteti mashkull behet nje nga farketaret e medhenjt te absolutizmit te identitetit perendimor. Por, sigurisht natyra fiton, siç ka fituar ngahere, duke e paguar me semundje çmimin e shthurjes seksuale”
Duke përdorur në mënyrë të drejtë kënaqësisë, e gjejme si të ushqimi, te trupi por edhe të dashuria, loja mizore e Erosit dhe Afërditës lidhën me të vertetën që nga dy vlera të vertëtësisë ose pohojmë ose mohojmë, Foucault përmes pasazheve të autoreve greke antike në “Përdorimi i Kënaqësisë” jep një pasazh të rëndësishem dashuria lidhet me të vertetën. Ndërsa kodi i pastorales katolike ka huazuar shumë mirë vetëm vlerën e marteses dhe virgjinitetin duke ushtruar mbi të tjerat një terror dhune të gjuhës por jo të praktikimit sepse e vetmja që mund të mbijetojë është lidhja me të vërtetën që do të pasojë me rrëfimin duke krijuar diskursit që grekët e kanë trajtuar shumë me afinitet dhe shndërrohet në shkence seksuale.