Nga Donika QANIU/New York/*
Nuk dua te ndalem ne analizen e thelle e me te gjere te parimeve,principeve dhe veprimeve ekonomike dhe finaciare te domosdoshme,paresore, e dytesore por ne mendime qe lidhen me to e qe mund te ndihmojne.
Se pari besoj qe ne Kosove ne politiken e saj dhe ne ekonomi ka nje autoritet te vertete qe mund te duket e i dobet por ka force te kundershtoje e t’i kundervihet korrupsionit ekonomik,rrugeve dhe menyrave e tij.Vlerat e verteta njerzore dhe ne fushen ekonomike nuk mund te shiten dhe te blihen si te ishin placka tregu.
As Kosova dhe as ekonomia e saj nuk mund te mbahen peng ecje dhe zhvillimi i vertete e perpara nga cdo case qe nuk eshte dhe nuk vjen nga Zoti dhe Shpirti I Tij.Si i tille eshte nje gracke e madhe e politikes dhe ekonomise.
Caset jane njerezore te mbushur me interesa te keqija,me zili te medhaja,me krime dhe nxitje krimesh,me korrupsion dhe nxitje korrupsioni,dashakeqse dhe shume.Ato kerkojne te mbushin mungesen dhe vepren e vlerave te verteta morale dhe jetesore.
Se pari dhe mbi gjithshka,liria dhe demokracia e vertete me vlerat e saj eshte nje aspirate,nje shtytje e brendshme,eshte e jetes se njeriut,e gjetjes se vetes,e dinjitetit,dashurise dhe respektit po njerezor.
Pa ate shtytje te brendshme,pa ate deshire dhe vullnet te fuqishem dhe fitimtar, nuk ka liri te vertete.Ne kohen tone,ne historine e Kosoves nuk mund te ndash apiraten,besimin dhe vullnetin e nje kombi qe eshte e para e mbi te gjitha,me ate te besimit te dashamiresise dhe ndihmes sidomos ate amerikane.
Caset e mbushura me te keqe dhe qe mbushin zbrazetine e se mires dhe te mirave,lakomojne shume,mbi te gjitha kuroren.
Kosova nuk mund t’i jape as Amerikes dhe as Europes kuroren e caseve. Me historine e saj te dhimbjes,mundimeve,te rifillimit te jetes me te lire e me energji te medha,ajo ka nje kurore te bukur te pavaresise se saj se bashku me endren e nje jete dhe nje te ardhme me te mire,shume me te mire e me te ndritur. Kurora eshte tek te vegjlit,te persekuturit,te perndjekurit,te torturuarit,te poshteruarit.Mbi te gjitha kurora nuk eshte as qellim ne vetete dhe as per te punuar vetem per te.Vjen kur t’i vij koha me forcen simbolike te saj.
Europa nuk do te kete kufinj.Eshte pothuajse aty.Nese Kosovaret kerkojne te shkojne ne Europe per te pare te aferm te tyre,te shkollohen apo te kalojne nje weekend apo pushime me te gjata ,koha ka ardhur e me mire do behet per t’i hipur trenave pa frike dhe ushtare.Per sa me siper po,shqiptaret nuk kane pse te shperndahen neper Europe,nje qeveri e nje kryeminister i mencur fton Europen ne Kosove.Populli i Kosoves eshte i stermunduar, i sterlodhur, i papune, i pangopur me buke e dituri.
Nje Kosove politikisht dhe ekonomikisht e forte i tregon vendin sic ja kane treguar te gjitha vendet e ishjugosllavise Sebise,di te ndertoje mardhenje te fqinjersise se mire me te,nje dhelper e pabese ne inatin dhe hakmarrjen e saj dhe shume lakmitare per shtrirje territori.
Nje fqinjesi te mire do te thote me shume paqe dhe siguri.Ajo pakice serbe e trajtuar me dinjitet dhe respekt mund te sherbeje si ure e mardhenjeve fqinjesore te mira pse jo shume te mira.Njerezit kane vlera te medha njerezore dhe kerkojne t’i ndajne ato sidomos me fqinjet.
Shpikjet e medha ose me mire gjetja e tyre vijne ne kohen kur domosdoshmeria,nevoja pjek momentin e tyre.Mbledhja ne dikutime e debate te verteta dhe jo shterpe e trurit te Kosoves per te gjetur rruge,menyra e duke shfrytezuar gjithe burimet e energjise eshte shume e kohes dhe e momentit pa pritur nje case qe vetem energji dhe drite nuk sjellin por vonojne ne vite bashke me problemet serioze te ekologjise kur Kosova por edhe kushdo ka nevoje, per ajrin e paster e plot jete dhe oksigjen jete.Ulja ne tavoline e trurit te vertete shqiptar edhe per nje mori ceshtjesh dhe problemesh eshte pjekur dhe shume.
Ekperienca keshillimore dhe finaciare qofte e Europes qofte e Amerikes eshte e pranishme.Kosova ka shume ndihme,ndihma me e madhe per te vjen nga njerezor e saj.
Per ta perfunduar do te thosha se lufta mbaroi,ndertimi dhe rindertimi i vendit i se tashmes per te ardhmen kerkon energji e mundime te shumefishta.Gjermanet kane punuar vullnetarisht e papara per te rindertuar vendin e tyre mbas luftes duke ditur se vendi do te ecte perpara e ata do te shperbleheshin per punen e bere ,shperblim ne shume drejtime moral,shpirteror dhe material.
Shperblimi i puneve te mbara dhe te bekuara eshte reciprok.Kosova me panvaresine e saj siguroi jete,vazhdimesi dhe lulezim te shqiptatarve te nje kombi dhe te nje flamuri.
*Foto nga arkivi i Diellit- Behlul Jashari- Pamje nga Prishtina, Kryeqyteti i Republikes se Kosoves.